Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 87
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    S H E K U L L I, 13/05/201

    Çfarë do të thotë "zgjidheni vetë"
    PREÇ ZOGAJ

    Janë shtuar zërat nga Europa që i kërkojnë klasës politike shqiptare ta zgjidhë vetë krizën e saj. Ditët e fundit, komisioneri për zgjerimin, zoti Stefan Fule, e ka përsëritur dendur këtë kërkesë, duke referuar edhe mjetet që Shqipëria ka e duhet të përdorë, siç janë Gjykata, Kushtetuta, Institucionet.

    Në pamje të parë, ky qëndrim duket si shprehje respekti dhe besimi në aftësitë e elitës dhe institucioneve shqiptare. Shqipëria ecën e duhet të ecë vetë tani që është bërë anëtare e NATO-s dhe po kërkon të marrë statusin e vendit kandidat në BE!

    Mirëpo, po të mbahet parasysh dështimi i deritanishëm i përpjekjeve të Europës për zgjidhjen e krizës sonë politike, vetiu të shkon mendja se ky qëndrim nuk ka të bëjë me shprehjen e respektit. Duket me shumë si lodhje e Europës me ne, madje edhe si braktisje, qoftë edhe e çastit. Zgjidheni vetë!

    Ne që nuk zgjidhem gjë deri me sot në praninë e delegacionit të madh të Këshillit të Europës, me ndihmën e zyrtarëve më të lartë të Komisionit për Zgjerimin, me ecejaket aktive dhe fort dashamirëse të ambasadorëve Widhers të SHBA-së, Montobio të Spanjës, Lohan të BE-së dhe Boch të OSBE-së, ne pra që i kthyem duarbosh gjithë këta partnerë, gjithë këta miq, gjithë këta ndërmjetës, duhet ta zgjidhim vetë, duhet të vrasim veten e të zgjidhim vetë!

    Në fakt, në këtë kontekst, kjo formulë me shumë kuptime, ka edhe kuptimin e ndëshkimit. Ju ndëshkojmë ta gjeni vetë zgjidhjen për krizën tuaj! Koha ka filluar! Po nuk e gjetët, kriza do t'ju përpijë në vorbullën e saj të gjithëve.

    A vërtetë besojnë në Europë se qeveria dhe opozita e Shqipërisë mund të ndërtojnë vetë, pa ndërmjetësim, një dialog të frytshëm që do t'i jepte fund krizës? Nuk besoj! Të kërkosh dialog brenda institucioneve, të kërkosh zgjidhje brenda parlamentit - kjo është parimore. Ne duhet t'i falënderojmë zyrtarët europianë që nuk mërziten të na përsërisin pa pushim mesazhe të tilla të drejta.

    Por, ne emër të mirësjelljes, e kemi për detyrë t'u themi: këto mesazhe nuk mjaftojnë më, nuk tingëllojnë më dhe nuk lidhen më me krizën shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë e konsumoi botërisht vullnetin e shumicës qeveritare për të mos e zgjidhur krizën, duke ngritur një komision hetimor të njëanshëm, të pavlefshëm, që ka mbetur në letër.

    Kriza shqiptare ka ekspozuar para botës dobësitë e institucioneve që janë dobësitë e demokracisë në këtë vend. Kriza e refuzimit të transparencës së zgjedhjeve ka bërë vetvetiu, pa dashje, një transparencë të një lloji tjetër: transparencën e frikës së qeverisë për t'u përballur me hetimin parlamentar të kutive të votimit; transparencën e një sistemi ku arbitrariteti ka vënë në gjunjë garancitë.

    Shumëkush në Europë dhe në Shqipëri nuk e kishte ditur këtë. Por e mori vesh, falë krizës që po nxjerr në dritë të vërtetën e Shqipërisë.

    Shumica e PD-së, me mbështetjen e PS-së, ka prishur vitin e kaluar disa balanca jetike të pushteteve, duke i lenë krizat eventuale pa menaxhim institucional, në mëshirën e fatit, apo në mëshirën e palëve antagoniste.

    Presidenti i Republikës, edhe pse nuk i mungon dashja dhe vullneti, është rezervuar të konsumohet në role dhe në zgjidhje që nuk i sheh të mbështetura qartë në kompetencat e tij.

    Në këto kushte, për tu bërë ajo që po kërkon Europa, nuk mbetet gjë tjetër, veçse Berisha t'i telefonojë Ramës për të vendosur së bashku zgjidhjen e ngërçit. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë.

    Unë mendoj se ketë zgjidhje pret ajo pjesë e Europës që na kërkon me sinqeritet ta zgjidhim vetë problemin. Nuk po thotë kush nuk ekziston problemi. Po thonë "zgjidheni". Kushdo që ka dy para mend e merr vesh se kjo thirrje i drejtohet pikësëpari kryeministrit të vendit.

    Por "telefonata" e Berishës duket një utopi për momentin. Berisha është përfshirë në një lojë nervash me opozitën, me mendimin se sakrifica e grevistëve të urisë ka një limit, ndërsa ai është komod në pritjen e tij.

    Ai nuk po kërkon zgjidhje, siç e këshillon Europa, por po pret të dorëzohen grevistët, të tërhiqet Rama. Është e çuditshme se si mund ta mendojë këtë një politikan profesionist, që e ka provuar vetë se çdo të thotë të ngresh në këmbë një lëvizje politike kaq popullore.

    Në lëvizje të tilla ka një moment ku lëvizja e drejton liderin po aq sa lideri lëvizjen. Në mos me shumë. Në këtë pikë është sot lëvizja e opozitës për transparencën e kutive.

    Kushdo ka të drejtë ta lexojë sipas mendjes së vet kërkesën e Europës "zgjidheni vete". Shumë njerëz e lexojnë edhe si një nxitje për t'u derdhur edhe me shumë në protesta demokratike të pandalshme.

    Përvoja ka treguar se krerët politikë të Shqipërisë dhe vetë kryeministrit aktual nuk vinë të zgjidhja e duhur në kohën e duhur, por vetëm kur mbushet kupa. Këto zgjidhje kanë kosto të lartë dhe nuk u dihet asnjëherë fundi.
    Barra është edhe besim, thotë një fjalë e urtë.

    Ne e falënderojmë Europën që na nxit ta zgjidhim vetë krizën. Pa u futur në kuptimet e shumta të kësaj këshille, duhet t'i themi Europës me ndershmëri, sot dhe jo nesër: Duam ta zgjidhim vetë, por gjërat janë pleksur në atë mënyrë sa nuk e bëjmë dot.

    Kemi nevojë për ndihmë urgjente nga Europa dhe SHBA-ja. Kemi nevojë për ndihmë konkrete, që nuk mbetet në rrafshin e parimeve të përgjithshme. Kemi nevojë që Europa të hyjë në përmbajtjen e krizës.

    Kemi nevojë që zyrtarët e Komisionit për Zgjerimin, por edhe të tjerë që merren me Shqipërinë, te lexojnë raportin e OSBE-ODHRI-i, ku përtej dy tre fjalive me karakter politik që janë shtuar në Vjenë, vëzhguesit e terrenit kanë listuar të gjitha shkeljet e Kartës së Kopenhagenit në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, përfshirë numërimin e keq dhe shumë të keq në një të tretën e territorit. Po aty, vëzhguesit kanë "gdhendur" frazën fatale se besimi i shqiptarëve te zgjedhjet është dëmtuar rëndë.
    Më tej, Europa do të na ndihmonte shumë po të shohë e reflektojë mbi kutinë e Ruzhdijes, e vetmja që është hapur. Do të na ndihmonte shumë po të shohë se dy parti politike, PDK dhe LZHK, kanë bërë padi penale për manipulim të zgjedhjeve, e para në prokurorinë e Shkodrës, e dyta në atë të Tiranës, por, si në një përbetim të përgjithshëm kundër transparencës, edhe rruga e prokurorisë rezulton e mbyllur për opozitën.

    Së fundi, Europa do të na ndihmonte shumë nëse e merr dhe e sheh me sytë e vet Kushtetutën e Shqipërisë, nëse bindet vetë se cili është neni, cila është klauzola që ndalon hetimin parlamentar të kutive.

    Të gjithë jemi dakord që hetimi të respektojë Kushtetutën dhe të garantojë transparencën. Por, me këtë formulë qeveria luan sikur Kushtetuta nuk lejon hapjen e kutive. Europa ka dëgjuar qeverinë dhe ne nuk mund ta qortojmë pse i ka besuar qeverisë sonë.

    Por është momenti ta shohë me sy, është momenti ta kërkojë të përkthyer nenin që ndalon transparencën. Ky nuk është cenim i sovranitetit. Posaqë Shqipëria synon të bëhet pjesë e Europës, Europa ka të drejtë ta luajë këtë rol në Shqipëri. I lutemi!
    Te njejtat lojera fjalesh si ne vitet e meparshme, kur Preci ndiqte me kujdes zhvillimet, per te pare se nga duhet te kaperceje vaun, qe te mos i lagej prapanica!

    Te tille mjeshtra demagoge ka me shumice ne Shqiperi dhe keta jane ne fakt rreziku permanent i perparimit te shoqerise shqiptare, keta jane ata qe duan qe mishi te piqet por helli te mos digjet, pra ata te mbeten perhere protagoniste ne politike, duke shfrytezuar etjen per pushtet sa majtas e sa djathtas.

    Te tille si ai, jane dhe kllosharet e tjere te politikes shqiptare te tipit Spartak Ngjela, qe per 20 vite ka nderruar 20 parti!

    Ata nuk e imagjinojne dot ekzistencen e Shqiperise, pa qenjen e tyre ne parlament dhe ne emer te kesaj kauze jane gati te bejne kompromis dhe me djallin!

  2. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H Q I P, 13/05/2010

    Greva e urisë dhe ndërkombëtarët
    Skënder Minxhozi

    Në ditën e 12 të grevës së urisë së opozitës, panorama e vetme që arrihet të shihet përmes retorikës ekstreme dhe gjuhës së kërcënimit, është ajo e një bllokade të vërtetë të negociatave për gjetjen e një kompromisi. Përkundër fjalëve për një projekt të disa përfaqësuesve diplomatikë, për një kompromis lidhur me materialet zgjedhore, pa prekur fletët e votimit, duket se situata ka mbetur pak a shumë ajo e ditës së parë të grevës. Nga njëra anë, Kryeministri bën sikur nuk e ka dritaren e zyrës mbi çadrat e grevistëve, duke bërë sikur nuk sheh, sikur nuk dëgjon, sikur nuk kupton. Nga ana tjetër, opozita vijon ta avancojë kauzën e saj edhe përmes tik-takut delikat të orëve, që grevistët i marrin shëndetit dhe urisë së tyre.

    Nga kjo përballje, deri tani, s’ka dalë asnjë produkt për të qenë. Kriza vazhdon, protestat po ashtu dhe qeveria me opozitën ndodhen në minimumin historik të komunikimit të arritur që prej shumë vitesh. Ndërkohë që axhenda e punëve shqiptare fryhet e fryhet, duke arshivuar e lënë mënjanë kompromise, reforma dhe procese esenciale për integrimin e vendit, stabilitetin e tij ekonomik e social.

    Është e vështirë të thuhet sot, kur greva ka hyrë në një fazë delikate të saj nga pikëpamja shëndetësore, se cilat janë llogaritë politike që bëhen mbi ato 28 çadra në bulevardin qendror të Tiranës. Për aq sa termi “llogari” përmban brenda një ngjyrim negativ e ndoshta të pavend për grevën e urisë, s’mund të mos thuhet se me këtë protestë, palët politike po reklamojnë dhe po mundohen të avancojnë të drejtat dhe interesat e tyre brenda krizës. Pozita, me profilin e ulët që po mban, po pret që greva të degjenerojë në një sakrificë pa dobi dhe pa fryte. Opozita, nga ana e saj, po përpiqet që imazhin dhe mesazhin e grevës ta mbajë gjallë dhe ta përhapë, në formën e një proteste publike në të gjithë vendin, duke u munduar që kauzën e grevistëve për hetimin e zgjedhjeve, ta pasurojë me listën e gjatë të krizave dhe të problemeve sociale që ka Shqipëria e sotme. Në mes të kësaj krize ka deri tani një palë që refuzon të marrë rolin që zakonisht e ka luajtur me dëshirë dhe protagonizëm të pa fshehur: ndërkombëtarët. Në dy javë grevë urie, deklarimet, rëndom të përditshme të ambasadorëve në Tiranë, për tema nga më të ndryshmet, numërohen me gishtat e një dore.

    Heshtja e diplomatëve të huaj “zhurmon” që për së largu. Ky pasivitet disi i pakuptimtë ndodh në lidhje me një krizë, e cila, nëse mahiset më tutje, mund të kërkojë shumë më tepër energji nga vetë bashkësia ndërkombëtare, për t’u zgjidhur e për t’u qetësuar. Edhe në të shkuarën, ky vend ka ngritur kurthe të tilla për partnerët e huaj, të cilët kanë neglizhuar situata politike fillimisht embrionale dhe jo shqetësuese, që më vonë kanë degjeneruar në kriza të thella, që kanë kërkuar ndërhyrje paqeruajtësish e uniformash ushtarake.

    Ai që sot duket si një fushim i izoluar njerëzish në bulevard dhe si një tekë e kreut të opozitës, mund të marrë potencialisht përmasat e një konflikti të vërtetë politik e social, në mjedisin e ngarkuar të një vendi që ka një listë të gjatë hallesh për të zgjidhur.

    Heshtja e të huajve natyrshëm ka goditur e nervozuar opozitën, duke ruajtur të paprekur njëkohësisht buzëqeshjen në fytyrën e Kryeministrit, i cili e injoron në mënyrë insistuese përplasjen me grevën dhe me Edi Ramën. Por taktika e vënies së grevës nën presion dhe e sfumimit gradual të peshës së saj, ka funksionuar vetëm pjesërisht. Është e vërtetë që greva deri tani s’ka sjellë rezultat politik të prekshëm, është e vërtetë që ajo s’ka arritur të shtyjë palët drejt një tryeze bisedimesh, por është po kaq e vërtetë që ajo është prej ditësh më se e dukshme në opinionin publik vendas.

    Nëse të huajt kanë vendosur të mos flasin dhe të mos veprojnë në këtë përplasje të fundit (të paktën aq sa folën për mbrojtjen e homoseksualit të “Big Brother”), do të thotë se ata ose e nënvlerësojnë riskun e grevës dhe të asaj që mund të rrjedhë prej saj, ose s’e kanë kuptuar siç duhet instinktin autodestruktiv të politikës shqiptare, e cila historikisht i falet vetëm “perëndive” të luftës. Nëse ata që tradicionalisht kanë qenë arbitrat e demokracisë shqiptare, heshtin sot, ne duhet të kuptojmë automatikisht se greva, në vetvete një rrethanë ekstreme që shtyn drejt pasioneve më shumë sesa drejt arsyes, po lihet në fatin e saj. Përpjekja e ambasadorëve, nga ana tjetër, që këtë mision ta marrë përsipër Presidenti i Republikës, një institucion i demotivuar dhe totalisht i hutuar nga kompleksiteti i ngjarjeve, dëshmon se vullneti politik i Perëndimit për të qetësuar situatën në Shqipëri është i pamjaftueshëm dhe fatkeqësisht improvizues e spontan. Kriza shqiptare ndodh në një kontekst të rënduar zhvillimesh negative në rajon e Europë. Kjo s’e bën asfare më të mirë pritshmërinë për të ardhmen e afërt. Kriza e borxhit grek, ngjarjet në Maqedoni e Kosovë, janë vetëm koka e listës së peripecive ku ndodhet sot Europa dhe ku fatkeqësisht, te jesh shqiptar, do të thotë të jesh jashtë të gjithë “radarëve”. Siç po e shohim...

  3. #13

    Perendimi respekton institucionet!

    Kjo eshte nje aksiome dhe te cilen ata nuk e shkelin, sepse shkelja e saj do te ishte ne fakt shkaterrimi i vlerave qe ata kane arritur te krijojne per shekuj te tere.

    Shqiptaret kane nevoje te vazhdueshme, qe te mesohen te njohin dhe te respektojne institucionet dhe ata nuk kane nevoje aspak qe te emocionohen nga britma qe i urdherojne ata te ndermarrin veprime barbare dhe ta kthejne oren e historise prapa!

  4. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    po mor bablok, por mos harro se "kutia" e votimit eshte nje institucion me vete, dhe ajo duhet respektuar, sepse permban vullnetin e popullit ...

    dhe ate institucion ti nuk mund ta mbash te fshehur, ne daç edhe me nje institucion tjeter, cilidoqofte ai ...

    vullneti popullor, transparenca e procesit te numurimit te votave eshte "institucioni" qe i ben legjitim institucionet ... o stalinist i vockel ...

  5. #15
    shikoni ku eshte katandisur opozita ?

    asnje nderkombetar nuk denjon as ti pyes si jane jo me tu japin te drejte.
    problemi eshte se duhet te perdornin te gjitha rruget ligjore pastaj te hynin ne greve, por cfare te flasash per kete opozite qe hyri ne parlament vetem se kishin hallin e rrogave te tyre...me te vertet po sillen si pabuksa dhe kunder interesave te gjithe kombit...keta jane socialpisat shqiptar pra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 13-05-2010 më 08:00

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    shikoni ku eshte katandisur opozita ?

    asnje nderkombetar nuk denjon as ti pyes si jane jo me tu japin te drejte.
    problemi eshte se duhet te perdornin te gjitha rruget ligjore pastaj te hynin ne greve, por cfare te flasash per kete opozite qe hyri ne parlament vetem se kishin hallin e rrogave te tyre. me te vertet po sillen si pabuksa dhe kunder interesave te gjithe kombit...keta jane socialpisat shqiptar.
    dinpak, i qan hallin opozites, apo po e sheh edhe ti me sy se morali dhe legjitimiteti i qeverisjes eshte dukshem i krisur dhe po shkermoqet perdite e me shume ...

    te pakten shih ate "institucionalistin" me siper dhe zhgrrapsi ato llafe me nje fare arsyetimi, leri pershkrimet permallueso-emocionale primitive ...

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    po mor bablok, por mos harro se "kutia" e votimit eshte nje institucion me vete, dhe ajo duhet respektuar, sepse permban vullnetin e popullit ...

    dhe ate institucion ti nuk mund ta mbash te fshehur, ne daç edhe me nje institucion tjeter, cilidoqofte ai ...

    vullneti popullor, transparenca e procesit te numurimit te votave eshte "institucioni" qe i ben legjitim institucionet ... o stalinist i vockel ...
    Ti je gallate! Stalinist!

    Vullneti popullor, fjale e shkeputur nga fjalori i vjeter!

    Cfare kupton me transparence? Qe shteti duhet te kthehet ne nje lavire, qe sa here ti teket Edit te thoje "Ina hiqi breket" vetem se ai nuk fitoi dot zgjedhjet.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja ka futur malokerine neper polici e po kerkon te tregoje dhembet njelloj si ne 97.
    Prit kur te armatose militantet Saliu tani.
    E ka provuar njehere ky njeri qe le te digjet Shqiperia boll karrikja e tij te rrije pa leveizur.
    Ma do mendja skane par ta falur dot me shqiptaret.
    Dhe per ty dydrinas shteti eshte lavire nuk duhet te kthehet i tille.
    Nuk dihet dydrinas se kush i fitoi zgjedhjet dihet vetem kush i vodhi.
    Sta fal pjesa tjeter se mendon se i ka fituar dhe ajo
    Pse me keto parrulla do vazhdojme ti themi te vjedhurit e ke fajin ti e hajdutit ti themi bravo?
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 13-05-2010 më 08:10
    Albania Uber Alles

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pok, ec me kohen..
    nuk i thone me bllokmen..
    i thone bllokqen..
    lol
    qena e bireqenash...

    Partia Komuniste 2010
    •Edi Rama, i biri i Kristaq Ramës, anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i presidiumit te Kuvendit Popullor•Dashamir Peza, i biri i Myslym Pezës, mbante poste të larta në shtetin komunist•Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, sekretar i parë i partisë•Ditmir Bushati,i biri i Sulejman Bushatit,anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së•Ledi Shamku (Enkelejda Shkreli), mbesa e Hamit Shamkut, anëtar i Komitetit Qendror•Ilir Beqja, i biri i Hamdi Beqës anëtar i Komitetit Qendror•Fidel Ylli, nipi i Karaman Yllit, sekretar partie, ministër Arsimi•Alfred Dalipi, dhëndri i Llambi Gegpriftit, kandidat i Byrosë Politike•Qemal Minxhozi, i biri i sekretarit të parë në rrethin Mat•Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit,"nusja" e Shemsie Kadries(firma piramidale Gjallica)•Skender Gjinushi,minister arsimi,Gramoz Ruci minister i brendshem(autor i masakres se 2-Prillit)ne kohen e komunizmit dhe kriminelit R.Alia.•Namik Dokle,kryeredaktor i ZP(gollobordas)•Arta Dade=Aldo Bare etj etj

  10. #20
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ti je gallate! Stalinist!

    Vullneti popullor, fjale e shkeputur nga fjalori i vjeter!

    Cfare kupton me transparence? Qe shteti duhet te kthehet ne nje lavire, qe sa here ti teket Edit te thoje "Ina hiqi breket" vetem se ai nuk fitoi dot zgjedhjet.
    tamam stalinist, i thekur qenke ...

    vullneti i popullit e ka burimin tek Magna Carta (neqoftese ia di emrin, te pakten) ...

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •