Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50

Tema: Vullnet Mato

  1. #1

    Vullnet Mato

    Librat tė botuar nga ky autor :
    Vėllimet poetike:
    "Tinguj malesh" (1969),
    "Krahėt e erės" (1972),
    "Ninullat e hekurit" (1984),
    "Dritaret e prillit" (1994), i vėllimit me poema "Katėr plagė tė Shqipėrisė" (1999) dhe i poemės "Nėnėmadhe Fterra" (2007).

    Vėllimet me tregime
    "E fshehta tronditėse" (1999)
    "Klithmat e mishit tė bardhė" (2006).

    Romanet:
    "Ujėsinor" (1976),
    "Era e kėsaj kohe" (1984),
    "Lakmia" (2000),
    "Maturantėt" (2002),
    "Damkosja e engjėjve" (2004)
    “Vajza e kuēur" (2007),
    "Marrėzia e madhe" (2008),
    "Matura e paharruar" (2009).



    CILI ĖSHTĖ QĖLLIMI YT ?

    Qėllimi im,
    ėshtė njė diagramė qiellore
    qė vargėzon ndjenjat e holla,
    ėshtė njė horizont i bardhė
    qė gėlojnė fluturat e korrikut,
    ėshtė njė borzilok saksie
    qė marrin erė vashat e njoma,
    ėshtė njė lot i kristaltė
    qė pikon gazin e qerpikut;

    ėshtė njė balonė fėmijėsh
    qė ngjitet nė erėn e lartėsive,
    ėshtė njė puthje e pėrvėluar
    qė ėmbėlson gjakun e zemrave,
    ėshtė njė urim pėr ditėlindje
    qė ēojnė valėt elektronike,
    ėshtė njė lajm i hareshėm
    qė u dėrgojnė bijtė nėnave;

    ėshtė njė vijė melodike
    qė gjallėron dasmat e vitit,
    ėshtė njė parmendė e artė
    qė lėvron thellėsitė e mendimit,
    ėshtė njė flakė e zjarrtė
    qė djeg ligėsitė e shpirtit,
    ėshtė njė arkivol i ndershėm
    qė prin homazhin e hidhėrimit.

    Po qėllimi yt,
    qė shkallmon qetėsinė
    me angullitjet e ujkut,
    cili ėshtė dhe ku e ka mirėsinė,
    o i urituri pėr tufat e majme
    tė kolltukut ?...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    SIAMEZJA SHPIRTĖRORE

    Kur artistėt prindėr
    gdhendėn me pasion
    skulpturėn e gjallė
    tė kėtij trupit tėnd,
    besoj nuk menduan
    se femra qė verbon,
    mund t’i linte meshkujt
    tėrėsisht pa mend...

    Ky vėshtrim i syve
    me rrezatim tė shenjt
    ditėn sjell aroma
    nga lulet dhe pyjet,
    netėve me eros
    mė josh e mė deh krejt
    dhe ndjehem porsi fllad,
    filloj flas me yjet.

    Buza, gusha, gjoksi,
    nektari i hojės,
    sa nisin tė ndezin
    njė puthje tė shpuzėt,
    tjetra i fryn prushit
    qė fle brenda gojės
    dhe hovi i zjarrit
    flakėron te buzėt.

    Nuk ėshtė ndoshta
    mishi trazimtar,
    qė mė jep etjen
    e diellit mbi dete,
    por lumi i thellė
    i shpirtit me valė,
    qė mė fundos brenda
    dhe sėrish kam etje...

    Mos mė ndaj nga prehri
    me dallgė ekstaze,
    se mė thahet zemra,
    o moj shpirtushe!
    Ti kthehu drejt meje,
    dhe pulsomė taze,
    tė mė vijė gjaku
    prapė nė barkushe.

    Dy siamezėt njihen
    si rasti pėrjashtim
    i trupave tė ngjitur,
    fenomen anomalie.
    Ashtu tė paēa ty,
    ngjitur me shpirtin tim,
    moj siamezja ime,
    fenomen dashurie!...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Milionat e mia

    Nga shumėzimi vetjak
    babai dhe nėna,
    shtuan gjashtė djem,
    pas njė vajze.
    Ngritėn gjashtė
    shkallė guri tė rėnda,
    pėr t’u ngjitur tė dy
    nė qiell parajse.

    Pesė, nga ne
    zgjodhėn rrugė rastėsie.
    Tė shkathėt
    nė biznes dhe zanate,
    mblodhėn secili
    milionat e tyre.
    Unė mblodha libra,
    mbusha rafte.

    Tokat e babait
    i ka kush s’i kishte.
    Emrin s’e kam
    nė libreza me para.
    Figuroj
    nė kopertinat e letrave shqipe.
    Fle te dhomat e sime bije
    pa qira...

    Krejt i lirė
    nga hipotekat dhe bankat,
    pres pa qira tė shkoj
    dhe nė qiell.
    Por kėsaj bote
    nuk i lė pas kamata,
    borxhe apo detyrim
    tė pashlyer..

    Thonė se
    nė qiell i kam tė gjitha
    milionat e nevojshme
    qė mė munguan nė tokė.
    Veēse aty
    do tė mė mungojė drita,
    rrezatimi qė kam kėtu
    nga miq e shokė...

  4. #4
    MOTRA JONĖ DURIMMADHE

    Durimmadhja shpirtpastėr, o motra jonė e vetme,
    duarshkathėta pėr gjithēka ushqeheshim e vishnim,
    dhembshuria qė lije kokėn pas gjashtė vėllezėrve,
    floriri i ndritshėm i tė gjitha varfėrive qė kishim;

    U rrite pa u ndjerė, moj guguēja jonė krahėshkruar,
    ēdo ditė nė trup tė vezullonin pendėt e purpurta.
    Tė kish ardhur koha e fluturimit po ne s’e kuptuam,
    se folenė nė strehė tjetėr do thurje me thupra.

    Tė vinin tufat e pėllumbave pėrqark duke gugitur
    dhe ne i qėllonim me llastiqet tona ku tė mundnim,
    pa ditur se po tė pėrzinim gėzimin e shumėpritur,
    pa menduar se ty nė jetė tė duhej dhe pėllumbi.

    Tė gjithė nė njė gojė, tė shamė e tė ofenduam,
    kur tinėz i buzėqeshe ndonjėrit qė i mbetej syri.
    Vetėm kur ike dhe pamė se mbetėm pa sy e duar,
    kuptuam se na mungonte tė gjithėve lulja e shpirtit...

    Oh, sa shumė qave atė ditė kur na le fare vetėm
    dhe dole nga dera pėr tė fluturuar larg nėntė male!
    Na erdhi keq, qė pa cicėrimat e njė vajze mbetėm,
    por dhe u gėzuam qė shpėtuam nga sytė e zuzarėve.

    Vonė tė kėrkuam falje e t’i puthėm tė dy duart,
    ndonėse na mungoje dhe pa ty nuk jetonim dot.
    Tė thamė se do ishe prapė nė zemrat tona vluar,
    dhe t’i lagėm dhjetė gishtat e unazave me lot...

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    PUTHJA E NJOMĖ

    Nga buzė vajzash
    rrėmbeu qindra puthje.
    Premtoi shumė,
    nuk mbajti asnjė.
    Ato ėndėrruan
    tė bėheshin tė tijat nuse.
    Ai u la kujtim puthjet
    dhe tjetėr asgjė.

    Ato gjetėn puthje tė njoma
    martesave.
    Ai kėrkoi puthje
    deri te mosha e vonė.
    Shkoi me puthje
    deri te njė e ve.
    Aty iu tha buza
    pėr njė puthje tė njomė...

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    TE MONUMENTI I SKĖNDERBEUT

    Ai na thėrriste tė mblidheshim
    nėn krahėt e shpendit krenar,
    qė s’ishte shqiponjė,
    po Arbėria me dy krerė.
    Na thėrriste tė ngriheshim
    nga gjumi i rėndė mesjetar,
    qė s’ishte gjumė,
    po vdekja e kombit viseprerė.

    Na thėrriste tė bashkoheshim
    nėn bajrakun kuqezi,
    qė s’ishte flamur,
    po gjaku shekullor i Arbėrisė.
    Na thėrriste tė lidheshim
    si shkėmbinjtė tanė me besnikėri,
    qė s’ishin shkėmbinj
    po kėshtjellat malore tė lirisė.

    Na thėrriste nė beteja
    kundėr “Mėkėmbėsit Qiellor”
    qė s’ishte sulltan,
    po djalli me fytyrė gjysmė hėne.
    Na thėrriste t’i mbanin shpatat nė dorė,
    qė s’ishim shpata
    po brinjė tė ēdo nėne.

    Na thėrriste
    tė hynim nė legjendat e tė parėve,
    qė s’ishin legjenda
    po zulmat e mėdha arbėrore, ilirike.
    Dhe na thėrret sėrish
    tė qėndrojmė mbi kėshtjellat e shqiptarėve,
    qė s’janė kėshtjella,
    po monumentet e ribashkimit
    tė trojeve tona etnike...

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    E nderuar Shigjeta! Profesor Vullneti eshte nje njeri i nderuar qe ka edukuar me qindra e qindra breza!Profesor i mire qe nder nxeneset e tij bej edhe une pjese, nje piktor mjaft i zoti dhe i talentuar,nje poet i mirefillte ,atdhetar ,drejtor i revistes Obelisk e aktivist i madh!Gjej momentin ta pershendes nga larg kete njeri te paharruar per mua!I uroj suksese kudo ku te jete!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Zonja PRANVERA BICA !
    Ndjehem tejet i nderuar qe kam pasur nje nxenese te mencur dhe dashamirese si ju, e cila shpreh mirenjohjen e saj per mua me fjale kaq te ngrohta dhe kaq te perzemerta. Ky vleresim me shton entuziazmin dhe frymezimin per krijime te tjera qe mund te kenaqin shijen tuaj te formuar qysh ne bangat e asaj shkolle, ku ju nuk me keni harruar edhe pas kaq vitesh. Me kete rast pershendes te gjithe familjen tuaj dhe ju dergoj nje perqafim prinderor po aq te ngrohte.
    Me shume respekt, Vullnet Mato. Gjej faqen time ne internet: http://krijimtariaime.webnode.com

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    [QUOTE=shigjeta;2849025][B]T

    Vullnet Mato

    MONOLOGU I NJERIUT TĖ LETRAVE

    Me letra sikur tė mbuloj edhe detin,
    nuk pres tė mė shtohet dikur pasuria,
    por jam pronar i ligjshėm i talentit,
    qė mė ka dhuruar bujarisht perėndia.

    Frymėzimi mė rrėmben tė gjitha ditėt,
    dhe mė mban nga dielli disi tė larguar,
    por kam njė diell tjetėr mė tė ndritshėm,
    pasionin e pėrhershėm pėr tė shkruar.

    Nga kėndi i heshtur ku kam tryezėn,
    vėrtit njė galaktikė tė tėrė fantastike,
    por kam edhe dy ufo tė largėt vėllezėr,
    qė mė ndihmojnė me energji kozmike.

    Duket sikur po hedh verbėrisht hapa
    nėpėr shtigjet e errėt tė imagjinatės,
    por kėsisoj jam duke montuar llamba,
    pėr tė ndriēuar edhe sytė e zinj tė natės.

    Shpesh mbetem i veēuar nga shoqėria,
    dhe bėj monologun deklamues me veten,
    por te miqtė e shumtė tė letrave tė mia,
    kam edhe polin e akullt tė eskimezėve.

    Argėtimet thonė se mė mban nė burg
    biruca e trurit, qė tė zbulohen krijimet,
    por dollinė e shėndetit ma ngre me fund,
    kushdo qė pi gotat e artit te shkrimet.

    Ndoshta s’kam vėmendje tė pėrpikta,
    kur shkoj ndanė rrugėve i menduar,
    por jam duke folur shpesh me librat,
    qė mė japin emėr nderi tė respektuar.

    Logjikės sė cekėt tė ndonjė politikani,
    mund t’i dukem kritik tepėr i rreptė,
    por jam kurdoherė gati tė fitoj debatin
    me secilin nga tė mandatuarit deputet.

    Duke marrė nga gjumi disa orė hua,
    mbase nxitoj tė shkoj te fundi i jetės,
    por farėzat qė mbjell pena kur shkruaj
    mė blerojnė lastarė edhe pas vdekjes.

    Vėrtetė s’kam sa duhet kohė e kurajė,
    pėr tė joshur sytė e lakmuar tė bukurisė,
    por mė shfleton te shtrati i ėmbėl i saj,
    edhe ajo qė nesėr mund tė shpallet miss.


    Vullnet Mato

    PRET NJĖ GRUA NĖ VERI

    Ėshtė njė shtėpi fshati larg nė Veri,
    mes borigave halore pranė njė pylli,
    njė shtėpi bore me tė pjerrtėn ēati,
    te njė livadh i bleruar qė puth dielli.

    Nė atė shtėpi me qeleshe reje mbi krye,
    pret njė malėsore me llėrė tė pėrveshura,
    njė faqekuqe qė kėnaqet me lexime poezie
    dhe te buzėt nuk i perėndon e qeshura.

    Ajo grua mė ftoi mik para disa vitesh,
    bashkė me burrin, njė malėsor trupfort,
    tė shkruaj vjersha e tė veroj aty pushimet,
    por nuk pata rast dhe nuk shkova dot.

    Ajo ēdo mėngjes, kur fshin oborrin,
    shkund gjoksin e madh duke vallėzuar,
    mjel lopėn, zien qumėshtin, zė kosin
    pastaj pjek kulaēin e grunjtė pėr mua.

    Ka dėrguar letra me disa re bardhoshe
    ku ka shkruar me lapsin e kuq tė rrufesė:
    “Eja, or mik, se ne tė presim prej kohe!“
    Do shkoj t’i lexoj kėtė vjershė para se tė vdes.

    Vullnet Mato

    EZMERJA ĖMBĖLOSHE

    Njė ezmere ėmbėloshe,
    shtatėmbėdhjetėvjeēare,
    hyri te shpella ime
    me gjakun prush tė pėrvėluar,
    kur ishim nė prillin e ndezjes
    sė zjarreve moshatare
    dhe u ngrohėm pėrkohėsisht
    nė zjarrin e ndaluar.

    Pastaj ajo iku
    tė gjente shpellėn e pėrhershme,
    te njė tjetėr zjarrndezės
    qė i duhej pėr jetėn.
    E pėrcolla me pėrqafimin ndarės
    tė njė mikeshe,
    duke kujtuar shpesh
    zjarrin bubulak qė ndezėm.

    Tani e takoj tė thinjur
    me mjaft nderim e respekt,
    qė mė shkriu akullin e gjakut
    nė acarin e kaluar,
    kur Zeusi dėnonte
    zjarrndezjen pa dokument
    tė firmosur nė regjistrat e zjarreve
    me hi mbuluar.

    Shtrėngojmė vetėm duart,
    ku na fle thėngjilli i hershėm,
    si pasardhės tė Prometeut
    qė zjarrin do ndezim sėrish,
    kur tė na rinojė Zoti,
    qė dėshiron dhe nė botėn tjetėr
    tė ngrohemi pranė zjarrit
    tė madh tė dashurisė.


    Vullnet Mato

    TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN
    In memoriam
    “U ēova nga gjumi i gjatė dhe erdha
    tė takohemi nė gjumin tėnd tė shkurtėr ! „
    Kumboi zėri i Vilsonit nga pėrtej jeta
    me tingullin e njohur, disi tė mugėt.

    “S’i kemi harruar ēastet, o mik Vullneti,
    kur lexonim vjershat te rrapi i gurrės,
    na i shtypje me makinėn tėnde “oliveti“,
    t’i ngjitje te tabela letrare e kulturės...

    Kėtu pranė kam dhe Gencin e pėrgjakur
    nga plumbat e zinj tė pushkatimit poetik...
    Mos u habit qė ende nuk jemi plakur,
    poezia na la tė rinj, siē vdiqėm atė ditė...“

    Vilsoni i kishte pis tė zinj flokėt e ballit,
    dhe prej sė largu i vinte era gjethe bushi,
    nga vitet te Zgara mes shkurreve tė malit,
    ku fjeti i shtrirė nga bataretė e plumbit.

    “Atė poezinė fatale me titullin “Sahara“
    qė shkrova me frymėzimin tim spontan,
    e pagova me plumba ballit natėn te Zgara,
    ku varret mes shkėmbinjve mezi u ēanė...“

    Gencit bjond i kėrceu mollėza e Adamit,
    sikur lėvizi njė kokėrr arrė te mesi i qafės.
    “Nėnė Gjiska mė solli arra shtėpie te varri
    siē m’i mbushte xhepat pėr nxėnėsit e klasės.

    Kur na gjykuan me ekspertizėn e poezive,
    nuk e kuptuam ē’po ndodhte te ky shtet,
    teksa ne dergjeshim nė birucat e mizorive,
    na fajėsonte spiuni i Degės, mėsuesi poet!...

    Sikur ne kishim nxirosur tė djeshmen e zezė,
    me ide qė flinin tė heshtura te raftet e librave,
    ku kontrolli policor nxori rastėsisht nė shesh
    farėzat lirisė qė do tė bleronin pas dimrave.

    Vetėm se menduam stinėn e lastarėve tė penės,
    ne falėm rininė, pa kėrkuar hakmarrjen e krimit.
    Po kosėtarėt mizor qė na prenė lastarėt e jetės,
    pse s’u penduan t’i kėrkojnė falje vajtimit ! “


    Vullnet Mato

    KUR TĖ KAM PRANĖ

    Kur tė kam pranė,
    bėhem ēoban me kėrrabė tė madhe.
    Mė bėhen nė sy
    lėndina me luledele.
    Rudinat gufojnė gjinjtė e bardhė
    me qumėsht trėndelinash,
    nėn diell vere.

    Mjel cicat e rrumbullta
    me thithkat manaferra
    dhe lėngu diellor mė rrjedh
    mes gishtave tė fortė.
    Shuaj etjen,
    e mė kullojnė nė mjekėr rrėkera,
    derisa mbushet kova e gjoksit
    me shkumėn e ngrohtė.

    Ledhatoj manarin tėnd
    me qime tė ndritura
    dhe jetoj ēaste magjike
    mė tė lumtura se nė pėrrallė.
    E mėkoj me flladin e vakėt
    te buzėt e uritura,
    dhe kap me kėrrabė nė qiell
    yje tė gjallė.

    Kur eksitimi magjik shuhet
    nga kapja e njė ylli
    dhe kėrraba e ēobanit
    kthehet nė llastik,
    mė duket vetja
    kozmonaut i zbritur nga qielli
    dhe ti anije e pėrsosur
    pėr fluturim kozmik.

    Pėr tė kapur sėrish yje
    me kėrrabėn e ēobanit,
    pėr tė fluturuar sėrish
    nė qiellin paanė.
    Kur tė kam pranė...


    Vullnet Mato

    LAGJIA IME NGJYRĖ BRONZI

    Jetoj te lagjia e "Tironės" me gjuhė lirie,
    ku jehon tallavaja me tonalitete histerike,
    dėgjoj shprehjen:“Tė bofsha me rob shpie!”
    siē bie sahati i madh te xhamia islamike.

    Quhem “gaxhoi i mirė qė shkruan llogje”.
    Kur zbres nga makina bidonat me ujė Selite,
    mė rreshtohet skuadra ndihmėse me yje bote,
    nga lista ndėrkombėtare e futbollistėve.

    Fundjavėn e kam me net pagjumėsie,
    nga ekstazat dasmore tė miqve komshi,
    qė mė urojnė nga larg me litėrshe rakie
    dhe hedhin valle nate te rrugica me shi.

    Djemtė e vajzat me xhinse poshtė mesit,
    me kėrthizat si mikrofona qė thithin deri tutje,
    u dridhet barku nga ritmet marroke tė xhezit,
    tek kėrcejnė si kukullat me fije tė padukshme.

    Zhurmėtarėt e mi lindin e shuhen si meteor,
    por humbjet ua plotėson karvani me kokorroēėt.
    Ēuditen kur nė zi i ngushėlloj mbi arkivol,
    ku zbrazin dhimbjen mė tė hidhur tė botės...


    Vullnet Mato

    KUR JETOJ PASIONIN

    Kur jetoj
    fare pa qėllim,
    kam stres,
    kam trishtim.
    Dita s’ka kuptim,
    nata s’ka gjumė.
    Java, muaji
    dimėrojnė shumė.
    Vėshtrimi vyshket
    pėr njė pikė gėzim,
    gjaku ndryshket,
    lėviz me pėrtim.
    Vuajtjet shtohen
    pa numėrim.
    Trupi bėhet
    plagė pa shėrim.

    Kur jetoj i zhytur
    nė pasionin tim
    lundroj nė qejf,
    notoj nė argėtim.
    Lexoj shkrime,
    rendis vargje,
    shpalos ngjarje,
    mbush faqe,
    dikush i lexon,
    dikush kthjellohet.
    Dita s’mjafton,
    nata shkurtohet.
    Flas me shpirtin,
    me tė sotmen,
    me tė shkuarėn,
    prek lėvizjen,
    afroj tė vonuarėn.


    Vullnet Mato

    TROJANI PLAK
    NĖ BETEJAT E FUNDIT

    Trojani plak pėrleshet
    me Atridėt infektues
    qė e sulmojnė
    qysh nga koha e vjetėr,
    pėr t’i zaptuar egėrsisht
    Trojėn e trupit,
    pėr t’i rrėmbyer pabesisht
    Helenė - jetėn.

    Akili i kancerit i sillet
    rreth mureve fizike,
    me patėrshanėn tumbake,
    tė shtrenjtėn bisturi.
    Agamemnoni i ushtrisė
    sė madhe mikrobike,
    ndėrsen nga ēdo anė
    akejtė e viruseve tė tij.

    Disa herė ėshtė shtrirė
    nė kazermėn shėruese,
    nga plagėt e shigjetave
    tė ardhura fluturim,
    pėrmes bedenave tė rėna
    tė kamares bluese,
    goditur me shashkat
    e diaresė nė shpėrthim.

    Kalitet nė ecje e pajiset
    me mburoja gripale.
    Gatitet tė pėrballojė sulmet
    me vaksina paraprake.
    Dhe shėnon festa fitorje
    nė fletėt kalendare,
    ditėt qė e gjejnė
    nė gatishmėri luftarake,

    Pėrqark fortifikimeve tė tij,
    Helenat e reja,
    gazmojnė nga imuniteti
    mbrojtės prej natyre.
    Atij i bėn zemra trak!
    qė jeta i shkoi nė beteja,
    pa marrė sa duhet
    eliksirin jetėdhėnės tė tyre...

    Vullnet Mato

    KUR NXEHEN POLITIKANĖT

    Kur dėgjoj politikanėt
    nė ekrane apo foltore tė kuvendit,
    tek nervozohen fare kot
    dhe gėrthasin rreptė,
    them me vete,
    u mungon autokontrolli i personalitetit,
    pėr tu frenuar
    para mijėra dėgjuesve krejt tė qetė.

    Nervat e tyre
    tregojnė se kanė hardiskun e trurit
    pa kapacitetin e nevojshėm pėr argument,
    dhe duke mos pėrballuar
    mbingarkesėn qė i futin,
    procesori i logjikės u nxehet shpejt...

    Ndaj nė pozicione ku politika
    peshėn e shtetit mban,
    nevojiten kapacitete tė fuqishme
    tė veprimtarisė trunore.
    Tė durojnė ngarkesa mendimi
    me shumė gigabajt,
    pėr nivele tė larta qė kėrkon
    logjika bashkėkohore...

    Vullnet Mato

    HELMI I CMIRĖS SĖ KOTĖ

    Mundohem tė zbut
    dy-tre gjarpėrinj tinėzar,
    qė mė vėrshėllejnė pas shpine
    tingujt e pickimit.
    U kėndoj melodi
    me fyellin e bilbilit gjyzar
    t’u zbut helmin e cmirės
    me mjaltin e durimit.

    O ju gjarpėrinj
    tė fshehur mes fletėve me hėnė !
    Mė keni drejtuar pickimin,
    po si ėshtė e mundur,
    helmin pėr mua
    te maja e thumbit keni vėnė,
    ndonėse shkopin
    asnjėherė nuk ua kam tundur?!...

    E kuptoj fare mirė
    arsyen tuaj tė egėrsimit,
    pėr tė mė bėrė viktimė
    tė helmimit pa shkak:
    u vrasin sytė
    krahėt e bardhė tė fluturimit,
    qė mė dha natyra,
    kur tė ndryshėm na krijoi bashkė.

    Megjithatė kaloni lumin
    e opinioneve me not,
    t’u thotė sa i kam dashur
    gjarpėrinjtė notues.
    Dhe pasi ta lini aty
    helmin e cmirės sė kotė,
    do t’u afrohem dhe juve,
    si zvarranikėve bashkėjetues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 15-10-2010 mė 11:38

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    [QUOTE=vullnet mato;2895157][QUOTE=shigjeta;2849025][B]T



    Vullnet Mato

    BUKUROSHJA QĖ MA BĖN ME SY

    I falem fatit tė parė qė mė dha fatmirėsia,
    pėr tė lindur nė Sarandėn e bukurisė sė shenjtė,
    ku u mblodhėn dyzet shenjtorė nga gjithėsia
    dhe i vunė emrin pėrjetėsues tė shifrės dyzet.

    Ashiku dell qė i sillet kėsaj bukuroshje pėrqark,
    dremit gjithė vitin mbi shkallėt e saj harkore
    dhe nė udhėn e dashurisė sė tij tė zjarrtė.
    ka fiksuar kėtu mė tė ndritshmen lakore.

    Kėtu mblidhen kureshtarėt e tė gjitha viseve
    tė sodisin kėtė perri qė i tėrheq si magnet
    dhe tre muajt e artė tė gjithė mesviteve,
    Saranda e flladeve jugore bėhet kryeqytet.

    Kėtu autobusėt luksoz flenė bashkė me tragetet
    tė radhitur si dallėndyshet mbi telat e telefonit,
    pasi kanė sjellė nga larg malet dhe detet,
    tė pushojnė nė vargun e hoteleve si dallgėt e Jonit.

    Kėtu vajzat dalin nga shkumėzimet e valėve
    me belin hollak si bishti luhatės i peshkut,
    me bukurinė e magjishme tė sirenave detare,
    dhe me joshjen gazmore qė u jep fresku.

    Kėtu djemtė ēapkėnė me lėkurėn ēokollatė
    ēmenden pėr vajzat e ardhura nga Veriu,
    dhe u zbresin pėrtokė hėnėn nė mesnatė
    dhe u nxjerrin nga deti oktapodhin me sy njeriu.

    Kėtu yjet e pjekur bien nga vreshtat e hėnės
    dhe i presin detarėt nė rrjetat e peshkimit.
    Kėtu horizontet tė presin me dashurinė e nėnės
    dhe tė dhurojnė portokallin e kuq tė perėndimit.

    Saranda kurdoherė lėvrin brenda damarėve tė mi
    dhe unė marr impulse nga zemra e saj e madhe,
    nga kjo bukuroshe sykaltėr qė ma bėn me sy,
    sa zbres hundėn e Gjashtės nėn dy vetulla malesh.

    Vullnet Mato

    TĖ VETMIT ARMIQ TĖ PABESĖ

    Si rėndom nė marrėdhėniet e ndėrsjellta
    me tipa e karaktere nė punė e shoqėri,
    qė afrohen te njeriu pėr interesa tė veta,
    pata dhe unė sejmenėt e lajkatarėt e mi.

    Ata ledhatuan mendimet sa mė buisnin nė kokė,
    ballin e zhveshur ma mbuluan me kaēurrela.
    Ata ma ulėn diellin e m’i zbritėn yjet pėrtokė,
    qė me dy kėmbėt e mia delikate t’i shkelja.

    Ata peshkuan fjalė dhe stisėn opinione,
    ngjarje e bėma pėr persona tė tretė,
    gjoja i njihnin mirė e kishin informacione
    meqė s’kisha pasur rastin t’i njihja vetė...

    Ata m’u shfaqėn si miqtė e mi tė shtrenjtė
    dhe u betuan pėr besnikėrinė e tyre pakufi.
    Ata ishin tė vetmit tė pabesė qė pata nė jetė.
    Ata ishin e mbetėn dhe tė vetmit armiq tė mi...

    Vullnet Mato

    TĖ PRES TE VESA E GJELBĖR

    Lere celularin,
    eja flasim me sy,
    derisa gjumit
    tė dy i kemi shkarė!
    Tani kur lind dita
    nga nata nė shtatzani,
    eja tė shohėsh
    njė mrekulli tė paparė!

    Tek arat me grurė,
    kėtė mėngjes pėr ty!
    Kallinjtė si roje nderi
    janė vėnė nė radhė!
    Eja tė pres,
    siē pret gruri i ri,
    tė mugullojė nga nata
    agimi i bardhė.

    Bulėza tė argjendta
    mė vezullojnė mbi krye,
    kallinjtė nga qepallat
    shpėrthejnė rreze.
    Eja, me kėmishė nate
    tė na spėrkatin yjet,
    qė shuhen si qirinj
    e pikojnė vesėn e gjelbėr!

    Eja, se kur bleron buka
    e vesuar ndėr ara,
    njė puthje ushqen
    njėqid vjet dashuri.
    Dhe ėndrrat tona
    i gjelbėron sonte nata,
    po t’i bėjmė dritė
    para diellit ne tė dy.

    Vrapo pa zbardhur,
    shtegut mespėrmes,
    gjurmėt pėr tek unė
    t’i ndrit hėna vezullore!
    Eja, spėrkate trupin
    si zambaku me vesė,
    o moj hėnėza ime
    paraagimore!...

    Vullnet Mato

    PROFESORI I LAMTUMIRĖS

    Tė pashė kur pensionin numėrove disa herė,
    o i nderuar profesor i moshės sė lamtumirės,
    dhe rrudhat e thella s’tu sheshuan asnjėherė,
    nga fizionomia dimėrore qė i dhe fytyrės.

    Tė pashė kur supėn barishtore pėrzieve me kothere
    dhe vajin e zėvendėsove me ca thėrrmime rigon.
    Mishit prej kohėsh ia harrove shijen dhe erėn,
    kafen e pive atje ku lėngu nga llumishtet kullon.

    Tė pashė kur urinove duke u dridhur i tėri,
    se ilaēi i prostatit tė hante paratė e bukės.
    Tu kėput dora si ashkėl dhe tu drodh zėri
    kur urbanit i pagove tridhjet qindarkat e rrugės.

    Tė pashė kur guri qė nxore nga tėmthi i mėlēisė
    sa guri diamant njėqintenjėzet karat tė kushtoi,
    pėr tė paguar bluzat e njollosura tė mjekėsisė,
    qė tė fundosėn nė aq borxhe sa as vdekja s’i pranoi.

    Dikur e ndjeje veten njė yll qė shpėrndaje rreze
    dhe auditori tė rrethonte si fluturat rrotull dritės.
    Tani tė duket sikur je bėrė njė vrimė e zezė,
    nga e cila largohen ata qė i tremben ndihmės...

    Veēse shteti ka pėr ty njė detyrim madhor,
    se ta pagoi badiava punėn pėr tėrė njė jetė.
    Dhe tani qindarkat i nxjerr me shumė zor,
    nga ato qindra miliarda qė qarkullon nė xhep.

    Po tė shtosh dhe miliardat e pasurisė kombėtare,
    ku ti ke pjesėn tėnde tė pronės sė investuar,
    del se me shumimin e tė ardhurave shumėvjeēare,
    edhe nga fitimet e pėrtej jetės, ti kotheren ke fituar...

    Vullnet Mato

    MAJMUNĖT IMITUES

    Ndonėse kostumin e leshtė qė veshin,
    ua dhuron natyra me komplet lėkure,
    majmunėt si njerėzit, qajnė e qeshin
    dhe ruajnė vertikalitetin nė ecje e ulje.

    Burrat bredhin shtigjeve tė komunitetit,
    gratė mbeten ngarkuar me fėmijėt e pėqirit.
    Marrosen pėr kolovitje e argėtime qejfi,
    ngrenė zėrin sa tronditet qetėsia e pyllit.

    Lakmojnė tė grabitin zahirenė e tjetrit,
    grinden pėr truallin e kasolles sė dimrit.
    Kanė xhelozi e rrihen keqas pėr seksin,
    majmuneshėn e bukur e fiton i forti i bėrrylit.

    Megjithėse bashkėjetojnė dy nga dy,
    dhe pjellin tufėn e majmunėve legalisht,
    po ashtu femrat e dredhin nė dashuri
    dhe zbulojnė pėr joshje “sekretin” nėn bisht.

    Ata bėjnė mjaft veprime e gjeste njerėzish,
    por imititmin e kanė mbi qejfet dhe punėt.
    Nuk dihet e sigurt, njerėzit pėrqeshin,
    apo ne imitojmė nė sjellje majmunėt?...

    Vullnet Mato

    DY ĒELĖSAT

    Mijėra dyer
    ka Tirana e madhe.
    Mijėra ēelėsa
    kanė njerėzit ndėr xhepa.
    Sigurojnė pasurinė
    dhe jetėn familjare,
    me njė copė metal
    tė gdhendur me krepa.

    Burrat,
    veē ēelėsit metalik tė portės,
    kanė dhe pėr gruan
    “ēelėsin” organik.
    Por ēelėsi kopil ēel,
    jo vetėm gratė e botės,
    po edhe gjyqet
    qė shpėrbėjnė familjet
    ēdo ditė...

    Pashai qė themeloi
    kėtė qytet ahengu dhe fati,
    tha me shqetėsim rrezatues
    lart nga njė yll:
    -Vetėm po tė lidhen zemrat
    si akrepat e sahatit,
    mund tė shpėtojė Tirana
    nga ēelėsi kopil...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 15-10-2010 mė 13:20

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •