Në Rezallë zbulohet busti i dëshmorit Malush Ahmeti
Skënderaj, 15 maj – Është zbuluar të shtunën busti i dëshmorit Malush Ahmeti, në njëmbëdhjetë vjetorin e tij të rënies në fshatin Rezallë të Skenderajt. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ka folur Bajram Rukolli, drejtor i shkollës e cila e mban emrin e dëshmorit, e për të cilën ka thënë se gjatë luftës ishte djegur 3 herë, ndërkohë që nga gjiri i saj kanë rënë 4 arsimtarë dhe 5 nxënës, e mandej ka folur edhe për figurën e dëshmorit Ahmeti.
Ndërkaq, zëvendëskryetari i komunës së Skenderajt, Abdyl Ymeri, tha se “Malush Ahmeti, i brumosur shumë herët me ndjenjën e atdhedashurisë, ishte bërë shembull për bashkëluftëtarët se si duhet të jetë i kompletuar një luftëtar i lirisë”. Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur Hisni Ngucati, kryetar i degës së OVL-së. /koha/
Krijoni Kontakt