Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Vekariq: Në varrezën masive afër Rashkës deri në 350 kufoma

    Beograd, 13 maj - "Një gjyqtar hetues do të fillojë procedurat ligjore që do të çojnë në zhvarrosjen e kufomave", që gjenden në varrezën masive të zbuluar ditë më parë afër Rashkës, deklaroi Bruno Vekariq, zëvendësprokuror serb për krime lufte. Ai theksoi se në varrezën e zbuluar pak ditë më parë mund të gjenden deri në 350 kufoma. Hetuesit serbë besojnë se në varrezën masive gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës së viteve 1998 - 99.
    Kufomat janë transportur dhe varrosur në Serbi për të fshehur gjurmët e krimit.
    Mbi 1800 persona llogariten ende si të pagjetur nga lufta në Kosovë. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #12
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    P.S Fatlum mos na i sill lajmet nga dy here, në postimin e 8-të qe ke sjell lajmin e kishte sjell para teje edhe PLAKU
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    P.S Fatlum mos na i sill lajmet nga dy here, në postimin e 8-të qe ke sjell lajmin e kishte sjell para teje edhe PLAKU
    Nuk i sjell nga dy here shkrimet une.Kjo ka qene teme e hapur nga une lidhur me kete rast.Poashtu sigurisht qe eshte hapur edhe nga ti.Moderatoret i kane bartur shkrimet.Moderatori le ti fshin postimet e njejta.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Beograd, 18 maj - Prokurorët e krimeve të luftës në Serbi i kanë filluar procedurat ligjore për zhvarrosjen e trupave të pajetë nga varreza masive ku besohet të jenë 250 shqiptarë nga Kosova, njofton sot Radio Evropa e Lirë.

    Zyra e prokurorisë tha se i ka kërkuar gjykatës për krime të luftës të hapë hetime për varrezën e cila u zbulua afër kufirit me Kosovën, transmeton AP.

    Deklarata thotë se hetimet në teren do të pasohen nga ekshumimet, autopsitë dhe identifikimi i viktimave.

    Prokurorët serbë thonë se varreza masive mund të ketë rreth 250 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

    Prishtina zyrtare kishte kërkuar një takim urgjent me Beogradin për të diskutuar çështjen e varrezës së zbuluar në Rudnicë, afër Rashkës, por përgjigje për këtë ende nuk ka marrë. Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, është takuar të hënën me zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Prishtinë, për të ripërtërirë kërkesën për këtë takim, mirëpo takimi ende nuk është përcaktuar.
    koha.net

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Prishtinë, 22 prill – Provat që ka ofruar Nexhat Qubreli për varrezën masive në Rudnicë të Serbisë, kanë bërë që të ngrihet në ajër një helikopter i KFOR-it dhe të fluturojë për gjysmë ore mbi territorin e Serbisë.
    Nga ky fluturim Qubreli kishte bërë dhjetëra fotografi, të cilat janë përdorur nga autoritetet e EULEX-it dhe ato kosovare si dëshmi për t’i bindur autoritetet serbe që të lejojnë nisjen e një hetimi për zbardhjen e dyshimeve për këtë varrezë në të cilën dyshohet të jenë varrosur mbi 250 trupa shqiptarësh. Falë këtyre provave, ekzistimi i kësaj varreze është konfirmuar tashmë nga vetë Prokuroria serbe për krime lufte.
    Nexhat Qubreli, nga Mitrovica, një adhurues i shpejtësisë dhe kampion në garat Rally me vetura, për herë të parë për ekzistimin e kësaj varreze thotë se kishte dëgjuar në vitin 2007, kur ishin bërë gërmime në një vend të gabuar në Rudnicë.
    Dyshimet për ekzistimin e kësaj varreze dhe gërmimet në një vend të gabuar, Nexhatit ia kishte prezantuar një mik i tij tregtar, të cilin rruga për në Serbi e çon shpesh afër eshtrave të qindra shqiptarëve. Miku i Nexhatit, që nuk është shqiptar, kishte dëgjuar shumëçka të flitej në Rashkë e gjetiu në Serbi për këtë varrezë. Krejt ato muhabete ia kishte treguar Nexhatit.
    “Unë, kur kam marrë vesh prej tij, i kam thanë se kjo punë nuk është hajde të luajmë. Ai shumë muhabete i ka dëgjuar nga serbët atje. Duke i marrë këto informacione, i ka analizuar dhe ka konstatuar se ku është varreza”, tregon Nexhat Qubreli për gazetën Koha Ditore.
    “Ai e ka ofruar veten peng se nëse nuk del e saktë ajo që thotë, jep përgjegjësi”.
    Nexhati tregon se muhabetin që kishte pasur me shokun e tij për varrezën nuk ia kishte treguar askujt tjetër. Për një kohë të gjatë thotë se të vetmin preokupim kishte pasur se si të zbulohet e vërteta.
    “Unë ia kam ble një aparat fotografik atij dëshmitarit me pare të mia. Kur ka udhëtuar për në Serbi është ndalur aty dhe i ka bërë 12 fotografi të ndryshme. Me ato fotografi dhe shënime kemi shkuar në polici e kemi paraqitur rastin”, tregon Nexhati. Rastin në Polici e kishte paraqitur më 6 janar të këtij viti.
    “Ato fotografi dhe materiale ua kam dhënë zyrtarëve tanë, Prenk Gjetës, dhe me ato ia kanë prezantuar zyrtarëve të Serbisë”, saktëson Qubreli. Ai tregon se para një muaji kishte marrë konfirmimin nga KFOR-i dhe EULEX-i për të shkuar me një helikopter në vendin ku dyshohej për varrezën.
    “Varreza është diku 100 metra katrorë, është në këtë pjesë nën parking. Këto ndërtesa janë bërë pasi janë varrosur, këtu nuk ka pasur kësi ndërtimesh”, tregon fotografitë që ka bërë nga ajri dhe toka.
    “Kjo është një milion për qind. Kjo ma në fund u vërtetua edhe prej atij prokurorit serb se varreza është aty. Serbia e ka ditë, ama faktet që kemi ofruar kanë dëshmuar se varreza masive është nën këtë parking këtu”, saktëson Qubreli.
    “Veç unë, dëshmitari dhe një punëtor i EULEX-i edhe dy policët nga Policia e Kosovës tjetërkush nuk ka qenë. Kemi fluturuar rreth gjysmë ore mbi atë pjesë. Kemi vëzhguar e fotografuar”, tregon ai.
    Nexhati tregon edhe si janë varrosur kufomat në Rudnicë. Sipas tij, kufomat janë sjellë me kamion dhe kanë qenë të mbuluara me dhe. Aty thotë se janë shkarkuar dhe janë mbuluar me dheun e marrë nga afër.
    “Aty nuk është hapur gropë, por vetëm janë shkarkuar kufomat dhe janë mbuluar. Nga ajo që ka dëgjuar, në atë pjesë është Korpusi i Rashkës. Ky korpus i ka bartë me kamion dhe me ekskavator i ka mbuluar”, tregon Nexhati.
    Sipas tij, gërmimet në 2007-n janë bërë disa metra larg vendit të saktë. Atje thotë se nuk ka pasur varrezë, por në skaj të rrugës, ku tashmë mbi të kalojnë kamion shumë tonësh. Nexhat Qubreli shprehet se nuk ka dashur ta bënte publike hetimin e tij derisa të konfirmohej ekzistimi i varrezës.
    Çështja e varrezës masive me trupa shqiptarësh është riaktualizuar javën e kaluar kur Prokuroria serbe për krime lufte njoftoi se ka zbuluar një varrezë me trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. Ndërkohë, Prishtina zyrtare po kërkon një takim urgjent me Beogradin për të diskutuar për çështjen e varrezës së zbuluar në Rudnicë afër Rashkës por përgjigje për këtë ende nuk ka marrë.
    Nexhat Qubreli ndërkaq pret me padurim nisjen e gërmimeve për nxjerrjen e trupave. Kjo thotë se do t’ua lehtësojë dhimbjen shumë familjeve që presin për shumë vjet një lajm për të afërmit e tyre të zhdukur gjatë luftës.
    “Unë ndihem shumë mirë, sepse i gëzon disa familjarë që presim me vite për të ditur diçka për të afërmit e zhdukur”, thotë ai dhe tregon se si kishte marrë lëvdata nga zyrtarët e EULEX-it dhe të KFOR-it.


    Llogaritet se shumica nga keto viktima jane nga regjioni i Drenices.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •