Evidenca islame për moshën e Aishes
Për shkak të injorancës së shumë muslimanëve, ndoshta për shkak të leximit të shfajësimeve “moderniste” si ato të përmendura më sipër, një vështrim tek ajo se çfarë thonë burimet islame në lidhje me moshën e Aishes kur ajo u martua me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) është i nevojshëm. Atëherë, përpara se të kalojmë në një analizë të fakteve, së pari vendosim cilat janë faktet autentike islame. Në këtë pikë, duhet të përmendim se është krejt pa dobi nga këndvështrimi islam të thuhet se mosha e Aishes nuk gjendet në Kuran, sepse tekste të Islamit janë dy, ato të Kuranit edhe ato të Sunetit (hadithet), dhe vetë Kurani na tregon për këtë. Tani, çfarë burimet autentike islame thonë mund të jetë zhgënjyese për disa muslimanë “modernist” apo “të kulturuar” sepse ka katër hadithe në Sahih Buhari dhe tre hadithe në Sahih Muslim të cilat qartësisht thonë se Aishja ishte nëntë vjeç në kohën kur u bë martesa e saj me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të). Këto hadithe, me vetëm ndryshime të lehta, thonë si më poshtë:
“Aishja (radijallahu anha) tregon se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) u fejua (zeuexh) me të kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe u martua (nikah) (konsumimi i martesës) me të kur ajo ishte nëntë vjeç, dhe pas kësaj ajo qëndroi me të për nëntë vjet.” (Sahih el-Buhari, v. 7, l . 62, n. 64)
Prej katër haditheve në Sahih el-Buhari dy janë treguar nga Aishja (7:64 dhe 7:65), një nëpërmjet Ebu Hishamit (5:236) dhe një nëpërmjet Urues (7:88). Të tre hadithet në Sahihun e Muslimit kanë Aishen si treguese.
Të gjithë hadithet në të dy librat tregojnë se fejesa e saj ndodhi kur Aishja ishte gjashtë vjeç dhe martesa (konsumimi i martesës) kur ishte nëntë vjeç. Një tjetër hadith me kryesisht të njëjtin tekst (metn) është transmetuar në Sunenin e Ebu Daudit. S’ka nevojë të thuhet se kjo evidencë është, duke folur islamikisht, dërrmuese dhe muslimanët që e mohojnë këtë nuk bëjnë gjë tjetër veçse sakrifikojnë ndershmërinë e tyre intelektuale, fenë e pastër ose të dyja.
Besoj qe mjafton me kaq SAHIH
Revolution 1848
Un kam menyren time te qenit musliman, keq apo mire une i laj gjynafet, ti shif te tuat e keshtu me rradh. Po te ishin njerzit njelloj o shkonin ne ferr o ne parajs. Ti mund te me gjykosh per sjelljen, kulturen ose menyren se si vishem , por jo se si e predikoj fen, le tja lem ZOTI-t gjykimin per fen.. Pershendetje![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 11-05-2010 më 16:35
Revolution 1848
Jo nuk pretendoj se u martua me te kur ishte 9 vjec, un kam sjell edhe artikuj te tjer ku flitet se Aisha u martua me Muhamedin kur ajo ishte rreth moshes 17-18 vjec.
Por te gjithë thonë se u martua kur ishte 9 vjec.
Nese All-llahu i Lartësuar nuk do ta kishte lejuar Profetin, sal-lall-llahu alejhi ue selem, të martohej me gratë e tjera, nuk do të sqaroheshin të gjithë llojet e martesave në Islam.
Ndersa rasti i martesës së Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue selem, me Aishe bint Ebi Bekër, radijall-llahu anha, tregon se i lejohet një burri në moshë të martohet me një vajzë të virgjër, që është shumë më e re se ai. I pa të meta është All-llahu i Gjithëdituri, I Urti, sepse Aishja ishte shumë e re dhe e zgjuar. Ajo, radijall-llahu anha, mësoi shumë hadithe nga Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue selem dhe ua transmetoi këto muslimanëve në mbarë botën. Shumë prej haditheve të Aishes, radijall-llahu anha janë përmendur në librat me të saktë të haditheve, siç janë Sahih Buhari dhe Muslim, Nesaiut, Tirmidhiut dhe Ebu Daudit. Nje burrë musliman mund të martohet me një grua që i ngjanë Aishes dhe nëse ajo është vajza e shokut të vet të ngushtë sepse kështu ishte dhe ajo për te Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue selem. Po ashtu ishte dhe Hafsa, vajza e Umerit radijall-llahu anhu kjo me qëllimin e forcimit të miqësisë mes tyre. Profeti sal-lall-llahu alejhi ue selem është martuar dhe me vajzat e armiqëve të tij, siç ishte Xhuvejrie radijall-llahu anha, vajza El-Harithes, kryetar i fisit të vet, dhe Ummu Habibah ose siç njihet me emrin Ramla e bija e Ebu Sufjanit. Historia Islame tregon se sa u përmirësuan gjërat dhe si u zgjidhën konfliktet që ekzistonin mes palëve pas këtyre martesave gjë që i shpuri drejtë paqes dhe pajtimit.
Vertet ti je në një shkallë të lartë karakteri." [El-Kalem, 4]
Ndryshuar për herë të fundit nga The_Capital : 11-05-2010 më 16:33
Burri 1 X flet !
Lexo :
1. The famous classical historian of Islam, Ibn Jarir Tabari, wrote in his ‘History’:
“In the time before Islam, Abu Bakr married two women. The first was Fatila daughter of Abdul Uzza, from whom Abdullah and Asma were born. Then he married Umm Ruman, from whom Abdur Rahman and Aisha were born. These four were born before Islam.” [5]
Being born before Islam means being born before the Call.
In the footnotes of his Urdu translation and commentary of Sahih Bukhari, entitled Fadl-ul-Bari, Maulana Muhammad Ali had pointed out reports of two events which show that Aisha could not have been born later than the year of the Call. These are as follows.
1. The above mentioned statement by Aisha in Bukhari, about her earliest memory of her parents being that they were followers of Islam, begins with the following words in its version in Bukhari’s Kitab-ul-Kafalat. We quote this from the English translation of Bukhari by M. Muhsin Khan:
“Since I reached the age when I could remember things, I have seen my parents worshipping according to the right faith of Islam. Not a single day passed but Allah’s Apostle visited us both in the morning and in the evening. When the Muslims were persecuted, Abu Bakr set out for Ethiopia as an emigrant.” [9]
Commenting on this report, Maulana Muhammad Ali writes:
“This report sheds some light on the question of the age of Aisha. … The mention of the persecution of Muslims along with the emigration to Ethiopia clearly shows that this refers to the fifth or the sixth year of the Call. … At that time Aisha was of an age to discern things, and so her birth could not have been later than the first year of the Call.” [10]
Again, this would make her more than fourteen at the time of the consummation of her marriage.
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Mendoj qe kaq jan te mjaftushme si fillim
Revolution 1848
Ate qe nenvizova ka rendesi.
E them kete sepse ketu ka shum musliman duke ditur se ka hadithe tjera qe vene ne dyshim moshen e Aishes kur ajo eshte martuar me profetin, perseri me KEMBENGULJE besojne se ajo ka qene 6 vjece!!!
Dhe me e keqja eshte se nuk mund ti bindish se valle per nje moment mund te jene gabim!!!
Sic e thash me larte kjo i bie njelloj sikur me thene une se bostani eshe i embel dhe ne te njejten kohe me thene se bostani eshte i njelmet.
Punen e bostaninmund ta vertetojm lirish se cili pohim eshte i vertete ose jo, sepse bostana kemi sa te duash, por punen e moshes se Aishes kete nuk mund ta vertetojme aq lehte , se cili hadith tregon te verteten e cili jo, sa i perket moshes e kam fjalen.
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Hafsa bintu Umer
Hafsa është e bija e Umer ibnul Hattabit. Nëna e saj quhej Hafsa bintu Madh'un, e motra e Uthman ibnu Madh'un.
Uthman ibnu Madh'un pranoi islamin dhe për të janë regjistruar disa ngjarje të cilat tregojnë fisnikërinë dhe sojin e tij të lartë.
Pasi ishte kthyer nga Abisinia bashkë me shokët e tjerë, Velid ibnul Mugire i premtoi që do e mbrojë dhe nuk do lejonte kënd që ta keqtrajtojë.
Të gjithë myslimanët në Meke torturoheshin dhe fyheshin pse ishin myslimanë. Sa herë e shihte një mysliman që ofendohej dhe rrihej nga mekasit, e kuptonte që ai afrohej më tepër me Zotin. Kurse atë nuk e prekte kush edhe pse ishte mysliman, për shkak se ishte në mbrojtje të Velid ibnul Mugires. Një ditë, shkoi tek Velidi dhe i tha: “O Velid, nuk e dua më mbrojtjen tënde”.
“A ke gjetur dikë më të fortë se unë?” – e pyeti Velidi.”
"Po” – i tha.
“Kush është ai?” – e pyeti.
"Zoti" – iu përgjigj.
Kështu pasi e ktheu mbrojtjen e Velidit shkoi dhe u ul në mes të kurejshëve të cilët po dëgjonin poezi. Poeti në ato çaste po recitonte:
“Çdo gjë veç Zotit është e kotë”
Uthmani menjëherë ngriti zërin dhe tha: “Të vërtetën ke thënë.”
Poeti më pas vazhdoi:
“Dhe çdo e mirë, që do të shuhet një ditë.”
“Këtu gënjeve – i tha Uthmani – të mirat e xhenetit janë të përhershme.”
Në atë kohë ishte zakon që të mos kundërshtohej poeti, kështuqë poeti u drejtua nga kurejshët dhe u tha: “O kurejshë, kur keni filluar t'i fyeni poetët në kuvendet tuaja?”
“Skemi ç’ti bëjmë – i thanë – pasi është në mbrojtjen e Velid ibnul Mugires.”
Por Uthmani u tha: “Jo më, e kam refuzuar mbrojtjen e tij.”
Atëherë kurejshët u çuan dhe filluan ta rrahin derisa filloi t'i rrjedhë gjak nga syri. Në atë moment vjen Velid ibnul Mugire dhe duke qeshur i thotë: “Ke qenë në një mbrojtje të mirë deri tani.”
“Jo për Zotin – i ktheu Uthmani – mbrojtja e Zotit është më e mire. Syrin që e kam të shëndoshë, e merr malli që t'i rrjedhë gjaku si tjetrit për hatër të Zotit.”
Më pas erdhi Profeti a.s dhe vendosi dorën e tij fisnike tek syri dhe u lut derisa iu shërua.
Ky ishte daja i Hafsa bintu Hattabit. Vëllai i saj ishte Abdullah ibnu Umer dhe veçanta është se Abdullahu gjithmonë e thërriste "O nënë".
Dijetarët thonë se nuk ka njeri që i është përmbajtur traditës së Profetit a.s, si Abdullah ibnu Umer.
Nëna jonë Hafsa, lindi pesë vite para se Profetit a.s t'i shpallej Kurani. Hera e parë që u martua, ishte në moshën dymbëdhjetë vjeçare, pasi diçka e tillë ishte e njohur mes arabëve dhe nuk konsiderohej diçka e turpshme. Martesa e parë ishte me Hunejs ibnu Hudhafe Es-sehmij, vëllai i Abdullah ibnu Hudhave Es-sehmi, i dërguari i Profetit a.s tek Kisra dhe çezari romak.
Burri i Hafsas pranoi islamin dhe emigroi bashkë me myslimanët fillimisht në Etiopi dhe pastaj në Medine. Ai mori pjesë si në betejën e Bedrit ashtu dhe atë të Uhudit. Ai u martua me Hafsa bintu Umer pasi u kthye nga Etiopia në vitin e shtatë të profecisë dhe nuk patën fëmijë.
Në betejën e Uhudit, burri i saj e mbrojti heroikisht Profetin a.s, pasi shumë myslimanë e braktisën betejën kur panë se u mposhtën.
Hasa bintu Umer njihej me nofkat "agjëruesja dhe namazlia". E veçantë është se nofka "namazlie" (kavame) nuk i thuhet veçse atij që fal namaz nate, i cili kryhet fshehurazi, jo në sy të njerëzve. Zoti ia nxori Hafsas këtë sekret, me qëllim që t'i shtyjë njerëzit që të falen sa më shumë natën.
Burri i saj vdiq për shkak të një plage që mori në betejën e Uhudit. Ai u kthye në Medine bashkë me myslimanët e tjerë, por nuk i mbijetoi dot plagës që kishte marrë në Uhud. Kur i vdiq i shoqi, ajo ishte njëzet e një vjeçe. Vdekja e të shoqit e pikëlloi shumë Hafsan. Për tetë nëntë muaj, asnjë nga myslimanët nuk kërkoi dorën e saj për martesë. Asokohe, gratë menjëherë martoheshin dhe nuk ishte zakon që të mbesë e ve dhe e pamartuar.
Diçka e tillë nuk e rehatonte babanë e saj, Umer ibnul Hattabin. Ai do të ndërmarrë një hap të guximshëm. Ai vetë filloi të kërkojë dikë të përshtatshëm, për t'u martuar me të bijën.
Në islam, nuk konsiderohet turp që babai të kërkojë një burrë të përshtatshëm për vajzën e tij. Është më mirë që këtë ta bëjë babai, sesa vajza, siç ndodh në ditët tona. Diçka të tillë e gjejmë edhe në Kuran, ku Shuajbi a.s i kërkoi Musait a.s të martohej me njërën nga vajzat e tij. Këtë kërkesë, ai ia bëri pasi konstatoi tek vajza dëshirën për t'u martuar me Musain a.s. Ajo kishte dalluar tek Musai a.s dy cilësi pozitive, fuqinë fizike dhe besueshmërinë.
Në vend që t'i ndihmojnë vajzat dhe fëmijët të martohen, shumë prindër ua vonojnë martesën, me pretendimin se nuk janë të dobët ekonomikisht për shpenzimet e martesës.
Thotë Profeti a.s:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një fetar dhe njeri i moralshëm, atëherë pranojeni këtë lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne në tokë dhe degjenerim i madh.”
Dijetarët myslimanë thonë:"Kush e pengon vajzën e tij të martohet dhe ajo vepron diçka haram, prindi konsiderohet gjynahqar ashtu si vajza. Kush e pengon djalin e tij të martohet dhe ai vepron diçka haram, prindi konsiderohet gjynahqar ashtu si djali."
Është mirë që prindërit, përveçse të kërkojnë një njeri të përshtatshëm për vajzën e tyre, të respektojnë edhe ndjenjat e saj dhe të mos e martojnë me dikë që ajo nuk e pëlqen.
Një prind vajti tek i dërguari i Zotit dhe i tha:”O i dërguari i Zotit! Dy veta kanë kërkuar dorën e vajzës time. Njëri prej tyre është i pasur, kurse tjetri i varfër. Ne duam që vajzën tona t’a martojmë me të pasurin. Çfarë më këshillon ti?”
Profeti a.s e pyeti:”Po vajza, me kë pëlqen të martohet?”
Prindi i tha:”Me të varfrin.”
Atëherë Profeti a.s i tha:”Për dy të dashuruar, nuk ka gjë më të mirë se martesa.”
Ai ishte i dërguar i Zotit, megjithatë i respektonte ndjenjat e të rinjve.
Duke dashur t'a martojë me një sojli, Umeri vajti tek miku i tij Ebu Bekri dhe i tha:"O Ebu Bekër! Përse nuk martohesh me Hafsan?"
Ebu Bekri heshti dhe nuk i ktheu asnjë përgjigje. Padyshim që kjo konsiderohej si ofendim dhe Umeri u prek nga kjo sjellje.
Menjëherë, ai vajti tek Uthman ibnu Affani. Atij sapo i kishte vdekur gruaja, Rukaja e cila ishte vajza e Profetit a.s. Pasi u përshëndetën, Umeri i tha:"O Uthman! Përse nuk martohesh me Hafsan?"
Uthmani ia ktheu:"Më jep kohë të mendohem!"
Tregon Umeri:"Unë e lashë për disa ditë të mendohet. Një ditë, e gjeta në xhami duke u falur dhe vajta u ula pranë tij. Por ai e zgjati shumë namazin. Pasi përfundoi, e pashë në fytyrë dhe i thashë:"O Uthman! Nuk më ktheve asnjë përgjigje!"
Uthmani më tha:"O Umer! Nuk kam ndërmend të martohem tani për tani."
Nga këto fjalë e humba fare toruan. Dola jashtë i zemëruar dhe vajta tek Profeti a.s të cilit i thashë:"O i dërguar i Allahut! I propozova Uthmanit të martohet me vajzën time Hafsa dhe më tha se nuk kam ndërmend të martohem tani për tani."
Profeti a.s ma ktheu:"O Umer! Me Hafsan do të martohet dikush që është më i mirë se Uthmani dhe me Uthmanin do të martohet dikush që është më e mirë se Hafsa."
Tregon Umeri:"Unë përsëri nuk kuptova asgjë. Me vete u ula duke u menduar: Do të martohet me Hafsan dikush që është më i mirë se Uthmani! Kurrë Profeti a.s nuk ka bërë preferenca mes shokëve të tij. Kjo do të thotë se ai do të martohet me Hafsan. Me Uthmanin, do të martohet dikush që është më e mirë se Hafsa! Është e pamundur që Profeti a.s të shajë vajzën time. Atëherë mundësia e vetme është që Profeti a.s t'i japë vajzën e tij të dytë Uthmanit."
Ebu Bekri dhe Uthmani nuk i kthyen përgjigje Umerit, pasi ata e kishin dëgjuar Profetin a.s të shprehej se pëlqente të martohej me Hafsan.
Profeti a.s, duke e parë Umerin të menduar, buzëqeshi dhe i tha:"Po o Umer! Unë do të martohem me Hafsan, kurse Uthmani do të martohet me Umu Kulthum."
Umeri doli i gëzuar dhe para ia doli Ebu Bekri. Me t'a parë të gëzuar, Ebu Bekri e kuptoi që Profeti a.s i kishte propozuar të martohej me vajzën e tij. Ebu Bekri u ndal dhe i tha:"O Umer! Ty të mbeti hatri kur nuk të ktheva përgjigje!"
Umeri ia ktheu:"E si të mos më mbesë hatri?!"
Ebu Bekri ia ktheu:"O Umer! Për Zotin nuk më pengonte asgjë të martohem me Hafsan, por i dërguari i Zotit më kishte treguar se dëshiron të martohet me të. Unë e mbajta sekret diçka të tillë dhe nuk i tregova askujt."
Një ndër moralet e myslimanit është edhe ruajtja e sekreteve të tjerëve. Thotë Profeti a.s:"Një ndër gjynahet më të rënda Ditën e Kiametit, do të jetë kur burri i tregon diçka të fshehtë gruas në darkë dhe me të zbardhë dita, ajo ua tregon të tjerëve."
Më pas, Umeri u takua me Uthmanin, i cili i tha:"O Umer! Kam frikë se të ka mbetur hatri. Për Zotin nuk më pengonte asgjë të martohem me Hafsan, por i dërguari i Zotit më kishte treguar se dëshiron të martohet me të. Unë e mbajta sekret diçka të tillë dhe nuk i tregova askujt."
E çuditshme është se Profeti a.s ishte martuar me vajzën e Ebu Bekrit, Aishen. Megjithatë, Ebu Bekrit nuk i mbeti hatri që Profeti a.s kishte shprehur dëshirën të martohej edhe me Hafsan. Edhe kur Umeri i propozoi të martohej me Hafsan, Ebu Bekri nuk i ktheu përgjigje, pasi e dinte dëshirën e Profetit a.s.
Diçka akoma më e veçantë, është se Profeti a.s ia shprehu dëshirën për t'u martuar me Hafsan, Ebu Bekrit, i cili ishte vjehri i tij. Jo vetëm kaq, por Ebu Bekri e ndihmoi që Profeti a.s t'a realizojë këtë martesë.
E kush mund t'i thotë sot vjehrrit të tij se dëshiron të martohet me një grua tjetër?
Në këtë rast, Ebu Bekri e dinte shkakun se përse donte Profeti a.s të martohej me vajzën e Umerit. Siç kemi theksuar dhe më parë, Profeti a.s është martuar vetëm një herë si burrë, kurse si i dërguar i Allahut është martuar njëmbëdhjetë herë të tjera. Duke u martuar me Hafsan, Profeti a.s synonte të rrënjosë dhe konsolidojë pushtetin pas vdekjes së tij. Ata që do e bënin këtë ishin kalifët e drejtë, që do të udhëhiqnin umetin pas tij.
Cilësitë e Hafsas
Ajo njihet për tre cilësi, dy të parat i përmendëm edhe më lart "agjëruese dhe namazlie" dhe e treta që gjendet pothuaj tek të gjitha gratë, xhelozia.
Që në martesën e parë, Hafsa shfaqte xhelozi të tepruar me të shoqin. Kur u martua me Profetin a.s, Umeri e mori vajzën e tij dhe e këshilloi me fjalët:"O bija ime! Ruhu se mos e tepron me xhelozi me të dërguarin e Zotit a.s! Mos u krahaso me Aishen, pasi ajo ka zënë vend në zemrën e të dërguarit të Zotit. Dhe ta dish se i dërguari i Zotit e don atë më shumë se ç'të don ty. Ashtu siç e don Ebu Bekrin më shumë se ç'më don mua. Ruhu o bijë se mos të divorcon Profeti a.s dhe zemërohet Zoti me Umer ibnul Hattabin!" Që nga ai çast, Hafsa lidhet shumë pas Aishes. Ajo që e tregon këtë është dhe ndodhia e mëposhtme:
Një ditë, Aisheja i tha Hafsas:"A ke vënë re që i dërguari i Zotit shkon gjithmonë tek Zejneb bintu Xhahsh për të ngrënë mjalt?"
Nëna jonë Zejneb, kishte një lloj mjalti shumë cilësor të cilin Profeti a.s e pëlqente shumë. Sa herë që Profeti a.s shkonte tek dhoma e saj, ajo i ofronte nga ky mjaltë. Diçka e tillë kishte rënë në sytë e Aishes.
Hasa e pyeti:"Po çfarë të bëjmë?"
Aisheja iu përgjigj:"Kur të vijë i dërguari i Zotit tek dhoma jote, i thuaj:"Të vjen era megafir (bimë shkretëtire me erë të keqe)." Nëse të thotë se nuk kam ngrënë megafir, i thua:"Ndoshta ke ngrënë mjaltë ku bletët kanë kullotur nga kjo lule."
Kur të vijë tek unë, do i them të njëjtën gjë."
Kështu, me të vajtur Profeti a.s tek Hafsa, kjo i tha:"Të vjen era megafir o i dërguar i Allahut."
Profeti a.s ia ktheu:"Nuk kam ngrenë megafir."
Hafsa i tha:"Ndoshta ke ngrënë mjaltë të prodhuar nga kjo lule."
Profeti a.s e kuptoi, por nuk i foli. Kur vajti tek Aisheja, ajo i tha:" Të vjen era megafir o i dërguar i Allahut."
Profeti a.s me të qeshur ia ktheu:"Nuk kam ngrenë megafir."
Aishe i tha:"Ndoshta ke ngrënë mjaltë të prodhuar nga kjo lule."
Me buzën në gaz, Profeti a.s i tha:"Mirë. Atëherë nuk do ha më mjaltë."
Por me këtë rast, Profetit a.s i shpallet ajeti i Kuranit:"O Profet! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu, duke kërkuar t’u bësh qejfin grave të tua?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë." (Tahrim, 1)
Profeti a.s ishte në pozitat e ligjvënësit dhe nëse ai do ia privonte vetes mjaltin, edhe umeti dhe pasuesit e tij do vepronin në këtë mënyrë.
Vetëm se u premtoi se nuk do të hante mjaltin, Zoti e kritikoi Profetin a.s. Çfarë mendoni për ne që kemi neglizhuar dhe jemi larguar nga shumë ligje të Zotit të madhëruar?
Dhoma e Aishes, është vendi ku është varrosur Profeti a.s, Ebu Bekri dhe Umeri. Kurse dhoma e Hafsas është pikërisht në vendin ku qëndrojmë për të përshëndetur Profetin a.s. Mes dhomës së Aishes dhe Hafsës ndodhej një rrugë e ngushtë nga ku kalonin njerëzit. Në dhomën e Hafas, ndodhej një vend i veçantë, ku ajo diskutonte dhe debatonte me Profetin a.s. Një ditë, ata po diskutonin mbi personat që i dhanë besën Profetit a.s nën pemë, para marrëveshjes së Hudejbijes. Gjatë bisedës, Profeti a.s thotë:"Në dashtë Zoti, ata që më dhanë besën nën pemë nuk do i prekë zjarri i xhehenemit. Ata do të jenë të përjetshëm në xhenet."
Kur e dëgjoi këtë, Hafsa i përmendi një ajet Kurani që thotë:"
"Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi)." (Merjem, 71)
Hasa nuk e dinte interpretimin e këtij ajeti dhe e tha ashtu siç e kishte kuptuar. Në fakt, ky ajet pohon faktin se çdo njeri do të kalojë sipër zjarrit të xhehenemit, kur të kalojë Siratin.
Por Profeti a.s e i përmendi ajetin pasues që thotë:
"Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të." (Merjem, 72)
Profeti a.s i linte gratë të shprehin mendimin e tyre dhe nuk u imponohej.
Një herë, gruaja e Umer ibnul Hattabit ia ktheu fjalën dhe e kundërshtoi. Umeri i tha:"Mua ma kthen fjalën?!"
Gruaja i tha:"E ç'të keqe ka nëse ta kthej fjalën, ndërkohë që vajza jote ia kthen të dërguarit të Zotit?"
Umeri e pyeti:"E ka bërë këtë?"
Ajo iu përgjigj:"Jo vetëm ajo, por të gjitha gratë e tjera."
Menjëherë Umeri doli jashtë dhe vajti tek vajza e tij Hafsa. Me të hyrë brenda i tha:"A është e vërtetë që ia kthen fjalën të dërguarit të Zotit a.s?"
Hasa iu përgjigj:"Po."
Umeri i tha:"Jo o bija ime, mos e bëj diçka të tillë! Nëse zemërohet Profetit a.s, do të zemërohet edhe Allahu për këtë. O bija ime! Mos u mashtro nga qëndrimi i Aishes! E ku je ti me Aishen dhe ku është babai yt me babain e Aishes!"
Dëshira për një jetë më të mirë
Pasi myslimanët fituan në disa beteja dhe plaçkat e luftës filluan të shtohen, gratë e Profetit a.s i kërkuan që t'ua shtojë shpenzimet. Kërkesat filluan të shtohen dhe të bëhen të bezdisshme për Profetin a.s. Kështu, ai vendosi të distancohej prej tyre për disa kohë.
Kjo bëri që në Medine të përhapen fjalë se i dërguari i Zotit a.s i kishte shkurorëzuar gratë. Tregon Umer ibnul Hattabi:"Asokohe unë ndodhesha në Avali duke punuar tokën dhe jo në Medine. Një ditë vija unë të punoja tokën dhe ditën tjetër vinte komshiu im nga Medineja, që të qëndroja unë me Profetin a.s. Atë ditë, unë isha shtrirë për të fjetur në Avali, kur vjen komshiu me nxitim. Kur e pashë në atë gjendje e pyeta:"Çfarë ka ndodhur? Mos kanë sulmuar Medinen?"
Ai u përgjigj:"Më keq!"
Unë e pyeta:"Po çfarë është?"
Ai u përgjigj:"I dërguari i Zotit a.s i ka divorcuar gratë e tij."
U nisa me vrap drejt Medines dhe kur arrita në dhomën e Hafsas ajo ishte duke qarë. Unë e pyeta:"Përse qan? Mos të ka divorcuar i dërguari i Zotit?"
Ajo më tha:"Nuk e di. Ajo që di është se është distancuar prej nesh."
Unë i thashë:"O bija ime! A nuk të pata thënë?! Për Zotin po të pati divorcuar Profeti a.s nuk do të të flas me gojë."
Menjëherë u nisa për në xhami, ku gjeta disa njerëz duke qarë. Unë i pyeta:"Përse qani? Mos i ka divorcuar i dërguari i Zotit gratë e tij?"
Ata u përgjigjën:"Nuk e dimë, por kështu është përhapur fjala."
Më pas i pyeta:"Ku ndodhet Profeti a.s?"
Ata më thanë:"Në dhomën e tij. Si roje ka një djalosh që quhet Rebah."
Shkova tek djaloshi dhe i thashë të kërkojë leje nga Profeti a.s se dua ta takoj. Djaloshi hyri brenda dhe kur doli më tha:"I thashë Profetit a.s se Umeri dëshiron të hyjë, por ai nuk mu përgjigj."
Atëherë u ktheva dhe u ula në xhami duke qarë bashkë me njerëzit e tjerë. Pasi prita pak, u ktheva sërish tek djaloshi dhe i kërkova leje të hyj tek Profeti a.s. Djaloshi hyri brenda dhe kur u kthye më tha:"Nuk më ktheu asnjë përgjigje."
U ktheva sërish në xhami me lotë në sy, por nuk më mbante vendi. Shkova përsëri tek djaloshi dhe i thashë:"O Rebah! Njoftoje Profetin a.s se Umeri dëshiron ta takojë. Për Zotin nuk kam ardhur për Hafsan dhe sikur të më urdhërojë t'ia pres kokën do e bëj." Këto fjalë i thashë me zë të lartë, me qëllim që t'i dëgjojë Profeti a.s dhe të më lejojë të hyj brenda.
Përsëri hyri djaloshi brenda dhe kur doli më tha se nuk kishte asnjë përgjigje. Atëherë i humba shpresat dhe e lëshova veten. Por në atë çast, më thirri djaloshi dhe më tha:"O Umer! Të pret i dërguari i Zotit brenda!"
Me të hyrë Umeri, e gjeti Profetin a.s të shtrirë duke fjetur mbi një copë rogozi, thuprat e të cilit kishin lënë shenjë mbi trupin e Profetit a.s. Duke i ardhur keq për këtë pamje, Umeri i tha:”O i dërguar i Zotit! Si është e mundur që ti të flesh mbi rogoz, kurse mbretërit e Romës dhe Persisë flejnë mbi mëndafsh dhe flori?”
Profeti a.s ia ktheu:”A ke dyshime ti o Umer? Ata janë popull që Zoti ua ka dhënë të mirat në këtë botë, kurse unë shpresoj botën tjetër.”
Umeri deshi ta pyesë nëse i ka divorcuar gratë e tij, por i vinte zor. Kështu, vendosi një plan për t’ja arritur kësaj. Ai deshi që fillimisht ta bëjë të qeshë Profetin a.s dhe pastaj ta pyesë. Kështu që i tha:”O i dërguar i Zotit! Kur ishim në Meke, asnjërit prej nesh nuk ia kthente fjalën gruaja e tij. Me të ardhur në Medine, pamë që gratë e medinasve ua kthejnë fjalën burrave të tyre. Nga kjo, u mësuan dhe gratë tona dhe tani na e kthejnë fjalën.”
Profeti a.s buzëqeshi. Pastaj Umeri i tha përsëri:”A e din o i dërguar i Zotit? Me qëllim që t'ju jap një mësim të mirë që të mos na e kthejnë më fjalën, do të dal tani dhe do ia heq kokën vajzës time Hafsa!”
Profeti a.s qeshi nga këto fjalë. Me ta parë Profetin a.s duke qeshur, Umeri ndërhyri dhe e pyeti:”A i ke divorcuar gratë e tua o i dërguar i Zotit?”
Profeti a.s ia ktheu:”Jo”
Atëherë Umeri tha:”Falenderoj Zotin e madhëruar.”
Këtë e dëgjuan dhe njerëzit në xhami të cilët menjëherë filluan të falënderojnë Zotin.
Hafsa dhe koleksionimi i Kuranit
Kur Ebu Bekri bëri koleksionimin e plotë të ajeteve të Kuranit në një kopje, këtë kopje ia la amanet Hafsa bintu Umer. Kopja e vetme e shkruar e Kuranit, do të ruhej nga një grua. Kush e akuzon islamin pas kësaj për diskriminim të gruas dhe shpërfillje të rolit të saj?!
As kalifi Ebu Bekr dhe as muslimanët e tjerë nuk e shihnin si diçka të papërshtatshme. Edhe kur kopjet e Kuranit u shtuan, kopja origjinale i mbeti Hafsas deri kur ndërroi jetë.
Vdekja e Hafsa bintu Umer
Pak para se të vdiste, e vizitoi vëllai i saj Abdullahu. Me të hyrë brenda, ai i tha:"O nëna ime! Lute Zotin për mua! O nënë! Ti ke qenë agjëruese dhe namazlie."
Hafsa ndërroi jetë gjatë kalifatit të Muavije ibnu Ebi Sufjan, në vitin 45 hixhri. Ai që ia falin namazin e xhenazes ishte Mervan ibnul Hakem. Rreshti i parë nga ata që e shoqëronin xhenazen për në varreza përbëhej nga gratë e mbetura gjallë të Profetit a.s me Aishen në krye. Aisheja qante dhe thoshte:"Ishte kopje e babait të saj."
Kjo ishte historia e nënës tonë Hafsa bintu Umer.
Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 11-05-2010 më 18:10
Revolution 1848
Vazhdon me poshte
Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 11-05-2010 më 18:19
Revolution 1848
Krijoni Kontakt