Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Liria e medias, ‘Reporterë pa Kufij’: Shqipëria ka zbritur 16 vende




    TIRANE – Sipas organizatës “Reporterë pa Kufij”, liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar gjatë vitit 2010. Në raportin “Indeksi i lirisë së shtypit për vitin 2011”, që u publikua sot nga organizata, Shqipëria rënditet në vendin e 96-të, 16 vende më poshtë se një vit më parë.

    Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet poshtë të gjitha vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi që për vitin 2011 ndodhet në vend të 107-të.

    Në Kosovë janë vënë re përmirësime të ndjeshme, pasi renditet 10 vende lart Shqipërisë dhe në një pozicion më të mirë në krahasim me një vit më parë.

    Ndërkohë edhe Maqedonia ka shënuar rënie, pasi renditet dy vende sipër Shqipërisë, konkretisht në vend të 94-rt. Serbia renditet e 80-ta, Bosnjë Hercegovina në vendin e 58-të, ndërsa Kroacia është e 68-ta.

    Organizata thekson se raporti i këtij viti tregon një sërë ndryshimesh në renditje që reflektojnë një vit jashtëzakonisht të pasur, sidomos në vendet arabe. Organizata përmend edhe faktin se shumë vende europiane kanë shënuar një rënie të theksuar në raportin e këtij viti, mes të cilave edhe Shqipëria.

    Kështu Bullgaria renditet e 80-ta, Greqia e 70-ta ndërsa Italia në vendin e 61-të.

    “Liria e medias është një sfidë që ka nevojë të merret parasysh në Ballkan, vendet e të cilit duan të anëtarësohen në BE, por po vuajnë efektet negative të krizës ekonomike, vijon raporti.

    Në dy vendet e para, pra vendet me lirinë më të madhe të medias, janë Finlanda dhe Norvegjia. Sipas raportit ky fakt shërben për të kujtuar që pavarësia e medias mund të ruhet vetëm në demokracitë e forta dhe se demokracia është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me lirinë e medias.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    kurba e levizjes eshte normale sipas bemave qe ndodhin perdite ne albanistan

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    u bete bajat me keto tema leshi o atdhetar

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Me gazetarine dhe pseudo-gazetaret aktuale, media kurre nuk ka per te qene e lire. Habitem si nuk qendron Shqipria ne vendin e fundit !!!

    Niveli editorial eshte ZERO. Analizat jane njesoj si te jene komente ndeshjesh sportive, te nje gazetari amator. Kronikat dhe reportazhet jane te pasqyruara plot gabime. Lajmet e jashtme jane te kopjuara dhe te perkthyera ne nje nivel shume te dobet perkthimi, rang fillestaresh.

    Nqs nje kryeredaktor apo drejtor editorial, nje staf te tille gazetaresh nuk do t'a mbante as per roje te dera e jashtme ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shqipëria ka zbritur 16 vende
    mund edhe te thuhet "zdrepur" ... megjithate, ç'me duhet mua se çfare them une, thoshte Shvejku ...

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Edhe ndoshta deri diku kane te drejte, por ne shqiperi nuk ka asnje profesionist ne media te gjithe jane tru boshe. Nuk respektojn asnje rregull duke filluar qe nga privacy e viktimes etc. Te kesh liri do te thote mos pranosh para per cdo artikull. Nese pranon para per cdo gje qe transmeton sigurisht qe nuk ke liri. Cfare kerkojne gjejne.
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •