Ahmed MORA

DEKADA E KOBSHME PËR INTELEGJENCËN SHQIPTARE
NË GJIMNAZIN “P. POPOVSKI” TË GOSTIVARIT



Dekada e parafundit e këtij shekulli nxiti shumë e shumë krijues për shtetin monist. Më kujton shumë humoristë, por unë do të kisha cekur vetëm këte, të këtij nën qielli Mixhën Xhel, me skeçin për “drejçin”.

Ashtu ndodhi dhe me Gjimnazin “P. Popovski” të Gostivarit. Na erdhën disa “Shqiptarë të ndershëm” e të gjithë të tjerët i bënë të pandershëm. Pasi, nuk kishin se ku të kapen dreqërit, filluan prej rastit të montuar dhe të kobshëm për ish – nxënësin e kësaj qendre, varrimin e të ndjerit Xhemail Xhemaili nga fshati Raven i Gostivarit. I dënuar për shkaqe politike, rast i cili shpiu rrugën e “Pushtetit Juridik” për aferën e diferencimit ideo – politik në këte shkollë.

Me përshkrimin e mënyrës, formës dhe metodës së diferencimit ideo – politik pranë shkollës tonë si organizatë me vete, pranoj bindjen se ndriçon diferencimet ideo – politike edhe në organizatat e tjera gjatë sistemit Komunist për arsye se i njejti proces nuk la pa cënuar gati më asnjë organizatë në të njejtën mënyrë, formë dhe metodë, por me raste të tjera dhe montime të reja e ndoshta dhe më të pabaza e të njëanshme, nga nacional shovinizmi srbo – sllavo maqedon.

Si do që të jetë, diferencimi ideo – politik në shkollën tonë i përfshiu nga rradhët e procesit edukativo – arsimor edukatorët më të ndershëm dhe më punëtorë si që janë: Ramadan Ramadani - zëvendës drejtor, Fadbi Osmani, Xhumaledin Fejzullahu, Hazbi Sulejmani – tani mërgimtar në Gjermani, Shaip Billalli – tani me punë në Zvicër, Hasan Hasanin dhe Nebi Tahirin.

Më vonë dekada e kobshme nga rradhët tona përfshiu kolegun tonë Samet Useinin, edukator dhe historian me plot entuziazëm pranë shkollës tonë, por pushtetmbajtësit së bashku me zagarët pa fije mëshire dhe turpi e diferencuan dhe e emëruan disident politik për arsye se kundërshtoi “paralelet e përziera” nën moton e të ashtuquajturës “Vëllazërim Bashkim Komunist”.

Për polemikën që u zhvilluan në simpoziumin e historianëve me gjeniun e shekullit të XXI-të Nijazov Limanovski, që bëri ndryshimin e personalitetit të vet si KAMELEONI me ngjyrën dhe merr guximin e herë herë na paraqitet me mbiemrin si: I, OV, SKI e ndoshta edhe me VIĆ. Ky simpozium u mbajt në Mavrovë në vitin 1980. Atëbotë, e pat kritikuar mjaft ashpër dhe me urtësinë e tij shkencore ate kvazi – intelektual nga Rostusha e Gostivarit e demantoi publikisht.

Për të njejtin ideal zotërit Hivzi Abazi, Ahmed Mora dhe Mustafa Iseini i njohur me pseudonimin MISHEL, të cilët e ngritën zërin kundër “paraleleve të përziera” dhe “arsyet” që do të vijojnë nga “altruistët”, u suspenduan nga gjimnazi “P. Popovski” i Gostivarit.

AHMED MORA, profesor i gjuhës dhe i letërsisë angleze, pranë të njejtit gjimnaz, me përvojë pune prej 20 viteve, me dekret u shpallë disident politik. “Arsyet” tjera për të më shpallur si edukator të papërshtatshëm e të sjellin vendimin e suspendimit janë shpifjet, mallverzimet, se gjoja kam bërë lëndimet më të rënda në obligimet e marrdhënjeve të punës në procesin edukatiov – arsimor.

Sulmohem me të madhe se shpeshherë s’kam marrë pjesë në mbledhjet “madhështore të LKM-së” dhe se disa herë kur edhe kam qenë prezent, në pikëpamje demonstrative i kam lëshuar ato para kohe.

Se kam bërë sjellje dallimi në “paralelet e përziera”.

Se Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Gostivarit, me një shkresë numër 13-1899 të vitit 1988, kërkon që shkolla të merr masa për diferencim ideo – politik të profesorit AHMED MORA.

Poashtu, me shkresë nga Kuvendi i Komunës së Kërçovës, thuhet se zotëri Ahmed Mora është nën influencë ideo – politike të iridentës, si dhe gjëra të tjera që s’precizohen, por me të cilën lypet që i lartpëmenduri të suspenzohet nga marrdhënja e punës sa më parë.

Akuzohem pse në shkollë përdor literaturë prej Univerziteteve të tjera, nga ai i ZAGREBIT, PRISHTINËS dhe të LUBJANËS e nuk e përfill ate të SHKUPIT.

Ndër të tjera, më fajësojnë pse e kam bërë ndryshimin e mbiemrit prej AHMEDI në llagapin tim familjar MORA; që është gjenezë dhe vazhdimësi e Mores së bukur.

Akuzohem poashtu se e kam thyer rekordin ligjor për rritje të natalitetit, o prishjen e balancit demografik në IJRM, ngase kam katër fëmijë (me ligj pranoheshin vetëm tre) ashtu që pushtetmbajtësit sllavo – maqedon nuk më jepnin shtesa fëmijërore për fëmijën e katërt dhe nuk më pranonin që ai të shërohet nën sigurimin e im social.

Rastin se pse nxënësen Vjollca Latifi e përshëndes me “mirëdita” në mësojtoren, ku mbahej mësim me “paralele të përziera” dhe i flasë në gjuhën e ëmbël shqipe, gjuhën e bilbilit si që thotë NAIMI jonë.

Isha duke ligjëruar në klasën e IV-të, një “paralele e përzier”, ku në ndërkohë hyri nxënësja ime, Vjollca Latifi, me një fletë në dorë, të mos harrojmë ish – nxënëse e imja tre vite më parë kur akoma nuk kishin ardhë në shprehje “paralelet e përziera”.
Mu drejtua në gjuhën sllavo – bullgare si që e kish mësuar këshillëtari – babai i saj, që të flet, se ajo na qenka gjuha e shtetit dhe e mesit. Më iritoi pa masë sjellja e saj dhelprarake dhe iu drejtova duke i thënë në mënyrë shumë të qetë “mirëdita” në gjuhën shqipe e pastaj kam vazhduar në ate sllavo – bullgare “me zaćuduva faktot kako e možno da za relativno kratko vreme mojata sakana ućenićka se preobrazuva od VJOLLCA na VIOLETA.”

Pra, akuzohem rëndë për ate që flas në gjuhën shqipe me nxënësit e mij, në “paralelet e përziera”.

Për rastin e një nxënësi “maqedon” musliman, që e kam këshilluar për vetvendosje dhe përcaktim kombëtar. Si dëshmi le të lexohet vendimi im me të cilin jam suspenduar nga puna, numër 02 – 76 i lëshuar më datë 28.12.1988.

Edhepse, në Dosjen personale të krijuar apostafat në emrin tim nga ana e organeve të përndjekjes, zbulimit dhe kontrazbulimit të IRJM-së e regjistruar nën numrin 9-04-4913/4896, faqja numër 3, qartë shihet se organet e lartshënuar i kishin angazhuar agjentët bullgarë: Mirko Angollovski, Zhivko Bogdanovski, Bozhidar Kulevski, Goce Gjorgjioski, Venera Gjorgjeska, Mladen Janakiovski dhe bullgarë të tjerë identitei i të cilëve nuk mund të lexohet në fletët e dosjes. Të njejtit kanë qenë të anagazhuar me të vetmin qëllim që të përcjellin veprimin tim anti – komunist e subverziv ndaj SFRJ-së si shtet!?

Qesharake, ata që Dje endeshin kepeve të Karpateve marrin guximin dhe veprojnë në mënyrë denigruese, me trillime rrenash, pa fije turpi në opinionin në vend dhe ate botërorë në mënyrë oficiale, në dosjen faqja tre shënojnë se e kam lëshuar punën vullnetarisht që të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, harrojnë vendimin e lëshuar për diferencim politik më datë 28.12.1988, numër 02 – 76, me të cilin suspendohem nga të gjitha poret e jetës për egzistencë.

Këta ishin momentet kur hipokritët, “shqiptarët e ndershëm”, na paraqiten me gojën plot si “patriotët” e kombit. Të tillë kemi edhe sot e kësaj dite si që është limoni i shtrydhur, zëvendës drejtori e tani më drejtor Latif Latifi, një “edukator” fund e krye i pamoralshëm, gjë për të cilën dijnë dhe janë të njohur shumë mirë e mirë shurdhamanët politik në Gostivar.

Prishi, shkurorëzoi një familje, dhe për këtë s’kishte dhe s’ka vend në Gjimnazin “P. Popovski” të Gostivarit, ku çështja e moralit ishte dhe është e domosdoshme të jetë në një nivel më të lartë dhe të shëndoshë.

Ky far politikani e humbi karierën e vet në Komitetin e Komunistëve, por i pajisur me plotë ide anti shqiptare e dërguan në Gjimnazin e Gostivarit. Mjerisht, heshtën kreatorët e politikës moniste, por ja po heshtin dhe këta të pluralizmit, për një gjë të tillë ku çështja e moralit ishte dhe mbetet të jetë e domosdoshme në një nivel më të lartë.

Trajtimi i nxënësve të jetë në nivel të duhur për mirëfillje në realizim e jo si ky drejtor që vrapoi si zagar të ndjekë dhe të fyej filizat e njoma dhe krejtsisht të pafajshme për bojkotimin dhe demonstratat e vjeshtës të vitit 1988 që u manifestuan kundër “paralele të përziera”.

Rasti që kurrë s’harrohet dhe më kujtohet shumë mirë është tubimi i përbashkët i të dy QAMO-ve “Pançe Popovski” dhe “Çedo Filipovski” në lidhje me peticionin e intelektualëve Kosovarë, ku ky “MARTIR” shqiptar ndër të tjerat tha: “Ç
‘kanë shqiptarët nga Kosova që përzihen në punët tona të brendshme, ku Ne në IJRM, i kemi punët mirë dhe të gjitha të drejtat.” Ky “trim fisnik” shkoi bile edhe më larg dhe tha: “Kosovarët le të shikojnë punët e tyre e ne të na lejnë rehat, ndërsa atij që si pëlqen këtu e dëshiron të shkollohet në gjuhën shqipe le të shkon në Shqipëri.”

Mendjemadhi, bashkëmendimtari me i ndyrë se i pari, Gafur Musliu, dikur profesor i biologjisë e tani sociolog, edhepse ne s’lypëm llogari që të jetë shqiptar, e së paku ta ndjej veten i tillë, u shpreh: “Rrënqethem që jam shqiptar, thjeshtë, turpërohem që jam shqiptar.” dhe me këmbëngulje ishte kundër mbajtjes së plisit, si simbol kombëtar dhe teshave kombëtare.

Këta “altruistë” dhe dy të tjerë që i bënë “hetimet” ndaj nxënësve të pafajshëm dhe kolegëve të vetë me plot mburrje, si dëshmi lejohet të pyeten nxënësit e përvuajtur e që regjen nëpër burgjet sllavo – bullgare si që janë: Nafije Zendeli, Valdete Fejzullahu, Nuredin Aliu - ish të burgosur e shumë e shumë të tjerë të asaj gjenerate.

Rasti me Vjollca Latifin qe një imagjinatë e babait të saj, kolegut, demagogut, hartuesit të planeve të poshtra dhe shpifësit të paskrupull, QANI LATIFIT, një “shqiptar i ndershëm dhe fisnik” që s’e lind nëna, i cili e detyroi vajzën e vet të jep deklaratë të rrejshme kundër meje. Personalisht mua s’më befasoi një gjest i tillë prej QANI LATIFIT nga që diheshte se ai është mik dhe shumë i afërt me drejtorin, Pejo Lloteski – gjakpirës i shqiptarëve, njeri me moral nën zero dhe pijanec i njohur.

Ngel që të përmend për këte “bujar” Qani Latifin i cili shkatërroi dhe ja vuri dryrin Shkollës së Lartë Pedagogjike në Shkup, dhe erdhi me plot pretedime dhe oreks të pamposhtur si frizikatë për taxhi që të bëhet drejtor. Dihet si “shqiptar i ndershëm” dhe këtij “fisniku” i meritonte një post i tillë, e sa për çështje të moralit, s’dëshiroj të flasë aspak, por le të hapet dosja e tij gjatë periudhës kur ai ka qenë “pedagog” pranë Gjimnazit të lartpërmendur (të shikoni martesën e tij, se çfarë martese bën ai?!)

Nga kjo që ceka më lartë, qartë mund të vërehet se personat më të spikatur, intriganët më famoz dhe “dashamir” të popullit që merreshin e po merren me aktivitete më militante të infiltruara nga rradhët e komunistëve, servil pansllav, në mënyrë tejet të organizuar dhe perfide, me plotë mjete të palejuara të presionit si që janë rrenat, shpifjet e kulluara, mjaft naive dhe të pakrypura ia arritën të vijnë në postet kryqe të “demokracisë”.

Nëse dëshirojmë të bëjmë një komparacion me ate të sistemit komunist dhe këtë pluralist do të vërejmë se dallimi është minimal, meqë në komunizëm mirëfilleshte motoja e vëllazërim bashkimit për dallim në pluralizëm po zhgënjehemi me moton gligorjane të bashkëjetesës apo integrimit me bullgarë e serbë, gjë që s’është kurrgjë tjetër përveç se i njejti ujk me gëzof tjetër. Së paku po flas për Komunën e Kërçovës ku nuk po vërehet ndonjë farë dallimi sado i vogël me qenë e veçanërisht nëse kemi parasysh se cilët e kanë në dorë timonin e pluralizmit.

Këte e them duke patur parasysh se në pluralizëm e pikërisht në rradhët e PPD-së, nuk veprohet me ndonjë aktivitet për përkushtim dhe flijim, edhepse kombi aty shiqonte shtezherin e racionalitetit ku shoqëria hudhi shpresën e zhvillimit. Ju, kreatorët e trillimeve, përmbytës të kolltuqeve, të cilët lundronit nëpër ëndrrat e blerta të komunistëve të përbetuar për t’u përbiruar pastaj me parametrat e depërtimit e të shkatërrimit të idesë së shtrenjtë gjithëkombëtare për ta prerë hapin e saj në zhvillim, kërcyet si lepurosh në lakra, e lakra s’ka sepse ju lepurushë, zagarët, qyshkurë i keni ngrënë për pazarllëqet meze, ku shtroni darka si që shtruat dikur nxënës, kolektive, intelektualë, varrime e këngë të popullit të përvujtur, duke ngritur dolli për ata të kabineteve. Sot në forma më perfide e të njollosura mundoheni të ndani dhe emroni intelektualët në ato të përshtatshëm e të papërshtatshëm, anëtarë të partisë apo jo anëtarë të sajë, janë në vijë të partisë apo jashta saj, me diktat të paparë dhe tërvelë tani më të kabineteve po bëni diferencim ndërshqiptar e ata që janë me devotshmëri kombëtare mundoheni t’i amortizoni.

Kështu, së fundi del qartë se aparati i Juaj magjik në ujdi e shërbim të plotë me opozitën sllave, po e përmbyt dhe ç’vlerëson veprën OBJEKTIVE të kombit e ndërsa, Ju Molokë të popullit, do të ngelni kërriçi i fundit në hallkën e zinxhirit pluralist.


Shtypur më 28.10.1992
K ë r ç o v ë