Thaçi: Pllaka - sulm ndaj vlerave të demokracisë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar vendosjen e pllakës me mbishkrimin “Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi”, duke e quajtur atë si një akt të ultë dhe sulm ndaj vlerave të demokracisë së vendit tonë.
“Rastin e vënies së një pllake denigruese ndaj personave medialë Flaka Surroi dhe Veton Surroi e konsideroj si akt të ultë dhe sulm ndaj vlerave të demokracisë së vendit tonë. Ne po punojmë me përkushtim për tolerancën, mirëkuptimin dhe shprehjen e lirë. Prandaj, veprimet e tilla janë të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin tonë, të cilët janë mbështetës të vlerave civilizuese perëndimore. Si kryeministër i vendit, aktet e tilla i konsideroj të papranueshme dhe të dënueshme”, thuhet në reagimin e kryeministrit Thaçi. /express/
Krijoni Kontakt