Ballsh, situata me helmimin, sot dynden nxenes ne spital
Ballsh, situata me helmimin, sot dynden nxenes ne spital
BALLSH-Ballshi ndodhet edhe sot ne gjendje alarmi me rastet e helmimit qe u shfaqen dje ne mbremje tek mbi 100 persona. Paraditen e sotme kane qene rreth 200 nxenes qe i jane drejtuar spitalit rajonal te qytetit me te njejtat simptoma si mbremjen e se henes, por ekziston frika se numri i tyre mund te rritet ne oret ne vazhdim.
Korrespondenti nė TVNews24 nė Fier, Agron Llupi bėri tė ditur se sot paradite spitali i Ballshit ka perjetuar nje dyndje masive dhe nje situate teper te nderlikuar. Rastet ishin pergjithesisht nxenes te shkollave te cilet jane paraqitur me simptomat bark e te vjella. Shume raste jane derguar ne Fier pasi paraqitet e paperballueshme situata ne spitalin rajonal te Ballshit me fluksin e pacienteve qe shfaqen ne dyert e dhomave te spitalit cdo minute. Drejtoresha e spitalit te Ballshti, Luljeta Bregasi konfirmoi se rastet jane aq te shpeshta sa ndodh qe dy nxenes marrin serumin ne te njejtin shtrat.
Vleresohet se nxenesit e mberritur ne spital vijne nga shkollat 9 Vjecare "Odiseja", "Beselidhja", "Ismail Klosi". Nga frika e helmimit, mesimi ne keto shkolla dhe ne te gjitha shkollat e tjera u nderpre deri ne nje urdher te dyte.
Dyshohet helmim nga uji i pijshem
Drejtoresha e spitalit rajonal te Ballshti, Luljta Bregasi beri te ditur se simptomat e helmimit jane ne fazen e pare. "Pacientet nuk jane rende. Aktualisht marrin mjekim per intonsikim. Me pak fjale marrin serumin dhe largohen ne shtepi". Sipas Bregasit, dyshohet se shkak te jete uji i pijshem, por sic thekson ajo "jane analizat zyrtare ato qe vertetojne kete".
Mbreme 102 persona iu drejtuan spitalit
Mbrėmjen e sė hėnės, 102 persona nė qytetin e Ballshit u shtruan nė spital. Dyshohet qė shkak pėr kėtė shtrim masiv, tė jetė bėrė helmimi nga uji i pijshėm. Shtrimi i tyre nė njė hark tė shkurtėr kohor, vetėm 2 ditė alarmoi edhe Ministrinė e Shėndetėsisė e Institutin e Shėndetit Publik. Duke qėnė se numri i personave qė kėrkonin hospitalizim ka qėnė i lartė, disa prej tyre janė dėrguar edhe drejt spitalit tė Fierit. Kishin diarre, tė vjella, temperaturė tė ulėt e dridhje trupi", pohojne burime nga reparti i Urgjencės.
Mėsohet gjithashtu, se tė gjithė personat e shtruar nė spital jetojnė nė qytetin e Ballshit.
Ministria e Shėndetėsisė me tė marrė vesh lajmin aspak tė zakontė, ka ngritur menjėherė dy grupe hetimore, tė cilėt u nisėn mbrėmjen e sė hėnės drejt Ballshit, pėr tė vėrejtur situatėn e krijuar atje nga afėr.
Nė grupin e ngritur nga MSH, ndodhet edhe Drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli, i cili deklaron pėr News 24 se ėshtė ende herėt tė flitet pėr helmim tė kėtyre banorėve, ndėrkohė qė thekson se MSH ka dhėnė urdhėr pėr tė ndėrprerė furnizimin e qytetit me ujė tė pijshėm.
Sipas Ministrit tė Shėndetėsisė Petrit Vasili, pacientėt vijnė nė spital, marrin trajtim dhe largohen, ndėrsa shton se ėshtė dhėnė urdhėr pėr ndėrprerjen e ujit tė pijshėm nė qytetin e Ballshit, deri nė zbardhjen e shkaqeve tė plota.
Nderkaq, Drejtoria e Policise se Qarkut, nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Fier, kane ngritur 2 grupe hetimore dhe po hetojnė ngjarjen.
Krijoni Kontakt