Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Kurse une do shtoja qe mos zgerdhini dhembet me fatkeqesi te tjetrit...
    Boll grite sallate moralofillozofike...
    Edlin je nxituar pak, shqyrtoje mire sec thote tek pika e pare, problemi do gjykuar ne thelb, pra ne princip. Kush jane faktoret qe shtyjne rinin e papjekur shqiptare te arrije ne zgjidhje ekstreme, per c'far do lloj rasti qofte. Kte duhet te diskutojme ne tema te tilla dhe jo te japim thjesht ngushellime.

    Dobija e forumit eshte qe shume problem sociale te shtrohen dhe te kuvendohen nga te gjithe antaret dhe te arrijme ne konkluzione frytdhenese per emancipimin e shoqerise se brishte shqiptare.

  2. #52
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Po si nuk le nje postim pa e nxjerre muhabetin te politika. Si mundesh te shfytezosh nje ngjarje te tille dhe ta lidhesh prape me politike per bindjet e tua donkishoteske. Une vete jam nga Elbasani edhe nje ngjarje e tille te hidheron pa mase. Ne lule te rinise ta merr jeten tjetri. Por edhe ajo qe thua ti brari "denimi me vdekje" nuk eshte zgjidhje.
    Psh: shumica e vendeve europiane nuk e kane denimin me vdekje por perseri nuk kane kaq shume vrasje/popullate sa ka shqiperia. Prandaj problemi duhet gjetur tek vetja jone. Une mendoj se problemi eshte kultura jone e pergjithshme. Ketu nuk e kam fjalen per edukimin apo kulturen familjare; por per zakonet e vjetra te shqiptarit; zakone sa te mira dhe te keqija ne te njejten kohe. Problemi eshte ajo egoja e shqiptarit per te qene "macho"; kanunor; "nderi i burrit"; ideja e shqiptarit e te qenit "burre". Burri ne eposin e shqiptarit mban kobure ne brez dhe vret per "nderin". Fjalen nder e vura ne thonjeza se nuk ka te beje asgje me nderin e vertete. Me keqardhje them se kemi nje mentalitet kafsheror dhe ky mentalitet do breza qe te zhduket; prandaj ne shoqerine shqiptare gjera te tilla ndodhin dhe do vazhdojne te ndodhin.
    Lol lexova pothuajse te gjitha postimet dhe tani qe lexova tendin pash se kishte shkruajtur dhe brari, zakonisht e kaloj sikur eshte reklame dhe nuk e kuptoj qe ka bere postim... Mir te thote Qyfyre, po ti Brarin gjete te lexosh hahahhaha

  3. #53
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    "Stalking", një ligj për të shpëtuar nënat, vajzat
    Nga: ALBA MALLTEZI
    "Stalking", një ligj për të shpëtuar nënat, vajzatNuk ka besuar deri në fund se ç’tragjedi po i ndodhte. Një vajzë 20 vjeç ka më të forta ëndrrat për të ardhmen, se frikën nga vdekja. Por, persekutori i saj, ai që prej kohësh pretendonte t'i merrte me forcë dashurinë, ishte armatosur, e kishte menduar më parë: këtë herë, nëse nuk do ta nënshtronte, do ja numëronte në "lule të ballit". Dhe, kështu vdiq Gerta Bahja, në klasën ku përditë kishte ëndërruar se çfarë do të bënte në të ardhmen, ndoshta po ëndërronte dhe ato pak çaste para se të hynte vrasësi, Endrit Llambraj.
    Realiteti, letërsia, janë plot me ngjarje e personazhe, viktima të një "dashurie fatale", por "stalker"-i (termi anglez i fjalës ndjekës, persekutor), jo në çdo shtet dënohet. Në Shqipëri, akoma jo. Nuk ka një ligj që të vërë direkt para përgjegjësisë penale një njeri që bën presion të vazhdueshëm për shkaqe nga më të ndryshmet ndaj një personi. Stalker nuk mund të jetë vetëm i dashuri, ish- i dashuri apo ish-bashkëshorti; stalker mund të jetë dhe një koleg, një komshi, një familjar, një shok, mund të ndodhë të jetë dhe një grua. Çdokush që persekuton vazhdimisht një person me sms, mail, apo fjalë. Fundi tragjik i maturantes nga Elbasani mund të ishte shmangur me një ligj të mirë që do të mund të dënonte deri në 4 vjet burg persekutorin e saj, por mbi të gjitha me një sensibilizim për këtë problem të madh e shpesh të fshehtë tek ne.
    Dëshmitë e para të kësaj ngjarjeje të çmendur vijnë nga ata që njihnin Gerta Bajën: "Ajo nuk ishte e dashuruar me të, nuk i interesonte, ishte e fejuar, nuk i përgjigjej telefonatave, sms-ve, insistimit të Endrit Llambrajt për ta takuar". Ky është stalkeri i vërtetë. Shpesh janë njerëz me probleme psikike që nuk e njohin refuzimin, por në Shqipëri hyjnë dhe të tjerë faktorë që e bëjnë shpesh stalkerin dhe më të ashpër, edhe më të fshehtë apo dhe të justifikuar nga një mentalitet i prapambetur që shënjon gruan si fajtore.
    Vrasjet janë ngjarjet më të rënda, por në të përditshmen shqiptare persekutimet që u bëhen vajzave dhe nënave janë të panumërta. Mund të jenë sms të vazhdueshme nga kolegë, punëdhënës, ish-bashkëshortë që nuk pranojnë apo durojnë divorcet. Edhe në vende të përparuar si Italia, një ligj kundër persekutimit nuk ekzistonte deri një vit më parë; nuk kishte mundësi ligjore të ndalohej një persekutor, ligji vepronte vetëm kur kishte vepër penale me dëme fizike të personit (gra e vajza në shumicën e rasteve). Në fakt, dhe në këtë vend fqinj sensibilizimi u arrit pas disa vrasjeve të paralajmëruara të vajzave që persekutoheshin nga ish-të fejuar. Për shembull, edhe një show girl e njohur edhe për publikun shqiptar, Michelle Hunziker, për disa vite rresht është persekutuar nga 3 persona, njëri prej të cilëve ishte i bindur se ishte babai i vajzës së Hunziker; ndjekje, telefonata, mail, kërcënime për vrasje dhe vetëm me aprovimin e ligjit një vit më parë, arriti të lirohej nga persekutimet edhe pse shprehet ende e frikësuar. "Unë mund të paguaj truproja të më ruajnë, - shprehet artistja nismëtare e aprovimit të këtij ligji, - e megjithatë vazhdoj të jem e frikësuar, por mendoj qindra e mijëra vajza që jetojnë në çdo çast në terrorin e persekutorëve".
    Nuk duhet të krijojmë iluzionin se një ligj mund të zgjidhë gjithçka, por një fillim ligjor duhet edhe në Shqipëri për këtë dhe mendoj se politika shqiptare do ta marrë parasysh këtë propozim të "Gazetës Shqiptare". Të paktën, mes atyre mijëra personave që në këtë moment vazhdojnë kërcënimet, ndjekjet, persekutimet, nesër, disa prej tyre, të stepen nga ekzistenca e ligjit.
    (GSH/BalkanWeb)

  4. #54
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga morrison Lexo Postimin
    Edlin je nxituar pak, shqyrtoje mire sec thote tek pika e pare, problemi do gjykuar ne thelb, pra ne princip. Kush jane faktoret qe shtyjne rinin e papjekur shqiptare te arrije ne zgjidhje ekstreme, per c'far do lloj rasti qofte. Kte duhet te diskutojme ne tema te tilla dhe jo te japim thjesht ngushellime.

    Dobija e forumit eshte qe shume problem sociale te shtrohen dhe te kuvendohen nga te gjithe antaret dhe te arrijme ne konkluzione frytdhenese per emancipimin e shoqerise se brishte shqiptare.
    Mbase ke te drejte.
    Po tjetrit i iku jeta e femijes, i digjet xhani... e dikush kerkon te ndeze cigaren.
    Kjo eshte nje ngjarje shume e rende qe te ben te mendosh mire per kohen dhe shoqerine ne te cilen jetojme, i thone nje fjale "e terboi rehati"
    dhe ky nuk eshte nje fenomen vetem shqiptar.
    Nje brez i mesuar t'i kete te gjitha menjehere dhe pa mundim, produkt e nje shoqerie qe vrapon vetem mbas "lekut".

    Me pelqeu artikulli me lart...

  5. #55
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Parvjet ne nje ishull grek nje shqiptar nga saranda 33 vjec mori karabinen per te vrare te dashuren ( suedeze) me te cilen ishin ndare para pak ditesh.E gjeti me nje shoqen e saj dhe te dashurin e shoqes , i gjuajti me arme, i plagosi por mqs kujtoi se i vrau iku , mori ne tel vellain duke i thene se i vrau dhe vrau veten.

  6. #56
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vëllavrasja
    Nga: KICO BLUSHI
    VëllavrasjaPara disa ditesh ne nje katund te Dibres, nje shqiptar me emrin Fiqiri Buci vrau vellane e tij Hilmi per shkak të pronës; kjo ndodhi sepse njëri pat guxuar të mbjellë dy rrënjë domate më shumë matanë gardhit të shtëpisë, në sinor të tjetrit…Edlira 17- vjeçare, u vetëvar në Romë nga frika se mos e kthenin në Shqipëri…Një tjetër vajzë nga Elbasani, u vra në klasë në orën e mësimit…Katër shqiptarë u vranë nga policia maqedonase si të dyshuar për trafikantë armësh…Tre pasagjerë të një taksie u vranë në autostradë. Vdekja në Shqipëri tanimë nuk quhet më vdekje, as kur është vrasje, as kur është vetëvrasje, aq më pak kur ndodh si aksident! Vdekja është bërë gjëja më e rëndomtë, mjaft që të jetë jashtë dhe larg shtëpisë tënde!
    Por vrasja e vëllait nga vëllai vjen si një tjetër ububu e padëgjuar: për dy rrënjë domate jeta e një njeriu, për më tepër e një vëllai, mund të kushtojë më pak! E pra, të dy vëllezërit dibranë, njëri i vrarë e tashmë i varrosur e tjetri i arrestuar e i burgosur, njëri ish arsimtar e tjetri ish polic (që do të thotë se vëllezërit nuk ishin dhe aq të pashkolluar), kishin gati 20 vjet në sherr e në grindje, pa hyrje-dalje, në hasmëri, për shkak të (keq)ndarjes së pronës. Në këtë sherrnajë të tejzgjatur, afërmendsh, domatet patën shërbyer si sebep dhe jo si një shkak i vërtetë: sepse shkaku i vërtetë i vrasjeve dhe vëllavrasjeve të përditshme ende nuk është zbuluar, e as kuptuar…Politika tek ne nuk bën asnjë përpjekje për të shuar vëllavrasjet, gjakmarrjen, hakmarrjen, ngujimin apo edhe aksidentet nëpër rrugë, të cilat po e bëjnë shoqërinë shqiptare të ngjajë me një viktimë të pambrojtur e të çoroditur…Politika po bën të pamundurën të mbajë sa më gjallë frymën e vëllavrasjes: sot a nuk janë shprehje të kësaj kolere kundërvënia e grave kundër grave, e të rinjve kundër të rinjve, e artistëve kundër artistëve, e mjekëve kundër mjekëve,e akademikëve kundër akademikëve, etj, etj?
    Natyrisht që vrasja e vëllait nga vëllai nëpër kafenetë luksoze të VIP-ave të Tiranës nuk ka për të bërë më shumë përshtypje se greva e urisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”…Por nuk besoj se më kundërshton dot kush po të guxoj të them se vëllavrasja në një katund të Dibrës është sivëlla apo si një paralele dramatike edhe me atë që po ngjet në qendër të Tiranës mes dy partive dhe dy liderëve kryesorë…Vëllavrasja e parë u krye me armë apo me dru pas koke, në gjaknxehtësi, e dyta me fjalë, me sharje, me shpifje, me akuza e kundërakuza, me gjakftohtësi, me greva urie, me bllokim rrugësh dhe institucionesh, me mitingje e kundërmitingje, me peticione e kundërpeticione…Në të dy rastet synohet të garantohet sa më shpejt eliminimi i vëllait nga vëllai, i pari për pronën, i dyti për karrige…Ku është ndryshimi?
    ***
    Është e vërtetë, sot na tërheqin vëmendjen më së tepri fjalërimet e Saliut nëpër konferenca shtypi për rritjen e paparë ekonomike, për grevën apo për kryetarin e opozitës, dhe anasjelltas, se sa një vrasje e tillë makabre, qoftë edhe e përmasave të Gërdecit…Prandaj, kjo qasje ndaj dukurisë së shtuar të krimit apo ca më gjerë ndaj krizës, nuk e natyralizon e nuk thjeshtëzon dot gjendjen tonë absurde, aq më pak e justifikon këtë rënie të thekshme morale, këtë politikë drumepre që asnjëherë nuk hakatet të kërkojë arsyen dhe shkaqet përse ne shqiptarët nuk po dalim dot nga qorrsokaku i tranzicionit, përse jemi bllokuar në procesin e integrimit, përse e kemi kaq të kollajtë që një vëlla të vrasë vëllanë për hiçmosgjë apo si thuhej qëmoti, ‘për mustaqet e Çelos!’…
    Mesa duket, kur një shoqërie i vritet shpresa, nuk bëkan më përshtypje vrasjet si kjo e dy vëllezërve…Madje nuk të mbresëlon as greva e urisë para zyrës hijerëndë të Kryeministrit! Kjo është pasqyra e vetëdijes dhe e reagimit tonë qytetar: imunitet, pandjeshmëri, moskokëçarje, mjaft që e keqja dhe fatkeqësia të jenë jashtë mureve të shtëpisë tonë…Këtë theqafje morale e ka realizuar plotësisht politika jonë “pluraliste” në këto 20 vjet! Ky është i vetmi sukses i saj e këtë hak nuk duhet t’ua hamë krerëve tanë!
    Fakti që shtëpitë dy vllaznit dibranë i paskan pasur, si gjithë ata që jetojnë në fshat, pranë njëri-tjetrit, tregon se tokën e trashëguar, pas përmbysjes së monizmit, ata e patën ndarë mes njëri-tjetrit, sigurisht me pakënaqësi dhe jo me mirëkuptim, gjë që do të thotë se njëri syresh do të jetë treguar më tahmaqar, më “i fortë”, më grabitqar, më hileqar se tjetri…Jo, kjo nuk mund të quhet marrëzi, as çmenduri, as lajthitje, por një “barbari demokratike” apo më troç: degradim i lirisë në demokraci, një shfytyrim skajor i moralit, i bashkëjetesës, i dinjitetit, i nderit, një shkërbërje e njeriut nga njeriu prej frikës e panikut të kallur në këto vite të vështira prej skamjes, prej nepsit dhe makutërisë për t’u bërë sa më shpejt e sa më kollaj i pasur!…
    Ky është kurthi në të cilin kemi rënë pak a shumë të gjithë. Një shoqëri e tillë pa rregulla, me ligje që nuk zbatohen, që vetorganizohet me vetëgjyqësi, nuk mund të jetë veç e tillë: domatet e mbjella te bahçja e tjetrit, qoftë edhe e vëllait të një gjaku, të merrkan jetën! Një vajzë që nuk pranon të fejohet me ty, mund të vritet në mes të klasës! Ja përse këto nuk kanë për të qenë rasti i parë dhe as i fundit: sepse ne nuk e shohim hallin kombëtar e shoqëror në sy! Tani askush nuk tronditet kur djali vret babanë, ose nënën; kur babai vret djalin; kur gruaja ther burrin me thikën e bukës; kur kushëriri qëllon me armë kushëririn; kur fqinjin poshtëron fqinjin dhe pastaj vret edhe motrën, edhe vëllanë. Jetojmë mbi një tokë të vaditur me rrëke gjaku, mbi një gjak të derdhur më së shumti kotekot, mbi një gjak të shprishur prej babëzisë dhe frikës së fukarallëkut…Ndër ne ka jo pak që të marrim gjak në vetull për një gërvishtje makine, për një vijë uji a rrip toke të zaptuar, për një ofendim, për një fjalë të tepërt, për një parakalim makine, për një tejkalim shpejtësie, për një hakmarrje a gjakmarrje të lënë trashëgim nga etërit a gjyshërit pa u marrë, për një simpati a antipati për kryetarin e partisë…Me një fjalë për një hiçmosgjë!…
    A thua jeta e njeriut të jetë zhvlerësuar vetvetiu, për shkaqe thjesht kulturore apo, si thonë disa, meqë ne si popull “kemi kulturë të vakët demokratike”? Jo, nuk është kjo, sepse edhe kur kemi pas qenë më të varfër, edhe kur kemi jetuar në regjime shtypëse, edhe kur na drejtonte Kanuni, jeta e njeriut kishte më tepër vlerë!
    Ku po shkojmë kështu?
    ***
    Mjerisht, edhe pse kemi me qindra OJF, kemi qeveri, kryeministër, opozitë, President Republike, kemi madje edhe Kuvend, edhe Kushtetutë, edhe Akademi, edhe ALUIZN, edhe INSTAT, edhe ligj të posaçëm për pronat e për mbrojtjen e pronës; edhe pse jemi në një proces të pafund legalizimesh, kthim-moskthim pronash, dhënie-mosdhënie kompensimesh, etj….ne nuk kemi të shifra të sakta, statistika zyrtare, studime e natyrisht edhe masa parandaluese për gjithë këto sherre, vrasje e krime të pafundme e të përditshme që kryhen herë brenda, herë jashtë familjes, si brenda dhe jashtë shtetit, natën dhe ditën për diell! Vetëm në këto raste, të kthim-moskthim të pronës, vrasësi çuditërisht nuk ikën në drejtim të paditur! Tani jo vetëm organizmat shtetërore, pushteti lokal e ai qendror, po edhe opinioni publik është imunizuar nga këto lajme tragjike, nga kjo gjakderdhje masive e motivuar për një shtyrje të gardhit, dukuri që, bashkë me vetëvrasjet, rrahjet, sherret, plagosjet dhe aksidentet në punë e në rrugë, janë bërë më se të rëndomta…
    Nuk ka e nuk mund të ketë kurrkund krizë më të rëndë se sa kur jeta e një njeriu vlen sa një rrënjë domatesh! Askush nuk dëshiron që kjo të jetë fytyra e shoqërisë tonë…Nëse dikush tronditet, e sigurt është që pas këtyre lajmeve ogurzeza pakkush bën përpjekje të zbulojë pse-në, të kërkojë ilaçin, shkakun e vërtetë të krimeve: është varfëria, është lëmshi i bërë me pronat apo kriza e thiktë morale që i detyron njerëzit të mos kenë pikë besimi te Ligji, te Drejtësia, te organet shtetërore? Partitë e qeveritë nuk e bëjnë qejfin qeder, apo të bëjnë sikur…Sepse në të vërtetë krerët tanë kanë vetëm një hall: si të marrin e si të mos e dorëzojnë kurrë pushtetin! Drejtuesit tanë nuk kanë as bindje, as mend dhe as dëshirë të përpiqen të minimizojnë këtë zezonë mbarëkombëtare që po e zhbën kombin. Kush ka qenë në pushtet, i majtë apo i djathtë, litarin e fantazmës “pronë” dhe sherr e ka lënë qëllimisht jashtë, jo vetëm me ligjin e famshëm 7501 të vitit 1991 apo me ligjin nr. 9235 të vitit 2004, disa herë i ndryshuar, por edhe me procesin e legalizim-moslegalizimit, të kthim-moskthimit të pronave, të dhënie-mosdhënies së kompensimeve, të një vendi pune etj, por edhe me kriminelët e të fortët që përherë ikin në drejtim të paditur!…
    Sepse vetëm kështu, pra duke u hasmosur kësisoj vëllai me vëllanë, fqinji me fqinjin, i ardhuri me autoktonin, urrejtja dhe inati nuk mund na lejojnë të shohim matanë hundës se si po qeveriset katundi nga kryeplaku; pra, një njeri i terrorizuar, që lufton për mbijetesë, nuk është në gjendje të vështrojë matanë gardhit, pas sinorit, prapa murit, madje as se ç’po bën prifti apo hoxha i fshatit…Vetëm kështu mund të sundohen njerëzit më lehtë e më gjatë! Vetëm kështu, kur njeriu detyrohet të vrasë vëllanë, a ka ndonjë rëndësi fakti se cili është ai që na tërheq për kapistalli? A ka burrë që, pasi detyrohet të vështrojë përditë vdekjen në sy të preket e revoltohet kur në Ballshin e largët helmohet gati i gjithë qyteti? A ka militant që prej zellit e verbërisë partiake të mos jetë i gatshëm të urrejë e të poshtërojë kotekot vëllanë, pas kësaj të vrasë mendjen e mandej edhe të kuptojë qartësisht se si po na qeveris e ku po na drejton ai/ata që aktualisht kanë pushtetin?
    Përgjigja e kësaj pyetje i kapërcen kufijtë e krimit!
    Nuk lipsen as sy dhe as veshë për të kuptuar se vëllavrasja tek ne quhet politikë e mençur, e suksesshme dhe natyrisht edhe dobisjellëse…Për këtë mjafton të ndjekësh vetëm një edicion lajmesh, në cilindo kanal televiziv shqiptar!
    (GSH/BalkanWeb)

  7. #57
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vritet 18 vjeçari në Dibër, hetohen shkaqet
    Shekulli Online |
    DIBËR- Një 18 vjeçar nga qyteti i Dibrës është qëlluar me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij në rrthana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi sot pasdite dhe mësohet se viktima ështëi i ri, Altin Stërmilla.

    Viktima ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spital, ndërsa autori i vrasjes është 17 vjeçari Agurim Çupi. Një nga pistat është vrasja aksidentale, pasi të rinjtë kanë qenë shokë dhe nuk kanë patur ndonjë konflikt. Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar 17-vjecarin, ndërkohë që ka nisur hetimet dhe pritet të zbulojë rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë ku mbeti i vrarë 18 vjeçari.
    Cdo dite nga 3-4 te vrare me arme zjarri...kur do te kujtohet shteti te beje mbledhjen e armeve?

  8. #58
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sherr në një buzuk të Tiranës, plagosje me armë
    Shekulli Online | 16/05/2010 |
    TIRANË- Pas një konflikti në një buzuk të Tiranës një person ka mbetur i lënduar.
    Sipas burimeve paraprake, mësohet se konfikti është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30 në një lokal nate pranë rrugës së Barrikadave.
    Të lënduar nga 'përleshja' kanë mbetur bodigardi i buzukut dhe një tjetër person i identifikuar si Arben Prenga. Nga të dhënat e para nga policia mësohet se një nga të plagosurit ndodhej nën efektin e pijeve alkoolike.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •