Cka! Po i njejti avaz, cohu ne mengjes, lahu shplahu, zhvishu vishu,leshohu per ne pune. Shko ne pune pershendetu me shefin, kolegen,hidh ndonje batut a prit, hap kompjuterin, hidhi nje sy FSH, asnje gje interesante, po te njejtit postues( Mbaro kete proces, leshohu verdall per ndonje byrek dhe per te flirtu me ndonje aty nga puna, po pati ndonje gje te mire, bene sikur takon ndonje shoke te punes dhe vonohesh ca. Gjate kohes qe ha byrekun me nge, flirton dhe ndonje cik. Kthehesh prape ne pune, shko ne kuzhine bene ndonje frape. Aty nga ora 9- 9 e ca hedh na nje sy mos ke ndonje pune te djeshme te lene pas dore, po s'ka gje, zbret poshte, ndez ndonje cigare jashte ambjentit me ndonje koleg a kolege te rastit, ka raste muhabeti eshte i embel, ka bajat. Cigarja do pihet, gjithsesi. Me vone ngjitesh prape lart, e avazi deri sa te vej ora 5. Pastaj shpi, ndonje dush po ka uje, qetesohesh nja dy ore, dhe ja tek jam ketu ne nje lokal ketej verdall nga lagja qe ka wireless dhe jam duke te shkruajtur ty. lol
Isha ndopak i sinqerte?

Krijoni Kontakt