-
i/e regjistruar
Referati I Im I Lexuar Nė Kuvendin
Ahmed MORA
REFERATI I IM I LEXUAR NĖ KUVENDIN
ZGJEDHOR TĖ PPD-sė NĖ KĖRĒOVĖ
Nė Kuvendin Zgjedhor i mbajtur me datė 23.06.1990, nė tė cilėn pas miratimit tė rendit tė ditės dhe zgjedhjen e tre komisioneve si qė janė:
a) Komisioni zgjedhor
b) Komisioni verifikues dhe
c) Komisioni mbikqyrės, qė tė tre me nga tre anėtarė.
Nga tė pranishmit nė sallė, rendi i ditės u aprovua me aklamacion dhe pastaj u kalua nė pikėn e parė, ku u zgjodhėn anėtarėt e Komisionit zgjedhor dhe ate: Tefik Mahmudi, Sejdin Abazi dhe Ibrahim Rizmani; u votua pėr tė gjithė dhe pas votimit e aprovimit tė votimit u konstatua se Kėshilli zgjedhor u zgjodh.
Anėtarė tė Komisionit verifikues u zgjodhen zotėrinjtė: Murat Hyseini, Qamil Veliu dhe Nejazi Fejza (MORA).
Anėtarė tė Komisionit mbikqyrės u zgjodhėn zotėrinjtė: Islam Mehmedi, Nazmi Sadiku dhe Shaban Bajrami prej fshatit Baēisht.
Pas verfikimit tė komisioneve mbledhja vazhdoi punėn me pikėn e dytė tė rendit tė ditės, ku nė faltore me rradhė u paraqitėn disa diskutues e mandej pėr diskutim u paraqita unė AHMED MORA, aktivist konsekuent i Kėshillit nismėtar dhe tė pėrkohshėm tė PPD-sė nė Kėrēovė, duke Ju drejtuar delegatėve tė Kuvendit, musafirėve nga Komunat e Strugės, Gostivarit, Tetovės, Shkupit, Brodit dhe tė pranishmėve me pėrshėndetjet.
Zonja dhe Zotėrinj, tė nderuar delegatė, tė dashur musafirė, mirėse na erdhėt nė Kuvendin zgjedhor tė Degės sė PPD-sė nė Kėrēovė.
Diskutimin tim do ta filloj me proverbėn popullore qė ka qenė moto e BALLIT KOMBĖTAR: NĖ ROBĖRI PUNA JONĖ ĖSHTĖ LUFTA, NĖ LIRI, LUFTA JONĖ ĖSHTĖ PUNA. Pra, ne duhet ti rrekemi punės, se puna ėshtė burim i vėrtetė i mirėqenjes njerėzore e cila i shmang tri veti negative, ata janė:
a) Shqetėsimi,
b) Dėshirat qė na shpijnė nė rrugė tė gabuar dhe
c) Vobegėsia.
Duka patur parasysh kėto virtyte, atėherė e qartė ėshtė se kalin duhet ta kapim pėr freri e jo pėr bishti.
(foto)
1. E lusė kėtė tubim dhe i propozoj kėtij Kuvendi tė PPD-sė qė ditėn e flamurit kombėtar 28 Nėntorin, ta shpallė ditė feste. Meqė partia komuniste e humb fuksionin e saj dhe zhduket sistemi njė partiak, atėherė, le tė zhduket edhe simboli i saj (ylli) i imponuar mbi kokat e shqiponjės kreshnike, ndėrsa flamuri tė ngel i pastėr, dhe kurrė mė tė mos lejohet tė manipulohet me te.
2. Mė habit fakti se shoku gazetar i cili kishte bėrė njė intervistė me zotėri Vasil Tupurkovskin, ku nė tė njejtėn intervistė z. Vasil Tupirkovski pyet i habitur, pse flamuri shqipėtar nuk valon nė Strugė?
Mos vallė, a thua se flamuri vetėm nė Strugė nuk valon? E, zotėri Vasil Tupurkovski pėrgjigjet me habi: Pse nuk valon nė Strugė e kush e ka nxjerr dhe dhėnė kėtė urdhėr? Kėrkojmė nė njė intervistė tė ardhshme tė jep dėshmi. Por, pėrsėri pyetemi, mos vallė zotėri Tupurkovski nuk di as pėr paralelet e pėrziera nėn moton e vėllazėrim bashkimit, por vetėm nė gjuhėn maqedone?!, tė cilėt na ēojnė nė asimilim total.
Zotėri Vasil Tupurkovski me njė diapazon tė gjerė tė dijenisė botėrore, por edhe tė asaj kombėtare pėr popullin e vet nė shtetet fqinje din ēdo gjė, gjė qė na gėzon, por tė mos dijė pėr hallet e popullit tonė nė shtetin e pėrbashkėt NA BEFASON.
3. Apeloj qė me kėrkesė tė PPD-sė tė kėrkohet qė RTV-ja si rrjetė difuzive nė Shkup tė siguroj program tė plotė nė gjuhėn shqipe e njėherit tė mundėsohet qė ta kapim TVSH-nė dhe RTV-nė e Prishtinės, e jo tė ndėrtohen repetitor pėr pengesa nė ēdo majė mali tė cilat janė investime tė kota.
4. Kėrkoj qė PPD-ja tė angazhohet pėr tokat e aneksuara, qė janė marrė pa kurrfarė mėkati dhe janė formuar tė ashtuquajturat lagjet e uzurpuesėve ose tokat qė janė marrė pėr TE nė Osllomej. Tė kompenzohen me tė holla, me njė ēmim real, e pas shfytėzimit tė tyre pėr eksploatimin e thėngjillit, ata tu kthehen pronarėve.
5. Amandamenti 56 me tė cilin IJRM-ja pranohet si shtet sovran vetėm i maqedonasėve, tė mos pranohet, por i njejti amandament tė zėvendėsohet dhe tė jetė kėshtu: Maqedonia ėshtė shtet sovran dhe i barabartė i maqedonasėve, shqipėtarėve, turqėve, vllehėve, muslimanėve, romėve e i tė gjithė tė tjerėve qė jetojnė nė te, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre nacionale, fetare e tjera.
6. Kėrkoj qė nga ky Kuvend Zgjedhor i PPD-sė tė lėshohet njė PROTESTĖ kundėr ministrit tė punėve tė jashtme tė SFRJ-sė zotėri Budimir Llonēarit, pėr deklaratėn e rrejshme se populli shqiptar ka ardhur nė Ballkan nė shekullin e XIXtė, kur dihet mirė se shqiptarėt janė njė ndėr popujtė mė tė vjetėr nė Ballkan.
Le ta dijė mirė e mirė zotėri B. Llonēari, se shqipėtarėt nuk janė popull nomad, por janė popull autokton, nė troje tė veta.
a) Pėr zhvillimin e kampanjės permanente qė po e bėn ai, me segmentin antishqiptar nė arenėn botėrore; se shqiptarėt janė ende tė egėr, se revolucioni nė Kosovė ėshtė vetėm vėllavrasje ndėrmjet shqiptarėve musliman e tė krishterė, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, por le ta di bota e mbarė se, ėshtė luftė pėr sovranitet kombėtar.
b) Pėr tė drejat njerėzore dhe manipulimin qė po e bėn ai, ku mashtron opinionin botėror nė diasporė gjoja se populli shqiptar i gėzon tė gjitha tė drejtat legjitime dhe tė barabarta njerėzore nė Federatė, ndėrsa ne e kemi tė qartė se ēfarė tė drejtash po gėzon populli shqipėtar nė kėtė federatė Juridike dhe tė barabartė ku dihet mirė e mirė se populli shqiptar ėshtė qytetar i rendit tė dytė, i torturuar dhe persekutuar.
7. E lusė PPD-nė si organ legjitim, tu bėj njė notė protesti organeve federative qė tė mos mbajnė ligjerata tė rrejshme jashtė Jugosllavisė pėr popullin shqiptar, pasi qė /ilirollogėt/shqiptarollogėt me famė botėrore janė edhe jashtė Jugosllavisė, ashtu qė opinioni ėshtė i njohur shumė mirė dhe e dinė se shqiptarėt nuk janė popull nomad, por le ta dijnė mirė se duke u munduar tė bėjnė keq pėr ne, ata bėjnė keq vetėm pėr vete, pėr Jugosllavinė.
8. Propozoj qė Humanistja mė e madhe nė botė, e cila ka marrė ēmim Nobel pėr Paqė, qė me gojė tė vetė POHON se nga origjina dhe gjaku jam shqiptare, me emrin e vėrtetė GONXHE BOJAXHIU, e lindur nė Shkup mė 1910, ndėrsa e njohur me emrin plotė famė NĖNĖ TEREZA, tė propozohet dhe tė jetė ANĖTARE NDERI NĖ PPD.
9. Propozim Nė emėr tė PPD-sė njėherė e pėrgjithmonė tė ēohet zėri kundėr atyre qė fėmijėt tonė i sjellin nė arkivole nga shėrbimi ushtarak Pra, kėrkojmė qė fėmijėt tonė tė mos na i kthejnė tė vdekur nga ushtria, por nė bazė tė meritave tė kthehen tė graduar.
10. Propozoj qė Parlamenti i Ri shumė partiak tė pėrbėhet prej njė DHOME dhoma e qytetarėve, e jo prej dy dhomave: dhomė e ashtuquajtur dhoma e tė punėsuarėve, ku pėr hirė tė punėsimit minimal ne kemi humbje tė mėdha, por nėse pranohet opcioni tjetėr qė parlamenti i ardhshėm tė pėrbėhet prej dy dhomave, atėherė dhoma e tė punėsuarėve tė shėndrohet dhe tė emėrohet me emrin dhoma e kombeve.
Ju pėrshėndes dhe Ju uroj ditė tė mbarė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt