Sipas mendimit tim janë dy grupe të mëdha në forum me tolerancë zero që ndaj grupit tjetër nuk lëshojnë pe. Unë i kam hetuar 2, por ju mund të shtoni edhe të tjera nëse ka. Dhe këto grupe janë kaq agresive sa nuk zgjedhin fjalë për ta poshtëruar e fyer tjetrin që nuk mendon si ata. Sipas meje janë këto grupe.
1. komuniteti i religjionit dhe
2. komuniteti politk
Kjo ishte në vija të trasha, megjithëkëtë në këto grupime ka nëngrupe më agressive. Kështu sipas jush cilat janë ato:
I. Nga religjioni:
1. komuniteti mysliman
2. komuniteti katolik dhe
3. komuniteti ortodoks (nuk po marr të tjerë)
II. Nga politika:
1. militantët e PD- së
2. militantët e PS-së ( gjithashtu nuk po marr parti të tjera )
Unë këtë do ta quaja një lloj krize e cila na dëmton shumë. Si të tejkalohet kjo krizë?
Krijoni Kontakt