-
i/e regjistruar
Perandorë Pa Emër
12 Shkurt 2010
K ë r ç o v ë
Për hir të pakënaqësisë ndaj qëndrimeve të deputetëve shqiptar në Parlamentin e IRJM – së, si qytetar shqiptar dhe bashkëkombës i tyre kudo që jetojnë; i shqetësuar nga papërgjegjësia e tyre politike, aktrimin që bëjnë për mbrojtjen e një shteti artificial, themelimin e tij në trojat tona, bile më tepër se deputetët sllav, me vaje çoroditëse i kundërvihen BE – së dhe NATO – s, për mos anëtarësimin e IRJM – së në gjirin e saj. Ashtu që, u detyrova të shkruaj për MOLOKËT “demokratë” që në mënyrë ireale, me parametra të shtetit padron e të cenzurimit, shpresojnë se po shkëlqejnë mu si thesarët e ORMUSIT; e ata janë:
PERANDORË PA EMËR
Meqë gati më për dy dekada mban mbledhje Parlamenti i t’ashtuquajtës “Maqedoni sovrane” ose “Oaza e Paqës” gligoriane jemi dëshmitar të këtij realiteti ku po ndodhin “mrekulli” të papara për lumejt e lotëve që rrjedhin nga sytë e krokodillëve – deputetë shqiptarë. E ne, populli shqiptar, duke pa ate lum vërshues nga ajo bakërdi fjalësh që lëshojnë pa arsye e pa fije kuptimi, ata, të vënë në pozitën e deputetit të Parlamentit të IRJM – së; jeniçerët apo qolet që përpiqen t’illustrojnë e lajnë pjatat e një shteti padron, nuk zgjedhin frazat e tyre boshe, por, mjerisht, marrin guximin dhe hyjnë në ujërat e panjohura të lumit KOLORADO.
Pa patur asnjëfarë njohurie se ai lum, në rrjedhën e vet ka gryka, shpella, kanjone, kaskada të mëdha e në disa vende ai zhduket tërësisht në kanale nëntokësore ashtu që supozohet se nuk është e mundur të shpëton qenje e gjallë njëherë e rrëmbyer nga përqafimi i vrazhdë i lumit Kolorado.
Mjerisht, deputetët tonë, lujnë në lojën e turbullirës që duke treguar poltronizmin e vet shpirtëror të karierës personale tentojnë të hedhin popullin shqiptar në kundërshtim të qëndrimeve MARKANTE të të drejtës demokratike të Bashkësisë Evropiane.
Prandaj, duke pasur për bazë ate që Bashkësia Evropiane, jo që tenton për zgjidhjen reale e racionale, ku liritë e të drejtat e të okupuarëve shqiptarë në IRJM – në padrone e “Oazën e Paqës” të hibridit Gligorov po shtypen në mënyrë flagrante e pa presedan, por, këta parlamentar shqiptarë hidhen në vallen e atyre padronëve dhe të njejtit kërkojnë që si e si të shesin dushk për gogla.
Dhe, në këte fshehtësi të paparë ku s’është nda shapi nga sheqeri hidhen stërvinat që myku i errësirës robruese tenton sërish të shkëlqej nga rrezet e demokracisë, mu në këte kohë turbulluese kur s’dihet dhe s’kuptohet qenësia.
Vallë! Deri kur parlamentarët e tillë që i votoi populli do të kthehen t’i mjel pushteti që deri më tani ka qenë e është fund e krye kundër interesave të popullit – duke u bërë qiraxhi në shtëpinë e tyre?!
Ndërsa, ata, për hir të privilegjeve që kanë, kanë qenë dhe janë të gatshëm të kundërshtojnë vendimet që çojnë drejtë zgjidhjes sa më reale, racionale e objektive, për formimin e së paku – SHQIPËRISË NATYRALE.
Pa dashur ua them, por, sipas asaj që ndodhë, e në bazë t’aktrimit që bëni në Parlamentin sllavo – maqedon, del në përmasën tonë, se njerëzit e tillë po u ngjajnë vjetëve – atyre që u kërcejnë nënave të tyre për hir t’asaj se dëshirojnë që njerkat të shkëlqejnë nga sharmet e rrejshëm!
Sa për t’i sqaruar opinionit më të gjërë e veçanërisht popullit shqiptar, në lidhje me matrapazllëqet në parlament, po ua bëjë me dije parlamentarë të matufosur se atje ku s’ka vizion kombëtar, atje ku s’ka arsye e qëndrim stoik, atje ku s’ka udhëheqësi t’urtë kombëtare; me mijëra fokuse të tjera që “shkëlqesia” e juaj i quan të ndriçme, dijeni, përsëri na lejnë n’errësirë e s’ka çka bënë Evropa plakë, e kumbarja Amerikë, që që të dyjat “arbitrojnë mirë?!”
Koha flet se realiteti i çdo gjëje që vjen ka bazë vetëm ate që është objektive, dhe ajo që është për t’u përkrahur është e drejtë e Bashkësisë Evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga sfinksat, sepse ata sërisht po zgjohen dhe po hyjnë duke u zvarrisur në skenën e demokracisë por, njëkohësisht ruajnë ndjenjën e perandorëve.
Pra, perandorët në demokraci ashtu përmbyten që të mos u mbes as emri e as gjurma tokë me mashat që i kanë mbajtur në çdo kohë. Dihet, emrat e tyre kanë mbetur në çdo kohë, por vetëm etiketë e vetvrasjeve dhe vetkënaqësive të tyre për ndjenjë djalli.
Në fund, përgëzoj Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t’Amerikës që tregojnë “maturi dhe syçeltësi” ndaj padrejtësive dhe aneksimit të trojeve shqiptare në pesë pjesë, mu ashtu si që e duan shtigjet e së “vërtetës?!”
Prof. Ahmed MORA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt