Eterit tane midis shenjtoreve: Cirili dhe Methodi ishin vellezerit qe e cuan besimin orthodhoks ne popujt sllave ne qender te Evropes ne shekullin e 9te.
Ne pergatitje per misionin e tyre per tek popujt sllave ata perpiluan alfabetin Glagolitik per te perkthyer Shkrimet e Shenjta dhe shkrimet e tjera te krishtera ne ate qe quhet sot Kisha e Vjeter Sllavonike. Alfabeti Glagolitik me pas u zhvillua ne alfabetin Cirilik qe perdoret sot nga shume gjuhe sllave. Te dy vellezerit njihen si shenjtore, te barabarte me apostujt, per punen e tyre misionare.
Ata kujtohen ne 11 Maj
Himne
Tropari:
O Ciril dhe Method, te frymezuar nga Zoti,
Ju u bete te barabarte me Apostujt me jeten tuaj,
Duke u bere mesues te sllaveve,
Ndermjetoni tek Mjeshtri i te gjithave,
Qe Ai t'i forcoje te gjithe popujt orthodhokse ne Besimin e Vertete,
Dhe qe t'i jape paqen botes,
dhe meshire shpirtrave tane
Kontakioni
Le t'i lavderojme te dy prifterinjte e Zotit qe na ndricuan ne,
Dhe derdhen permbi ne pasurite e njohurise se Zotit duke perkthyer Shkrimin e Shenjte.
O Ciril dhe Method, mesim i bollshem ka ardhur nga kjo pune,
Ne ju lavderojme ju qe tani qendroni para Shume te Lartit,
Duke ndermjetuar papushim per shpetimin e shpirtrave tane.
Krijoni Kontakt