-
i/e regjistruar
Të Ngadhnjejmë Me Mendje Të Kthjelltë
Ahmed MORA
TË NGADHNJEJMË ME MENDJE TË KTHJELLTË
Erërat demokratike mbisundonin në të tërë rruzullin tokësor me përjashtim të sferës së ashtuquajtur sfera komuniste në Europë. Por, pasi këto erëra e përfshinë Europën Lindore, pak më vonë të njejtat, arritën edhe në Ballkanin e vjetër, saktësisht në qytetin tonë Kërçovë.
Që më 16.03.1990 lidhëm kontaktet e para me Kryesinë e Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë, gjë për të cilën unë isha iniciator, ku morra pjesë me dy shokët e mijë lojal – zotëri Begzat Rrahmani dhe Liman Limani. Gjatë tërë kohës dhe në çdo vend që biseduam qemë të ndjekur nga policët sllav. Ndiqeshim këmba këmbës, pasi ia filluam akcionit për mirëvajtjen e një aktiviteti demokratiko – politik dhe në qytetin Kërçovë.
Në fillim tubimet tona i mbajshim në lokale të mbyllura, private dhe në një rreth shumë të ngushtë të njerzëve konstant, e më vonë ia filluam dalngadalë edhe nëpër kafenetë private e ato shtetërore.
Është një gjë evidente se torturat që na u imponuan nga komunizmi jugosllav, dita – ditën na e nxirrnin frikën, na inkurajonin guxim aqë të fortë, sa që na nxitnin të ndjehemi më të sigurtë në vete e të mos lodhemi kurrë prej pune. Kjo është për hirë të asaj që jemi të vetëdijshëm se dëshirat dhe të drejtat tona, mundemi t’i plotësojmë vetëm nëpërmjet punës që bëjmë.
E njëherë, duke e ditur se ky akcion është një ngjarje e rëndësishme historike e kombit shqiptar, për një ardhmëri më të mirë, dhe se liria nuk dhurohet por me gjak fitohet, vendosmërisht e kundërshtuam çdo njollë dhe padrejtësi që i mvishet shqiptarit dhe kulturës tonë.
Edhepse një numër, në tërësi, ideal të vetëm e kemi çështjen kombëtare dhe i ofronim bashkëpunim çdo intelektuali e punëtori në Kërçovë dhe i lutnim që të jemi unik e të mos lejojmë që palca të ndahet prej kocit, përsëri na paraqiteshin do poltrona që pranonin bashkëpunim të kushtëzuar duke thënë:
“Ju vazhdoni akcionin, mirë është, edhe ne do t’u ndihmojmë, por Ju lusim mos na nxjerrni në sipërfaqe.” Pra, ende qëndronin në dy karrike, ndërsa ne u kemi thënë se: “Ju dëshironi të gjuani me gurë, të na bini në kokë, e pastaj ta fshihni dorën.” – “Jo, jo, më kështu nuk do të shkoj dhe nuk do të lejojmë një gjë të tillë, por, në të kundërtën, kur do të gjuani edhe ta goditni dikë me gurë në kokë, atëherë mbajeni dorën lart dhe të keni guxim të thuani se kjo është dora që gjuajti me gurë.”
Si shkaktarë të refuzimit për bashkëpunim janë edhe përpiluesit e planeve të poshtra si që na ka thënë një zotëri në fjalë. Edhepse i diferencuar ideo – politikisht dhe i suspenduar, me këmbëngulje insistonte që t’u tregojmë të tjerëve – shqeve se ai është më komunist se ato, e s’mund të merr guximin që të inkuadrohet në rrjedhat e proceseve demokratike në Kërçovë! Por, i njejti më vonë, pasi të tjerët rrezikuan, ai me plotë entuziazëm e ego për karrierë, bile pa fije turpi morri guximin, u orvat që të depërtoj edhe në Kryesinë e Partisë për Prosperitet Demokratik.
Si do që të jetë, kjo është një fazë kalimtare nga sistemi një partiak – komunist në ate “demokratik” e pluralist, është kohë e vështirësive të mëdha e të papriturave, befasive të cilat për një çast mund të vijnë e shkojnë si ëndrra. Rastet për të cilat do të flas në shkrimet e mia që do të vijojnë janë ndikimet e një përmase tmerruese; meqenëse e mbrejnë ndërgjegjen e çdokujt, ndërsa pa dyshim gjykimin e presin nga vetë populli.
I motivuar nga kjo gjendje që po flitet në çdo vend e çast, në lidhje me ndryshimet që po bëhen në kuadër të Degës së PPD-së në Kërçovë e më vonë që do të vijojnë në kuadër të vetë partisë, do të mundohem që ta shtjellojë rrjedhën e së vërtetës në prizmën e rrugëkryqit që jemi fundosur!
E ai, është një rrugëkryq paradoksal i transformimeve demokratike, në të cilin jemi të rrethuar me ujqë e dhelpra. Mençuri është që kali të kapet për freri e jo për bishti. Kjo do të thotë që timoni i sovranitetit të drejtohet nga ne vetë, e jo nga ato që DJE sorollateshin kepeve të Karpateve.
Së fundi, u dëshiroj që të jemi të gatshëm për unitet dhe të mundësojmë që të ngadhnjejmë me mendje të kthjelltë në ardhmërinë tonë historike!
Me konsideratë të veçantë!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt