Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Jeta më e lartë

    Pershendetje,

    Do mundohem te sjell pak nga pak ne kete forum nje liber te perkthyer nga nje vella i quajtur Gene Edwards. Per te mos humbur, do kerkoja qe kjo teme te vendosej tek Kryetemat. Ky liber ka shume vlera dhe eshte shume i dobishem per ata qe do e lexojne:

    Hyrje

    Ky është i pari, nder dy vëllimet, mbi jetën e thellë të krishterë.

    Ku do ta fillojmë këtë shtegëtim? Do të doja t’ju ftoja të ktheheni me mua në përjetësinë e kaluar! Kjo duhet të jetë aq larg sa t`a bëjë këtë libër vetëm një hyrje!

    Kthehu me mua në atë epokë para krijimit! Para krijimit të gjërave të dukshme. Madje para gjërave të padukshme.

    Çfarë gjejmë në këtë epokë të qëmotshme? Gjejmë Perëndinë. Asgjë tjetër. Vetëm Perëndinë.
    Do të vendos një pyetje këtu e cila është thelbi i ecjes së thellë me Zotin. Pyetja është e pazakonshme dhe mund t’ju habisë: “Çfarë është Perëndia?”
    Pyetje e çuditshme apo jo. Dhe vini re se pyetja është, “Çfarë është Perëndia?” dhe jo “Kush është Perëndia?”
    Çfarë është shiu? Ujë. Çfarë është një statujë? Gur. Çfarë është një tavolinë? Dru. Dhe çfarë është Perëndia? Ai është frymë. Ju mund të thoni, nga pikëpamja e fizikës, struktura e Tij molekulare është frymë. (Ose Ai nuk ka strukturë molekulare sepse Ai është frymë.)
    Tani, lexues i dashur, një konkluzion i thjeshtë: Nëse Perëndia është frymë, atëherë i bie që gjendja më e lartë nga të gjitha të jetë frymë. Gjendja e parë dhe më e larta është frymë - sigurisht që më e lartë se çdo gjë që nuk është frymë.
    Më tej, të lutem vër re që “fryma” është e padukshme. Na duhet të konkludojmë se e padukshmja është më e lartë se e dukshmja. Frymorja dhe e padukshmja janë para (dhe më lartë) se fizikja dhe materialja.
    Në gjendjen e Tij të parë dhe më të lartë, Zoti juaj është frymë dhe i padukshëm. Prandaj Ai është jo material, jo i dukshëm, jo fizik. Çfarë tjetër është Ai?
    Çelësi për të kuptuar nga ajo se çfarë është e rëndësishme për një ecje të thellë me Krishtin është të kthehemi tek ajo epokë e qëmotshme dhe të mësojmë Ai është gjithashtu jetë.
    Cila jetë? Në atë epokë të qëmotshme Ai ishte e vetmja jetë. Kështu mund të themi se në atë kohë Ai ishte e vetmja jetë. Më vonë, kur Ai krijon, do të ketë forma të tjera jete. Por kur ai çast të vijë, cila do të jetë forma më e lartë e jetës?
    Përgjigja është e qartë dhe e thjeshtë. Perëndia i përjetshem ështe, ishte dhe gjithmonë do të jetë forma më e lartë e jetës.
    Pra, në se Perëndia flet për jetë, Ai i referohet vetëm një forme jete. Formës më të lartë të jetës. Formës së Tij të jetës. Mbaje mend këtë. (Veçanërisht kur të lexosh një libër të shkruar nga një njeri i quajtur Gjon.)
    Tani i kthehemi pyetjes së fundit. Dhe në se kjo pyetje të duket e çuditshme, ki durim; sepse mund të jetë një nga pyetjet më të rëndësishme të bëra ndonjëherë nga besimtari që kërkon të njohë Krishtin më mirë.

    Kur Perëndia ngrihet në mëngjes, prej cilës jetë jeton Ai?

    Kur Perëndia ngrihet në mëngjes dhe nis të bëjë atë që Perëndia bën, a është e mundshme që Ai të jetoj prej jetës minerale, jetës së perimeve, ose jetës njerëzore? Aspak.
    Kur Perëndia ngrihet në mëngjes, Ai jeton prej jetës së vetë Atij. Ai jeton prej jetës hyjnore! Motorri i jetës së përditshme të Perëndisë është jeta e vet hyjnore. Kur Ai flet mbi këtë fakt, Ai i referohet Jetës, pa e quajtur jeta më e lartë, thjesht sepse ajo është e vetmja jetë e cila ka qenë përherë. Ai i referohet jetës së Tij kurdo që Ai thotë Jetë.
    Perëndia, I Cili është frymë dhe i padukshëm, është gjithashtu Jetë. Ai është jeta më e lartë. Dhe kur Ai ngrihet në mëngjes, Ai jeton prej asaj jete, jetës më të lartë, jetës së Tij. Çfarëdo që bën Perëndia, Ai e bën prej dinamikës së jetës hyjnore.
    A mundet dikush tjetër, a ka patur ndonjë tjetër, i cili të ngrihet në mëngjes dhe të jetojë prej jetës hyjnore? A e ka bërë ndonjë pemë këtë, apo ndonjë zog, apo ndonjë engjëll? Apo ndonjë njeri? A mundet dikush tjetër, përveç Perëndisë, të ngrihet në mëngjes dhe të jetojë prej formës më të lartë të jetës? Apo kjo mënyrë e të jetuarit është ruajtur ekskluzivisht dhe plotësisht vetëm për Perëndinë?
    Ndërsa e mbyllim këtë hyrje të thjeshtë, le të theksojmë se jeta e Perëndisë ka një emër tjetër. Ka një fjalë që i është dhënë jetës së Perëndisë e cila përshkruan këtë fakt: Perjetesia (në të vërtetë kjo nuk është plotësisht e sakte, sepse Perëndia është vetë Jeta e Përjetshme).
    Kthehu prapa sa më shumë që të mundesh, dhe Perëndia do të jetë aty. Shko përpara sa më larg që të mundesh, dhe Ai do të jetë sërish aty.
    Në Dhiatën e Re do të gjeni që të gjithë njerëzit që luajtën rol qëndror përdorin fjalët (1) Jetë, (2) Jetë e Përjetshme, dhe (3) Frymë. Ata po flasin për Të . . . dhe për jetën e Tij. Jeta e Përjetshme është e drejta ekskluzive vetëm e Perëndisë, dhe prej kësaj jeton Ai!

    S’ka patur ndonjëherë
    kur Perëndia nuk ish aty;
    S’do të ketë ndonjëherë
    kur Perëndia nuk do të jetë.
    Dhe në jetën e Tij të përditshme,
    Ai jeton “jetën fitimtare”
    përmes jetës së vetë Atij.

    Tani, e përmbledhim. Frymë dhe frymëror ishin të parat. Fryma dhe frymërorja janë më të larta dhe me rëndësi më të madhe. Materialja, fizikja dhe e dukshmja (të cilat erdhën më vonë) janë të dorës së dytë në krahasim me frymën, frymëroren, dhe të padukshmen. Mbani mend: Perëndia, nga natyra, është frymë. Dhe Ai (dhe vetëm Ai) është më i larti nga gjithë format e jetës.
    Në të gjithë mbretëritë frymërore të të gjitha epokave të të perjetshmeve, në çdo nivel të secilës vazhdimësi që ekziston, Zoti yt është forma më e lartë e jetës, dhe Ai jeton përmes kësaj jete më të lartë.
    Nuk do të habiteni pra, nëse Ai ka tendencën të përdorë fjalë që përshkruajnë Atë vetë, sjelljen e Tij dhe habitatin e Tij - fjalë që komunikojnë gjëra mbi Veten dhe natyrën e Tij. Ai po ju tregon mbi përvojën e Tij. Këtu s’ka filozofi apo teologji. Thjesht habitati i vetë Perëndisë, forma e jetës, struktura molekulare e Tij, përvoja e Tij. Me qëllim që të përçojë gjëra mbi Vetveten, Ai duket i prirur ndaj fjalëve si:

    Frymë
    E Papara
    E Padukshmja
    Jeta Hyjnore
    Frymorët
    Të Përjetshmit
    Jetë
    Jetë e Përjetshme

    Dy fjalët e fundit duken si ato më të preferuarat e Tij. Por këto fjalë nuk na tregojnë vetëm mbi Zotin tonë. Këto fjalë erdhën në fjalorin tonë sepse ato kanë të bëjnë shumë me ecjen tonë me Krishtin.
    Kur filluam këtë libër, ishte Perëndia dhe askush tjetër. E mbani mend? Kjo gjithashtu do të na ndihmojë në të kuptuarit e gjërave të thella të Perëndisë. Në rrugën tonë për të kuptuar jetën e thellë të krishterë, ne filluam në përjetësinë e shkuar para se të krijohej ndonjë gjë. Le të ecim përpara dhe të shohim se çfarë ishtë ajo që Ai krijoi në fillim.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    PJESA E PARË

    NJË

    Aty Ku Jeta e Thellë e Krishterë
    Ka Rrënjët


    Vepra e parë e krijimit nga Perëndia i përjetshëm nuk duhet të na habisë. Ai krijoi një mbretëri frymore. Kjo mbretëri përputhej me natyrën dhe substancën e Perëndisë. Ai krijoi një mbretëri të padukshme, jomateriale, jofizike. Kjo mbretëri përputhej me të. Ashtu si uji përputhej me peshkun dhe ajri përputhej me zogjtë . . . habitati natyral, organik i Perëndisë pasqyronte natyrën e Tij organike të përbërë nga cilësi – frymorja dhe e padukshmja.
    Nuk do të habiteni që kjo mbretëri është gjithashtu pa përmasa, sepse Perëndia është pa përmasa. Por çdo të thotë kjo? Do të thotë që nuk arrin dot të matësh Atë ose vendin ku banon Ai. Kjo mbretëri nuk ka “sipër” dhe “poshtë”, nuk ka lartësi-gjatësi-thellësi. As peshë. As volum. As nuk është e gjerë. As e vogël. Ajo mbretëri e parë, frymërorët, nuk ka asgjë nga këto.
    Kjo mbretëri e padukshme ku jeton Perëndia gjithashtu nuk ka kohë. Kjo mbretëri erdhi në ekzistencë para kohë-hapësirës, e për rrjedhojë është jashtë matjeve dhe konceptit të kohës.
    Në se kjo nuk mjafton për të na dhënë një dhimbje koke të fortë, mendoni për faktin se nuk ka hapësirë në këtë mbretëri. Përbërësit e quajtur kohë dhe hapësirë nuk ishin ”shpikur” akoma.
    Hapësira dhe koha kanë të bëjnë me masën. (Këtë fakt na e siguron një figurë jo më e pakët se Ainshtajni.) Masa ka të bëjë me materialen. Mbretëria e parë (dhe krejt e padukshme) nuk ka material, dhe as masë. Fizika nuk vepron këtu.
    Mbretëria tjetër pra:

    E padukshme
    E lirë nga koha
    Jomateriale
    Pa përmasa
    Frymërore

    Sigurisht, ne e kemi të vështirë të rrokim gjithë këto gjëra sepse ne kurrë nuk kemi jetuar në një habitat me veçori kaq të çuditshme. Ti je një krijesë e kohë-hapësirës, e të matshmes dhe e fizikes. Mbretëria tjetër mund të gëlltiste të gjithë mbretërinë e dukshme, fizike, ose mund të përshtatej e tëra në kraharorin tënd pa problem. Siç e thamë, ti dhe unë nuk mund t’i rrokim plotësisht këto gjëra.
    Një tjetër veçori e çuditshme e kësaj mbretërie: Nuk mund të shkosh atje prej këtu. Udhëto me anijen kozmike më të shpejtë dhe udhëto në të përgjithmonë dhe përsëri nuk do të arrish atje. Nuk mund të udhëtosh për tek ajo mbretëri nga kjo këtu. Nuk është “diku atje”. Mbretëria frymërore mund të arrihet vetëm përmes një Dere.
    Pikësisht, një Dere. Ka një Derë ndërmjet asaj mbretërie dhe mbretërisë tonë. Ajo Derë është e vetmja mundësi hyrjeje për tek mbretëria tjetër!

    Gjithashtu, ky vend i mahnitshëm që quhet frymorët ka dhe një emër tjetër. Quhet “qiellorët” ose “vendet qiellore”. Ky vend është ai ku banon Perëndia.
    Tani që ne dimë pak (shumë pak) mbi mbretërinë frymërore, ndoshta mund të kuptojmë më mirë atë formë të parë jete të cilën Perëndia krijoi. Le ta themi përsëri. Ne po shohim formën e parë të krijuar të jetës. Krijimi i formës së parë të jetës nga Perëndia ndodhi në atë mbretërinë tjetër. Dhe ajo formë e caktuar jete që Ai krijoi “përputhej” me mbretërinë frymore. Çfarë, apo cilët, krijoi Ai në fillim?
    Engjëjt!
    Engjëjt përputhen me habitatin e tyre. Deri në një farë shkalle ata gjithashtu përputhen me Krijuesin e tyre, i cili gjithashtu jeton atje. Mbretëria ku banojnë engjëjt është frymërore. Dhe engjëjt janë frymë. Mbretëria e tyre është e padukshme, dhe engjëjt janë, me plot siguri, të padukshëm. Kjo mbretëri është dritë, dhe engjëjt gjithashtu janë veshur me dritë. (I dashur tokësor i vdekshëm, mos më pyet se si dikush mund të jetë edhe i veshur në dritë edhe i padukshëm, sepse për këtë nuk e kam idenë).
    Engjëjt përputhen me mjedisin e tyre: ato janë qenie frymërore në një mbretëri frymore.
    Engjëjt kanë gjithashtu diçka të përbashkët me Krijuesin e tyre. Ata janë frymë ashtu sikurse dhe krijuesi i tyre është frymë. (Në fakt Ai është Fryma.)

    Por një gjë engjëjt nuk e kanë të përbashkët me Zotin e tyre: Engjëjt janë të krijuar. Perëndia është . . . i pakrijuar. Ai ka jetën e përjetshme. Pa fillim, pa fund. (Përsa i përket jetës së Tij, shigjeta e pafundësisë shkon në të dy kahet.) Engjëjt kanë vetëm jetë të përhershme. Ata kanë një formë jete e cila fillon por nuk mbaron. (Shigjeta e pafundësisë tregon vetëm në një kah.) Është e vërtetë se kur Perëndia krijoi engjëjt, Ai filloi diçka, e cila nuk do të përfundonte, por ata patën një fillim! Ata janë të krijuar dhe kanë një pikë të përcaktuar të fillimit. Ai, nga ana tjetër, nuk pati kurrë një fillim. Ja përse i referohemi Atij, si Jeta e Përjetshme.
    Tani i kthehemi pyetjes qendrore.
    Kur engjëjt ngrihen në mëngjes, apo çfarëdo që ata bëjnë, me çfarë jete jetojnë ata? Përgjigja është e qartë. Engjëjt ngrihen në mëngjes dhe jetojnë me jetën e engjëjve. Dinamika, burimi, motorri i jetesës së një engjëlli është jeta engjëllore . . . forma engjëllore e jetës! Engjëjt jetojnë nga jeta më e lartë e krijuar.
    Vini re: Engjëjt jetojnë përmes jetës së engjëjve. Perëndia jeton përmes jetës së Perëndisë, formës më të lartë të jetës. Perëndia është Jeta e Përjetshme. Engjëjt nuk jetojnë përmes jetës së Perëndisë.
    Tani është koha për të paraqitur diçka shumë shkencore: hartën biologjike. A e mban mend klasën biologjike në shkollën e mesme? Ne pjesën e poshtme të hartës kishte një pikturë bari, bimësh, pemësh; pastaj vinin peshqit dhe reptilët. Më sipër hartës kishtë piktura me secilën formë jete të pikturuar që ishtë më lartë se ajo e mëparshmja. Në krye të hartës ishtë njeriu. Ky ishte prezantimi yt në biologji. Biologji do të thotë “shkenca dhe studimi i jetës”.
    A keni dëgjuar për zoe-ologjinë? As unë nuk kam dëgjuar, por zoe në greqisht do të thotë “jetë”, kështu që do ta përdorim për t’iu referuar formave qiellore të jetës. Në se kombinojmë biologjinë dhe zoe-ologjinë në të njëjtën hartë të jetës, atëherë mund të shtojmë edhe dy forma jete në këtë hartë.

    Që të dyja në krye! Forma më e lartë dhe e para në këtë hartë bio-zoi është Perëndia. Ai është jeta më e lartë! Forma e jetës më të lartë është Perëndia. Forma e dytë më e lartë janë engjëjt. Ndërsa forma e tretë më e lartë janë njerëzit.
    Nga tani e tutje do të përdor termin biologji—shkenca e jetës—për t’i përmbledhur të dyja bio-logjinë dhe zoe-ologjinë. Kujtojeni këtë kur të shihni fjalën
    biologji.
    Meqë ra fjala, një prej pikave kyçe të këtij libri mund të shikohet me një term që përdoret shpesh nga sistemi gjyqsor dhe bota mjeksore. A e keni dëgjuar ndonjëherë këtë pyetje: “Kush është babai biologjik?” Ose, “Testi i ADN –së tregon se babai biologjik është Xhon Smithi.”
    Duke mbajtur në mendje edhe bio- edhe zoe-ologjinë, ne mund të pyesim, “A e njeh babain tënd biologjik?” Kur ne përfshijmë zoe në “biologjinë” tonë, atëhere ata prej nesh që janë besimtarë kanë të drejtën të thonë, “Perëndia është babai im ‘biologjik’” Si guxojmë që ta themi këtë? Sepse ne kemi jetën e Tij brenda nesh. Dhe ajo jetë është një me ne.
    Le të kthehemi, tani, në hartën tonë. Deri më tani, duke filluar në krye të hartës, ne kemi vetëm dy forma jete në hartë. Jetën e Perëndisë dhe jetën e engjëllit. (Kësaj “harte jete” do t’i shtohen më shumë forma jete.)
    Këtu po del në pah një parim apo jo? Çdo formë jete e krijuar nga Perëndia është e gjallë nëpërmjet mekanizmit të gjallë të saj. Kështu?
    Mos vini bast për këtë!
    Le t’i hedhim një vështrim të fundit engjëjve. Ata, jo vetëm që janë fryma dhe të padukshmja, por ata udhëtojnë shumë shpejt. Ata gjithashtu janë neuter (as mashkull as femër). Ata kanë jetë të përjetëshme. Ka rreth 100 milionë engjëj dhe ata kanë një formë të njëjtë jete të krijuar.
    Së fundi dhe ajo që është më kryesorja, engjëjt janë forma më e lartë e jetës së krijuar në hartën tonë të jetës bio-zoelogjike. Më lart se çdo formë jete tjetër e krijuar ndonjëherë. Ata janë forma e dytë më e lartë e jetës në univers dhe forma më e lartë e krijuar e jetës. Ata radhiten të dytët pas jetës më të lartë, që është vetë Perëndia. Engjëjt janë një formë jete më e lartë se ajo e njeriut, prandaj kurrë mos u kapni me ndonjërin se do të humbisni me siguri. Le të shpresojmë se asnjë prej tyre nuk do të mbërrijë ndonjëherë tokën, sepse nëse bëjnë një gjë të tillë do të na pushtojnë.
    Të kalojmë tani në veprimin tjetër të krijimit nga Perëndia- krijimit të botës së dukshme. Botës sonë. Në këtë botë, ju do të hasni një formë jete që i thyen të gjitha rregullat biologjike dhe duke vepruar në këtë mënyrë shkakton një alarm të madh dhe ngre një mister të madh.




    DY

    Format e Jetës, E dukshmja dhe e Padukshmja


    Ju mund të mësoni se ku është interesimi më i lartë i Perëndisë tuaj, duke vërejtur se sa shumë kohë i kushtoi Ai krijimit? Ku e kaloi Ai atë kohë?

    Ai e krijoi mbretërinë frymore në një vetëdije, që i mori pak kohë.

    Ndërsa për mbretërinë materiale, duke përjashtuar këtu një sferë të vogël, Atij iu desh pak më shumë se një ditë. Perëndisë iu desh të punonte pothuajse pesë ditë në atë sferë të vogël, që është planeti i vogël ku ne jetojmë. (Atëherë dalim në përfundimin se interesi i Tij më i lartë drejtohet kundrejt nesh.) Të gjithë yjet, kometat, yjet pulsantë, yjet e rinj, novas , galaktikat dhe të gjitha gjërat e tjera jo të gjalla Zoti juaj i krijoi brenda një çasti. Kur Ai iu përvesh punës për krijimin e qënieve të gjalla dhe veçanërisht qenieve të gjalla të dukshme, puna e Tij krijuese u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme.

    Para se Perëndia të bënte një gjë që ishte edhe e prekshme, edhe e gjallë, Ai bëri më parë një mjedis ku do të jetonin ato. Pasi mbaroi këtë mjedis, Ai nisi të krijojë të gjitha format e dukshme të jetës. Dhe të gjitha këto krijesa të gjalla bënë vendbanimin e tyre në këtë sferë të vogël prej uji dhe balte.
    Ndërsa Perëndia filloi së pari të krijonte forma jete këtu në Planetin Tokë, Ai e ndryshoi radhën e krijimit. Këtu Ai filloi nga fundi i hartës biologjike dhe vazhdoi drejt kreut të saj. Zoti e filloi duke krijuar formën më të ulët të jetës. Ai krijoi një formë jete kaq të pazhvilluar, saqë asaj i mungonte ndërgjegjia. Kjo ishte lëndë e gjelbër, vegjetative, fundi i formës së jetës në hartën biologjike. Kjo lëndë e gjelbër e gjallë ishte fizike, kishte masë, i përkiste dhe i bindej ligjeve të hapsirë-kohës. E dukshme, fizike, dimensionale. Mirëpo ndryshe nga yjet dhe kometat, kjo lëndë e gjelbër ishte e gjallë. Asgjë e dukshme nuk kish qenë e gjallë para formës së jetës vegjetative.
    Pastaj erdhi forma e jetës që në fakt kishte nevojë për mjedisin e tij. Ashtu si engjëjt janë të padukshëm, i përkasin mbretërisë së padukshme dhe janë frymëra që i përkasin mbretërisë frymore, po ashtu edhe krijesat i përkasin mjedisit të krijuar për to.
    Në fillim u krijua forma e jetës me një masë (paçka se të vogël) të ndërgjegjes, jeta e detit, që janë peshqit!
    Më pas u krijua një formë më e ndërlikuar, një tjetër formë më e ndërgjegjshme për veten dhe për atë çka e rrethon, jeta e ajrit. Jeta që mund të fluturojë. Shpendët e ajrit. Zogjtë! Më pas u krijuan gjitarët.
    Më pas erdhën në ekzistencë kafshët. Ashtu sikundër engjëjt e padukshëm kishin frymë, kafshët e dukshme kishin shpirtëra. Që të thuash se kafshët kanë shpirtëra do të thotë se mund të thuash që ato mendojnë, ato mund të zgjedhin dhe kanë emocione. Shpirtërat i përkasin kësaj mbretërie, sikundër fryma i përket asaj mbretërisë tjetër. Kafshët nuk ishin shprehja më e lartë e jetës shpirtërore, por ato na mundësojnë që të shohim në brendësi të jetës së shpirtit.
    Shpejt pas tyre do të vinte në ekzistencë një qenie tjetër, shpirti i të cilit endej nëpër këtë mbretëri, po ashtu si fryma e engjëllit në mbretërinë e padukshme.
    Vini re se kafshët janë bërë prej materies, siç është bërë nga materia mbretëria e dukshme. Ndërtimi biologjik i tyre ishte brenda ligjeve të fizikës.
    Vëreni pra një ndryshim ndërmjet shpirtit dhe frymës.

    Engjëjt e padukshëm, të bërë nga fryma, në një mbretëri jo-materiale, kontaktonin me Perëndinë dhe njëri-tjetrin me anë të frymës së tyre.
    Kafshët ishin të ndërgjegjshme për veten dhe të tjerët me të njëjtën natyrë shpirtërore si e tyrja.
    Fryma është forma e jetës që i përket mbretërisë së padukshme; shpirti është forma e jetës që i përket mbretërisë fizike.
    Le të kthehemi tek harta jonë. Në fund të hartës gjendet forma e jetës vegjetative, e cila nuk ka ndërgjegje. Pastaj një sërë krijesash, peshqit, zogjtë dhe gjitarët të ndërgjegjshëm për veten dhe të tjerët. Më pas vjen njeriu, i ndërgjegjshëm për vetveten, për të tjerët, si dhe i ndërgjegjshëm për Perëndinë! Pastaj duke u ngjitur lart në këtë hartë, ne lëvizim drejt mbretërisë tjetër për të ardhur tek engjëjt. Në krye të kësaj harte, qëndron Perëndia….forma më e lartë e jetës! Jeta më e lartë!

    Krijesat synojnë të zbulojnë se nga çfarë janë bërë. Apo jo?

    Vëreni me vëmendje formën e fundit të jetës që krijoi Perëndia. Njeriun. Dhe çfarë mund të themi për njeriun?
    Njeriu i përket mbretërisë fizike, kështu që do prisni nga ai që t’i përkasë mjedisit të tij. Ai u krijua prej argjilës së kuqe dhe kjo është saktësisht fizike. Për këtë arsye njeriu duhet të jetë trup dhe shpirt, apo jo? Ashtu sikundër janë edhe kafshët trup dhe shpirt? Dhe ai i nënshtrohet ligjeve të natyrës dhe të kohës, apo jo? Dhe do të jetojë nën juridiksionin e rezervuar për ligjet e fizikës dhe do të mbahet peng këtu në këtë botë, ashtu si edhe kafshët që janë me përmasa, të dukshme, fizike- të kushtëzuara ndaj përmasave materiale të masës, si gjatësia, gjerësia dhe thellësia? Dhe ndryshe nga engjëjt atij nuk do t’i lejohet të hyjë në mbretërinë tjetër. Ashtu si një kalë apo lopë ai do të jetë qytetar i kësaj dhe vetëm i kësaj mbretërie. A është kështu?
    Mos vini bast pronat tuaja për këtë.
    Në kundërshtim me ato çfarë kanë mësuar Sokrati, Platoni, Aristoteli dhe gjithë filozofët dhe pothuajse gjithë teologët, prisni çudinë e madhe. Një çudi kaq e madhe sa ne do të tregohemi aq të mençur saqë ta shtjellojmë në një kapitull të tërë.
    Ka një formë jete që i shkel të gjitha rregullat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 10-05-2010 më 18:23
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    TRE



    Krijesa nga Dy Mbretëritë



    Të premtes po i vjen fundi. Perëndia ka krijuar një mbretëri të padukshme të kurorëzuar me një formë jete të padukshme të quajtur engjëj. Këtu poshtë planeti ynë gëlon nga të gjitha format e jetës së dukshme. Margaritari i kurorës së kësaj mbretërie pret të krijohet. Perëndia e ka rezervuar të papriturën për në fund. Vërtet që Perëndia i Gjallë është gati të krijojë formën e tretë të lartë në krahasim me të gjitha format e tjera të jetës, por kjo do të thotë forma e parë e lartë për sa i përket mbretërisë së dukshme. Dhe kjo formë jete do të jetë unike përtej gjithë kuptimit.
    Teksa afrohet mbrëmja, Zoti zgjat duart drejt plisit me ngjyrë të kuqe dhe fillon të krijojë një krijesë mjaft të pazakontë. Kur ai zgjedh baltën si strukturën biologjike të njeriut, Ai i jep simbol të gjithë krijimit se kjo krijesë e veçantë i përket Planetit Tokë. Meqë është njeri i tokës, fati i tij do të jetë tërësisht i lidhur me mbretërinë materiale dhe me këtë sferë të pluhurosur.
    Apo, së paku kështu dukej.
    Kur ja, erdhi e papritura! Njeriu nuk do të përbëhej nga substanca vetëm të kësaj mbretërie. Perëndia u përkul mbi njeriun dhe fryu pak nga elementi i mbretërisë së padukshme brenda kësaj balte të kuqe.
    Prandaj njeriu do të ishte…
    Trup, shpirt dhe çfarë?
    Trupi i tij ishte tokësor. Sigurisht që shpirti i tij nga vetë natyra e tij, i përkiste kësaj mbretërie. Jeta e njeriut ishte jetë shpirtërore, që do të thotë, jetë njerëzore. Me shpirtin e tij njeriu do të jetonte dhe do të ndërvepronte me speciet e tij. Me anë të shpirtit të tij ai gjithashtu do të ndërvepronte me krijesa të tjera të gjalla, si dhe me vetë planetin. Me anë të shpirtit të tij, njeriu do të ndërtonte një marrëdhënie me të gjitha gjërat në mbretërinë e dukshme, me të cilat ai do të ishte në kontakt.
    Por kjo gjëja tjetër që Perëndia sapo kishte vendosur tek njeriu, ky element që erdhi nga mbretëria tjetër, kjo erë, ky ajër, kjo frymë nga mbretëria tjetër, çfarë ishte vallë? Dhe cili ishte kuptimi i saj? Si do ta ndryshonte ajo njeriun? Dhe madje për të qenë më të hollësishëm, për çfarë shërbente ajo? Çfarë do të bënte ajo?
    Kthehuni prapa dhe shikoni njeriun. Ai nuk i përket më vetëm kësaj toke, vetëm kësaj mbretërie. Por ju nuk mund të thoni as që njeriu i përket vetëm mbretërisë tjetër. Ai nuk i përket mbretërisë së bagëtive, zogjve dhe peshqve; dhe ai nuk i përket as mbretërisë së engjëjve. Çfarë është ky njeri? Ky njeri që është trup, shpirt dhe frymë? Ku është vendi i tij në hartën biologjike?
    Çfarë është njeriu?
    Njeriu është hibridi i vetëm i krijimit.
    Njeriu është krijesa e vetme (përfshirë këtu edhe Perëndinë) mjedisi natyror i të cilit është në të dyja mbretëritë.
    Dhe ky fakt, i dashur lexues, ka të bëjë shumë me qënien tënde të krishterë. Njeriu është frymë, prandaj ai i përket mbretërisë së padukshme; ai hyn tek frymërorët. Por ai gjithashtu është trup dhe shpirt, prandaj ai i përket mbretërisë fizike.
    Po mjedisi i tij? A do të jetë këtu apo atje? Apo në asnjërën prej mbretërive? Apo, e pamendueshmja, në të dyja ato?
    Sigurisht që jo!
    Një krijesë që është qytetar i të dyja mbretërive? Me një të drejtë për të dyja mbretëritë?
    I përbërë nga elementë të secilës mbretëri, njeriu mund të kishte një linjë komunikimi me krijesat e mbretërisë së dukshme dhe megjithatë të ishte i aftë të shikonte të padukshmen. Ai mund të komunikonte me të dyja mbretëritë. Madje edhe të jetonte në të dyja mbretëritë, të ecte në secilën prej tyre përmes një linjë të përbashkët komunikuese!
    Shpirti dhe fryma janë me të vërtetë një kombinim i përkryer!
    Nëse ai është nga të dyja mbretëritë, atëhere, ku gjendet mjedisi organik i njeriut? A ka ai dy të tillë apo asnjë? Mjedisi i tij natyror ishte toka. Mjedisi i tij natyror ishin edhe vendet qiellore. Ai ishte si një vendas në të dyja mbretëritë, në atë fizike dhe në atë frymore. Vetëm ai, ndërmjet Perëndisë dhe gjithë krijimit, i përkiste natyrshëm të dy krijimeve.
    Atëhere, çfarë është njeriu?
    Para së gjithash ai është shpirt. Ai është jetë njerëzore. Ai është forma e tretë më e lartë e jetës në ekzistencë, e jetës së dukshme. Qenia njerëzore gjithashtu është forma më e lartë e natyrshme e jetës së këtij planeti si dhe forma e dytë më e lartë e jetës së krijuar. Në hartën biologjike ai është radhitur saktësisht poshtë engjëjve.
    Çfarë është njeriu?
    Forma e jetës së Perëndisë është fryma. Forma e jetës së engjëjve është frymërore. Forma e jetës së njeriut është shpirti (jeta njerëzore). Vini re se fryma e njeriut nuk është një pjesë origjinale e formës së jetës së tij. Përkundrazi, një frymë e njeriut është një element i mbretërisë frymore që banon brenda njeriut.
    Atëherë cila është struktura biologjike e njeriut? Dy të tretat e tij i përkasin kësaj mbretërie (trupi dhe shpirti i tij), ndërsa një e treta, i përket mbretërisë frymore (fryma e tij).
    Ah, po, le t’i kthehemi pyetjes sonë. Kur njeriu u ngrit nga krevati në mëngjes, nga çfarë jete jetoi ai?
    Njeriu u ngrit nga krevati në mëngjes dhe jetoi nga jeta njerëzore, nga jeta shpirtërore. Por nuk ishte ky synimi që kishte Perëndia për njeriun.
    Perëndia kishte një synim tjetër, shumë më të lartë, të planifikuar për njeriun. Çfarë? Kjo përgjigje duhet të presë! Pse? Sepse në kapitujt vijues ne duhet të shqyrtojmë tragjedinë më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e universit. Ndoshta aspekti më i rëndë i kësaj tragjedie të tmerrshme është thjesht fakti që ajo nuk arriti të shndërrohej në ngjarjen më të mrekullueshme që do të kishte ndodhur në historinë e universit. Sidoqoftë Qëllimi i Zotit për të krijuar një krijesë origjinale për të dyja mbretëritë nuk u realizua (të paktën përkohësisht), siç do ta shikojmë tani.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KATER


    Ngjarja më e Madhe e Cila Nuk Ndodhi Kurrë


    Perëndia kishte plane të mëdha për Adamin. Ato plane nuk u frytëzuan, por kjo nuk na pengon që të shikojmë se cilat qenë planet e Tij. Qëllimi i Perëndisë ishte i tëri i ndërthurur me një pemë të veçantë. Jo me një pemë të zakonshme. Me pemën. Veçanërisht, me Pemën e Jetës. Ndërsa hapet sipari ne shohim njeriun duke qëndruar para pemës. Nëse ai thjesht do të hajë frutin e kësaj peme, ai do të përmbushë pikërisht Qëllimin për të cilin Perëndia krijoi njeriun.
    Dhe Cili ishte ky Qëllim?
    Njeriu ishte shumë afër veprimit të ngrënies së frytit të kësaj peme shumë të veçantë. Çfarë mund të kishte ndodhur nëse ai do të hante nga Pema e Jetës? Ose më mirë, çfarë është ajo që gjendet brenda frytit të kësaj peme? Dhe çfarë do të kishte bërë ky frut brenda njeriut? Vini re emrin e pemës: Burimi i Jetës. Jo burim i një jete, i ndonjë lloj jete, por i Jetës.
    A ju vjen ndër mend Jeta—Jeta e Perëndisë!
    Ajo pemë gjendej në një kopsht, i cili ndodhej pikërisht në këtë planet, por ajo pemë e mrekullueshme nuk e kishte origjinën nga ky planet. Madje nuk i përkiste as kësaj mbretërie. Ajo pemë ishte një formë e huaj jete. E huaj, megjithatë gjendej këtu…në planetin tonë.
    Prej nga erdhi kjo pemë?
    Kjo pemë e huaj nuk përmbante veçse formën më të lartë të jetës. Jo jetën më të lartë të krijuar, por më të lartën nga të gjitha format e saj, pikërisht jetën prej së cilës jeton Perëndia. Ishte jeta e Tij ajo që pulsonte brenda frutit të asaj peme. Jeta hyjnore, e përjetshme ndodhej brenda frutit. Ky ishte fruti që duhej ta hante njeriu.
    Le ta themi në një mënyrë tjetër: Jeta prej së cilës jeton Perëndia gjendej në atë pemë. Dhe njeriu, forma e tretë e jetës më të lartë, do ta bënte atë jetë pjesë të vetes së tij po ta hante. Jeta më e lartë do të banonte brenda një njeriu të thjeshtë! A e kuptoni këtë?
    Engjëjt kanë vetëm një formë jete që banon në ta. Bagëtitë kanë vetëm një formë jete që banon brenda tyre. Po kështu edhe zogjtë dhe peshqit. Madje edhe vetë Perëndia ka vetëm një formë jete që banon brenda qenies së Tij. Vërtet, është forma më e lartë e jetës, por megjithëkëtë është një formë jete. Çfarë do të ndodhte nëse njeriu do të hante nga ky frut i pabesueshëm i kësaj peme të pabesueshme? Është e qartë që ai do të kishte dy forma jete që do të banonin brenda tij! Pikerisht dy!
    Kjo ishte ngjarja më e madhe e cila nuk ndodhi kurrë!
    Por le të shohim disa gjëra që do të kishin ndodhur. Njeriu do të kishte mundësinë të ngrihej nga krevati në mëngjes dhe të jetonte dy forma jete! Nuk mbaron këtu. Njëra nga format e jetës që do të banonte brenda tij do të ishte me origjinë nga kjo mbretëri, ndërsa forma tjetër do të ishte me origjinë nga mbretëria tjetër.
    Pikërisht në çastin, kur njeriu qëndroi përpara pemës, ai kishte një element nga mbretëria frymore dhe një formë jete nga mbretëria e dukshme. Mjaft që të hante nga ajo pemë dhe ai do të kishte dy forma jete.
    Kjo do të thotë që njeriu jo vetëm do të ishte në kontakt me të dyja mbretëritë, por ai do të kishte nga një mjedis banimi në secilën mbretëri dhe do të jetonte sipas dy formave të jetës.
    Asnjë specie tjetër, as edhe vetë Perëndia, nuk mund të pretendonte diçka të tillë.
    Ndërsa qëndronte para asaj peme, me frutin në dorë, njeriu gati u shndërrua në një krijesë plotësisht unikale. Gjithë ajo që i nevojitej për këtë ishte të fuste brenda qenies së tij frutin e pemës së jetës më të lartë.
    Pikërisht kjo është ajo çfarë Perëndia donte që të bënte njeriu. Njeriu u krijua me potencialin e tij që të ishte një fëmijë i të dyja mbretërive, me dy forma jete, me mundësinë e jetës në të dyja mbretëritë—një fëmijë i këtij planeti dhe një fëmijë i mbretërisë tjetër. Dhe ….ka supozime që ai ishte në gjendje të ecte në mbretërinë fizike dhe atë frymore; dhe jetonte në mbretërinë fizike dhe atë frymore. Madje ndoshta njëkohësisht!
    Njeriu.
    I tokës dhe i vendeve qiellore,
    Prej balte dhe shpirti dhe të padukshmeve dhe fryme.
    Një trup dhe shpirt nga ky planet,
    Një frymë nga mbretëria tjetër.
    Njeriu
    Një formë jete që i përket mbretërisë materiale,
    shpirtit njerëzor;
    Një formë jete që i përket mbretërisë frymore,
    Vetë jetës së Perëndisë në njeriun.
    Njeriu,
    Një fëmijë i së dukshmes,
    Një fëmijë i së padukshmes.
    Një që është tërësisht njerëzor,
    Dhe megjithatë
    Një që ka jetën e Perëndisë brenda tij.

    Çfarë mundësie e lavdishme! Një shpirt me një jetë njerëzore në të dhe një frymë me jetën dhe Frymën në të.
    Kjo nuk ndodhi kurrë!
    Njeriu u largua nga kjo dhe përfundoi në kryerjen e veprimit të ngrënies së frutit nga një pemë tjetër. Nga pema e ndaluar.
    Me hidhërim, tani duhet të rrimë për të vëzhguar këtë pemë. Në fund të fundit, ajo është një nga përbërësit kryesorë që solli kaosin më të madh të të gjitha kohërave.
    Edhe kjo pemë e ndaluar ishte e huaj për planetin tonë. Ashtu si Pema e Jetës, kjo pemë e ndaluar përmbante një formë jete brenda saj, por ajo formë jete nuk ishte jeta e Perëndisë. Edhe fruti i kësaj peme mund ta ndryshonte njeriun; në fakt ai e ndryshoi njeriun, por jo për më mirë.
    Çfarë ka të bëjë kjo me të gjithë ju dhe ecjen tuaj me Zotin? Mirë pra, unë dhe ju jemi ata që jemi për shkak të prindërve tanë. Nëse prindërit tuaj janë xhirafa edhe ju përfundoni të jeni xhirafa. Nëse prindërit tuaj janë njerëz, ata ju japin jetë njerëzore dhe me siguri përfundoni në Homo sapiens! Ti je një bir apo bijë e një burri dhe një gruaje. Për këtë arsye, arrite të jesh diçka që quhet një formë jete humanoide.
    Ti je ai ose ajo që je për shkak të gjenetikës. Ti gjendesh diku në hartën biologjike vetëm për shkak të gjeneve të prindërve të tu. ADN-ja e prindërve të tu u trashëgua në ty. Deri në këtë pikë në historinë e njeriut, njeriu nuk ka ndonjë gen të ADN-së apo gjenetikës së Perëndisë*. Merreni këtë në konsideratë. Nëse Perëndia do t’ju jepte jetën e Tij, ADN e Tij, gjenetikën e tij, ai do të ishte prindi yt, kurse ti do të ishe një fëmijë i Perëndisë. Ti do t’i përkisje species së Tij. Mirëpo deri tani nuk ka ndodhur asgjë e tillë.
    Në fakt, një gjë e tillë as që i ndodhi Adamit. Ajo pothuajse ndodhi. Sikur të kishte ndodhur ai njeri do ta kishte marrë ADN-në e Perëndisë dhe kjo do të kishte qenë ngjarja më e madhe e të gjitha kohërave. Përkundrazi, ajo që ndodhi u shndërrua në tragjedinë më të madhe që i ra njeriut dhe këtij krijimi. Dhe meqë Adami na e trashëgoi ADN-në e tij mua dhe ty, kjo tragjedi na zuri edhe ne. Ajo tragjedi shkatërroi jetën frymore të Adamit dhe tonën, siç do ta shohim tani.

    Shënim: * ADN-ja është kodi gjenetik i njeriut. Edhe pse Perëndia është frymë dhe i përket një mbretërie tjetër, ku gjëra të tilla si ADN-ja nuk ekzistojnë, ekziston një gjenetikë e Perëndisë në kuptimin që, kur Ai vendos këtë jetë tek ne, si rrjedhojë ne marrim natyrën dhe karakterin e Tij. Ideja e ADN-së së Perëndisë është përdorur në këtë rast si një imazh, si një mjet komunikimi.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    PESE

    Tragjedia Më e Madhe e Krijimit

    Ishte pema tjetër që u bë shkak për tragjedinë. Dy kanë qenë pemët që kanë luajtur një rol kryesor në jetën e njeriut. Asnjëra nuk ishte nga ky planet. Të dyja e kishin origjinën nga mbretëria tjetër. Brenda pemës së ndaluar gjendej një formë jete biologjikisht më e lartë se jeta njerëzore. Fruti i kësaj peme mbante brenda tij formën e dytë më të lartë të jetës, ose jetën më të lartë të Krijuesit. Ajo që Adami nuk e dinte ishte që ky version i veçantë i ëngjëllore jetës ishte jeta ëngjëllore e rënë nga lavdia. E rënë nga lavdia? Po: jeta engjëllore që kish provuar njohurinë deri në fund. Jeta engjëllore që kishte përjetuar të mirën dhe të keqen ekzistuese. Kur kjo formë jete u takua me përjetimin e së mirës dhe të keqes, ajo degradoi nga gjendja e saj e lartë dhe e lavdisë hyjnore. Ky element i rënies nga kjo pemë tani jepte mallkim dhe rridhte në thellësi të qenies së Adamit. Ku u vendos pikërisht ky element i çuditshëm kur hyri brenda njeriut? Ai e bëri trupin e njeriut vendin e vet të banimit. Trupi i mrekullueshëm dhe i pabesueshëm i Adamit banohej tani nga një element i çuditshëm dhe i degraduar.

    Ky element tani kishte pozitë më të lartë se ajo e njeriut, pasi rridhte nga jeta ëngjëllore. Më vonë ky element, ky frut i pemës së ndaluar do të merrte një emër. Ai emër do të quhet ‘Mëkati’. Trupi i njeriut ishte bërë tani bartës i jetës së përjetshme! Kur Perëndia i dha atij një frymë, Ai veproi kështu, me qëllim që fryma e Njeriut të ishte një vend banimi për Frymën e Shenjtë, për jetën hyjnore, për jetën e përjetshme, për jetën e Perëndisë, për jetën më të lartë. Por ajo jetë nuk hyri kurrë në frymën e njeriut. Ndryshe nga kjo, njeriu përfundoi në bartës mëkati.

    Pasi hëngri frutin e ndaluar në vend të frutit të Pemës së Jetës, trupi i njeriut u shndërrua në banesë të natyrës së rënë të një kryeengjëlli. Një prani e tillë e tmerrshme në trupin e njeriut pati një efekt të thellë në shpirtin e tij. Për më tepër ky pushtim i tmerrshëm ishte tepër i rëndë për frymën e njeriut. Fryma e njeriut vdiq ndaj mbretërisë për të cilën kishte ardhur. Kur fryma e njeriut vdiq, papritur njeriu u nda nga mbretëria frymore.

    Adami praktikisht pushoi së qeni një qenie frymore. Nga përvoja që pati ai nuk i përkiste më mbretërisë tjetër. Ai nuk mund ta shikonte më të padukshmen! Në thelb njeriu ishte tani një krijesë që i përkiste vetëm mbretërisë fizike ose materiale. Biologjikisht ai ishte tani vetëm një shpirt dhe një trup që zvarritej rreth një fryme të vdekur për vendin ku kish banuar. Njeriu nuk e humbi vendin e tij në hartën biologjike. Por në vend që të ishte thjesht një shkallë më poshtë se ëngjëjt, ai ishte zhvendosur më pranë të qenit krijesë, që i përkiste një mbretërie njësoj si kafshët.

    Por tragjedia nuk mbaroi këtu. Ajo thjesht sapo kishte nisur. Njeriu e vuri re shpejt se trupi i tij po vjetërohej. Ndërsa shpirti nuk ishte i mbrojtur ndaj kësaj katastrofe shkatërrimtare. Gjëja më e keqe e mundëshme ndodhi me shpirtin e tij. Shpirti filloi të zgjerohej dhe të bëhej plotësuesi i një fryme që nuk vepronte më. Shpirti u përpoq të bënte një detyrë të dyfishtë, duke vazhduar funksionet e tij dhe duke hamendësuar atë që më parë e kishte bërë fryma, duke u përpjekur të funksionojë në vend të frymës. Shpirti bën një punë tmerrësisht të varfër në këtë drejtim. Ky sigurisht nuk është një lajm i mirë. Shpirti u zgjerua në mënyrë proporcionale. Mund të thuhet se shpirti pësoi ndryshim në natyrë. Ndoshta ajo që e solli këtë ndryshim ishte përvoja e re e njohurisë së mbledhur tek njeriu – përvoja e tij e njohjes së të keqes. Ai s’e kishte përjetuar të keqen asnjëherë më parë. Ekziston opinioni se ai mund të ketë patur dijeni për të keqen thjesht duke marrë informacion mbi të, por tashmë ai e kishte përjetuar atë. Kjo do ta bënte njeriun (përfshirë edhe ty) përfundimisht një kërkues të dijes. Madje mund të thuhet se karakteristika numër një e njeriut të vjetër është kërkimi i dijes. Karakteristika tjetër dalluese e tij është që përpiqet të bëjë të mirën dhe përfundon duke bërë të keqen. Duhet të kuptoni se përvoja e mësimit të së keqes është vetëm gjysma e ndarjes. Gjysma tjetër është po aq e rëndësishme, por shpesh nuk merret parasysh, apo nuk inspektohet.

    Deri në atë kohë, njeriu ishte një krijesë e të mirës po aq sa ish edhe një krijesë e së keqes. Ai nuk e kishte përjetuar as njërën as tjetrën. Njeriu i rënë ishte takuar tashmë jo vetëm me përvojën e së keqes por edhe me atë të së mirës. Që nga ky moment tragjedia do ta ndjekë njeriun e rënë çdo ditë të jetës së tij, për aq kohë sa të zgjasë jeta e njerëzimit. Reagimi i njeriut ndaj përvojës së të keqes dhe të mirës ishte i dyshimtë. (I dashur lexues, ki parasysh se ai hëngri nga po kjo pemë që përmbante njohurinë e të mirës në të. Po ashtu ai hëngri nga po kjo pemë që përmbante njohurinë e së keqes në të.

    Përfundim i dyshimtë: Njeriu që nga ky moment e më pas do ta urrente të keqen dhe do donte të mirën. Ai do e përbuzte bërjen e së keqes apo veprimin e të bërit keq dhe do të bëhej euforik kur të arrinte të bënte veprimin e së mirës. Mirëpo….njeriu rrallëherë arrinte të mposhtte të keqen e jo më të bënte të mirën.

    Që nga ky moment e më tej njeriu do shikonte më shumë të keqen, sepse ai ishte i dashuruar deri në dëshpërim me veprimin e të bërit mirë. Ai dëshiron së tepërmi të bëjë të mirën, por aq shpesh sa nuk bën këtë bën të keqen. Kjo e çoi atë në një shkallë gjithnjë e më të madhe të dekurajimit. Ajo që nuk kuptonte kjo qenie e shkretë e për t’u mëshiruar ishte se prirja e tij e brendshme për të bërë të mirën dhe prirja e tij e jashtme për të bërë të keqen, vinin nga e njëjta pemë!

    Njeriu mendoi se ‘duke bërë të mirën’ do t’i pëlqente Perëndisë. Sistemi i tij i vlerësimit ishte deformuar. Ai po gabohej duke ngatërruar ‘të mirën’ me ‘jetën’. Kjo ngatërresë e thjeshtë por masive e çon llojin e tij çdo ditë pothuaj në çmenduri. Le të ndalemi e të vëzhgojmë dëmin që i është bërë krijimit më të mrekullueshëm të Perëndisë. Njeriu i përkiste kësaj mbretërie, por i kishte të gjitha pjesët në brendësi të tij që të kishte lidhje me të dy mbretëritë. Por kjo nuk u arrit prej tij. Ai tani është një lundërthyer. Ai është i vetmuar në këtë mjet të hapësirës të quajtur tokë. Njeriu është i shqyer brenda vetes së tij, madje i shkatërruar nga një përpjekje e çmendur për të bërë të mirën dhe nga dëshira e ethshme për ta braktisur gjithmonë të keqen.

    Brenda njeriut punojnë dy forca jete, por njëra, jeta njerëzore, është përfundimisht skllave e tjetrës. Elementi i një jete të huaj të rënë, që gjendet në trupin e tij, është më i pushtetshëm se vetë ai. Për ta bërë më të qartë, është një klasifikim biologjik më i lartë se njeriu. Për këtë arsye gjendja frymore e njeriut mund të vështrohet që nga ai çast e më pas pothuaj si skizofrenike. Elementi i rënë i një jete tjetër që vepron në trupin e njeriut, do bëjë që ai të mëkatojë. Duke mëkatuar ai do ta ndjejë veten shumë keq. Ai do të turpërohet dhe do ndrydhet nga vuajtja dhe do shpërfytyrohet nga sjellja e tij e keqe dhe veprat e tij të liga. Në këtë mënyrë më pas ai do bjerë në dëshpërim. Por pas njëfarë kohe ai do të ngrihet dhe do betohet që mos të bëjë më kurrë diçka kaq të keqe dhe të ligë si mëkati. Për të qetësuar ndërgjegjen e tij akuzuese, ai do t’i kujtojë vetes se është kryesisht person i mirë. Për këtë arsye ju do t’i gjeni pasardhësit e tij duke dhënë para për bamirësi, duke u penduar, duke rrahur gjoksin me grushta nga pendesa, duke ndërtuar altarë, apo duke i dhuruar diçka katedrales, një vendi të ashtuquajtur të shenjtë. Pak ditë më vonë kjo viktimë e shkretë e një jete të mjerë e të errët, më e lartë se jeta e tij, do të mëkatojë përsëri. Dhe ky cikël i dëshpëruar do të përsëritet gjatë gjithë jetës së njeriut të rënë.

    “E mira” do ta çojë këtë specie patetike drejt zhdukjes nëpër korridoret e kohës, derisa nga mëshira Perëndia do ta shfarosë fare. Deri sa të vijë ajo ditë, njeriu i rënë do të vuloset brenda përbërjes skizofrenike të dyfishtë të tij, duke u lëkundur dëshpërueshëm nga e mira tek e keqja dhe nga e keqja tek e mira. Të dyja veprimet (bërja e mëkatit dhe ankthi i bërjes së të mirës) vjen nga i njëjti burim. Kjo është një pikë që njeriu është krejt i paaftë ta kuptojë. E pse jo? Ai kurrë nuk e ka shijuar të kundërtën e të mirës apo të keqes. Cila është e kundërta?

    Jeta!

    Njeriu shikon tek e mira shpresën e tij të vetme për liri dhe paqe. Tek e keqja ai shikon torturën e skllavërimit të përjetshëm. Por në të vërtetë, janë e mira dhe e keqja ato me të cilat njeriu ndërton kafazin e tij dhe ato me të cilat ai kalit zinxhirët e tij.

    I dëbuar nga kopshti i Edenit, një specie e rënë po mundohej tashmë të mësonte se si të jetonte në një planet të rënë. Vetë planeti u kthye jo mikpritës dhe njeriu kurrë nuk ia ka dalë mbanë të rrojë me sukses në tokë. Akoma sot jeta e njeriut jashtë mjedisit të tij natyror është barbare dhe primitive. Por nuk ishte ekologjia e jashtme e planetit të rënë problemi që e çmendte më shumë njeriun; burimi i tmerreve më të mëdha të njeriut ndodhej brenda tij. Ai nuk mund të ishte kurrë i sigurtë në se ishte funksioni i saktë i frymës së tij apo nëse ishte funksioni i mbrapshtë i shpirtit të tij, që funksiononte në vend të frymës së vdekur. Tashmë njeriu kishte humbur kuptimin e motiveve të thella të tij. Tani vetëm Perëndia i njihte motivet e vërteta të zemrës së njeriut. Dhe kështu do të mbetet përgjithmonë deri në zhdukjen e kësaj specieje. Trupi i tij me anë të shenjave po tregonte se ishte bërë krejt i pandjeshëm ndaj të gjithë gjërave frymore që i kishte shfaqur njëherë e njëkohë.

    Ajo që ishte akoma më tragjike ishte përfundimi i nënshtrimit të trupit ndaj shpirtit. Trupi i kishte deklaruar një luftë të gjithanëshme shpirtit dhe po e fitonte atë luftë. Për më tepër trupi po ngrinte lart të gjitha shqisat e tij.
    ‘Shqisa’ po bëhej një dëshirë e madhe për zotërim. Këto ndjenja po fitonin kontroll mbi shpirtin e njeriut. Rrjedhoja vendimtare në një betejë pa pushim ishte vënë në dyshim serioz. Më në fund ky trup i rënë, me ndjenja dhe luftues, arriti në pikën që nuk mund të quhej trup i vlefshëm. Por mori emërtimin ‘Mish’. Megjithatë nga diku brenda këtij trupi, që kishte qenë më parë i lavdishëm, dukej sikur kishte një kujtesë të gjërave të së kaluarës. Thellë nga brendësia e këtij skllavi të mposhtur, ngrihej një lutje për një çlirim të paimagjinueshëm. Toka, dielli, hëna dhe yjet – duke dëshmuar rënien e stërmadhe të tyre dhe atë të kryeveprës më të madhe të krijimit – e dëgjuan këtë lutje për çlirim dhe u bashkuan në thirrjen e dëshpëruar.

    Shpirti i njeriut, trupi i tij dhe thellësia e vetë tokës u bashkuan tok, në një thirrje të fuqishme për një lloj shpëtimi. Pema e jetës ishte larguar nga Toka dhe ishte kthyer në mbretërinë Frymore. Njeriu i zhveshur lakuriq duke zvarritur një trup të rënë dhe një frymë të vdekur, u strehua në një planet të rënë, që tronditej nga dridhjet. Një engjëll i rënë tani kishte një skllav të ri për ta munduar dhimbshëm. Për sa kohë? Përgjithmonë? A është njeriu i dënuar të jetojë përjetësisht në këtë tmerr që të tret?
    A ka ndonjë shpresë për këtë njeri? Përgjigja do t’ju habiste.

    Por ç’ka të bëjë gjithë kjo me ecjen tuaj si besimtar?

    Në hartën biologjike ne shikojmë një qenie që ishte dikur e lavdishme, e cila ka rënë në mënyrë ekstreme. Emri i kësaj qënieje është Homo Sapiens. Ti je në listën e përkatësisë së kësaj specieje. Por sa është dëmi frymor i kësaj specieje? A ka ndonjë shpresë që njeriu të rimarrë veten nga kjo gjendje ku Fryma ka veprimtari të ulët? A mundet njeriu që të jetë edhe njëherë dikush që ecën në miqësi intime me Perëndinë? Përgjigja është jo.

    Perëndia jo vetëm nuk do të heqë dorë, por Ai do ta vdesë këtë specie. Kura e Tij për njeriun e rënë është zhdukja e plotë. Kjo do t’i bënte të gjitha shpresat të kota.

    Megjithatë nuk është kështu. Perëndia kishte një vizion të lartë! Ai do ta vdiste këtë specie për të prezantuar një specie të re. Pikërisht këtu në planetin tonë Perëndia do prezantonte një formë jete krejtësisht të ndryshme nga ana biologjike dhe tërësisht të re. Kjo krijesë do ngjante nga pamja e jashtme me specien e vjetër, por këtu mbaron dhe ngjashmëria. Në brendësi këto dy forma jete janë krejt të ndryshme.

    I dashur lexues, ti do të takohesh me një përfaqësues të gjallë të një përkatësie të re biologjike si dhe me lëvizjen e parë në një krijimi plotësisht të ri.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    PJESA E DYTE E LIBRIT

    GJASHTE


    Krijesa e Dytë nga Dy Mbretëritë



    Ati i tij ishte nga mbretëria tjetër. Nëna e tij ishte nga planeti ynë. Pyetja: Çfarë është Ai biologjikisht?
    Ai mori ADN-në dhe gjenet hyjnore nga Ati i Tij*. (shikoni diskutimin mbi ADN-në e Perëndisë në kapitullin katër). Prandaj Ai është Biri i Perëndisë dhe brenda qenies së Tij ndodhet jeta e përjetshme. Ai ka (dhe është) forma më e lartë e jetës në hartën biologjike. Ai është hyjnor; Jezusi e ka origjinën nga mbretëria frymërore. Nga ana tjetër Ai ka gjithashtu të trashëguar ADN-në dhe gjenet biologjike të nënës së Tij. Ai ka edhe jetën njerëzore brenda Tij.
    Atehere cili është Ai? Jeta më e lartë , hyjnore apo jeta njerëzore? Ai është edhe njëra edhe tjetra. Në fakt, Ai është e vetmja qenie e gjallë që ka të dyja këto forma jete që pulsojnë brenda Tij.
    Atëhere a i përket Ai kësaj mbretërie apo mbretërisë tjetër? A është shtëpia e Tij mbretëria fizike, materiale, e dukshme, molekulare, e përkohshme, me përmasa, e matshme, universi hapsirë-kohë i përbërë nga atome dhe materje? Apo është mbretëria frymore, jo materiale, e padukshme, e përhershme, universi pa përmasa dhe i pamatshëm? Përgjigjia është e qartë: Ai është me origjinë nga të dyja mbretëritë dhe të dyja ato janë mjedisi i Tij i natyrshëm. Ai është në shtëpi në të përjetshmen ku koha (apo pakohësia) ecin në dy drejtime. Ai është nëpër korridoret e të gjitha ngjarjeve, në të gjitha drejtimet. Ai jetoi në mbretërinë frymore, gjatë gjithë përjetësisë së kaluar, deri në lindjen e Tij në Betlehem. Pas lindjes për 33 vjet Ai ishte vendasi (dhe në shtëpi) i një mbretërie të vogël, të kufizuar, të përkohshme dhe të dukshme, ku ndodhnin shumë ngjarje që lëvizin vetëm në një drejtim. Gjatë gjithë përjetësisë Ai kishte jetuar në mbretërinë tjetër. Gjatë 33 vjetëve, Ai jetoi në këtë mbretëri.
    Por ka edhe më.
    Duket se Ai kishte aftësinë unike që të jetonte njëkohësisht në të dyja mbretëritë. Ndërsa Ai jetonte në këtë mbretëri fizike, Ai jetonte gjithashtu, në të njëjtën kohë edhe në mbretërinë frymore.
    Por ka edhe më.
    Ai kishte gjithashtu origjinë gjaku mbretëror… në të dyja mbretëritë. Në njërën Ai ishte Biri i Zotit Perëndi, Krijuesit të të gjitha gjërave; ndërsa në mbretërinë tonë Ai ishte në rrugën për marrjen e fronit të një kombi të përbërë nga njerëzit e Perëndisë. Parashikimet janë tronditëse. Nëse ai fitonte këtë planet dhe nëse Ati i Tij ia dorëzonte Atij pushtetin në mbretërinë e padukshme, Ai mund të bëhej Zoti dhe Mbreti i të dyja mbretërive. Mbreti i të gjithë mbretërve dhe Zoti i të gjithë zotërve.
    Por le të kthehemi tani tek çështja jonë kryesore.
    Kur Ai jetonte në tokë, kur ngrihej në mëngjes nga krevati, me anë të cilës jetë jetoi Ai? Në fund të fundit Jezus Krishti zinte dy vende në hartën biologjike! Ai kishte dy prindër por secili i përkiste një mbretërie të ndryshme. Duke patur dy përmbajtje jete Ai ishte krejtësisht Perëndi dhe krejtësisht njeri, siç mund të shprehet me fjalë në më të madhin nga të gjithë pohimet paradoksale. Ai ishte 100 përqind një qenie njerëzore, megjithatë Perëndia ishte jeta e Tij; prandaj Ai ishte hyjnor. Pra kur u ngrit në mëngjes nëpërmjet cilës prej këtyre jetëve jetoi Ai?
    Në radhë të parë Ai jetoi nëpërmjet jetës hyjnore. Ai jetoi me anë të jetës më të lartë. Ai ishte krijesa e vetme në këtë tokë që jetoi në këtë mënyrë. Jeta e rendit të tretë të Tij ishte nën bindjen e jetës së rendit të parë të Tij! (Jeta e Tij njerëzore iu nënshtrua jetës së Tij hyjnore.) Ja pra ku po jetonte në këtë planet në ngjashmërinë e mishit njerëzor e megjithatë po jetonte me anë të një jete biologjike më të lartë.
    Një njeri i cili ngrihej në mëngjes dhe jetonte me anë të një jete hyjnore; një njeri i cili jetonte pikërisht të njëjtën jetë me Perëndinë kur Ai ngrihej në mëngjes. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
    Krahas kësaj, ky njeri i pabesueshëm ishte i vetmi i species së Tij. Ai ishte më i rrezikuari nga të gjitha speciet, sepse Ai ishte i vetëm. Kur Ai u vra mbi një pemë, kjo vrasje e zhduku llojin e Tij përgjithmonë. Nuk do të kishte kurrë më në tokë një specie me jetë njerëzore dhe jetë hyjnore brenda vetes. Duhet të kishte vetëm një qenie në këtë planet i cili do të jetonte me anë të jetës më të lartë. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe nuk do të ndodhte kurrë më.
    Ky pohim është i vërtetë, por Perëndia kishte një alternativë dhe ajo ishte aq e thellë sa askush nuk kishte menduar ndonjëherë për të.
    Perëndia mund ta zhdukte me siguri të plotë këtë krijim, t’i jepte fund homosapiensit të vjetër dhe më pas të sillte një krijim fare të ri! Sikur Ai ta bënte këtë dhe pastaj të sillte në ekzistencë një specie biologjikisht të re, atëhere gjithçka mund të ishte e mundur. Mendo për këtë. Një specie që ishte njerëzore, megjithatë jo si specia e mëparshme e Adamit, sepse ajo e kishte humbur lavdinë. Një specie që ishte njerëzore, por që mbartte në thellësinë e vet jetën më të lartë.
    Po krijimin e vjetër, ta shkatërrosh? Të kesh një krijim fare të ri? Me një specie të re? Një specie e re që mund të arrinte zotërimin e jetës më të lartë?
    Preposterous!
    A është kjo e pamundur? Mos jini tepër të sigurtë! Në fund të fundit keni të bëni me Atë, që është Krijuesi i kësaj mbretërie dhe është e ditur se Ai ka përdorur disa taktika mjaft dëshpëruese për të përmbushur Qëllimin e Tij të përjetshëm.
    Nëse ekziston edhe mundësia më e vogël e ardhjes në ekzistencë të një specieje të tillë, atëherë kjo është për ju një arsye që ju bën të nevojshme të mësoni gjithçka që të mundni për biologjinë, sociologjinë, kulturën dhe vlerat e Jezus Krishtit. Ndoshta pyetja më e zgjuar që mund të bëni ndonjëherë si një besimtar, i cili dëshiron që ta njohë më nga afër Perëndinë e vet është kjo:
    • Si jetoi saktësisht Zoti im me anë të një jete tjetër?

    Përgjigjia jepet në një kapitull më vete.


    SHTATE

    Një Vështrim Biologjik tek një Marangoz



    Një karpentier që jetoi në Nazaret ngjasonte disi si Adami para se të mëkatonte. Fuqia penetruese e Adamit qëndronte në pamjen e jashtme por jo në brendësinë e tij. Ndryshimet midis brendësive të tyre të shtangin nga habia! Adami kishte qenë së pari dhe mbi të gjitha, një shpirt i gjallë, së dyti një frymë dhe në fund një trup.
    Po si ishte vallë marangozi? Ai nuk ishte në radhë të parë një shpirt i gjallë. Ndërsa fryma e tij nuk radhitej pas ndonjë gjëje tjetër. Pikërisht në qendrën e qenies më të thellë të Tij, ndodhej fryma e Tij, fryma njerëzore, e gjallë! E plotë. Vepruese.
    A nuk kishte Adami një frymë të pamëkatë? Po dhe kjo frymë e marangozit ashtu si ajo e Adamit erdhi nga mbretëria tjetër. Mirëpo në Adamin, ende të pamëkatë, shpirti ishte në qendër të tij. Fryma e njeriut ishte një mjet drejtimi nga mbretëria tjetër. Fryma e Adamit nuk ishte në qendër të tij dhe nuk ishte as një formë jete. Kujtohuni se Adami kishte një pjesë të paplotësuar. Atij i mungonte një pjesë biologjike!* (Shënim: Termi biologjik i referohet formave të jetës jo fizike). Adami kishte një frymë njerëzore që ishte bërë për të mbajtur brenda vetë Adamit diçka nga mbretëria tjetër. Siç e tha dhe vetë Jezusi në mënyrë të papërsëritshme, “mishi lind mish dhe fryma frymë”. Ky është parimi kryesor i Zanafillës: “Pasardhësi është sipas llojit të vet”. Të gjitha krijesat duke përfshirë edhe pasardhësit e Adamit, janë sipas llojit të vet. (I tillë është pra ky marangoz me origjinë nga të dyja mbretëritë dhe që i përket të dyja “llojeve!”) Çfarë ishte ajo që mungonte tek Adami dhe që do të ishte “trashëguar sipas llojit të vet?” Perëndia kishte synuar që jeta e cila qe në atë frutin e Pemës së mrekullueshme të Jetës duhej të zinte vend në frymën e Adamit. Ashtu siç mbante shpirti i Adamit jetën njerëzore, po kështu duhej të mbante fryma e Adamit jetën e frutit të Pemës së Jetës.
    Adami ishte ftuar që të ishte pjesëmarrës i jetës më të lartë, duke u bërë në këtë mënyrë biri i dukshëm i Perëndisë së padukshëm. Perëndia do kishte patur qenie, që duke jetuar në këtë planet, në Kopshtin e Edenit, do të ishin njerëzore megjithatë duke pasur jetën e Perëndisë në frymën e tyre….duke jetuar nga jeta e Tij.
    Adami nuk hëngri kurrë fruta të asaj peme, prandaj ai mbeti një krijesë e papërfunduar. Adami ishte biologjikisht i ndryshëm nga ç’kishte planifikuar Perëndia që ai të ishte. Ai mbeti me një pjesë mangut. Një specie e papërfunduar. Nuk është për tu habitur që jeta nuk ka patur një kuptim të vërtetë për racën e tij.
    Si ndryshonte biologjikisht marangozi i Nazaretit nga Adami? Përgjigja gjendet në ndryshimin ndërmjet frymës së Adamit dhe të Zotit! Thellë brenda Zotit Jezus fryma e Tij e gjallë përmbante diçka! Ky është ndryshimi ndërmjet këtyre dy njerëzve! Shikoni me shumë kujdes! Jeta hyjnore gjendet brenda frymës njerëzore të marangozit! Fryma e Tij përmban Frymën hyjnore. Pikërisht jeta e Perëndisë brenda frymës së Jezus Krishtit. Në fakt, që të dy janë një. Një formë jete është në shpirtin e Tij; është jeta njerëzore.
    Jeta më e lartë. Jeta e përjetshme. Fryma jeton brenda Jezus Krishtit. Zoti juaj ka Jetën më të lartë që pulson brenda Tij.
    Brenda Jezusit gjendet diçka që nuk u gjend kurrë brenda Adamit. Nuk mungon asgjë në qenien e marangozit. Nuk ka “pjesë” të lëna jashtë saj. Fruti i Pemës së Jetës gjendet brenda këtij Galileasi. Në të vërtetë, Ai është Pema e Jetës. Ai është jeta. Ai është Jeta e Përjetëshme.
    Jezus Krishti është një formë jete. Cila formë jete? Ai është forma e Jetës më të Lartë e bërë e dukshme. Zoti e deklaroi pikërisht këtë fakt: “Unë jam Jeta”.
    Pali e deklaroi këtë: “Krishti është jeta ime”.
    Tani, le të shohim përgjigjen për pyetjen tonë kryesore. Ne e kemi bërë atë për Perëndinë, për engjëjt, për Adamin. Kur Jezus Krishti, një marangoz që jetoi në Galile, u ngrit nga krevati në mëngjes, me anë të çfarë jete jetoi Ai? Ai jetoi me anë të të njëjtës jetë me anë të së cilës jeton Ati Perëndi. Jezus Krishti nuk jetoi me anë të një jete që iu dha nga Maria. Ai jetoi me anë të një jete jonjerëzore. Ai jetoi me anë të Jetës më të Lartë.
    Kështu ne shohim biologjinë e vetme të Jezus Krishtit. Adami i pamëkatë e filloi si (1) shpirt, (2) frymë, (3) trup. Jezus Krishti ishte (1) frymë, (2) shpirt, (3) trup.
    Jezus Krishti ishte krijesa e parë që ishte frymë, shpirt, pastaj trup. Ky ishte rendi biologjik që Perëndia kishte planifikuar për Adamin. Por ky lloj rendi nuk ekzistoi kurrë tek njeriu deri sa lindi Jezus Krishti.
    Ka edhe më për të thënë! Jezus Krishti kishte një shpirt të zakonshëm njerëzor. Kur shpirti radhitet i dyti kjo është normale. Shpirti njerëzor nuk është kurrë plotësisht normal, përderisa të mos jetë nën drejtimin e asaj Jete më të Lartë që banon brenda frymës.
    Jezus Krishti ishte personi i parë që kishte me të vërtetë një shpirt normal. Emocionet e shpirtit ekzistonin, por ato nuk i shkelën kurrë kufijtë e tyre natyrore. Nga ana tjetër ato kurrë nuk u shtypën në mënyrë të panatyrshme.
    Gjithashtu ekzistonte vullneti i shpirtit të Tij, por Ai nuk u përpoq që ta jetonte jetën e krishterë me anë të vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë së vullnetit njerëzor. Vullneti i tij nuk ishte as i fortë, as i dobët. Vullneti i Tij ishte i bindur ndaj Jetës më të Lartë.
    Por ishte normaliteti i mendjes së Tij, që ishte në ndryshim të madh me intelektin, arsyetimin dhe llogjikimin në krahasim me të gjithë ata që kishte rreth Tij. Mendja e Tij ishte më se normale. Kjo mund të jetë tronditëse për ty lexues i dashur, por Jezus Krishti nuk ishte një intelektual i madh. Po të kish qenë i tillë, Ai do të largohej gjithnjë e më shumë drejt anës njerëzore, duke e neglizhuar atë hyjnore. Ne mendojmë gjithmonë se intelektuali është në plan të parë. Por e vërteta për sa i përket logjikës, njohjes dhe funksioneve të tilla të mendjes është se Perëndia është shumë i thjeshtë në këtë plan. Që ta themi ndryshe jeta njerëzore e rënë është shumë intelektuale. Kjo është natyra e gjendjes së njeriut të rënë. Mos harro kurrë se kur forma më e lartë e jetës erdhi në tokë, Zoti e formoi formën e tretë të jetës paksa ndryshe në planin mendor, në krahasim me thjeshtësinë që ai kishte. Është forma e tretë e jetës në hartën biologjike, e cila renditet e para për sa i përket logjikës. Po të zhvendoseni lart ose dhe poshtë në hartën biologjike, ju do të gjeni forma të jetës që janë më pak të komplikuara se sa njeriu. Njerëzit intelektualë të kohës së Jezus Krishtit e bombarduan Atë me pyetjet më të thella dhe të komplikuara që mund të formonte mendja e njeriut. Ai i “çmendi ata me përgjigje që flisnin, për zogjtë, lulet, perëndimet, erën dhe ujin. Funksionet e mendjes së Tij ishin normale. Mendimet e Tij, mësimet e Tij, jeta e Tij ishin të thjeshta dhe jo të komplikuara. Fjalët e Tij dhe stili i jetës së Tij zinin vend të dyja me kuptimin e thjeshtësisë dhe të gjërave që nuk shiheshin dot. Vendbanimi tjetër i Tij, që gjendet në mbretërinë tjetër, nuk është i famshëm për intelektualizmin dhe arsyen.
    Sot intelektuali shihet si superior dhe i besohet më tepër, se sa emocioneve apo vullnetit. Zoti juaj, Jeta më e Lartë, tregoi dhembshuri dhe durim të madh ndaj njerëzve të ndikuar nga emocioni. Ai toleroi të vullnetshmit (djaloshin e pasur aristokrat). Ai pati një përbuzje gjithnjë në rritje ndaj njerëzve të mendjes (farisejve, studiuesve të shkrimit), pa përmendur luftën që zhvilloi me ta, e cila përfundoi me vrasjen e Tij. Ndoshta ky person që mund të shkelë shtigjet e së kaluarës dhe të së ardhmes së historisë, e dinte se çfarë do t’i bënin njerëzit, e lobit ballor të trurit, besimit dhe besimtarëve të krishterë.
    Çfarë i kanë bërë?
    Ata kanë përkufizuar se besimi ynë është në radhë të parë i varur nga intelektualizmi dhe besimi i doktrinës. Ky koncept, sigurisht që nuk ka të bëjë pothuajse aspak me të jetuarit e jetës së krishterë me anë të një Jete brenda nesh.
    Ndalo pak dhe bëj pyetjen: Nëse lloji i Tij filloi të shumohet, nëse ata gjithashtu filluan të jetojnë me anë të Jetës më të Lartë, që gjendej në ta, si do të ishin këta njerëz në jetën e përditshme? A do të ishin ata njerëz që kishin në radhë të parë shpirtin, apo frymën? Të komplikuar apo të thjeshtë? Të dhënë pas mendjes, emocionit, vullnetit të fortë apo diçka krejt tjetër nga këto tri gjëra? Arsyetues? Moralistë? Me përkatësi më të madhe nga kjo mbretëri me vlera të lidhura pas gjërave të perceptuara, apo nga mbretëria e padukshme dhe e paperceptueshme? Apo do të ishin njerëz që kërkonin njohurinë e përvojës së Perëndisë-miqësinë me Perëndinë? Po për trupin e pamëkat të Jezusit?
    Para se të largohej përfundimisht nga ky planet trupi i Tij ndryshoi. Trupi i Tij u shndërrua në një trup frymor. Termi “trup frymor” është kontradiktor në të kuptuar. Frymor është i padukshëm që nuk shihet, pa masë dhe molekula. Trupi mund të shihet, është fizik, ka masë dhe molekula. Trupi mund të shihet, është fizik, ka masë dhe molekula, për Jezusin në të cilin u takuan të dyja mbretëritë, prej të cilave Ai erdhi, ato u pajtuan dhe u shprehën në trupin e Tij.
    Çfarë specie! Trupi i Tij nuk ishte dhe nuk është në pushtetin e hapsirë-kohës. A ju vjen ndër mend historia? Natën e një të diele në Jeruzalem Ai trup përshkoi materien fizike, megjithatë ishte i dukshëm. Dhe sot trupi i Tij është i dukshëm por frymor dhe hyjnor. Ai është person fizik, megjithatë Ai jeton tani në mbretërinë frymore nën dritën që ende nuk shihet.
    A planifikon që të rikthehet në këtë mbretëri fizike?
    Ai do të shihet dhe brohoritet me lavdi! Çfarë specie!
    Më vonë do të shihet se ç’ka të bëjë e gjithë kjo me ju dhe ecjen tuaj me Zotin Jezus. Por tani ne duhet të bëjmë një pyetje, përgjigja e së cilës është vendimtare për jetën tuaj frymore: Si bëri Jezus Krishti që jetoi me anë të një jete jonjerëzore? Si jetoi Ai me anë të Jetës më të Lartë? Le ta ndjekim këtë pyetje tani dhe gjatë gjithë jetës sonë.



    KAPITULLI 8

    Ati si Jeta e Jezus Krishtit


    Nëse ju doni ta njihni më mirë Zotin tuaj, atëherë ju fillojeni këtë çështje duke u përpjekur që të kuptoni se si ishte jeta e Tij e brendshme, kur Ai jetoi në tokë. Pyesni Jezus Krishtin se si jetoi Ai një jetë të krishterë. As Pjetri, as Gjoni, as Pali, nuk mund t’ju tregojë mënyrën më të mirë që Zoti të banojë brenda jush. Brenda Jezusit gjendej Ati i Tij dhe që gjendet brenda jush tashmë, që mund t’ju udhëheqë ju, që të jetoni një jetë nën drejtimin e Tij.
    Unë jetoj nëpërmjet Atit Tim.
    Si jetoi Jezus Krishti nëpërmjet jetës së Atit? Si jetoi Ai me anë të Jetës më të Lartë? Çfarë përvoje shtrihet pas kësaj gjendje të pabesueshme? Përgjigjia e Tij do t’ju japë një pamje të re të ecjes suaj nën frymën e jetës stuaj të krishterë.
    Ne do ta studiojmë jetën e Tij në dy pjesë:
    1- Përvoja e Tij në tokë para se Ai të fillonte shërbimin.
    2- Përvoja e Tij në tokë gjatë shërbimit tre vjeçar.
    Fillimisht duket se mund të mësojmë pak për “Jetën Frymore” të Jezusit, para se Ai të mbushte 30 vjeç. Por, nëse ne vëzhgojmë ngjarjet që ndodhën në jetën e Tij në moshën 30 vjeçare, ne mund të themi se Ai i kishte mbledhur ato atribute gjatë jetës së Tij, në një kohë midis lindjes dhe moshës së Tij 30 vjeçare. Pra, le të marrim parasysh pjekurinë frymore të Birit të Perëndisë. Duke qëndruar në krahët e Marisë, bebja e vogël nuk tha: “Unë po hiqem sikur jam bebe, apo, unë jam Biri i Perëndisë i ardhur nga vendet qiellore, apo, unë do vazhdoj të hiqem sikur po rritem gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm”. Ai ishte me të vërtetë një bebe dhe Ai u rrit siç rritet një fëmijë i zakonshëm. Ndërsa trupi i Tij rritej dhe Ai piqej, shpirti i Tij rritej dhe piqej në lidhje të ngushtë kohore me trupin. Mirëpo ndryshe nga një fëmijë i zakonshëm Ai kishte një frymë të gjallë. Kujdesi i Tij për këtë dimension të brendshëm gjithashtu rritej në lidhje të ngushtë kohore me forcimin dhe pjekjen e trupit dhe shpirtit të Tij. Ai është i vetmi person që u lind, apo që do të lindej ndonjëherë me një frymë të gjallë dhe me Perëndinë që banonte brenda Tij. Ndërsa Adami u krijua plotësisht i rritur. Veç kësaj ai nuk kishte brenda tij Zotin.
    Çfarë mësoi dhe si u rrit me frymë Jezusi? Përgjigja është mahnitëse. Nëse ju mund të kapni qoftë edhe kuptimet më të vogla të pjekurisë frymore të Zotit tuaj ndërsa rritej, kjo mund të ndryshojë krejtësisht kuptimin tuaj mbi maturinë e duhur frymore të një besimtari dhe t’ju hapë kuptime krejt të reja, të fjalës Frymë dhe frymore. Në fund të fundit ishte Zoti juaj, Ai që “shpiku” pak a shumë termat e tilla si frymë, frymore dhe vende qiellore. Për ne këto janë fjalë, ndërsa për Atë ishin përvojë. Ai i përdori këto fjalë për të përshkruar përvojën e Tij. Eksperienca e Zotit tuaj në të kaluarën e përjetësisë; përvoja personale e Tij në prekjen e mbretërisë frymore teksa Ai rritej; ecuria e brendshme e Tij përtërihej me Atin dhe frymën e Tij, gjatë shërbimit të Tij 3-vjeçar: - këto ishin përvojat të cilat Biri i Perëndisë i tregoi me fjalët e Tij. Ai formoi fjalë të reja që të përshkruante realitetin e shoqërisë hyjnore të Tij me Atin dhe Frymën e Shenjtë, gjatë atyre kohëve të jetës së Tij. Të gjitha përvojat e krishtera kanë të përbashkët origjinën e tyre në takimin e Jezusit me gjërat frymore.
    Mësoni përvojën e Tij dhe ju do të zbuloni pyetjen tuaj si të ecni me Zotin. Fjalët, të cilat Ai i përdori për të përshkruar përvojat e Tij, vijnë tek ne thjesht si fjalë. Ato fjalë duhet të kthehen sërisht në përvojë në mënyrë që ne ta njohim me të vërtetë se për çfarë foli Ai. Ja diçka që Ai zbuloi, ndërsa rritej. Ai zbuloi se mund të kujtonte të kaluarën. (Le të lexojmë së bashku tek Gjoni 1:1-5 dhe letra e Kolosianëve e të zbulojmë aty se Ai krijoi gjithëçka.) Pra duhet të vinte një ditë në jetën e çirakut të ri prej marangozi, kur Ai bëri po të njëjtin zbulim për vetveten. Erdhi një çast kur Ai kujtoi ditën kur kishte krijuar frymorët dhe fizikët.
    Sapo mbushi 12 vjeç, Ai e dinte se kush ishte Babai i Tij. Natën përpara kryqëzimit Ai ishte, të paktën gjatë natës, një i tëri me Atin e Tij. Ishte Ati i cili tha: “Kam qëndruar kaq kohë me ty dhe Ti ende nuk më njeh?” Ai guxoi të thoshte: “Përpara se Abrahami të ishte, Unë jam.” Ai i foli Atit në këtë dialog të habitshëm: “Ti më deshe mua para krijimit të botës.”
    Jezusi foli shpesh për kthimin në vendet qiellore, ku Ai kishte jetuar më parë. Diku përgjatë shtigjeve të rritjes së Tij, Ai u kujtua se kishte qenë me Perëndinë, atje në të përjetëshmen. Nga kjo mësojmë shumë mbi përvojën e Tij të brendshme. Nuk ishte trupi i tij ai që ia zbuloi Jezusit këto gjëra, dhe aq më pak shpirti. Ishte fryma e Tij, ajo që i zbuloi përvojat që Ai kishte pasur në përjetësinë e së kaluarës.
    Ne kemi mësuar pak mbi jetën frymore të Jezusit, si dhe mbi njërin nga tiparet e jetës së Tij të brendshme. Por ka edhe më. Ai mund të kujtonte gjithashtu ngjarjet e së kaluarës në hapsirë-kohë. Ai foli qëllimisht se kishte njohur personalisht njerëz, të cilët kishin jetuar shumë kohë më parë (p.sh. Transformimi kur Ai u takua me Moisiun dhe Elian. Ata e njihnin Atë). Por supozimet janë akoma më dramatike se kaq. Duket se fryma e Tij, jo vetëm që mund ta kujtonte të kaluarën, por edhe mund të endej nëpër të.
    Si ishte kjo e mundur? Fryma e Tij është prej mbretërisë frymore. Në atë mbretëri, hapësira, koha, materja, masa, largësia, dimensionet madje edhe e kaluara dhe e ardhmja duket se nuk ekzistojnë, të paktën jo sipas mënyrës që i mendojmë ne. Thjeshtë, ora nuk lëviz në mbretërinë jomateriale. Nëse kjo është e vërtetë atëhere Perëndia juaj lëviz nëpër korridoret e kohës. Në fakt, është e mistershme që Ai gjendet në universin tonë të hapsirë-kohës dhe në universin pa përmasa në të njëjtën kohë.
    Konsideroni fjalët: “Abrahami e pa ditën Time” (Gjoni 8:56)
    “Biri i Njeriut, i cili zbriti nga vendet qiellore dhe që gjëndet tani në vendet qiellore” (Gjoni 3:13) Ai u tha jobesimtarëve: “Atje ku po shkoj unë ju nuk mund të vini” (Gjoni 13:33) Ai e bëri të vështirë për t’u kuptuar nga mendja njerëzore fjalinë: “Aty ku unë jam ju nuk mund të vini.” (Gjoni 7:34,36)
    Zoti juaj kishte thellë në brendësinë e Tij, një vend që duket se nuk ka qenë i kufizuar nga universi ynë material dhe dimensional. Zoti juaj kishte një frymë që mund të kujtonte përjetësinë dhe historinë njerëzore të kaluar. Ai mund ta kujtonte që kishte qenë atje.
    Ndoshta gjëja më e vështirë që na duhet ne krijesave të varfra të kuptojmë, duke qenë se jemi kaq të mbërthyer në këtë vazhdimësinë tonë të hapsirë-kohës është se Ai filloi të kujtonte të ardhmen.
    “Ata do të shohin Birin e Njeriut të vijë nëpër retë e qiellit” (Mateu 26:64)
    “Unë pashë Satanin që po binte nga qielli si vetëtimë” (Luka 10:18)
    “Unë jam alfa dhe omega. Unë jam, kam qenë dhe do të jem” (Zbulesa 1:8)
    “Ai do të vritet por do të ringjallet pas tre ditësh, nga dita që do ta vrasin” (Marku 9:31)
    Atëhere si mundet që dikush ta kujtojë të ardhmen në përjetësi, kur ajo ende nuk ka ndodhur? Por kush thotë se ende nuk ka ndodhur? Sigurisht që nuk ka ndodhur ende, këtu në hapësirë-kohën tonë të vogël. Por ne nuk mund të themi se e ardhmja e përjetësisë nuk ka ndodhur për Të.
    Hapësira, mbretëria fizike, gjithë masa, gjithë koha, vazhdimësia e kohës dhe përjetësia gjenden në Të. Meqë përjetësia gjendet në Të, atëherë Ai është para dhe pas gjërave të përjetshme, në të njëjtën kohë. Këtu në tokë, kjo është shumë larg aftësisë sonë për të kuptuar thellë brenda vendit të frymës së Tij. Ai ishte i lirë nga të gjithë kufijtë. Aty Ai vuri re të gjithë të kaluarën e Tij, si dhe gjithë të ardhmen e Tij para egzistencës. Ai arriti kuptimin e kësaj kohe pas krijimit! Ai e dinte se do të kthehej në lavdi, kur të kthehej tek Ati. Diku në pjekurinë e Tij, Ai kishte zbuluar se mund të kujtonte të ardhmen. Ai e pa veten e Tij të kryqëzohej dhe të ringjallej. Ai e pa ngritjen e Tij. Ai pa shkatërrimin e Jeruzalemit. Ai e pa që do të kthehej në këtë planet me pushtet dhe lavdi, me ëngjëjt e zgjedhur. Shumë nga këto gjëra, apo gjëra të ngjashme me këto duhet t’i kenë ndodhur Atij para se të mbushte 30 vjeç.
    Duket sikur e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja kaluan para Tij si një pafundësi. Ai foli disa herë për gjërat e së ardhmes, sikur ato të kishin ndodhur. Për shembull, Ai i foli shpesh dishepujve të Tij, sikur kryqi t’i kishte çliruar ata, pa u kryqëzuar ende Ai, dhe sikur ata ta kishin marrë Frymën e Shenjtë. Për Atë, këto gjëra ishin kryer tashmë. Nga pikëpamja e Tij në përjetësi, këta burra ishin çliruar tashmë dhe kishin marrë brenda tyre Frymën e Shenjtë. Diku gjatë rritjes së Tij, Ai e kuptoi se mund të shihte në mënyrë konkrete ngjarjet e padukshme frymore, teksa ato ndodhnin: “Unë pashë Satanin të binte si vetëtimë”. Ne thjesht nuk mund ta dimë si ndodhi kjo me saktësi, por ne dimë që, Ati i Tij ndodhej në Të dhe Ai i kushtoi vëmendje këtij fakti. Erdhi një kohë që Ai filloi të dëgjonte Atin e Tij, të fliste me Të. Ne i marrim ashtu siç janë disa nga thëniet e habitshme të Zotit, duke i përshkruar ato, ndoshta si një dhunti profetike. Ka më të ngjarë që, përgjigjia të gjendet në misteret e lidhura me veprimtarinë e frymës së Tij.
    Ne themi se ndërsa Ai rritej, Ai zbuloi se mund të shikonte në të tashmen gjërat që nuk mund të shiheshin nga sytë e Tij, pra gjërat e së ardhmes. Ai njohu njerëz që nuk i kishte takuar kurrë, madje e dinte se çfarë mendonin ata. Ai u tha:
    - Fëmija yt është shëruar.
    - Tani po vijnë ata që do më tradhëtojnë.
    - Ju do të gjeni aty një gomar.
    - Kapni një peshk hapni gojën e tij…
    - Hidhni rrjetat tuaja në krahun tjetër…
    - Zakia zbriti poshtë…
    - Pra, ti je Pjetri.
    - Të pashë ty Nathaniel poshtë pemës.
    - Ti thua të vërtetën, ti ke pasur pesë bashkëshortë…
    - Njëri prej jush është tradhëtari…
    - Kam qëndruar kaq kohë me ju, ende nuk më keni njohur?
    Të gjitha këto tregojnë se fryma e Tij njerëzore mund të lëvizë në përjetësi dhe nuk është gjithnjë e kufizuar për të njohur vetëm gjërat e afërta gjeografikisht dhe gjërat e së tashmes.
    A kanë ndonjëherë besimtarët vështrim të tillë? Nëse po, pse? A është diçka kaq e mrekullueshme për profetizim? Për të bërë mrekulli? Për t’u bërë përshtypje shokëve tuaj?
    Absolutisht jo! Përkundrazi, kjo është për shoqëri me Perëndinë, një lejim që ju bëhet për tu shoqëruar me Atë, në kohë dhe në gjërat e përjetësisë. Çfarëdo që mund të jenë apo të mos jenë vlerat e frymës njerëzore, ekziston një fakt i sigurt. Fryma njerëzore ekziston që ne të mund të kemi shoqëri me Perëndinë e Gjallë. Fryma e Zotit tuaj një me Atin ishte e pakufizuar dhe e pandikuar nga universi i hapsirë-kohës sonë, megjithëse Ai jetoi në të.
    Ndërsa qëndronte mbi dheun e këtij planeti. Ai ishte i lirë që të banonte jashtë gardhit të lartësisë, thellësisë, gjerësisë dhe matjes së kohës. Duke jetuar në këtë krijim fizik, Ai nuk ishte fare nën pushtetin e kufijve të tij. Ai mund të shikonte madje edhe momentet e fundit të hapësirë-kohës dhe ngjarjet që do të ndodhin, që ishin përtej mbarimit të gjithë kufijve në vendet e papara të një të ardhme ku gjënden vetëm gjërat e pafundme.
    I dashur lexues ky libër nuk është për profecitë ose për mrekullitë dhe çuditë. Ky libër është shkruar që ti të kesh shoqëri me Zotin tënd pikërisht tani. Për këtë fakt fryma është një fjalë më e lartë se sa i është besuar, meqë ajo ka të bëjë në ecurinë tuaj me Jezus Krishtin. Pra fryma është jetë. Erdhi gjithashtu një ditë në jetën e këtij marangozi të jashtëzakonshëm, kur Ai filloi të dëgjonte zëra! Po, zëra. Ose më saktë një zë. Jo një zë diku përpara dhe as nga prapa Tij. Aq më tepër jo nga ndonjë drejtim jashtë Tij. Ai zë nuk dëgjohej nga veshët e Tij. Ai zë i fliste Jezusit thellë me frymën e Tij dhe Jezusi e dëgjoi Atin e Tij duke folur. Në atë cast, Ati i Tij ishte brenda qenies së Tij. Pikërisht aty, në atë frymën e pakufizuar, të pamatë, pa përmasa, aty banonte Perëndia i gjallë.
    E përsëris që ky banim nuk është për fuqinë apo për profecinë. Nuk ishte ky qëllimi i banimit të Frymës për Atë, as për ju. Zëri, që e banonte brenda, mbi gjithëçka tjetër, kishin një kuptim për Jezus Krishtin: Privilegjin e shoqërisë. Në radhë të parë dhe mbi gjithçka miqësi (shoqëri) me Atin e Tij. Imagjinoni atë ditë kur Ai deklaroi me zë të lartë në habinë e zbulimit, që të shtang më tepër: “Unë dhe Ati im jemi një.” Mbajeni mend se ky libër është shkruar për ecjen në Zotin Jezus Krisht. Në këtë libër tregohet se Ai eci me Atin e Tij dhe jetoi jetën e Tij një me Atin. Zoti juaj nuk kërkoi as autoritet, as pushtet, as mrekulli. Gjëja më e shenjtë në univers për Atë ishte që Ati i Tij banonte brenda qenies së Jezusit dhe që do jetonte një jetë të pandarë nga Ati i Tij. Ja edhe një atribut tjetër i Birit të Zotit, që nuk e kishte asnjë në tokë. Kurdo që takohej me dikë, Ai mund të dallonte nëse personi ishte i gjallë apo i vdekur. Ai mund të dallonte nëse ata do të merrnin një ditë jetën e përjetëshme, apo nëse ata ishin thjesht njerëz të vdekur në lëvizje. A e kuptonte Ai këtë nga brenda apo udhëtonte në atë kohë pararendëse, para krijimit të botës kur Ai paracaktoi pikërisht ata që do të kishin jetën e përjetshme? Qëllimi që bëhet ky vëzhgim në përvojën e fëmijërisë dhe moshës së re burrërore të Jezus Krishtit është që ta krahasojmë atë me njeriun e rënë nga lavdia. Ata janë me të vërtetë dy qenie biologjikisht të ndryshme. Njeriu i rënë nga lavdia nuk ndryshonte vetëm për shkak të mishit mëkatar, shpirtit të dëmtuar dhe frymës që nuk funksiononte. Kishte më shumë se kaq. Zoti Jezus kishte brenda Tij pjesë funksionale, që njeriu i rënë nga lavdia nuk i kishte patur ndonjëherë. Të gjitha vetitë e Tij ishin pa difekt, plus që Ai kishte brenda Tij një Jetë më të Lartë. Ai jetonte brenda kësaj jete dhe duke vepruar kështu, Ai përjetoi një mënyrë të jetuari mbi këtë tokë, që asnjë krijesë tjetër nuk e kishte njohur më parë. Ky është një subjekt i parë së tepërmi, megjithatë është i gjallë për ju dhe për mua si besimtarë. Mbi të gjitha të tjerat ju jeni rigjeneruar (Kjo do të thotë se fryma juaj është bërë sërish e gjallë). Ju keni brenda jush gjëra që veprojnë, të cilat nuk gjenden ndër jobesimtarët. Ju keni një frymë të ringjallur. Jobesimtari nuk e ka. Shpirti juaj ekziston gjithashtu në praninë e një fryme të ringjallur dhe ky është një faktor që ndikon, madje transformon shpirtin tuaj. Jobesimtari nuk është duke përjetuar brenda tij një mrekulli të tillë.
    Ku qëndron ndryshimi midis trupit të besimtarit dhe jobesimtarit? Ka një lajm të mirë për këtë. Ju keni shpresë për një trup të ri të lavdishëm. Jobesimtari nuk e ka. Fryma juaj është bërë një me frymën e Perëndisë dhe jeta e Tij (Jeta më e Lartë) është në frymën tuaj. Gjendet një formë tjetër më e lartë e Jetës, që banon tani tek ty. Ti je shpirt, por ti gjithashtu ke një frymë. Madje këto janë dy forma jete në ty dhe kur ti ngrihesh nga krevati në mëngjes, ti ke mundësi të arrish atë jetën tjetër. Sot fryma dhe Fryma e Shenjtë janë terma shumë të njohura, por ndoshta për arsyen e gabuar, për shumë njerëz këto fjalë kanë kuptim të gabuar, të suksesit, lumturisë, fuqisë, profecive, mrekullive duke nxjerrë demonë në veprim dhe gjëra të ngjashme me fuqitë magjike. Por, këto fjalë në buzët e Jezusit thonë diçka tjetër. Çfarë domethënie kishte për Jezusin që të ngrihej në mëngjes dhe të jetonte me anë të Jetës më të Lartë, që banonte brenda Tij? Pushtet? Sukses? Të qenit i lumtur? Çfarë ishte gjëja më e lartë dhe e shenjtë për Jezus Krishtin duke pasur Atin e Tij të vërtetë brenda vetes?
    Përgjigja është shumë e thjeshtë. Gjëja që kishte domethënien më të madhe për Jezusin ishte pasja e Atit brenda Tij, atje në mbretërinë e gjërave frymore. Gjëja që pulsonte në qenien e Tij më të thellë ishte se Ai mund të kishte shoqëri, shoqëri me Atin e Tij! Kjo qëndronte mbi gjithçka tjetër. Zoti Jezus kishte qenë pjesë e kokës së Perëndisë gjatë tërë përjetësisë së kaluar. Aty brenda kokës së Perëndisë, Zoti juaj Jezus kishte shoqëri me Atin për një kohë shumë shumë të gjatë. Prej sa? Pothuaj përgjatë gjithë përjetësisë së kaluar. Kësaj i gëzohej Ai më tepër se çdo gjë. Njerëzit gjatë jetës do t’ju tregojnë gjithçka mbi Frymën e Shenjtë e do t’ju hutojnë me përralla të pushtetit, duke i dhënë urdhra djajve përqark, duke pasur vizione profecitë, predikimet, mrekullitë.
    “Jetë e krishterë e suksesshme” është ajo çfarë Jezusi pati në vazhdimin e shoqërisë së Tij me Atin. “Fryma dhe jeta” ishin koncepte që Ai i kishte njohur si përvojë vetjake shumë kohë para krijimit, shumë kohë para se ëndërrat, shërimi, mrekullitë apo suksesi të vinin në ekzistencë.
    Ndërsa Zoti kujtoi para ekzistencën e Tij në përjetësi brenda kokës së Perëndisë, fjalë të tilla kishin vetëm një kuptim për Atë.
    Shoqëria në kokën e Perëndisë apo fryma e Tij bëri një gjë të mundur mbi gjithçka tjetër mbi tokë. Fryma e Tij e lejoi Atë, që të vazhdojë një shoqëri me Atin, që kishte filluar dhe i përkiste përjetësisë. Fryma e Tij e lejoi shoqërinë të vazhdonte mbi këtë planet. Ajo përvojë shoqërimi e Tij me Kokën e Perëndisë ishte gëzimi më i madh për Të. Një lloj i dalluar apo jo? Sa keq që kjo specie e llojit të vetëm u zhduk vetëm pas 3 vjet jete në këtë planet. Nga ana tjetër dolën fjalë se Ai nuk mbeti i vdekur. Mbase Ai lloj nuk u zhduk aspak.
    Gjatë 1700 vjetëve të fundit, një shoqërim intim me zotin brenda frymës së besimtarit është vënë në radhët e fundit, si një shënim në fund të faqes. Është një e kaluar që mund të zbulohet. Pse u zhduk në mënyrë kaq të plotë? Përgjigjen, unë nuk e di. Ndoshta, sepse ne flasim mbi atë që ne dimë më mirë dhe e quajmë të dyshimtë atë që ne njohim më pak. Ndoshta, sepse gjërat e sipërfaqes kuptohen më kollaj. Ndoshta pyetja e një ecje më të thellë me Krishtin thjesht ka kumbur për familjen e Perëndisë. Nëse ti, kërkuesi, pyet si ta njohësh Zotin tënd më shumë, më thellë, ti mund të marrësh një përgjigje të shpejtë si: “Lexoje Biblën dhe lutu më shumë”. Nëse ti ke arritur në pikën që të bësh këtë pyetje, shanset janë që ti do të kesh një bibliotekë me Bibla dhe gjunjë të dobësuar, ndërsa po kërkon diçka që është përtej lutjes dhe studimit biblik. Një gjë është e sigurtë: Ti shpesh do të marrësh vështrime të zbrazëta, madje edhe nga udhëheqësit e krishterë më seriozë, nëse do i drejtoje pyetjen: “Si mund të hyj në shoqërinë që vazhdon brenda Kokës së Perëndisë?” Uroj që të vijë ajo ditë kur këto çështje të jenë synimi parësor jo vetëm i të krishterit të thjeshtë, por i gjithë eklesias.
    Ne nuk kemi thirrje më të madhe se sa të ndjekim atë që Jezusi ndoqi teksa, Ai udhëtoi në këtë planet, pra që të dimë të ecim në Të dhe të hyjmë në shoqëri me një Zot që banon brenda nesh. Ndërkohë, kujtohuni se fryma e Tij njerëzore përshkon gjithë hapësirë-kohën dhe gjithë përjetësinë. Ajo përmban jetën e Atit të Tij, dëgjon Ate të flasë, e lejon Atë të ketë shoqëri dhe të një me Atin e Ti. Keshtu mund të gjendet vendi ku jeta e Atit dhe jeta e Birit janë një. Për më tepër, në të gjitha elementet e pasqyruara të këtij vendi frymor, shoqërimi me Atin e Tij renditet mbi gjithçka. Nëse specia e Tij do të shtohej në këtë tokë, a është e mundur që këto specie të mund të kenë lidhje pikërisht me këtë botë frymore brenda tyre dhe me të njëjtin qëllim që të njohin Zotin e tyre?
    Në kapitullin tjetër ne do të vazhdojmë ta shqyrtojmë këtë çështje: Marrëdhënien me Zotin tuaj me mbretërinë brenda Tij.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI 9


    Dy Specie në Kontrast


    Tre vite të pakrahasueshme. Një njeri në këtë planet që jeton me anë të një jete më të lartësuar se jeta njerëzore. Për ju janë të njohura tre vitet e shërbimit të Zotit. Por le të hedhim një vështrim mbi ato vite nga një pikëpamje tjetër. Le t’i shohim ato nga ana biologjike. Duke i parë në këtë mënyrë është pothuajse si një rizbulim i atyre viteve. Si mundet që një njeri që kishte formën më të lartësuar të jetës dhe të ndryshonte nga banorët e këtij planeti, të cilët kishin vetëm jetën e Adamit mëkatar dhe mund të jetonin vetëm nëpërmjet jetës mëkatare? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, merrni parasysh ndryshimin midis një ngjale dhe një ngjale elektrike.
    Kjo e fundit duket si ngjalë e zakonshme, por ka organe të ndryshme nga ngjala e zakonshme. Jezus Krishti me njeriun e zakonshëm mëkatar ka ndryshim akoma më të madh. Nëse lloji i tij do të shtohej, fëmijët e tij do të kishin gjithashtu ndryshim me njeriun. Vëreni gjithashtu një radiomarrëse-transmetuese, por jo një radio që kap sinjale nga vende të ndryshme, madje edhe nga largësitë e hapësirës.
    Imagjinoni një radio-transmetues që mund të dërgojë dhe mund të marrë sinjale të përmasave të tjera. Vini re jo nga një vend që është disa vjet dritë larg, por nga një krijim tjetër, që nuk i përket kësaj hapsirë-kohës sonë. Jezus Krishti kishte në veten e tij diçka që mund ta bënte këtë (nëse lloji i Tij do të shtohej) pothuaj të njëjtën aftësi do të kishin fëmijët e Tij. Kini parasysh tani një njeri dhe një lakuriq nate, duke qenë i verbër ai e percepton të njëjtën dhomë krejt ndryshe. Ai e rrok dhomën duke dëgjuar jehonat e tingujve që ai lëshon. Është e qartë pra, që për lakuriqin dhoma do të thotë diçka tjetër nga ç’e konsideron njeriu.
    Një ngjalë elektrike ndryshon nga të tjerat për shkak të pjesëve të veçanta, që ka brenda saj. Një mjet radiofonik që vendos lidhje komunikuese me një univers tjetër është ndryshe nga një radio-transmetues i zakonshëm.
    Në të njëjtën mënyrë dy specie të ndryshme erdhën në perceptime krejt të ndryshme për mjedisin përreth. Pse? Për shkak të përbërjes së tyre biologjike. Jezus Krishti i kuptonte mjediset që e rrethonin ndryshe nga njeriu mëkatar. Le të ndërrojmë këndvështrimin nga ai biologjik dhe le të shohim atë sociologjik. Në këtë pikë ndryshimet midis Lartësimit të jetës dhe jetës së tretë më të Lartë në hartën biologjike të habisin mjaft. Kundërshtimi midis këtyre specieve mbi pikëpamjet e tyre për moralin të shtang. Udhëheqësit fetarë të homosapiensit të rënë në mëkat kishin moral të lartë (për çdo njeri tjetër përveç vetes së tyre).
    Megjithëse ata bënin vetë mëkate, ata ishin gati të vrisnin me gurë një grua që tradhëtonte burrin. Por Ai i cili ishte “Udhëheqësi fetar” i universit tjetër (vetë ishte krejt pa mëkat) ishte më se i vendosur ta linte atë grua të shkonte lirisht. Ai kishte jetuar në dritën e padukshme të shenjtërimit, qëndroi me “jetën e ulët” të shoqërisë.
    Zoti juaj bëhej liberal kur bëhej fjalë për moralin. Jo për veten e Tij, por për ne! Ato që priste Ai mbi sjelljen tonë morale ishin shumë realiste. Nuk ishte një udhëheqës fetar i planetit tonë, që e pëlqente shoqërinë kaq shumë sa që të linte përshtypjen se hante dhe se pinte së tepërmi. Ai ishte vetë Zoti i gjërave qiellore. Ai u etiketua si pijanec dhe grykës. (Kini parasysh se sjelljes së Jetës së Lartësuar i vunë këto emërtime). Njeriu që kishte brenda Perëndinë pati këtë lloj reputacioni. Ai me të vërtetë e pëlqente shoqërinë! Çfarë reputacioni iu dha udhëheqësit “fetar” të të gjitha kohërave dhe të gjithë përjetësisë.

    KULTURA
    A i keni marrë ndonjëherë parasysh ndryshimet kulturore midis nesh, që e morëm kulturën tonë nga zakonet këtu në tokë dhe Atij në të cilin kultura gjendej gjatë kohës së pafundme ndërsa jetonte pikërisht në qendrën e Perëndisë.
    Ndryshimet midis kulturave këtu në tokë janë mjaft dramatike. Për shembull, amerikanët janë mësuar që të mbajnë njërën dorë në prehër ndërsa hanë. Në Europë, ky veprim konsiderohet mjaft vulgar. Një italian e prek italianin tjetër ndërsa flet, kurse një anglez nuk e prek kurrë një anglez tjetër. Kulturat e shumta tokësore çmojnë së tepërmi shprehjet kulturore. Kulturat tona shfaqen në rite fetare, vende të veçanta adhurimi, rite shoqërore, veshje, etj. Por jeta e Atit Perëndi i këmben të gjitha këto vetëm për një gjë: shoqërinë.

    VLERAT
    Hendeku biologjik midis klasës së jetës së tretë mëkatare nuk është askund tjetër më i kundërt me formën e Jetës më të Lartë se sa në sistemet e ndryshme të vlerësimit të tyre. Një mënyrë shumë e mirë për t’i paraprirë se çfarëdo që të jenë do të jenë të kundërta me vlerat e sistemit tonë të vlerësimit.
    Ne jemi të dhënë pas përfitimit, ndërsa Ai vlerësoi humbjen. Ne i gëzohemi jetës, Ai i dha vlerë më të lartë vdekjes, veçanërisht vdekjes së Tij. Ne jemi të dhënë pas pasurive dhe të pasurve, Ai vlerësoi të varfrit dhe i vështroi me mosmiratim të pasurit. Ne mbledhim ndërsa Ai inkurajonte që të jepnim gjithçka. Ne vlerësojmë të dukshmen si më të mirën e gjithçkaje, ndërsa Ai vlerësoi të padukshmen dhe e llogariti pak të çmueshëm krijimin e dukshëm. Krijimi i dukshëm ishte në fund të fundit shumë i përkohshëm, ndërsa tjetri i përjetshëm. Ajo që ishte “sipër” ishte gjithçka për të, ndërsa këtu gjithçka ka vlerën më të madhe për homosapiensin.
    Vuajtja ishte kryesore në sistemin e Tij të vlerave, ndërsa vlerat e njeriut mëkatar qëndrojnë në mençurinë e shmangies së vuajtjes, me çdo mënyrë. Diçka e tillë për njeriun mëkatar do të thotë ruajtje e shëndetit. Por si mund ta shikonin njerëzit e këtushëm mbretërinë tjetër? Ai tha se ka vetëm një mënyrë. Ai e përcaktoi këtë mënyrë si absolute. Ju duhet të kishit lindur në atë mbretërinë tjetër në mënyrë që ta shikonit Atë. (Gjoni 3:3) Ai deklaroi se ishte nga ajo mbretëri. Ai tha se mbretëria e Tij ishte “lart” dhe se ndjekësit e Tij do të lindnin të gjithë në atë vend. Lart!
    Ndjekësit e Tij në të vërtetë do të lindnin në atë mbretërinë tjetër. Është e qartë se “lart” ishte një vend i veçantë dhe i mrekullueshëm për Atë. Frymërat e jetës mëkatare (klasa e tretë) ishin të mbushura me vdekje. Por fryma e Tij ishte e gjallë dhe e mbushur me shenjtërinë e Atit dhe Frymën e Shenjtë. (Luka 4:10) Jezusi u udhëhoq nga fryma e Tij. Kjo është krejt e ndryshme nga funksionet që s’kanë lidhje (mendja, emocionet dhe vullneti) nga të cilat u udhëhoqën speciet e rëna në mëkat.
    Pikërisht këtu ndryshimi midis mendimit të njeriut mëkatar dhe “mendimit” të Jezusit na jep prova të kundërshtimit më të madh ndërmjet vlerave të klasës së tretë dhe atyre të Jetës më të Lartë.
    Ata menduan, ndërsa Ai bëri diçka më të lartë se të menduarit. Mënyra e Tij e të kuptuarit, mjediset e Tij nuk rridhnin nga instrumentet e mendimit. Kujtoni që Ai kishte një përbërje të ndryshme të brendshme dhe veproi në një plan tjetër nga ç’vepronte njeriu në bazë të instrumentave të tij.
    Jezusi nuk ia besoi veten atyre, pasi Ai e dinte se çfarë gjendej në njeriun. (Gjoni 2:24). Jeta më e Lartë që gjendej në Jezusin e vendoste Atë me vite dritë lart mbi njeriun mëkatar (në të kuptuarit e mjediseve që e rrethonin Atë).
    Thjesht shikoni ndryshimin biologjik midis këtyre dy specieve ndërsa ato ndeshen në një incident shërimi. Ka kundërshti në ndryshimet e tyre të brendëshme siç tregohet në shërimet e të paralizuarve. Ata, njerëzit mëkatarë, filluan të arsyetojnë në zemrat e tyre. Jezusi duke njohur me anë të frymës së Tij, që ata po arsyetonin tha: “Pse mendoni të ligën”?
    Farisenjtë, skribët dhe mësuesit e ligjit që sigurisht nuk ishin besimtarë, por dëgjonin Jezusin në qytetin e Kapernaumit. Disa njerëz këmbëngulës ulën nga çatia një paralitik. Jezusi e pa besimin e tyre. (Kush mund ta shohë besimin përveç Atij). Farisenjtë, skribët dhe mësuesit e ligjit mund të arsyetonin vetëm me anën e zemrës skenën që panë.
    Sipas përfundimit të arsyes së tyre, Jezusi kishte blasfemuar. Zoti ishte paisur me veti më të madhe se ajo e të arsyetuarit. Jezusi e kuptonte logjikën e tyre. Kjo do të thotë, Ai njihte me anë të frymës përfundimin e logjikës së tyre. Ata arsyetonin me anë të mendjes. Ai kuptonte me anë të frymës. Këto dy vende janë krejt të ndryshme. Ai nuk arsyetoi me anë të mendjes por kuptoi me anë të frymës!
    Përgjigja që Ai u dha atyre: “Ju mendoni të ligën”. Kjo skenë jep një pamje të shkëlqyer mbi dikë të përbërë nga pjesë të një mbretërie tjetër, në kundërshtim me atë të njeriut mëkatar. Ata menduan se specia e Tij bëri diçka më të lartë. Në këtë incident Ai nuk vuri në përdorim jetën e Tij shpirtërore, por Jetën e Tij më të lartë. Ai nuk mendoi. Ai kuptoi. Ku kuptoi Ai? Në frymën e Tij!
    Njeriu mëkatar, me shpirtin që vepron me kapacitet të plotë, arsyeton, intelektualizon, logjikon dhe mendon. Njeriu mëkatar e bën të gjithë këtë nga pjesa e jashtme e vendit të jetës së tij të rënë njerëzore; d.m.th nga jashtë shpirtit të tij të dëmtuar. Ja përse ne përmendim se shpirti mëkatar “gaboi”. Shpirti u shndërrua në diçka tjetër nga ç’u krijua që të ishte, duke vënë në veprim pjesë, që ishin në veprim jashtë zonës së tyre natyrore për funksionet që ishin caktuar të kryenin. Është e vështirë që të përshkruajmë se çfarë bëri Ai. Në kundërshtim me të arsyetuarit “Ai kishte një njohje”. Ai nuk përdorte intelektin. Ai “zbulonte” (me zbulonte kuptojmë, diçka që bënte pjesë në frymën e Tij, por jo në mendjen e Tij). Në vend që të mendonte, logjikonte dhe që të përdorte dialektikën, Zoti juaj bëri diçka krejt të kundërt nga këto! Ai përdori intuitën. Sigurisht që Ai e kalonte të gjithë formën tjetër të jetës, kur fillonte një diskutim. Si? Thjeshtë duke dëgjuar një zë që vinte nga mbretëria tjetër. Ai zë vinte nga brenda frymës së Tij. Ai zë ishte i Atit të Tij. Çfarë dëgjoi dhe përsëriti Ai, që vinte nga Ati i Tij dhe i thuhej njeriut mëkatar, që bënte memece çdo pyetje dhe çdo vërejtje të tyre të kotë. Të shkretët shpirtra, nuk e dinin se kishin të bënin me një formë Jete më të Lartë!
    (Në fund të fundit Ai ngjante si çdo njeri nga ata).
    Meqë nuk e dinin se Ai ishte një formë biologjike e papërsëritshme, apo që Ai kishte dy forma jete, nuk është për t’u çuditur që Ai i dukej krejt i marrë armiqve të Tij. Ata përdorën funksionin përkatës të këtij planeti: Ata menduan. Ai përdori funksionin e një mbretërie tjetër dhe të një tjetër forme jete: Ai njohu.
    Ne do ta mbyllim këtë kapitull duke iu kthyer një pyetje, që ka nevojë për përgjigje. Kur ata e vranë, Ai zhduku specien e tyre. Ai e kryqëzoi atë specie të vjetër mëkatare. Nga pikëpamja e Tij, raca e mëkatare e bijve mëkatarë të Adamit është zhdukur tashmë. Ajo specie e gjorë ishte e pashpresë dhe përtej mundësisë për ndihmë, prandaj Ai e zhduku atë. Ai ia filloi nga e para me një specie dhe krijim krejt të ri.
    Me anë të vrasjes së Tij, ata sollën zhdukjen e plotë për të gjithë formën e jetës së tyre biologjike ndërsa, Ai pasi u ringjall, nisi një specie të re sipas llojit të Tij. A ka ndonjë shpresë që kjo specie e re, e mrekullueshme (Jezus Krishti), kjo formë e re të shumohet? A mund të ketë Ai disa motra dhe vëllezër të rinj? A do të fillojë kjo specie e re biologjike ta popullojë këtë planet?
    Nëse ti mund të bëhesh dikush që i përket species së Tij, nëse ju do të lejonit që të vendosej një Jetë më e Lartë brenda jush, nëse ju do të jetonit prej së njëjtës jetë që jetoi Jezus Krishti, ju mund të shpresoni që të paktën disa nga ato gjëra që janë shkruar në këto dy kapitujt e fundit, të bëhen pjesë e eksperiencës tuaj.
    Një vendosje e një elementi frymor në një plan frymor do të ishte ajo që do të përmbushte këtë nevojë. A pësoi disfatë Ai në kryq? Përkundrazi. Diçka tjetër u zbulua mbi formën e jetës së Tij të veçantë atë fundjavë. U zbulua se Jezu Krishti mund të kalonte formën e jetës së Tij në një formë tjetër jete. Ai mund të kalonte madje edhe jetën e Tij më të lartë për një formë jete më të ulët. Për më tepër ky Jezus i ringjallur mund t’i jepte këtyre krijesave jetën e Tij dhe jetën e Atit të Tij me sasi të pabesueshme përsa i përket madhësisë. (Gjoni 10:10).
    Meqë Ati i Tij jetonte me anë të asaj jete, meqë Ai gjithashtu kishte jetuar me anë të asaj jete edhe ata do të jetonin me anë të asaj jete. Këtu ndoshta qëndron edhe premtimi më i pabesueshëm që mund të jetë bërë ndonjëherë: “Sikundër Unë jetova me anë të Atit, po kështu edhe ju do të jetoni nëpërmjet Meje” (Gjoni 6:57)
    Cilët ishin këta njerëz fatlumë? A kishin ata me të vërtetë brenda tyre këtë jetë më të lartë? A kishin ata me të vërtetë dy forma jete brenda tyre? A kishin ata me të vërtetë mundësi të jetonin me anë të jetës më të lartë, kur ngriheshin çdo mëngjes nga krevati? Kur kjo specie e re ngrihej në mëngjes nga krevati a mund të jetonte me të vërtetë prej një jete që nuk ishte e tyre?
    A mund të jetonin ata me të vërtetë dhe konkretisht me anë të së njëjtës jetë që jetoi Jezus Krishti? Le të takohemi me një njeri të tillë, i cili kishte qenë një pjestar i racës së vjetër mëkatare të Adamit i cili gjithashtu ishte i pari që e përjetoi ringjalljen e frymës së Tij dhe i cili …po ndalem këtu që ta tregoj këtë histori në kapitullin e ardhshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 17-05-2010 më 16:35
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI 10

    Simon Pjetri


    Skena ose vendi: Një dhomë diku në Jeruzalem.
    Koha: Nata e fundit e ditës së dielë.

    Ishte mëngjes kur Jezus Krishti ishte ngjallur nga të vdekurit (kjo del në bazë të të gjitha fakteve) por, asnjëri prej atyre të cilët ishin mbledhur në atë dhomë nuk ishte gati për ta besuar këtë.
    Çdo derë dhe dritare është e mbyllur. Mbizotëron frika. Nuk është një gjendje e pëlqyeshme për ngjarjen më të madhe të historisë njerëzore apo jo? Ajo çfarë është gati të ndodhë në atë dhomë nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër që kur Adami hëngri nga pema e njohurisë të së mirës dhe të keqes.
    Shfaqet Jezus Krishti. Nga asgjëja mbretëron terrori dhe konfuzioni. Pas pak minutash, njerëzit fillojnë të qetësohen.
    Është me të vërtetë Ai! Po kush është Ai?
    Kanë ndodhur shumë gjëra për tre ditë. Atëhere çfarë lidhje ka tani me këta njerëz? Së pari njeriu që po qëndronte aty nuk ishte thesht i ringjallur. Ai ishte ringjallja. Për këtë arsye Ai mund të ringjallë gjërat që kanë vdekur. Madje gjëra të vdekura para kaq kohësh, kur vdekja e tyre ka ndodhur gjatë kohës në të cilën jetonte Adami.
    Ai që po qëndron në atë dhomë, gjithashtu është Jeta. Ai është gjithashtu një specie. Një specie e një lloji të vetëm. Asnjë gjë e ngjashme me të nuk gjendet në asnjë nga mbretëritë. Ai është një formë jete. është vetë jeta. Jezui është Jeta më e Lartë, por përveç kësaj nga një mister i vdekjes dhe i ringjalljes së Tij, Ai është i aftë për t’u dhënë formën e jetës unike të Tij, çdonjërit që Ati i Tij zgjedh.
    Cilët ka zgjedhur Ati? Njerëzit në atë dhomë të mbyllur. Pra kështu zgjerohet përmbajtja. Një kokërr e vetme gruri kishte rënë në tokë para tre ditëve, kishte vdekur aty dhe më pas ishte rritur Jeta më e Lartë. Por ajo kokërr e vetme e Jetës Hyjnore është shndërruar tani në shumë fara, këto mund të mbillen brenda shumë njerëzve tashmë. Vëreni me kujdes se çfarë i ndodh këtyre njerëzve.
    Ajo që u ndodhi atyre mund t’ju ketë ndodhur edhe juve. (A ka ndonjë ndryshim? Në të vërtetë jo. Mbase me përjashtim të asaj që askush nuk ju ka treguar që kjo ju ka ndodhur edhe juve). Në fillim të asaj dite kjo specie vetme i quajti dishepujt e Tij vëllezër. Sigurisht që kjo është e pamundur. Këta njerëz nuk ishin të lidhur gjenetikisht me Të. Genet e tyre ishin të gjitha tokësore. Ata nuk kishin ‘gene’ në planin frymor. Ata ende nuk e kishin marrë jetën e llojit të Tij. Si mund t’i quante Ai vëllezër ata të cilët ende nuk e kishin marrë jetën e Tij. Ata kishin një formë jete që është më e ulët, tokësore. Ai kishte jetën më të lartë dhe ajo ishte një formë jete që i përkiste krejtësisht një mbretërie tjetër. Por përpiquni të kujtoni: Ai është Dikush i cili është i lirë nga kufijtë e hapsirë-kohës sonë. Ai flet për gjërat e së ardhmes sikur ato kanë ndodhur – veçanërisht për gjërat që priten të ndodhin tashmë nga një moment në tjetrin. Dhe të jeni më se të sigurt që ato ndodhën me të vërtetë. Pikërisht në atë dhomë, në atë moment ndodhi një transferim i ‘geneve’ qiellore në njerëzit tokësorë.
    Zoti Jezus eci drejt Simon Pjetrit. Ai e vështroi Pjetrin. Më pas Ai vështroi brenda Simon Pjetrit. Çfarë kishte brenda tij? E njëjta gjë që ndodhej brenda të gjithë bijve mëkatarë të Adamit. Simon Pjetri kishte një trup që ishte shndërruar në mish dhe që banohej nga mëkati. Gjendja: e pashpresë. Akoma më brenda: një shpirt i dëmtuar rëndë (siç mund të dëshmonte kushdo që e njihte Pjetrin). Vështroni shpirtin e tij…
    Përsa i përket vullnetit të tij, ai mburrej se kishte vullnet të fortë, por në të vërtetë ai ishte shumë i dobët në këtë plan. Përsa i përket mendjes së tij, ajo ishte analfabete dhe ishte gjithçka përveçse jo intelekt; megjithatë ai kishte një opinion për çdo gjë. Dhe zakonisht ai gabohej-diçka e natyrshme për shpirtin. Mbi të gjitha, shpirti i Pjetrit kishte mëkatuar; ishte i njollosur dhe kërkonte në mënyrë të dëshpëruar të pastrohej. Por akoma më thellë, aty në qenien më të thellë të Pjetrit, ndodhej tragjedia më e madhe e jetës së tij. Fryma e Pjetrit e shtrirë dhe e vdekur brenda tij.
    Vetëm fuqia për të ringjallur të vdekurit mund të ndihmonte një frymë të ringjallej, e cila përndryshe do të dënohej përjetësisht, që të ishte e shkëputur nga mbretëria prej së cilës e kishte origjinën. Ringjallje që mund të sillte diçka sërish në jetë përgjithmonë? E pabesueshme! Për më tepër të ringjallësh nga të vdekurit diçka që nuk i përket këtij universi është e paimagjinueshme.
    Siç e dini Perëndia nuk kishte marrë frymë nëpërmjet një njeriu që nga ai çast i largët, në kopësht, kur Ai pati krijuar këtë specie të veçantë. E pra pikërisht i njëjti Perëndi ishte kthyer. Ai është gati të krijojë një krijim plotësisht të ri. Këtë herë Ai nuk është vetëm krijues por edhe Zot mbi vdekjen. Për më tepër sonte Ai nuk do të krijojë. Këtë herë në këtë dhomë Ai do të bëjë diçka më shumë se krijimi: do të fitojë një emër të ri, që është jetëdhënës. Ajo çfarë do të bëjë Krijuesi nuk ka të bëjë fare me konceptin e vjetër të krijimit.
    Ai është gati t’i japë Pjetrit diçka të pakrijuar. Vetëm një gjë nuk është e krijuar: Jeta e vetë Perëndisë. Ai që qëndron përpara Jetëdhënësit është një nga shembujt më të këqinj të njeriut mëkatar. Një mallkues, sharës, injorant, kapriçioz, i paqëndrueshëm, mohues i Perëndisë, tradhëtar i Zotit, një peshkatar injorant. Një Simon Pjetër. Një njeri i papëlqyer për të qenë fillesa e një krijimi tërësisht të ri. Një kandidat i mjerë për të qenë i shndërruari i parë i një lloji fare të re. Kjo ishte hera e fundit që Krijuesi filloi një krijim fare të ri. Ai e kishte filluar me krijimin e gjërave qiellore dhe të tokës. Këtë herë Ai do ta fillonte një krijim fare të ri me Simon Pjetrin? Një peshkatar frikacak? E pabesueshme! Po. Ky duhet të jetë një inkurajim shumë i mrekullueshëm për ju.
    Tre ditë më parë, i varur në një dru, Zoti juaj e kishte shkatërruar tërësisht krijimin e parë. Atje mbi kryq. Racën e vjetër njerëzore, qytetërimin e vjetër të njeriut, tokën e vjetër, llojin e vjetër, ligjin, të gjitha rregullat, të gjitha pushtetet, të gjitha qeveritë. I shfarosi bashkë me mëkatin dhe vdekjen. Zoti juaj i mori të gjitha këto gjëra mbi veten e Tij dhe i çoi ato në varr. Nga pamja e Tij, i gjithë krijimi të cilin Ai e kishte krijuar në gjashtë ditë, nuk ekzistonte më. Ishte shfarosur. Nga pikëpamja e Tij krijimi i parë ishte kthyer në origjinën e vet- në asgjë. Ju mund të thoni se Perëndia këtu mund të bëjë një krijim të dytë (konkretisht një krijim të ri). Ky krijim është bërë nga ajo që është e pakrijuar. Është përbërë nga përmbajtje që ekzistonin para krijimit. Ai do të përdorë jetën e Tij, jetën më të lartë, jetën e pakrijuar, si gur ndërtimi për krijimin e Tij të ri. Jeta e Tij e ringjallur triumfuese do të jetë elementi i parë që do të përdoret për ndërtimin e këtij universi të ri. Perëndia juaj ka ardhur për të filluar një krijim më të lartë, më të mirë, më të madh, më të lavdishëm se i vjetri. Dhe mos e vini në dyshim që ai krijim i ri do të ketë pikërisht këto veti. Pse? Sepse Ai përdori shenjtërinë e Tij si element përbërës për këtë endje të re. Kjo është gjëja më e lartë dhe e lavdishme që mund të arrihet. Kush ishte qytetari i parë i këtij krijimi të ri? Një engjëll? Një mbret? Një planet? Një galaktikë? Jo. Ky ishte një punëtor i rëndomtë, jo i pastër, i shtangur nga habia, i frikësuar nga një krahinë e pandershme e quajtur Galile. Megjithatë, ka shpresë për ty dhe për mua.
    Ai i cili krijoi këto gjëra drejton tani me Frymën e Tij. A do të krijojë Ai përsëri? Jo, sepse Ai është shndërruar në jetëdhënës. Zoti i qiellit dhe i tokës fryn frymën e Tij jetëdhënëse brenda Simon Pjetrit, që ka hapur sytë nga habia. Brenda asaj fryme nuk është era e qiellit, por vetë Jeta më e Lartë. Fryma e Tij! Jeta e Tij! Natyra e Tij tani po hyn brenda Pjetrit! Vëreni se si jeta e ringjallur hyn pa sforco brenda këtij njeriu. Shikoni se si po lind një specie e re. Shikoni momentet e para të një krijimi të ri. Simon Pjetri, nga të gjithë njerëzit ishte fruti i parë fare i një krijimi të ri dhe të përjetshëm. Fuqia çliruese e asaj jete rrjedh thellë brenda shpirtit të Pjetrit. Papritmas shpirti është pastruar nga i gjithë mëkati. Është bërë më i bardhë se dëbora. Hapi i parë në një proçes të gjatë, sa dhe jeta ka filluar për të normalizuar natyrën shpirtërore të Pjetrit. (Mbase për ju fjala “shpirtërore” nuk është e njohur. Zanafilla na tregon se njeriu u bë një shpirt i gjallë në fillim të krijimit të tij. Karakteri i tij është shpirtëror. Por njeriu mëkatar filloi të ketë një sjellje të caktuar negative, burimi i së cilës gjendet në shpirtin e tij. Pali i referohet kësaj si aspekt shpirtëror të një njeriu natyror, jo frymor).
    Por ende më thellë rrjedh Jeta më e Lartë, deri në skutat më të thella të brendësisë së Pjetrit. Ndërsa fryma e gjallë fillon të shfaqet pranë frymës së vdekur për një kohë të gjatë tek Pjetri, kjo frymë e pajetë fillon të lëvizë.
    Një element i jetës së ringjallur prek atë element të vdekur të Pjetrit, që i përket mbretërisë frymore. Fryma hyjnore, Jeta më e Lartë prek frymën njerëzore që ka qenë kaq gjatë e mbuluar thellë brenda shpirtit të Pjetrit. Jeta prek frymën e Pjetrit. Për të parën herë në histori fryma e vdekur e një njeriu ngrihet nga të vdekurit. Simon Pjetri ka diçka të gjallë diku aty thellë brendësisë së tij, e cila nuk ishte e gjallë asnjëherë më parë. A e mbani mend origjinën e frymës së tij? Fryma e Pjetrit e ka origjinën në një univers tjetër. Fryma e tij, e cila erdhi nga një mbretëri tjetër, tani është gjallë.
    Përgjithmonë! Asgjë, absolutisht asgjë nuk mund ta vrasë prapë frymën e këtij njeriu. As vdekja, as ferri, as mëkati, as Satani, as edhe të gjitha fuqitë e errësirës bashkë.
    Fryma e tij është përtej sferës së ndikimit të tyre, e paarritshme prej tyre. Asgjë nuk vdes dy herë. Fryma që i përket këtij peshkatari nuk mund të arrihet prej asgjëje tjetër, përveç jetës së përjetshme. Është e sigurtë që eksziston një pjesë e Simon Pjetrit, që është e gjallë përgjithmonë dhe nuk do ta provojë kurrë më vdekjen. Por nuk mbaron këtu. Më e mira është gati të ndodhë. Jeta më e Lartë, natyra e Perëndisë vazhdon udhëtimin e saj të brendshëm. E pakënaqur vetëm nga prekja dhe ringjallja e frymës së Pjetrit, Jeta më e Lartë hyn tani brenda frymës së tij. Vini re, frutin e Pemës së Jetës brenda një njeriu. Pjetri po bëhet qenia e parë njerëzore, që do të bëhet pjesëtar për herë të parë në Pemën e Jetës.

    Ai që ha nga trupi im
    dhe pi nga gjaku im,
    Unë do ju flas
    për jetën time.
    Ai që më ha mua,
    do jetojë nëpërmjet meje,
    ashtu si Unë jetoj prej Atit.

    Diçka që i ngjau Pjetrit nuk i kishte ngjarë kurrë Adamit. Pjetri u bë pjestar i të njëjtës hardhi. Jeta më e Lartë, natyra e Perëndisë, po hynte në frymën e gjallë të njeriut. Madje edhe më tepër se kaq. Kjo frymë e saporingjallur tani u bashkua dhe u bë një me të.
    Në ndryshim të madh nga ajo që bëri Zoti juaj kur fryu brenda Adamit, Zoti Jezus fryu pikërisht jetën e tij brenda një peshkatari. Simon Pjetri ishte i pari njeri i vdekshëm që pati për herë të parë brenda tij dy forma jete. Pjetri sapo ishte zhvendosur drejt pjesës së sipërme të hartës biologjike. Ai tani kishte brenda vetes Jetën më të Lartë. Do të ishte një fillim i gjatë, i ngadalshëm, i paqetë për Pjetrin. Megjithëse i vetëdijshëm për gjithçka që kishte ndodhur, e cila do të vazhdonte gjatë gjithë jetës. Megjithatë të nesërmen në mëngjes, kur Simon Pjetri u ngrit nga krevati ai pati një shans. Për herë të parë një qenie e zakonshme njerëzore pati një shans, që të jetonte me anë të një jete që nuk ishte e tija. Ai kishte mundësinë e të jetuarit me anë të Jetës më të Lartë. Kurrë më parë një njeri i vdekshëm nuk e kishte patur një mundësi të tillë. Kurrë më parë nuk ishin dy forma jete biologjikisht të ndryshme në të njëjtën kohë brenda një të vdekshmi të thjeshtë. Ju lutem vini re se Pjetri është një nxënës shumë i ngadaltë. Mirëpo, pak nga pak ai do të zbulojë diçka të çuditshme që i ka ngjarë dhe ai do ta kuptojë gjithçka ndodh brenda tij.
    Pikërisht tani peshkatari ynë është pothuajse pa fjalë. Ai ndjen me anë të një ndjenje që nuk e ka patur kurrë më parë, që shpirti i tij është falur, pastruar dhe shenjtëruar. Gjithashtu ai ndjen njëfarë zgjimi të madh drejt sferës frymore. Ai shikon brenda vetes duke u përpjekur të shikojë se çfarë po ndodh. Ai kërkon njëfarë shprehje të dëgjueshme. Me sy të hapur nga habia ai mbetet edhe pa fjalë. Më në fund Pjetri formulon një fjali që asnjë njeri nuk e ka thënë më parë: Unë…Unë jam shndërruar në një pjesmarrës të natyrës hyjnore. (2 Pjetri 1:4)
    Pjetër ti je shndërruar në frutin e parë të një njerëzimi të ri. Ti tani ndryshon biologjikisht nga njeriu mëkatar. Ti bën pjesë në një jetë më të lartë të ndryshme nga rraca e vjetër njerëzore. Ti je diçka krejt e re. Ti i përket një lloji të ri. Ti ke një qytetari të re, të një kombi të ri. Një mbretëri e re e krijimit sapo ka ardhur në ekzistencë. Ti ke një familje të re. Në të vërtetë çdonjëri që ndodhet në atë dhomë do të eksplorojë një qytetërim të ri në tokë, si dhe një mbretëri të re “diku jashtë” tokës. Ku? Lart. Ata kanë një banesë të re për të jetuar, shtëpinë e Perëndisë. (2 Pjetrit 3:13) Nga kjo ditë e më tej qytetari ynë i parë i këtij krijimi të ri do të jetë në kërkim rreth e rrotull për një qiell të ri dhe tokë të re, ku ai dhe pjesa tjetër e llojit të tij mund të qëndrojë. Simon Pjetri po e kupton, që ai si krijesë e re do të ketë nevojë për një mjedis të ri! Ai mjedis i ri do të gjendet dhe ai mjedis i ri do të jetë i përshtatshëm në mënyrë të përkryer për këtë lloj të ri. Pjetri atë natë hyri në përmasa të reja. Ai vazhdoi të rritej për sa i përket hirit. Ai u rrit me anë të përvojës së Zotit të tij. Por, gjëja që të habit është kjo: Shumë, shumë kohë pas ngritjes në qiell të Zotit, Simon Pjetrit i duhej ende ta njihte Zotin e tij, mirë e mirë në thellësi.
    Si është e mundur kjo? Është e mundur sepse, lidhja midis tyre kishte hyrë brenda Simon Pjetrit. (2 Pjetri 3:18)
    A është transformuar krejtësisht shpirti i Pjetrit? Jo. Por, jeta që banon në frymën e Pjetrit po arrin dhe po ndryshon shpirtin e tij. Fryma ngadalë po e transformon shpirtin e tij nga lavdia në lavdi, derisa një ditë, pasi Zoti të lerë atë vend qiellor diku atje tej dhe të kthehet sërish në tokë, kufiri midis frymës së lavdishme dhe shpirtit të lavdishëm do të zhduket.
    Prej shoqërisë së brendshme të Pjetrit me Jezus Krishtin dhe prej punës në kryq në shpirtin e Pjetrit, ky peshkatar do të fillojë të përjetojë një transformim gradual të shpirtit të tij. Në të vërtetë do të jetë një projekt që do të zgjasë sa vetë jeta. Po trupi i Pjetrit? Ç’do të bëhet me këtë lëndë të pashpresë brenda së cilës ai jeton? Përgjigja është një mister pothuajse i pazbulueshëm.
    Megjithatë ka shpresë. Unë duhet të pohoj i dashur lexues, se nuk e di se në ç’mënyrë do të na japë Perëndia trupat e rinj, apo nëse do të ndryshojë trupat që ne kemi. Unë mendoj se do të ndodhë ajo që vijon më poshtë:
    Ka të ngjarë që Simon Pjetri të ketë marrë farën e një trupi të lavdishëm në të njëjtën kohë që ai mori Jetën më të Lartë. Problemi është se ai nuk mund ta kuptojë këtë, as ta përdorë dhe as ta gjejë vendndodhjen e saj. Ende jo. Ajo është një farë mikroskopike. Më e vogël nga ç’kuptohet përmasa. Nëse ne e kuptojmë drejt ajo farë është diku aty, në vendin e fshehtë më të thellë të qenies frymore të Pjetrit. Në pritje të një tingulli. Po, tingullin e një trumpete. Tingulli i një trumpete tepër të veçantë do të bëhet shkak për shpërbërjen e asaj lënde të vjetër të jashtme dhe do të thërrasë atë farë të zbulohet.
    Ajo farë do të zhvillohet në lavdi të plotë. Një trup i ringjallur i lavdishëm, i përjetshëm ku do të zerë vend një shpirt që është transformuar në një lloj frymori. Ai trup do të ecë përpara. Do të jetë një trup i lavdishëm, prej të cilit do të shkëlqejë një frymë e gjallë në lulëzim të plotë. Një frymë që rrezaton nëpërmjet një shpirti frymor. Ky është fati që do ketë Pjetri.
    Pse kemi dëgjuar kaq pak mbi jetën e Perëndisë, që është brenda nesh? Një frymë dhe një Zot që banon brenda nesh, i cili na ka dhënë jetën e Tij me anë të së cilës rrojmë. Pse frymë, shpirt, trup thuajse nuk përmenden? Pse njerëzit mësojnë se ne jemi vetëm trup dhe shpirt? Sepse filozofët e lashtë jo religjiozë mësuan se njeriu ishte një trup dhe një shpirt. Në periudhën pas Kostandiniane (v.323 E.re) shumë filozofë paganë u kthyen në të krishterë dhe me lindjen e të ashtuquajturës filozofi e krishterë, mendimi i krishterë u përfshi nga ideja pagane e trupit dhe shpirtit.
    Ideja që njeriu është trup dhe shpirt është kaq thelbësore në mendimin perëndimor, sa që ndoshta do mbesë përgjithmonë ligji dhe ungjilli në qarqet më të larta të akademisë. Ndërsa besimi i krishterë do të vuajë gjithnjë prej këtij gabimi. Mbase dëshironi të lexoni të gjithë historinë e këtij aspekti pak të njohur të teologjisë së krishterë që gjendet në pjsën tre dhe katër të këtij libri.
    Aty ju do të zbuloni saktësisht, pse ju dëgjoni rrallëherë që, njeriu është më shumë se trup dhe shpirt. Pjetri do të fillojë të flasë rreth “jetës”. Ai do të flasë për frymën dhe mbretërinë frymore, për të jetuarit me anë të një jete tjetër. Fjalët frymë dhe jetë do të dalin nga goja e tij po aq shpesh sa ç’dolën nga goja e Zotit. Më vonë do të jetë një njeri me emrin Pal, që do të përdorë të njëjtat fjalë, në të njëjtën mënyrë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 18-05-2010 më 16:34
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pjesa e Tretë

    Por nëse këto gjëra janë të vërteta, sa të sakta janë atëherë gjërat që na janë mësuar mbi atë se çfarë duhet të bëjmë ne për të jetuar jetën e krishterë?

    Duhet të ç’mësohemi mjaft, që të kemi
    një ecje më të thellë dhe më kuptimplotë me Zotin Jezus.
    Në kapitujt që pasojnë ka gjëra që do ju ndihmojnë të
    ç’mësoheni dhe që ju duhen patjetër për ç’mësim.

    Ndoshta ti mund ta identifikosh veten me të krishterin e ri, i cili po feston lavdishëm në padijen e tij: “Hej, unë isha me fat! Mësova kaq pak për jetën e krishterë. Unë kurrë nuk mësova se si ta jetoj atë në mënyrën e gabuar”
    U shtoftë fisi i këtij personi!





    KAPITULLI 11

    Ti dhe Karroca pa Kalë


    Nëse ti je një besimtar, atëherë ti ke një jetë hyjnore brenda teje, i dashur lexues. A ta ka thënë ndonjëri këtë gjë ndonjëherë? A të ka thënë ndonjëherë dikush që kur ti u çlirove nga Zoti yt, pikërisht atë ditë jeta e Perëndisë (Atit të Zotit tonë Jezus) erdhi për të banuar brenda teje? A ka ndodhur që dikush, gjatë gjithë kësaj kohe që ti ke dëgjuar për jetën e krishterë të ka përmendur diçka të tillë qoftë edhe kalimthi? Nëse jo ti ngjason me shumë prej nesh. Ti nuk ndryshon shumë nga ai zotëria i moshuar që ndaloi në një dyqan karrocash për të blerë një karrocë të re. Shitësi entuziast i foli atij për një karrocë për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë, për një karrocë që nuk tërhiqej nga kuajt. Entuziazmi i shitësit e çuditi zotërinë. “Kjo karroca është e bukur, ajo ka klas, është e rehatshme, e modës, ka dhe status” iu tha zotërisë.
    Zotëria i vjetër ishte tepër i hutuar dhe prandaj e bleu atë karrocë të bukur pa kuaj. Ai më pas e mori në shtëpi dhe pasi ulej mbi sediljen prej lëkure thërriste. Ai shkonte çdo ditë dhe ulej në karrocën e bukur pa kuaj, krenar si një pallua në karrocën e tij moderne dhe…

    Është e vërtetë që karroca nuk lëvizi kurrë nga vendi. Nuk lëvizi as zotëria i vjetër. Por ç’bukuri që kishte karroca dhe sa gjëra të bukura kishte ajo. Problemi shihet qartë. Shitësi e la pas dore t’i tregonte zotërisë që kjo karrocë tmerrësisht e bukur, absolutisht e mrekullueshme, e rehatshme sa s’mund të përshkruhet dhe tepër moderne, kishte brenda saj një motor. Zotëria i vjetër nuk kishte absolutisht mundësi që të vinte në punë motorin e asaj karroce lëvizëse dhe të udhëtonte me të. Ja tek po ecën zotëria i vjetër. E shikon atë? Ja tek është atje. Po. Pikërisht ai atje, që po tërheq karrocën. Pse nuk i tregoi shitësi zotërisë së vjetër për motorin? Pse e la atë njeri që ta tërheqë karrocën rreth e rrotull fare vetëm? Apo edhe nëse e dinte nuk kishte kuptuar se pse ishte vënë motori? Ty të është shitur rehatia, përshtatshmëria, suksesi, avantazhet e dukshme mundësitë për investime dhe potenciali i ardhshëm i jetës së krishterë. (Kjo do të thotë që të gjitha këto gjëra janë të tuat nëse ti punon shumë për to) Por, i dashur lexues ata kanë harruar të të thonë se jeta e krishterë ka një motor të vetin. Ti nuk duhet ta tërheqësh përreth jetën e krishterë vetëm me forcat e tua. Pa përmendur faktin që ti dukesh tepër qesharak (dhe në të vërtetë ti je kthyer në një dështim të dukshëm për të qenë një kalë) e vërteta qëndron këtu: Ti thjesht nuk mund që ta jetosh jetën e krishterë. Ti nuk je as kalë dhe as makinë me djegie të brendshme. Ti nuk ke pse ta tërheqësh atë gjë përreth. Ti nuk e vë në lëvizje atë karrocë – të paktën jo duke e tërhequr nga pjesa e përparme. Ti i ngjason një psherëtime. Lëre atë punë! Eksploro paksa. Ka një buton ndezës diku këtu rrotull. Jezus Krishti jeton jetën e krishterë, ndërsa unë nuk e jetoj. Ti nuk e jeton dhe nuk mundesh. Ai mundet.
    Zgjohu i dashur lexues. Ti ke brenda teje formën e Jetës më të Lartë!
    Kjo mund të jetë diçka krejt e re për ty, por megjithatë është e vërtetë.
    Nëse është diçka e re për ty, mbaje mend se është lajm shumë i mirë. Është e vërtetë që shumë prej nesh nuk kemi dëgjuar kurrë për diçka të tillë. Apo ne nuk kemi dëgjuar këtë, kur u fol për këtë gjë. Apo ne nuk e kemi ditur që e dëgjuam kur e dëgjuam këtë. Apo ne nuk e dinim kuptimin e saj kur dëgjuam. Apo nuk e ditëm se sa e rëndësishme ishte, kur ne më në fund e dëgjuam këtë.
    Dhe pikërisht tani nuk kemi kuptimin më të mjergullt se çfarë të bëjmë me atë që kemi dëgjuar, kur më në fund e zbulojmë se sa e rëndësishme është kjo gjë!
    Por ka një gjë që mund ta bësh, pikërisht tani. Fshije djersën nga balli dhe lëshoje atë karrocë!




    KAPITULLI 12

    Zonja e Vjetër E Cila Do Të Ishte Engjëll


    Ishte ora 11 e mëngjesit të së dielës, ndërsa Pastori Trut po fliste mbi temën “Ne duhet të jemi engjëj”. Mesazhi ishte pjesë e një sërë shërbesash me titull “Si t’i pëlqejmë Perëndisë”. Ai qëroi fytin, i hodhi një vështrim gjithë auditorit dhe filloi.
    Ti je një engjëll. Dhe meqenëse ti je një engjëll ti duhet ta kesh parasysh se prej teje kërkohet shumë. Para së gjithash ti duhet të jesh gjithmonë i padukshëm. Gjithmonë. Mos e harro kurrë këtë.
    Së dyti detyra jote është të dërgosh mesazhe. Mesazhe nga Perëndia për krijuesin e Tij.
    Pastori Trut u mbështet përmbi podium, fytyra e tij bëhej serioze ndërsa ai thoshte me theks fjalët:
    Mbani mend Perëndia mbështetet tek ju. Tek ju! Për të dërguar ato mesazhe. Kurrë mos e bëni atë të dështojë. Atij do t’i thyhet zemra dhe do t’i shkaktoni dhimbje të thellë, nëse dështoni. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, sigurisht ju duhet të udhëtoni me shpejtësinë e dritës. Të paktën me shpejtësinë e dritës. Prandaj jini gjithmonë të vëmendëshëm. Jini gati. Jini të përgatitur. Jini vigjilentë. Ju mund të jeni thirrur për të udhëtuar edhe më shpejt nga ç’mund të udhëtoni me qëllim që t’i pëlqeni Perëndisë. Dështimi për të qenë më pak se një engjëll i mirë, zhgënjen Perëndinë, zhgënjen shokët engjëj dhe ju bën ju të jeni të dështuar.

    Le të lutemi:
    Oh Perëndi, Krijuesi ynë, ne të rrëfejmë dështimet tona. Ne të kemi bërë të dështosh kaq shumë herë. Por sot ne i përtërijmë kërkesat tona ëngjëllore dhe të kërkojmë falje. Na ndihmo që të jetojmë ashtu siç duhet. Na ndihmo ne engjëjve të mjerë që të jemi engjëjt që, Ti dëshiron që ne të jemi. Amen.


    Zonja Ther dëgjoi me vëmendje. Ajo ishte personi i vetëm që dëgjonte gjithmonë. Dhe gjithmonë i vinte çdo mesazh në zemër. Një lot i madh i nxehtë u rrokullis nëpër fytyrën e saj. Ndërsa pastori u bënte ftesë njerëzve, që të dilnin përpara dhe t’i ripërkushtonin jetët e tyre, Zonja Ther, ishte e para (dhe e vetmja) që iu përgjigj. Por shumë u afruan për t’i dhënë dorën dhe për ta inkurajuar atë që të bëhej një engjëll. “Alraze (ky ishte emri i saj) ne do të lutemi për ty. Perëndia do të të ndihmojë që të përmirësohesh” i tha secili për ta inkurajuar. Nëse pastori juaj do të sillte atë mesazh të dielën, a nuk do të mendonit ju se ai është i çmendur? Po për të shkretën Ther? E pra shanset janë të shumta, që ju e dëgjuat një mesazh të tillë të dielën e kaluar! Dhe shanset janë, që pothuaj çdonjëri nga pjesëmarrësit, i besoi çdo fjale të thënë nga ai njeriu që ishte mbi podium, nuk gjetën as edhe një gabim në fjalët e tij dhe ndoshta u frymëzuan mjaft që të vepronin më mirë. Çfarë është e gabuar në këtë rast? Kjo: Ti po nxiteshe që të bëheshe një formë tjetër jete; t’u tha të bëje diçka që forma jote e jetës nuk e bën dot dhe që mund ta bëjë një formë tjetër e jetës.
    Ti nuk je ajo formë tjetër jete. Prandaj ai njeriu mbi podium të ka bërë thirrje që të bësh diçka të pamundur. Ti ndoshta more gjithashtu një nxitje e cila nuk përmbante as edhe një udhëzim se si të jesh engjëll. Supozimi ishte i thjeshtë: “Ti je një engjëll kjo është gjithçka që të duhet. Tani dil atje jashtë dhe bëju një engjëll i mirë” Problemi juaj është gjithashtu i thjeshtë: Ju nuk mund të bëni atë që ju është kërkuar të bëni. Ti je forma e gabuar e jetës. Engjëjt mund të bëjnë fare pak ose aspak, për të qenë njerëz, meqë jetojnë formën e jetës së engjëjve, po kështu edhe ju për të qenë “engjëll”.
    Por nëse ju dëgjuat që ju duhet të jeni një njeri, ju mund ta bëni këtë gjë. Ju e dini organikisht se si të jetoni me anë të jetës njerëzore. Por jeta ëngjëllore është jashtë kufijve të fushës suaj. Nuk ka asgjë në ju që të jetë organikisht ëngjëllore. Mendoni për një moment. Çfarë keni dëgjuar ju së fundmi? Je një njeri? S’ka të ngjarë! “Ji një i krishterë i mirë”! Jeto jetën e krishterë! A nuk është kjo ajo që dëgjove herën e fundit dhe pothuaj çdo ditë të Perëndisë? Dhe a nuk është kjo teza kryesore konkrete e çdo libri fetar që ti ke lexuar? “Shko dhe bëju një i krishterë i mbarë.” Mbase ti nuk ke menduar kurrë për këtë, por “që ti të jetosh jetën e krishterë”, nuk bën pjesë në sferën e species të klasifikuar Homo Sapiens. Kur dikush flet për të “krishterë” dhe “të jetosh jetën e krishterë” ai po flet për diçka që nuk i përket botës njerëzore. “I krishteri” madje nuk është as edhe autokton për këtë planet. “I krishteri e pati zanafillën jashtë sferës tonë të jetës. “I krishteri” nuk gjendet në hartën biologjike në krijesat e kësaj mbretërie. A është “të jetosh jetën e krishterë” organike për jetën njerëzore? Apo ka mundësi që “I krishteri” është diçka që i përket një forme të ndryshme dhe më të lartë jete?

    “I krishteri” nuk është ëngjëllor, “I krishterë” nuk është njerëzore. Nga natyra e vet e vërtetë “I krishterë” është shprehje organike e jetës hyjnore. Të jetosh jetën e krishterë bën pjesë në territorin e veçantë të Jetës më të Lartë. Kur Jezus Krishti u ngrit nga krevati në mëngjes, Ai jetoi me anë të Jetës Hyjnore, çfarëdo dhe çdo gjë që ai bëri atë ditë futet në kategorinë e “të krishterit”. Jeta e Krishterë ishte organike për natyrën e tij. Ndërsa ishte autoktone, natyrore, organike për jetën e Perëndisë. Forma e jetës e quajtur Perëndi (i cili u mishërua vetëm njëherë në Betlehem dhe u rrit në Galile). Ai është çfarë quhet “I krishterë”. Biri i Perëndisë, jetoi me anë të jetës hyjnore të Atit të Tij që banoi brenda Tij. Kjo quhet jetë e KRISHTERE. “Të jetosh jetën e Krishterë është e ngjashme me mënyrën e të jetuarit të formës së jetës së Tij dhe vetëm të Tij. “I krishterë” është shprehja instiktive e asaj forme jete.
    Konkluzioni: Vetëm Krishti mund ta jetojë jetën e Krishterë. Por këtu ka një lajm për tu gëzuar. Ajo formë jete jeton në ty. Jezus Krishti jeta më e lartë jeton brenda teje. A ta ka thënë ndonjëherë dikush këtë? Të kanë urdhëruar që të jetosh jetën e krishterë, por a të ka thënë ndokush se jeta e Krishterë është Krishti? A të ka thënë ndokush se Ai jeton brenda teje? Për më tepër, a të ka thënë ndokush se ti mund të jetosh me anë të Tij? Por këtu qëndron dhe pyetja kryesore. Pasi ju e pranuat Jezus Krishtin, a morët ju një zbulesë kaq të madhe se si të jetoni me anë të një jete që nuk është juaja? Apo ashtu si zonja Ther, ti u nxite që të jesh një formë tjetër jete, pa t’u përmendur nga se është përbërë? Pa ditur që Ai është brenda jush si Jetë më e Lartë, pa e ditur që Ai është jeta e krishterë, pa e ditur që Ai dhe vetëm Ai e jeton jetën e krishterë, pa e ditur se si të jetoni me anë të asaj jete që nuk është e juaja, ju mund të nxiteni fare mirë që të bëheni kukull dhe të jetoni jetën e një qeni kukull.
    Përpiquni ta jetoni jetën e krishterë vetëm me anë të frocave tuaja dhe do të përfundoni duke e ndjerë veten me gumëzhitjen e një zukatësi të mjerë! Ti nuk mund ta jetosh jetën e krishterë. Ajo është e rezervuar për një formë tjetër jete. A të ka thënë ndokush ndonjëherë se Krishti është brenda teje që të jetë vetë jeta jote? Dhe nëse dikush ta tha këtë fakt të pabesueshëm, a keni pasur ndonjëherë ndihmë, në sa hapësirë të lirë? Udhëzimet që mori secili nga ne, si besimtar i ri, ishin: “Ti je i shpëtuar, ky është kriteri i vetëm për të cilin ju keni nevojë me qëllim që të jeni të aftë të jetoni jetën e krishterë.” Duket sikur diçka mungon këtu. Nëse ti më thua që kriteri i vetëm i nevojshëm për mua, që jetoj jetën e krishterë është që të shpëtohem, mund të thuash gjithashtu se unë mund të përplas krahët e të fluturoj. Unë nuk mundem.
    Që unë të fluturoj, duhet që të kem brenda meje jetën e një specieje, që është jeta e krishterë. Unë duhet të kem, jetën më të lartë, Jezus Krishtin, brenda meje. Dhe mua më duhet të di (patjetër) se si ta jetoj jetën e krishterë? Apo më mirë si të jetoj me anë të jetës së Tij. Bëje këtë gjë praktike për mua. A është e mjaftueshme vetëm të dish që je i shpëtuar dhe ke gjithçka që të ndihmon të dish si të jetosh jetën dhe përvojën e nevojshme me të gjithë ata që janë të ngjashëm me Perëndinë e Gjallë? Si një besimtar i ri (dhe si shërbëtor i ri) gjëja më e përafërt që dëgjova ndonjëherë, që jeta e Tij ishte brenda meje, e mora nga përgjigja:
    “Tani që ti je Shpëtuar Fryma e Shenjtë do të bëjë të aftë të jetosh jetën e krishterë” Kjo ishte gjithçka. Çdo gjë tjetër që dëgjova ishte! “Që të jesh një i krishterë i mirë ti duhet të bësh këtë” dhe “mos bëj këtë dhe atë.” Po, diçka mungon dhe mungonte mjerueshëm. Pas disa vjet përpjekjesh, u gjenda duke pyetur “A mund të më jepje edhe pak ndihmë në fushën e “Si”-së? Por nuk jam i sigurtë nëse ndonjëri nga këshilltarët e mi dinte më shumë se unë. Po, më thanë që të lutesha, e di se isha në të vërtetë në vështirësi të madhe. Më në fund unë bëra zbulimin më të madh. Unë zbulova se nuk mund të jetoj jetën e krishterë! Që të më kërkosh mua, që të jetoj jetën e krishterë, është si t’i kërkosh një derri që të jetojë jetën ëngjëllore. Problemi me këtë derr të shkretë qëndron se ai gjendet dy forma jete më poshtë, në hartën biologjike, për të jetuar jetën e engjëllit. Së pari atij derri të shkretë do t’i duhej të ngjitej tek jeta njerëzore. Pastaj atij do i duhej të ngjitej nëpër jetën e kaluar njerëzore drejt jetës ëngjëllore. Madje edhe kur të mbërrijë këtë, atij do t’i duhej shumë ndihmë që të fillojë të jetojë një jetë që nuk është e vetja. Pse? Sepse ai është mësuar që të jetë derr ja sepse.

    Që t’i kërkosh një derri “të jetojë jetën e engjëllit” është njëlloj si të më kërkosh mua jetën e Krishterë. Unë nuk mundem. Edhe unë gjithashtu jam dy forma jete nën atë mundësi. Gjëja e parë që na nevojitet pas shpëtimit tonë është që ne të mësojmë se kemi marrë një tjetër formë jete brenda nesh. Dhe që nga kjo pikë e më tej, “Si të jetojmë me anë të një jete që nuk është e jona” duhet të jetë përparësia më e lartë e jetës së besimtarit. (As besimtarët e vjetër duket se nuk kanë dijeni për këtë. Këtu përfshihemi edhe ne të gjithë i dashur lexues). Çfarë i ndodhi zonjës Ther? Herën e fundit që dikush e pa këtë zonjë të dashur, ishte kur ajo kishte marrë vrapin drejt aeroportit. Ajo po përpiqej që të udhëtonte po aq shpejt sa edhe një engjëll.
    Ajo kishte bërë disa përpjekje për t’u shndërruar në një krijesë të lindur nga ajri dhe kishte pësuar edhe disa dëme në zemër, për shkak të vrapimit. Por ajo kishte pushuar disa momente, e kishte rikujtuar jetën e saj, kishte mbledhur grushtet, kishte shtrënguar dhëmbët dhe ishte dëgjuar të kishte thënë me vrull “Unë jam një engjëll. Unë mund t’ia dal mbanë. Unë mundem. Gjithçka që duhet të bëj është që të përpiqem më shumë.
    Le të ndahemi atëherë nga zonja Ther, që dëshiron të ngrihet një shkallë më lart në shkallën biologjike (ashtu si edhe derrat, që duan të ngjiten dy shkallë më lart në hartë).
    Le të ndahemi dhe nga ata që i pranojnë me zemër fjalët e pastorit Trut. Le të shikojmë tani çfarë na mëson një sardele. Ose më saktë, çfarë mund të bëjë ajo për të na ç’mësuar, disa prej gjërave që kemi mësuar për jetën e krishterë.


    KAPITULLI 13

    Sardelja Kërkuese



    Na jetonte një herë një sardele e vogël e cila nuk dëshironte që të ishte sardele. Dhe dëshironte që të ishte njeri. Jo një qen, kijeni parasysh këtë. Por një njeri. Ai dëshironte të ngjitej dy klasifikime të plota të jetës së lartë. Me këtë ambicje që digjej në të, sardelja jonë që s’mund të ngushëllohej filloi që të bënte pyetje se si të shndërrohej në njeri. Këshilla e parë iu dha prej një tjetër lloj peshku, harenge të kuqe: “Kështu pra ti dëshiron që të jesh e lumtur, të jesh sardelja Perëndi, e paracaktuar të jesh dhe të jetosh për atë”?
    “Jo unë dua që të jem njeri” protestoi sardelja. “s’ka rëndësi, përgjigja është e njëjtë. Nëse ti vërtet dëshiron që të jesh çfarë Perëndia dëshiroi që të jesh, ti ke nevojë për edukim njerëzor. Ti nuk ke nevojë për asnjë nga këto shkolla peshqish. Por për një universitet njerëzor. Atëhere ti do të jesh sardelja më fitimtare që ekziston. Mbaje mend, nëse ti dëshiron që t’i pëlqesh Perëndisë dhe të jesh ajo që mund të jesh, shndërrohu në peshkun më të ditur të oqeanit. Edukimi është thelbësor, për peshk…atarin….fitimtar….të jetës…..njerëzore.” Këshilla e dytë iu dha nga peshku shpatë: “sekreti i jetës fitimtare të peshkut? Ah po kjo është diçka e thjeshtë.”
    “Por unë dëshiroj që të jem njeri” protestoi sardelja e vogël. “Është njëlloj” tha ai “tani më dëgjo. Lexo të gjithë enciklopedinë njerëzore. Pastaj lexoje sërish dhe sërish. Pastaj mësoje përmendësh. Ja këtë duhet të bësh. “dhe mbaje mend,” tha peshku-shpatë me zë të fortë, që nëse ti nuk e lexon dhe nuk e mëson përmendësh, Perëndia nuk do të të dojë.” Një lot i madh i freskët doli nga syri i sardeles së vogël. “Unë kam një problem” tha ajo me hidhërim. “Unë nuk mundem që ta lexoj. Ajo u ndal dhe u kthye pas duke folur me zë të ulët me vete.
    “Mirë pra. Në fillim do të shkoj në një universitet të mirë njerëzor; do të mësoj të lexoj dhe do të lexoj, lexoj pafundësisht dhe do të mësoj përmendësh enciklopedinë njerëzore. Atëhere Perëndia do të më dojë dhe unë do të jem njeri. “Peshku tjetër që takoi sardelja e vogël ishte një gaforre me pamje shumë solemne, i cili shfaqte një zell po aq solemn për ta ndihmuar sardelen e vogël në çështjen e saj për ta bërë njeri.

    “Sekreti i jetës fitimtare të peshkut? Ka vetëm një përgjigje. Ti duhet të jesh peshku më i moralshëm në gjithë botën e peshqve dhe sigurisht “tha ai me pamje të sigurtë” kjo është edhe mënyra se si ti mund të bëhesh njeri dhe se si ti të mbetesh një njeri i mirë.” “Së pari” tha ai duke vështruar nga lart-poshtë me zjarr dhe seriozitet sardelen e vogël, “së pari jepu fund atyre mënyrave të tua prej peshku. Shiko moj sardele e shkretë dhe e mjerë. Shiko këtë, tha ai kërcënueshëm duke valvitur diçka para sardeles “katërqind rregullat, ligjet dhe urdhëresat që ti duhet të zbatosh që të bësh Perëndinë të lumtur. Mësoji këto përmendësh dhe mos shkel kurrë asnjërën prej tyre ndryshe do të kesh telash të madh. Telash të MADH! Bëj çfarë të them unë dhe ti do të zbulosh vetë se kjo është mënyra për tu bërë njeri, deklaroi ai dhe jo pa një ndjenjë të madhe kënaqësie.
    “Në këtë mënyrë jeton dhe ti jetën njerëzore.” Mbaje mend, zbatoi të gjitha rregullat dhe ti do të shndërrohesh në njeri. Por nëse thyen, qoftë edhe njërën prej tyre, nuk ke për ta parë me sy jetën njerëzore, përsëriti ai ndërsa zëri iu bë i zvargur. Sardelja e vogël sa po bëhej gati ta gëlltiste këtë mundim, kur u afrua duke notuar një peshk i artë, me buzë në gaz i bukur dhe i lumtur “kam dëgjuar se po kërkon çelësin e fitores,” tha duke lëshuar flluska ajri peshku i artë.
    “Në të vërtetë” u përgjigj sardelja e përulur “unë dua që të jem një njeri” por... për këtë është e thjeshtë, qëndro pozitiv, shiko anën e ndritshme të gjërave. Perëndia dëshiron që të gjithë ne të jemi të frytshëm. Ki mendime të bukura, qëndro i sjellshëm, të frytshmit dhe njerëzit. Bëji të gjitha këto dhe ti do të transformohesh në njeri të suksesshëm. Sardelja e vogël nuk mund të bënte tjetër veçse të gëzohej nga një perspektivë kaq e ngrohtë.
    Ai sa po provonte të shfaqte një buzëqeshje të madhe në fytyrë kur ai dëgjoi; hej ti! Ti sardele! Dëgjova se ti po kërkon sekretin. Mos i vër mend atyre gjërave që të thanë peshqit e tjerë. E kam unë sekretin. Sardelja e vogël iu afrua një moluske imponuese. Gjatë dhjetë minutave që pasuan sardelja e vogël, u nxit, u urdhërua dhe u frymëzua të ungjillizonte, t’i shërbente Perëndisë, t’i vinte aftësitë e saj në shërbim të Zotit dhe ta çonte Misionin e Madh të Peshqve deri në brigjet më të larta të oqeanisë. Sardelja e vogël ishte gati që të mbushej me frymë të ulte kokën dhe të hidhej në një fushatë ungjillizuese në mbarë oqeanin kur ai dëgjoi një, shëët…!
    “Nuk është e vërtetë” u dëgjua një zë i mbushur me mister dhe me besueshmëri. “Ti e dëgjove peshkun e artë, harengën e kuqe dhe gaforren apo jo o sardele e vogël?”
    “Po dëgjova edhe peshkun-shpatë, edhe peshkun midhje.” “Jam përpjekur edhe unë t’i zbatoj këshillat e tyre. Asnjëherë nuk është rezultative. Ato nuk e kanë atë që po kërkon ti, unë e kam gjetur përgjigjen. Nuk ke pse të ndihesh i mjeruar, ky është përfundimi.
    Ashtu! Tha me habi sardelja e vogël, unë jam më se e kënaqur që të takoj dikë që di, cili është sekreti? Dhe çfarë lloj peshku je ti?
    Unë s’kam parë kurrë diçka të ngjashme me ty. Unë mendoj se ti duhet ta dish me të vërtetë përgjigjen.
    “Unë jam peshku ndriçues dhe përgjigja, sekreti është goja jote. Ti duhet të flasësh si njeri. A e di ti që ata kanë një gjuhë? Ka një gjuhë njerëzore tha peshku ndriçues me habi të madhe dhe me një tregues tjetër misterioz.
    Të flasësh gjuhën e njerëzve, kjo është përgjigjia, kjo të jep fitore dhe pushtet. Mendoje këtë. Ti mund të bëhesh sardelja më e pushtetshme në pellg, (shëro të gjitha sardelet e tjera). Sardelja e vogël ishte tepër euforike ndërsa notonte. Unë kam gjashtë mundësi, që mund t’i ndjek. Njëra prej tyre është e lidhur me punën. Unë e di se çfarë duhet të bëj. Unë do të përpiqem që të zbatoj menjëherë të gjashtë mundësitë. A do t’ja dalë mbanë sardelja e vogël? Nuk ka asnjë mundësi. A do mbetet i zhgënjyer? Absolutisht që po. I dekurajuar?
    E vemë me bast po deshe.

    E vërteta është se asnjë sardele e mençur (qoftë ton, ose salmon) nuk do ta merrte seriozisht një këshillë të tillë. Një peshk është thjesht forma e gabuar e jetës për t’u konsideruar që të jetojë jetën njerëzore. Pengesa e tij për t’u shndërruar në njeri është thjesht biologjike. Po çfarë mund të na mësojë sardelja e vogël?
    Gjithçka që konkretisht na thuhet ne për jetët fitimtare të krishtera i drejtohet natyrës sonë njerëzore.
    Natyra jonë njerëzore është po aq e paaftë që të jetojë jetën e krishterë sa edhe një sardele, për të jetuar jetën njerëzore. Në mënyrë që të jesh një i krishterë i mirë po i drejtohet subjektit të gabuar biologjik, nëse i drejtohet jetës sonë prej Homo Sapiensi. Vetëm një formë jete mund ta jetojë jetën e krishterë.
    Çdo specie tjetër që bën përpjekje për një gjë të tillë është e dënuar që të dështojë ende pa filluar. Thuaji një sardeleje që të bëhet engjëll, thuaji një njeriu që të jetë i krishterë. Në secilin rast ti ke dy mangësi në potencialin e klasifikimit që të shfaqësh diçka të tillë. I gjithë morali, rregullat, thirrjet për të shërbyer, fajet psherëtimat, ulërimat, të djersiturit, avujt, vullneti i hekurt, mësimi përmendësh i vargjeve apo çdo gjë tjetër që është këto ditë në modë nuk do të të ndihmojë as ty dhe as një peshk që të jetojë jetën e krishterë.
    Jeta e krishterë është së pari të kesh brenda teje Jetën më të Lartë. Së dyti, të jetosh me anë të jetës më të lartë. Kjo i bën të gjitha këshillat e tjera të duken si ujë i kripur.
    Mesazhi i thjeshtë, i Zotit Krisht “Unë kam ardhur që ju të keni jetën” e bën intelektualizmin të ngjashëm me paditurinë, zbulon se ligjvënia është një studim në çmenduri dhe vendos të folurit e gjuhëve në radhët e fundit.
    Të faleminderit, sardele e vogël që na mësove kotësinë e përpjekjes për të jetuar një formë tjetër jete, nga forma e jetës sonë, pavarësisht nga formulat e dhëna.
    Dhe tani le të shikojmë se çfarë gjërash të habitshme mund të na tregojnë një grup vizitorësh nga hapsira e largët.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 19-05-2010 më 05:14
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI 14
    Vizitorë nga Kozmosi

    A keni vënë re që vizitorët jashtëtokësorë në historitë fantastiko-shkencore janë gjithmonë superiore ndaj nesh teknologjikisht dhe intelektualisht?
    Ata kanë gjithmonë një anije kozmike më të mirë, armë më të sofistikuara dhe teknologji më të përparuar dhe Koefiçienti i Inteligjencës së tyre është rreth 4 herë më i lartë se i yni (pa përmendur që ata gjithmonë mund të flasin anglisht). Asgjë tjetër nuk mund të vemë në dukje ndaj asaj që ne e vlerësojmë superiore. Vlerësim superior për ne do të kuptoni inteligjencë, teknologji dhe shkencë. Por a e kuptoni ju që ka me të vërtetë një formë jete më të lartë në hapësirë? (unë nuk e kam fjalën për Perëndinë). Ne e dimë emrin dhe popullsinë e tyre dhe ata janë shumë më superiorë se ne.
    Marsianët? – Jo
    Çfarë janë ata atëherë? Panumërsi Engjëllore. Ata janë me të vërtetë superiorë ndaj njerëzve. (ne jemi pak më poshtë se sa Engjëjt, Heb:2:7)
    Ata me të vërtetë janë qenie jashtëtokësore dhe ata ndonjëherë e vizitojnë këtë planet.
    Tani le të imagjinojmë pak. Le të themi se Perëndia u dha leje një milion engjëjve që të largohen përkohësisht nga mbretëria tjetër. Në të njëjtën kohë ai i ka dhënë atyre aftësi që të jenë të dukshëm si dhe leje për të vizituar galaktikën tonë. Madje Ai i ka lejuar ata që të jetojnë në një planet pranë nesh.
    Zonja dhe zotërinj takoni “Pushtuesit e vërtetë nga kozmosi” dhe do të takoni një surprizë të madhe. Kujtoni që këta engjëj të veçantë do të vinë në mbretërinë tonë, me të njëjtat pikëpamje, vlera dhe interesa që kanë pasur edhe në mbretërinë e tyre. Kështu pra një mëngjes të ndritshëm engjëjt nisen nga mbretëria frymore dhe ulen në një planet të pabanuar jo larg nga sistemi ynë planetar. Ata e emërojnë shtëpinë e tyre të re Përjetësia II. (Astronomët tanë më vonë do ta quanin atë planet Los Anxhelos për të mos u ngatërruar me emrin e ngjashëm të një qyteti). Ata na njoftojnë më parë kohën e mbërritjes së tyre. Ata do të ulen në pjesën e gjelbëruar përreth monumentit të Uashingtonit, lagjia Kolumbia, në ShBA.Ëndërra më e madhe e ëndërruar e njeriut po bëhet realitet. Ai është duke u takuar me një racë më të përparuar se ajo e tij.

    Koha e mbërritjes: 12:00 (mesditë)
    Largësia e përshkuar: 12 miliard vite drite
    Koha e udhëtimit: 0,00001 e sekondës
    Koha e qëndrimit në këtë qytet: 1 ditë tokësore

    Të gjithë funksionarët e lartë të botës mblidhen për një pritje të jashtëzakonshme.
    Engjëjt shfaqen si nga asgjëja. Meqënëse pritjet janë të njohura për ne dhe të panjohura për engjëjt le të vërejmë engjëjt, ndërsa shohin përreth dhe krijojnë përshtypjet e para për ne.
    Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit: është një nder i madh që ne mblidhemi sot këtu, të urojmë mirëseardhjen e vizitorëve nga hapësira. (dëgjohen pëshpëritje ëngjëllore).
    Engjëjt: Këta i thonë pritje kësaj?
    Këtu qenka një vend me dritë të zbehtë.
    Pse nuk ndezim dritat?
    E shikon atë yllin atje lart. Ai që lëshon atë ndriçimin e verdhë, unë mendoj se ai është duke u shuar.
    Me një dritë që nuk shkëlqen më shumë se kaq nuk është për t’u çuditur, që ky vend është kaq i plogët.
    Nëse më pyesni mua, këtu është errësirë.
    Kjo jetë e bën sigurisht të ngadaltë të lëvizurit dhe të folurit.
    Këta i thonë pritje kësaj?
    Ata duhet të shikojnë pritjen që bëjmë ne kur vjen një nga të shpëtuarit!
    Kryetari i bashkisë: Tani do të donim t’u tregonim vizitorëve tanë disa prej mrekullive të botës. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ju jeni shumë here më të përparuar se sa ne, prandaj këtyre do t’ju shërbejë se ku jemi ne në fazën e evolucionit tonë. Ja për shembull zbulimi ynë më i fundit në teknologjinë e lartë.
    Zëdhënësi Engjëllor: Hmmmmmm.
    Kryetari i bashkisë: Shikoni me këtë objekt. Ky astroteleskop është drejtuar tek objekti më i largët që kemi mundur të zbulojmë deri tani.
    Engjëlli: A, po ne kemi bërë një pushim të shkurtër aty, ndërsa po vinim tek ju.
    Kryetari i bashkisë: Dhe ju keni ardhur në kohë të mirë. Pikërisht tani po luhet minuta e fundit e ndeshjes më të bukur të futbollit që është luajtur ndonjëherë.
    Engjëlli: Hmmmmmm.
    Kryetari i bashkisë: Ndërsa këtu ju po shikoni institutin akademik shkencor më të madh e më të përparuar të botës.
    Engjëlli: Më falni zoti Titullar por po vras mendjen pasi jam i paqartë. Është një…..çfarë?
    Kryetari i bashkisë: Një institut i shkallës së lartë të dijes. Dhe tani nëse shikoni në ekranin e T.V. do t’ju shfaqim vendin ku fitohen paratë. A e shikoni atë dysheme mbi të cilën gjenden gjithë ata njerëz që i bërtasin dhe i ulërasin njëri tjetrit? E pra ajo është qendra financiare e botës. Aty fitohet paraja.
    Engjëlli: Për mua është e çuditshme, që të nderohet një idhull madje një idhulltar. Çfarë çmendurie. Por tempulli ku ndodhet idhulli më duket i njohur. Besoj se arkitektura i përket stilit grek të rilindjes. (Si thatë se quhej ky zot i veçantë?)
    Kryetari i bashkisë: Unë tani para se të niseni, ju kemi përgatitur një surprizë. Tani të gjithë koret e besimeve fetare të të gjithë botës janë mbledhur sot këtu në një superkatedrale për të kënduar për ju. Ky është kori më i madh që është mbledhur ndonjëherë në tokë. Ata kanë zgjedhur që të këndojnë për ju “Koralen Halelujah” të Hendelit.
    Kori, filloni ju lutem!
    Engjëjt: (Kjo është shqetësuese)
    (Kjo është e tmerrshme)
    (Përpiquni mos ta këndoni)
    (Kjo me të vërtetë është e shëmtuar)
    (Kjo është mënyra më e keqe e të kënduarit nga gjithëçka që kam dëgjuar)
    (Të paktën ta këndoni me zemër)
    (Pothuajse mbaroi. Kjo është kënga më e shkurtër nga të gjitha që kam dëgjuar ndonjëherë)
    (Po për mrekulli shumë e shkurtër)
    Kryetari i bashkisë: Para se të niseni a mund të na tregoni pak mbi planetin tuaj, sa të përparuar jeni ju saktësisht? Deri ku keni përparuar ju në teknologji.
    Engjëlli: Uh, ne nuk merremi me këtë.
    Kryetari i bashkisë: Me arsimin e lartë shkollor?
    Engjëlli: Në fillim duhet të kuptojmë se çfarë është arsimi i lartë.
    Kryetari i bashkisë: Me udhëtimet në hapësirë?
    Engjëlli: Po, kemi udhëtuar ca.
    Kryetari i bashkisë: Po me sporte?
    Engjëlli: Jo.
    Kryetari i bashkisë: A argëtoheni?
    Engjëlli: Po argëtohemi ca. P.sh. si të shkosh në kopshtin zoologjik dhe të qeshësh me majmunin? Ndonjëherë e bëjmë këtë.
    Kryetari i bashkisë: Të qeshësh me majmunët?
    Engjëlli: Jo
    Kryetari i bashkisë: Po me çfarë?
    Engjëlli: Nuk po e themi.
    Kryetari i bashkisë: Oh, ju lutem, ju ndodheni mes miqsh.
    Engjëlli: Nuk është shkaku se ne duam të qeshim, por nganjëherë është e qeshura e papërmbajtshme.
    Kryetari i bashkisë: Shumë mirë por çfarë është kjo që ju bën për të qeshur?

    Engjëlli: Me të vërtetë nuk po e them!

    Kryetari i bashkisë: Epo mirë, po çfarë bëni ju si formë më të Lartë Jete?

    Engjëlli: Ne lavdërojmë.

    Kryetari i bashkisë: Vetëm kaq?

    Engjëlli: Jo

    Kryetari i bashkisë: Çfarë tjetër?

    Engjëlli: Ne këndojmë, por ne këndojmë në të vërtetë!

    Kryetari i bashkisë: Jo shpikje? Jo zbulime?

    Engjëlli: Ah, po. Ne bëmë një zbulim të pabesueshëm para pak kohësh. Një nga engjëjt zbuloi një oktavë fare të re dhe dy nota të reja. Ne do ti këndonim notat e reja për një a dy shekuj që të mësoheshim me to, ishte e mrekullueshme.

    Kryetari i bashkisë:
    E gjithë kjo…duket kaq e thjeshtë. A jeni ju me të vërtetë të sigurt se jeni ju një formë më e Lartë Jete se sa ne?

    Engjëlli: Po, kryetar. Ne jemi më të sigurt për këtë. Pas kësaj engjëjt nisën një udhëtim çlodhës për kohën 0000002 të sekondës për tu kthyer në Përjetësia II.
    Cili është përfundimi i kësaj fabule?
    Shpirti njerëzor është dhënë pas teknologjisë, arsimit, suksesit, bankave (rregull, ligje), politikës, modës, filozofisë, edukimit, marrëveshjeve, shkencës, miratimeve, intelektualizmit, talentit, teknologjive, mashtrimit dhe gjithë etapave të tjera të fasadës shumëfaqëshe të qytetërimit të shprehjeve shpirtërore. Mirëpo me gjëra të tilla nuk janë të interesuara as forma e jetës mbi ne dhe as forma e jetës poshtë nesh. Qentë për shembull nuk janë dhënë pas shkencës dhe as pas teknologjisë. Ata lehin, rendin pas bishtit të tyre dhe pas maceve dhe lehin dhe luajnë dhe lehin dhe hungërinë dhe tundin bishtin me kënaqësi dhe prapë luajnë. Na ndan një hapsirë e gjerë me ata që janë poshtë nesh. Vini re që sistemi i tyre i vlerave ndryshon shumë nga i yni.

    Përveç kësaj intelektualizmi dhe filozofia nuk kanë të bëjnë me ndonjë shkallë që renditet më lart se njeriu në hartën biologjike. Ato janë gjëra të panjohura për shkallët më të larta të hartës biologjike.

    Arsimimi nuk është shprehja më e lartë mbi çdo gjë. Dituria mendore filozofia dhe arsimi ndiqen dhe vlerësohen së tepërmi nga njerëzit e rënë! Mos i “Krishtëroni” këto gjëra – psh. arsimi si diçka të “Krishterë”. Një shembull tjetër: Në dy kategoritë e tjera më të larta të jetës mbi ne, nuk e krishtërojmë konceptin e “përdorimit të dhuntive për t’i shërbyer Zotit”. Si edhe nevoja për t’i dhënë një shpjegim të logjikshëm mbi besimin tuaj është një çmim i pozicionit tonë të rënë në hartën biologjike. Sigurisht, kështu është edhe seminari në të cilin mësohet besimi.

    Ne po merremi tmerrësisht shumë me ide që gjenden jashtë shkrimit. Ne i kemi marrë ato nga vende të tjera dhe jo nga Fryma e Tij në frymën tonë dhe nga vende të tjera përveçse nga Shkrimi i Shenjtë. Për shembull ne ia përshkruajmë Perëndisë llojin e superioritetit që shkrimet fantastiko-shkencore ia përshkruajnë qenieve të inteligjencës së lartë. Prandaj, nëse duhet ta kuptojmë Perëndinë, ne na nevojitet një arsimim në kolegj plus një titull masteri.
    I dashur lexues, nuk është kjo mënyra si ta njohësh Perëndinë.
    Vër re, të lutem, që ndërsa jeta lëviz lart hartës biologjike, gjërat e shpirtit bëhen dytësore, kurse gjërat e frymës bëhen qëndrore. Ju nuk do ta ngazëlloni kurrë një engjëll, i cili gjendet një shkallë më lart se ne, për “një arsimim të mirë”; ai ka interes për këtë gjë po aq sa edhe një këlysh qeni. Ju as nuk do ta gjeni një engjëll duke u përpjekur të prodhojë një automobil apo televizor më të mirë; as do ta gjeni atë në ndonjë linjë prodhuese për mjete të veçanta elektronike. As keni për ta gjetur atë duke u përpjekur të ketë një shtëpi me katër dhoma gjumi, tre makina dhe një varkë!
    Ne na nevojitet që të kujtojmë se 150 vjetët e fundit, analfabetizmi shkoi nga 85 në 99 përqind të racës njerëzore. Për sa kohë ka qenë raca njerëzore kaq analfabete? Qysh kur historia ka filluar të shkruhet. Pikë treguese: Besimi i krishterë mund të njihet në gjithë thellësinë, lavdinë dhe tërësinë e tij pa shkollimin, intelektualizmin, arsimin e lartë, ose pa pasur dhunti të mëdha. Të kesh një IQ të lartë nuk ka të bëjë fare me sa mirë mund ta njohësh Zotin. Jezus Krishti njihet dhe takohet thellë brenda thellësive më të thella të qenies tuaj frymore, jo në lobin tuaj ballor të trurit. Madje as të qenit i aftë për të lexuar nuk është një kriter për jetën më të thellë të krishterë. Ai njihet së brendshmi. Dhe së brendshmi i referohet “brenda frymës tuaj,” jo “brenda trurit tuaj.”
    Mos i ngatërroni vlerat e shpirtit njerëzor me natyrën organike të frymës tuaj të çliruar dhe të ringjallur.
    Shpirti njerëzor është veçse: Njerëzor. Tokësor. Ky krijim më i mrekullueshëm dhe më i çmuar i gjithë krijimit tokësor…shpirti…e kryen përditë funksionin e tij: të komunikojë me veten; të komunikojë me të tjerët; të komunikojë me gjërat që rrethojnë dikë; dhe të vazhdojë të kryejë përgjegjësitë e një pushtimi. Por ta ushqesh shpirtin me pasuritë intelektuale të shtresës së sipërme të stratosferës së njeriut, nuk e bën atë frymor. Jo, gjëra të tilla vetëm se e bëjnë fuqinë e shpirtit të tij ekzotike.
    Urdhëri i parë i një besimtari është që të fillojë të njohë një Zot të gjallë, çlirues, transformues dhe Shpëtimtar të quajtur Zoti Jezus Krisht, i cili banon brenda tij.
    Le të lehin qentë, le të nguten engjëjt, le t’i mprehë njeriu fuqitë e veta të shpirtit kaq shumë sa ato të duken sikur marrin mbi vete atribute të frymës. Ndërkaq, ne të krishterët e tjerë që kemi një IQ prej rreth 100 dhe që e gjejmë Aristotelin tmerrësisht të lodhshëm dhe një Ph.D në filozofi dhe një tjetër në teologji më pak se të nevojshme me qëllim për ta njohur Zotin, ne pra fshatarët e besimit le të bëjmë atë që duhet të bëjmë… së bashku le ta njohim Zotin tonë!
    Nëse engjëjt dhe këlyshët e qenit kanë ndonjë gjë për të na thënë, ajo është kjo. Qofsh ti i bardhë, i zi, apo i kuq; qofsh ti liberal apo konservator, artist apo jo, mashkull apo femër; pavarësisht nga edukimi yt, shkalla që ke në shoqëri, gjendje jote ekonomike, synimet e tua, ambicjet e tua, besimet e tua politike, apo sfondi yt kulturor; nëse do të fillosh ta prekësh atë jetën tjetër që ndodhet brenda teje, dhe nëse ti do të fillosh të jetosh nga ajo jeta tjetër që gjendet brenda teje, prit një revolucion në sistemin tënd të vlerave. Është një jetë më e lartë tek engjëjt që i bën ata të mos prodhojnë mjete elektronike. Prit një jetë më të lartë që ndodhet brenda jush që të revolucionarizojë çdo gjë brenda matriksit të jetës tënde.

    Në kapitullin e ardhshëm ne do të jemi duke parë përbërjen bio-zoo-logjike të:
    Adamit të parënë
    Adamit të rënë
    Mbarë racës së qenies së rënë
    Zotit Jezus Krisht ndërsa ishte në tokë
    Krishtit të ringjallur
    Të çliruarve siç ata janë tani
    Zotit Jezus Krisht në lavdi*



    Shënim: Shikoni shtojcën I-rë për më shumë nga unika biologjike e Jezus Krishtit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 20-05-2010 më 13:45
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •