PJESA 4
KAPITULLI 15
HARTA BIOLOGJIKE
Unë kam folur për të krishterin si aktualisht një specie të veçantë, veçmas nga jobesimtari. A është kjo e vlefshme? Po, për aq sa ne, ashtu si ngjala elektrike, kemi brenda nesh “pjesë” që nuk gjenden tek jo-i krishteri.
Pali flet për ne se jemi një krijim i ri. Ai gjithashtu na deklaron të jemi një “njeri i ri”. (Fjala në greqisht do të thotë “një njeri i ri,” ose “ një njerëzim i ri”—kjo do të thotë, një njeri që dallohet se nuk është si ata të cilëve iu referohen si njeriu i vjetër ose njerëzimi i vjetër.)
Shkrimtarët e krishterë të shekullit të dytë faktikisht iu referoheshin besimtarëve si “raca e re” ose “raca e tretë” kjo do të thotë, as hebrenj as jo-hebrenj.
Ja një vështrim i shkurtër në krijimin e parë dhe në krijimin e dytë nga një anë biologjike.*
Shënim: Kujtoni se po i përdorim termat biologji dhe biologjik në një mënyrë të veçantë siç përshkruhet në kapitullin 1. Shikoni faqet 6-7.
Adami i parënë: Një trup i pafajshëm dhe një shpirt i pafajshëm më se i përkryer. Adami ishte aq i përkryer sa Perëndia mund të bënte një njeri pa vënë jetën e Perëndisë në atë. Ai kishte një frymë që e kishte zanafillën e vet në mbretërinë frymore. Habitati i tij ishte Kopshti i Edenit.
Kjo specie nuk supozohej të mbetej në gjendjen e parë. Ai nuk kishte qenë plotësuar. Ai kishte qenë krijuar të kishte jetën e Perëndisë brenda vetes. Kjo specie, në këtë fazë të papërfunduar, nuk ishte synuar kurrë që të shndërrohej në një racë njerëzish.
Adami i rënë: Një trup i banuar së brendshmi nga mëkati, një shpirt i çjerrë nga mëkati, i dëmtuar në natyrën e vet dhe i humbur nga Perëndia. Një frymë e vdekur, që e shkaktonte Adamin të ishte i ndarë prej mbretërisë së gjërave frymore—kjo do të thotë, të ndarë prej pasurive së vendeve qiellore që janë në Krishtin Jezus (Efesianët 1:2-3).
Raca e rënë e bijve të Adamit: Trupi ka qenë kaq i prishur nga mëkati, sa tani është vetëm “mishtorë”. Njeriu është përparësisht nën kontrollin e mëkatit që banon brenda trupit…që është mishi. Shpirti është zgjeruar, duke kërkuar, (por duke dështuar) që të marrë nën kontroll funksionin e frymës. Fryma është e vdekur ndaj gjërave frymore dhe njeriu është bërë i huaj për Perëndinë.
Jezus Krishti, Biri i vetëm i Perëndisë, Ndërsa ishte në Tokë: Një trup i pamëkatë, një shpirt i përkryer, dhe një frymë përsosmërisht e ekuilibruar. Një frymë e gjallë. Pikërisht jeta e Atit dhe Fryma e Shenjtë që banonte brenda tij dhe që ishte një me frymën e Jezusit.
Krishti i Ringjallur: Po ashtu si më lart, përveçse trupi i tij fizik ka marrë në njëfarë mënyre atributin e të qenit gjithashtu frymor. Ai ka kaluar përmes vdekjes në frymën e Tij, shpirtin e Tij dhe trupin e Tij. Ai është i përkryer në qenien e Tij fizike dhe në qenien e Tij frymore dhe është trandeshendent mbi krijimin hapsirë-kohë.
Besimtari: Fryma është sjellë në jetë. Besimtari ka tani brenda frymën që banon në të dhe që është bërë një me Jezus Krishtin brenda frymës së besimtarit. Shpirti është falur, pastruar, dhe gjëra të tjera të mrekullueshme. Mbi të gjitha, shpirti po transformohet. Kur transformohet tërësisht, duket se do të ketë lulëzimet e asaj që është frymore. Trupi është ende një lëmsh, duke pritur për kthimin e Jezus Krishtit kur ai do të ndryshohet.
Krishti në Lavdi: Ai që tani mbretëron në qielloret (megjithatë gjendet brenda secilit besimtar), ky Ai është i papërshkrueshëm, ashtu siç e provoi Gjoni kur u përpoq ta përshkruante Atë!
Besimtari i ringjallur, pasi të kthehet Zoti: Ne nuk e dimë përgjigjen për këtë. Por ne kemi shpresë të pabesueshme….sepse
Ne nuk e dimë se çfarë do të jemi,
Por
ne do të jemi si Ai!
Në pjesën e pestë ne do të shikojmë në vendin ku supozohet që të shkojmë, si besimtarë, për të përjetuar jetën më të thellë të krishterë.
Krijoni Kontakt