Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Thaçi e Tadiç do të drejtojnë bisedimet teknike.

    Thaçi e Tadiç drejtojnë bisedimet

    14-05-2010

    Hashim Thaçi dhe Boris Tadiq do t’i drejtojnë bisedimet teknike Prishtinë-Beograd, njofton sot e përditshmja e Prishtinës, “Express”. Shtetet e Bashkuara, BE, por edhe Rusia mund të bëhen lehtësues të dialogut mes dy vendeve, shton kjo gazetë. Plani ndërkombëtar, për t’i ulur kosovarët dhe serbët në një tavolinë, parasheh që bisedimet të nisin me një takim të nivelit të lartë, e të vazhdojnë në kuadër të grupeve punuese.

    Thaçi dhe Tadiq – si udhëheqës më të rëndësishëm në vendet e tyre – do të drejtojnë serinë e re të negociatave, përmes të cilave synohet të tejkalohen një sërë çështjesh që mbajnë të bllokuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë.

    Burime të “Expressit” thonë se pas konsultimeve të shumta me faktorë ndërkombëtarë, kryeministri i Kosovës, ashtu sikurse edhe presidenti i Serbisë, kanë pranuar ofertën që të jenë në krye të këtyre bisedimeve.

    “Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Tadiq, duke pranuar që të jenë në krye të delegacioneve të shteteve të tyre, kanë zgjidhur një prej modaliteteve më të rëndësishme të negociatave teknike mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë për “Expressin” një zyrtar i lartë ndërkombëtar, në kushte anonimiteti.

    Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme të bisedojë në çdo kohë dhe për të gjitha çështjet, përveç për statusin politik dhe integritetin territorial. I vetmi kusht i Prishtinës është që të jetë pjesëmarrëse në nivel të barabartë me Serbinë.

    Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve për çështje teknike, Beogradi nuk është i gatshëm dhe nuk ka gjasa të pranojë të hyjë në këtë proces para publikimit të opinionit të GJND-së, shkruan kjo gazetë.


    shqipmedia (Marre nga Gazeta Express)

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Ikan disa marveshje per TRAKTORA se jan vjedh disa nga udhheqsija, spo dihet se ku jan

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    -----------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga injejti : 14-05-2010 më 15:36

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Kosovë
    artikuj

    Kërcënohet kryeprokurori i EULEX-it, reagojnë ashpër KPJ dhe FOL
    KPJ dhe FOL kanë dënuar ashpër kërcënimin e sotëm ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it.

    E premte 14 Maj 2010 20:22



    Klubi për Politikë të Jashtme dhe Lëvizja FOL, përmes një deklarate të përbashkët kanë dënuar ashpër kërcënimin e sotëm ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it.

    “Afishen e postuar në Internet e shohim si kërcënim të drejtpërdrejtë për prokurorin Johannes Van Vreeswijk, si bartës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KPJ dhe FOL.

    “Manifestimin i një përkrahje gjithnjë në rritje të opinionit publik për hapat e fundit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe EULEX-it është inkurajues, por, për fat të keq, po nxit edhe reaksionin e asaj pjese të errët të shoqërisë sonë që ndihet komode në përdorim te krimit për realizimin e qëllimeve të veta. Megjithatë, konsiderojmë se manifestimet e tilla, të shprehura me kërcënime dhe shantazhe, tregojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë ka filluar të prekë cakun e duhur.

    I bëjmë thirrje organeve të rendit që të reagojnë urgjentisht për të kapur këta keqbërës, të cilët po dëmtojnë aspiratat e Kosovës për një vend demokratik, ku sundon rendi dhe ligji. Ndërsa prokurorit Johannes Van Vreeswijk i ritheksojme përkrahjen tonë të plotë”, përfundon reagimi i këtyre dy asociacioneve./koha/

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Ikan disa marveshje per TRAKTORA se jan vjedh disa nga udhheqsija, spo dihet se ku jan
    ....o i njejti ,,,braktisi shitoret edhe pilarat , se na knaqet me llafe t'shitorev e qebabtorev....
    - nejse , nashta e ki pun , spo di...

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Pse more burr ne guxojm ti kritikojm,

    sidomos kur shkijeve zguxon me ju lyp pare per rrym qe 10 vite, kurse te shqiptarve te varfer ja kpusin rrymen nese nuk e pagun,

    keto jan vetem qka ne i dim, ka edhe shum tjera prapa mediave, por ti shko lavdo te pa drejten.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Po Thaçi po kush po endrroni qe te jet zoti i shtepis ne Kosove
    mos po jetoni nen hijen dhe aromen e keqe te coftines hala more balika
    THAÇI edhe 100 vite do te jet i zoti i shtepis ne Kosove

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •