Për herë të parë në një periudhë të gjatë kohore, Serbia dëshiron marrëveshje, e cila do ta ndante Kosovën, thotë James Hooper, ish diplomat amerikan. Në të kaluarën, tha ai, kjo çështje ka qenë e ngrirë për faktin se gjatë bisedimeve në procesin Ahtisaari Beogradi thoshte vazhdimisht "jo, jo dhe jo". "Tani, kur, sipas të gjitha gjasave, Beogradi dëshiron një marrëveshje mbi veriun, për ta ndarë atë, komuniteti ndërkombëtar po tregon interesim", tha Hooper në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai theksoi se disa qendra dhe qeveri evropiane e shohin si një "element atraktiv". Sipas Hooperit, Shtetet e Bashkuara me vendosmëri kundërshtojnë ndarjen e Kosovës./rel/
Krijoni Kontakt