Minatorët e Trepçës sërish marshojnë në këmbë drejt kryeqytetit
Mitrovicë, 12 maj 2010 – Rreth dyqind minatorë, pensionistë të parakohshëm të Trepçës, tashmë janë në udhë, në marshin e tyre protestues drejt kryeqytetit. Si para 22 vjetësh, tash për motive të tjera ekzistenciale e atëherë kombëtare, ata janë nisur në këmbë për të shfaqur pakënaqësinë me trajtimin e tyre përbuzës, pas pushimit nga puna, si pasojë e vështirësive me të cilat përballej gjiganti i dikurshëm i ekonomisë së Kosovës. Këta 200 ish-minatorë, nga mbi 4200, sa morën statusin e pensionistëve të parakohshëm, aktualisht marrin nga 80-30 euro në muaj, por jetonin me premtimin se me Ligjin e punës do t’u zgjidhej statusi, pra edhe do t’u ngriteshin pensionet.
Ata sot, pas një proteste në oborrin e menaxhmentit, u nisën në këmbë drejtë Prishtinës, me kërkesat që të miratohet Ligji i Punës, t’u garantohet sigurimi shëndetësor e pensional dhe deri në hyrjen fuqi të Ligjit të Punës, t’u jepen nga 160 euro në muaj. /koha.net/
Krijoni Kontakt