Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    Parajsa (xheneti) sipas Dhijates

    Marku 12:24,25
    Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha atyre: ``A nuk ėshtė pikėrisht pėr kėtė qė jeni nė gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perėndisė?
    Sepse kur njerėzit do tė ringjallen sė vdekuri, as do tė martohen as do tė martojnė, por do tė jenė si engjėjt nė qiell.

    (Zbulesa 21:1). Ky do tė jetė njė qiell i ri, sepse qielli i parė dhe toka e parė do tė kenė shkuar

    (Zbulesa 20:11-13). Ne na thuhet se tė gjithė njerėzit do tė ringjallen nė trupa dhe do tė dalin para fronit tė gjykimit tė Krishtit

    (Zbulesa 20:14-15). Megjithėse Jezusi erdhi nė fillim si Shpėtimtar nė tokė, tani Ai do tė jetė Gjykatėsi. Ata, emrat e tė cilėve nuk gjenden nė librin e jetės sė Qengjit, do tė flaken nė liqenin e zjarrtė
    Revolution 1848

  2. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Le te perseriten postimet, temat, mendoj qe kjo eshte edhe esenca e tolerancės fetare.

    Un jam duke e percjellur per se afermi kete tem.

  3. #33
    Citim Postuar mė parė nga Gj.Fishta Lexo Postimin
    Le te perseriten postimet, temat, mendoj qe kjo eshte edhe esenca e tolerancės fetare.

    Un jam duke e percjellur per se afermi kete tem.
    Shpresoj qe te pelqej sadopak.Pershendetje
    Revolution 1848

  4. #34
    po nparajs kon me shkue vetem myslymont e allahut e tpejgamerit e tjert kon me shku kuku moj none qysh asht atje ne gjenem me u kall krejt

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Un se kom lexu biblen, po njeher ni "deshmitar i jehovit" ma pat spjegu parajsen e krishter.
    Ai thojke se te gjith njerzit pas vdekjes prap do te jetojn ne tok, do te jetojn si engjej te lumtur dhe me dashurii (sa shum e permendin ket fjal te krishtert :P)ne harmoni me njeri tjetrin, nuk i jam i sigurt nese me ka thene se sdo ken nevoj per te ngrene, dhe as nuk do te martohen.

    Pershkrim me te bezdis'shem te parajses nuk kam ndegjuar ndonjeher.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  6. #36
    Citim Postuar mė parė nga celyy Lexo Postimin

    Pershkrim me te bezdis'shem te parajses nuk kam ndegjuar ndonjeher.
    Mire, na trgo ato gjera qe ke lexu dhe qe jan terheqese per ty. Pershendetje
    Revolution 1848

  7. #37
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Jo cdo gje duhet te ket prova evidente per tu besuar
    PO mire, na e thuaj ti nje prove...

  8. #38
    Citim Postuar mė parė nga bindi Lexo Postimin
    PO mire, na e thuaj ti nje prove...
    Ti kerkove nje dhe une nje po te sjell, si thua ti psh: forca magnetike
    Revolution 1848

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Parajsa (Xheneti) sipas Jezusit dhe Muhamedit

    Shume intresant kjo ceshtja e parajses tek besimi i kirshtere ! Me intereson te dij se mos ka njohuri ndokush se si jahudinjet e pershkruajne parajsen ata ?
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: Parajsa (Xheneti) sipas Jezusit dhe Muhamedit

    By: Amer Halid
    Xheneti


    Udhėtimi drejt lumturisė, ėshtė njė udhėtim, i cili ka si objektiv kryesor arritjen e asaj qė kėrkojnė tė gjithė njerėzit, lumturinė. Secili prej nesh kėrkon tė jetojė njė jetė tė lumtur e tė qetė. Tė shumtė janė njerėzit, tė cilėt vuajnė nga stresi, ankthi dhe depresioni. Tė shumtė janė njerėzit, tė cilėt kanė halle, brenga dhe ndihen tė trishtuar. Shumė njerėz kanė probleme ekonomike, janė tė papunė dhe nuk kanė pėrkrahje.
    Nė njė situatė tė tillė, shtrohet pyetja: A ėshtė e mundur tė jetojmė tė lumtur e tė qetė? A ėshtė e mundur qė njeriu tė jetojė i lumtur nė kėtė botė plot halle? A ėshtė e mundur tė arrihet lumturia duke e ndihmuar njėri-tjetrin me ide, duke forcuar lidhjet me Zotin, duke ndryshuar mėnyrėn e tė menduarit, me njė forcė shpirtėrore tė re etj… tė cilat na ndihmojnė tė kapėrcejmė problemet dhe vėshtirėsitė? Si mund tė ndihemi tė lumtur nė kėtė botė? A ekzistojnė mėnyra dhe rrugė qė na ēojnė drejt lumturisė? A ekziston ndonjė ēelės magjik pėr kėtė? A ekzistojnė rreze drite tė pėrcaktuara nga profeti Muhamed (a.s.)?
    Udhėtim drejt lumturisė, pėrbėhet nga dy fjalė kryesore: udhėtim dhe lumturi. Me fjalėn udhėtim, kemi si qėllim udhėtimin e jetės sė secilit prej nesh. Realiteti i kėtij udhėtimi ėshtė distanca e tij shumė e shkurtėr. Hallet, brengat dhe vėshtirėsitė nuk kanė pėrse tė na bėjnė tė mos e marrim parasysh distancėn e shkurtėr tė kėtij udhėtimi. Kėtė udhėtim, jetėn tonė, duhet ta shohim nė pėrmasat e tij tė vėrteta dhe jo nė pėrmasat e tepruara. Udhėtimi ynė pėrgjatė jetės, ėshtė shumė i shkurtėr, pėrfundon shumė shpejt.
    Sipas njė mendimi, njeriu jeton pesė jetė:
    Jeta e parė, ėshtė ajo nė botėn e modelimit. Kjo ėshtė jeta kur njeriu u modelua pėr herė tė parė si krijesė, ėshtė ajo qė ceket nė Kuran ku thuhet: “Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri tė dėshmojnė kundėr vetes sė tyre, u tha: “A nuk jam Unė Zoti juaj?” Ata u pėrgjigjėn: “Po, dėshmojmė se Ti je”. (Araf, 172)
    Jeta e dytė ėshtė ajo e kėrbishtit, ku njeriu kalon nga njė kėrbishte nė njė tjetėr, nga Ademi (a.s.) deri tek ti.
    Jeta e tretė ėshtė ajo qė kalon nė kėtė botė, gjashtėdhjetė apo tetėdhjetė vitet qė do tė jetosh mes njerėzve.
    Jeta e katėrt ėshtė ajo e varrit, qė nga vdekja deri nė ringjallje. Varri do tė jetė ose njė lulishte xheneti, ose njė gropė zjarri.
    Jeta e pestė dhe e fundit, ėshtė ajo e pėrjetėsisė, nė xhenet ose nė xhehenem.
    Nga kėto pesė jetė, ajo mė e shkurtra ėshtė jeta e kėsaj bote, mesatarja e tė cilės ėshtė tek tė gjashtėdhjetat. Kurse jeta mė e gjatė nga tė pestat, ėshtė ajo nė xhenet.
    Pėr kėtė, ne duhet ta kemi parasysh se ky udhėtim ėshtė shumė i shkurtėr dhe se shpėrblimi nė fund tė tij ėshtė i madh. Nėse kėnaqėsitė e kėsaj bote, sado qofshin ato dhe sado gjatė tė jetosh, vihen pėrballė atyre tė xhenetit tė pėrjetshėm, nuk kanė asnjė vlerė.
    Pėrveēse jeta nė kėtė botė ėshtė e shkurtėr, ajo pėrbėhet nga malore dhe tatėpjeta tė shumta.
    Sirrij ibnu Muhaled ka transmetuar se i dėrguari i Zotit (a.s.) i tha njė ditė Ebu Dherrit: “Nėse do tė niseshe pėr njė udhėtim, a do tė pėrgatiteshe mė parė?”. Ai iu pėrgjigj: “Po o i dėrguari i Allahut”. Profeti (a.s.) i tha: “Nėse pėrgatitesh pėr udhėtimet e kėsaj bote, po pėr udhėtimin drejt botės tjetėr?!” Mandej shtoi: “A tė rrėfej diēka tė dobishme pėr atė Ditė?” Ebu Dherri iu pėrgjigj: “Po o i dėrguari i Allahut”. Profeti (a.s.) i tha: “Agjėro njė ditė tė nxehtė, qė ta freskosh ditėn e ringjalljes, fal dy rekate nė errėsirėn e natės, qė tė lehtėsosh errėsirėn e varrit, bėj Haxhin, jepi sadaka njė tė vobekti, thuaj njė fjalė tė drejtė ose hesht nė raste sherri.”
    Jeta e kėsaj bote ėshtė shumė e shkurtėr, kur shihet nga lart. Sado i vėshtirė qoftė rrugėtimi i saj, do tė duket shumė i lehtė.
    Profeti Muhamed (a.s.) kishte njė deve, tė cilėn e thėrriste Kasva, pasi ishte shumė e shpejtė dhe asnjė deve tjetėr nuk ia kishte kaluar gjer atėherė. Njė ditė, asaj ia kalon deveja e njė beduini. Sahabėve tė Profetit (a.s.) u erdhi shumė rėndė nga njė gjė e tillė. Duke e parė reagimin e tyre, Profeti (a.s.) u tha: “Zoti e ka bėrė ligj qė ēdo gjė tė cilėn e ka ngritur dhe i ka dhėnė vlera nė kėtė botė, nė tė njėjtėn kohė e ka ulur dhe pėrbuzur nė njė krah tjetėr."
    Te Zoti, kjo dynja nuk ka vlerė as sa krahu i njė mushkonje. Merre krahun e njė mushkonje pasi ta kesh vrarė dhe shihe me sy, vallė sa ėshtė hisja jote nga krahu i saj? Gjithmonė shihe botėn nė pėrmasat e saj tė vėrteta. Sado tė mėdha tė jenė hallet dhe problemet e tua nė kėtė botė, mos i ekzagjero, por shihi nė pėrmasat e tyre reale.
    Kėshtu, realiteti i parė i kėtij udhėtimi (jetės nė kėtė botė) ėshtė se vuajtjet dhe gėzimet nė kėtė botė, janė shumė tė shkurtra. Ne duhet tė ndėrgjegjėsohemi pėr kėtė dhe tė jetojmė me kėtė logjikė. Sado i lodhur dhe i dėrmuar tė ndihesh, gjithēka do tė pėrfundojė shumė shpejt. Njėqind vjet mė parė, asnjė nga njerėzit qė tė rrethojnė nuk ekzistonte. Njėqind vjet mė pas, asnjė nga njerėzit qė na rrethojnė nuk do tė ekzistojė. Ēdo njėqind vjet, toka e ndryshon koren e saj.
    Realiteti i dytė, ka tė bėjė me nocionin e lumturisė. Vallė ku gjendet lumturia e plotė?
    Qė nė fillim, themi se nė kėtė botė askush nuk mund tė jetojė i lumtur pėrgjithmonė. Ēdo lėvizje e jona nė kėtė botė, bėhet me qėllim qė tė fitojmė lumturinė. Vlera e parave matet nga lumturia dhe gėzimi qė na falin. Dashurinė, fėmijėt, karrierėn etj... i duam pasi mendojmė se na bėjnė tė lumtur. Por, lumturia e plotė dhe e pėrsosur nuk ekziston nė kėtė botė. Lumturia e plotė dhe e pėrsosur ekziston vetėm nė xhenet. Kjo botė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė testim, me anė tė cilit pėrzgjidhen njerėzit qė e meritojnė xhenetin.
    Zoti thotė nė Kuran: “Ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, Ne do t’i shpiem nė kopshte tė Xhenetit, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj. Aty do tė qėndrojnė vazhdimisht e pėrgjithmonė. Ky ėshtė premtimi i vėrtetė i Allahut. E kush ėshtė mė i vėrtetė se Allahu nė fjalė?!” (Nisa, 122)
    “Allahu u ka premtuar besimtarėve dhe besimtareve kopshte, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe ku do tė banojnė pėrgjithmonė, si dhe pallate tė mrekullueshme nė Xhenetin e Adnit. Por kėnaqėsia prej Allahut ėshtė shpėrblimi mė i madh.” (Teube, 72)
    Transmetohet nga Ibnu Mesudi se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Xheneti ėshtė mė pranė besimtarit, se ē’janė lidhėset e kėpucės sė tij.” (Buhari)
    Udhėtimi ynė drejt xhenetit ėshtė i vėrtetė dhe besimtari kurrė nuk duhet tė dyshojė. Stacioni i fundit i kėtij udhėtimi ėshtė xheneti i amshuar.
    Udhėtimi ynė drejt lumturisė, i pėrngjan njė anijeje, e cila lė bregun dhe fillon tė humbasė nė horizont. Ajo kalon nga detet nė oqeane mes stuhive e rrebesheve. Por, nė njė ēast, marinarėt dallojnė bregun e synuar. Momenti mė emocionues i udhėtimit nė det, ėshtė ai kur dallon bregun nga larg, shikon dritat, anijet e ankoruara, marinarėt qė rendin lart e poshtė... Nė ato ēaste, marinarėt e rraskapitur nga mundi, harrojnė ēdo vuajtje dhe lodhje. Pak a shumė, tė tilla janė edhe emocionet kur do tė shohim xhenetin pėr herė tė parė.
    Pėr kėtė, unė mendova qė temėn e parė, t’ia dedikoj xhenetit dhe udhėtimit drejt tij. Edhe pse jemi larg xhenetit, unė do tė pėrpiqem t’jua afroj atė, t’jua sjell sa mė pranė, qė t’i dalloni disa konture tė tij, tė fantazoni dhe ta shpresoni.
    “Ai i ka krijuar jetėn dhe vdekjen, pėr t’ju provuar se kush prej jush do tė veprojė mė mirė; Ai ėshtė i Plotfuqishmi dhe Falėsi i madh.” (Mulk, 2)
    Imagjinoni nė kėto ēaste udhėtimin qė na duhet pėr tė mbėrritur nė xhenet. Pasi kemi kaluar testin e fluturimit tė librave tė veprave dhe na ka ardhur nė dorėn e djathtė, menjėherė nisemi pėr t’i peshuar kėto vepra. Pasi kalojmė edhe testin e peshimit tė veprave, ku veprat e mira kanė peshuar mė shumė, kalojmė urėn e Siratit. Me kalimin e urės sė Siratit, do tė pėrballemi me derėn e xhenetit. Kur e pyetėn njė tė ditur se kur do tė ndihet njeriu i qetė Ditėn e Kiametit, ai u pėrgjigj: “Kur ta ketė lėnė Siratin pas shpine”.
    Mbylli sytė pėr disa ēaste dhe imagjinoji ato ēaste. A e sheh sa e madhe ėshtė dera? A i sheh ngjyrat e saj tė bukura? Aty do t’i shohėsh tė gjithė tė grumbulluar pėr tė hyrė nė xhenet. Aty do tė jetė Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu. Aty do tė shohėsh Fatimen dhe Merjemen (a.s.). Patjetėr qė do tė dallosh dhe Ibrahimin (a.s.), babanė e profetėve. Diku aty pranė janė dhe Musai (a.s.) e Isai (a.s.). Ndėrkohė qė profetin Muhamed (a.s.) e sheh duke ardhur drejt derės me nxitim pėr ta hapur.
    Me kė do tė doje tė ishe nė ato ēaste? Vdekja tė ka ndarė nga familja dhe tashmė hap sytė nga prindėrit, fėmijėt, gruaja dhe vėllezėrit e motrat.
    Atė ditė, pėr herė tė parė do tė shohėsh melekėt dhe vetė Xhibrilin (a.s.). Melekėt do tė tė urojnė mirėseardhjen te porta e xhenetit. Nėse festimet e kėsaj bote kanė qenė madhėshtore, ēfarė mund tė themi pėr festėn e asaj dite?
    “Ndėrsa ata qė i janė frikėsuar Zotit tė tyre, do tė ēohen grupe-grupe nė Xhenet. Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do tė hapen e rojtarėt e tij do t’u thonė atyre: ‘Shpėtimi qoftė mbi ju! Ju keni qenė njerėz tė mirė, andaj hyni nė tė dhe qėndroni
    pėrgjithmonė!’” (Zumer, 73)
    Njerėzit do tė jenė tė rreshtuar para derės sė xhenetit. Nėse njė njeri ėshtė vendosur gabimisht nė rreshtat e fundit, vetė Profeti (a.s.) do tė shkojė tek ai, do ta kapė pėr dore dhe do t’i thotė: “Ti nuk e ke vendin kėtu, por nė rreshtat e parė. Ti u ke ofruar ndihmė jetimėve nė dynja dhe shpėrblimi i kėsaj vepre ėshtė tė qėndrosh pranė meje. Ti o motėr myslimane ke pasur morale shumė tė larta nė dynja, pasi kishe dėgjuar njė hadith timin: “Njeriu qė do jetė mė pranė meje, ėshtė ai qė ka pasur moralin mė tė lartė.”
    Nė ēast do ta shohėsh veten tė rrethuar nga gratė mė tė lavdishme dhe mė tė ndershme, gratė e Profetit (a.s.) dhe tė sahabėve tė tjerė.
    Kur tė vijė ēasti pėr tė hapur portėn e xhenetit, profeti Muhamed (a.s.) do tė shihet duke ēarė rreshtat, derisa tė arrijė te porta. Ai do tė trokasė dhe nga brenda do tė dėgjohet zėri i melekut rojė: “Kush ėshtė?” Profeti (a.s.) do tė pėrgjigjet: “Muhamedi, biri i Abdullahut.” Meleku nga brenda do tė pėrgjigjet: “Mė ka urdhėruar Zoti qė tė mos ia hap kėtė portė askujt tjetėr veē teje.”
    Profeti (a.s.) mbi derėn e xhenetit: “Dera e xhenetit do tė jetė sa distanca mes Mekės dhe Sirisė, e megjithatė njerėzit do tė shtyhen pėr tė hyrė.”
    Me tu hapur porta, njerėzit do tė nuhasin aromėn e xhenetit. Po ti, o vėlla dhe oj motėr, a ju ka ndodhur qė ta nuhasni aromėn e xhenetit qė nė kėtė botė? Profeti (a.s.) ka thėnė: “Aroma e xhenetit nuhatet qė prej pesėqind vitesh largėsi.”
    Para se njerėzit tė hyjnė nė xhenet, Zoti do t’u flasė pa ndėrmjetės. Para se tė vendosėsh kėmbėn nė xhenet, do tė dėgjosh zėrin e Zotit: “O banorėt e xhennetit, nga Unė do tė keni katėr gjėra: Do tė jetoni dhe nuk do tė vdisni, do tė jeni tė shėndetshėm dhe nuk do tė sėmureni, do tė jeni tė rinj dhe nuk do tė plakeni, dhe do tė jeni tė lumtur dhe nuk do tė hidhėroheni.”
    Menjėherė pas kėsaj, njerėzit do tė lahen nė Lumin e Jetės. Ai ėshtė njė lumė, i cili do t’i pastrojė nga ēdo ndjenjė negative, urrejtja, smira dhe xhelozia.
    “Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te kėmbėt e tyre do tė rrjedhin lumenj...” (Araf, 43)
    “Aty nuk do tė dėgjojnė biseda tė kota, as fjalė gjynahesh, por vetėm fjalėt “Paqe, paqe!” (Vakia, 25-26)
    Vallė ēfarė do tė bėsh me tė hyrė nė xhenet? Kur pyeta njė tė ri, ai mu pėrgjigj: “Me tė hyrė nė xhenet, do tė filloj tė vrapoj nga tė mundem.” Dikush tjetėr mund tė fillojė tė kėrkojė nėnėn, fėmijėt, gruan dhe njerėzit e tjerė tė dashur.
    Thotė Zoti nė njė hadith kudsij: “Kam pėrgatitur pėr robėrit e mi tė mirė, gjėra qė syri nuk i ka parė, veshi nuk i ka dėgjuar dhe as nė mendje nuk i ka vajtur kujt.”
    Nėse njė fėmijė i vogėl tė thotė qė do tė tė japė njė shumė tė madhe tė hollash, secili prej nesh e kupton se shuma mund tė jetė maksimumi njė mijė lekė. Por, nėse drejtori i njė banke tė thotė se do tė tė japė njė shumė tė madhe tė hollash, menjėherė mendja tė shkon tek milionat. Nėse ėshtė vetė presidenti i shtetit ai qė tė premton njė shumė tė madhe, ti menjėherė mendon pėr qindra milionė. Nėse kjo ndodh me njerėzit, ēfarė mendon nėse vetė Zoti i njerėzve –nė njė hadith tė transmetuar nga Ebu Hurejre - tė thotė: “Kam pėrgatitur pėr robėrit e mi tė mirė, gjėra qė syri nuk i ka parė, veshi nuk i ka dėgjuar dhe as nė mendje nuk i ka vajtur kujt.” Mandej, Ebu Hurejre thotė: “Nėse doni, mund tė lexoni ajetin: Askush nuk e di se ēfarė gėzimesh janė fshehur pėr ata (nė
    jetėn tjetėr), si shpėrblim pėr punėt e mira qė kanė bėrė.” (Sexhde, 17)
    Vallė sa vende tė bukura kemi parė? Sa vende kemi vizituar? Nėse ke vizituar Egjiptin, Libanin dhe vende tė tjera tė lindjes, nuk ke vizituar vendet e Amerikės Latine dhe ato tė Azisė sė Largėt.
    Sa gjėra tė bukura kemi dėgjuar? Secili prej nesh kemi dėgjuar mbi vende, fenomene dhe gjėra tė ndryshme nga jeta mbi tokė. Madje, kemi dėgjuar shumė gjėra edhe mbi universin dhe planetė tė tillė si Marsi etj... Kėshtu, rrethi i gjėrave qė kemi dėgjuar ėshtė mė i madh dhe i gjerė nga ai i atyre qė kemi parė.
    Mbi sa gjėra tė bukura kemi fantazuar? Pa dyshim qė rrethi i imagjinatės dhe i fantazisė ėshtė akoma mė i madh.
    Tė gjitha kėto nuk kanė aspak vlerė para asaj qė ka pėrgatitur Zoti pėr besimtarėt.
    Po tė bėjmė njė analizė hadithi i mėsipėrm, fillon me foljen (kam pėrgatitur), koha e shkuar, veta e parė. Koha e shkuar e foljes tregon qė xheneti ėshtė i pėrgatitur tashmė dhe ėshtė nė pritje tė besimtarėve pėr ta mbushur. Kurse veta e parė e foljes tregon qė xhenetin e ka pėrgatitur vetė Zoti i madhėruar dhe nuk i ka urdhėruar melekėt qė ta pėrgatisin atė.
    Imagjinoje veten nė ato ēaste, ku vetė profeti Muhamed (a.s.) tė merr pėr dore dhe tė ēon nė pallatin e pėrgatitur pėr ty. Kjo, pasi ai i di veprat e tua tė mira, moralin e lartė dhe pėrkushtimin ndaj Zotit. Tė gjithė kėto vepra, i paraqiteshin Profetit (a.s.), ēdo ditė tė enjte. Thotė Profeti (a.s.) nė njė hadith: “Mua mė paraqiten veprat tuaja ēdo tė enjte. Pėr veprat e mira tuajat unė falėnderoj Zotin.”
    “ dhe, pėr durimin e tyre, Ai do t’i shpėrblejė me Xhenet dhe petka tė mėndafshta. Tė mbėshtetur nė divane, ata nuk do tė kenė as vapė dhe as tė ftohtė. Hija e pemėve tė tij (Xhenetit) ėshtė afėr mbi kokat e tyre, ndėrsa frutat e tyre do t’i kenė afėr sa t’i arrijnė me dorė. Aty do t’u shėrbehet me enė tė argjendta dhe kupa kristali, kupa tė tejdukshme argjendi, madhėsinė e tė cilave (do ta zgjedhin) sipas dėshirės. Aty do tė pinė gota me pije tė pėrziera me xhenxhefil, prej njė burimi tė quajtur Selsebil. Atyre do t’u shėrbejnė djem pėrherė tė rinj, qė, kur i shikon, tė duken si margaritarė tė shpėrndarė. Ngado qė tė hedhėsh sytė, do tė shohėsh lumni dhe njė mbretėri tė madhe. Ata do tė jenė tė veshur me petka tė holla mėndafshi tė gjelbėr dhe me armaē mėndafshi tė trashė, tė stolisur me byzylykė tė argjendtė. Zoti i tyre do t’u japė tė pinė pije tė pastėr. Ky do tė jetė me tė vėrtetė shpėrblimi juaj; pėrpjekjet tuaja do tė jenė tė pranuara.” (Insan, 11-22)
    Kur tė mbėrrish te pallati yt, do tė mbetesh gojėhapur, pasi do tė shohėsh qė je komshiu i Profetit (a.s.) nė xhenet. Ashtu siē ke qenė shumė pranė traditės sė tij nė kėtė botė, ashtu do tė jesh me tė nė xhenet.
    A e di si ėshtė i ndėrtuar pallati yt nė xhenet? Dėgjoje vetė tė dėrguarin e Zotit ēfarė thotė. "Ndėrtesat e xhenetit janė prej floriri dhe argjendi, suvatimi ėshtė prej misku (lloj parfumi), gurėt janė prej diamanti dhe ēatia e tyre ėshtė Arshi i Allahut."
    Jo vetėm pallatet dhe ambientet e tjera janė krejt tė ndryshme, por edhe fytyra jote shkėlqen si asnjėherė mė parė.
    “Me tė vėrtetė, punėdrejtėt do tė gjenden nė Xhenet, duke shikuar nga divanet. Nė fytyrat e tyre do tė njohėsh shkėlqimin e Lumturisė.” (Mutafifin, 22-24)
    “Atė ditė, disa fytyra do tė shkėlqejnė dhe Zotin e tyre do tė shohin.” (Kijame, 22-23)
    Nė njė hadith Profeti (a.s.) thotė: “Njerėzit e parė qė do tė hyjnė nė xhenet do tė duken si hėna e plotė. Ata qė do tė hyjnė pas tyre do tė duken si ylli mė i shndritshėm nė qiell dhe kėshtu me radhė. Nė xhenet do tė kenė krehra prej floriri, djersa e tyre do tė ketė erė parfumi dhe do t’u frymėzohet bėrja tesbih ashtu siē kryejnė frymėmarrjen”.

    Hapėsirat pėrreth tė banorėve tė xhenetit
    Profeti (a.s.) ka thėnė: “Njeriu, i cili do tė ketė hapėsira mė pak nė xhenet, ėshtė ai qė nuk e pėrshkon dot pallatin e tij sikur tė ecė pėr njėmijė vjet.” Vallė sa pemė mund tė ketė pėrreth njė pallat i tillė? Sa pishina, fusha golfi e futbolli, sa lumenj etj...?
    Kur e dėgjuan kėtė, shokėt e Profetit (a.s.) e pyetėn: “O i dėrguari i Allahut! Nėse ky ėshtė njeriu qė do tė ketė hapėsira mė pak nė xhenet, cili ėshtė ai qė do tė ketė gradėn mė tė lartė?!” Profeti (a.s.) u pėrgjigj: “Ėshtė ai, i cili do tė mundet ta shohė Zotin ēdo drekė dhe darkė.”
    “Ngado qė tė hedhėsh sytė, do tė shohėsh lumni dhe njė mbretėri tė madhe.” (Insan, 20)
    Nė dynja ke jetuar nė skamje dhe mjerim, kurse sot nė xhenet jeton i lumtur dhe gėzon mbretėri tė pafundme.

    Shoqėria nė xhenet
    Njė ndėr problemet me tė cilat pėrballen shokėt nė kėtė jetė, ėshtė se kanė dėshira dhe hobe tė ndryshme. Nėse njėri kėrkon tė luajė futboll, tjetri kėrkon tė lahet nė pishinė. Ndėrkohė qė nė xhenet, zemrat e tyre do tė jenė si njė zemėr e vetme. Profeti (a.s.) ka thėnė: “ Zemrat e tyre do tė jenė si njė e vetme, pa pasur mosmarrėveshje dhe urrejtje mes tyre”.
    Nėse njėri nga shokėt nė xhenet shpreh njė dėshirė, tė gjithė shokėt dhe familjarėt i bashkohen dhe e shijojnė nė maksimum.
    “Aty do tė kenė ēfarė tė duan - e prej Nesh (do tė kenė) edhe mė shumė.” (Kaf, 35)
    Banorėve tė xhenetit do t’u mundėsohet realizimi i ēdo dėshire. Nėse dikush dėshiron ta ftojė tė dėrguarin e Zotit me shokėt e tij pėr drekė apo pėr darkė, mund ta realizojė kur tė dojė. Ata do tė mund tė dalin shėtitje tė gjithė pranė njė lumi, ku Profeti (a.s.) dhe pjesėmarrėsit nė luftėn e Bedrit, mund t’u tregojnė mbi detaje tė kėsaj beteje.
    Profeti (a.s.) ka thėnė nė njė hadith: “Nė xhenet ekzistojnė pazare tė mbushur me foto tė bukura anash. Nėse njė burrė me bashkėshorten e tij shėtisin nė kėtė Pazar dhe u pėlqen njėra nga fotot, mund tė hyjnė brenda saj dhe tė shėtisin sa tė duan.”
    Nė njė hadith tjetėr, Profeti (a.s.) thotė: “Pėr banorėt e xhenetit, do tė fryjė njė erė e veēantė ēdo ditė tė xhuma. Kur burrat dhe gratė kthehen nga tregu, kthehen me njė bukuri tė papėrshkrueshme. Burri do t’i thotė gruas: ‘Qenke bėrė shumė e bukur’, dhe gruaja ia kthen: ‘Edhe ti, pėr Zotin, qenke bėrė shumė i hijshėm’.”
    “Aty do tė kenė ēfarė tė duan...”
    Nėse tė pėlqen hipizmi, atje do te kesh kuaj nga racat mė tė mira. Nėse tė pėlqen tė zhytesh nė lumenj dhe dete dhe tė luash me peshqit, tė gjitha do t’i kesh. Nėse ke talent pikturėn dhe tė pėlqen tė pikturosh pamje dhe peizazhe nga xheneti, tė mundėsohet gjithēka sa hap e mbyll sytė. Nėse tė pėlqen udhėtimi dhe dėshiron tė bėsh njė udhėtim rreth xhenetit, tė mundėsohet njė gjė e tillė.

    A ėshtė e mundur qė tė mėrzitemi nė xhenet?
    Pa dyshim qė jo. Zoti thotė nė Kuran: “Sigurisht qė atė ditė banorėt e Xhenetit nuk do tė mendojnė pėr gjė tjetėr, veē lumturisė sė tyre. Ata dhe gratė e tyre do tė jenė nė hije, tė mbėshtetur nė ndenjėse tė lartuara.” (Jasin, 55-56)
    “Me tė vėrtetė, ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, do tė kenė pėr banesa kopshtet e Firdeusit, ku do tė qėndrojnė pėrherė, duke mos dėshiruar asnjė
    ndryshim.” (Kehf, 107-108)
    Ne mėrzitemi nė kėtė botė, pasi kėnaqėsitė e saj janė tejet tė kufizuara. Kėnaqėsitė e kėsaj bote kufizohen nė tė ngrėnėt, tė pirėt, shėtitjet, marrėdhėniet intime mes burrit dhe gruas dhe asgjė mė shumė. Ndėrkohė qė nė xhenet kėnaqėsitė janė tė pafundme. Nėse Zoti ka krijuar shtatė ngjyra nė kėtė botė, nė xhenet kushedi sa mijėra ekzistojnė. Nėse notat muzikore janė shtatė, nė xhenet kushedi sa mijėra tė tilla janė. E si mund tė mėrzitet njeriu nė xhenet, ndėrkohė qė peizazhi pėrreth pallatit tė tij ndryshon ēdo ditė? Si mund tė mėrzitet ndėrkohė qė shijet e ushqimeve ndryshojnė ēdo ditė? Si mund tė mėrzitet, ndėrkohė qė kėnaqėsitė veē sa shtohen ēdo ditė? Si mund tė mėrziten, ndėrkohė qė ata pėrjetojnė kėnaqėsinė mė tė madhe nė xhenet, shikimin e vetė Allahut tė madhėrishėm? Zoti i lartėsuar thotė nė Kuran: “Sigurisht qė atė ditė banorėt e Xhenetit nuk do tė mendojnė pėr gjė tjetėr, veē lumturisė sė tyre.” (Jasin, 55)
    Banorėt e xhenetit nuk kanė kohė tė mėrziten, pasi janė tė angazhuar me kėnaqėsi tė pafundme. Nė ēdo ēast, ata pėrballen me kėnaqėsi tė ndryshme.
    Profeti (a.s.) ka thėnė: “Me tė vėrtetė qė kompensimi i Zotit ėshtė i shtrenjtė dhe kompensimi i Zotit ėshtė xheneti.”
    Njė ditė Profeti (a.s.) i pyeti shokėt e tij: “A i ėshtė pėrveshur punės ndonjėri prej jush pėr tė fituar xhenetin, i cili ėshtė i pafund?Pėr Zotin, xheneti ėshtė dritė qė shkėlqen, nė tė ka borzilokė qė lėkunden, pallate tė lartė, lumenj vėrshues, fruta tė pjekur dhe stoli tė ndryshme.”
    Shokėt iu pėrgjigjėn: “Ne i jemi pėrveshur punės pėr ta fituar atė, o i dėrguari i Allahut”.
    Profeti (a.s.) u tha: “Thoni nė dashtė Zoti!”
    Nė njė hadith tjetėr thuhet se Zoti do t’i drejtohet robit tė Tij: “O robi Im, Unė jam i kėnaqur me ty, po ti a je i kėnaqur me Mua? A dėshiron diēka prej Meje, o robi im? Kėrko dhe dėshiro ēfarė duash, pasi gjithēka qė tė kėrkosh do tė tė jepet.”
    Ndėrkohė qė robi do t’i kėrkojė ta shohė Zotin ashtu siē ėshtė, dhe kjo gjė do t’i mundėsohet. Kjo do tė jetė kėnaqėsia mė e madhe qė mund tė pėrjetojė njė banor i xhenetit.
    Ebu Seid El-hudrij ka transmetuar se Profeti (a.s.) i ka thėnė: “O Ebu Seid! Kush ėshtė i kėnaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si profet, e ka merituar xhenetin.” Ebu Seidi u habit nga kjo dhe i tha: “A ma pėrsėrit dhe njė herė o i dėrguari i Allahut!?” Profeti (a.s.) ia pėrsėriti dhe shtoi: “Veē kėsaj, pėr njė vepėr tė vetme, atij i shtohen dhe njėqind gradė nė xhenet, distanca mes njė grade dhe njė tjetre ėshtė sa distanca mes qiellit dhe tokės.” Ebu Seid pyet: “E cila qenka ajo vepėr, o i dėrguari i Allahut?!” Profeti (a.s.) u pėrgjigj: “Xhihadi nė rrugė tė Zotit.” (Nisaij)

    Ky ishte udhėtimi i shkurtėr i kėsaj bote, pėr tė fituar lumturinė e amshuar tė xhenetit. Kėto fjalė qė thamė, nuk janė thjesht fjalė qetėsuese. Kjo, pasi disa njerėz thonė se myslimanėt dhe hoxhallarėt na flasin pėr xhenetin, duke na droguar, me qėllim qė tė vazhdojmė nė kėtė gjendje tė nderė, duke pritur xhenetin. Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė, ashtu siē nuk ėshtė e vėrtetė thėnia se feja ėshtė opium pėr popujt. Vetė profeti Muhamed (a.s.), sa herė qė citonte diēka lidhur me xhenetin, e citonte nė kuadėr tė suksesit nė kėtė botė. Ai e pėrdorte shpėrblimin me xhenet, si stimul suksesi nė kėtė botė.
    Profeti (a.s.) ka thėnė lidhur me rėndėsinė e arsimimit: “Kush i hyn njė rruge pėr tė nxėnė dije, Zoti ia ka lehtėsuar rrugėn e xhenetit.”
    Pra, nėse kėrkon tė fitosh xhenetin, duhet tė studiosh dhe tė nxėsh dije.
    “Xheneti ndodhet poshtė kėmbėve tė nėnave.”
    Ato njerėz qė kanė mangėsi nė trup, ngushėllimin e kanė vetėm te xheneti. Profeti (a.s.) ka thėnė: “Kė sprovon Zoti me humbjen e shikimit, ia kompenson atė me xhenet.”
    Megjithatė, lumturia ekziston edhe nė kėtė botė. Siē do tė shohim dhe nė hadithe dhe ajete tė shumta, Zoti ua ka premtuar lumturinė besimtarėve edhe nė kėtė jetė.
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •