Ahmed MORA

REFERATI I IM I LEXUAR NĖ KUVENDIN
ZGJEDHOR TĖ PPD-sė NĖ KĖRĒOVĖ


Nė Kuvendin Zgjedhor i mbajtur me datė 23.06.1990, nė tė cilėn pas miratimit tė rendit tė ditės dhe zgjedhjen e tre komisioneve si qė janė:

a) Komisioni zgjedhor
b) Komisioni verifikues dhe
c) Komisioni mbikqyrės, qė tė tre me nga tre anėtarė.

Nga tė pranishmit nė sallė, rendi i ditės u aprovua me aklamacion dhe pastaj u kalua nė pikėn e parė, ku u zgjodhėn anėtarėt e Komisionit zgjedhor dhe ate: Tefik Mahmudi, Sejdin Abazi dhe Ibrahim Rizmani; u votua pėr tė gjithė dhe pas votimit e aprovimit tė votimit u konstatua se Kėshilli zgjedhor u zgjodh.

Anėtarė tė Komisionit verifikues u zgjodhen zotėrinjtė: Murat Hyseini, Qamil Veliu dhe Nejazi Fejza (MORA).

Anėtarė tė Komisionit mbikqyrės u zgjodhėn zotėrinjtė: Islam Mehmedi, Nazmi Sadiku dhe Shaban Bajrami prej fshatit Baēisht.

Pas verfikimit tė komisioneve mbledhja vazhdoi punėn me pikėn e dytė tė rendit tė ditės, ku nė faltore me rradhė u paraqitėn disa diskutues e mandej pėr diskutim u paraqita unė AHMED MORA, aktivist konsekuent i Kėshillit nismėtar dhe tė pėrkohshėm tė PPD-sė nė Kėrēovė, duke Ju drejtuar delegatėve tė Kuvendit, musafirėve nga Komunat e Strugės, Gostivarit, Tetovės, Shkupit, Brodit dhe tė pranishmėve me pėrshėndetjet.

Zonja dhe Zotėrinj, tė nderuar delegatė, tė dashur musafirė, mirėse na erdhėt nė Kuvendin zgjedhor tė Degės sė PPD-sė nė Kėrēovė.

Diskutimin tim do ta filloj me proverbėn popullore qė ka qenė moto e BALLIT KOMBĖTAR: “NĖ ROBĖRI PUNA JONĖ ĖSHTĖ LUFTA, NĖ LIRI, LUFTA JONĖ ĖSHTĖ PUNA.” Pra, ne duhet t’i rrekemi punės, se puna ėshtė burim i vėrtetė i mirėqenjes njerėzore e cila i shmang tri veti negative, ata janė:
a) Shqetėsimi,
b) Dėshirat qė na shpijnė nė rrugė tė gabuar dhe
c) Vobegėsia.

Duka patur parasysh kėto virtyte, atėherė e qartė ėshtė se kalin duhet ta kapim pėr freri e jo pėr bishti.

(foto)


1. E lusė kėtė tubim dhe i propozoj kėtij Kuvendi tė PPD-sė qė ditėn e flamurit kombėtar 28 Nėntorin, ta shpallė ditė feste. Meqė partia komuniste e humb fuksionin e saj dhe zhduket sistemi njė partiak, atėherė, le tė zhduket edhe simboli i saj (ylli) i imponuar mbi kokat e shqiponjės kreshnike, ndėrsa flamuri tė ngel i pastėr, dhe kurrė mė tė mos lejohet tė manipulohet me te.

2. Mė habit fakti se shoku gazetar i cili kishte bėrė njė intervistė me zotėri Vasil Tupurkovskin, ku nė tė njejtėn intervistė z. Vasil Tupirkovski pyet i habitur, pse flamuri shqipėtar nuk valon nė Strugė?

Mos vallė, a thua se flamuri vetėm nė Strugė nuk valon? E, zotėri Vasil Tupurkovski pėrgjigjet me habi: “Pse nuk valon nė Strugė e kush e ka nxjerr dhe dhėnė kėtė urdhėr?” Kėrkojmė nė njė intervistė tė ardhshme tė jep dėshmi. Por, pėrsėri pyetemi, mos vallė zotėri Tupurkovski nuk di as pėr paralelet e “pėrziera” nėn moton e “vėllazėrim – bashkimit”, por vetėm nė gjuhėn maqedone?!, tė cilėt na ēojnė nė asimilim total.

Zotėri Vasil Tupurkovski me njė diapazon tė gjerė tė dijenisė botėrore, por edhe tė asaj kombėtare pėr popullin e vet nė shtetet fqinje din ēdo gjė, gjė qė na gėzon, por tė mos dijė pėr hallet e popullit tonė nė “shtetin e pėrbashkėt” – NA BEFASON.

3. Apeloj qė me kėrkesė tė PPD-sė tė kėrkohet qė RTV-ja si rrjetė difuzive nė Shkup tė siguroj program tė plotė nė gjuhėn shqipe e njėherit tė mundėsohet qė ta kapim TVSH-nė dhe RTV-nė e Prishtinės, e jo tė ndėrtohen repetitor pėr pengesa nė ēdo majė mali tė cilat janė investime tė kota.

4. Kėrkoj qė PPD-ja tė angazhohet pėr tokat e aneksuara, qė janė marrė pa kurrfarė mėkati dhe janė formuar tė ashtuquajturat “lagjet e uzurpuesėve” ose tokat qė janė marrė pėr TE nė Osllomej. Tė kompenzohen me tė holla, me njė ēmim real, e pas shfytėzimit tė tyre pėr eksploatimin e thėngjillit, ata t’u kthehen pronarėve.

5. Amandamenti 56 me tė cilin IJRM-ja pranohet si shtet sovran vetėm i maqedonasėve, tė mos pranohet, por i njejti amandament tė zėvendėsohet dhe tė jetė kėshtu: “Maqedonia ėshtė shtet sovran dhe i barabartė i maqedonasėve, shqipėtarėve, turqėve, vllehėve, muslimanėve, romėve e i tė gjithė tė tjerėve qė jetojnė nė te, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre nacionale, fetare e tjera.”

6. Kėrkoj qė nga ky Kuvend Zgjedhor i PPD-sė tė lėshohet njė PROTESTĖ kundėr ministrit tė punėve tė jashtme tė SFRJ-sė – zotėri Budimir Llonēarit, pėr deklaratėn e rrejshme se populli shqiptar ka ardhur nė Ballkan nė shekullin e XIX–tė, kur dihet mirė se shqiptarėt janė njė ndėr popujtė mė tė vjetėr nė Ballkan.

Le ta dijė mirė e mirė zotėri B. Llonēari, se shqipėtarėt nuk janė popull nomad, por janė popull autokton, nė troje tė veta.

a) Pėr zhvillimin e kampanjės permanente qė po e bėn ai, me segmentin antishqiptar nė arenėn botėrore; se shqiptarėt janė ende tė egėr, se revolucioni nė Kosovė ėshtė vetėm vėllavrasje ndėrmjet shqiptarėve musliman e tė krishterė, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, por le ta di bota e mbarė se, ėshtė luftė pėr sovranitet kombėtar.

b) Pėr tė drejat njerėzore dhe manipulimin qė po e bėn ai, ku mashtron opinionin botėror nė diasporė gjoja se populli shqiptar i gėzon tė gjitha tė drejtat legjitime dhe tė barabarta njerėzore nė Federatė, ndėrsa ne e kemi tė qartė se ēfarė tė drejtash po gėzon populli shqipėtar nė kėtė federatė “Juridike dhe tė barabartė” ku dihet mirė e mirė se populli shqiptar ėshtė qytetar i rendit tė dytė, i torturuar dhe persekutuar.

7. E lusė PPD-nė si organ legjitim, t’u bėj njė notė protesti organeve federative qė tė mos mbajnė ligjerata tė rrejshme jashtė Jugosllavisė pėr popullin shqiptar, pasi qė /ilirollogėt/shqiptarollogėt me famė botėrore janė edhe jashtė Jugosllavisė, ashtu qė opinioni ėshtė i njohur shumė mirė dhe e dinė se shqiptarėt nuk janė popull nomad, por le ta dijnė mirė se duke u munduar tė bėjnė keq pėr ne, ata bėjnė keq vetėm pėr vete, pėr Jugosllavinė.

8. Propozoj qė Humanistja mė e madhe nė botė, e cila ka marrė ēmim Nobel pėr Paqė, qė me gojė tė vetė POHON se nga origjina dhe gjaku jam shqiptare, me emrin e vėrtetė GONXHE BOJAXHIU, e lindur nė Shkup mė 1910, ndėrsa e njohur me emrin plotė famė NĖNĖ TEREZA, tė propozohet dhe tė jetė ANĖTARE NDERI NĖ PPD.

9. Propozim – Nė emėr tė PPD-sė njėherė e pėrgjithmonė tė ēohet zėri kundėr atyre qė fėmijėt tonė i sjellin nė arkivole nga shėrbimi ushtarak – Pra, kėrkojmė qė fėmijėt tonė tė mos na i kthejnė tė vdekur nga ushtria, por nė bazė tė meritave tė kthehen tė graduar.

10. Propozoj qė Parlamenti i Ri shumė partiak tė pėrbėhet prej njė DHOME – dhoma e qytetarėve, e jo prej dy dhomave: dhomė e ashtuquajtur dhoma e tė punėsuarėve, ku pėr hirė tė punėsimit minimal ne kemi humbje tė mėdha, por nėse pranohet opcioni tjetėr qė parlamenti i ardhshėm tė pėrbėhet prej dy dhomave, atėherė dhoma e tė punėsuarėve tė shėndrohet dhe tė emėrohet me emrin dhoma e kombeve.

Ju pėrshėndes dhe Ju uroj ditė tė mbarė.