Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1

    Martesa e Profetit me Aishen në moshë të vogël.

    Martesa e Profetit Muhmed me Aishen në moshë të vogël.


    Për fat të keq jemi dëshmitarë të përpjekjeve që janë përqendruar kryesisht në denigrimin e Islamit, sot më shumë se kurrë. Kështu, po shohim shtrembërime dhe imitime të këqija që ata po prodhojnë në përpjekje për të shpërfytyruar, manipuluar dhe abuzuar me faktet historike dhe etimologjike. Këto polemika variojnë nga absolutisht zbavitëse, e deri abuzime flagrante dhe të pamëshirshme. Një polemikë e tillë e pafytyrë e misionarëve të krishterë ka qenë edhe martesa e hershme e Aishas () me Profetin Muhammed (). Misionarët përpiqen të akuzojnë Profetin si abuzues të miturish, megjithëse me terma politikisht të saktë, për shkak të faktit se Aishah (3) është fejuar (zawaj) në moshën 6 vjeç dhe martesa është konsumuar (nikâh) pak vjet pas martesës, në moshën 9 vjeç, kur ajo ishte në moshën e pubertetit. Intervali i kohës mes zawaj dhe nikâh për Aishan tregon qartë se prindërit e saj prisnin që ajo të arrijë pubertetin para konsumimit të martesës së saj. Po të mos ishte për faktin se ca sylesh të krishterë kanë përrallisur pa kuptuar arsyen e këtij veprimi, as që do kishim marrë mundimin të diskutonim për këtë çështje. Akuza të tilla bazohen në hamendësime dhe relativizmin moral dhe jo në fakte. Ky artikull ka për qëllim të hedhë poshtë këto akuza, insha’allah.

    Puberteti dhe martesa e hershme në kulturën semite

    Entuziazmi i gjithë lukunisë së misionarëve të krishterë në akuzimin e Profetit për “ngacmim të miturish” kundërshton faktin themelor që një vajzë bëhet grua kur i fillon cikli menstrual. Çdokush që merr sadopak vesh nga fiziologjia e di që menstruacionet janë një shenjë që tregojnë që vajza po përgatitet për t’u bërë nënë.

    Femrat hyjnë në pubertet në mosha të ndryshme, nga 8-12 vjeç, në varësi të gjenetikës, racës dhe mjedisit. Ne lexojmë se:

    Ndryshimi në shtat mes vajzave dhe djemve është i vogël deri në moshën dhjetë vjeç, hovi i rritjes në pubertet fillon më herët tek vajzat, por zgjat më shumë tek djemtë. [1

    Po kështu lexojmë se:

    Shenjat e para të pubertetit fillojnë rreth moshësh 9 ose 10 vjeç tek vajzat, por rreth 12 vjeç tek djemtë.[2]

    Femrat në vendet e nxehta arrijnë pubertetin në një moshë shumë më të hershme se ato në vendet më të ftohta.

    Temperature mesatare e vendit apo krahinës është faktori kryesor që ndikon, jo vetëm në menstruacione, por edhe në të gjithë zhvillimin seksual në pubertet.[3]

    Martesa në vitet e para të pubertetit ishte e pranueshme në Arabinë e shekullit të VII, ashtu siç ishte një normë sociale në të gjitha kulturat semite, që nga izraelitët e deri tek arabët dhe gjithë kombet e tjera mes këtyre. Sipas Hâ-Talmûd Hâ-Bavlî, që hebrejtë e konsiderojnë “Torën e tyre gojore”, në Sanhedrin 76b thuhet qartë se është më e pëlqyeshme që një grua të martohet sapo i vijnë menstruacionet e para dhe Ketuvot 6a përmban rregulla në lidhje me marrëdhëniet seksuale me vajza që nuk u kanë ardhur ende menstruacionet. Kjo vërtetohet me tej kur Dr.Prof Jim West, një pastor Baptist, komenton traditat e mëposhtme të izraelitëve:

    Gruaja duhej të merrej nga rrethi i madh familjar (zakonisht në fillim të pubertetit ose rreth moshës 13 vjeç) në mënyrë që të ruhej pastërtia e linjës familjare. [4]

    Historikisht puberteti ka qenë gjithmonë një simbol i moshës madhore.

    Puberteti përkufizohet si mosha në të cilën një person bëhet i aftë për riprodhim seksual dhe në periudha të tjera të historisë, një rit apo festim i kësaj ngjarje të shënuar ishte pjesë e kulturës. [5]

    Seksologët e njohur, R.E.L. Masters dhe Allan Edwards, në studimin e tyre mbi shprehjet seksuale afro-aziatike, shkruajnë:

    Sot, në shumë vende të Afrikës Veriore, Arabi dhe Indi, vajzat martohen dhe kryejnë marrëdhënie seksuale mes moshës pesë dhe nëntë vjeç: dhe asnjë vajzë me sedër nuk mbetet e pamartuar përtej moshës së pubertetit. [6]

    A kishte kundërshtime në lidhje me martesën e Profetit (P) me Aishan(R)?

    Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është jo. Nuk ekziston absolutisht asnjë dëshmi nga burime muslimane, laike apo burime të tjera historike që të përmendë tjetër përveçse një gëzëim jashtëzakonisht të madh për këtë martesë. Nabia Abbott e përshkruan martesën e Aishas(R) me Profetin (P) si më poshtë:

    Në asnjë version nuk gjendet ndonjë koment në lidhje diferencën e moshës mes Muhammedit dhe Aishas, apo në lidhje me moshën e vogël të nuses, e cila nuk ka qenë më shumë se dhjetë vjeç dhe ishte ende shumë e dashuruar me lojërat.[7]

    Madje edhe kritiku I njohur orientalist, W. Montgomery Watt, ka thënë në lidhje me cilësitë morale të Profetit se:

    Nga pikëpamja e kohës së Muhammedit, nuk mund të flitet për tradhëti apo sensualitet. Bashkëkohësit e tij nuk i kanë gjetur atij asnjë të metë nga ana morale. Përkundrazi, një nga veprat e tij më të kritikuara nga perëndimorët e sotëm tregon se standardet e Muhammedit ishin më të larta se ato të kohës së tij. [8]


    Përveç faktit që asnjë nuk ishte i pakënaqur me të apo me veprat e tij, ai ishte një shembull i lartë moral për shoqërinë e kohës së tij. Prandaj, të gjykosh moralin e Profetit, bazuar në standardet e shoqërisë dhe kulturës së sotme është, jo vetëm absurde, por edhe e padrejtë.

    Martesa në moshën e pubertetit në ditët tona


    Bashkëkohësit e Profetit (miq e armiq) e kanë pranuar martesën e tij me Aishan (R) pa asnjë problem. Dhe kjo shihet qartë nga mungesa e kritikave ndaj kësaj martese deri në ditët tona. Megjithatë, ndryshimet kulturore kanë shkaktuar ndryshime në mendësinë e kohës sonë.

    Edhe sot, në shekullin XXI, kufiri i poshtëm i moshës së pranueshme për marrëdhënie seksuale është ende i ulët në disa vende. Në Japoni, njerëzit mund të kryejnë ligjërisht marrëdhënie që në moshën 13 vjeç, ndërsa në Spanjë që në moshën 12 vjeç. [9]. Një dyzet vjeçar që kryen marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare mund të jetë një “pedofil” në Shtetet e Bashkuara, por jo në Kinën e sotme, ku kufiri i poshtëm për marrdhënie është 14 vjeç dhe as në Shtetet e Bashkuara të para një shekulli. Biologjia është standard më i mirë për përcaktimin e këtyre gjërave se sa arbitrariteti i kulturës njerëzore. Në Shtetet e Bashkuara, gjatë shekullit të kaluar, mosha më e ulët e pranueshme për marrëdhënie seksuale ka qenë 10 vjeç. Kalifornia ishte shteti i parë që e ndryshoi atë në 14, në vitin 1889. Pas Kalifornisë, edhe shtete të tjera të SH.B.A e ndryshuan moshën e pranueshme për marrëdhënie seksuale. [10].

    Islami dhe mosha e pubertetit

    Në Islam është e qartë që mosha madhore fillon kur një person ka hyrë në pubertet.

    Në përmbledhjen e Buhariut [11]lexojmë:

    · Djali që arrin moshën e pubertetit dhe vlefshmërinë e dëshmisë së tij përmendet në Shpalljen e Allahut:

    "E kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje për të hyrë…” Kur’an 24:59.

    · El Mughira ka thënë, "Kam hyrë në pubertet në moshën 12 vjeç." Puberteti tek femrat fillon me ardhjen e menstruacioneve, siç thuhet edhe në Shpalljen e Allahut::

    "E ato nga gratë tuaja, të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni), nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj…" [Kur'ân, 65:4]

    Prandaj, njohja e ardhjes së pubertetit si fillimi i moshës madhore është pjesë e Islamit. Është koha kur personi është pjekur dhe është gati për të mbajtur përgjegjësitë e të rriturit. Atëherë, ku bazohen misionarët që kritikojnë martesën e Aishas (R) kur martesa e saj është konsumuar pasi ajo kishte hyrë në pubertet?

    Nga i njëjti burim lexojmë që:

    ...El-Hasan bin Salih ka thënë, "Kam parë një komshien time që u bë gjyshe në moshë njëzet e një vjeç.”(1)

    (1) Në shënimin mbi këtë referencë thuhet: "Kjo grua ka hyrë në pubertet në moshën nëntë vjeç dhe është martuar dhe ka lindur një vajzë në moshën dhjetë vjeç; e bija ka bërë të njëjtën gjë."[11]

    Prandaj, është e qartë që po të pranonim akuzën ndaj Profetit(P) për “abuzim të miturish”, do të na duhej të përfshinim në këtë akuzë edhe të gjithë popujt semitë, për të cilët martesa në pubertet ka qenë një normë.

    Përfundime

    Pamë, pra, që:

    * Martesat në pubertet kanë qenë normë në shoqërinë semite të Arabisë së shekullit VII.
    * Nuk ka asnjë dëshmi që të ketë patur kundërshtime ndaj martesës së Profetit me Aishan, as nga miqtë e as nga armiqtë e tij.
    * Edhe sot, ekzistojnë disa kultura të cilat e pranojnë martesën e grave të tyre në moshën e pubertetit.

    Pavarësisht nga këto fakte të njohura, misionarët kanë ende guximin të akuzojnë Profetin Muhammed (P) për imoralitet. E megjithatë, ishte pikërisht ky njeri që rivendosi të drejtat e grave në Arabi dhe i ngriti ato në një nivel që nuk ishte parë asnjëherë me parë në shoqërinë e tyre, gjë që civilizimet e vjetra nuk e kishin bërë kurrë për gratë e tyre.

    Kur Muhammedi (P) u bë Profeti i Islamit, arabët paganë kishin trashëguar një mungesë respekti ndaj grave që ishte e përhapur edhe mes fqinjëve të tyre hebrej dhe të krishterë. Për ta, lindja e një vajze ishte një turp aq i madh, saqë ata arrinin deri aty sa t’i varrosnin të gjalla, në mënyrë që t’i shmangeshin turpit që sillte fëmija femër.

    "Kur ndonjëri prej jush lajmërohet për lindjen e një vajze, fytyra i prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve për shkak të kësaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela e jo dhuratë prej Zotit). Mandej mendon a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë të gjallë në dhé. Sa i keq është gjykimi I tyre.!"[13]

    Nepërmjet mësimeve të Islamit, Muhammedi (P) i dha fund njëherë e përgjithmonë kësaj praktike të shëmtuar. Zoti na thotë se në Ditën e Gjykimit, fëmijët femra do të pyeten se për çfarë krimi janë vrarë.

    "Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla – për çfarë mëkati ato janë mbytur."[14]

    Muhammedi (P), jo vetëm që e ka kundërshtuar dhe dënuar ashpër këtë veprim, por ai e kishte zakon t’i mësonte ata që të respektojnë dhe të gëzohen me vajzat dhe nënat e tyre si bashkëpunëtore dhe burime të shpëtimit të burrave të familjeve të tyre.

    Ebu Sa'id al-Khudri tregon që:

    Profeti(P) ka thënë: 'Nëse një njeri kujdeset për tri vajza, i edukon, i marton dhe u bën mirë, ai do të shkojë në Parajsë.'[15]

    Abdullahu, I biri i Abbasit tregon që:

    Profeti(P) ka thënë: 'Nëse një njeri ka një vajzë dhe nuk e varros të gjallë, ose e lë pas dore, ose nuk bën dallim mes saj dhe djemve të tij, Allahu do ta çojë në Parajsë.'[16]

    Në Sahih Muslimi, citohet që Profeti(P) të ketë thënë:

    'Kushdo që mban dy vajza derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, ai dhe unë do të jemi kështu në Ditën e Gjykimit’; dhe bashkoi dy gishtat.

    Me fjalë të tjera, ai që e do të Dërguarin e Zotit(P) dhe dëshiron të jetë me të në ditën e ringjalljes në qiell, atëherë duhet të sillet mirë me vajzat e tij. Dhe këto, sigurisht nuk janë fjalë që thuhen nga një “abuzuesh të miturish”, siç duan të na bëjnë të besojmë misionarët.

    Së fundi, e përfundojmë këtë me një citat nga Profeti i Shenjtë (P), i cili ka thënë:

    "Unë kam ardhur për të mbrojtur të shtypurit: gratë dhe jetimët."
    Profeti Muhammed(P)
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 10-05-2010 më 20:52
    Revolution 1848

  2. #2
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Duke u bazuar ne kulturen tone sociale, apo ne kodin penal te vendeve perendimore, dalim ne perfundimin se Profeti Muhamed ishte nje Pedofil!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    ------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga injejti : 11-05-2010 më 01:39

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    shume gabim...

    lereni menjane mbrojtjen e profetit muhamet...nuk je as ti e as kerkush tjeter ata qe mund ta mbroni...ai ka mbrojtur vehten vete gjate gjithe kohes sa ka qene pa shkuar ne parajse..mos u lodhni forumeve jo keshtu e jo ashtu....

    cdo gje ka kohen dhe vendin e saj te gjykimit..eshte e vertetuar tanime se konsumimi i marteses se profetit me aishen ishte ne moshen 14 vjeqe dhe jo siq e paraqisni ju ne moshen 9 vjeqe...ne kete moshe eshte bere martesa..pastaj e dini per ke kohe flisni o njerez...ishin kohe dhe mentalitete te tjera me ditet e sotme...ja siq ben nje parafoles ketu kur thote
    Duke u bazuar ne kulturen tone sociale, apo ne kodin penal te vendeve perendimore, dalim ne perfundimin se Profeti Muhamed ishte nje Pedofil!
    harroi ky njeri se kjo ngjarje eshte e ndodhur shume shekuj me pare..dhe nuk mund te gjykohet me mentalitetin e sotem..e dyta popuj te ndryshem kane kultura te ndryshme..populli arab ku ka jetuar dhe vepruar profeti ka kulturen e tij...shqiptaret kane kulturen e tyre..ashtu siq kane kulturen e tyre edhe shume e shume popuj te tjeter ne periudha te ndryshme te historise se tyre..nese per ne nje gje sot duket shume e keqe per nje kulture tjeter ne nje kohe tjeter ka qene ndoshta me de normale...po ashtu kjo fjala '' pedofil '' edhte nje nocion jo dhe shume i definuar..ju e dini mjaft mire se ne populli shqiptare e kemi pase zakon qe vajzat sapo te mbaronin shkollen 8 vjeqare i kemi martuar..di une me qindra raste te tilla..atehere ne si popull shume lehte mund te quhemi popull pedofil...ja pra qe lereni kete teme ...nuk ka nevoje te mundoheni me shkrime lart e poshte gjoja per te mbrojtur profetin....profeti ka bere jeten e tij ashtu sid kane qene kushtet dhe rrethanat e kohes dhe jam i bindur se ka dite shume mire ta mbronte vehten..qe mos ta linte ne dore tuajen ta mbroni...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 11-05-2010 më 06:13
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Duke u bazuar ne kulturen tone sociale, apo ne kodin penal te vendeve perendimore, dalim ne perfundimin se Profeti Muhamed ishte nje Pedofil!
    nejse ka qen koha e vjetër atëher .. nuk duhet me ja zon për të madhe.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    une nuk jam ndonje dijetar i feve dhe personalisht e kam mesuar ketu ne forum qe profeti eshte martuar me nje vajze 9 vjeçare...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Duke u bazuar ne kulturen tone sociale, apo ne kodin penal te vendeve perendimore, dalim ne perfundimin se Profeti Muhamed ishte nje Pedofil!
    futja kot... muhabet pa lidhje.
    e gjithe europa paska qene pedofile sipas teje.
    ne spanje deri para pak shekujsh nje 10 vjeçar quhej maxhorene...
    ke lexuar ndopak historine e mesjetes ne europe???
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Duke u bazuar ne kulturen tone sociale, apo ne kodin penal te vendeve perendimore, dalim ne perfundimin se Profeti Muhamed ishte nje Pedofil!
    Mos dil ne perfundime te nxituara, pasi edhe une mund te dal ne perfundime te nxituara per ty, jo per gje po.......
    Revolution 1848

  9. #9
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    une nuk jam ndonje dijetar i feve dhe personalisht e kam mesuar ketu ne forum qe profeti eshte martuar me nje vajze 9 vjeçare...
    Ne fakt martesa e profetit me Aishen eshte kontradiktore. Se pari kjo martese nuk ceket ne Kuran aspak.
    I gjith ky muhabet rreth kesaj martese bazohet ne hadithe, te cilat midis veti ne kete rast jane kontradiktor.
    Ne disa hadithe thuhet se ka qene 6 vjece kur eshte martuar me profetin, ne ca te tjere thuhet se ka qene 11, e ne ca te tjere 14 gjegjesisht 18 vjece e me shum kur eshte martuar me profetin.

    Ate qe une nuk kuptoj eshte se duke pasur parasysh te gjitha keto transmetime te ndryshme lidhur me ngjarjen ne fjale, pse disa (shumica) dijetar me kembengulje pohojne se ajo ka qene 6 vjecare?!!!
    Pse keta dijetar me vetedije i mohojne hadithet tjera sipas te cilave ajo ka qene me shum se 18 vjece kur eshte martuar me profetin?!!!


    Dicka eshte e sigurte, sipas transmetimeve, Aishja kishte marre pjese ne luften e Uhudit, dhe sipas transmetimeve asnje me i ri se 15 vjec nuk lejohej te marri pjese ne lufte.
    Aishja sipas te gjitha transmetimeve eshte martuar me profetin 2 vite pas luftes se Uhudit dhe ka konsumuar martesen e saj 3 vite pasi qe eshte martuar.

    Nqs se psh ne kohen e luftes se Uhudit Aishja ka qene 15 vjece, i bie qe ajo te jete martuar me profetin ne moshen 17 vjece, dhe duke ditur qe martesa eshte konsumur tre vite me vone, i bie qe Aishja ne kohen e konsumimit te marteses te kete qene 20 vjece, e jo 6 ose 9 sic pohojne disa "dijetar".


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Ne fakt martesa e profetit me Aishen eshte kontradiktore. Se pari kjo martese nuk ceket ne Kuran aspak.
    I gjith ky muhabet rreth kesaj martese bazohet ne hadithe, te cilat midis veti ne kete rast jane kontradiktor.
    Ne disa hadithe thuhet se ka qene 6 vjece kur eshte martuar me profetin, ne ca te tjere thuhet se ka qene 11, e ne ca te tjere 14 gjegjesisht 18 vjece e me shum kur eshte martuar me profetin.
    Po por cfar rendesie ka ? e rendesishme eshte se ne ate kohe ishte krejt normale nje gje e tille......Pastaj do vije nje kohe ndoshta pas 1000 vjetesh qe brezat e ardhshem do na akuzojn ne per shum gjera, por ata nuk kan jetuar me kulturen dhe tradiat tona qe ne i quajm normale.
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •