-
i/e regjistruar
T I – Ringjallesh Si Feniks Në Kujtime
Ahmed MORA
T I – RINGJALLESH SI FENIKS NË KUJTIME
(Pajtimit në përvjetorin e vdekjes)
Ne deshëm të jetosh – se ishe duke u rrit,
dhe t’i kryejsh studimet që të shkonin mirë!
Për dasmën e fejesës – që ishte në prak
i thurrëm edhe këngët dhe – ishim të lirë!...
E vdekja Ty të rrëmbeu papritmas
se thonë: Të mirët shumë herët i godet!
Ne mbetëm në jetë të vuajmë e përvlohemi
e – dëshirojmë me ty takim në Ahiret ......!
Se çelës i lumturisë dhe gëzimit tonë
për një jetë pa brenga – ishit Ju Pajtim!
Ngado që të nisemi ne mbesim vonë!
Vallë!? Ku na mbetën hapat për atë rrugëtim?
Për lartësi Olimpi duhej punë, besim,
ndaj Ti nuk iu ndave Librit të Urtisë!
Sa herë që ia kthejmë sytë e shikojmë
vullkan i lotëve shpërthen prej brendisë!
Dhe Ti ringjallesh si feniks në kujtime
gjithmonë me sy të riu në shikim!
E ne me lot në ditë e agime
- bëjmë jetë pa Ty Pajtim!
08.06.1995, Kërçovë
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt