Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    te jesh kengetar nuku do te thote te jesh intelektual. as artiste s'i quaj shume prej tyre. i bie dhe Moli (c'e ka emrin ai jevgu kengetar), te jete artisto-intelektual-elita shqiptare.

  2. #22
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Kush ka poza me lulet? Ne shume kultura lulet kane nje simbolizem.
    Psh sipas wikipedia-s keto lule (nuk e di emrin ne shqip) kane si simbol gjumin dhe vdekjen.

    Cdo gje eshte relative...

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin
    More Sero, per cilet grevista e ke fjalen?

    Per te Tiranes, apo per ata qe thote i biri Hamdi Begoviçit te Shekulli, qe qenkan mbledhur 22 Petrita te kafenete perballe OKB.

    Megjithse kur jesh ne mitingun per Kosoven para 2 vjetesh tek ai vend une s'pash te kishte ndonje kafene aty.

    Di gje ti si vendali i atyshem.

    Fundja dergona ndonje fotografi te tyre, ti shohim dhe ne se ç'kiafet kane.
    Ne fakt eshte i biri i Hamdi Degovicit, sepse titullin bej ata nuk e kane patur kurre, por e kane patur perhere titullin intacor dhe smirxhinj.

    Do ti kete premtuar Agim Deges ndonje post Edi Rama, qe te kthehet nga Amerika dhe ta kape veten ne Tirane.

    Nuk mund te rrije gjate familja Dega pa Zerin e Popullit!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Nisma, 50 intelektualë mbështetin grevën e PS-së

    DISA PREJ INTELEKTUALËVE

    Pirro Milkani
    Rudina Xhunga
    Petrit Malaj
    Kastriot Çaushi
    Luan Omari
    Jorgo Bulo
    Maks Velo
    Oni Pustina
    Diana Çuli
    Eduard Sulstatorova
    Lorenc Vangjeli
    Ardian Klosi
    Gjergji Xhuvani
    Luftar Paja


    12 Maj 2010

    gazeta albania
    nuk e di per luftarin e pajove por persa i perket ketyre emrave te tjere jane te gjithe ata qe gjate ketyre 16 vjeteve te fundit kane ngrene mire e mire neper sahanet e shoqatave ..... kane ngrene pa bere asgje .... mirepo oksidenti nuk eshte aq budalla sa t'ja hash shkopin gratis .... tani ka ardhe dita qe t'ia marresh valles myzeqare dhe ta cosh deri ne fund pastaj ....

    shembulli i luges se corbes eshte i famshem ..... "han diku nje luge corbe te prishur dhe pastaj vjell tere jeten"
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 12-05-2010 më 18:39
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #25
    Oni Pustina me siguri do dhuroj 50 mije euroshin, qe sapo fitoi nga konkursi i kercimit, per te 'zgjeruar' numrin e çadrave te grevisteve
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Punonjësit e Top Channel, Vizion Plus e News 24, lule për grevistët

    Në ditën e 12–të të grevës së urisë, deputetët dhe simpatizantët grevistë janë përshëndetur me tufa lulesh nga punonjës të disa televizioneve, si Top Channel, Vizion Plus e News 24. Tre grevistë sot kanë braktisur tendat për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Keshtu po tregohen keto televizione se sa te paanshme jane...

    tvklan.tv
    Edhe thot bota per mediat tona qe gjoja jan te njeanshme
    Revolution 1848

  7. #27
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Top Media ,Gazeta Shqiptare,Shekulli,BalkanWeb,News24,Korrieri,Mapo, Albania dhe Vizion Plus jane media qe jane vene prej kohesh nen sherbim te Edi Rames personalisht.Ketu vihet re se kjo sherbese qe keto media i bejne Rames kthehet pas me financime,leje ndertimi apo favore te tjera.
    Keto media ne shume raste ose e kane keqinformuar publikun ose nuk e kane informuar fare ate.Deklaratat e Perendimoreve qe i kerkojne Opozites te kthehet ne Parlament,qe te pranoje verdiktin e popullit dhe te beje nje Opozite te denje per nje shtet demokratik ne keto media ne te shumten e rasteve nuk jane pasqyruar ose ne rastin me te mire jane pasqyruar me disa dite vonese.
    Lista e intelektualeve qe u postua me larte tregon nje tjeter moment komik qe media e nenshtruar e Rames po emeton ne faqet e para dhe si kryelajm. Rudina Xhunga,Lorenc Vangjeli,Kastriot Caushi jane ne maredhenie ekonomike me Top Channel,Gjergj Xhuvani eshte bashkeshorti i nje deputeteje te PS-se,Petrit Malaj ish LSI-st,Adrian Klosi,nip i Ramis Alise dhe bir i nje krimineli qe ka vrare qindra te pafajshem gjate diktatures,Diana Culi nje shkrimtare qe ka firmosur per varjen e dy poeteve dhe i fundit i "mohikaneve" eshte Maks Velo qe eshte ne maredhenie ekonomike me Ramen ne Bashkine e Tiranes.Keta njerez qe e meritojne titullin Intelektual nuk jane njerez te pavarur politikisht, por njerez qe i kane shprehur haptazi bindjet e tyre te majta ne te gjithe kohen e tyre.
    Rudina Xhunga eshte e para gazetare qe i ka dhene akses ne Televizionin Shteteror zonjes se Zeze Nexhmie Hoxha per te perbaltur edhe njehere Kombin Shqiptar.

    Por me e keqja nuk qendron ketu.Pashe se sot ne Tepelene Arta Dade me ish ministrin e koruptuar te Arsimit Ethem Ruka kishin iniciuar bllokimin e ruges Tepelene Gjirokaster. Ne vitin 1997 jemi deshmitar se cfare tmeresh kane hequr udhetaret ne kete aks rugor,sidomos ne vendin e quajtur "Mogilat" nga bandat e Gramoz Rucit dhe Keno Gjinushit.Lapidaret mes Tepelenes dhe Memaliajt e tregojne qarte kete gje. Shpresoj qe Policia e Shtetit te mos dezertoje se ne vitin 97 dhe ti lere komisariatet ne duart e ketyre bandave,sepse ky eshte skenari qe pergatitet ne cadrat e fushimit ushtarak te PS-se.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Organizata ndërkombëtare për lirinë e mediave, thirrje PS të mos ndalojë gazetarët e TVSH për të përcjellë grevën

    Reporterët pa Kufij, protestë kundër Ramës për presionin ndaj gazetarëve

    Organizata ndërkombëtare prestigjoze për lirinë e mediave, "Reporterët pa Kufij" protestuan të hënën kundër ndalimit të dhunshëm nga lidershipi i Partisë Socialiste, duke mos lejuar Radio Televizionin Publik për të përcjellë në ekran grevën e urisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" të disa deputetëve të tyre që pretendojnë për manipulim me votat. Në deklaratën e organizatës ndërkombëtare "Reporterët pa Kufij" thuhet se, më 4 maj një ekip i RTSH shkoi në vendin e grevës, por u urdhëruan nga zëdhënësja e Partisë Socialiste që të largoheshin nga aty për të ruajtur veten. Kur gazetarët refuzuan të largohen dhe vazhduan punën e tyre, bodigardët e partisë ndërhynë dhe i shtynë me forcë. Protesta e bërë nga drejtori i RTSH, Artur Kopani, nuk mori vëmendje serioze nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. "Sjellja e Partisë Socialiste është befasuese dhe e papranueshme. Aksioni i saj për të tërhequr vëmendjen që ka filluar disa ditë më parë po ndodh në rrugë, përndryshe në një vend publik. Asgjë nuk mund të justifikojë këto lloj kufizimesh për mbulimin mediatik nga mediat publike dhe private të ngjarjeve si kjo", deklarojnë "Reporterët pa Kufij". Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Ymeraj, e kontaktuar në telefon nga "Reporterët pa Kufij" e justifikoi këtë qëndrim për arsye sigurie. "Partia Socialiste nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe sot nuk merr asnjë përgjegjësi për çdo incident të papëlqyeshëm që mund të prekë ekipet e Radio Televizionit Shqiptar. Disa prej këtyre që janë këtu kanë një inat serioz përkundrejt kanalit publik dhe është e pamundur për ne të mbrohemi nga ndonjë incident.

    "Megjithëse, ne e vlerësojmë interesin në sigurinë e gazetarëve që është shprehur nga drejtuesit e demonstratës, kjo konsideratë nuk mund të përdoret si një justifikim për t'i refuzuar një kanali televiziv transparencën e kësaj ngjarje. Siguria e gazetarëve në rrugët publike, sikurse dhe kudo tjetër nuk është përgjegjësi e Partisë Socialiste, por e policisë. Nëse një grup militantësh, ose kushdo tjetër që nuk ka lidhje me partinë sulmon një ekip televizioni ose një gazetar, është detyrë e Policisë dhe e Gjykatës të ndërhyjnë dhe të marrin të gjitha masat kundrejt atyre që janë përgjegjës për abuzimet, deklaroi organizata mbarëbotërore e lirisë së shtypit. Nëse, sikur edhe organizatorët thonë, kjo është një aksion protestë paqësore, nuk ka arsye për militantët që të sulmojnë median, edhe kur nuk e pëlqejnë atë. Nëse pavarësia e RTSH mund të legjitimohet që është në pikëpyetje, kjo gjë në asnjë mënyrë nuk justifikon ndalimin e tyre për të punuar lirisht në rrugët e kryeqytetit. Dikush që me të drejtë dënon abuzimin e autoriteteve të qeverisë shqiptare në median publike dhe private, nuk mundet të përdorë të njëjtat metoda të cencurës", deklaron organizata. Ne i bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre demonstratave të ndërmarrin publikisht përgjegjësinë për të garantuar aksesin e lirë të të gjitha mediave. Policët që janë përgjegjës për të mbuluar ngjarjet duhet të jenë në gjendje që të ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për median, nëse del e nevojshme, përfundon deklaratën e tyre organizata prestigjoze "Reporterët pa Kufij".

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET

    Berisha:

    Bllokqenëve që vrasin njëri-tjetrin, të mos u qeshë buza, ne jemi të vendosur të ecim drejt Evropës
    12-05-2010 /

    Gazeta 55


    “Rrugët janë të qytetarëve, askush nuk mund ta mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë dhe të bllokojë ato”



    Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje dje kreut socialist Edi Rama të mos lëndojë qytetarët dhe të mos bllokojë rrugët. Duke marrë pjesë në një sërë inaugurimesh në bashkinë e Kamzës, Berisha theksoi se rrugët janë të qytetarëve dhe se askush nuk mund ta mendojë se mund të ndëshkojë qytetarët duke dalë në rrugë. Berisha duke iu referuar grevës së urisë të socialistëve theksoi se do të zbatojë çdo të drejtë kushtetuese që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre. “Siç e dini, bulevardi kryesor i kombi prej 13 ditësh është i bllokuar nga një grevë urie. Jam këtu për t’u angazhuar edhe një herë, se do të respektoj çdo të drejtë kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, se qytetarët e këtij vendi do të kenë të garantuar lirinë e të drejtën e protestës paqësore. Por më duhet t’i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë, të mos u qeshë buza, se jeni gabim, jeni gabim rëndë. Prandaj, keni bërë, ç’keni bërë me njëri-tjetrin, keni vrarë dhe eliminuar njëri-tjetrin, ne, demokratët, jemi të përcaktuar të ecim drejt Europës”- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë bëri thirrje të mos bllokohen akset kombëtare, pasi siç theksoi kryeministri, askush nuk mund të ndëshkojë qytetarët. “Zotit Edi Rama i kërkoj këtu, duke i respektuar plotësisht protestën, të mos tentojë të mundojë qytetarët e Shqipërisë, duke u dalë përpara rrugëve. Të puthet tre herë në ditë me Ramiz Alinë, por qytetarët të mos i lëndojë, sepse ky është rregulli. Rrugët janë të publikut, janë të qytetarëve, janë të atyre që transportojnë, janë të të sëmurëve dhe të të shëndoshëve, të halleve dhe problemeve, të urgjencave dhe askush nuk mund të mendojë se do të mund të ndëshkojë qytetarët shqiptarë, duke u dalë përpara në rrugë”, nënvizoi kreu i qeverisë Berisha

    55

    .

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22
    Jane televizionet ne fjale qe punojne per llogari te Rames, apo eshte Rama qe punon per llogari te tyre?

    Pas atyre piramidave mediatike, fshihen te gjitha parate e krimit te organizuar shqiptar. Keto televizione e gazeta jane kapistra qe njerezit e krimit te organizuar ne Shqiperi perdorin per te nxjerre qente e tyre politike ne rruget e Tiranes. Rama dhe ata qe bejne greve, punojne per llogari te tyre.

    Dhe kur ligji Antimafia fillon e hyn ne fuqi, e fillojne sekuestrimet e para te parave e pronave te pista ne Shqiperi, njerezit e krimit me zagaret e tyre te politikes duhet te lehin e bejne gam-gam, shume fort bile. Pasi kujt i hyn ne pune nje qen qe nuk di te lehi, apo jo?!

    Frika e paniku i Rames nuk eshte as nga humbja e pushtetit ne bashki apo ne PS, por frika nga njerezve te krimit ne Tirane, me te cilet eshte bere ortak e ka rene ne ujdi. Dhe nese ndonj prej tyre e humb durimin me Ramen, ose bie ne kthetrat e ligjit e prokurorise, ka per te nxjerre shume pazare te pista ne drite, qe implikojne jo vetem njerezit e krimit e piramidat e tyre mediatike, implikojne edhe njerezit e politikes si Rama e kompani.

    Lulet jane me te mira se plumbat, apo jo?

    Albo

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •