AHMED MORA






BALADË PËR GONXHE BOJAXHIUN
(NËNË TEREZA – NËNA E BOTËS)


Ajo rrudhat në trup i vu
Për skamnorët që varfëria i goditi,
Dhe thinjat, brengat, trishtimet –
Në zemër i mbërtheu për lumturi!

Një shekull skamjesh mbajti mbi supe
Nyjen e trishtimit e mbërtheu,
U kthy pastaj iu përkul Zotit:
- Mëshira e mirëqenja për njerëzimin!

Bonjakëve ua ktheu shpresat
Rrezet e diellit t’i ngrohin e rrisin.
Dhe gëzimet në sofrën e boshatisur
Për rritë dhe ëndrra lumturie!

E tashti! Kur u nda nga jeta!
Baladë për Nënë Terezën shkruaj,
Të jehojë amaneti i saj brezërive:
- PAQA, URTIA të jetësohen në shekuj!




20.10.1997