Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 87
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Gllasnost!

    Hapini xenglat o mjeraner, hapini :




    1
    4/05/2010Andrea StefaniGLLASNOST!

    KĖSHTU SI JEMI, MIRĖ JEMI!
    Dy dekada mė parė Europa mbėshteti pa rezerva Gllasnostin nė Moskė, por sot ngurron ta bėjė njė gjė tė tillė nė Tiranė. Hap shumė probleme? Por mos ėshtė edhe mė problematike njė krizė pa fund pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė transparencės? Brukseli duket nuk po nxjerr mėsimet e duhura politike nga kriza greke. Sepse nuk ėshtė ajo njė produkt e mungesės sė gjatė tė transparencės? Rreth 20 vjet pas pėrmbysjes sė komunizmit nuk ka shteruar nevoja pėr atė metodė qė Mihail Gorbaēov vuri nė themel tė atyre ndryshimeve qė reformuan jo vetėm Rusinė, por tėrė Lindjen. Shqipėria e mbytur nga korrupsioni e ka qarė kėto dekada me kriza dhe gjak mungesėn e transparencės. Kriza e piramidave financiare e vitit 1997, qė pati pėr epilog rrėnimin e shtetit, i kish edhe ajo rrėnjėt te mungesa e transparencės. Sot, mė shumė se kurrė, Shqipėria ka nevojė pėr Gllasnost, pėr transparencė. Dhe nuk ėshtė fort e habitshme qė edhe disa zyrtarė europianė nė Tiranė dhe Bruksel nuk po e ndjejnė njė nevojė tė tillė. Nuk e ndjejnė sepse edhe ata, madje akoma mė shumė ata, nuk janė nė gjendje tė shohin prapambetjen reale tė reformave integruese nė Shqipėri. Pikėrisht sepse mungon “gllasnosti”, mungon transparenca qė tė jep mundėsi tė shikosh qartė dhe pėr rrjedhojė edhe tė kuptosh qartė. Duket se nė Bruksel i besojnė plotėsisht raportet e progresit pa progres qė hartojnė skribėt e tyre tė paaftė nė Tiranė.

    * * *

    Sikur transparenca tė mos qe njė nga ata elementė thelbėsorė qė dallon sistemin me liri nga ai pa liri, Gorbaēovi nuk do qe bazuar te gllasnosti nė ēastet kur perėndonte stalinizmi dhe dita e lirisė agonte nga mesi i errėsirės diktatoriale. Prandaj ėshtė shqetėsuese tė shohėsh sot ca zyrtarė nė Bruksel apo Tiranė, qė po e pėrdorin Kushtetutėn si shkop nėn rrota transparencės pėr votėn dhe kur kėshillojnė qė opozita tė heqė dorė nga kėrkesat e saj europiane nė emėr tė “integrimit europian”. Ėshtė gabim fatal t’i cilėsosh protestat e opozitės, dhe aq mė tepėr grevėn sublime tė urisė pėr transparencėn, si tė rrezikshme pėr integrimin. Nė fakt, ėshtė krejt e kundėrta. Aksioni i opozitė po ējerr maskėn e njė stabiliteti fals, pa drejtėsi, e njė stabiliteti autoritarist qė nė afatgjatė nuk premton integrim, por veēim final tė Shqipėrisė nga Europa. Ndaj nė Bruksel ėshtė mirė ta kėrkojnė kėrcėnimin e stabilitetit jo tek aksioni emancipues i opozitės, por tek ai faktor qė ka 20 vjet qė kėrcėnon e dhunon lirinė e njerėzve dhe institucioneve nė Shqipėri, tek autoritaristi i pandreqshėm Sali Berisha dhe klani i tij i korruptuar. Krizės nė Shqipėri nuk i jepet fund duke bėrė thirrje impotente pėr njė dialog qė nuk ekziston nė kuadrin e institucioneve qė nuk ekzistojnė. Kėshtu vetėm se zgjatet agonia, sikundėr edhe po ndodh. Krizės i jepet fund duke folur jo si magjistricat e Makbethit, duke i bėrė tė dyja palėt njėsoj fajtore pėr krizėn, por duke thėnė troē tė vėrtetėn, duke i thėnė mjaft dhunimit qė qeveria po i bėn transparencės sė votės. Vetėm kėshtu rriten shanset pėr drejtėsi, pėr njė stabilitet tė themeluar mbi drejtėsinė e pėr rrjedhojė, edhe shanset pėr integrim tė Shqipėrisė nė BE. Sepse a nuk ėshtė themeluar liria e Europės mbi drejtėsinė dhe transparencėn? Dhe nėse Brukseli nuk ėshtė nė gjendje tė mbrojė parimet e demokracisė nė Tiranė, nuk do tė vonojė qė Brukseli nuk do tė jetė nė gjendje t’i mbrojė parimet e demokracisė as nė Bruksel. Ky ėshtė njė tjetėr alarm qė ngrihet nga ēka po ndodh kėto ditė nė Tiranė.

    * * *

    Gabimi qė bėjnė jo pak “ndėrkombėtarė” nė analizėn e situatės nė Shqipėri (edhe tė krizės qė po pėrjeton ajo) ėshtė mosperceptimi i fakteve, ashtu sikundėr ato janė nė tė vėrtetė, si njė zinxhir zhvillimesh qė vazhdojnė tė qėndrojnė nė rrėnjė tė krizės politike. Gabimi tjetėr ėshtė se i drejtohen vullnetit tė liderėve politikė, i bėjnė thirrje atyre qė tė kuptojnė mė drejt “rėndėsinė e momentit” pėr integrimin e Shqipėrisė, ndėrsa injorojnė njė mal tė tėrė faktesh qė denoncojnė se nė Shqipėri ka liderė dhe klane tė grupuar rreth tyre, me interesa krejt nė kundėrshtim me ato tė integrimit europian tė Shqipėrisė. Kryesori ndėr ta mbetet Kryeministri Sali Berisha, i cili prej 20 vjetėsh, qė kur hyri nė politikė, mbetet aktor dhe regjisor konstant i krizave politike nė vend. Nuk ka krizė politike qė tė jetė zhvilluar nė mungesė tė Sali Berishės. Ai ėshtė pėrherė nė qendėr tė tyre (sikundėr edhe sot), me intolerancėn e tij patologjike. Dhe nuk mund tė mos ēuditesh se si disa zyrtarė e diplomatė europianė nuk bėjnė fare pėrpjekje tė zbulojnė lidhjen mes Berishės si lider enverist “i pazėvendėsueshėm”, dhe krizave kronike qė po bllokojnė integrimin nė Shqipėri! Nėse njė hetues do ta gjente njė person nė vendin e njė krimi, do ta dyshonte si autor, por nėse do ta gjente pėr tė dytėn herė nė vendin e njė krimi tjetėr, nuk do tė dyshonte, por do tė ishte i sigurt se kish gjetur autorin. Berisha ėshtė prezent nė vendin e “krimit” pėr 20 vjet rresht, por disa europianė shfaqen tė paaftė tė nxjerrin konkluzionin e duhur nga njė konstante e tillė. Dhe si pėr ironi e kėrkojnė zgjidhjen e krizės te politikanė si Berisha. Shkaqet e kėtij verbimi mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, nga ngushtėsisht personale dhe korruptive tė njė diplomati e deri tek interesa shtetesh dhe gjeopolitikash, pėr tė cilat demokracia reale nė Shqipėri nuk ėshtė ende njė pėrparėsi. Koha do t’i zbėrthejė mė mirė mistere tė tilla, por tė kėrkosh nga opozita qė tė dialogojė me njė Berishė qė ėshtė qartazi i vendosur tė mos hapė kutitė ku fshihen votat qė ka vjedhur, ėshtė njėsoj si t’i kėrkosh njė hetuesi tė dialogojė me vjedhėsin pėr mundėsinė e fshehjes sė provave dhe fakteve qė denoncojnė vjedhjen. Ėshtė njėsoj si t’i kėrkoje Gorbaēovit qė tė reformonte shoqėrinė dhe shkėrmoqte diktaturėn komuniste, pa vėnė nė pėrdorim gllasnostin, pa dobėsuar themelet e tiranisė tė ngritura mbi sekretin dhe errėsirėn.

    * * *

    Miopia politike i ka ēuar disa zyrtarė europianė deri nė zhvillimin e njė lloj diplomacie absurde qė merr seriozisht deklaratat e Kryeministrit shqiptar, qė nė fakt janė gėnjeshtra tė rėndomta. Berisha deklaron se ėshtė i hapur pėr transparencė, ndėrkohė qė kėmbėngul se kutitė nuk mund tė hapen. Jo pak brukselistė e marrin seriozisht kėtė deklaratė, ndonėse ajo nė thelb do tė thotė qė tė pėrdorėsh si mjet pėr “transparencė” errėsirėn dhe jo dritėn. Berisha deklaron se ėshtė gati pėr “transparencė”, por pa cenuar Kushtetutėn. Jo pak brukselistė e marrin seriozisht kėtė sofizėm vulgar (madje komisioneri Fule i bėri jehonė atij) dhe nuk shfaqin fije aftėsie tė pyesin se ē’na qenka kjo Kushtetutė qė i vika kushte transparencės? Sepse nė njė demokraci tė vėrtetė, njė nga thelbet e Kushtetutės, fryma e saj e pėrgjithshme ėshtė transparenca ndėrsa sekreti, misteri, janė pėrjashtime. Nė diktaturė ndodh e kundėrta, thelbi i Kushtetutės ėshtė sekreti, fshehja, ndėrsa transparenca ėshtė e ndaluar. Transparenca, rinumėrimi i votave, po bėhet deri edhe nė Bagdadin e pėrgjakur nga lufta civile, kurse nė Tiranėn qė synon integrimin me sistemin politik qė ka nė zemėr transparencėn, ajo shpallet e ndaluar si nėn komunizėm. Pse? Sepse e pengoka “Kushtetuta”! Nėse do tė ishte vėrtet kėshtu, atėherė alarmi i Brukselit duhej tė qe rregullimi urgjent i Kushtetutės shqiptare. Sepse njė Kushtetutė qė privon transparencėn, nuk ėshtė pėr demokraci, por pėr diktaturė.

    * * *

    Mbi tė gjitha nė Bruksel nuk po kuptojnė se nė Shqipėri nuk ka tė ngritur njė sistem institucionesh tė lira tė afta dhe me guximin pėr t’i vėnė kufij politikės dhe liderėve tė saj. Nuk ka skutė tė shtetit, tė institucioneve, medias, drejtėsisė e deri edhe shoqėrisė civile, qė t’i ketė shpėtuar ndikimit tė qeverisė nė veēanti dhe politikės nė pėrgjithėsi. Nė fakt, kriza e sotme ka nė rrėnjė tė saj kapjen e institucioneve dhe drejtėsisė nga politika. Sikur nė Shqipėri tė kish pasur njė Komision Qendror Zgjedhor me integritet profesional, si dhe njė Kolegj Zgjedhor tė pavarur, kriza do tė ishte shmangur dhe secili do kish marrė atė qė i takonte, pa qenė e nevojshme t’i fshihej transparencės. Kėtė ca “ndėrkombėtarė” e dinė, por bėjnė sikur nuk e dinė, pėr hatėr tė “stabilitetit”. Dhe ja Berisha deklaron se opozita duhet t’u drejtohet gjykatave dhe ca “ndėrkombėtarė” e marrin “seriozisht” kėtė kėshillė tė Kryeministrit, si njė rrugėzgjidhje tė krizės. Ata e marrin seriozisht kėtė farsė berishiste me gjykatat, duke harruar ato qė sapo kanė thėnė vetė pėr sistemin gjyqėsor nė Shqipėri, pra qė ėshtė njė sistem i kapur nga politika dhe korrupsioni i lidhur me politikėn. Dhe kush nga bota e politikės mund t’i kapė gjykatat para Berishės, qė ėshtė mė i fuqishmi i kėsaj bote? Provat e kėsaj kapjeje tragjike, qė po pėrdoret si alibi pėr tė maskuar “me ligj” vjedhjen e votės dhe si argument kundėr transparencės, janė sheshit. Pėr shkak tė kėsaj kapjeje, gjykatat nuk kanė mundur tė hedhin dritė ende deri edhe mbi njė krim tė llahtarshėm, kupola e zjarrtė e tė cilit e pėrzhiti krejt Shqipėrinė dhe u pa nga e gjithė bota. Ministri direkt pėrgjegjės pėr kėtė tragjedi, ėshtė ende ministėr si simbol i njė sfide tė hapur qė arroganca e njė pushteti qė qėndron mbi ligjin, i bėn drejtėsisė. Fatmir Mediu ėshtė sot ministėr, sepse drejtėsia e kapur e mbylli ēėshtjen e tij. Mediu ėshtė sot i mbrojtur me vendim gjykate, tamam ashtu sikundėr misteri i kutive tė votimit ėshtė i mbrojtur me vendim gjykate. Shqipėria vazhdon si nėn komunizėm tė jetė shteti ku padrejtėsia, antitransparenca, sekretet kriminale tė pushtetit, mbrohen me vendim gjykate, me padrejtėsi, “me Kushtetutė”. Njė pushtet i tillė drejtėsie ėshtė pa pushtet. Ai nuk ka kėllqe, nuk ėshtė i lirė tė marrė vendime qė cenojnė pushtetin e Berishės. Edhe Gjykata Kushtetuese, qė e pėrflasin aq shumė, jo vetėm qė do ta zvarriste marrjen e vendimit, por do ta hidhte “topin” nė Komisionin e Venecias. Ky i fundit e ka vėrtetuar me prova se pėr ēėshtje me ndjeshmėri tė lartė politike, ka dhėnė opinione jo siē ėshtė e drejta, po siē e do konjuktura politike, jo si e kėrkon demokracia, por si e do “stabiliteti”, qoftė edhe autokratik nė vende tė vogla si Shqipėria, qė u dashkan sunduar me “dorė tė fortė” para se tė bėhen gati pėr demokraci reale. Kėtij cinizmi politik, Komisioni i Venecias i ka shėrbyer nė disa raste kur ka dhėnė opinione pėr Shqipėrinė. Mė flagranti qe ai i vlerėsimit “OK” tė ndryshimit tė Kushtetutės nė vitin 2008, qė tashmė mundėson zgjedhjen e Presidentit tė Republikės (qė ėshtė dhe kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė), edhe me shumicė tė thjeshtė, pra me votat e deputetėve tė qeverisė. Kėtė amendim tė Kushtetutės shqiptare qė cenon hapur parimin e ndarjes sė pushteteve, qė rrėnon inxhinierinė shtetėrore tė anti-absolutizmit, ėshtė Komisioni i Venecias qė e ka shpallur tė drejtė. Pse? Sepse duket qė nė opinionin e kėtij Komisioni tė nderuar, nė kėtė rast, ndikimi i politikės dhe diplomacisė ka zėvendėsuar tė drejtėn. Shquhen qartė nė atė opinion gjurmėt e gishtėrinjve dhe ndikimeve tė njė diplomacie europiane qė pėr momentin kėrkon mė shumė “stabilitet”, sesa demokraci nė Shqipėri. Por pa demokraci, pa votė tė lirė, pa liri, pa drejtėsi, pa transparencė, stabiliteti ėshtė autoritarizėm. Dhe a mund tė integrohet nė Europė njė Shqipėri autoritare? Kemi frikė se nė kėto kushte gjithēka thuhet mbi procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian, ėshtė vetėm propagandė e njė procesi prej letre qė rrezikon, herėt a vonė, tė griset. Dhe pikėrisht atėherė liderė autoritaristė si Berisha, do t’ia kenė arritur qėllimit tė tyre tė fshehtė, mbajtjes sė Shqipėrisė larg
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Takun dėgjoni bre burra!
    Pėr zotin paskeni kohė tė tepėrt mė duket!
    Po nuk ka faj se e di qė kėtu nuk ka ligje se tė bėsh thirrje pėr anarki nė njė vėnd demokratik,t'i shtrydhin ato fare...le qė ai nuk ka nga ato...kot ja fut edhe unė...
    Pėrsa i pėrket transparencės,duhet, por PS-ja dhe Edvin Rama mos punojė me dy standrate.Le tė bėjė edhe ai transparencėn e punėve tė bashkisė,apo ėshtė i ndėrgjegjshėm ai...le tė jetė por, transparenca duhet.Tė bėjė edhe transparencėn e grevės se dy qė ishin nė grevė nga qyteti im,kanė dalė si molla e kuqe kur greva ende vazhdon!Nėse kėsaj ju i thoni grevė,ėshtė tjetėr gjė!!!Atėhere vazhdoni nė avazin tuaj se "mos bėni si bėj unė por bėni si them unė".E kėto,nuk i ha mė njeri.

  3. #13
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Andrea Stefani ka qene oficer dhe pastaj me vone profesor ne shkollen ushtarake Enver Hoxha.U jepte mesim studenteve per gjirin e partise, per te ndjenjuren gju me gju me popullin,dhe per revolucionet Bolshevike.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    duket!
    Po nuk ka faj se e di qė kėtu nuk ka ligje se tė bėsh thirrje pėr anarki nė njė vėnd demokratik,t'i shtrydhin ato fare
    Ndryshon maska e shtetit, por thelbi mbetet dhuna fizike ndaj kujtdo qe nuk bie dakort, dhe njerezit e kerkojne! E gezofshim pra demokracine tone te dashur, dhe ate qe do te na sjell Edi me shoke

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin
    Andrea Stefani ka qene oficer dhe pastaj me vone profesor ne shkollen ushtarake Enver Hoxha.U jepte mesim studenteve per gjirin e partise, per te ndjenjuren gju me gju me popullin,dhe per revolucionet Bolshevike.

    Ore plep, po ju i lexoni keto brockullat qe postoni apo jo?! Po c'te duhet ty more se ca profesioni ka pas autori i artikullit ne fjale?! Ore ti e kupton sa qesharak qe jeni a jo? Ti po ke argumenta te kundershtosh artikullin, bujrum, jepi dum muhabetit. Mos e banalizoni temen me idiotizma te tilla. Se dhe ai Saliu jote (qe ti dhe keta pacavuret e tjere si puna jote qe ma ngrini ne piedestal), ka pas qene nje here e nje kohe anetare i PPSH-se. Librezen e anetaresimit te tij mund ta gjesh kollaj fare ne internet, mjafton te besh disa kerkime te vogla. Mu si ato grate e liga me jeni bere, jo cuni Kico Ngjeles ka bere lek duke i rrjep shqiptaret ne procese gjysore, jo ky tjetri na paska qene nje bolshevik i thekur, nuk late palacollek me pa postuar ne forum. Thjesht kundershtoni pikpamjet e tjetrit, kete beni ju! Cuditem pse e paskeni kaq te veshtire xhanem!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endless : 14-05-2010 mė 07:23
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    Ore plep, po ju i lexoni keto brockullat qe postoni apo jo?! Po c'te duhet ty more se ca profesioni ka pas autori i artikullit ne fjale?! Ore ti e kupton sa qesharak qe jeni a jo? Ti po ke argumenta te kundershtosh artikullin, bujrum, jepi dum muhabetit. Mos e banalizoni temen me idiotizma te tilla. Se dhe ai Saliu jote (qe ti dhe keta pacavuret e tjere si puna jote qe ma ngrini ne piedestal), ka pas qene nje here e nje kohe anetare i PPSH-se. Librezen e anetaresimit te tij mund ta gjesh kollaj fare ne internet, mjafton te besh disa kerkime te vogla. Mu si ato grate e liga me jeni bere, jo cuni Kico Ngjeles ka bere lek duke i rrjep shqiptaret ne procese gjysore, jo ky tjetri na paska qene nje bolshevik i thekur, nuk late palacollek me pa postuar ne forum. Thjesht kundershtoni pikpamjet e tjetrit, kete beni ju! Cuditem pse e paskeni kaq te veshtire xhanem!?
    Ore zoteri , te gjithe njerezit gjykohen nga veprimet e tyre.
    Edhe ti vete, apo edhe une ketu gjykohemi nga ato qe postojme.
    Si mendon ti, se ky Andrea Stefani ka lindur analist?
    Por e kaluara e tij, ashtu si edhe e te tjereve, sigurisht qe ka lene gjurme ne formimin e tij. Dhe e kaluara e tij na thote se ka qene punonjes i aparatit te agjitacion propagandes se Partise se punes, keshtu qe ideali i tij per mua eshte nje pacavure e vjeteruar dhe e flakur ne hale qe ne 1990. Nese deshironi te ringrini komisaret politik te partise kete mund ta beni ne organizatat e partise suaj te dashur, por jo ketu sepse disa nga ne kane te aferm deshmore per te permbysur sojin tuaj te ndyre.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #17
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Nese deshironi te ringrini komisaret politik te partise kete mund ta beni ne organizatat e partise suaj te dashur, por jo ketu sepse disa nga ne kane te aferm deshmore per te permbysur sojin tuaj te ndyre.
    Ou ou ou bravo "doctor" doli parulla e vjeter "komunistet ne litar, pensionistet ne hanxhar".
    Mire more "doctor" po si thua Ti ta ēojme ne litar Saliun se ka qene 25 vjet sekretar, ose "komisar politik i Partise" siē e quan Ti.

  8. #18
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ngjela sulmon Evropen: Kryeministrat e BE, 80% e tyre jane ne ndjekje penale

    --------------------------------------------------------------------------------
    Rasti Ngjela eshte nje prostitucion politik , si duket ky picirruku ka nostalgji per burgjet e diktatures...

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin
    Ou ou ou bravo "doctor" doli parulla e vjeter "komunistet ne litar, pensionistet ne hanxhar".
    Mire more "doctor" po si thua Ti ta ēojme ne litar Saliun se ka qene 25 vjet sekretar, ose "komisar politik i Partise" siē e quan Ti.
    Leri lodrat e fjaleve se nuk i shkojne moshes tende(dhe times)
    Keto parrulla i nxori sigurimi i shtetit ne ate kohe per te nxitur kunderveprimin e popullit.
    Atehere ishim te rrinj dhe nuk i kuptonim keto gjera, por sot pas 20 vjetesh vetem sa me vijne zorret ne gryke nga shprehje te tilla.
    Askush nuk kerkoi varje ne litar te komunisteve
    Edhe im ate ka qene i tille.
    Ne partine e asaj kohe nuk aderonin vetem shushunja, kishte edhe nga ata qe e shikonin qenien e tyre ne Parti si nje mundesi me shume per ti sherbyer Atdheut.
    Keta ishin im ate e shoket e tij qe u persekutuan nga Partia nje jete te tere nga shushunjat e kuqe
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #20
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Leri lodrat e fjaleve se nuk i shkojne moshes tende(dhe times)
    Keto parrulla i nxori sigurimi i shtetit ne ate kohe per te nxitur kunderveprimin e popullit.
    Atehere ishim te rrinj dhe nuk i kuptonim keto gjera, por sot pas 20 vjetesh vetem sa me vijne zorret ne gryke nga shprehje te tilla.
    Askush nuk kerkoi varje ne litar te komunisteve
    Edhe im ate ka qene i tille.
    Ne partine e asaj kohe nuk aderonin vetem shushunja, kishte edhe nga ata qe e shikonin qenien e tyre ne Parti si nje mundesi me shume per ti sherbyer Atdheut.
    Keta ishin im ate e shoket e tij qe u persekutuan nga Partia nje jete te tere nga shushunjat e kuqe
    Jam plotesisht dakort me Ty "doctor" por desha te terhiqja pak vemendjen kur pa e kuptuar i mban anen ndonje "shushunje te kuqe"

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •