Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Kryetari i Gjilanit tërhiqet nga strukturat e PDK-së

    Gjilan, 15 maj - Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit i pakënaqur me zhvillimet në parti dhe ndërhyrjet e kryesisë së degës partiake dhe të grupimeve të ndryshme brenda partisë, me në krye Izmi Zekën, kryetar i degës, në punët e kryetarit, kompetencat dhe në diktimin e zgjedhjes së qeverisë komunale, me fyerjet dhe shantazhet që i janë bërë dhe marifetlllëqe të tjera, ka dhënë dorëheqje nga kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan. Ai ka bërë të ditur se nëse nuk përmirësohet gjendja dhe vazhdojnë ndërhyrjet dhe presionet partiake ai do të dorëhiqet edhe nga posti i kryetarit të Gjilanit. I pakënaqur me refuzimin e listës së kandidatëve për qeverinë komunale nga kryesia e partisë lokale, Mustafa një herë kishte thënë se do të zëvendësonte secilin nga drejtorët që nuk do të përmbushte detyrat dhe nuk do të dëshmonte një lojalitet ndaj kreut të Komunës. Mirëpo, në arsyetimin e dorëheqjes nga kryesia e degës partiake, që të shtunën në takimin e kryesisë së degës me kryetarë nëndegësh u është shpërndarë aktivistëve të partisë nga terreni, Mustafa ka thënë se se ai nuk do të kërkonte më dorëheqjen apo zëvendësimin e drejtorëve, pasi
    janë imponuar nga kryesia e degës, të kontrolluar nga Izmi Zeka dhe 3-4 individë të tjerë, por ai do të ofronte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Gjilanit.
    Mustafa disa herë ka njoftuar opinionin se ishte në telash me njerëz të partisë në Gjilan, se kryesia me Izmi Zekën dhe ndonjë tjetër ishin ata që për më shumë se dy muaj kanë zvarritur zgjedhjen e qeverisë komunale, se Mustafa kishte bërë listën e kandidatëve për qeberinë komunale, por ishte kontestuar nga kryesia e degës dhe në fund ishte arritur një gjysmë kompromisi, por telashet kishin vazhduar. Mustafa pati deklaruar se po e pranonte listën me emrat e drejtorëve të drejtorive komunale, por nuk ishte i kënaqur, sepse nuk po përmbushnin kriteret dhe kërkesat e tij. Mustafa
    ka thënë se kishte shpresuar se gara zgjedhore është bërë për qeverisje të mirë të Komunës, por jo me çdo kusht ndarje të gjahut. Ai ka thënë se priste mirëkuptim në kryesi, por ndodhi e kundërta, pasi u krijua një atmosferë mosbesimi dhe një homogjenizim kundër propozimit tim, e që vinte në një anë nga ambiciet e moçme të ndonjërit për bta përdhosur me çdo mjet kryetarin actual të Komunës dhe për ta distancuar nga partia, siç edhe pati ndodhur në fillim të vitit 2008, dhe nga ndonjë individ tjetër që kishte dhembje personale pse nuk ishte në listën e të propozuarve për drejtor. Mustafa thotë se ishte i habitur me mënyrën se si sillej kryesia ndaj propozimeve të tij, e që në realitet kishte të bënte me tre emra – me propozimin për arsim, kadastër dhe urbanizëm.
    Mustafa në arsyetimin e dorëheqjes së tij nga kryesia e degës së PDK-së ka përshkruar edhe fyerjet që kanë ndodhur aty, pastaj se si ia kanë sjellur listën me emrat e drejtorëve në tavolinë në Komunë dhe ishin kërcënuar që çdo ndryshim në këtë listë do të ishte i papranueshëm për partinë, për kryesinë e partisë, e që sipas Mustafës, “kjo kryesi që moti nuk e përfaqëson interesin e partisë”. Mustafa tregon se duke mos dashur të shkaktonte konflikt dhe të mos komprometohemi në publik e pranova për drejtor Bujar Nevzatin (Arsim) dhe Gani Nezirin (Kadastër) dhe dola në
    publik me emrat dhe ia nisëm punës, por kryesisë ia thashë qëndrimin tim se kjo listë mbetet e kryesisë e jo e imja, dhe se unë, për veten time, për partinë dhe Komunëen marr qëndrim në ditët që vijnë dhe pasojat në tërësi i bart kryesia e Degës në Gjilan. “Pra, kam ardhur në momentin kur po e ndiej veten me ditë, me javë të tëra të anashkaluar, të fyer, të pa autoritet dhe të diskredituar politikisht nga një grup njerëzish, të cilët me homogjenizim negative, inskenime meskine dhe
    dallavere e bënë këtë në kryesi të kësaj partie, duke mos llogaritur pasojat për partinë”, është shprehur Mustafa. Ai ka thënë se këtë situatë është munduar ta relaksojë edhe kryetari i partisë, Hashim Thaçi, i cili me kohë ka qenë i njoftuar me qëndrimin tim, por këtë e bënte fatkeqësisht vonë dhe në mënyrë jo të duhur. Megjithatë, Mustafa thotë ta ketë falenderuar liderin e partisë për përpjekjet për të korrigjuar aq sa ishte e mundur te trajtimi i Komunës (investimet në Komunë,
    punësimet, autoriteti i Komunës dhe kryetarit, të cilat janë nën çdo nivel), por edhe te proceset në parti. Mustafa ka shprehur edhe një lloj pendimi që ka pranuar të kandidohej për kryetar të Komunës. “Bazuar në përvojën time të hidhur me këtë kryesi nga dy vitet e kaluara, ka qenë dashur që të mos jem assesi kandidat i saj për zgjedhjet e fundit, ose PDK ka qenë dashur të mësojë nga gabimet e veta në relacion me kryetarin e Komunës, e të cilën gjë nuk e ka bërë”, prandaj jap dorëheqje të pakthyeshme nga kryesia e degës së PDK-së në Gjilan, ka deklaruar
    Mustafa me shkrim në arsyetimin e tij të dorëheqjes. Mustafa ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë para Këshillit të Degës, kryetarëve të nëndegëve dhe strukturës së anëtarësisë së gjerë të partisë. Duke iu drejtuar këtyre strukturave partiake, Mustafa ka thënë se duke mos u pajtuar me shantazhet, mediokritetin dhe homogjenizimin rrënues, dhe në pamundësi për t’i çliruar energjitë negative të grumbulluara me vite në maje të kësaj partie në Gjilan, por duke falenderuar kativistët dhe anëtarët e sinqertë, jap dorëheqje të pakthyeshme nga kryesia e vjetruar e degës së PDK-së në Gjilan. Mustafa ka treguar se nga kryesia e degës ishte fyer edhe dy vite më parë sikur edhe sot.
    Mustafa ka paralajmëruar se “po nuk u rregulluan shumë gjëra, jam i gatshëm në hapin tjetësr – ikjen pa kusht edhe nga komuna, sepse jam koshient që në këtë pozitë ku jam, megjithatë jam me besimin dhe mbështetjen e PDK-së. Në maje të Komunës përherë kam qenë për hir të publikut dhe PDK-së, por kjo kryesi këtë asnjëherë nuk e ka kuptuar”.
    Ai në fund të arsyetimit të tij të dorëheqjes thotë se “po e ndiej veten shumë të lodhur, të zhgënjyer, jo të gatshëm të sfidohem me premtimet e mëdha që u kemi dhënë zgjedhësve të Komunës, kur nuk e kam autoritetin e duhur në parti dhe në qeveri. Ndërsa në fund ka thënë se përherë është i gatshëm për llogaridhënie para Këshillit të Degës dhe çfarëdo forumi tjetër, deri te lagjja e fundit në fshatin më të largët, por asnjëherë nuk do t’i jap llogari kësaj kryesie, e cila me asgjë nuk e meriton. Ndërsa, Izmi Zeka, kryetar i degës së PDK-së, dhe kryesues i Kuvendit Komunal, i
    kontestuar nga LDK-ja në Gjilan dhe nga MALP-i, nuk është përgjigjur në telefonin e tij celular, duke i bishtnuar kontaktit me median.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Hajde RRen Hajde
    Po sa tema me ket shkrim te rrejshum po doni ti hapni more filzi

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga shah_isti Lexo Postimin
    Hajde RRen Hajde
    Po sa tema me ket shkrim te rrejshum po doni ti hapni more filzi
    ...po lej bre ne t'bojn qef .....ti a spo i njeh k'ta a?

  4. #4
    Ka hy panika tek PyDyKy dhe normal qe kan me dale ata pak njerz qe jane futur pa e njohur fshatarsine ne thelb....e kete si ndegjova ne qytet e kan sha me rob.

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga shah_isti Lexo Postimin
    Hajde RRen Hajde
    Po sa tema me ket shkrim te rrejshum po doni ti hapni more filzi
    Jo rren po mese e vertet , me vjen keq per Qemajlin se nuk e ka meritu me qen ne PDK kurr .

    Ka bere nje veprim shum te mire

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Citim Postuar më parë nga shah_isti Lexo Postimin
    Hajde RRen Hajde
    Po sa tema me ket shkrim te rrejshum po doni ti hapni more filzi
    jo rren po e vertete po i ikin nje nga nje pydyky-s njerzit e ndershem nuk duan te perzihen ne krim dhe nese ndonjehere ketu mbahet ndonje kuvend aty sdo te kete rrahje me karriga si ne LDK por aty do te ndodh edhe me shume por fale zotit qe kemi eulex-in dhe i zgjidh problemet sepse shumica e popullsise jan per te ecur perpara e jo per kete pasiguri hajni dhe marrina te tjera ,pas Gjilanit rradhen e ka Prizreni E ..,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Gjilan, 16 maj – Dorëheqja e kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa nga Kryesia e Degës së PDK-së është vlerësuar nga opozita si pasqyrim i qartë i klaneve dhe interesave personale e grupore që kanë kapluar këtë parti në Gjilan, e cila, sipas krerëve opozitarë, ka ngulfatur jetën institucionale në Gjilan dhe ka ngulfatur funksionalitetin e qeverisë dhe të pushtetit komunal.
    Qemajl Mustafa është tërhequr nga Kryesia e PDK-së dhe ka paralajmëruar se nëse nuk rregullohen gjërat ai e lë të hapur mundësinë e ikjes nga komuna, pra dorëheqjen nga funksioni i të parit të Komunë së Gjilanit.
    Krerët e opozitës në Gjilan kanë shprehur brengën për pamundësinë e ushtrimit të detyrës së kryetarit nga Qemajl Mustafa për shkak të presioneve dhe shantazheve nga partia, jo vetëm tashti, por edhe në dy vitet e shkuara. Prandaj, duke qenë në këtë pamundësi për të kryer funksionin e kryetarit, opozita kërkon zgjedhje të reja në Gjilan si dhe dorëheqjen e Izmi Zekës nga detyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal, i cili, sipas opozitës, është zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me ligjin mbi qeverisjen lokale.
    Ahmet Isufi, kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)l në Gjilan, ka thënë të dielën se lufta e brendshme në PDK për ndarjen e pushtetit është në dëm të qytetarëve të Gjilanit. Ai ka shtuar se AAK e e ka theksuar edhe më herët se kandidati për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka qenë i imponuar, dhe si i tillë nuk mund të jetë funksional për të udhëhequr Gjilanin. Kjo, sipas Isufit, është vërtetuar edhe me deklaratën e tij që ka pranuar se është i penguar për të punuar, dhe nuk mund të kryej funksionin e të parit të komunës, duke qenë i shantazhuar dhe nën presion të njerëzve të partisë. Isufi ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të pasur Gjilani një udhëheqje dhe qeverisje, siç e meriton, është që kryetari të jap dorëheqje nga funksioni i kryetarit. Mustafa, sipas Isufit, e ka pranuar një realitet dhe një fakt se është i penguar dhe se nuk mund ta kryej detyrën nga presioni politik që i bëhet atij nga dega e partisë. Isufi ka thënë se Gjilani duhet të shkojë në zgjedhje të reja, sepse edhe në dy vitet e shkuara me Gjilanin shumë pak ka udhëhequr Mustafa, pasi është penguar nga partia dhe vendimet e tij janë ndikuar dhe diktuar nën presionin partiak në Gjilan dhe nga Prishtina. Thënë qartë, ka vijuar Isufi, me Gjilanin në dy vitet e shkuara ka udhëhequr partia, por jo kryetari, dhe e njëjta praktikë është instaluar edhe tashti përmes presionesh dhe shantazhesh ndaj kryetarit.

    Lidhur me seancën e radhës të KK-së, e paraparë për 19 maj, Isufi ka thënë pjesëmarrjen ose jo në të do ta shqyrtojmë në organet e AAK-së. Mirëpo, ka shtuar kreu i AAK-së, me rastin e zgjedhjes së kryesuesit të KK-së janë shkelur procedurat, pasi ka munguar numri i duhur i votave, sepse dy këshilltarë që kanë votuar kanë pasur edhe poste drejtorësh komunalë dhe votat e tyre nuk janë legjitime.
    Ndërkaq, Arben Mehmeti, shef i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, grupimit më të madh opozitar në Asamblenë Komunale, ka thënë se para zgjedhjeve të reja duhet të formohet një qeveri teknike, nëse Mustafa nuk mund ta ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionin e kryetarit, pasi është i penguar nga PDK-ja. Ai ka kontestuar edhe një herë legjitimitetin e kryesuesit të KK-së, Izmi Zekës, për të cilin ka theksuar se është jolegjitim dhe për këtë këtë është deklaruar edhe MALP-i. Mehmeti ka theksuara se Zeka është zgjedhur kryesues në një seancë të pazakonshme, pa votat e duhura dhe me votat e pavlefshme, ku kanë votuar edhe dy këshilltarë të PDK-së që kanë pasur edhe poste drejtorësh. Prandaj, ka shtuar ai, seanca e 19 majit është vetëm një konfirmim i tendencës për të vazhduar me anarkinë në Komunën e Gjilanit. Sipas Mehmetit të LDK-së, nevoiitet llogaridhënia për këtë situatëtë krijuar, sepse vetëm dorëheqja e Izmi Zekës nga detyra jolegjitime e kryesuesit të Kuvendit Komunal është një lehtësim nga ikja e përgjegjësisë.
    koha.net

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •