Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    PJESA 4

    KAPITULLI 15

    HARTA BIOLOGJIKE


    Unë kam folur për të krishterin si aktualisht një specie të veçantë, veçmas nga jobesimtari. A është kjo e vlefshme? Po, për aq sa ne, ashtu si ngjala elektrike, kemi brenda nesh “pjesë” që nuk gjenden tek jo-i krishteri.
    Pali flet për ne se jemi një krijim i ri. Ai gjithashtu na deklaron të jemi një “njeri i ri”. (Fjala në greqisht do të thotë “një njeri i ri,” ose “ një njerëzim i ri”—kjo do të thotë, një njeri që dallohet se nuk është si ata të cilëve iu referohen si njeriu i vjetër ose njerëzimi i vjetër.)
    Shkrimtarët e krishterë të shekullit të dytë faktikisht iu referoheshin besimtarëve si “raca e re” ose “raca e tretë” kjo do të thotë, as hebrenj as jo-hebrenj.
    Ja një vështrim i shkurtër në krijimin e parë dhe në krijimin e dytë nga një anë biologjike.*

    Shënim: Kujtoni se po i përdorim termat biologji dhe biologjik në një mënyrë të veçantë siç përshkruhet në kapitullin 1. Shikoni faqet 6-7.

    Adami i parënë: Një trup i pafajshëm dhe një shpirt i pafajshëm më se i përkryer. Adami ishte aq i përkryer sa Perëndia mund të bënte një njeri pa vënë jetën e Perëndisë në atë. Ai kishte një frymë që e kishte zanafillën e vet në mbretërinë frymore. Habitati i tij ishte Kopshti i Edenit.
    Kjo specie nuk supozohej të mbetej në gjendjen e parë. Ai nuk kishte qenë plotësuar. Ai kishte qenë krijuar të kishte jetën e Perëndisë brenda vetes. Kjo specie, në këtë fazë të papërfunduar, nuk ishte synuar kurrë që të shndërrohej në një racë njerëzish.

    Adami i rënë: Një trup i banuar së brendshmi nga mëkati, një shpirt i çjerrë nga mëkati, i dëmtuar në natyrën e vet dhe i humbur nga Perëndia. Një frymë e vdekur, që e shkaktonte Adamin të ishte i ndarë prej mbretërisë së gjërave frymore—kjo do të thotë, të ndarë prej pasurive së vendeve qiellore që janë në Krishtin Jezus (Efesianët 1:2-3).

    Raca e rënë e bijve të Adamit: Trupi ka qenë kaq i prishur nga mëkati, sa tani është vetëm “mishtorë”. Njeriu është përparësisht nën kontrollin e mëkatit që banon brenda trupit…që është mishi. Shpirti është zgjeruar, duke kërkuar, (por duke dështuar) që të marrë nën kontroll funksionin e frymës. Fryma është e vdekur ndaj gjërave frymore dhe njeriu është bërë i huaj për Perëndinë.

    Jezus Krishti, Biri i vetëm i Perëndisë, Ndërsa ishte në Tokë: Një trup i pamëkatë, një shpirt i përkryer, dhe një frymë përsosmërisht e ekuilibruar. Një frymë e gjallë. Pikërisht jeta e Atit dhe Fryma e Shenjtë që banonte brenda tij dhe që ishte një me frymën e Jezusit.

    Krishti i Ringjallur: Po ashtu si më lart, përveçse trupi i tij fizik ka marrë në njëfarë mënyre atributin e të qenit gjithashtu frymor. Ai ka kaluar përmes vdekjes në frymën e Tij, shpirtin e Tij dhe trupin e Tij. Ai është i përkryer në qenien e Tij fizike dhe në qenien e Tij frymore dhe është trandeshendent mbi krijimin hapsirë-kohë.

    Besimtari: Fryma është sjellë në jetë. Besimtari ka tani brenda frymën që banon në të dhe që është bërë një me Jezus Krishtin brenda frymës së besimtarit. Shpirti është falur, pastruar, dhe gjëra të tjera të mrekullueshme. Mbi të gjitha, shpirti po transformohet. Kur transformohet tërësisht, duket se do të ketë lulëzimet e asaj që është frymore. Trupi është ende një lëmsh, duke pritur për kthimin e Jezus Krishtit kur ai do të ndryshohet.

    Krishti në Lavdi: Ai që tani mbretëron në qielloret (megjithatë gjendet brenda secilit besimtar), ky Ai është i papërshkrueshëm, ashtu siç e provoi Gjoni kur u përpoq ta përshkruante Atë!

    Besimtari i ringjallur, pasi të kthehet Zoti: Ne nuk e dimë përgjigjen për këtë. Por ne kemi shpresë të pabesueshme….sepse

    Ne nuk e dimë se çfarë do të jemi,
    Por
    ne do të jemi si Ai!

    Në pjesën e pestë ne do të shikojmë në vendin ku supozohet që të shkojmë, si besimtarë, për të përjetuar jetën më të thellë të krishterë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 21-05-2010 më 09:07
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    PJESA E PESTË

    KAPITULLI 16

    THEMELIMI I NJË HABITATI TË QENIES TONË


    Çdo qenie ka një habitat unik të ndryshëm nga ajo e çdo lloji tjetër jete. Por një ditë një formë jete e pushtoi këtë planet, e cila nuk kishte habitat natyror në këtë planet. Sidoqoftë, Ai synonte ta ndryshonte këtë. Ai kishte plane shumë të përkufizuara për të krijuar një habitat veçanërisht të përsossur për speciet e Tij. Ai kishte ardhur nga një lloj mjaft i veçantë matriksi dhe ai synonte të kishte një habitat të ngjashëm në këtë sferë blu-të gjelbër. Ai do të kishte një habitat këtu madje edhe nëse kjo do të thoshte të sillte këtu habitatin e Tij natyror—që ishte në një mbretëri tjetër—nëpërmjet Derës ndërmjet dy mbretërive dhe ta vendoste atë habitat pikërisht këtu në tokë. Në një mënyrë apo në një tjetër, speciet e tjera dhe banorët e tjerë të këtij planeti të vjetër duhet të shikonin mbërritjen e të dyja specieve të reja dhe të një habitati krejt të ri për një specie unike.
    Ky pushtues nga “lart” shpesh iu referua vendit ku Ai kishte jetuar më parë. Ndryshoni një fjalë, nga mbretëri në habitat dhe ju do të shikoni se sa serioz ishte Ai për të themeluar një vend këtu në tokë ku Ai mund të jetonte.

    Unë nuk jam nga kjo botë.
    Habitati im nuk është nga kjo botë.
    Habitati im është pranë.
    Kërkoni habitatin tim dhe të gjitha këto gjëra
    do t’ju jepen si shtesë.
    Unë do ta pi prapë këtë kupë me ju në habitatin
    e Atit Tim.
    Ati Im dëshiron t’jua japë ju habitatin e Tij.
    Ne do ta takojmë Atë në habitatin e Tij si bij,
    që prej aty të hyjmë në habitatin e përjetshëm.
    Ju keni trashëguar habitatin e Tij.
    Habitati i vetë Perëndisë ka ardhur tek ju.
    Misteri i habitatit Tim do të jetë juaji.
    Nëse shikoni pas, ju nuk jeni të përshtatshëm për habitatin Tim.
    Ju do të uleni dhe do të hani bukë në habitatin e Atit Tim.
    Askush nuk do ta shohë habitatin Tim kur të themelohet këtu.
    Unë jam prej së larti.
    Ju duhet të lindeni së larti përndryshe nuk mund ta shihni habitatin Tim.
    Vetëm nëse Fryma ndodhet brenda jush, ju mund të shkoni në habitatin e
    Perëndisë.
    Ata, të cilët vazhdojnë të jenë kërkues në frymën e tyre, ata janë që e marrin habitatin e Perëndisë.

    Ky vend ku jetonte specia e re ishte shumë i rëndësishëm për Zotin tuaj.
    Kurrë mos mendoni se habitati juaj (i krijuar veçanërisht për specien tuaj) është i parëndësishëm. Ashtu si çdo qenie tjetër e gjallë, mbijetesa juaj dhe imja si qenie frymore varet nga të pasurit e një habitati të duhur për veten tonë. Hiqeni habitatin natyror të çfarëdo specieje, detyrojeni atë specie që të jetojë në një habitat jo të natyrshëm dhe ti e dënon atë specie me zhdukje, ose në një ekzistencë jo shumë më të mirë se sa vdekja. A mos gjendemi këtu që të jemi në një habitat jo më tërheqës se sa një kafaz? Apo, madje edhe ndërsa jemi këtu në tokë, do të eksplorojmë të përjetshmet me Atë, në habitatin e Tij? Ishte që të kishim lirinë, që Ai na çliroi!
    Nëse ne, besimtarët, jemi unikë nga ana biologjike; dhe nëse ne, besimtarët me të vërtetë jemi një krijim i ri; nëse specia jonë vërtet ka vetëm pak kohë që është prezantuar në këtë planet; nëse ne jemi thelbësisht një specie që kemi të drejtë te të dyja mbretëritë, nëse ne përbëhemi nga “pjesë” prej të dyja mbretërive; atëhere duke kërkuar, duke gjetur dhe duke jetuar në këtë habitat natyror është absolutisht vendimtare për ekzistencën tonë.
    Ju madje edhe mund ta merrni me mend se si do të jetë. Zoti Jezus i përket të dyja mbretërive. (Po kështu jemi edhe ne.) Prandaj mund të presim që ky habitat të përbëhet pjesërisht nga elemente të kësaj mbretërie dhe pjesërisht nga elemente të mbretërisë tjetër.
    Tani, çfarë mund të themi lidhur me këtë specie krejt të re???
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI 17

    PIKA E VERBËR E EVANGJELISTËVE


    Ne evangjelistët në përgjithësi nuk kemi as idenë më të mjegullt se çfarë do të thotë të kërkosh ta njohësh Zotin së bashku. Qysh se kur ne evangjelistët dolëm në skenë gjatë Reformimit, ne kemi qenë pa një habitat.
    Si kështu?
    Një orë të Dielën në mëngjes dhe mbase një orë e gjysëm të Mërkurën në mbrëmje, shumica e të krishterëve evangjelistë thjesht futen në një ndërtesë me një çati të lartë dhe një shtizë në majë. Atje ata përshëndeten me pjestarë të tjerë të species së tyre dhe kjo është e gjitha! Në fund, pasi janë ulur në sallë për një orë apo afërsisht kaq, ata thonë mirupafshim. Pas kësaj secili shkon në punën e vet. Dhe pa e ditur, secili prej nesh është si ajo delja e vogël që u nda nga tufa. Asnjë specie tjetër, përveç kafshëve që mbahen në një kopsht zoologjik, është kaq dukshëm pa një habitat si jemi ne!
    Nuk është çudi që jemi ??? Ne besimtarët jemi shkëputur nga habitati ynë natyror. A do të jetë gjithmonë kësisoj?
    Faleminderit Perëndisë, Simon Pjetri e dinte se cili ishte habitati i tij. Të Dymbëdhjetët gjithashtu e mbajtën mend. Të 120-ët gjithashtu e mbajtën mend. Të gjithë besimtarët e shekullit të parë e dinin se cili ishte habitati i tyre natyror. Shikojeni nga një këndvështrim i ri Dhjatën e Re dhe ju do të shikoni se sa të lidhur ishin ata me “shtëpinë” e vendlindjes së tyre.
    Le ta ilustroj…
    Ne gjithmonë lexojmë Mateun, Markun, Lukën kurse Gjonin të parin kur merremi me Shkrimin. Por këto nuk janë pjesët e para dhe nuk janë më të vjetrat e Dhjatës së Re. Shumica e letrave u shkruan para se të shkruheshin katër Ungjijtë, dhe ata iu shkruan eklesias, jo individit. Ngjarjet e regjistruara në Ungjijtë ndodhën më përpara; por ata u shkruan pak më vonë për përfitimin e eklesias, jo për individin.
    Jeta e Zotit tuaj në këtë planet u jetua së pari në një enklavë besimtarësh. Ai jetoi këtu në një komunitet besimtarësh udhëtues. Ata jetuan me Atë. Më vonë, ata së bashku jetuan prej Tij dhe për Atë. Ishte gjithmonë një ekzistencë në shumës.
    A pasqyruan po këtë qëndrim “le ta njohim Zotin së bashku” pjesët më të vjetra të literaturës së krishterë? A kishte ndonjë gjë të llojit të mendjes vetjake ndërmjet besimtarëve të shekullit të parë? Le t’i hedhim një sy letrave, veçanërisht letrave të Palit.
    A i drejtoheshin pjesët e para të literaturës së krishterë një individi? (Kjo është mënyra se si ne i lexojmë ato në përgjithësi.) Apo ishin këto shkrime për komunitetin e besimtarëve? A u shkruan ato së pari për ty, individin? Jo, i dashur evangjelist protestant. Jo! Ajo literaturë nuk u shkrua për ty, as për mua. Dhe pavarësisht nga ky fakt ne pothuajse gjithmonë merremi me ato letra sikur ato t’i ishin shkruar një individi dhe panvarësisht nga fakti se mendja jonë e ka të vështirë ta përfytyrojë që një pjesë e literaturës së krishterë t’i jetë shkruar një komuniteti, ajo literaturë i drejtohej habitatit.
    Shikoni së pari tek Galatasit, pasi kjo mund të jetë pjesa e parë e literaturës së krishterë që mund të jetë shkruar ndonjëherë. Unë dhe ti jemi përpjekur ta përpijmë atë libër me qëllim që të marrim çdo pikë bekimi që ai përmban: bekim për ty, për mua. Por ai iu shkrua të gjithë habitatit dhe me të vërtetë që nuk ka kuptim përveçse në rastin kur shikohet se i është shkruar një “ne”-je dhe jo një “mua”.
    Mbase mu tani ti i përket një grupi. Një organizate religjioze jo-fitimprurëse, që nuk paguan taksa? Nëse është kështu, atëhere mbase ti po e lexon Biblën duke u përpjekur që ta gjesh organizatën tënde në çdo faqe! Por ai libër nuk u shkrua as për ty, as për organizatën tënde!
    Galatasit iu shkrua komuniteteve të besimtarëve. Eklesias. Ai libër iu drejtua të gjithë habitatit të koorporuar. Jashtë habitatit natyror organik të qenies sonë, ai libër nuk mund të përcjellë domethënien e vet të synuar praktike për jetët tona frymore. Zoti juaj nuk ia shkroi atë libër individëve. E gjithë Dhjata e Re iu drejtua pothuajse posaçërisht atyre që ndodheshin brenda një habitati të të shpenguarve!
    Por çfarë mund të themi për gjithë pasuritë që gjenden në Letrën e Parë dhe Të Dytë drejtuar Selanikasve (pjesa e dytë më e vjetër e literaturës së krishterë)? Ata dy libra iu shkruan gjithashtu një komuniteti besimtarësh që jetonin brenda habitatit të tyre organik.
    Po ç’mund të themi për Letrën e Parë dhe Të Dytë drejtuar Korintasve?
    Më vjen keq. Të dy librat iu shkruan, jo një individi të vetëm, por një eklesie, një grupi të një specieje të re të cilët po jetonin së bashku në tufën e tyre, kombin e tyre, kopenë e tyre, grupin e tyre. Që të dyja u shkruan për ata të cilët jetojnë së bashku në mbretërinë më se unike, një mbretëri që e kishte pushtuar këtë planet nga një mbretëri tjetër.
    Por çfarë mund të themi për Kolosianët? Po për Filipianët? Po për Efesianët? A nuk u shkruan ato për ty, individin? Absolutisht jo. Secila prej tyre u shkrua për komunitetin e besimtarëve, për habitatin! Jo për atë delen që ishte larguar nga tufa dhe që po përpiqej të jetonte pa delet e tjera.
    Por çfarë mund të themi për librin e Romakëve? Ai iu shkrua një grupi besimtarësh të cilët po takoheshin në shtëpinë e Prishilës dhe Akuilës në qytetin italian të Romës. Nuk iu shkrua organizatave religjioze. Nuk t’u shkrua ty, të pavarurit, besimtarit evangjelist protestant. Ata ishin shkruar, drejtuar dhe mbushur me premtime dhe zbulesa veçanërisht një komuniteti të koorporuar. Ishin shkruar për habitatin.
    Prapë, nuk është për t’u çuditur që jeta e krishterë nuk funksionon shumë mirë. Secili prej nesh nuk jemi më të ndryshëm se sa një elefant në kopshtin zoologjik, i cili përpiqet të jetë një kope elefantësh! Asnjë elefant në një kopsht zoologjik nuk ka njohur ndonjëherë jetë të vërtetë elefanti dhe nuk do ta njohë kurrë në rast se dikush nuk e lejon atë që t’i ribashkohet kopesë së tij atje në Afrikë!
    Ah, por çfarë mund të themi për Letrën e Parë dhe Të Dytë drejtuar Timoteut dhe Titit? Tani, vërtet që ka libra që iu shkruan individëve. Po, i dashur lexues dhe cilët janë ata individë? Ata ishin të rinj, të cilët kishin dalë për të themeluar një habitat për të shpenguarit. Ata ishin mbjellës të eklesias! Dhe përmbajtjet e atyre letrave merren veçanërisht me gjëra që përfshihen në themelimin e një habitati për ata të cilët i përkasin species sonë të veçantë biologjike.
    Pas këtyre ju mbetet vetëm libri i Filemonit. Më në fund! Gjendet një libër në Dhjatën e Re që është pikërisht për ty, për individin. Dhe herën tjetër kur të të arratiset një skllav, bëj ç’është e mundur që të lexosh këtë letër!
    Besimtarët e shekullit të parë e panë të gjithë besimin e krishterë nga pikëpamja e një habitati. Çfarë ndodhi? Si e humbëm ne atë? A mund ta rikthejmë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 31-05-2010 më 07:16
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI 18

    VENDI KU TË SHKOJMË TË MËSOJMË SE SI TË JETOJMË
    NËPËRMJET JETËS SË TIJ



    Ka një vend të veçantë për të shkuar të mësosh se si të jetosh nëpërmjet një jete që nuk është e jotja. Ka një vend për të mësuar për jetën më të thellë të krishterë. Ai është vërtet vendi i vetëm që Perëndia synoi ndonjëherë ku ti të mësoje se si të jetosh jetën e krishterë. Të jetuarit e jetës së krishterë dhe të mësuarit e asaj jete janë të pandashëm nga ai vend. Qysh nga fillimi i species sonë (të quajtur “e krishterë”), paraardhësit tanë jetuan në një mjedis që ishte autokton pikërisht për instinktet e njeriut.
    Fatkeqësisht, ne e humbëm këtë vend. Ai ka qenë humbur për shumicën prej nesh për pjesën më të madhe të 1700 vjetëve. Kjo humbje mbase është shpjegimi më i qartë që i jep përgjigje se pse të jetuarit e jetës së krishterë ka qenë kaq i vështirë për t’u kuptuar nga ne. Humbja ndodhi afro 300 vjet pas Pentekostit. Kjo ndodhi shumë kohë më parë. Në atë kohë ne të krishterët, disi si Adami, u nxorrëm jashtë mjedisit tonë natyror.
    Tragjikisht, shumica prej nesh sot jemi të pavetëdijshëm për këtë ngjarje të hidhur. Ne as nuk kemi ndonjë ide se çfarë ndikimi ka pasur kjo në jetët tona. Tragjikisht ne nuk jemi kthyer kurrë në habitatin tonë organik.
    Ne jemi pothuajse të vetmet specie në tokë popullsia e pothuaj të gjithës është shkëputur nga vendi natyror i jetesës sonë.
    Tragjikisht, shumica prej nesh sot janë të pavetëdijshëm për këtë ngjarje të hidhur. Ne as që kemi ndonjë ide se çfarë ndikimi ka kjo në jetët tona. Tragjikisht ne nuk jemi kthyer kurrë në habitatin tonë organik.
    Ne jemi të vetmet specie në tokë që pothuajse e gjithë popullata e së cilës është shkëputur nga vendi ynë natyror i jetesës. Problemet e hasura në pretendimin për t’u kthyer në habitatin tonë janë të përkryera. Ne kemi zënë vend në habitatin e njeriut të rënë; për më tepër, ne vazhdon të na thuhet që habitati ynë është diçka që ai nuk është. Në fakt, ne po na bombardojnë vazhdimisht me një fushatë shitjesh që na thotë se ky habitat artificial, i parehatshëm, i mërzitshëm ku ne ndodhemi është habitati ynë natyror.
    Kthimi drejt vendit ku u synua që ne të jetojmë është lart mbi listën e përparësive për ata që kërkojnë të jetojnë jetën më të lartë.
    Gjërat ishin më se ndryshe për një besimtar në tre shekujt e parë të besimit tonë. Por që të përpiqesh t’i përshkruash dikujt sot se si ishte habitati i besimtarëve të hershëm është pothuajse e pamundur. Arsyeja për vështirësi është thjesht që ne nuk kemi asnjë fjalë në gjuhën tonë që përcjell kuptimin e përvojës së tyre. (Ne kishim një herë një fjalë, por kuptimi i saj fillestar ka qenë ndryshuar tërësisht—ka ndryshuar kaq shumë sa të përdorësh atë fjalë mund të rris problemin në komunikim. Ajo është një fjalë që ne nuk duam ta përdorim, nëse po përpiqemi të komunikojmë eksperiencën e besimtarëve të hershëm dhe që të përshkruajmë habitatin e tyre natyror. Prandaj, ne përfundojmë, duke kërkuar fjalë të tjera për t’i përdorur. Por të gjitha fjalët që ne arrijmë të flasim janë të papërshtatshme.)
    Duke përftuar një vështrim të brendshëm në matriksin e besimtarëve të hershëm përfundimisht arrihet në zbulimin e instiktit tënd vetjak frymor të brendshëm për atë habitat. Ato instikte janë atje, duke vepruar brenda teje, tani. Dhe nëse ndonjëherë do ta takosh habitatin tënd ato instikte do të ngrihen lart.
    Cili ishte habitati ynë para se ta humbisnim atë?
    Mirë, në shekullin e parë, të ishe një besimtar dhe të ishe brenda atij habitati kjo ishte sinonimi. Në fakt, habitati ishte ai që përkufizonte se çfarë ishin ndjekësit e Krishtit për pjesën tjetër të botës. Nuk ishte vetëm besimi i tyre në Krisht që i bënte ata të ndryshëm. As ishte fakti që ata ishin ndryshuar rrënjësisht nga Jezus Krishti. Përkundrazi, në sytë e të dyve, të botës dhe të besimtarit, ishte kryesisht mënyra se si të gjithë ata mblidheshin bashkë.
    Besimtarët dhe habitati i tyre—ata ishin një dhe të njëjtë. Kjo dëshmi e vetme/dyshe është ajo që në të vërtetë intrigonte, hipnotizonte, ofendonte dhe tërhiqte jobesimtarin. Habitati i të çliruarve nuk kishte krahasim me asgjë që ndonjëri kishte parë. Paganët ishin intriguar dhe zemëruar me ata besimtarë dhe “mënyrën e jetesës” së çuditshme të tyre.
    Atëhere, çfarë ishte habitati? Kjo është një pyetje e vështirë. Përgjigja mbetet e vështirë për t’u dhënë. Më mirë të fillojmë duke pyetur, Çfarë nuk është?
    Habitati i besimtarëve të hershëm nuk ishte ndonjë tërheqje ndër male apo shkretëtirë, për t’u arratisur nga bota, për t’i rritur fëmijët e tyre larg nga dekadenca, për të rritur perime dhe për të mbajtur mjekra dhe veshje të gjata deri në tokë. Të arratiseshe nga grindjet, krimi dhe mëkati i njeriut dhe qytetërimit të tij, i cili po shkatërrohej, nuk ishte ajo që bënë besimtarët e hershëm. Një ide e këtillë ishte krejtësisht jashtë mendjes së besimtarit të lashtë. Përkundrazi, ata njerëz te fortë e ngritën habitatin e tyre mu në mes të qytetërimit të njeriut të vjetër dhe vazhduan që ta shpërfillnin atë!
    Qytetërimi është një ndërnyjëzim ndërkombëtar i të gjitha sistemeve të njeriut të rënë. Në mënyrë paradoksale, individët që janë brenda atij sistemi janë edhe shumë të varur nga ai sistem dhe plotësisht të kapur në të dhe në të njëjtën kohë ata jetojnë një jetë mjaft të pavarur nga njëri-tjetri.
    Habitati i besimtarëve nuk kishte as ndërnyjëzim kombëtar as ndërkombëtar. Habitati i tyre ishte i një natyre lokale. Thjesht mbledhje lokale. Me raste ata kishin kontakte me besimtarë të tjerë nga vende të tjera.
    Të gjithë besimtarët ishin themeluar në këtë habitat. Të gjithë ishin shumë pranë njëri tjetrit Ata mbanin njëri tjetrin. Qenësia e tyre bashkë ishte aq e trashë sa edhe ajo e melasë. Nuk përfshihej ndonjë godinë e veçantë. Ata ishin të ndërvarur nga njëri-tjetri dhe (nga Zoti).
    Habitati i tyre ishte në veprim të plotë 24 orë në ditë. Ai ishte i mbushur me dashuri dhe përkujdesje. Gjithashtu ata po përjetonin një sasi fantastike eksperience frymore. Përditë. Po, përditë kishte një prekje me një Zot brendabanues në jetët e secilit besimtar dhe ndërmjet të gjithë besimtarëve.
    Të përpiqesh të gjesh një fjalë sot për të përshkruar atë eksperiencë të humbur prej një kohe të gjatë është e vështirë. Ne përpiqemi me terma të tilla si jetesë e koorporuar dhe jeta e eklesias. Ne gjithashtu provojmë fjalë të reja të tilla si mbledhje dhe takim, megjithatë të dyja këto janë të papërshtatshme. Ne përdorim “komunitet i krishterë” ose thjesht “komunitet”. Duke u përpjekur për ta përshkruar këtë habitat, ju mund të përdorni fjalën fillestare nga gjuha e saj fillestare—eklesia. Sidoqoftë, po të përdorësh përkthimin anglisht të asaj fjale shkaktohet një kolaps total në atë çfarë dikush po kërkon që të komunikojë.
    Sidoqoftë, habitati ynë natyror nuk është ai që na thuhet vazhdimisht se është. Ai nuk është vendi që të mblidhemi bashkë një orë të dielën në mëngjes. Fakt i hidhur që kur besimtarët u nxorrën jashtë habitatit të tyre për në godina të sponzorizuara nga qeveria, të cilat ishin ndërtuar prej saj, ai koncept për t’u takuar me njëri-tjetrin dhe për të qenë së bashku për disa çaste çdo javë është pikërisht koncepti që zëvendësoi fjalën eklesia, ashtu siç ajo kishte qenë kuptuar nga besimtarët.*
    Një orë solemne së bashku çdo javë, pastaj 6 ditë e 23 orë të jetuara në qytetërimin e njeriut të rënë, nuk ishte kuptimi i besimtarëve të hershëm për eklesinë. Ata kishin komunitetin e tyre, ata ishin komuniteti i tyre. Ata kishin “qytetërimin” e tyre. Ai funksiononte rreth fushës së orës dhe sipas gjithë kalendarit.
    Ne jemi përballur me një problem proporcionesh monumentale: si të zbulojmë se çfarë është habitati ynë.
    E rëndësishme?
    Jeta e krishterë mund të mos gjejë në të vërtetë kuptim pa atë. I krishteri i sotëm, i cili po kërkon që të rritet në Krisht ka shumë mundësi që mos të ketë dëgjuar kurrë për këtë habitat dhe sigurisht që nuk e di se ai ka nevojë për këtë. Megjithatë ai digjet nga dëshira për të, instiktivisht. Por një besimtar nuk do ta dëshirojë me të vërtetë këtë habitat (pavarësisht se sa shumë përpiqet dikush që ta përshkruajë atë) në rast se ai nuk e përjeton atë! Dhe ajo përvojë është e rrallë. Që ta thuash se është e vështirë që të gjendet kjo do të thotë të jesh optimist.
    Sidoqoftë, një jetë e jetuar në dashuri dhe kujdes, një jetë e jetuar në afërsi me të tjerët, një jetë e përjetimit të Krishtit bashkë, së brendshmi dhe në mënyrë të koorporuar (si një trup), ishte jeta e krishterë gjatë atyre ditëve të hershme të besimit tonë.
    Konstantini e ndryshoi të gjithë këtë! Kur ai mori fronin e Perandorisë romake, më pak se 4 përqind e asaj perandorie ishin të krishterë. Para se ai të vinte në fuqi, besimtarët mblidheshin në shtëpi dhe jetonin në enklava. Por kur jeta e Konstantinit po i afrohej fundit, pothuajse çdonjëri ishte “i krishterë”. Dhe kjo i dashur lexues, do me thënë një sasi e panumërt të krishterësh.
    Tragjedia tjetër është se shteti (Perandoria Romake) filloi që të ndërtonte vende ku besimtarët të takoheshin. Këto vende u ndërtuan me shpenzimet e shtetit dhe iu dhanë të krishterëve si një dhuratë.
    Mentaliteti pagan i asaj kohe e pa “religjionin” si njerëz që shkonin në një tempull pagan një apo dy herë në javë, që qëndronin rreth një altari duke vështruar një grup priftërinjsh me fytyra solemne dhe rroba të errëta, duke i ofruar një flijim një perëndie pagan. Kur rituali mbaronte, çdonjëri kthehej në shtëpi! Ky programim mendjeje faktikisht mbijetoi në krishterim. Natyra e korporuar e eklesias humbi. Komuniteti mori fund. Enklavat u zhdukën. Habitati natyror i species tonë u zhduk. Dhe vendi i duhur për të mësuar se si të jetojmë nga jeta e Zotit u zhduk bashkë me të.
    Në atë humbje, unë dhe ti pësuam humbje frymore pothuajse të pakthyeshme.
    Tregoftë regjistrimi??? se ky libër që po lexon tani, nuk të sugjeron ty, besimtarit, se ai është një koncept funksional që të shpresojë për të jetuar nëpërmjet jetës më të lartë jashtë habitatit organik të krijuar për atë jetë. Për shumicën prej nesh, kjo thjesht nuk është funksionale. Një motor me avull nuk do të punojë me rërë dhe as një motor me djegie të brendëshme me ujë. Dhe për ata besimtarë që janë si unë dhe ty, njerëz të thjeshtë, jo besimtarë të pazakontë, kjo çështje për të jetuar jetën e krishterë thjesht nuk nxjerrin një situatë të izoluar. Ajo as që funksionon në një situatë tipike të vajtjes në kishë të dielën.
    Mjerisht i dashur lexues, e urrej të ta them këtë, por “motori ynë nuk do të funksionojë kurrë “aty ku dy apo tre mblidhen”, apo në një studim biblik në shtëpi, apo nga takime shoqërore në shtëpi. Jeta e krishterë ka të bëjë me një formë jete, po; por ajo gjithashtu ka të bëjë me habitatin e asaj forme jete.

    Për sa kohë mundet një qengj i sapolindur “ta jetojë jetën e deles” vetë? Deri sa të takojë ariun e parë, apo të ketë nevojë për gllënjkën e parë të ujit, apo të hasë në luanin e parë. Një qengj mbijeton dhe lulëzon vetëm brenda habitatit të tij natyror.
    Po aq sa ne të krishterët ungjillorë mund të urrejmë që ta pranojmë atë, ne kemi nevojë për bashkëpunimin e trupit të Krishtit—ditë dhe natë. Një qen apo një ujk mund të mbijetojnë vetëm….me vështirësi. Por është kundër natyrës që të përpiqen të veprojnë kështu. (Macja që gjithmonë është e pavarur mund të mbijetojë e vetme dhe të lulëzojë! Por ne nuk jemi mace.) Ne jemi qengja! Qengja të brishtë, të dobët! Dhe ne jemi qengja pa ndonjë fuqi vullneti të madh. Ka mundësi të mbijetojmë, por jetesa jashtë fatit tonë frymor nuk synohet vetëm për një individ. Të jetosh nga jeta më e lartë është një orvatje e jetuar ndërmjet një komuniteti të një trupi besimtarësh të përkushtuar. Qoftë nëse vjen lavdia, qoftë me derdhje gjaku, qoftë në se vjen në thatësirë, qoftë në se vjen ferr apo baticë, qoftë në se vjen festë apo uri, besimtarët janë një popull që janë bashkë në këtë gjë, rreth tik takut të orës, përgjatë kalendarit, për gjithë pjesën tjetër të jetëve të tyre.
    Kështu ishte në fillim. Qoftë kështu sërish.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 25-05-2010 më 17:04
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI 19

    Vendi i Eklesias


    Mbretëritë e këtij planeti gjenden në copa të veçanta toke. Zogjtë, nga ana tjetër, nuk do të kufizohen kurrë nga kufijtë e kombeve të njeriut. Kufijtë as neve nuk do të na diktojnë qe “tufa” jonë mblidhet kudo. Nëse specia jonë gjendet në një qytet apo komb të caktuar, është instikti ynë për t’u mbledhur bashkë. Kufijtë gjeografikë të përcaktuar nga bletët, apo milingonat, apo njeriu apo çfarëdogjëje tjetër, nuk na ndalojnë.
    Kombi ynë nuk është formëzuar sipas kombeve të njerëzve, sepse brenda habitatit tonë organik secili prej nesh jemi nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Zotit. Nuk ka zinxhirë urdhërimi, por rend biologjik. Ashtu si në një familje… organik.
    Specia jonë mblidhet nga instikti. Ne ndajmë. Këndojmë. Adhurojmë Mbretin tonë dhe e ndjekim Atë, ndërsa ai flet brenda secilës prej frymëve tona. Specia jonë kujdeset për njëri tjetrin. Ne e duam njëri tjetrin. Por jo me dashuri njerëzore. Përkundrazi, me atë dashuri që i përket formës së jetës më të lartë.
    Është e thjeshtë për të përshkruar atmosferën brenda këtij habitati. Ai ka një prekje të tokës, por ai ka edhe një prekje të qiellit. Ai është një ndërfytyrëzim: është një vend ku mbretëria frymore dhe mbretëria fizike mbivendosen. Në atë vend mbivendosjeje ku jeton dhe specia jonë.
    Aty është vendi ku mëson të jetosh nëpërmjet jetës më të lartë, që ka qenë mbjellë brenda teje. Ashtu si Simon Pjetri, ti tashmë je bërë pjesmarrës i natyrës hyjnore, por në atë habitat ti do të mësosh se si të gjesh frymën tënde, të kuptosh rrugët e frymës dhe pas një fare kohe të arrish të njohësh dallimin e mendjes, vullnetit dhe emocioneve, si kundër frymës tënde. Ti nuk po mblidhesh aty së pari për të mësuar për pushtetin, vizionet, ëndërrat, profecitë, mrekullitë, shenjat, mrekullitë. Ato janë gjëra të zakonshme që besimtarët në çdo brez i kanë pasur me bollëk. Përkundrazi, ti do të mësosh diçka që është shumë e rrallë: Fjala është miqësi. Mësimi i saj do pak kohë. Miqësi me besimtarët e tjerë, po. Por më shumë, më shumë se sa kjo.
    Miqësi me Jezus Krishtin.
    Fjalia e fundit nuk është referencë për një lutje.
    (Kjo do të thotë, jo ajo lloj lutjeje e rënies në gjunjë çdo mëngjes dhe e lutjes për një orë.) Përkundrazi, ajo është miqësi disi e ngjashme me atë që Adami kishte në kopsht, diçka që Jezus Krishti bëri gjatë gjithë ditës ndërsa jetonte në praninë e Atit të Tij dhe aty miqësohej me Zotin e Tij brendabanues.
    Ndoshta gjëja e parë që ndodh brenda habitatit të qenies sonë është që të mësojmë se si të shoqërohemi me Zotin Jezus Krisht. Kjo është një gjë e rrallë dhe është një veprimtari e izoluar vetëm brenda llojit tonë.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    SHTOJCA I

    Veçantia Biologjike e Jezus Krishtit dhe Besimtari


    Kur Perëndia erdhi në tokë në ngjashmërinë e mishit njerëzor, Ai na tregoi boshllëkun e pamatë biologjik ndërmjet jetës hyjnore dhe jetës njerëzore.* Ai gjithashtu na tregoi boshllëkun e pamatë të vlerave, boshllëkun e stilit të jetës, sikurse dhe boshllëqet politike, qeverisëse dhe arsimore. Kur ky person me emrin Jezus jetoi nëpërmjet jetës hyjnore, çdo gjë që ai bëri dhe tha na tregoi të gjithëve ne pangjashmërinë zgavrore ndërmjet këtyre dy formave të jetës.
    Intelekti, shkenca, teologjia dhe fusha të tjera të panumërta të species së vjetër dukej se nuk kishin vend të përputhjes me këtë qenie biologjike të pangjashme.
    Le të shikojmë thelbin e çështjes. Mënyra sipas së cilës secila specie kuptoi atë çfarë po ndodhte brenda tyre dhe rreth tyre u krye në dy sfera tërësisht të ndara.
    Le të shikojmë disa prej elementeve që funksionojnë në jetën e Tij të cilat mungojnë plotësisht në jetën e tretë më të lartë.
    Të tjerët udhëhiqen prej shpirtit të tyre; Ai udhëhiqet prej frymës së Tij. Fryma e njerëzve të tjerë ishte e mbushur me vdekje të trashëguar nga Adami. Fryma e Jezusit ishte e gjallë dhe ajo ishte mbushur me Frymën e Shenjtë hyjnore (Luka 4:1).
    Kishte një hapje ndërmjet kësaj mbretërie dhe mbretërisë tjetër. Hapja ishte për Atë! Ai mund të dëgjonte dhe shikonte gjërat të vinin prej asaj mbretërie. Gjëra që e kishin zanafillën dhe habitatin e tyre në mbretërinë tjetër erdhën nëpërmjet asaj hapjeje me qëllim që të vinin tek Ai (Mateu 3:16).
    Madje edhe krijesa nga mbretëria tjetër kaluan nëpërmjet asaj hapjeje- të lënë të hapur për Atë—që të vinin dhe të kujdeseshin për Atë (Mateu 4:11).
    Pabesueshmërisht, Ai i tha një njeriu jo vetëm atë çfarë ai po mendonte; Ai i tha atij burri se një ditë do të shikonte të padukshmen (Gjoni 1:51).
    Ai e dinte me saktësi se ku ishin peshqit (Luka 5:4-7).
    Njerëzit e tjerë menduan me inteligjencën e tyre. Jezusi qëndronte shumë më lart; Ai shikonte tej për tej (Luka 5:22).
    Ai e dinte se Ai kishte jetuar më parë në një mbretëri tjetër, se Ai ishte nga ajo mbretëri, se mbretëria tjetër ishte një mbretëri më e lartë se sa kjo dhe se për shkak se Ai ishte nga ajo mbretëri, Ai ishte “mbi” gjërat e kësaj mbretërie. Ai gjithashtu pohoi se Ai kishte parë dhe Ai kishte dëgjuar gjërat që ishin në mbretërinë tjetër. Për më tepër, çfarë Ai kishte parë dhe dëgjuar ishin gjërat për të cilat Ai fliste këtu (Gjoni 3:31; 8:26, 40; 15:15).
    Gjon Pagëzori deklaroi se Fryma brenda Jezusit ishte e pakufishme dhe e pamatshme, se kjo Frymë shkaktonte që Ai të dëgjonte çfarë thoshte Perëndia dhe se gjërat që dëgjoi ishin të vetmet gjëra që Ai foli (Gjoni 3:31-34).
    Zoti Jezus mund të shikonte një grua, të tregonte se sa burra kishte pasur ajo (ajo kishte pasur pesë!) dhe se ajo kishte qenë zgjedhur nga Ati i Tij për të marrë jetën më të lartë (Gjoni 4:16-18).
    Ai gjithashtu e dinte se do të fillonte një rend të ri. Vendi ku ndjekësit e Tij do ta adhuronin Perëndinë gjendej brenda frymërave të tyre të gjalla (Gjoni 4:23-24). Ai gjithashtu e dinte se ishte dërguar këtu për të kërkuar ata të cilët po i kërkonte. Ati i Tij. erdhi për të gjetur ata të cilët do ta adhuronin Atin e Tij brenda thellësisë më të thellë të qenies së tyre.
    Ai e dinte (do me thënë, se Ai kishte një njohje nga përvoja) se njerëzit po komplotonin për ta vrarë Atë (Mateu 12:15).
    E mbuluara u zbulua, e fshehura u bë e njohur. Ai kishte brenda Vetes gjëra në veprim, që ishin të panjohura për njeriun e vdekshëm (Luka 12:2).
    Perëndia do të jetë brenda besimtarit dhe do t’i dijë nevojat e besimtarit para se besimtari t’i dijë ato (Mateu 6:4, 6, 8).
    Ai i dha vlerë të madhe mbretërisë tjetër, pastaj deklaroi se mbretëria tjetër gjendej brenda Tij. Pastaj Ai pohoi se pikërisht kjo mbretëri do të gjendej gjithashtu brenda besimtarit! Ai thesar mund të vendosej aty, kështu i tha atyre që ta kërkonin dhe ta gjenin atë mbretëri! Ai i tha atyre se ajo ndodhe brenda tyre (Mateu 6:19ff; 6:33).
    Ai priste që ndjekësit e Tij të ishin në gjendje të dëgjonin dhe shikonin dhe të perceptonin atë çfarë nuk mund ta shikonin dot të tjerët (Mateu 13:14, 16; Luka 8:46). Ai pohoi se besimtari jo vetëm që mund ta shikonte mbretërinë tjetër; ai duhet të lindte në të. Ti mund ta dije se kishe lindur në të. Ajo mbretëri ekziston në një mënyrë të ngjashme me njohjen që ju keni lidhur me ekzistencën e erës (Gjoni 3:8).
    Jezusi deklaroi se Ai kishte jetuar në mbretërinë tjetër, se kishte zbritur prej asaj mbretërie, se po kthehej në atë mbretëri dhe madje edhe teksa rrinte ulur duke folur, Ai gjendej në atë mbretërinë tjetër pikërisht në atë çast (Gjoni 3:13). Për më tepër, nëse Ai foli për atë mbretëri, njeriu i parigjeneruar nuk mund t’i kuptonte dot gjërat që ishin prej asaj mbretërie (Gjoni 3:12)!
    Ai deklaroi se ishte nga “lart”, nga i njëjti vend ku do të lindeshin ndjekësit e Tij. “Lart!” (Gjoni 3:3, 31; 8:23; 19:11).
    “Lart” duket se është një vend shumë i rëndësishëm!
    Zoti kishte një ndjesi pothuajse gjithëpërfshirëse për vendin prej nga Ai erdhi dhe një ndjesi që shumica e njerëzve të kësaj toke nuk e kuptonin dhe nuk do të shkonin kurrë në atë vend (Gjoni 8:14). Ai kishte madje një ndjesi edhe më të fortë se Ati i Tij ishte me Atë dhe brenda Tij dhe se kështu nuk do të ishte kurrë vetëm (Gjoni 8:16). Ai gjithashtu deklaroi se Ati i Tij brendabanues vazhdimisht po jepte dëshmi brenda qenies për atë çfarë Ai po thoshte dhe po bënte (Gjoni 8:18).
    Ai kishte qenë dërguar nga mbretëria tjetër në mbretërinë tonë prej Ati i Tij. (Gjoni 8:26) dhe ishte Perëndia që gjendej brenda Tij, i cili po e bënte të gjithë punën (Gjoni 5:17).
    Jezus Krishti ishte me Atin e Tij ndërsa gjendej këtu në tokë; Ai mund ta shikonte Atë dhe ta dëgjonte Atë. Të vetmet gjëra që Ai foli ishin ato që ia thoshte më parë Ati i Tij dhe kjo e kënaqte Atin (Gjoni 8:28, 38). Ai erdhi nga Ati (Gjoni 8:42; 7:28-29).
    Ai pohoi se ndjekësit e Tij do të ishin gjithashtu të aftë që të dëgjonin një Perëndi brendabanues (Gjoni 8:47).
    Jezusi në mënyrë të atypëratyshme dhe nga përvoja njihte Atin (Gjoni 8:55).
    Ai mund të shikonte Abrahamin duke e parë Atë (Gjoni 8:56).
    Ai mund ta vinte në veprim jetën e Tij dhe jetën e Atit të Tij në disa prej atyre që ishin nga forma e tretë e jetës së rënë. Ai do t’i jepte formën e Tij të jetës në sasi të mëdha këtyre. Jo pak nga jeta e Tij, por një bollëk (Gjoni 10:10). Ndjekësit e Tij, prandaj mund ta dëgjonin Atë; madje edhe ata që nuk kishin lindur ende do ta dëgjonin zërin e Tij një ditë. Ai e dinte se cilët ishin ata njerëz të zgjedhur dhe cilët nuk ishin (Gjoni 10:11-18).
    Ai mundej dhe do të kthehej në mbretërinë tjetër. Armiqtë e Tij nuk mund të shkonin atje. Ai deklaroi se ishte tashmë në mbretërinë ku do të shkonte ( Gjoni 7:34).
    Ati ka formën më të lartë të jetës që ekziston dhe po kështu edhe Biri dhe disa prej të vdekurve do të dëgjojnë zërin e Tij, do të ngjallen dhe gjithashtu do të marrin këtë jetë (Gjoni 5:26-29). Ai jep jetën më të lartë (Gjoni 10:28).
    Nëse ju vini tek Krishti (jo tek Shkrimi, por tek Krishti) Ai do t’ju japë pikërisht këtë jetë (Gjoni 5:39-40).
    Ai tha, “Unë nuk vij nga kjo mbretëri. Çdokush tjetër erdhi këtej por jo unë. Refuzoni të besoni në mua dhe ju nuk do të merrni kurrë jetë, por do të mbani mëkat dhe vdekje” (Gjoni 8:23-24).
    “Unë jam një me Atin. Askush tjetër nuk është. Por ndjekësit e mi do të jenë një me Mua” (Gjoni 10:30, Gjoni 17).
    “Unë erdha nga mbretëria tjetër si bukë e ngrënëshme. Hani këtë bukë dhe do të keni jetën më të lartë brenda jush.” Buka e vërtetë është Ai, jo send dhe Perëndia është bukë e përjetshme (Gjoni 6:32-38).
    Ai dhe vetëm Ai mund ta shikonte Perëndinë; sepse Ai erdhi nga Ati për të kërkuar ata që ishin të Atit dhe t’u jepte atyre jetë (Gjoni 6:46 ff).
    Dhe sigurisht, Ai pohoi se jetonte nëpërmjet jetës së Atit të Tij. Për më tepër, ai që ha nga Jezus Krishti do të ketë po atë jetë brenda Tij dhe do të jetë në gjendje që të jetojë nëpërmjet po asaj jete (Gjoni 6:57). Ai nuk e kishte fjalën për mishin fizik, por për pjesëmarrjen e frymës së Krishtit, fryma e të cilit është jetë e përjetshme (Gjoni 6:63).
    Jezusi e dinte që së jashtmi se kush do të besonte dhe kush jo (Gjoni 6:64-65).
    Kur ai foli për “frymën” Ai foli për jetën e vet. Dhe kur Ai foli për “jetën” e vet, Ai foli për frymën. Dhe besimtari mund t’i kishte të dyja brenda tij. Dhe besimtari mund të jetonte në atë frymë dhe mund të jetonte nëpërmjet asaj jete (Gjoni 6:63).
    Jezus Krishti jetonte më shumë nëpërmjet zbulesës, perceptimit dhe intuitës—aspekteve të jetës së Tij hyjnore, sesa prej intelektit, fuqisë së vullnetit dhe emocioneve. Dishepujt e tij do të preknin gjithashtu këtë mënyrë jetese. Ka mundësi të mësohet mënyra e “mendimit” që i përket mbretërisë tjetër (Mateu 16:17).
    Mbretëria tjetër mund të sjellë bindje në atë tokësore (Mateu 16:19; 18:18).
    Gjendet një banesë tjetër ku ne do të jetojmë (Luka 16:9).
    Është ajo që banon thellë brenda një njeriu që ka gjithë rëndësinë (Marku 7:15).
    Mbase fakti më i madh që ne do të arrijmë si të krishterë duke kërkuar që të mësojmë një ecje më të thellë me Zotin tonë është kjo: E gjithë eksperienca frymore e Atit rrezaton tek i Biri. Shumica e asaj përvoje frymore që rrjedh nga Ati dhe është përjetuar nga Biri ri-rrezaton tek besimtari (Gjoni 10:15-16).
    Pasi Zoti ringjall frymën e besimtarit, fryma e atij besimtari nuk shijon kurrë më vdekje (Gjoni 11:25-26). Jeta në atë frymë ka vdekur dhe është ringjallur tashmë. Kështu që fryma e besimtarit dhe jeta e tij më e lartë e sapothemeluar nuk do të shijojnë kurrë më vdekje! Jezusi e dëgjonte Atin së brendshmi dhe Ati i Tij e dëgjonte Atë gjithashtu së brendshmi. Biseda zanore e Zotit me Atin e tij nuk ishte e nevojshme. Pse? Shoqëria e tyre ishte e atypëratyshme dhe e vazhdueshme që ndodhte gjithmonë brenda Jezus Krishtit (Gjoni 11:41-42).
    Nëpërmjet vdekjes së Tij Ai do të mblidhte të zgjedhurit dhe ata do të bëheshin fëmijë të Perëndisë (Gjoni 11:52).
    Jezus Krishti, me raste, lidhej me frymën e Tij nëpërmjet psherëtimave të thella, një përvojë që ri-rrezatohej tek besimtari (Marku 8:12; Romakët 8:26).
    Jezusi dhe krijimi i Tij i ri janë të lirë nga çdo detyrim ndaj qytetërimit të jetës së tretë më të lartë që është e rënë; por ato veprojnë në përputhje sipas rastit, vetëm që mos të ketë ofendim (Mateu 17:27; Romakët 15; Gallatasit 1-5).
    Këto janë veçse pak gjëra që identifikojnë unikalitetin e bio-zoe-ologjisë së Jezus Krishtit. Dhe mbani mend, shumë prej këtij unikalitet nëpërmjet punës së Tij shpenguese, ri-rrezatohet në ju.
    Ju aktualisht, pikërisht tani, keni një të drejtë që të përjetoni dhe të jeni në realitetin e asaj mbretërie (Efesianët 1:2-3)!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #17
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Matrix. Nuk më pëlqen të zgjatem kot dhe përsëris të njëjtat gjëra. Jo të gjithë anëtarët e Forumit kanë njohuri të gjuhës angleze.

    Në disa gjuhë të botës disa fjalë nuk mund përkthehen apo përcillen me një fjalë të vetme në gjuhët e tjera. Por kjo nuk ndodh në rastin e mësipërm. Fjala HABITAT, kuptimin kryesor ose më saktë përdorimin primar e ka për të përshkruar ambientin ose vendbanimin i cili është i populluar nga disa specie e caktuara kafshësh, bimësh apo organizma të ndryshme por edhe për të përshkruar gjithçka që i rrethon. Përdoret për të shpjeguar ambientin natyral ose fizik të tyre e lidhur kjo edhe me veprimtarinë e përditëshme të tyre: sigurimi i ushqimit, ujit, rrijtes të të vegjëlve (për kafshët), vendi i fjetjes etj.

    E përdorur për njerëzit, kjo fjalë nuk merr një kuptim tjetër. Përdoret pikërisht për të përshkruar të njëjtat gjëra si më lart.

    Në lidhje me të krishterët, kjo fjalë është përdorur nga autori për të përshkruar ambientin e tyre frymor. Këtë do ta shtjellojmë pasi libri të ketë përfunduar. VENDBANIM është fjala më e saktë që i përshtatet shkrimit të mësipërm.

    Dhe diçka tjetër. Nuk ka pse të hapet temë tjetër në lidhje me këtë libër. Libri një moment do të përfundojë dhe kështu gjithsecili do të ketë mundësinë të komentojë në lidhje me librin dhe komentet të ngelen brenda temës.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ndonjë koment për librin nuk keni? Do isha shumë kurioz të shoh se si të duket ky libër, Peniel.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    SHTOJCA II

    Një Vështrim Mbi Shpirtin e Njeriut të Rënë


    Shpirti i rënë i Adamit, duke luftuar një luftë guximtare por në hijen e zjarrit të vet, do të triumfonte nganjëherë ndaj zotërimit të mishit vetëm për të rënë pre e kundërshtarit të tij pikërisht në çastin e fitores.
    Pak nga pak, ndërsa shpirti zgjerohej, mendja ka kërkuar që të shikojë, të kuptojë, të dublikojë—apo duke mos e arritur këtë, të fallsifikojë—rrugët e frymës së pajetë të njeriut.
    Dhe gjatë gjithë kohës mendja vazhdon me talljen dhe përqeshjen ndaj emocioneve të shpirtit. Aparati mendor gjithmonë i kujton emocioneve se mendja është superiore ndaj ndjenjave. Dhe duke i besuar kësaj propogande vetjake fallse, mendja mendimtare e gjen veten duke jetuar në një parajsë të rezervuar për budallenj.
    Vullneti, tashmë i çliruar ndaj nënshtrimit kundrejt mbretërisë frymore, kërkon vendin ku të luajë rolin e tij—triumfi i sjelljeve njerëzore ndaj të gjitha tundimeve dhe rrethanave. Dhe duke vepruar kështu vullneti solli në jetë, me mendjen si bashkëpunëtoren e vet, fenë e suksesit dhe përmbushjes.
    Emocioni, gjithmonë djali fshikullues i mendjes, kërkon trille të ekstazës shumë më larg kapacitetit për të cilin u krijua shpirti. Pasi kishte ndjekur trille ekzotike, emocioni atëhere u rrëzua në dëshpërim, duke arritur thellësi të dekurajimit shumë më poshtë se çdo thellësi që Krijuesi i tij e kishte krijuar atë që ta toleronte.
    Duke kërkuar (por duke mos arritur kurrë) ato përmasa që janë rezervuar vetëm për frymën, emocioni i bashkohet vullnetit dhe mendjes për të krijuar një zëvendësues të zbehtë për të ecur në zotërimin e frymës. Këta përbërës tre-anësore të përzier së bashku tani parashtrojnë mallkimin pothuajse më të madh që do të njohë njeriu. Ky trinitet që përbën shpirtin e dëmtuar e bën njeriun fetar. Atëhere shpirti e informon njeriun për njërin prej mashtrimeve më të mëdha nga të gjitha. Shpirti i thotë njeriut se natyra e tij fetare është aktualisht natyra e tij frymore.
    Çfarë i ka bërë njeriut të qenit fetar? Mbase ne mund ta njohim duke dalluar aftësinë e rënë të njeriut për të prodhuar fe.
    Brenda besimit të krishterë, ju do të gjeni gjithmonë tre “nën-religjione.” Për ta rithënë fjalinë: Ka në të vërtetë vetëm tre denominacione në Krishtërim. Denominacioni i mendjes, denominacioni i emocionit dhe denominacioni i vullnetit. (Nganjëherë ka një kombinim të të dyve, por kurrë të të treve!) Secili prej këtyre tre denominacioneve e shikon veten si ai që është frymor. Dhe sigurisht, ai bën dallim kundrejt dy të tjerëve!
    Shpirti i rënë, duket se është shumë ndasues.
    A mund t’i identifikoni tre denominacionet brenda krishtërimit?
    Denominacioni i mendjes: Të shkolluar dhe teoricienë, shërbëtorët e tij janë shpjegues, të arsimuar mjaft mirë, të fortë në bashkëngjitjen ndaj doktrinës kuptimplotë, të fortë në arsimin në kolegj dhe edukim. Teologjia është gjithçka. Shërbëtorët janë të vetëpërmbajtur shpesh deri në atë pikë sa janë të rezervuar, shpesh kaq të mbërthyer me bibliken saqë ky aspekt bëhet kryesor para gjithçkaje tjetër. Për pasojë, një ecje e gjallë, intime me Krishtin lihet shpesh e papërfshirë, jashtë duke u dridhur në të ftohtë.
    A guxoj unë që të jap një shembull? Në vend që t’i përmend emrin, shumica e këtyre njerëzve bien në prejardhjen-vijën pasuese të Xhon Kalvinit, Xhon Knox ose Xhon Darby. (Meqë ra fjala, ata janë njerëzit të cilët shpikën atë pohim gjithnjë sfidues dhe të famshëm botëror “Mos i beso ndjenjave të tua.”)
    Denominacioni emocional: Robo, a mund të këndojnë këta njerëz! Dhe të adhurojnë! Fatkeqësisht ata kanë pak mangësi në “podiumizëm.” Mënyra më e mirë për të vajtur në kishë të dielën në mëngjes është që të vish në njërin prej këtyre takimeve në orën 11:00 paradite dhe pastaj në orën 11:30 të vraposh me sa ke frymë për tek një “kishë mendimtare”. Në këtë mënyrë, ti do të kesh më të mirën e dy botëve shumë të ndryshme që nuk përputhen fare! Këngë dhe adhurim të mirë dhe shpjegim bible në shkallë fantastike.
    Këta njerëzit e emocioneve zbaviten! Ata thërrasin; ata lavdërojnë; ata e çojnë çdo gjë deri në limit. Gjithmonë ekzistojnë gjëra spektakolare, por tragjikisht, ata janë gjithmonë e më shumë në nevojë për diçka më spektakolare; prandaj ti do të gjesh gjithmonë praktikën më të fundit që ndiqet me aktivitet të zellshëm, plot gjallëri këtu. Dhe mbaje mend, nëse ti fillon ndonjëherë ndonjë gjë të re që është ngazëllyese (dhe nëse ajo mundësisht mund të etiketohet e krishterë), ata do ta vjedhin nga ti dhe do ta bëjnë veprën e re të Perëndisë.
    Këtyre njerëzve iu pëlqen që të jenë të krishterë, por ata paguajnë një çmim të tmerrshëm: harxhimin e energjive! Djegien e emocioneve, djegien e energjive tek spektakolaria, harxhimin e energjive në mrekullitë, harxhimin e energjive në besimin dhe për pasojë një mosbesim faktik ndaj gjithçkaje dhe çdokujt që përpiqet të fitojë territor të ri për Krishtin.
    Cilat janë denominacionet e emocioneve? (A ka nevojë që t’i radhis?) Lëvizja karizmatike ndër ungjillorët, mistikët katolikë ndërmjet katolikëve romanë, si edhe shumë lëvizje jodenominacionale.
    Denominacioni i vullnetit: Këto bien në dy kategori. Në radhë të parë janë ungjillorët. “Ungjillizoni në të gjithë botën fundjavën që vjen.” Grupe që rendin pas të bërit—gjithmonë të fitojnë shpirtra. Me ndërgjegje të pastër unë mund të përmend emrin e një denominacioni të veçantë, sepse ai është denominacioni im dhe prandaj nuk është jashtë kufijve të penës së autorit: Baptistët e Jugut. Ne kemi prodhuar më shumë ungjillorë se sa të gjithë lëvizjet e tjera protestante të kombinuara bashkë. Ne do të ungjillizojmë botën.
    Kategoria tjetër është ajo që thotë, “Ti mund të duash që të jetosh si një i krishterë.” Këta janë legalistët. Ata kanë një listë gjërash që ti si i krishterë mund të bësh dhe që nuk mund t’i bësh. Ti do t’i gjesh ata në të gjitha lëvizjet religjioze, sepse ata janë bartësit e elementit kryesor të të gjithë religjionit: “Nëpërmjet sjelljes sime unë mund të fitoj favorin e Perëndisë.”
    Kombinimet:
    Mendimtari (mendja) dhe bërësi (vullneti) kombinohen që të jenë shumë doktrinorë dhe biblikë dhe ungjillorë. Një kombinim i përkryer. Këta janë pothuajse gjithmonë grupe ndërdenominacionale.
    Bërësi dhe i ndjeshmi (emocionet): Shumë si edhe më lart, ata janë të dhënë pas ungjillizimit, por ata zbaviten më shumë me këtë.
    Ka mundësi që mos të ketë denominacion mendimtar-i ndjeshëm. Ata janë armiq natyralë. Kjo do të thotë se denominacioni i mendjes nuk mund ta durojë denominacionin e emocionit.
    Çfarë problemi ka me gjithë sa u përmendën më sipër? Të gjithë janë nga shpirti. Fryma vepron në një mënyrë veçmas nga mendja. Ndjej ose bëj. Mendja, emocioni dhe vullneti i përkasin territorit të shpirtit.
    Zoti Jezus i kishte të gjitha këto aspekte të shpirtit që funksiononin brenda Tij, por në ekuilibër të përkryer. Nga ana tjetër, burimi fillestar i jetës së Tij ishte fryma e Tij, jo shpirti i Tij. Dhe në frymën e Tij ishte rruga më e mirë.

    Rruga Më e Mirë
    Rreth një e treta prej nesh predominojmë si mendimtarë, një e treta si të ndjeshëm dhe një e treta prej nesh jemi bërës. A duhet të ketë tre denominacione për të na rehatuar të gjithëve ne? Nëse sociologët kanë të drejtë, ne jemi lindur së brendshmi me aftësitë tona. Por mendimtari do që i ndjeshmi të bëhet logjik; bërësi do që të dy këta të dalin dhe të ungjillizojnë dhe/apo të ndalojnë së mëkatuari; i ndjeshmi do që të lihet vetëm të dojë Perëndinë dhe të shikojë rrezet e hënës, të lexojë poezi, të kryejë mrekulli, të shikojë shenja, të marrë fuqi dhe të shohë perëndimet e diellit.
    Me zgjuarsi, Perëndia kishte dymbëdhjetë burra të ndryshëm për ta themeluar eklesinë e parë. Që të treja këto aftësi gjendeshin atje, por që të gjithë ata 12 burra vepronin së pari sipas frymërave të tyre dhe jo sipas aftësive të shpirtërave. Sikur kisha të mund të merrte një fillim të ri të freskët me dymbëdhjetë burra të tillë. (Grupi yt—ose kisha—mbase reflekton ose aftësitë e themeluesit të saj ose të drejtuesit tënd aktual.)
    Që të treja “denominacionet ndërtojnë një rast të fuqishëm që ti të mos kesh të bësh me dy të tjerat. (“Perëndia do që ne të shpëtojmë shpirtëra, vetëm kjo është puna jonë.” “Ajo çfarë duhet të bëjmë është që të merremi me Librin dhe ta memorizojmë atë.” “Hej, ka një predikues tek holli i një hoteli, i cili sapo pa një vizion se bota do të shndërrohet në pastë dhëmbësh më 1 Prillin që vjen.”)
    Ne shikojmë me shpresë drejt ditës kur njerëzit e Zotit t’i lenë ndryshimet e aftësive të tyre që ne gabimisht i shikojmë si ndryshime doktrinore; të kthehen për të qenë një komunitet besimtarësh; të lejojnë të gjitha aftësitë nëpërmjet të cilave secili të shprehet; të mësojnë tolerancën nga të tjerët dhe mbi të gjitha, të veprojnë si një njeri trup nga frymërat e tyre, duke i lënë pas ndryshimet tona shpirtërore të papajtueshme.
    Ndërkohë….

    Një Fjalë Mirëdashjeje Atyre Që i Besojnë Ndjenjave të Tyre
    Teologët kanë patur shumë pak fjalë mirëdashjeje lidhur me të ndjeshmit.
    Shumë kohë para se të ekzistonin Protestantët, kisha katolike u përpoq që të bënte vend për të tre këto lloje denominacionesh nën një çadër. (Ata ia arritën vetëm pjesërisht.) Kishte filozofi dhe teologji për njerëzit e dhënë pas mendjes. Ekzistonin misione dhe murgjëri për bërësit dhe legalistët. Pastaj vinin mistikët katolikë. Shpirtra të varfër, të paqëndrueshëm, ata gjithmonë futeshin në burg, përzeheshin apo digjeshin prej mendimtarëve!
    Ia mbërriti Luteri (me një doktoratë në teologji, një nxënës i filozofisë së Agustinit, në fakt një murg Augustinian, një …oh, le ta lemë fare). Luteri shpesh deklaroi se ata mistikë katolikë nuk do të arrinin kurrë të zotëronin as edhe sipërfaqen e një gishti në Luteranizëm. Për pasojë, Reformimi ishte më së pari një refromim intelektual dhe teologjik. Ishte një ngritje e përmasave teologjike dhe filozofike. Kishte mungesa mjerane për revolucionin e thellësisë frymore dhe në marrjen me praktikimin e një ecjeje më të thellë me Zotin. Dhe Reformimi kishte dëshpërimisht nevojë për këto elemente por nuk i mori kurrë ata. Një ecje më e thellë me Krishtin as që lindi ndërmjet protestantëve të hershëm. Dhe nëse do të kishte lindur, një mënyre të këtillë jetese sigurisht që do i ishte treguar që të largohej për diku tjetër.
    Rasti e solli që afërsisht në atë kohë ndodhi diçka që u quajt rebelimi i Mynihut, të cilët ishin një grup të ndjeshmish që kishin vajtur deri në fund. Dhe prandaj doli edhe motoja protestante “Mos i besoni ndjenjave tuaja. Kjo është e rrezikshme. Do të përfundoni si ata të Mynihut.”
    Gjatë gjithë historisë së kishës kjo ishte e vetmja tragjedi e madhe që shkaktuan ndonjëherë të ndjeshmit dhe ata nuk janë lejuar kurrë që ta harrojnë atë. Miliona të krishterë janë mashtruar nga mendimtarët me terroret e historisë së Mynihut.
    Është e drejtë vetëm që të pyesim se sa e rrezikshme është që të jesh një i krishterë mendimtar, arsyetues, intelektual i vetëkontrolluar, logjik. Janë zhvilluar disa qindra luftra në Evropë që janë luftuar për pretendime doktrinore. Miliona janë vrarë në ato luftëra. A e besoni me të vërtetë se këtë e kanë bërë të ndjeshmit? E ka bërë doktrina biblike, pamfletet, ligjëratat, librat dhe debatet e shtrydhura nga mendjet më të mëdha të krishterimit, të cilët ishin mbjellësit dhe promovuesit e atyre luftërave. Miliona besimtarë janë plagosur, skllavëruar, torturuar dhe vrarë nga të krishterë të tjerë. E gjithë kjo ndodhi për shkak të dallimeve doktrinore intelektuale, racionale, logjike të mendimtarëve.
    Ju mund t’ju duket interesante që të lexoni tregimet. Le të marrim për shembull Huguenotët. Lexoni se si rrinin në llagëme, të lidhur mbi zgara, se si piqeshin mbi zjarre, zhivë e përvëluar iu hidhej në gojë, sytë ia nxirrnin, gra me dhimbje të lindjes të cilave ia kishin lidhur këmbët ndërsa nëna dhe foshnja vdisnin në agoni të pabesueshme. Në secilin rast një teolog, me Bibël në dorë, atëhere qëndroi pranë shpirtit të torturuar duke kërkuar që ta bindte nga ana logjike burrin apo gruan se ishte diçka inteligjente që të pranonte publikisht se kishte gabuar.
    Ato janë histori të vërteta. Dhe veprat nuk u bënë nga dora e të ndjeshmëve, por nga mendimtarët që citojnë vargje, të cilët logjikonin me mendje dhe Shkrim se ajo që ata po bënin (torturimi dhe vrasja) ishte e krishterë.
    Por ajo ishte një epokë më e errët. Çfarë mund të themi për tonën? Sot, shikoni të rinj me zemër të zjarrtë që digjen për Krishtin të hyjnë në studim pasuniversitar në një seminar, që të mbushen aty me njohuritë akademike të dymijë-vjetëve dhe të dalin që aty pas tre vjetësh duke kulluar kaq shumë nga “mendimtaria” sa ata pothuajse nuk janë në gjendje t’i shërbejnë Krishtit në botën e vërtetë.
    Ecni nëpër rrugicat e librarive tuaja; shikojini thikat dhe heshtat e atyre librave të drejtuara kundër fëmijëve të tjerë të Perëndisë që ndryshojnë nga ata. Të ndjeshmit dhe bërësit nuk i shkruan ata libra, nuk i themeluan ato institucione, as nuk gjuajtën me ato shtiza. Atë e bënë mendimtarët.
    Çështja është e thjeshtë. I gjithë shpirti ra. Fryma juaj nuk gjendet në emocionet tuaja. Emocionet tuaja janë të rëna. Por as më pak të rëna dhe as më pak të besueshme se sa mendja me të cilën mendoni. Logjika, arsyetimi, racionalja, dialektika dhe njohja e mendjes suaj (madje edhe për kuptimet më të thella të Biblës) nuk janë as edhe një fije më të besueshme se sa emocionet e dikujt tjetër. Edhe intelekti edhe emocionet janë të rëna!
    Por çfarë mund të themi për atë vargun, 2 Timoteu 1:7, për të pasur një mendje të shëndoshë?
    Perëndia ju ka dhënë frymën e një mendjeje të shëndoshë.
    Ka vetëm një mendje të shëndoshë. Është ajo e Zotit tënd! Mendja e tij ndodhet në frymën tënde, jo në mendjen tënde dhe as në emocionet e tua. Rilexoje vargun. Perëndia të ka dhënë një frymë. Frymën e tij. Në këtë frymë ndodhet një mendje të shëndoshë. Mendja e tij.
    Së fundi, inkurajohu, i dashur besimtar i ndjeshëm. Zoti kishte 12 dishepuj. Radhët e të 12-ëve përmbanin edhe mendimtarët, edhe të vullnetshmit, emocionalët dhe të gjithë kombinimet e zakonshme që rrjedhin prej tyre. Kur dikush të thotë mos t’i besosh emocioneve të tua, kujtojini atij se cilët prej atyre 12 burrave zgjodhi Zoti si drejtuesin e tyre. Pjetri mund të ketë qenë një bërës. Ai mbase ka qenë i ndjeshëm, por askush nuk do të thotë ndonjëherë se ai njeri spontan, punëtor i mrekullive, peshkatar analfabet ishte një mendimtar i madh. Perëndia zgjodhi një “shkrehës të lumtur” injorant që të ishte drejtuesi i eklesisë primitive!
    Mendo për këtë, i dashur mendimtar!
    Çfarë mund të themi për Palin? Cili ishte ai?
    Mbase një bërës. Ai sigurisht që ishte legalist nga natyra, një udhëtar nëpër botë, ungjillizues dhe mbjellës kishash. A ishte ai i ndjeshëm? Ai qau nëpër rrugën e tij përgjatë perandorisë. A ishte ai mendimtar? Ai shkroi një pjesë të letërsisë më të mirë të krishterë që është hedhur ndonjëherë në letër. Cili ishte ai? Është më se e mundur që ai të ishte një njeri i cili jetoi në anën tjetër të aftësisë së tij natyrale njerëzore. Mbase një njeri që jetoi nëpërmjet frymës së tij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    SHTOJCA III

    Filozofia Pagane dhe Pikëpamja e Saj mbi Shpirtin e Njeriut

    Bëj Zgjedhjen Tënde



    Shkrimtarë jo-biblikë

    “Njeriu është trup dhe shpirt; shpirti i njeriut është ajo pjesë e tija që është frymore.” –Platoni
    “Njeriu është trup dhe shpirt.”—Aristoteli
    “Njeriu është trup dhe shpirt.”—Agustini
    “Njeriu është trup dhe shpirt; shpirti i njeriut është ajo pjesë e tij që është frymore.”—Pseudo-Dionisiusi
    “Njeriu është trup dhe shpirt; shpirti i njeriut është ajo pjesë e tij që është frymore.”—Tomas Akuinas
    “Njeriu është trup dhe shpirt.”—Martin Luteri
    “Njeriu është trup dhe shpirt.”—Huldrik Zwingli
    “Njeriu është trup dhe shpirt.”—Xhon Kalvin
    “Njeriu është trup dhe shpirt.”—Komentuesi Baptist

    Tani, unë e kuptoj që mund ta kem gabim, por më duket se ka një mundësi të jashtme se diku këtu rrotull ne mund të kemi kapërcyer diçka që thjesht mund të jetë shumë e rëndësishme.—Gene Edwards

    Burime Biblike
    “Fryma e njeriut është llampa e Perëndisë.”—Davidi
    “Zoti krijon frymën e njeriut brenda atij.”—Zakaria
    “Fryma ime ka ngazëllyer në Perëndinë.”—Maria
    “Ai që është lindur nga Fryma është frymë.”—Jezus Krishti
    “Fjalët që unë ju flas janë frymë dhe jetë.”—Jezus Krishti
    “Jetën që e jetoj, Unë e jetoj nëpërmjet Atit tim. Ati im është Frymë.”—Jezus Krishti
    “Shërbeji punëdhënësit tënd me gjithë shpirtin tënd.”—Pali
    “U shenjtëroftë fryma dhe shpirti dhe trupi juaj.”—Pali

    Pse kemi dëgjuar kaq pak për këtë çështje qëndrore të qenies së njeriut si frymë, si edhe shpirt dhe trup? Pse shikohet njeriu pothuajse universalisht si trup dhe shpirt? Pse kjo shmangie pothuajse totale e çdo reference për njeriun si pjesërisht frymë? Pse dihet kaq pak për frymën njerëzore? Pse, për pjesën më të madhe të 1700 vjetëve, studiuesit e krishterë kanë qenë duke dhënë mësim se ne jemi trup dhe shpirt, kur ne në fakt jemi frymë, shpirt dhe trup?
    Mirë pra, i gjithë problemi filloi në vende të cilat mbase nuk i menduat dot kurrë, ndërmjet njerëzve për të cilët mbase nuk keni dëgjuar fare. Parmenidesin? Zenon? Pitagorën, Anaksagorën, Heraklitin? (Të gjithë kanë dëgjuar për Pitagorën. Në orën e gjeometrisë. Kishte të bënte me diçka me një trekëndësh kënddrejtë, një shumë të dy kateteve dhe një teoremë.)
    Të gjithë ata njerëz të radhitur më lart ishin me origjinë greke dhe ata ishin të gjithë paganë. Ata janë stërgjyshërit e një shkolle të mendimit perëndimor që quhet shkolla pitagoreane e filozofisë. Njëri prej këtyre djemve, në spekullimet e tij të pafundme, filloi që të hamendësonte në subjektin Çfarë është njeriu? Ai arriti në përfundimin se njeriu ishte trup dhe shpirt. Dhe kështu mbeti. Dhe çdo filozof qysh atëhere e ka pranuar atë pikëpamje dhe ka spekulluar se çfarë do të thoshte “shpirt”.
    Personi që çimentoi këtë ide në mendimin e njeriut perëndimor ishte një burrë i shkurtër, trashaluq, dembel, qeros, i cili nuk mund t’i duronte gruan dhe fëmijët e tij dhe që ishte tifoz që t’i çmendte njerëzit me pyetjet e tij. Ai mbase kishte një prej IQ (inteligjencave) më të larta që ka njohur ndonjëherë njerëzimi. Në fakt ai po i shpërqëndronte themeluesit e qytetit dhe po i çonte djemtë e rinj, të cilët ishin dishepujt e tij, në homoseksualitet, ai u gjykua dhe u ndëshkua që të pinte një lloj helmime shije të urryer. Ky burrë i vogël me emrin Sokrat dhe dy prej ndjekësve të tij u bënë njerëzit më me ndikim në historinë e mendimit perëndimor.

    (Shënimi* Disa mund të thonë se Zoti Jezus dhe apostulli Pal kishin një ndikim më të madh në njeriun perëndimor, por mbase ndikimi i vetëm më i madh i këtyre tre filozofëve grekë ndodhet në korruptimin që ata i bënë besimit të krishterë!)

    Në të gjitha ato kthesa të papritura të historisë, që të tre filozofët e lartpërmendur peshuan me disa prej inteligjencave më të larta të të gjithë kohës. (Më i riu nga tre njerëzit fare mirë mund të ketë pasur inteligjencën më të lartë në historinë njerëzore.) Që të tre këta jepnin mësim, “Njeriu është trup dhe shpirt.” Shkrimet e tyre edhe sot e kësaj dite mbahen pothuajse të shenjta në mbarë tokën. Ndikimi i tyre në gjithë jetët tona është jo më pak se shtangës.
    (Shënim* është thënë, “Një person që ka lindur në Perëndim nuk mund të mendojë po qe se nuk mendon si Aristoteli.” Ky propozim nuk është sfiduar kurrë seriozisht.
    Mësimdhënia e tyre thjesht duhet të kishte qarkulluar në rrethet e filozofëve paganë me inteligjencë të lartë. Nuk qe ky fat. Idetë e tyre të thella sigurisht që nuk duhet të kishin mbërritur kurrë në besimin e krishterë! Por ato mbërritën! Dhe ka një shans të shkëlqyer që besimi i krishterë në botën mbarë nuk do ta marrë kurrë veten nga kjo ngjarje e hidhur.
    Shumë më parë, profetët hebrenj e kishin kuptuar njeriun të plotë. Por ata gjithashtu dinin se brenda asaj tërësie të njeriut, ai ishte një frymë, një shpirt dhe një trup.
    Jezus Krishti nuk dha asnjë mësim për këtë temë. Ai është E Vërteta. Ai kishte realitetin si përvojën e Tij, jo mësimet. Ai ishte i plotë—me një frymë, shpirt dhe trup aty brenda plotësisë së Tij. Përvoja e Tij ishte gjithashtu përvoja e ndjekësve të Tij. Njeriu ka një trup dhe ai ka një ndërlidhje me shpirtin e njeriut; njeriu është një shpirt, por shpirti ndërlidhet me frymën e njeriut. Shpirti dhe fryma ndërlidhen në mënyrë të tillë që vetëm një Zot brendabanues mund ta dallojë shpirtin nga fryma.
    Humanizmi i njeriut qëndron në shpirtin e tij. Vendi kryesor i banimit të Zotit Jezus në besimtarin ndodhet në frymën e tij.
    Filozofët paganë nuk kishin absolutisht asnjë ide për një pikëpamje të ktillë. Ata nuk do të mund ta kishin kuptuar dot një gjë të tillë po ta kishin dëgjuar. Të krishterët nuk ishin kujdesur dhe aq se çfarë besonin ata paganë. Por filozofët paganë të shekujve të dytë dhe të tretë, të cilët u bënë besimtarë e vunë në zbatim tek bashkëbesimtarët e krishterë. Njëra prej këtyre pikëpamjeve diametralisht të kundërta duhet të lihej jashtë apo të përjashtohej. Fatkeqësisht ideja e njeriut si “trup dhe shpirt” fitoi mbi atë të “frymë, shpirt dhe trup.” Mbase përgjithmonë.
    Kjo ndodhi në këtë urtësi: Aty nga mesi i shekullit të dytë (afro 150 erës sonë), pak filozofë, që të gjithë “bij” të Platonit dhe Aristotelit, filluan që të konvertohen në të krishterë. Ata hynë në besimin e krishterë duke sjellë me vete mendësinë e tyre filozofike dhe pagane. Fatkeqësisht, disa prej tyre morën në dorë penën e fuqishme. Të krishterë të tjerë që jetonin gjatë asaj kohe duket se kanë qenë shumë të zënë duke qenë të krishterë për të shkruar ndonjë gjë. Fakti që shkrimet e këtyre filozofëve paganë të kthyer të krishterë janë pothuajse gjithçka që mbijetoi si literaturë e “krishterë” gjatë kësaj epoke jep një pamje tmerrësisht të shfytyruar se si ishte krishterimi i shekullit të dytë.
    Duke mos i kushtuar shumë vëmendje gjërave të thella (frymore) të besimit tonë dhe duke i kushtuar shumë vëmendje gjërave të thella të filozofisë greko-pagane, këta filozofë të kthyer në të krishterë filluan të zbatonin dialektikën dhe logjikën e Aristotelit për analizën e besimit të krishterë. Duke vepruar kështu, ata menjëherë deklaruan se njeriu është shpirt dhe trup. Kjo ishte, në fund të fundit, e vetmja pikëpamje lidhur me njeriun për të cilën ata kishin dëgjuar ndonjëherë. Besimi i krishterë mund të mos ishte prekur nga ky korrupsion por ja që ishin dy njerëz. Tre njerëz. Këta tre njerëz ishin plot me filozofinë greke pagane dhe në të njëjtën kohë ata pretendonin të ishin të krishterë (dhe mbase ata ishin).
    Unë mund të të humbas në pak paragrafët që vijojnë, por këto fakte është e nevojshme që me të vërtetë të jenë të shtypura.
    Ne do të fillojmë me një adoleshent të shkëlqyer me emrin Origjen. Në rini atij i pëlqeu që të mësonte. Dhe kur ishte ende shumë i ri, ai mësoi gjithashtu se kishte dëshirë që të jepte mësim. Cilat ishin ndikimet që kishin rrjedhur në kokën e tij? Së pari, ishte vija sokratike e filozofisë (Sokrati—Platoni—Aristoteli—Filo).
    Vija e dytë kryesore filozofike që mykëzoi jetën e Origjenit ishte stoicizmi dhe një prekje e neo-pitagoreanizmit (Antisteni—Zeno i Citiumit—Panaetius—Sation—Seneka—Epikletus).
    Por ndikimi më i rëndësishëm nga të gjithë që derdhej në inteligjencën e tij të lartë ishte një filozofi që quhej neoplatonizëm. Dhe pavarësisht në të pëlqen apo jo, kjo filozofi dominon ende një pjesë të madhe të teologjisë së krishterë dhe është një faktor kryesor në mendësinë e të gjithë të krishterëve të ditëve të sotme.
    Përbërësi i parë në neoplatonizëm është një përzierje e (1) Neo-Pitagoreanizmit, (2) shkollës sokratike dhe (3) stoicizmit. Vendosini të gjitha këto bashkë, tundini dhe produkti është diçka së cilës i referoheni si filozofia e vetë-përmbushjes. Për Origjenin, kishte edhe një ndikim më shumë që e formëzoi atë. Ai i rrinte pranë dhe dëgjonte një mësues me emrin Plotinus. Shkundini të gjitha këto shpikje dhe prodhimi është neoplatonizmi.
    Tani, merrni pak nga ndikimi i një djaloshi me emrin Tertulian, shtojini shkrimet e Palit dhe shkrime të tjera të hershme të krishtera (të gjitha të filtruara nëpër analizën e dialektikës aristoteliane) dhe keni prodhimin që del nga Origjeni të diçkaje që quhet neoplatonizmi religjioz.
    Besimi i krishterë ishte gati duke hyrë në telash të madh. Pasi Origjeni vdiq, mësimet e tij u bënë shumë popullore ndërmjet filozofëve paganë të kthyer në të krishterë. Dhe mbani mend, të gjitha ato menjëherë i referoheshin njeriut si trup dhe shpirt. Askush nuk e vuri re se besimi i krishterë po humbiste thellësi frymore dhe se kjo humbje po zëvendësohej me thellësinë e filozofisë.
    Gjatë kësaj epoke drejtuesit e besimit të krishterë ishin mbjellës kishash primitive të ngjashëm me mbjellësit e eklesias së shekullit të parë. Por gradualisht drejtimi i besimit tonë kaloi në duart e spekulluesve intelektualë. (Ne do ta bënim besimin tonë mbështetësin në dobi të madhe që të drejtoheshim nga mbjellësit e këtyre kishave primitive. Kjo do të thotë, drejtuesit e besimit gradualisht u shndërruan në njerëz që flisnin, teorizonin dhe e supozuar diku jashtë në stratosferën e sipërme të hemisferës së jashme cerebrale.
    Është sugjeruar se nevojitet një inteligjencë prej së paku 130 për ta ndjekur qartësisht arsyetimin abstrakt të filozofëve grekë. Duhet një inteligjencë prej 140 për të folur me njohuri në hollësirat më të mëdha të saj dhe t’i mbrosh apo t’i sulmosh ato. Një inteligjencë prej 150 apo edhe më nevojitet me qëllim që t’i shtosh ndonjë gjë të re lidhjes filozofike.
    Kjo lë jashtë mbi 95 përqind të racës njerëzore. Besimi i krishterë ka qenë udhëhequr më së pari nga njerëz spekullatorë me inteligjencë jashtëzakonisht të lartë për më shumë se një mijëvjeçar. Ata nuk janë lloji i njerëzve për të cilët Zoti ynë synoi që të jenë hedhësit e hapave dhe drejtuesit e besimit tonë. Sidoqoftë, ku janë ata mbjellës kishe primitive.
    Fatkeqësisht, rrjedh nga njerëz me inteligjencë 130 dhe më shumë që ne zakonisht rekrutojmë profesorët e seminarit dhe shkollës sonë të Biblës. Ata nga ana e tyre mykëzojnë predikuesit e së nesërmes. Duke folur në përgjithësi, njerëzve të tillë iu pëlqen që të ngjiten në atmosferën e sipërme të dialektikës së supozuar. Ata e quajnë këtë “diskutime teologjike.” Për shkak se njerëz të tillë kanë stërvitur tradicionalisht edhe shërbëtorët tanë protestantë edhe ata katolikë, ne kemi pësuar humbje frymore të pallogaritshme.
    Ndërmjet gjërave të tjera, koncepti i njeriut si trup dhe shpirt mbretëron pa u vënë fare në dyshim në qarqet teologjike sot e kësaj dite.
    Për më tepër, të zhysësh një të ri me zemër të zjarrtë, të thirrur nga Perëndia, në atmosferën me ajër të rralluar të dialektikës së filozofisë, kjo i jep atij një “lartësi” intelektuale, e cila shpesh keqkuptohet se merret si thellësi frymore, kuptim frymor dhe përvojë frymore. (Kjo nuk është e tillë!) Ndikimi i të gjitha këtyre gjërave në besimin tonë dhe në shërbesat tona ka qenë pabesueshmërisht disproporcional, i panevojshëm dhe shumë shkatërrues.
    Historia jonë vazhdon.
    Një prej njerëzve të ndikuar nga shkrimet e Origjenit ishte një xhentelmen me emrin Agustin (viti afro 400 era jonë). Por mësime të tjera gjithashtu ndikuan Agustinin: Manikaeizmi dhe Asketizmi, plus neoplatonizmi i Origjenit, plus Filo. (Filo ishte një mësues hebre, pra shtojini mendimin hebraik të situr përmes filozofisë së Aristotelit në intelektin botëkuptimin e Augustinit.)
    Agustini kishte edhe një ndikim tjetër në jetën e tij. Një nënë me emrin Monika, e cila i dha atij njëfarë trashëgimie Judeo-kristiane.
    Augustini jepte mësim filozofi të fortë platonike, të spërkatur me pak aristoteliane. Sigurisht që ai e paraqiste njeriun si trup dhe shpirt. Kjo është thelbësore: U bë dogmë kishtare se intelektualizmi augustinian ishte mënyra më e mirë për të njohur gjërat frymore. Për të njohur thellësisht Krishtin, mësuesi Agustin. Intelektualizmi dhe spiritualiteti janë një dhe të njëjta! Ishte po aq e thjeshtë, po aq intelektuale dhe po aq jofrymore. Kjo dogmë ka shtangur për 1600 vjet. Kjo është e vërtetë për katolikët dhe protestantët, edhe pse protestantët në përgjithësi nuk janë aq të vetëdijshëm për këto rrënjë teologjike sa ç’janë katolikët.
    Shkrimet e Agustinit u ngritën aq lart sa pothuajse u barazuan me frymëzimin e Shkrimeve; së paku nga katolikët. Ndikimi i tij në krishtërim është titanik. Pa një vezullim, ai dha mësim çfarë dha mësim Aristoteli dhe Platoni, që njeriu ishte trup dhe shpirt. Për atë, kjo e vinte çështjen në bazë.
    Rrënjët e augustinianizmit (nganjëherë të quajtura dualizëm platonik) duken si diçka e ktillë: Pitagoras Sokrati Platoni Stoicizmi Filo Plotinusi Klementi Numeniusi Origjeni.
    Përbërësit vijues të augustianizmit pasojnë: Platonizmi Speusipus Arkesilaus Karneades Akademikët (Skepticizmi).
    Ndikimi i fundit në të menduarit e Agustinit dukej kështu: Plato Sakas Plotinus (Neoplatonizmi).
    Tundeni gjithë këtë dhe do të merrni si prodhim neoplatonizmin-dualizmin religjioz. (Po aq e qartë sa balta, apo jo?)
    Diku atje ne e humbëm jetën më të thellë të krishterë ndaj abstraksioneve të inteligjencave të larta: “Intelektualizmi është spiritualitet.”
    Jeni të impresionuar?
    Mbase do të mund të kishim mbijetuar, madje pas gjithë kësaj po të mos ndikonte njeriu vijues. Ndikimi i tij në besimin e krishterë do të na mallkojë deri në ardhjen e fundit të botës. Futet një mashtrim që nuk i ve dot emër, i cili vetëquhej Dionisi Aeropagit.
    Tani, kishte një Dionis të vërtetë i cili kishte jetuar gjatë shekullit të parë, në Greqi. Por ky djalosh i cili më vonë pretendonte se ishte Dionisi ishte një murg i shekullit të pestë që jetonte në Siri. Ai po nxirrte shkrime të shtrembëruara për të cilat ai pretendonte se i përkisnin shekullit të parë. Me fjalë të tjera ai ishte një mashtrues gënjeshtar.
    Ky zuzar ishte dashuruar me filozofinë neoplatonike, që ishte në modë në atë kohë. Ai shkroi thua se kishte jetuar gjatë shekullit të parë. Për më tepër, ai pohoi se Timoteu u ul në këmbët e tij! (Timoteu kishte mbi 400 vjet që kishte vdekur kur Dionisi jepte këtë pretendim.)
    Kur njerëzit i lexonin shkrimet e tij, ata vërtet mendonin se ata po shikonin një të krishterë të thellë, i cili ishte një mik dhe nxënës personal i Palit. Prandaj, ata mendonin se Pali ishte një teolog filozof i krishterë neoplatonik. U desh të kalonin afro 1000 vjet para se ky mashtrim të mohoej përfundimisht. Deri atëhere dëmi ishte bërë dhe ishte i pandreqshëm. Idetë e këtij njeriu janë endur kryq e tërthor në besimin e krishterë.
    Nuk e beson?
    Ja vetëm një shembull nga ndikimi i tij.
    Çdo herë që shikon një shkallare ose xham me ngjyra apo kube të lartë në një ndërtesë kishe, ti po shikon filozofinë e këtij njeriu në shprehje të materializuar.
    Plato kishte dhënë mësim se ngjyra, drita, hapësira dhe bukuria do të mund të ndihmonin për ta sjellë një person në njëanshmëri me “pjesën tjetër”; ai njeri do të mund t’i vinte në punë këto gjëra për ta ndihmuar atë që të vinte “në kontakt me sublimen.”
    Njerëzit të cilët donin që të ndërtonin godina të mëdha kishtare citonin Dionisin—mikun e supozuar të Palit—duke menduar se kishin një “provë teksti” të shekullit të parë për të justifikuar shkallaret, kubetë me harqe dhe dritaret me xhama me ngjyra se përputheshin me shkrimin. Ata, sigurisht që ishin duke cituar një sharlatan, revizionist të Platonit në shekullin e pestë! Mbajeni mend këtë herën tjetër kur të kaloni një godinë kishe! Pseudo-Dionisi (emri sipas të cilit ai thirret sot), ky murg i errët shkretëtire (viti afro 500 era jonë), i dashuruar me filozofinë e zellshme të kohës së tij, e shndërroi atë zell në njërën prej shtyllave kryesore të teologjisë së krishterë. Ajo është një filozofi-teologji e cila është ende një ndikim kryesor në mendimin e krishterë.
    Puna e tij me filozofinë pagane e cila është në fjalorin e krishterë. Një modifikim i mendimit të Platonit mbizotëron shkrimet e tij. Për njëmijë vjet, teologët e ditur cituan këtë njeri, duke menduar se ata po citonin një figurë kryesore të krishterë të shekullit të parë.
    Por këtu qëndron edhe tragjedia më e madhe e Dionisit.
    Hyn një njeri me emrin Tom!
    Inteligjenca tjetër më e lartë e botës, një djalosh i quajtur Tomas Aquinas (d. 1274), bëri të pavdekshme një sintezë të Agustinit dhe Dionisit. Është thënë, “Tomas Aquinasi pagëzoi Aristotelin dhe e bëri atë një katolik të mirë.” Ai gjithashtu pagëzoi Platonin ndërsa Aquinasi citoi Dionisin—si një burim të krishterë të shekullit të parë—mbi njëqind herë në veprën e tij masive të teologjisë biblike!
    Ajo vepër teologjike, me themelet e veta të vendosura mbi shkrimet e Dionisit, ka qenë përmbledhur kështu:
    Tomas Aquinasi mori Agustinin, shkrimet e hershme të krishtera, përshtati temën neoplatonike dhe e shndërroi të gjithë këtë në një botëkuptim filozofiko-teologjik të krishterë. Ai harmonizoi kuptimet e brendshme kryesore dhe doktrinat vijave Platonike, Aristoteliane dhe neoplatonike të mendimit dhe pastaj i bëri ato të krishtera.
    Çfarë ka të bëjë kjo me ty? Po me mua?
    Mësimet e Aquinasit u bënë doktrinat zyrtare të kishës katolike. Nëse e kishte thënë Aquinasi, atëhere ajo ishte realitet dhe e vërtetë. Ah, por ti nuk je katolik. Mirë pra, unë e kam ende të gjallë momentin kur një nga profesorët e mi të seminarit po thoshte, “Tomas Aquinasi është teologu me më shumë ndikim në historinë e kishës, si ndërmjet katolikëve, edhe protestantëve. Librat prej të cilave ne japim mësim dhe librat që ne shkruajmë në fushën e teologjisë sistematike akoma ndjekin formatin e tij.”
    Lexoje këtë dhe qaj, i krishterë i dashur.
    Më në fund, për të ngulur gozhdën e fundit në arkivolin e një ecjeje frymore me Krishtin sipas stilit të shekullit të parë, ne mbërrijmë tek një murg augustinian (një bir i vërtetë i mësimeve të Agustinit). Ai mori mësimet augustiniane, i hodhi piperin e sintetizmit të teologjisë tomastike dhe krijoi teologjinë protestante.
    Emri i murgut ishte Martin Luter.
    Kështu që teologjia e Aquinasit mbretëron sot si rrënja teologjike e gjithë teologjisë katolike dhe protestante. Të lutem dëgjo pikëpamjen e Aquinasit për subjektin e trupit dhe shpirtit.
    Shpirti njerëzor është krijuar në lidhje direkte me individualizon.
    Shpirti është uniteti i substancës së përbërë njerëzore. Ai është parimi i të gjitha
    veprimeve të njeriut.
    Dhuntia më e lartë e shpirtit është intelektualizmi. Aspekti intelektual i shpirtit
    është dhuntia frymore e shpirtit. Është aspekti intelektual i shpirtit që është i aftë
    për realitete transedentale.
    Tani e dini se nga rrodhi ideja se njeriu është vetëm trup dhe shpirt.
    Virtualisht çdo komentar i krishterë i shkruar ndonjëherë merret me temën se njeriu është trup dhe shpirt dhe është brumosur me pikëpamjen e shpirtit të parë sipas Tomas Aquinas. Kjo na le ne të gjithëve në një vend të dyshimtë; ne e shohim shpirtin si “njerëzor”, megjithatë me diçka frymore për këtë. Ne përfundojmë duke parë frazeologjinë si “ frymën e kurajos së paarritshme të njeriut, ” dhe “ shpirtin e njeriut që kthehet në esencën e vet frymore.”
    Por pjesa më e hidhur nuk është vetëm humbja e frymës, por fakti se intelekti i njeriut është ajo që shihet si pjesa frymore më e madhe e tija. Nuk është çudi që nuk kemi asnjë ide se çfarë do me thënë “frymoret”. Një Zot brendabanues thjesht nuk ka vend ndokund në të gjitha këto shkrime. Subjekti virtualisht nuk del askund. Një kuptim për frymën njerëzore që është një me Frymën e Perëndisë ekziston pothuajse plotësisht tek letra e parë e Korintasve dhe asnjëherë në teologji. Në një botë ku njeriu nuk është gjë tjetër përveçse trup dhe shpirt, që të përpiqesh të kuptosh dhe të përjetosh anën e krishterë frymore do të thotë të përfundosh duke u përplasur në botëkuptimin e njeriut perëndimor.
    Për më tepër, ky koncept dikotomik për njeriun duket se është endur përgjithnjë në mendjen e njeriut perëndimor.
    Akoma më shumë, kur psikiatria dhe psikologjia hynë në teologjinë e krishterë (nëpërmjet një mënyre të diçkaje që me dyshim quhet “këshillim i krishterë”), ai gjithashtu mori me vete konceptin njerëzor pagan të njeriut si trup dhe shpirt. Në atë pikë, beteja, duket se ishte humbur përgjithmonë.
    Këshillimi i krishterë, i qendërzuar tek vetja nga vetë natyra e tij, na ka lënë që t’i zgjidhim problemet e shpirtit me shpirtin! Kjo mund të tingëllojë e arsyeshme, por shumica e problemeve tona të shpirtit do të zgjidhen vetëm brenda dhuntive tona frymore. Terma të tilla të krishtera si “qendërzimi i Krishtit” dhe “kryqi” përdoren në këshillimin e krishterë, por përdorimi i këtyre fjalëve reflekton pak ose asgjë nga kuptimi origjinal frymor.
    Banesa e duhur për besimtarin është një çështje e vështirë që ta kuptojë njeriu. “Të ecësh në frymën tënde” dhe “të jetosh në frymën tënde” filluan kohë më parë, para dymijë vjetësh si terma që dolën nga përvoja—përvojë që ishte e vërtetë. Që ta komunikosh atë realitet përmes 20 shekujsh dhe disa mijëra filozofëve të vdekur nuk është e lehtë.
    Po të përdorim një fjalor që duket frymor kjo nuk na lejon që të hyjmë në mbretërinë frymore. Ne mund t’i dëgjojmë fjalët, por mendësia jonë mendon akoma në termat e qenies shpirtërore të njeriut si vendi ku qëndron fryma e tij. Ne mund të flasim përgjithmonë për frymoret, por pa rezultat nëse ne nuk njohim si ta prekim atë mbretëri.
    Po qe se ky planet do të vazhdojë të ekzistojë edhe pas tremijë vjetësh, njerëzit akoma do të vazhdojnë t’i mësojnë të krishterëve se ata janë trup dhe shpirt. Kaq thellë ka hyrë Aristoteli në themelet e teologjisë së krishterë.
    U desh të vinte shekulli i njëzetë që një zonjë me emrin Mary McDonough dhe një burrë me emrin T.Austin Sparks treguan se ne jemi frymë, shpirt dhe trup. Deri atëhere, pothuajse askush nuk e kishte vënë re këtë mospërputhje zgavrore. Madje edhe atëhere njerëzit panë, menduan dhe deklaruan esëll, “Mbase ka një dallim ndërmjet shpirtit dhe frymës, por cilido qoftë ndryshimi, ai nuk ka ndonjë domethënie të madhe.”
    Pa domethënie? Nuk është veçse ndryshimi ndërmjet jetës së Jezusit dhe jetës sonë. Ndryshimi ndërmjet kësaj mbretërie dhe mbretërisë frymore. Nuk është veçse ndryshimi mes trashëgimisë sonë akademike dhe trashëgimisë sonë hyjnore.
    Në rast se nuk ka një ndryshim rrënjësor nga 1700 vitet e fundit të historisë së kishës sonë, një Zot brendabanues dhe jeta më e lartë do të mbeten një territor i populluar nga besimtarë të dëshpëruar dhe të etur. Do me thënë, nga besimtarë të cilët kanë lënë gjithëçka në kërkimin për të njohur Atë. Me të vërtetë një grup i vogël.
    Por mbase kështu duhet të jetë.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •