Përshëndetje MALSORI, Beso
unë ju thash se nuk jam i interesuar per personalitete as për politika se kush do ta ndertojë Shqipërinë, Tiranën dhe qytete tjera.
Shkrimet tuaja dhe të tjerëve janë ato që më shtyjnë të mendoj se ky duhet të jetë Edi Rama dhe ja pse, po e tregoj ne¨formë anekdote:
"Në një familje të madhe po hanin darkë. I zoti i shtëpisë ua ndante ushqimin sipas punës që kishin bërë gjatë ditës dhe po pyet: Kush e prishi këtë, kush e theu atë, kush e dogji këtë tjetrën dhe të gjitha përgjigjet që erdhën ishin: "Nusja e ka bërë këto". ATëherë i zoti i shtëpisë tha Nusja do ta ketë copër më të madhe të bukës sepse kjo e vetmja qenka që paska punuar gjatë ditës, sepse gjate¨punës herë herë edhe ka dëmtime".
Pra, bazuar në këtë dhe bazuar në shkrimet tuaja se Edi Rama e bëri tiranën beton, i bojatisi shtëpitë, Guri i Kuq e Guri i zi, Sheshi SKënderbeu etje etj .... të shtyn të dyshosh se vetëm ky qenka personi që u munduaka për ta bërë Tiranën qytet. Shpesh duke e kritikuar dikë ia nxjerrim vlerat në shesh. Kështu këto të bëma të Edit i kam lexuar në shkrimet tuaja. Mbase Edit do t'i shkoj në mendje për ta bërë edhe një stacion autobusësh, sepse vërtet nuk ka kuptim një kryeqytet pa stacion autobusësh.
Vetëm po shtoj edhe këtë. Tiranën mund ta quajmë si të doni, por sapo të dalësh jashtë Tiranës, kalon në një ambient të fillimviteve të 90-ta, për të mos thënë edhe me herët. Tirana me qytetet tjera është larg së pakut për 20 vjet.
Krijoni Kontakt