Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post OKB: Shqipëria e dyta në botë për transparencën e prokurimeve



    Tiranë, 10 maj - "Organizata e Kombeve të Bashkuara rendit Shqipërinë të dytën në botë për transparencën e prokurimeve në vend", tha sot, sipas Balkanweb, kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
    Duke e konsideruar këtë një lajm shumë të rëndësishëm, kreu i Qeverisë theksoi se "OKB me agjencitë e saj ka renditur të dytin në botë sistemin e prokurimeve publike në Shqipëri".
    "Janë dy vende që kanë sistemin e prokurimeve 100 për qind elektronike, Singapori dhe Shqipëria. Ndërsa vendet e tjera e kanë në përqindje të ndryshme nga 20 në 80 për qind", tha kryeministri Berisha.
    Ai e konsideroi këtë një arritje madhore historike, në përpjekjen e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin në këtë vend. "Vendi që 5 vjet më parë ishte ndër më të korruptuarit e planetit për prokurimet, sot vlerësohet si vendi i dytë në botë për sa i përket transparencës së këtij procesi", tha kryeministri Berisha.
    Sipas kryeministrit, "në vjeshtën e vitit 2008, qeveria vendosi të trajnojë të gjitha autoritetet kontraktuese të vendit për të proceduar me prokurimet elektronike, ndërsa prokurimet manuale u ndaluan tërësisht nga 1 janari 2009".
    Arritja e një standardi të tillë, sipas kreu të ekzekutivit, "është një inkurajim i madh në betejën tonë kundër korrupsionit".
    Në përfundim, ai siguroi se "shumë shpejt të gjitha blerjet e vogla dhe ankandet do të jenë elektronike, si forma më transparente e punës”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Organizata e Kombeve te Bashkuara me propozim te organizmit te saj FAO i dha Shqiperise ne kohen e Ramiz Alise (1987) , medaljen per nivelin me te mire te ushqimit te popullsise ! Ishte koha kur talloni per cdo gje bente kerdine dhe shume gjera te zakonshme me pare ishin zhdukur nga tregu !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    ke dale nga greva mo ??

    na kallxo se sa kile humbe

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Organizata e Kombeve te Bashkuara me propozim te organizmit te saj FAO i dha Shqiperise ne kohen e Ramiz Alise (1987) , medaljen per nivelin me te mire te ushqimit te popullsise ! Ishte koha kur talloni per cdo gje bente kerdine dhe shume gjera te zakonshme me pare ishin zhdukur nga tregu !
    Sa shume i perkrah OKB-ja Ramizin dhe kelyshet e tij ???!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    keshtu genjehen budallenjt me cka pellet Sala, ne shqiperi e din te gjith si funksionon, ne fillim inaugurohet objekti publik i perfunduar, pastaj behet prokurimi
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Po te mos ishte kaq tragjike,me keto lajme do te qeshnim gjithe diten.
    Po pse mor kokbosh (OKB)korrupsioni luftohet me aplikim per prokurimet ne menyre elektronike,apo me menyren si vendoset kush fiton prokurimet.
    Hajde llogjike hajde.
    Ky eshte ligji,por ligjin e ben Maliqi
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHQIP Online, 18/12/2010

    Wollfarth: Korrupsioni? Asnjë zyrtar nuk është dënuar
    Fatjona Mejdini
    Kreu i prezencës së OSBE: Goditja të bëhet në nivelin e lartë

    Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, deklaroi dje se ende në Shqipëri nuk është krijuar histori bindëse për sa i përket dënimit të fenomenit të korrupsionit. I ftuar në një tryezë për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të ndërmerren ndaj këtij fenomeni, Wollfarth deklaroi se ndonëse në vendin tonë për korrupsionin janë marrë masa, ka ende shumë për të bërë. “Mbetet ende për t’u krijuar një histori bindëse e aktgjykimeve dhe dënimeve të forta e të duhura, ose gjobave në rastet e korrupsionit”, theksoi ambasadori.

    Ai nuk harroi të theksojë edhe faktin se goditja ndaj këtij fenomeni duhet të jetë e plotë edhe në rastet kur personi që akuzohet për korrupsion ka një nivel të lartë në hierarkinë e zyrtarëve shqiptarë. Këtë qëndrim kreu i OSBE-së në Shqipëri e lidhi edhe me faktin se nëse nuk ka “goditje” të tilla, atëherë është e vështirë të flitet për pavarësinë e sistemit të drejtësisë në vend. “Trajtimi i prerë dhe transparent i rasteve kur pretendohet se ka pasur korrupsion, pavarësisht nga statusi i të akuzuarve, është një tregues i rëndësishëm i pavarësisë së gjyqësorit”, theksoi Wollfarth në fjalën e tij.

    Ashtu siç edhe është theksuar në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ambasadori i OSBE-së theksoi se korrupsioni më së shumti gjendet në institucionet që trajtojnë çështjet e pronësisë në vend. “Mungesa e transparencës dhe baza e paqartë ligjore në përforcimin e të drejtave të pronësisë është një fushë që mundëson praktikat korruptive dhe dëmton në themel qëllimin e krijimit të një tregu funksional të tokës”, vuri në dukje ambasadori i OSBE-së.

    Nga ana tjetër, Wollfarth nuk la pa përmendur edhe çështjen e financimit të partive dhe mungesën e transparencës në këtë proces. Kreu i OSBE-së la të kuptohej se qeveria duhet t’i akordonte më shumë të ardhura Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bërë edhe hetimin e duhur mbi financimin e partive. “Transparenca lidhur me financimet e partive mbetet gjithashtu shqetësuese.

    Edhe pse Kodi Zgjedhor kërkon që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbledhë deklaratat financiare të partive politike, ai nuk i ka mjetet e duhura për të hetuar burimet e financimit dhe gjithashtu nuk ekziston detyrimi për të raportuar mbi donacionet e bëra nga sektori privat”, theksoi në fjalën e tij Wollfarth. Por, nga ana tjetër, ambasadori i OSBE-së nuk harroi të përmendë edhe arritjet e vendit në luftën kundër këtij fenomeni. Sipas tij, Shqipëria ka ndërmarrë disa masa të guximshme kundër korrupsionit gjatë viteve të fundit, siç është miratimi i strategjisë së parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe miratimi i legjislacionit shqiptar në përputhje me atë të Bashkimit Europian.

    Po kështu, ai përgëzoi ekzekutivin për krijimin e sistemeve online për regjistrimin e biznesit, vënien e taksave dhe procesin e prokurimeve. “Politika e vazhdueshme e vendit për decentralizim krijon gjithashtu mundësi mbikëqyrëse nëpërmjet angazhimit civil në proceset lokale të vendimmarrjes”, vuri në dukje Wollfarth. Po kështu ai përgëzoi punën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për hetimin që i ka bërë një pjese të madhe të zyrtarëve në vend. Një falënderim ambasadori i OSBE-së e bëri edhe për median që, sipas tij, ka dhënë kontributin e saj të çmuar në denoncimin e aferave korruptive dhe theksoi se ajo duhet inkurajuar të vazhdojë investigimet e saj.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Transparenca, Berisha: Shpenzimet e qeverise te nxirren online

    Eva Gjura

    "Te jemi sa me transparente dhe te nxjerrim shpenzimet e qeverise online", kjo ka qene kerkesa qe kryeministri Berisha iu ka adresuar ministrave dhe drejtorive te varura prej tyre dje, ne mbledhjen e qeverise. Kryeministri e ka vleresuar transparencen si nje prej ceshtjeve me themelore, ndaj e cilesoi si nje arritje te madhe paraqitjen online, nga ana e Ministrise se Financave, ne sistemin e thesarit, te te gjitha shpenzimeve te kryera gjate nje dite. "Tri jave me pare, Ministria e Financave ia doli qe ne sistemin e thesarit te paraqese online te gjitha shpenzimet e nje dite me pare dhe kjo eshte nje arritje e madhe. Kjo ben qe qeveria shqiptare te jete nje nga qeverite me te pakta qe ben nje transparence te tille te plote te shpenzimeve", u shpreh Berisha. Kryeministri kerkoi qe duke ndjekur kete shembull, te veprohet me te gjitha ministrite dhe agjencite e varura prej tyre. "Ne kete kuader, duhet qe keto shpenzime qytetaret shqiptare te mos i lexojne vetem ne faqen zyrtare te thesarit te Ministrise se Financave, por t'i lexoje ne faqen zyrtare te seciles ministri dhe te seciles agjenci qe varet nga ministrite, sepse aty i gjejne edhe me lehte, ato qe duan te gjejne", u shpreh kreu i qeverise. Gjithashtu, shefi i qeverise kerkoi qe cdo akt kontrolli i kesaj qeverie dhe administrate te botohet ne faqen zyrtare te institucionit qe e realizon. Berisha tha se "kjo, nga njera ane, ben transparente te gjitha kontrollet, por nga ana tjeter, nxjerr ne driten e diellit veprimtarine e ketyre kontrolloreve, qe jane te shumte". Duke iu drejtuar ministrit te Drejtesise, kryeministri tha "se eshte e nevojshme qe nga Ministria e Drejtesise te pershtatet legjislacioni, ne menyre qe te reflektoje realitetin e krijuar nga mosha dixhitale, per te bere qe botimi ne faqen zyrtare te institucioneve te jete i barasvlershem me botimin ne Fletoren Zyrtare, ne qofte se kete e lejon Kushtetuta". Por Berisha u ka kujtuar drejtuesve te dikastereve se pavaresisht dixhitalizimit te sistemit, nuk duhet hequr dore nga letra, por te kursehen shpenzimet e teperta. "Natyrisht, te shqyrtohet dhe te ruhet nje kopje ne gazeten zyrtare, e cila duhet per t'iu shperndare arkivave dhe bibliotekave kryesore. Por ne teresine e vet, vendimet duhet te jene ne faqen zyrtare te botuesit. Ne kemi te gjithe legjislacionet, te bejme dhe ndryshimet dhe keshtu kursejme edhe leter", tha Berisha . Ne lidhje me web-et e ministrive, kryeministri i ka vleresuar ato, pasi kane larmi, por ka shtuar se kane nevoje per permiresime te reja, ndaj dhe eshte e domosdoshme qe nepermjet nje udhezimi qe do te leshohet, brenda nje muaji e gjysme, me ndihmen e AKSH-it t'i permiresojme ato dhe t'i sjellim ne parametra edhe me optimale.

    KJ

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •