-
i/e regjistruar
Leter leshuar te gjitha subjekteve politike, qeverise dhe MPB-se
Deri te:
Qeveria e Republikės sė Maqedonisė kabineti i premierit
Ministria e punėve tė bredshme
Grupi parlamentar i VMRO-sė
Grupi pralamentar i BDI-sė
Grupi parlamentar i PDSH-sė
Grupi pralamentar i DR-sė
Grupi parlamentar i LSDM-sė
Objekt: Inicijativė pėr ngritjen e procedurės (vėnien si pikė plotėsuese, nė procedurė tė pėrshpejtuar nė rend tė ditės nė seancėn e parė tė ardhshme nė Qeverinė e RM dhe Parlamentin e RM)
Nga: Prof Ahmed Mora me banim ne rrugėn Jane Sandanski N: 43 Kėrēovė
Tė nderuar
Nė datė 23.09.2009 gjatė aplikimit pėr marrjen e letėrnjohtimit tė ri pranė SPM - Kėrēovė, nė formularin pėr kombėsi nacionale shėnuam KOMBĖSIA SHQIPTARE, duke e respektuar shpirtin e Kushtetutės sė RM dhe normat ligjore pozitive si kategori tės Ligjeve sistematike pėrkatėsisht kushtetuese.
Nga SPM Kėrēovė pregaditėn pėr mua dhe bashkėshorten time letranjohtimi, ku nė grafėn kombėsi shėnohet KOMBĖSIA MAQEDONASE.
Mė se e qartė ėshtė se bėhet fjalė pėr mos respektimin e Kushtetutės sė RM dhe ligjeve sistematike, pikėrisht tė drejtave dhe lirive tė njeriut pėrkatėsisht pėr lirin e tė shprehurit tė pėrkatėsisė kombėtare tė garantuar me Kushtetutėn e RM dhe konventat ndėrkombėtare, si pjesė pėrbėrėse e tė drejtės nacionale.
Pėr shkeljet e shėnuara i kam njohtuar me shkresė nė gjuhėn angleze: Departamentin e SHBA, Unioni Evropian, Ambasadėn Gjermane nė RM, Ambasadėn Austriane nė RM, Ambasadėn e Britanisė sė Madhe nė RM, Parlamentin Grek, Asamblenė Nacionale nė Republikėn e Bulgarisė, Parlamentin Britanik, Parlamentin Gjerman, Euro ambasadorin Ervan Fuere nė Maqedoni, Robert Gates nė Pentagoninin e mbrojtjes, Washington dhe institucione tė tjera, tė shėnuara e tė pashėnuara nė listėn shtesė sė bashku me tekstin e shkruar nė gjuhėn angleze.
I irituar nga fakti i trajtimit tė organit nė mėnyrė tė kundėrt me normativėn nacionale kundrejt intelektualėve, mė shqetėson praktika e thyerjeve permanente tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut ndaj shtresės sė ulėt tė popullatės shqiptare nė RM, konstatim tė cilin e nxjerr nga fakti se mua si intelektual mė thyhet e drejta, mund ta paramendoj se e njejta ndodh me qėllim tė pafshehur edhe ndaj shtresave tė ulta, gjė e cila e alarmon situatėn dhe egziston rrezik nga probleme me dimenzione mė tė gjera. Prandaj nga kėto arsye jam i mendimit se kjo problematikė dhe praktikė e organeve tė lartshėnuara tė marri karakter tė njė debati publik nė njėrėn nga seancat e ardhshme tė Qeverisė dhe Kuvendit tė RM.
Mendoj se grupet e lartshėnuara parlamentare kanė obligim tė pregadisin material dhe tė luftojnė problematikėn e lartshėnuar tė jetė e debatuar nė seancat e lartshėnuara.
Kėrēovė, _._.2010
Prof. Ahmed Mora
P.S.
Si shtesė po jua dėrgoj shkresėn origjinale nė gjuhėn angleze, e dėrguar nė institucionet e lartshėnuara ndėrkombėtare mė nėnor tė vitit 2009.
Posedoj vizion pėr zbėrthimin e mosmarrėveshjes pėr emrin.
Dorėzuar drejtpėrdrejt nė tė gjithė arhivat e lartpėrmendura mė 11.03.2010.
-
-
nuk i han palla shqiptarit per shqiptarit e po ja nin shum gjermanit dhe amerikes se cka behet me leternjoftimet e popullit
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt