Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 200
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin
    Harun Aliu, viktima e katërt në incident
    13/05/2010 07:39:00


    Harun Aliu, për të cilin ekziston fletarrest dhe i cili në mungesë është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një polici, është njëri nga 4 të vrarët në aksionin e djeshëm policor në afërsi të fshatit Radushës, meson ALSAT-M. Aliu konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Nga koha e këtij sulmi Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë. Ndryshe Harun Aliu ishte politikisht aktiv si drejtues i partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër njerëzit që ka dhënë kontrubut të madh në formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. /alsat-m/

    Allahu e shpërbleftë me Xhenet Harun Aliun
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e babtista
    Anëtarësuar
    25-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU LARGE
    Postime
    53
    A e din dikush sa eshte i vertet ki lajm.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga babtista Lexo Postimin
    A e din dikush sa eshte i vertet ki lajm.
    Po kufomën e Harunit ia kanë dorëzuar familjes se tij. Vetë familja e Harunit e ka konfirmuar vrasjen e tij.
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Arrestohen dy persona për incidentin në Radushë

    13/05/2010 11:11:26


    Policia e Maqedonisë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit të vrarë që po transportonin armët në afërsi të Radushës.


    Siç njofton agjencia e lajmeve INA, dy personat janë arrestuar në afërsi të fshatit Svillare të komunës së Sarajit të Shkupit, për të cilët ekzistonin dyshime se kanë qenë pjesë e grupit që po transportonte armët.


    Për shkak se në afatin e duhur, nuk ishte arritur që të kryhet procedura e vërtetimit të fajësisë së tyre, ndaj të arrestuarëve është shqiptuar masë paraburgimi prej 24 orëve, me ç`rast pritet të shqiptohen edhe padi penale apo do të lirohen nga ndjekja. (INA
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    Arrestohen dy persona për incidentin në Radushë

    13/05/2010 11:11:26


    Policia e Maqedonisë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit të vrarë që po transportonin armët në afërsi të Radushës.


    Siç njofton agjencia e lajmeve INA, dy personat janë arrestuar në afërsi të fshatit Svillare të komunës së Sarajit të Shkupit, për të cilët ekzistonin dyshime se kanë qenë pjesë e grupit që po transportonte armët.


    Për shkak se në afatin e duhur, nuk ishte arritur që të kryhet procedura e vërtetimit të fajësisë së tyre, ndaj të arrestuarëve është shqiptuar masë paraburgimi prej 24 orëve, me ç`rast pritet të shqiptohen edhe padi penale apo do të lirohen nga ndjekja. (INA
    Burime të sigurta nga fshatarët të fshatrave për rreth Radush, Raçe, Sillare, thonë se mbi 30 persona janë të arrestuar të dyshuar se kanë marrë pjesë në këtë luftim! Kjo, thonë ato i ngjan Brodecit, kur u burgosën njerëz të pafajshëm dhe u dënuan me burgje drakoniane!

    Sllavët hapur kërkojnë konflikt!
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  6. #46
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Lati. Lexo Postimin

    Katër të vrarë, tre nga të cilët janë identifikuar, një nga Gërçeci i Shkupit,
    një nga Merova dhe një nga Prishtina. Ky është epilogu i përleshjes së armatosur që ka ndodhur sot në orët hershme të mëngjesit mes forcave të sigurisë maqedonase dhe një grupi të armatosur. Incidentin e konfirmojnë edhe banorët e fshatrave përreth, të cilët kanë dëgjuar të shtëna armësh. Derisa banorët e fshatit Radushë, të cilët sot në mëngjes ishin nisur për në qytet kanë mbetur të bllokuar deri në ora 9 e 30 minuta, përkatësisht deri në momentin kur edhe janë tërhequr forcat e shumta të policisë të cilat kishin bllokuar vendin dhe po kryenin ekspertizë.
    “Ka pasur të krisma në rajonin ku ndahet rruga për në Rashçe dhe Radushë, por jo në Radushë. Ne morëm si informatë, sidomos në mëngjes kur punëtorët dhe nxënësit që udhëtojnë për në Shkup na thanë se është rruga e bllokuar nga policia speciale”, deklaroi Zulqufli Saiti, kryetar i bashkësisë vendore të fshatit Radushë.
    Edhe banorët e fshatit Rashçe shprehen se kanë dëgjuar të shtëna armësh të cilat në fillim kanë qenë me intensitet më të vogël, ndërkohë që më pas me intensitet edhe më të madh.
    “Mbrëmë prej ora 12 deri kah ora 3 të mëngjesit kemi dëgjuar disa të shtëna armësh prej nga Graçani dhe nga Merova dhe më andej nuk di se çka ka ndodhur, krismat kanë zgjatur deri kah ora 3 dhe më pas janë ndalur”, u shpreh një banor i fshatit Rashçe.
    “Kah ora 2 ka pas të shtëna me armë zjarri, ka zgjat diku nja 5 minuta. Mendoj se vinin andej si kah Sfillarja. Po u ka dëgjua një zë i helikopterit”, tha një banor tjetër i Rashçes.
    Vendi ku ka ndodhur incidenti është rreth 15 kilometra larg qendrës së Shkupit, përkatësisht 11 kilometra larg fshatit Radushë, më saktë në afërsi të vendit ku ndahet rruga për në fshatin Rashçe dhe Radushë. Ndryshe fshati Radushë ndodhet vetëm 5 kilometra larg kufirit me Kosovën

    Tradhetia e luftes se vitit 2001 , mbetet me pasoaja , sa qe per shkijet keto vrasje jane duke u bere si festa tradicionale , ,sa here qe duane ne pranvere dalin dhe vrasin shqipetare ,pa kur fare pergjegjesie.

    I vetmi popull ne evropa jane shqipetaret qe behet eksperimente,nga ana e shkijeve sllave .

    Ku jane ata 7,milion shqipetare ne ballkane ??

    Me kete fjale nuk jame duke kerkuare lufte , pore duhet te ju behet me dije nje here e pergjithemone shkijeve sllave - UNMIKUT , dhe gjithe hasmive tane ne ballkane se shqipetaret nuk munde te torturohen dhe te vriten pa kurfare pergjegjesie .

    Ne keto konflikte behet fjale per disa tradheti eksperimentale qe jane duke u bere me popullaten e pa mbrojtur shqipetare ne maqedoni :

    1) Ne territorin e ILIRIDES ku jetojne shqipetare ushtrite e formuara jane bere si "klube fudbolistike . C,ka jane keto emra (grupe ) UCK-UKSH- AKSH. ???

    2) C'ka jane keto tradhetare shqipefoles (parti politike BDI-PDSH) Ne Parlamentin e Maqedonise ??

    Kush jane keto grupe qe jane duke berre eksperimente me popullaten e pa mbrojtur shqipetare ne maqedoni ???

  7. #47
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Katër të vrarë në përleshjen e armatosur në Radushë



    Katër të vrarë në përleshjen e armatosur në Radushë

    Policia maqedonase ka vrarë katër persona, të cilët dyshohet se kontrabandonin armatim.


    Rreth orës 3.00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën për në fshatin Radushë të Shkupit, policia maqedonase ka vrarë katër persona, të cilët dyshohet se kontrabandonin armatim, lajmëroi “A1”. Incidenti ka ndodhur kur policia është ndeshur me grupin e kontrabandistëve, të cilët, për momentin, nuk dihet se çfarë kanë kontrabanduar në një makinë. Jozyrtarisht bëhet e ditur se ka edhe disa të plagosur, dy të arrestuar, ndërsa policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armatimit. Banorët lokalë kanë konfirmuar sot të shtënat me armë që kanë zgjatur që pas mesnate e deri në orët e hershme të mëngjesit. Televizioni “Alsat-M” raportoi se tre nga viktimat janë identifikuar, ndërsa është duke u bërë identifikimi i viktimës së katërt. Bëhet fjalë për një person nga fshati Gërçec i Shkupi, një nga Prishtina dhe një nga fshati Merovë i Shkupit. Në atë rajon ka pasur forca të mëdha policie, që tashmë janë tërhequr. Policia nuk jep detaje rreth incidentit, duke paralajmëruar se pasdite do të dalin me një konferencë shtypi. Incidenti vijon dy javë pas atij në afërsi të fshatit kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të plagosur nga ana e grupit të armatosur, që u thirr më pas në një komunikatë se bëhet fjalë për njësite të UÇK-së. /Zhurnal/
    Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 13-05-2010 më 08:47
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #48
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Të dhënat nga MPB sinjalizojnë përfshirjen e UÇK-së në Radushë

    MPB: Të dhënat sinjalizojnë përfshirjen e UÇK-së në Radushë.


    Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë ka dhënë disa të dhëna më shumë lidhur me incidentin e armatosur të mëngjesit të sotëm në Radushë, me ç’rast janë vrarë katër persona, e me të cilat të dhëna sinjalizohet se në incident përsëri mund të ketë qenë e përfshirë UÇK-ja.

    Në komunikatën e lëshuar nga MPB thuhet se gjatë incidentit janë vrarë katër persona, dy shtetas të Maqedonisë, një i Kosovës, ndërsa i katërti nuk kishte dokumentacion identifikimi.

    Sipas kësaj komunikate thuhet se në furgon ku gjendej ky grup janë gjetur emblema të UÇK-së dhe harta të Maqedonisë.

    “Pas informacioneve paraprake operative dhe njohurive për transport të armëve ilegale nga Kosova në Maqedoni, policia mbrëmë vonë kishte vendosur një pritë për kontrollin e një mjeti transportues në rajonin midis fshatrave Rashçë – Radushë. Gjatë tentimit të njësiteve speciale rreth orës 2.00 të mëngjesit, për të ndaluar një veturë transportuese, furgon të modelit “Mercedes Sprinter” me targa të falsifikuara të Prilepit në këtë aks rrugor, personat në furgon, tre prej të cilëve me uniforma të zeza nuk i janë përgjigjur ndalesës së njësiteve policore dhe në vend që të ndalen, ato kanë vazhduar rrugën dhe kishin shtënë më pas në drejtim të patrullës policore. Nga ana e pjesëtarëve të policisë menjëherë është kundërpërgjigjur me zjarr, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit kanë humbur jetën katër personat që ishin në furgon”, thuhet në komunikatën e MPB-së lëshuar për media.

    Ministria e brendshme në komunikatë thotë se ka gjetur sasi të madhe të armëve, prej tyre tre raketahedhës dore me 3 thasë granata, 6 pushkë automatike dhe një pushkë gjysmë-automatike, një snajper, një mitraloz, një thes me eksploziv TNT, 6 bomba dore, mina , 12 granata për minahedhës dore 60 mm, municion, çizme ushtarake, emblema të UÇK-së dhe harta.

    Policia thotë se nuk ka patur të arrestuar apo të plagosur gjatë incidentit. /Zhurnal/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #49
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    I katërti i vrarë në Radushë, ish-ushtarë i UÇK-së

    Personi i katërt i vrarë në incidentin e djeshëm është Harun Aliu, ish-ushtarë i UÇK-së, i njohur me nofkën ‘Komandant Kushtrimi’.


    Sipas njoftimeve më të reja, personi i katërt i vrarë në incidentin e djeshëm në afërsi të fshatit Radushë nga policia e Maqedonisë është Harun Aliu, ish-ushtarë i UçK-së, i njohur me nofkën ‘Komandant Kushtrimi’ .

    Kështu ka reportuar Alsat-M.

    Burimet e afërta me familljen e të vrarit thonë se tashmë kufoma i është dorëzuar familjes.

    Harun Aliu, nga rrethi i Kumanovës e me banim në Shkup, së fundi kishte krijuar një parti politike, Alternativën Kombëtare (AK).

    Nga ana e policisë dje thanë se personi i katërt nuk kishte pjesë identifikimi gjatë incidentit dhe ajo nuk ka mundur të flas për identitetin e viktimës së katërt.

    Harun Aliu, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Që nga atëherë Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë.

    Nga katër të vrarit në Radushë, edhe dy të tjerët janë nga Maqedonia ndërsa një nga Kosova. Sipas policisë ata janë vrarë kur kanë refuzuar që të ndalen pas urdhrit të policisë.

    Që të katërtit ndodheshin në një kamionetë në të cilën sipas policisë ka patur armatim, përfshirë aty edhe armë automatike, eksploziv, minahedhës, mina tokësore e municion. /Zhurnal/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Postime
    78
    TetovaMas
    Ku jane ata 7,milion shqipetare ne ballkane ??
    Besoj që nuk pret nga shteti amë Shqiperia ndihmë ?
    Besoj që e din mirë që kurrë nuk na ndihmuan , nuk është turp te thuhet haptas .

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •