Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Urrime per festivalin . Kame vetem nje pyetje per ju organizatoret.??? Pse gjithemone kurre mbahen festivale per femijet festa te dryshme ne Kobenhage , gjithemone ju behet thirrje ambasadoreve te muhallave shqipetare. Keto Ambasadore nuk merritojne te jene ne mesin e shqipetareve , per arsye se jane te gjithe sahanelepires.

    C'ka jane duke bere per popullaten ne mergim keto fare perfaqesues te Ambasadave te muhallave shqipetare, per mergaten shqipetare ne Danimarke dhe gjithe evropen ?? Ju mendoni se ende funkcionon komunizmi dhe patjeter duhet te jene prezente Ambasadata.

    Mos i felliqni femijet me keta sahanelepires . Mos e demtoni ardhemrine e femojeve me keta fare ambasadoresh.
    Pêrshëndetje Tetova Mas.
    Këtë e bëjmë për ta rrespektuar institucionin!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #12
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Pêrshëndetje Tetova Mas.
    Këtë e bëjmë për ta rrespektuar institucionin!


    S'a interesante !!! Festivali i femijeve ne Kobenhage ,nga vete pjesmarrja e prinderve dhe femijeve ishte i rrespektuare , kurse sai perket institucionit , vetem se e humbe vleren festivali. Nuk munde te quhet institucion shqipetare nje konzulat i cili nuk munde te garantoje edhe nje te drejte me elementare per mergimtarin.

    Me sigutri se duhet rrespektuare institucionet , pore jo institucione te cilat,shkijet i kane instaluare edhe ne evrope, ne dem te shqipetareve.

  3. #13

    Dallëndyshet shqiptare vallëzojnë edhe në mërgim

    Nga festivali i 15 jubilar „Pranvera e fëmijëve 2010“ në Kopenhagë

    Mrika Pllana - Krasniqi

    Kopenhagë 17 maj. Ishte pikërisht dita e shtune kur Kopenhaga kishte ne rrugët e saja më shumë dallëndyshe kishte më shumë frymëzim shqiptare, sepse kishin ardhur nga shumë qytete të tjera për të marrë pjesë në festivalin e fëmijëve “Pranvera e fëmijëve 2010” , festival ky i 15-ti me radhë , i cili mbahet nen protektoratin e Radio ”Projekt 21” dhe drejtorit të saj Havzi Sylejmani - XHAXHI. Ishte kënaqësi të shihje dallëndyshet e bilbilat që kishin bërë me qindra e qindra kilometra për të paraqitur programet e tyre te përgatitura me plot dashuri kombëtare. Aty kishin mbërritur edhe pjesëmarrësit e parë të festivalit e ata ishin dallëndyshet e Shoqatës Shqiptare ”Mërgimtari” nga Gjermania që kishin bërë me qindra rrugë kilometra për të ardhur deri këtu, ata u priten me ngrohtësinë më të madhe ku vëllezërit Emrush dhe Ismet Zendeli dhanë një drekë për rreth 60 persona në restoranin italian. Mikpritja nuk kishte të ndalur. Kjo i ngjante mikpritjeve të traditës shqiptare. Pastaj shoqatat tjera vinin radhë- radhë në sallën që kiishte një kapacitet prej mbi 1000 vendeshte mbi 1000 vende te rezervuara. Aty me plot krenari erdhën Shoqata e Gruas ”Kosovarja” nga Malmö, shoqata Alba , shoqata Okarina e shumë pjesëmarrës të tjerë .

    Festivali filloi me paraqitjen në skenë nga fëmijët e shoqatës mërgimtari që u paraqiten me qirinj në dorë e të cilët pas disa çastesh u shndërruan në lule për t’i dhuruar xhaxhit pastaj në skenë u paraqiten edhe shume pjesëmarrës ku nderuan xhaxhin dhe Radio "Projektin 21" me dhurata, por xhaxhi Havzi Sylejmani me lotë në sy pranoi dhuratën nga fëmijët e ardhur nga Gjermania librin me titull: “Gjaku i dallëndyshes” i cili brenda mbante nënshkrimet e te gjithe femijëve që me të vërtetë u paraqiten me një krenari dhe përgatitje të rrallë të cilëve u printe Ejup Krasniqi kurse punën e pa lodhshme me koreografi qe mahniti të pranishmit e kishte bërë i madhi Afrim Hasani program i cili u përshëndet me ngritjen në këmbë të mbi 1200 pjesëmarrësve.

    Ky festival nuk ka karakter garues por është festival që fëmijët shqiptare të dine se nga kanë ardhur e nga duhet të shkojnë që të tregojnë se edhe në damarët e tyre rrjedh gjak shqiptari.

    Ky festival u ndihmua nga shumë bashkatdhetarë edhe dhuratat ishin të shumta për të gjithë femijeët edhe për ata që nuk morën pjese ne program. Festivalin e përshëndeti ambasadorja e Shqipërisë, ambasadori i Maqedonisë, pastaj zotërinjtë Ejup Krasniqi, Hysen Ibrahimi e shumë të tjerë. Ne fund mbi 1200 pjesëmarrës u ndanë të kënaqur me shpresen e vetme se nuk do të jetë festivali i 15 i fundit por që ky festival të vazhdojë kështu si është me tërë mrekullinë e tij.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #14

    Mirënjohje për Radio "Projekti21", nga Sjoqata "Mërgimtari" Kiel - Gjermani

    . .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-05-2010 më 20:21
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Danimarkë: Festivali i fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010”

    Urime të sinqerta për Festivalin madhështor të Fëmijëve.Iniciativa është për çdo përkrahje.Suksese edhe më të mëdha në të ardhme organizator♪7 të respektuar.

    Po ua postoj një vjershë si dhuratë për organizimin e Festivalit të Fëmijëve:

    ASHTU DUHET

    Ditë pranvere
    qielli plot kaltëri,
    e dy pëllumba
    fluturojnë n'ajri!

    Hidhen të gëzuar
    përpëliten lart,
    puthje mes veti
    shkëmbejnë gjatë!

    Dielli hareshëm
    ëmbël i shiqon,
    rreze të arta
    me afsh u dhuron!

    Me tërë kërshëri
    dy pleqtë thanë:
    -Ashtu duhet t'puthen
    gjithë në çdo anë!

    Nga lindja,jugu
    perëndimi e veriu,
    të duhen bardhi
    i kuqi dhe i ziu!

    Atëherë edhe dielli
    do t'nxejë më fortë,
    kur t'sheh t'buzëqeshur
    njerëzinë në botë!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •