PËRGJIGJE MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
TË IRJM-së NË SHKUP


Me datë 11.03.2010 unë, z. Ahmed Mora, për hirë të padrejtësive që na bëhet neve shqiptarëve nga sllavo – bullgarët në IRJM për ndryshimin e identitetit kombëtar nga ajo SHQIPTARE NË ATE MAQEDONE bëra kërkesë dhe i njohtova të gjitha subjektet politike, Parlamentin dhe kërkova që të ngritet procedurë me rend dite në një nga seancat e ardhshme të Qeverisë dhe Kuvendit si objekt i vetëm që kjo problematikë dhe praktikë të marri karakterin e një debati publik dhe të ndërpritet kjo praktikë megallomane e shovene që uzurpon të drejtën jetike të nacionaliteteve tjera për të ruajtur identitetin e vet nacional!.... të njejtën e bëra edhe në organet e Ministrisë së punëve të brendshme në Shkup.

Me datë 19.04.2010 e fascikluar me numrin rednor 19111-13104/1-2010, pranova përgjigje e cila nuk jep kurfarë sqarimi në lidhje me kërkesën që kërkoheshte!

Në përgjigjen e dërguar është theksuar se letër njohtimet jepen sipas Ligjit për letër njohtime i botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 8/95, 38/02, 16/04, 12/05 dhe 19/07; Ligjit për paraqtije të vendbanimit dhe vendqëndrimin e qytetarëve i botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 36/92, 12/93, 43/00 dhe 66/07 si dhe Rregullores për formularin e kërkesës për dhënjen e letër njohtimit, ..... e botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 116/07, 129/07 dhe 161/07, gjë që aspak nuk ka lidhje me kërkesën!

Më tutje në “sqarim” e sipër theksohet se kush janë të dhënat të cilat kërkohen dhe shënohen në letër njohtime. Në të dhënat e kërkuara shprehen se nuk lypet të shënohet përkatësia nacionale, por vetëm shtetësisia. Por, pikërisht aty qëndron e keqja se përkatësinë e shtetësisë e përziejnë me përkatësinë nacionale duke përdorur MBIEMËR si nocion e jo EMËR.

E njejta s’ka të bëjë me realitetin dhe me formularin i cili u dorëzohet qytetarëve për ta mbushur, në të cilin kërkohet të mbushet në mënyrë eksplicite edhe shtetësia (e cila mbushet me emrin e shtetit shembull R. e Shqipërisë, R. e Bullgarisë) por edhe përkatësia kombëtare (e dhënë e cila shënohet si përkatësi shqiptare, përkatësi bullgare etj.). Formullari i lartpërmendur mund të gjendet në ueb sajtin e Ministrisë së punëve të brendshme të IRJM-së.

Sidoqoftë, duhet të theksohet se problemi nuk qëndron në ate se a kërkohet ose pse kërkohet SHTETËSIA, POR SI E NJEJTA SHKRUHET DHE PRAKTIKOHET NË IRJM, duke u bërë malëverzime, duke i zhdukur të gjithë përkatësitë tjera kombëtare e duke i përvetësuar në të veten, ate sllavo – maqedone. Përkatësisht e barazojnë nocionin përkatësi nacionale dhe nocionin shtetësi gjë e cila aspak nuk është e barabartë dhe nuk e ka ka kuptimin e njejtë.

Nga vetë sqarimi i sllavo – bullgarëve dëshmohet se ato nuk e njehin as sllavo – bullgarishten ose sllavo – maqedonishten – kjo është përhirë të asaj se as njena nuk është gjuhë e tyre – e mos flasim për njohje të gjuhës angleze apo shqipe?!

Sqarim: Në gjuhët sllavo – bullgare, kur bëhet fjalë për nacionalitet shkruhet përkatësia nacionale – (nacionalna pripadnost ALBANSKA, BUGARSKA i dr.)

Kur bëhetë fjalë për SHTETËSI shkruhet shtetësia në shtetin që jeton individi (drzavjanin na ALBANIA, BUGARIA i dr.). Kështu duhet të jetë sa i përket në gjuhët sllavo – bullgare!?

SQARIM NË GJUHËN ANGLEZE, SHQIPE e të tjera është: Për përka-tësinë nacionale (FOR NATIONAL PARTAINING ALBANIAN, BULGARIAN etc).
Përkatësia se cilit shteti i je shtetas shkruhet (THE PARTAINING TO WHICH COUNTRY YOU ARE A CITIZEN) is written, Republic of Albania, Republic of Bulgaria and so on.

SQARIMI EDHE NË GJUHËN SHQIPE ËSHTË I NJEJTË: Kur bëhet fjalë për nacionalitetin shkruhet përkatësia nacionale (SHQIPTARE, BULGARE etj.) Kur bëhet fjalë për shtetësinë ku jeton shkruhet (SHTETAS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË BULGARISË etj.)

Këto janë të dhëna adekuate se si duhet të shkruhet dhe të sqarohet një çështje e tillë objektive e senzitive në këtë vend e jo si që e bëjnë sqarimin ata që DJE sorolateshin kepeve të Karpateve!? Mundohen me çdo kusht të verbojnë botën e të dëgjojnë DJALLIN e këndellur që u ulurin në bark e nuk e pranojnë faktin se gati më 70% prej popllatës jo shqiptare çdo ditë po marrin shtetësinë BULLGARE, në të kundrtën shqiptarët i pagëzojnë MAKEDONCI ALBANCI, dhe ate para syve të botës, e cila observon por për fat të keq nuk dëshiron të konfirmoj!? ....

Sllavo – maqedonët në IRJM, duke humbur gjenezën në ILIRIDË më nuk dinë as vet se kush janë dhe çka janë?!

Të gjorët – si popullatë NOMADE detyrohen të pasurohen me doke, kulturë dhe histori të popujve tjerë – ato ILIRE, GREKE dhe BULLGARE. Pikërisht, kjo është arsyeja që i shtynë të çveshurit të përvetësojnë nga të tjerët gjuhën, kulturën, folkorin, personalitete të rëndësishme historike qoftë nga shqiptarët, bullgarët e nga grekët, të cilët poashtu përvetësuan edhe vëllezërit Metodi e Konstandinin, i cili pas priftërimit u ripagëzua në QIRIL!? ... që polli alfabetin qirilik.

S’ka hamendje se jeni jashtë kornizave të Kushtetutës që thirreni vetë, përderisa ju manipulues me vetvehten e me gjithë të tjerët; që nga çasti që zgjoheni mashtroni vehten për ate çka jeni dhe s’jeni.

Ju i furnizoni shqiptarët me letërnjohtime e pasaporta, në të cilët qëndrojnë adresat e vendbanimeve të huaja si; të Austrisë, të Zvicrës, të Gjermanisë, të Francës dhe shteteve tjera perëndimore!?.... gjë që është ilegale, e vëzhguesit e huaj heshtin?!

Përgjigjja e letrës së Ministrisë së punëve të brendshme të IRJM-së lëshuar me datë 19.04.2010 është aq e blertë sa që është dhe vetë dekori i vjedhur i figurave historike bullgare në sheshin e Shkupit, me projektin Shkupi 2014. Kjo shpreh një gjenocid të tipit klasik që qeveria e Gruevskit me aleatët ushtron mbi qytetarët e vet për t’i shkombëtarizuar! Me mohimin e identitetit të të tjerëve, konfirmohet se veprimi i tillë nuk është kurrgjë tjetër veçse racizëm modern i EGEJCIT NIKOLAS, që tejkalon çdo normë dhe të drejtë jetike për t’u deklaruar lirisht se cilit populli dhe identiteti nacional i takon!? ....

Pra, IRJM-ja artificiale me veprime të këtij lloji të diskriminimit dhe racizmit nacional para syve të botës përcakton destimin e vet ndaj vdekjes për të jetuar të gjithë të tjerët në liri dhe pavarësi.

O, shqiptarë këtu, në diasporë e veçanërisht garnitura politike e Shqipërisë aktuale, hapni sytë dhe shikoni se çka ndodh me popullin e mjerë shqiptarë në IRJM, Mal të Zi, Serbi e Kosovë! Shmanguni mallkimeve të ndërsjellta por rrekeni idesë së shenjtë gjithëkombëtare që është e vetmja rrugë e shpëtimit!....

Me sinqeritet dhe mirënjohje më të thella shpirtërore.




01.05.2010
K ë r ç o v ë