-
i/e regjistruar
Legjendarët E Kërçovës
LEGJENDARËT E KËRÇOVËS – JAGOLL
që ranë heroikisht për SHQIPËRINË NATYRALE
Në katundin Jagoll më 1945 nga luftëtarët e Ballit Kombëtar, që xhelatët sërbo – maqedonë i masakruan pa mëshirë, janë këta 12 veta:
1. Ali Bllaca, i vrarë te gështenjat e Osojit,
2. Musli Ahmedi (MORA), i vrarë te gështenjat e Osojit,
3. Sadin Fejza (MORA), i cili u ther mbi katund, rrënzat e vendit të quajtur SHULLO (që të tre xhakallarë të mij),
4. Kamerr Bllaca, i vrarë te shyma e derës së shtëpisë së vet,
5. Isuf Bllaca, i vrarë në rrugë,
6. Hajradin Bllaca, e bijnë prej Jagolli duke e torturuar, me vrasje, hypje si kalit dhe e bin deri tek rruga e vjetër që ndaheshte me të renë në afërsi të fshatit Mahmude, aty ai rrëzohet për toke dhe e vrasin, ku edhe e varrosin duke ja lënë njërën këmbë jashtë varrit që ta shikojnë pazarxhinjtë duke shkuar në Kërçovë,
7. Esati,
8. Meti dhe
9. Ilazi, prej fshatit Arrangjel, të cilët kanë qenë musafirë në Jagoll, edhe ata i vrasin,
10. Haxhi Iseni dhe
11. djali i vet, prej fshatit Sërbicë poashtu i vrasin në Jagoll dhe
12. Rushit Begu, prej fshatit Popovjan që ishte mik në Jagoll, poashtu e vrasin.
Kjo është një listë e dhëshmorëve që ranë dëshmorë për të mbrojtur idealet shekullore të tërësisë së SHQIPËRISË NATYRALE dhe emrin e Kërçovës, që tentojnë ta ndryshojnë në Kiçevo.
Të dhënat janë të sakta për bijtë e Ballit Kombëtar, që lufutan për Kërçovë e rrethinë, që kaurria mundoheshte me mish e hpirt t’i zhduki e mos kenë as nam e as nishan. Të dhënat janë të sakta, e më se të sakta se janë të dhënura nga Babai im Imet Ahmed MORA, i cili u lind në vitin e tmerreve 1913 kur ja pushkatuan babain Ahmed Ahmedi MORA në mes të katundit, ndërsa ai vet kaloi në Ahiret, Zoti e Bekoft më 1998 në Kërçovë ku dhe është i varrosuar.
Prof: Ahmed MORA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt