Vetëvendosje: Rexhepi u përkul ndaj terrorit maqedonas
Prishtinë - Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi, duke e akuzuar se është , “përkulur përpara terrorit maqedonas”.
E diel 16 Maj 2010 17:33
Në komunikatë thuhet se “ka kohë që gjendja politike e shoqërore, si dhe ajo ekonomike e kulturore, e shqiptarëve në Ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë, i është nënshtruar një përkeqësimi të pashembullt.
Mekanizmat dhe institucionet shtetërore maqedonase në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar po e shënjestrojnë vetë qenien shqiptare në këtë shtet, me synim të asimilimit, zhbërjes kombëtare, rrënimit ekonomik dhe shtypjes qytetare.
Popullata shqiptare në IRMJ po luftohet me ligj antiqytetar, me politika diskriminuese, me drejtësi selektive, me arsim asimilues, si dhe me polici çnjerëzore. Në këtë situatë, ajo që bjen në sy menjëherë si kontrast i vrazhdë me këtë që po u ndodh shqiptarëve, është qëndrimi i të gjitha partive të mëdha shqiptare kudo që veprojnë ato, të cilat vazhdimisht në deklaratat dhe veprimet e tyre theksojnë angazhimin për integritetin, qëndrueshmërinë dhe fqinjësinë e mirë me shtetin maqedonas, por kurrë një herë me kaq seriozitet nuk e mbrojnë popullin shqiptar në këtë shtet”.
Krijoni Kontakt