Shakallėt ua vinin thikėn nė fyt fėmijėve shqiptarė
Beograd, 21 dhjetor - Toplica Miladinoviq, i njohur me nofkėn Top, i lindur nė Rakosh tė Pejės, tani pensionist ushtarak, pėr rreth tri orė ka treguar pėr organizimin dhe mobilizimin ushtarako-policor nė qytetin e Pejės gjatė vitit 1999. Ai ėshtė i akuzuari i parė dhe nė bazė tė aktakuzės ka dhėnė urdhra pėr vrasje tė ndryshme nė masakrėn e Qyshkut nė Pejė. Megjithatė, Miladinoviq ka mohuar tė gjitha akuzat lidhur me kėtė ngjarje. Nuk e kam ditur qė ka ndodhur kjo ngjarje derisa jam arrestuar..., ka thėnė ai nė Gjykatėn Speciale pėr Krime tė Luftės nė Beograd. Ka mohuar tė ketė lidhje edhe me grupin e njohur si Shakalli. Ai ka treguar se mobilizimi i njerėzve ka zgjatur disa ditė mė shumė sesa procedurat e parapara, ndėrkaq pėr vullnetarėt ka pasur njė procedurė tė veēantė. Ka pranuar se ka qenė nė Qyshk, por para kėsaj ngjarjeje, dhe se nuk e di ēfarė ka ndodhur.
Nė procesin gjyqėsor tė udhėhequr nga gjyqtarja Snezhana Nikoliq-Garotiq dhe nė tė cilin prokuror ėshtė Dragolub Stankoviq, kanė marrė pjesė edhe mbrojtėsi Mustafa Radoniqi, avokat nga Kosova dhe pėrfaqėsuesja e tė dėmtuarve Natasha Kandiq, drejtoreshė e Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare.
Ky ėshtė njė proces shumė i rėndėsishėm jo vetėm pėr nga vepra, por edhe pėr faktin qė ėshtė duke ndodhur, ka thėnė avokati Radoniqi.
Nė kėtė rast janė 26 persona tė dyshuar, ndėrkohė qė 17 prej tyre konsiderohen nė arrati dhe ndaj tyre ėshtė lėshuar kėrkim arrest ndėrkombėtar.
Ky grup nė bazė tė aktakuzės ėshtė i pėrbėrė edhe nga Sreēko Popoviq, i njohur me nofkėn Ēalle (baba v.j.), i lindur nė Prizren nė vitin 1955, nga Slavisha Kastratoviq, i lindur nė vitin 1972 nė fshatin Gorazhdec, i njohur me nofkat Gjura dhe Kastro, Boban Bogiēeviq, 1974 nga Peja, Zvonimir Cvetkoviq, i njohur si Njonja, i lindur nė vitin 1953 nė Pejė, Radoslav Branoviq , 1950, i lindur nė fshatin Raushiq, Vidoja Koriqanin, 1966, i lindur nė Pejė dhe me vendbanim nė Klinė, Velko Koriqanin, i njohur si Velo, i lindur nė vitin 1960 nė fshatin Zahaq dhe Abdullah Sokiq, i njohur me nofkėn Bosanac, Bashko apo Vampir, i lindur nė Breza, nė Bosnjė-Hercegovinė.
Aktakuza pėr tė cilėn deri tani janė arrestuar kėta persona thekson se vrasjet janė bėrė me qėllim tė pėrfitimit tė pronės dhe pasurisė dhe pėr tė futur frikėn nė mesin e civilėve shqiptarė nė mėnyrė qė ata tė dėbohen pėr nė Republikėn e Shqipėrisė.
E tėrė ngjarja ka nisur mė 14 maj tė vitit 1999, kur ėshtė kryer njė aksion lidhur me kėrkimin e armėve dhe tė pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por pa ndonjė dyshim tė bazuar. Pjesėtarėt e kėsaj njėsie akuzohen sė nė mėnyrė brutale kanė kryer vrasjen e civilėve nė afėrsi tė qytetit tė Pejės nė Kosovė, duke u vėnė thikėn nė fyt foshnjave dhe duke vrarė e djegur meshkujt me qėllim tė pamundėsimit tė identifikimit tė tyre. Nė kėtė proces do tė ketė dėshmitarė tė mbrojtur dhe po ashtu ka edhe dėshmitarė shqiptarė nga Kosova qė kanė mbijetuar masakrėn. Nė kėtė proces pėrfshihet edhe vrasja e Hasan Ēekut, i ati i ish-kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēeku.
Aktakuza saktėson se Toplica Miladinoviq, komandant i degės territoriale ushtarake me numėr 177, sė bashku me tė ndjerin Nebojsha Miniq, komandant tė ēetės sė parė tė grupit 177 tė njohur si Shakalli, dhe pjesėtarėt e akuzuar dhe tė dyshuarit Ranko Momiq, Pregdrag Vukoviq, Zoran Obradoviq, Milojko Nikoliq, Sinisha Mashiq, Sinisha Dunxher, ndaj tė cilėve ėshtė duke u zhvilluar njė proces i ndarė, kanė kryer dėbimin e shqiptarėve nga kjo zonė dhe kanė kryer spastrim etnik. Kėta persona nuk janė sjellė nė mėnyrė njerėzore pavarėsisht pėrkatėsisė etnike, por kanė kryer dhe kanė urdhėruar njė sulm tė armatosur ndaj tėrė popullsisė civile, mė pas kanė kryer vrasje, kanė djegur shtėpi, makina, kanė marrė para nga viktimat, stoli, vetura, duke mos pasur asnjė arsyetim ushtarak dhe kanė shpėrngulur popullatėn pėr nė Republikėn e Shqipėrisė.
I akuzuari Toplica Miladinoviq, sė bashku me Nebojsha Miniqin, mė 13 maj tė vitit 1999, nė fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq, kanė filluar tė pėrgatisin kėtė ngjarje, ndėrkaq mė 14 maj kanė filluar bastisjet nėpėr shtėpitė e kėtyre fshatrave me qėllim tė pabazuar, siē thuhet nė aktakuzė, gjetjes dhe ekzekutimit tė pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe marrjes sė armėve, por paraprakisht nuk ka pasur njohuri se atje gjenden pjesėtarė tė UĒK-sė pasi disa herė mė parė kjo njėsi ka bėrė bastisje tė fshatrave dhe ėshtė konstatuar se nuk ka pasur pjesėtarė shqiptarė tė armatosur. Kjo njėsi qė nga marsi 1999 ka shkelur urdhrat e sė drejtės ndėrkombėtare duke kryer aksione ndaj popullatės civile, duke kryer vrasje individuale apo masive. Nebojsha Miniq ndėrkaq sė bashku me njėsitin e tij kanė kryer sulme tė armatosura pavarėsisht se u ėshtė tėrhequr vėmendja nga komandanti i policisė nė Pejė.
Nė orėt e paradites, sipas aktakuzės, tė datės 14 maj, Miniq ka urdhėruar njėsitin e tij qė tė nisen pėr nė Qyshk sė bashku me tė dyshuarit e Mbrojtjes territoriale, Zoran Jashoviq dhe Vidoje Jashoviq, pjesėtarė tė Stacionit policor tė fshatit Kliqinė. Kėta persona janė ndarė nė katėr grupe dhe kanė detyruar tė gjithė civilėt qė gjenden nė fshat tė mblidhen nė qendėr tė fshatit afėr varrezave dhe shtėpitė e tyre tė digjen. I akuzuari Abdulah Sokiq, kur ėshtė nisur nė bastisjen e shtėpive ka vrarė dy civilė qė kanė qenė nė rrugė dhe janė nisur nė drejtim tė tyre, identiteti i tė cilėve nuk dihet. Sreēko Popoviq sė bashku me Boban Bogiēeviq sė bashku me tė dyshuarin Zoran Obradoviq dhe NN Bullatoviq dhe njė grup tė paidentifikuar tė udhėhequr nga Popoviq afėr pjesės sė fshatit ku jetonte familja Gashi dhe familja e Ibish Kelmendit, kanė urdhėruar qė civilėt tė grumbullohen nė oborrin e familjes sė Brahim Gashit dhe ėshtė urdhėruar qė tė mbahen nė shenjė, ndėrkaq mė pas u janė marrė dokumentet dhe paratė e stolitė.
Popoviq ka urdhėruar qė sė pari tė vritet Rasim Rama, ndėrkaq mė pas Muhamet Shala dhe nė fund Brahim Gashi. Mund tu bėni ēfarė tė doni, mund ti vrisni, ti digjni, tė pritni, mund tė bėni ēfarė tė doni me kėta njerėz, ka urdhėruar Popoviq. Mė pas ėshtė urdhėruar nė njė grup prej rreth njėqind civilėsh qė tė largohen nga aty duke shtėnė mbi kokat e tyre.
Ndėrkaq dy grupe mė pas kanė arritur te zona e fshatit ku kanė jetuar familja Ēeku dhe kanė urdhėruar qė banorėt tė mblidhen nė oborrin e shtėpisė sė Kadri Ēekut dhe i kanė plaēkitur. Popoviq ka detyruar Kadri Ēekun tė futet nė shtėpi, ku edhe e ka vrarė me gjashtė plumba. Ndėrkaq Miniq dhe i dyshuari Mashiq kanė detyruar Hasan Ēekun, babėn e ish-kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēeku, tė futet nė hambar dhe Miniq e ka prerė me thikė gjuetie nė fyt, ndėrkaq Sinisha Mashiq ka shtėnė tri herė nė tė me pushkė automatike. Mė pas nė njė shtėpi janė vrarė Haki Gashi dhe Selim Gashi nė shtėpinė e Halit Gashit.
Ngjarja ka vazhduar pasi janė grumbulluar rreth 300 civilė dhe janė detyruar tė futeshin nė oborrin e shtėpisė sė Ajet Gashit ku janė ndarė meshkujt qė janė vlerėsuar si ushtarakisht tė aftė. Aty fillimisht janė vrarė Sylė Gashi, Skėnder Gashi dhe Muharrem Gashi. I dyshuari Zoran Obradoviq, sė bashku me dy pjesėtarė tė paidentifikuar tė njėsisė nga Qaush Lushi kanė marrė 100 mijė marka gjermane dhe njė automobil sportiv, ndėrkohė qė Ibish Gashi ėshtė detyruar tė futej nė shtėpinė e Sali Rexhės qė ka qenė e pėrfshirė nga flakėt dhe e ka vrarė me njė pushkė automatike. Ndėrkaq mė pas, rreth 250 banorė janė detyruar tė largoheshin me 12 traktorė. Aty ėshtė vrarė edhe Qaush Lushi pasi e kanė detyruar tė futej nė nevojtore dhe kanė shtėnė nė tė. Ndėrkaq nga njė distancė prej 30 metrash ėshtė vrarė edhe Avdi Berisha.
Mė pas nga meshkujt janė marrė tė gjitha paratė dhe ėshtė detyruar Erzen Lushi qė ti mblidhte rreth 20 mijė marka gjermane dhe tė gjitha automjetet e tyre. Mė pas ėshtė vrarė njė grup prej dymbėdhjetė personave qė janė detyruar tė futeshin nė shtėpinė e Azem Gashit. Aty ėshtė shtėnė nė Emin, Jashar, Ramė, Halil Gashin, Iber Kelmendin, Skėndėr, Demė Kelmendin, Ukė, Osman Lushi, Ismet Dinaj, Gani Avdijaj dhe Isa Gashin, i cili ka arritur tė hidhet nga dritarja. Pėr tė fshehur gjurmė mbetjet mortore janė mbuluar me batanije dhe dyshekė dhe janė djegur. Ndėrsa grupi prej dhjetė personash ėshtė futur nė dhomėn tjetėr (Ahmet Gashi, Brahim Gashi, Besim Kelmendi, Erdogan Kelmendi, Brahim Kelmendi, Mentor Kelmendi, Sefedin Lushi, Hasan Avdijaj, Ramiz Lushi dhe Rexhė Kelmendi), nė tė cilėt ėshtė shtėnė. Edhe nga ky grup ka mbijetuar Rexhė Kelmendi, qė ėshtė arratisur nėpėr dritare.
Nė grupin e tretė kanė qenė Musa Gashi, Xhafer Gashi, Abdullah Lushi, Xhafer Lushi, Arijan Lushi, Zeqir Alijaj, Isuf Shala, Emrush Krasniqi, Skėnder Alushi dhe Hazir Berisha. Ata janė dėrguar nė shtėpinė e Sahit Gashit dhe aty i akuzuari Popoviq ka lexuar aktvendimin, duke thėnė se nė emėr tė shtetit tė Serbisė tė gjithė do tė vriteni dhe mė pas ėshtė shtėnė nė ta nga pushkė automatike dhe nga pistoleta pėr tu siguruar se kanė vdekur. Edhe nė kėtė rast Hazir Berisha, i plagosur nė tė dy kėmbėt, ka arritur tė arratiset nga dritarja. Procedura e veprimit me kufomat ka qenė e njėjtė.
Tė akuzuarit, sipas aktakuzės, kanė vrarė gjithsej 43 persona dhe janė larguar nga Qyshku me mbi 125 mijė marka dhe stoli nė vlerė tė panjohur. Kanė djegur mbi 40 shtėpi, 40 objekte tė tjera, kanė dėbuar rreth 400 civilė.
Krijoni Kontakt