Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Greva e urisë dhe uria për pushtetin


    Hamit TAKA


    Më në fund, pas trokitjeve të Ramës qytet më qytet, fshat më fshat, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi e derë më derë, duke u bërë qytetarëve ftesa me gojë dhe me shkrim, për pjesëmarrje në protestën e 30 prillit, pamë dhe epilogun e këtij aksioni politik të shumëpërfolur. Këto ftesa direkte të zotit Rama, duke u ledhatuar supet përkrahësve të tij me dorën e gjatë e duke u kërcëlluar dhëmbët mbi kokën e tyre, media në shërbim të verbër ndaj tij i quajti modele perëndimore, për të afruar udhëheqësin me qytetarin. Jemi mësuar me argumentet dhe frymën e mediave në shërbim të Ramës, ku çdo veprim i tij na përcillet si përvojë perëndimore dhe vetë ai si model i udhëheqësit perëndimor. Por, në thelb, këto justifikime të dogmatizuara flasin për ndijime dhe shprehi të sjelluri të periudhës diktatoriale. Akti barbar i djegies publike të flamurit të NATO-s nga protestuesit ishte një dëshmi rrënqethëse e dëshpërimit të akumuluar nga lidershipi opozitar për pranimin e Shqipërisë në NATO. Tani, pasi protesta është duke u shuar dhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" kanë mbetur, veç asortimenteve për shërbimin e fshesarëve të bashkisë, vetëm hiri dhe pak thëngjij, ku mund të ngrohet shpresa e mardhur e disa ambiciozëve, hakmarrësve dhe karrieristëve, mund të nxjerrim disa konkluzione gjakftohta.

    Krijova bindjen se protestuesit, veçanërisht ata që pak kanë lëvizur kohët e fundit nga krahinat e tyre nëpër Shqipëri, gjatë udhëtimit, pothuajse turistik, i kanë vënë në dyshim deklaratat sterosëse të Ramës dhe vetë qëllimin e protestës. Nën impresionet e rrugëve moderne mbi të cilat udhëtuan drejt Tiranës, ku mbërritën brenda 4-5 orëve edhe ata që erdhën nga viset më periferike të vendit, kanë vënë pikëpyetje mbi shumë gjëra. Se këto rrugë e sa ndryshime të befta panë gjatë udhëtimit janë vepër e qeverisë "Berisha". Ata panë se Shqipëria nuk është një Sahara, nuk është një vend pas vullkanit apo cunamit, siç ua pikturon Rama çdo ditë në monologjet seriale të tij, por një vend me prosperitet demokratik dhe ekonomik. Imazhi i një Shqipërie tjetër, ndryshe nga Shqipëria zhelane në agoni e Ramës dhe tellallëve të tij, pasqyrohej në portretin e pjesëmarrësve në protestë. Pamë me kënaqësi e krenari qytetare pjesëmarrës seriozë, me një sjellje imponuese, të gëzuar, të veshur mirë e të ushqyer mirë, ndryshe nga ç'i prisnim: zhelanë, mjeranë, distrofikë e të egër. Kjo performancë na bindi se protestantët s'kishin ardhur në Tiranë për të zgjidhur një hall, pasi u kishte vajtur litari në fyt, por të urdhëruar për të zgjidhur hallin e pushtetit të Ramës, Ngjelës, Gjinushit, Ndokës, Veliajt e të tjerëve.

    Për mendimin tim, protesta e opozitës ishte vërtetë një eveniment për demokracinë shqiptare. Dhe kjo për disa arsye. E para, gjithë shqiptarët, vetë protestuesit dhe ndërkombëtarët panë falsitetin e deklaratave dhe pretendimeve cinike të lidershipit opozitar, se gjoja tek ne nuk ka demokraci reale, se populli shqiptar vuan tiraninë e Berishës, se tek ne mungojnë liritë dhe të drejtat më elementare të qytetarit. Qytetarët erdhën të lirë në Tiranë, e zhvilluan protestën pa asnjë shqetësim dhe nën masa të plota sigurie; qytetarët, vetë protestuesit dhe bota panë se ka shtet dhe një polici moderne që duhet të kryejë detyrat e shtetit ligjor. E dyta, shqiptarët, vetë protestuesit dhe të huaj të interesuar panë me sytë e tyre se kush i inspiron protestat dhe kush dëshiron të fitojë prej tyre. Një tufë humbësish, dështakësh, pa idenditet politik që hidhen andej këndej, ku të gjejnë ndonjë varkë shpëtimi drejt brigjeve të pushtetit, kryetarë partishë që në votimet e 28 qershorit populli ua fshiu namin e nishanin nga skena politike dhe ata ulërasin, për mjerimin e vet, se humbën pasi ua vodhën votat. E treta, gjatë këtij evenimenti u evidentuan dy kultura krejt të ndryshme. Kultura e vjetër, e shpalosur në argumentet dhe kërkesat absurde të liderëve të opozitës, në zhargonin banal të Ndokës, Ngjelës, Gjinushit, Dules, Milos, Velisë etj. Qytetarët gjakftohtë panë se sa u dhemb zemra atyre dhe sa sakrifikohen ata për hallet e popullit. Ata kanë vetëm një hall dhe sakrifikojnë të tjerët vetëm për ambiciet dhe egon e tyre, për pushtetin. Në llogon e Milos, në deklarimet e Gjinushit dhe ndonjë analisti në televizion u shfaq edhe një herë urrejtja e ngurtësuar e të majtëve në subkoshiencën dhe në skutat e shpirtit të tyre ndaj Perëndimit, për të cilin sot përgjërohen tërë hipokrizi. E katërta, shqiptarët, vetë protestuesit dhe të huajt panë jo vetëm falsitetin e qëllimeve të protestës, pasinqeritetin e ligjëratave të tyre, por edhe diletantizmin dhe konfuzionin në organizimin e saj. Duke dashur të organizojnë një aksion sipas formatit të protestave në demokraci, panë edhe vetë se ato janë diametralisht të kundërta me lëvizjet revolucionare që di të bëjë Ruçi, i cili është i lidhur këmbë e duar nga reminishencat e së shkuarës. Dhe e fundit, por shumë e rëndësishme, ishte qëndrimi dinjitoz i shumicës dërrmuese të pjesëmarrësve në protestë, që shënoi një arritje të kulturës demokratike, ndryshe nga ç'na e kishin paraqitur disa inspirues, të cilët s'kanë të bëjnë fare me socialistët dhe shtabi organizator. Çdo gjë ishte kundërargument i atyre që thonë e pretendojnë Rama me besnikët e tij. Për sa i përket produktit të protestës opozitare, këtu ka paqartësira për vetë opozitën dhe konluzione të kthjellta si drita e diellit për të tjerët. Paqartësia e opozitës buron nga pasinqeriteti i motivit të protestës dhe nga ethet euforike të organizatorëve. Me sa duket, në fantazmagorinë e tyre organizatorët kishin të tjera parashikime. Ata mendonin se në Tiranë do të zbriste gjithë Shqipëria dhe ata që ishin në Tiranë do të largoheshin, për t'u lënë vendin atyre që erdhën. Kishin menduar një shtet të frikur e të tulatur dhe ata mund të bënin çfarë të donin. Bile disa analistë të sëmurë nga majtizmi i vjetër e i ri u kujtonin qytetarëve nga ekranet se protestat në përgjithësi kanë përfunduar me thyerje xhamash dhe bastisje dyqanesh. Në të vërtetë, këto ishin thirrje për veprim, sepse shpesh lidershipi i majtë i ndez urat me anë të disa këshilltarëve mediatikë. Kur e panë se asnjëra alternativë nga këto nuk funksionoi, Rama bëri sikur nxorri asin që kishte fshehur nën mëngë, grevën e urisë. Kështu, greva e urisë mbeti shpresa e fundit e kurimit të sëmundjes sfilitëse të Ramës për të fituar kapital politik në parti dhe ndoshta tërheq sadopak vëmendjen e ndërkombëtarëve. U tha, u bë. Erdhi koha e heroizmave dhe heronjve, të cilët ne i kishim shumë për hosh në kohën e diktaturës. Dhe heronjtë i donim ulokë, të verbër nga sytë dhe mediokër nga truri. Këto ishin misteret e udhëheqësit gjenial, që me frymën e shenjtë i bënte të pamundurat të mundura dhe të dobëtit të fuqishëm. Dhe heronjtë e sotëm u gjendën sipas motos: doni të fitoni, sakrifikoni! Emra të panjohur për publikun, të rinj dhe sigurisht ndonjë dele e kthyer në vathë. Nesër, pasnesër aspirantë për ministra e ofiqe të tjera. Midis tyre dhe gra, që na sjellin ndërmend gruan e pllakatit në socializëm. Futja e grave në greva urie nuk pajtohet me asnjë kod tradicional të familjes shqiptare dhe asnjë princip të moralit shqiptar. As Rama, asnjë nga gjenerata e vjetër, asnjë biznesmen, asnjë nga shtabi revolucionar i protestave, asnjë nga kryetarët e partive pa anëtarë, që në foltore ulërinin si ujqërit e tërbuar, pasi ata e dinë tahmahun e Ramës dhe mendojnë se kush ulëret më shumë merr shpërblimin më të madh, nuk u ngujua në grevën e urisë për pushtet. Greva e urisë shpreh katërcipërisht urinë vdekjeprurëse të Ramës me të tijtë për pushtet.



    rd

    .

  2. #32
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    ne shqiperi lulet i hane vetem gomaret...me gjithse edi duket me shume si kale ngaqe eshte pallosh i gjate.ndoshta veprimi i dergimit te luleve nga keto televizione ka domethenien e vet,ndoshta edi me kete u thot grevisteve"u shkofte shpirti ne xhenet,se kam vendos me ju flijuar qe te zbres nga karrigia shalgjatin e tropojes dhe te hyp une shalgjati i tiranes"
    cnuk bejne shqiptaret per njecik pushtet e pare,ai tjetri atje vrau vllain per 2 renj domate,kshuqe edi nuk e ka problem me i cu ne te semes grevistet.

    Ps.shtet leshi!dilte pederasti pandeli majko me gjith nje ftyre tjeter te shtremet ne lajme,duke goditur policet,dhe ato jo ti vejshin prangat po e mershin me te mire.e sala grin sallat gjith diten.ketu ku jetoj une mor shok me e prek me dore policin te ka be kulles makaronash ne plumba.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    E e kam njohur nga afer kete hamdi degen ...mashtrues ne permasa nderkombetare, ne kohen e 97 na u be edhe avokat per Ceshtje emigracion duke mashtruar ,nuk e di si shpetoje se ishte per tu futur ne burg

    Tani profesioni me i ri ne bote eshte te jesh grevist ,,,ps dhe Edi paguajne 100 euro per 24 ore sherbim ne cader

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •