A e din dikush sa eshte i vertet ki lajm.
Arrestohen dy persona për incidentin në Radushë
13/05/2010 11:11:26
Policia e Maqedonisë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit të vrarë që po transportonin armët në afërsi të Radushës.
Siç njofton agjencia e lajmeve INA, dy personat janë arrestuar në afërsi të fshatit Svillare të komunës së Sarajit të Shkupit, për të cilët ekzistonin dyshime se kanë qenë pjesë e grupit që po transportonte armët.
Për shkak se në afatin e duhur, nuk ishte arritur që të kryhet procedura e vërtetimit të fajësisë së tyre, ndaj të arrestuarëve është shqiptuar masë paraburgimi prej 24 orëve, me ç`rast pritet të shqiptohen edhe padi penale apo do të lirohen nga ndjekja. (INA
HISTORI E KESAJ TOKE
LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE
Burime të sigurta nga fshatarët të fshatrave për rreth Radush, Raçe, Sillare, thonë se mbi 30 persona janë të arrestuar të dyshuar se kanë marrë pjesë në këtë luftim! Kjo, thonë ato i ngjan Brodecit, kur u burgosën njerëz të pafajshëm dhe u dënuan me burgje drakoniane!
Sllavët hapur kërkojnë konflikt!
Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit
Tradhetia e luftes se vitit 2001 , mbetet me pasoaja , sa qe per shkijet keto vrasje jane duke u bere si festa tradicionale , ,sa here qe duane ne pranvere dalin dhe vrasin shqipetare ,pa kur fare pergjegjesie.
I vetmi popull ne evropa jane shqipetaret qe behet eksperimente,nga ana e shkijeve sllave .
Ku jane ata 7,milion shqipetare ne ballkane ??
Me kete fjale nuk jame duke kerkuare lufte , pore duhet te ju behet me dije nje here e pergjithemone shkijeve sllave - UNMIKUT , dhe gjithe hasmive tane ne ballkane se shqipetaret nuk munde te torturohen dhe te vriten pa kurfare pergjegjesie .
Ne keto konflikte behet fjale per disa tradheti eksperimentale qe jane duke u bere me popullaten e pa mbrojtur shqipetare ne maqedoni :
1) Ne territorin e ILIRIDES ku jetojne shqipetare ushtrite e formuara jane bere si "klube fudbolistike . C,ka jane keto emra (grupe ) UCK-UKSH- AKSH. ???
2) C'ka jane keto tradhetare shqipefoles (parti politike BDI-PDSH) Ne Parlamentin e Maqedonise ??
Kush jane keto grupe qe jane duke berre eksperimente me popullaten e pa mbrojtur shqipetare ne maqedoni ???
Katër të vrarë në përleshjen e armatosur në Radushë
Policia maqedonase ka vrarë katër persona, të cilët dyshohet se kontrabandonin armatim.
Rreth orës 3.00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën për në fshatin Radushë të Shkupit, policia maqedonase ka vrarë katër persona, të cilët dyshohet se kontrabandonin armatim, lajmëroi “A1”. Incidenti ka ndodhur kur policia është ndeshur me grupin e kontrabandistëve, të cilët, për momentin, nuk dihet se çfarë kanë kontrabanduar në një makinë. Jozyrtarisht bëhet e ditur se ka edhe disa të plagosur, dy të arrestuar, ndërsa policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armatimit. Banorët lokalë kanë konfirmuar sot të shtënat me armë që kanë zgjatur që pas mesnate e deri në orët e hershme të mëngjesit. Televizioni “Alsat-M” raportoi se tre nga viktimat janë identifikuar, ndërsa është duke u bërë identifikimi i viktimës së katërt. Bëhet fjalë për një person nga fshati Gërçec i Shkupi, një nga Prishtina dhe një nga fshati Merovë i Shkupit. Në atë rajon ka pasur forca të mëdha policie, që tashmë janë tërhequr. Policia nuk jep detaje rreth incidentit, duke paralajmëruar se pasdite do të dalin me një konferencë shtypi. Incidenti vijon dy javë pas atij në afërsi të fshatit kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të plagosur nga ana e grupit të armatosur, që u thirr më pas në një komunikatë se bëhet fjalë për njësite të UÇK-së. /Zhurnal/
Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 13-05-2010 më 08:47
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Të dhënat nga MPB sinjalizojnë përfshirjen e UÇK-së në Radushë
MPB: Të dhënat sinjalizojnë përfshirjen e UÇK-së në Radushë.
Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë ka dhënë disa të dhëna më shumë lidhur me incidentin e armatosur të mëngjesit të sotëm në Radushë, me ç’rast janë vrarë katër persona, e me të cilat të dhëna sinjalizohet se në incident përsëri mund të ketë qenë e përfshirë UÇK-ja.
Në komunikatën e lëshuar nga MPB thuhet se gjatë incidentit janë vrarë katër persona, dy shtetas të Maqedonisë, një i Kosovës, ndërsa i katërti nuk kishte dokumentacion identifikimi.
Sipas kësaj komunikate thuhet se në furgon ku gjendej ky grup janë gjetur emblema të UÇK-së dhe harta të Maqedonisë.
“Pas informacioneve paraprake operative dhe njohurive për transport të armëve ilegale nga Kosova në Maqedoni, policia mbrëmë vonë kishte vendosur një pritë për kontrollin e një mjeti transportues në rajonin midis fshatrave Rashçë – Radushë. Gjatë tentimit të njësiteve speciale rreth orës 2.00 të mëngjesit, për të ndaluar një veturë transportuese, furgon të modelit “Mercedes Sprinter” me targa të falsifikuara të Prilepit në këtë aks rrugor, personat në furgon, tre prej të cilëve me uniforma të zeza nuk i janë përgjigjur ndalesës së njësiteve policore dhe në vend që të ndalen, ato kanë vazhduar rrugën dhe kishin shtënë më pas në drejtim të patrullës policore. Nga ana e pjesëtarëve të policisë menjëherë është kundërpërgjigjur me zjarr, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit kanë humbur jetën katër personat që ishin në furgon”, thuhet në komunikatën e MPB-së lëshuar për media.
Ministria e brendshme në komunikatë thotë se ka gjetur sasi të madhe të armëve, prej tyre tre raketahedhës dore me 3 thasë granata, 6 pushkë automatike dhe një pushkë gjysmë-automatike, një snajper, një mitraloz, një thes me eksploziv TNT, 6 bomba dore, mina , 12 granata për minahedhës dore 60 mm, municion, çizme ushtarake, emblema të UÇK-së dhe harta.
Policia thotë se nuk ka patur të arrestuar apo të plagosur gjatë incidentit. /Zhurnal/
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
I katërti i vrarë në Radushë, ish-ushtarë i UÇK-së
Personi i katërt i vrarë në incidentin e djeshëm është Harun Aliu, ish-ushtarë i UÇK-së, i njohur me nofkën ‘Komandant Kushtrimi’.
Sipas njoftimeve më të reja, personi i katërt i vrarë në incidentin e djeshëm në afërsi të fshatit Radushë nga policia e Maqedonisë është Harun Aliu, ish-ushtarë i UçK-së, i njohur me nofkën ‘Komandant Kushtrimi’ .
Kështu ka reportuar Alsat-M.
Burimet e afërta me familljen e të vrarit thonë se tashmë kufoma i është dorëzuar familjes.
Harun Aliu, nga rrethi i Kumanovës e me banim në Shkup, së fundi kishte krijuar një parti politike, Alternativën Kombëtare (AK).
Nga ana e policisë dje thanë se personi i katërt nuk kishte pjesë identifikimi gjatë incidentit dhe ajo nuk ka mundur të flas për identitetin e viktimës së katërt.
Harun Aliu, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Që nga atëherë Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë.
Nga katër të vrarit në Radushë, edhe dy të tjerët janë nga Maqedonia ndërsa një nga Kosova. Sipas policisë ata janë vrarë kur kanë refuzuar që të ndalen pas urdhrit të policisë.
Që të katërtit ndodheshin në një kamionetë në të cilën sipas policisë ka patur armatim, përfshirë aty edhe armë automatike, eksploziv, minahedhës, mina tokësore e municion. /Zhurnal/
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Besoj që nuk pret nga shteti amë Shqiperia ndihmë ?TetovaMas
Ku jane ata 7,milion shqipetare ne ballkane ??
Besoj që e din mirë që kurrë nuk na ndihmuan , nuk është turp te thuhet haptas .
Krijoni Kontakt