Sikur…..
Te kisha nje emer tjeter
Mundesisht jo te vjeter
Nje emer….
Plot me bashktingellore
Si ujet e turbullt
E tjeter per tjeter prej gjuhes time
Qe therret me zanore
Nje emer ne gjuhen e fqinjit
Fare te rastesishem nje emer
Atehere…..
Kur rastit kembet te cojne
Gjysmen e rruges larte ne mal
Kur rastis koka jote te bjere
Peng i dores qe dhunen nuk ndal
Peng identitetesh nen kamuflazhe
Peng i urdhrave verbale
Peng…
Fjalesh qe shtremberojne kuptime
Emrash rastesisht te artikuluar
Mbi malin fshehur pas pemesh
Peme e gjeshtra idhnake, dinake
Si hapat pa gjurme
Gjurme te ashpra cizmesh ushtarake
Mbi token qe nanurit e perkund
Mijera gjuhe si foshnja
Kur qajne….
E lot gjaku pikojne prefund
Gjak emrash te hutuar e frikesuar
Shnderruar ne uje
Uje lumenjsh qe rrjedh mes malesh
Si emigrimi njerzor mbi faqe te dheut
Rruge stergjyshesh qe jetuan e iken te lire
Duke thirrur ne emer token e perdellimit
Emra te lashte…..
Te afert si nata e gjate e pergjimit
Kur pergjon pergjerueshem
Nena birin per te fundit here
Gruaja burrin qe mbyll nje dere
Motra vellain qe e la te mjere
Kur puthet balli e ledhatohen syte
I fundit kujtim nga kjo toke
Syte me veshtrimin e ngrire
Deshmitar te katilit diten e gjykimit
Katil me dhembe te mprehur si arme
Armet shtrenguar per dhembesh
Qe rrasen thelle e me thelle ne mish
Ah………
Sikur te kisha dhe une nje emer
Si uji i turbullt
Te mirkuptuar ne nje gjuhe tjeter
E ndoshta kuptoja si ndihen fqinjet
Kur shqiptojne nje emer te huaj
Nje emer te huaj kur e paguajn
Barbari rracizmi dhe dhune
Jarge qensh te terbuar qe s’mund te shlyhen
Prej trupave te pergjakur
Te humbur e dhunuar
Emrat qe kuptojne dyfish nje gjuhe
E gjuhesh qe prej gojes shkulen
E.Xhelocopyright
Krijoni Kontakt