Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Shkup: Sot mbahen protesta “Për drejtësi”

    Protesta me moton “Për drejtësi” filloi sot në orën 13.00 para gjykatave, vazhdoi para Kuvendit dhe para Qeverisë. Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së, PDSH-së, BDK-së e BDSH-së, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI. Protesta kaloi nën masa të forta të sigurisë, qetë dhe pa incidente. Paraprakisht organizatorët e kësaj proteste, u bënë thirrje pjesëmarrësve të mundshëm, që në protestë, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit.

    video: http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40326.html

    alsat-m
    Sui generis

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shkup: Mbahet protesta “Për drejtësi”

    Nën moton “Për drejtësi”, mijëra qytetarë sot nën organizim të Këshillit të OJQ-vë shqiptare shprehen paknaqësin dhe revoltën e tyre kundër padrejtësisë dhe diskriminimit të shqiptarëve. Protesta filloi para gjykatave të vendit, për të vazhduar drejtë shtëpisë ligjvënëse Parlamentit, më pas itinerari i protestuesve vazhdoi para Qeverisë dhe përfundoi atje ku edhe filloi para gjykatave. Gjatë protestës u vërejtën edhe një numër i madh i forcave të sigurisë. Protesta ishte e qetë dhe pa incidente. Protestuesit kërkuan ndërprerjen e proceseve të montuara politike dhe lirimin e të pafajshmëve.
    “Ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla të montuara dhe antidemokratike si rasti i Sopotit. Ndërprerja e menjëhershme e procesit të montuar dhe lirimi nga burgu i banorëve të pafajshëm të Brodecit. Rastet e ashtuquajtura për “krime lufte” të ndalojnë menjëherë së procesuari sepse gjykatat e vendore nuk janë kompetente të zgjidhin këto lëndë dhe se kjo është në kundërshtim të drejtpërsëdrejti si me ligjet e këtij vendi ashtu edhe me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, deklaroi Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
    Këshilli i organizatave joqeveritare i bëri thirje edhe faktorit ndërkombëtarë që të ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate dhe u shprehen se në NATO dhe BE nuk mund të shkohet me gjykatë të korruptuar.
    “Rruga jonë e vetme dhe e pakthyeshme mbetet anëtarësimi në NATO dhe në bashkimin Europian. Por atje nuk arrihet me politika diskriminuese dhe antidemokratike apo me një gjyqësor nacionalist dhe të korruptuar njëkohësisht”, tha Fatlum Mehemdi, nga këshilli i OJQ-ve.
    Edhe qytetarët që protestuan, u shprehën se kërkojnë që të ndalen padrejtësitë e shumta që po bëhen ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
    Ndërkohë për rrjedhën e mëtejme nga këshilli i Organizatave shqiptare u shprehen se ditët në vijim do të dalin me një press konferencë nga ku do të japin vlerësimin e tyre për rrjedhën e protestës si dhe do ti bëjnë publik hapat e mëtejmë. /alsat-m/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kryetari i Gostivarit, Osmani mbështet fuqishëm protestën “Për drejtësi”
    Padrejtësitë permanente që u bëhen shqiptarëve, diskriminimi në punësim, proceset e montuara gjyqësore, mos implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, janë pjesë e mozaikut antishqiptar në Maqedoni

    Mu për këtë arsye, protestën e organizuar nën moton “Për drejtësi” e përkrahim fuqishëm dhe i bashkëngjitemi kërkesave të drejta të protestuesve, thotë, kryetari i komunës së Gostivarit dhe pretendenti për formimin e partisë së re shqiptare në Maqedoni, Rufi Osmani.

    “Shtete multietnike funksionojnë me respektim të ndërsjellë e jo me majorizime dhe diskriminim në baza etnike dhe fetare. Është koha e fundit që t’i jepet fund kësaj politike e cila për fat të keq shkon në dëm të vet shtetit të Maqedonisë dhe të popujve që jetojnë në të. Ne nuk dëshirojmë të jemi forca destruktive që nuk ia do të mirën shtetit tonë të përbashkët”, thekson Osmani.

    Osamani uron që kjo protestë të kalojë në frymën e demokracisë duke e shprehur mendimin e lirë dhe zërin e protestës dhe pa mos lejuar që e njëjta të keqpërdoret nga qëllimkëqijtë.

    Bota Sot
    -----------------------------------------------------------------------------------------------

    i vetemi udheheqes shqyptar qe muned ti besoj populli shqyptar i Ilirides Rufi Osmani.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •