-
Krishteret dhe profeti Muhamed a.s
Delegacioni nga Nexhrani (1)
Ibn Ishaku thotė: Nė Medinė, te Pejgamberi a.s., ka shkuar njė delegacion tė krishterėsh nga Nexhrani. Mė ka treguar Muhamed Ibn Zubejri: Kur erdhi delegacioni i Nexhranit, ata hynė nė xhami, te Pejgamberi a.s, pas namazit tė ikindisė. Ishte pikėrisht koha e faljes sė tyre, prandaj ata nisėn tė kryenin ritet e tyre nė xhami. Njerėzit donin t'i ndalonin, por Pejgamberi a.s. u tha: Lėrini! Ata u drejtuan pėr nga lindja, dhe ashtu e kryen faljen e tyre. (2)
Mė ka treguar gjithashtu Jezid Ibn Sufjani, thotė Ibn Ishaku, prej Ibn Bejlemanit, (3) e ky prej Kurz Ibn Alkames qė: Te Pejgamberi a.s. shkoi njė delegacion tė krishterėsh nga Nexhrani, i pėrbėrė nga 60 kalorės. 24 prej tyre ishin prijės dhe fisnikė.
Ndėr ta ishin tre burra, tek tė cilėt njerėzit e tyre shkonin pėr ēdo ēėshtje tė rėndėsishme. I pari, El Akibi, ishte udhėheqėsi i popullit, ai qė jepte mendime dhe gjykime; pa atė nuk merrej asnjė vendim. Ky quhej ndryshe Abdul Mesih.
I dyti quhej El Sejid. Ai ishte kryesuesi i mbledhjeve dhe i udhėtimeve tė tyre. Ai quhej ndryshe El Ejhem.
I treti quhej Ebu Harithe Ibn Alkame, vėllai i fisit Benu Bekėr Ibn Uail. Ai ishte peshkopi i tyre i madh, dijetari dhe udhėheqėsi fetar. Ata e kishin dhe si mėsues i fesė. Ebu Harithe ishte mė i spikaturi ndėr ta. Ai i kishte studiuar imtėsisht librat e tyre. Madje ai nderohej dhe respektohej edhe nga vetė mbretėrit e Romės, duke u mbėshtetur nga ata financiarisht dhe me shėrbėtorė. Ata i kishin ndėrtuar shumė kisha dhe i kishin bėrė mjaft nderime, pėr shkak tė dijes sė thellė dhe pėrpjekjeve tė mėdha qė bėnte nė shėrbimin tė fesė sė tyre.
Rrugės prej Nexhranit drejt Pejgamberit a.s., Ebu Harithe ishte hipur mbi njė mushkė, ndėrsa paralel me tė ecte njė nga vėllezėrit e tij, qė quhej Kurz Ibn Alkame. Kėshtu njėherė, kur mushka e Ebu Harithes u pengua, Kurzi tha: U shkatėroftė ai i mallkuar (kishte pėr qėllim Pejgamberin a.s)! Ebu Harithe, qė e dėgjoi, ia ktheu: Jo, u shkatėrofsh ti Po pse, o vėlla? Sepse ai ėshtė Pejgamberi analfabet, qė ne e prisnim tė shfaqej. Atėherė pėrse nuk e pason, meqė paske dije tė sigurt pėr tė?! Eh! Janė pikėrisht nderet dhe ofiqet, qė na kanė bėrė ata (romakėt). Ata na kanė nderuar, na kanė dhėnė pasuri dhe pushtet, por pėr fat tė keq nuk duan ta pranojnė kėtė Pejgamber. Nėse do ta bėja, do tė na i hiqnin prej duarsh ēdo gjė qė sheh: pasurinė dhe pushtetin. Kurzi e mbajti fshehur kėto fjalė tė tij, derisa mė vonė, ai pranoi Islamin.
***
Mė ka treguar, thotė sėrish Ibn Ishaku, Muhamed Ibn Ebu Muhamed Meula Zejd Ibn Thabiti,(4) qė i kanė treguar Seid Ibn Xhubejri dhe Ikrima, tė cilėt pėrcjellin rrėfimin e Ibn Abasit: Krishterėt e Nexhranit dhe disa dijetarė judej u mblodhėn te Pejgamberi a.s., dhe atje po polemizonin me njėri-tjetrin. Hebrenjtė thonin: Ibrahimi ka qenė hebre. Ndėrsa krishterėt thonin: Ai ishte i krishterė. Atėherė Allahu i Lartėsuar shpalli ajetet: O ithtarėt e Librit! Pse polemizoni pėr Ibrahimin (duke pretenduar se ai ishte jehud a i krishter), kur Teurati dhe Ungjilli janė zbritur vetėm pas tij? A nuk kuptoni? Mirė ju polemizoni pėr gjėra qė keni njė farė dijenie (pėr ēėshtje qė lidhen me Musain a.s. dhe Isain a.s.), por, pse polemizoni pėr atė, pėr tė cilėn sdini asgjė (pėr Ibrahimin a.s.)? Allahu e di hollėsisht, ndėrsa ju nuk dini asgjė pėr kėtė. Ibrahimi nuk ka qenė as hebre, as i krishterė, por ka qenė besimtar i vėrtetė (monoteist), larg besimeve tė kota, musliman (i pėrulur ndaj Allahut) dhe nuk ka qenė politeist. (Al Imran 65, 66, 67). Atėherė njė dijetarė hebre tha: E ēfarė kėrkon ti, o Muhamed? A mos vallė dėshiron qė ne tė tė adhurojmė ty ashtu si tė krishterėt adhurojnė Isain, birin e Merjemes? Nė kėtė moment, njė i krishter e theksoi edhe mė shumė pyetjen e hebreut: Vėrtet, kėtė kėrkon prej nesh, o Muhamed? Kjo ėshtė ftesa jote? Pejgamberi a.s. u ktheu: Allahu mė ruajtė! Kurrė nuk kam pėr tė adhuruar tjetėr veē Allahut, apo tė urdhėroj ndonjė qė tė adhurojė tjetėr veē Tij. Nuk ėshtė kjo, ajo pėr tė cilėn mė ka urdhėruar Zoti im dhe pėr tė cilėn mė ka dėrguar ndėr njerėz. Atėherė zbresin ajetet: "Nuk ėshtė e drejtė dhe as nuk ka ndodhur ndonjėherė qė dikujt ti ketė dhėnė Allahu librin, urtėsinė dhe profecinė, dhe pastaj ai tu thotė njerėzve: Bėhuni adhurues tė mij (adhuromėni mua) e jo tė Allahut! Por (tė gjithė tė zgjedhurit thonė!): Bėhuni dijetarė dhe edukatorė (tė njerėzimit me mėsimet e Zotit), sepse, gjithmonė, ju u keni mėsuar njerėzve librin dhe e keni studiuar atė. Dhe kurrė nuk ju urdhėron qė ti konsideroni engjėjt dhe profetėt si zota. E si mund tju urdhėrojė (i zgjedhuri i Zotit) pėr mosbesim (pėr tė adhuruar Zot tjetėr veē Allahut), pasi jeni bėrė muslimanė (qė adhuroni dhe i nėnshtroheni njė Zoti tė vetėm)?! (Al Imran 79, 80).
Pastaj Allahu i Lartėsuar zbriti ajetet, ku u kujton besėn qė kishte marrė prej tyre dhe prej tė parėve tė tyre, qė ata do tė pranonin dhe do tė mbėshtesnin Pejgamberin e Tij. Thotė i Lartėsuari: Pėrkujtoni (o ithtarė tė librit) kur Allahu mori zotimin e profetėve (dhe u tha): Pėr shkak tė asaj qė ju dhurova duke ju shpallur libėr e urtėsi (nėpėrmjet tė cilave ju tė dalloni tė vėrtetėn nga e kota), ju patjetėr do ta besoni dhe ndihmoni profetin qė vjen pas jush (Muhamedin a.s), e qė vėrteton atė qė ju ėshtė shpallur juve. (Allahu) Tha: A e pranuat, a e morėt sipėr obligimin Tim? Ata thanė: Ne e pranuam! (Allahu) Tha: Dėshmoni pra (pėr kėtė premtim, se ai duhet mbajtur nga ju dhe nga popujt tuaj), edhe Unė, bashkė me ju, jam dėshmues (i vėrtetėsisė sė kėtij pakti me pėrgjegjėsi)! E kush shkel kėtė (zotim) pas kėtij pakti, ata janė fasikun (tė shfrenuar qė i shkelin kufijtė e Zotit dhe meritojnė ndėshkimin). (Al Imran 81, 82).
Pėrsėri thotė Ibn Ishaku, mė ka treguar Muhamed Ibn Sehl Ebu Umame: Kur erdhi delegacioni i tė krishterėve tė Nexhranit te Pejgamberi a.s. dhe filluan ta pyesin Pejgamberin a.s. rreth Isait - tė birit tė Merjemes, Allahu i Lartėsuar shpalli fillimin e sures Al Imran, deri nė ajetet 80, 81.
***
Na ka erdhur prej Ebu Abdullah el Hakimit, qė pėrcjell prej El Esamit, ky prej Ahmed Ibn Abdul Xhebarit, ky prej Junus Ibn Bukejrit, ky prej Seleme Ibn Abdul Jesu'a, ky prej tė atit, e ky prej gjyshit, i cili, sikurse thotė Junusi, ishte i krishter qė pranoi mė vonė Islami, se: Pejgamberi a.s. u shkroi njė mesazh banorėve tė Nexhranit, ku thuhej: Nė emrin tė Zotit tė Ibrahimit, Ishakut dhe Jakubit: Unė ju ftoj juve nė adhurimin e Allahut dhe tė braktisni adhurimin e krijesave tė Allahut. Ju ftoj tė doni e tė rrespektoni fenė e ligjet e Allahut dhe jo ritet e rregullat qė kanė vėnė njerėzit! Nėse refuzoni, duhet tė paguani xhizjen. Nėse refuzoni kėtė tė fundit, atėherė unė do tju shpall luftė. Dhe sė fundmi, selam!
Pasi i arriti kjo letėr, peshkopi u tmerrua dhe u trondit shumė. Atėherė ai i dėrgoi lajm njė burri me peshė tė Nexhranit, i cili quhej Shurahbil Ibn Ueda'a. Ai faktikisht ishte prej Hamedanit. Nėse ndodhte diēka e jashtėzakonshme, askush nga tė parėt e vendit nuk lajmėrohej para tij. Kėshtu, Peshkopi i dorėzoi letrėn dhe ai e lexoi. Pastaj e pyeti: O Ebu Merjem! Ēfarė mendoni?! Shurahbili tha: E ke pasur gjithmonė tė qartė se ēfarė premtimi i dha Zoti Ibrahimit nė lidhje me pasardhėsit e Ismailit, pėr dhėnien e profetėsisė. E ku i dihet, ndoshta ėshtė ky ai Pejgamberi i premtuar. Unė nuk kam dituri tė thellė rreth profetėsisė. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė i ditur vetėm njė burrė nga Nexhrani, qė quhet Abdullah Ibn Shurahbil. Ai ėshtė nga tė Asbahit prej Himjerit. Atėherė ulu! i tha! Ai u ul dhe zuri njė qoshe.
Peshkopi i dėrgoi fjalė Abdullah Ibn Shurahbilit nga tė Asbahit prej Himjerit. Edhe atij, pasi i lexoi mesazhin e Pejgamberit a.s., i kėrkoi mendimin. Edhe ai tha tė njėjtat fjalė si Shurahbili. Peshkopi i tha Ulu! Ai zuri njė vend dhe u ul.
Atėherė peshkopi i dėrgoi fjalė njė burri prej Nexhrani, qė quhej Xhebar Ibn Fejd, pjesėtar i fisit Benu Harithe Ibn Kabi. Pasi ia lexoi mesazhin e Pejgamberit a.s., i kėrkoi mendimin e tij. Edhe ai tha tė njėjtat fjalė si Shurahbili dhe Abdullahi. Gjithashtu peshkopi i tha edhe kėtij qė tė gjente njė vend dhe tė ulej.
Duke parė se mendimet e tyre ishin tė njėjta, peshkopi urdhėroi qė tu biheshin kambanave dhe tė mblidhej populli i tė gjithė luginės. Kėshtu, murgjit u ranė kambanave dhe shfaqėn rrobat e leshta mbi manastire. Zakonisht, kėshtu veproj kur ndodhte diēka a vinte njė lajm i trishtueshėm gjatė ditės, kurse kur trembeshin gjatė natės i binin kambanave dhe ngrinin zjarr mbi manastire. Kur dėgjuan tingėllimat e kambanave dhe panė copat e leshta mbi manastire, banorėt e luginės u grumbulluan. Lugina ishte shumė e madhe. Gjatėsia e saj ishte sa tė udhėtonte njė kalorės i shpejtė pėr njė ditė. Nė tė ndodheshin rreth 73 fshatra dhe jetonin 120 000 luftėtarė. Prifti u lexoi atyre mesazhin e Pejgamberit a.s. dhe i pyeti se ēfarė mendonin. Tė gjithė njėzėri vendosėn qė tė dėrgonin te Pejgamberi a.s. Shurahbil Ibn Ueda'a el Hamedanin, Abdullah Ibn Sherahbilin dhe Xhebar Ibn Fejd el Harithin, pėr tu informuar mė hollėsisht rreth atij njeriu (Pejgamberit a.s).
Delegacioni u nis. Kur erdhėn nė Medinė, ata hoqėn rrobat e udhėtimit dhe veshėn rroba tė bukura me vija, qė i tėrhiqnin zvarrė, e u stolisėn me flori. Nė kėtė gjendje dhe pamje, ata shkuan te Pejgamberi a.s. Kur vajtėn, ata e pėrshėndetėn me selam, por Pejgamberi a.s. nuk ua ktheu pėrshėndetjen. Ata u pėrpoqėn gjatė gjithė ditės qė tė flisnin me tė, por ai nuk u tha as edhe njė fjalė, pėr sa kohė ata ishin veshur me ato stoli.
Kėshtu ata u drejtuan tek Othman Ibn Afani dhe Abdurrahman Ibn Aufi, me tė cilėt njiheshin mė parė, sepse kėta bėnin tregti nė Nexhran, ku blinin grurė dhe prodhime tė tjera. Othmani dhe Abdurrahman ishin ulur me disa muhaxhirė dhe ensarė tė tjerė. O Othman, o Abdurrahman! i thirrėn. Pejgamberi juaj na dėrgoi neve njė mesazh, prandaj ne erdhėm ta dėgjojmė, duke iu pėrgjigjur ftesės sė tij. Por, edhe pse e pėrshėndetėm me selam, ai nuk na u pėrgjigj, nuk na pėrshėndeti. U pėrpoqėm gjatė gjithė ditės pėr t'i folur, por u lodhėm kot. Ai nuk na tha qoftė edhe njė fjalė tė vetme. Si mendoni, a tė kthehemi? Ata tė dy hodhėn vėshtrimin drejt Aliut, i cili ndodhej mes tė kuvendit, dhe e pyetėn: Ēfarė mendon ti, o Ebu Hasen? Ai u pėrgjigj: Unė mendoj qė ata duhet tė zhveshin zbukurimet dhe stolitė e tyre prej floriri dhe tė veshin rrobat e udhėtimit tė tyre. Pastaj le tė shkojnė tek ai.
Dhe ata ashtu vepruan. Pasi hoqėn zbukurimet, shkuan te Pejgamberi a.s. dhe e pėrshėndetėn me selam. Ai ua ktheu selamin dhe kėshtu filloi biseda dhe pyetjet. Nė bisedė e sipėr, ata pyetėn: Ēfarė mendon pėr Isain - tė birin e Merjemes? Ne jemi tė krishterė, qė mė vonė do tė kthehemi te populli ynė. Nėse je vėrtet Pejgamber, do tė na gėzonte shumė mendimi dhe fjala jote pėr tė. Pejgamberi a.s. u tha: Tani nuk kam gjė pėr tė thėnė nė lidhje me tė. Prisni pak, dhe mė vonė do t'ju tregoj atė qė do tė mė thuhet rreth tij. Tė nesėrmen, Pejgamberit a.s. iu shpallėn ajetet: Rasti i Isait pėr Allahun ėshtė si rasti i Ademit qė e krijoi prej baltės e pastaj i tha: Bėhu! - dhe ai u bė. E vėrteta ėshtė nga Zoti yt, andaj mos u bėj nga ata qė dyshojnė! Atyre qė tė kundėrshtojnė ty pėr ēėshtjen e Isait, pasi tė ka ardhur njohuria, thuaju: Ejani ti thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, veten tonė dhe ju vetė, pastaj, tė lutemi qė mallkimi i Allahut ti godasė gėnjeshtarėt! (Al Imran 59-61). Megjithatė, ata pėrsėri nuk pranuan.
Atėherė Pejgamberi a.s., tė nesėrmen, doli tek ata, i mbėshtjellė bashkė me Hasenin dhe Husejnin nė njė mantel, ndėrsa Fatimeja - e bija - ecte pas shpinės sė tij. Ai kishte dalė pėr mubahele . Nė atė kohė ai kishte disa gra. Ndėrkohė Shurahbili u tha shokėve tė vet: O Abdullah Ibn Shurahbil, o Xhebar Ibn Fejd! Ju e dini shumė mirė se banorėt e luginės, pjesa lart dhe pjesa poshtė saj, nuk pranojnė asgjė tjetėr, veē mendimit dhe vendimit tim. Dhe unė, vallahi, po shoh se ēėshtja ėshtė shumė serioze. Unė mendoj se, nėse ky ėshtė mbret i ndihmuar nga Zoti dhe nėse ne bėhemi arabėt e parė qė e luftojmė, atėherė nė zemrėn e tij dhe tė pasuesve tė tij do tė krijohet njė urrejtje, qė do tė shuhet veēse me luftė tė ashpėr. Dihet shumė mirė se ne jemi mė pranė tyre se kushdo fis tjetėr arabėsh. Nėse ky burrė ėshtė Pejgamber i Zotit dhe ne pranojmė qė tė bėjmė mubahele me tė, atėherė ne nuk do tė na mbeten as qime e as thonj qė nuk do ti prekė shkatėrrimi dhe zhdukja. Atėherė si tė veprojmė? e pyetėn ata tė dy. Merri ēėshtjet nė dorė dhe na jep mendimin tėnd. Unė mendoj tha ai, qė ta lėmė atė (Pejgamberin a.s.) qė tė na japė ndonjė gjykim, sepse e shoh qė ai nuk jep kurrė mendime tė kota dhe tė nxituara. Ata i thanė: Shko dhe jepi drejtim!
Shurahbili takoi Pejgamberin a.s. dhe i tha: Unė kam njė mendim qė mė duket mė i mirė sesa kėrkesa jote pėr tė bėrė mubahele. E ēfarė ėshtė ai mendim? Ne po e lemė gjykimin nė dorėn tėnde, duke nisur nga sonte nė darkė e deri nesėr nė mėngjes. Ēfarėdo qė tė gjykosh pėr ne, ajo ėshtė e vendosur tė pranohet. Mos ka ndonjė pas teje, qė e kundėrshton mendimin tėnd? Pyet dy shokėt e mi! i tha Sherahbili. Ai i pyeti dhe ata thanė: Banorėt e luginės, pjesa lart dhe pjesa poshtė saj, nuk pranojnė asgjė tjetėr, veē mendimit dhe vendimit tė tij.Atėherė Pejgamberi a.s. tha: Jobesimtar (ose refuzues) i suksesshėm. Pastaj u largua, dhe nuk i mallkoi.
Tė nesėrmen ata shkuan pėrsėri tek ai dhe morėn prej tij njė dokument tė shkruar:
Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėplotit!
Ky ėshtė dokumenti qė shkroi Muhamedi - Pejgamberi i Allahut, si vendim mbi banorėt e Nexhranit, pasi ata e lanė gjykimin nė dorėn e tij. Ėshtė ai qė do tė gjykojė, nė ēdo fryt, nė ēdo tė verdhė (flori), tė bardhė (argjend), tė zi, dhe nė ēdo skllav. Pejgamberi a.s. po ju bėn mirėsi, duke ju lėnė juve tė gjitha sa u pėrmendėn.
Ai kėrkon prej jush vetėm 2000 hul-la (veshje) nė vit: 1000 nė muajin rexheb dhe 1000 nė muajin sefer. Ēdo hul-la ėshtė e barabartė me 1 ukijja (dyzet derhem). Nėse nuk mund ta plotėsoni nė hul-la masėn e pasurisė sė kėrkuar, atėherė mund ta plotėsoni atė me njė tjetėr lloj pasurie, sipas njė pėrllogaritjeje tė saktė.
Autoritetet e Nexhranit janė tė detyruar ti mirėpresin pėrfaqėsuesit e mi. Pritja e tyre duhet tė jetė pėr 20 ditė, ndėrsa pėrfaqėsuesve tė mi nuk u lejohet tė qėndrojnė mė shumė sesa njė muaj.
Ju jeni tė detyruar qė t'i jepni ushtrisė muslimane si hua nė pėrdorim 30 mburoja, 30 kuaj dhe 30 deve, nėse nė Jemen ndodh ndonjė luftė apo trazirė. Ēfarėdo humbje e konstatuar nė huanė tuaj, do tė jetė detyrė e pėrfaqėsuesit tim nė Nexhran qė t'jua kompensojė.
Banorėt e Nexhranit janė tė sigurt nė besėn e Allahut dhe tė Pejgamberit tė Tij. Atyre do t'u sigurohet paprekshmėria e jetės sė tyre, fesė, tokės, pasurisė, e njerėzve qė i kanė larg dhe ata qė i kanė pranė. Tė sigurt do tė jenė edhe fiset e tyre tė afėrm dhe aleatėt e tyre. Ata nuk do tė detyrohen tė ndryshojnė fenė e tyre. Atyre nuk do tu cėnohet asnjė e drejtė dhe dispozitė e fesė dhe jetės sė tyre. Atyre nuk do t'u ndryshohen peshkopėt, priftėrinjtė, murgjit, udhėheqėsit e fesė dhe tė faltoreve tė tyre. E sigurt dhe e pacenueshme do tė jetė ēdo pasuri qė ata zotėrojnė, e vogėl apo e madhe qoftė. Ata do tė jenė tė sigurt nga ēdo konflikt qė kanė pasur mė parė, me kėdo qoftė. Ata nuk do tė rekrutohen dhe as nuk do tu merret njė e dhjeta e pasurive dhe produkteve. Tokėn e tyre nuk ka pėr ta prekur asnjė ushtri.
Ēdokush qė kėrkon tė drejtėn e tij, ai do ta gjejė, pa bėrė padrejtėsi dhe pa iu bėrė padrejtėsi.
Ai qė pėrdor fajdetė apo bashkėpunon pėr kėtė, e ka shkelur marrėveshjen dhe nuk ka siguracion.
Askush nuk do tė merret nė pėrgjegjėsi pėr krimin e tjetrit.
Ky dokument ėshtė siguracioni qė ju jep Allahu dhe Muhamedi, Pejgamber i Tij, pėr sa kohė ju u pėrmbaheni rregullave dhe kushteve tė vendosura dhe pėr sa kohė do tė qėndroni larg padrejtėsive.
Dėshmon pėr kėtė marrveshje Ebu Sufjan Ibn Harbi, Gajelan Ibn Amri, Malik Ibn Aufi, El Akra Ibn Habis el Handhali dhe Mugira Ibn Shuba.
Ata morėn dokumentin dhe u kthyen. Nė Nexhran, nė njė distancė prej njė dite rrugė, u kishte dalė pėrpara peshkopi dhe autoritetet e tjera. Bashkė me peshkopin ishte edhe njė vėlla i tij nga nėna dhe, njėkohėsisht, djalė i xhaxhait tė tij. Ky quhej Bishėr Ibn Muavije dhe thirrej ndryshe Ebu Alkame.
Delegacioni ia dorėzoi dokumentin peshkopit dhe, ndėrkohė qė po e lexonte duke ecur me Bishrin, deveja e kėtij tė fundit u pengua. Ai mėrmėriti diēka si mallkim, por nuk pati pėr qėllim qė tė mallkonte Pejgamberin a.s. Megjithatė peshkopi e dėgjoi kėtė mallkim dhe u keqkuptoi atė, andaj i tha: Vallahi, ke mallkuar njė Pejgamber tė dėrguar nga Zoti! Atėherė, Bishri i trazuar nga kėto fjalė, tha: Vallahi, nuk do tė vonohem, por do tė shkoj menjėherė tek ai njeri. Dhe, vėrtet, qė nė atė moment, ai e ktheu kafshėn e vet drejt Medinės. Ndėrkaq edhe peshkopi e ktheu deven e vet, duke i thėnė Bishrit: Dėgjo mua! Unė ta thashė kėtė vetėm qė ti informosh prej meje arabėt, nga frika se mos mendojnė se ne bėmė ndonjė budallallėk apo se ne i leshuam pe atij njeriu aty ku nuk i lėshuan pe arabėt e tjerė, ndėrkohė qė ne jemi mė tė fuqishmit dhe mė tė grumbulluarit. Bishri ia ktheu: Pėr Allahun, kurrė nuk heq dorė prej asaj qė doli nga koka jote. Kėshtu, duke lėnė pas shpine peshkopin, i gjuajti devesė dhe vazhdoi rrugėn drejt Medines.
Ai shkoi te Pejgamberi a.s. dhe qėndroi me tė derisa ra shehid.
Mė tej, delegacioni shkoi te njė murg, i quajtur Ebu Shemr ez Zebidi, i cili rrinte nė njė qeli tė manastirit tė tij. Ata, pasi i treguan shkurtimisht se ēfarė kish ndodhur, ndėr tė tjera i treguan edhe pėr Ebu Alkamen, qė shkoi nė Medinė pėr tė pranuar Islamin. Atėherė ai u nis drejt Pejgamberit a.s. me shumė dhurata, mes tė cilave ishin njė xhybe si kjo qė veshin udhėheqėsat, njė kupė e madhe dhe njė shkop. Murgu qėndroi nė Medinė dhe dėgjonte se si zbriste Shpallja, dispozitat dhe ligjet, megjithėse nuk e pranoi Islamin. Mė pas ai i kėrkoi leje Pejgamberit a.s. qė tė largohej, duke i premtuar se do tė kthehej sėrish. Ai vėrtet u nis drejt popullit tė tij, por nuk arriti tė kthehej nė Medinė pa ndėrruar jetė Pejgamberi a.s.
***
***
Bejhakiu tregon, duke e sjellė ngjarjen me varg tė saktė transmetuesish deri tek Ibn Mesudi, se te Pejgamberi a.s. shkuan El Sejjidi dhe El Akibi. Nė pėrfundim doli qė ata duhet tė bėnin mubahele. Njėri i tha shokut tė vet: Mos prano tė bėsh mubahele. Vallahi, nėse ai ėshtė Pejgamber dhe ti pranon tė bėsh mubahele, nuk kemi pėr tė shpėtuar as ne as ata pas nesh.
Kėshtu ranė dakord pėr diēka tjetėr. Ata i thanė Pejgamberit a.s.: Do tė tė japim ēfarė tė duash. Dėrgo me ne njė njeri besnik, por tė jetė besnik i sprovuar ama! Pejgamberi a.s. u tha: Do tė nis me ju njė burrė besnik, dhe ēfarė besniku! Tė gjithė shokėve tė Pejgamberit a.s. u hyri dėshira pėr tė kryer kėtė detyrė, pėr shkak tė lėvdatės qė i bėri Pejgamberi a.s. Por Pejgamberi a.s. tha: Ēohu, o Ubejde Ibn Xherah! Kur ai u ngrit nė kėmbė, Pejgamberi a.s. tha: Ky ėshtė besniku i kėtij umeti.
Pėrafėrsisht kėshtu e ka sjellė kėtė hadith edhe Buhariu nė Sahih-un e tij, me rrėfim tė Hudhejfes.
***
Nė Sahih-un e Muslimit ėshtė rrėfimi i Mugire Ibn Shubas, qė ka thėnė: Pejgamberi a.s. mė dėrgoi mua nė Nexhran
Mes shumė ēėshtjeve qė ata debatonin ishte edhe ajeti: O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenė njeri i keq, as nėna jote nuk ka qenė grua e shthurur. (Merjem 28). Pyetja e tyre ishte: Si mund tė gabojė ky Pejgamber (Muhamedi a.s.), dhe tė kumtojė kėto fjalė, ndėrkohė qė mes Isait dhe Musait ka patur njė distancė shumė tė madhe kohore?! Mugira tregon: Unė shkova te Pejgamberi a.s. dhe e pyeta pėr kėtė. Ai mu pėrgjigj: A nuk u the atyre se ata gjithmonė i kanė emėrtuar fėmijėt e vet me emrat e pejgamberėve dhe tė njerėzve tė mirė para tyre?! Pra, edhe nė kėtė rast kemi tė bėjmė me diēka tė tillė.
***
Na ka ardhur prej Junus Ibn Bukejrit, qė pėrcjell prej Ibn Ishakut, se: Pejgamberi a.s. e dėrgoi Ali Ibn Ebu Talibin te banorėt e Nexhranit, me qėllim qė tė grumbullonte zekatin e tyre dhe qė ti sillte Pejgamberit a.s. xhizjen qė ata do paguanin.
Mėsime tė nxjerra nga kjo ngjarje
Mėsimi 1. Lejohet qė ehlul kitab-ėt tė hyjnė nė xhamitė e muslimanėve.
Mėsimi 2. Lejohet qė, nė raste tė rralla, ehlul kitab-ėt tė kryejnė ritet e faljes sė tyre nė xhami, nė prani tė muslimanėve; por jo qė tė bėhet rrugė dhe tė lejohet gjithmonė.
Mėsimi 3. Nėse njė prift i krishterė ose hebre dėshmon se Muhamedi a.s. ėshtė Pejgamber i Allahut, kjo nuk e bėn atė musliman, pėrderisa ai nuk pranon ti bindet e ta pasojė. Me fjalė tė tjera, nėse ai vazhdon tė ushtrojė ritet e fesė sė tij (sė krishterė ose hebreje) pas kėsaj dėshmie, ai nuk konsiderohet dhe nuk gjykohet si braktisės i fesė islame, pasi nuk ka pas hyrė nė Islamė.
E ngjashme me kėtė histori ėshtė edhe biseda qė Pejgamberi a.s. zhvilloi me dy dijetarė hebrenj, tė cilėt e pyetėn pėr tri ēėshtje. Kur ai iu pėrgjigj pyetjeve tė tyre, ata thanė: Ne dėshmojmė se ti je Pejgamber! Ai u tha: Atėherė ēfarė ju pengon qė tė mė bindeni dhe tė mė pasoni? Kemi frikė se na vrasin hebrenjtė e tjerė. u pėrgjigjėn ata. Pra kjo dėshmi e tyre nuk i bėri ata muslimanė, e rrjedhimisht nuk do tė pėrballeshin me pasojat e renegimit.
E tillė ishte edhe dėshmia e xhaxhait tė tij, Ebu Talibit, se Pejgamberi a.s. ishte i sinqertė dhe i vėrtetė nė profetėsinė e tij. Ai dėshmoi gjithashtu se feja e tij (Islami) ishte feja mė e mirė pėr njerėzimin, por, megjithatė kėto deklarata tė tij nuk e futėn atė nė Islam.
Ai qė vėshtron dhe mediton nė lajmet e sakta qė tregojnė se shumė tė krishterė dhe judej kanė dėshmuar se Muhamedi a.s. ėshtė Pejgamber, apo se ėshtė i vėrtetė i sinqertė; e megjithatė kjo nuk i ka futur ata nė Islam, ai do tė bindej plotėsisht se Islami ėshtė shumė mė tepėr sesa thjesht njė fjalė. Nuk mjafton thjesht ta dish apo ta mėsosh se ai ėshtė e vėrteta. Nuk mjafton thjesht ta dish dhe ta pohosh se Islami ėshtė e vėrteta. Por duhet patjetėr qė ta njohėsh, ta pranosh dhe ti nėnshtrohesh kėsaj tė vėrtete; duhet tė pėrqafosh bindjen ndaj Pejgamberit dhe tė pasosh fenė e tij, nga ana jote e jashtme dhe e brendshme.
***
Dijetarėt e Islamit kanė mendime tė ndryshme pėr sa i pėrket gjykimit pėr njė qafir, nėse ai thotė: Dėshmoj se Muhamedi ėshtė Pejgamber i Allahut dhe nuk shton gjė tjetėr. A gjykohet njė i tillė si musliman? Tri janė mendimet e tyre dhe qė tė trija janė pėrcjellė nga imam Ahmedi.
Mendimi i parė: Ai konsiderohet musliman.
Mendimi i dytė: Ai nuk konsiderohet musliman derisa tė dėshmojė edhe tė vėrtetėn tjetėr, pra, se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veē Allahut.
Mendimi i tretė: Nėse ai e pranon faktin se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veē Allahut, konsiderohet musliman. Nėse jo, atėherė ėshtė detyrė qė ai tė dėshmojė se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veē Allahut.
Kėtu nuk kemi pėr qėllim ta shtjellojmė kėtė ēėshtje me tė gjitha hollėsitė e saj, por vetėm tė japim njė sqarim tė thjeshtė e tė shkurtėr.
Ehlul kitab-ėt (jehudėt e tė krishterėt) janė unanimė nė besimin e tyre se: nė fundin e kohės do tė shfaqet njė Pejgamber, dhe ende vazhdojnė ta presin atė. Dijetarėt mė tė mėdhenj tė tyre nuk dyshojnė aspak se ai pejgamber ėshtė Muhamed Ibn Abdullah Ibn Abdul Mutalib. Ata i pengon qė ta pranojnė njė gjė tė tillė vetėm posti dhe pushteti qė kanė nė popullin e tyre, si dhe pasuritė e privilegjet qė fitojnė nėpėrmjet kėtij qėndrimi.
Mėsimi 4. Lejohet zhvillimi i diskutimeve dhe i dialogjeve me ehlul kitab-ėt, madje kjo ėshtė diēka e pėlqyeshme. Kjo mund tė jetė edhe e detyrueshme, nėse shfaqet ndonjė mundėsi qė ata tė pranojnė Islamin. Ėshtė e detyrueshme edhe pėr njė shkak tjetėr: qė ata tė mos kenė asnjė argument pėr tė vazhduar me mospranimin e tyre. Prej kėsaj pėrgjegjėsie largohet veēse i paafti, qė sarrin tė logjikojė. Nėse dikush e sheh qė ėshtė i dobėt, le t'ia lerė vendin njė tė dituri.
Po tė mos druhesha nga zgjatja e kėsaj teme kėtu, do tė sillja mė shumė se njėqind argumente, tė cilat i detyrojnė ehlul kitab-ėt ta pranojnė se Muhamedi ėshtė pejgamberi i Allahut. Kėto argumente do ti sillja nga vetė librat e tyre dhe nga ato teori qė ata vetė i pranojnė e nuk mund ti mohojnė. Megjithatė, shpresoj te Zoti i Lartėsuar qė ti paraqes tė gjitha kėto nė njė vepėr mė vete.
Bisedė me njė dijetar tė krishterė rreth profetėsisė sė Muhamedit a.s
Njėherė kam zhvilluar njė diskutim me njė nga dijetarėt e tyre, rreth profetėsisė sė Muhamedit a.s. I thashė atij: Nėse ju hidhni poshtė pejgamberinė e Muhamedit a.s., atėherė ju keni shpifur kundėr Zotit tė Lartėsuar, Krijuesit tė qiejve dhe tė tokės, keni cenuar madhėrinė e Tij duke i mveshur cilėsi tė ulta, duke e quajtur si mė tė padrejtin e tė padrejtėve, duke e cilėsuar si tė lehtė dhe shkatėrrimtar. I dėlirė, i pastėr dhe i Lartėsuar ėshtė Zoti nga tė gjitha kėto! Ai pyeti: E si mund tė lidhen kėto dy ēėshtje tė ndryshme? Unė vazhdova: Madje unė ju them me bindje se ju nuk mund ta mohoni pejgamberinė e Muhamedit a.s. pa mohuar ekzistencėn e Zotit, I Cili e dėrgoi dhe e ndihmoi atė. Dėgjoji me vėmendje arsyet. Kėshtu, nėse Muhamedi pėr ju nuk ėshtė Pejgamber i sinqertė, i vėrtetė nga Zoti, por njė mbret i padrejtė, atėherė ne kemi njė sėrė pyetjesh, qė presin pėrgjigje dhe shpjegime.
Sė pari, si ėshtė e mundur qė ai tė shpifte ndaj Allahut dhe tė fliste nė emėr tė Tij gjėra qė Ai nuk e kishte thėnė, dhe kėto shpifje tė jetonin kaq gjatė? Si ėshtė e mundur qė ai tė vazhdonte tė kishte sukses me kėtė krim kaq tė madh, deri nė atė fazė sa tė caktonte dispozita lejuese dhe ndaluese nė emėr tė Zotit, tė ekzekutonte pasuesit e vėrtetė tė pejgamberėve, t'u skllavėronte atyre gratė dhe fėmijėt, tė trashėgonte pasuritė dhe pronat e tyre, e tė gjitha kėto tė vazhdonin derisa tė pushtonte tokėn! Mė e ēuditshmja ėshtė se nė tė gjitha kėto vepra ai thoshte se zbatonte urdhrin e Zotit dhe se Ai e donte dhe e mbėshteste atė! A mund tė ndodhnin gjėra tė tilla, ndėrkohė qė Allahu e shihte se ēfarė bėnte ai me pasuesit e denjė tė pejgamberėve, madje pėr 23 vjet rresht! Si ka mundėsi qė, gjatė kėtyre viteve tė gjata, Ai ta mbėshteste atė, ta ndihmonte, ti dhuronte fitore pas fitoreje, ta lartėsonte kauzėn dhe famėn e tij, duke i dhėnė madje disa fitore jashtė ēdo mundėsie njerėzore. Akoma mė e ēuditshme ėshtė se Zoti u pėrgjigjej lutjeve tė tij dhe ia shkatėrronte armiqtė, shpesh pa asnjė veprim njerėzor prej tij dhe pa shkak, madje ndonjėherė Ai i shfaroste pa ndonjė lutje tė bėrė nga Muhamedi (a.s.).
Si ėshtė e mundur qė Zoti t'ia plotėsonte atij ēdo nevojė dhe ēdo gjė qė ai ia kėrkonte? Si ėshtė e mundur qė Ai ti bėnte shumė premtime tė bukura dhe lumturuese, dhe pastaj tia pėrmbushte tė gjitha kėto nė formėn mė tė arrirė?! Si mund ti ndodhnin gjėra tė tilla njė mashtruesi siē thoni ju qė ka arritur kulmin e gėnjeshtrave, shpifjeve dhe padrejtėsive?! A ka mė mashtrues se ai qė gėnjen rreth Allahut dhe qė ėshtė i vazhdueshėm nė kėtė krim?! A ka mė zullumqar sesa ai qė shfuqizon ligjet dhe mėsimet e pejgamberėve dhe tė dėrguarve tė Zotit, dhe synon ti zhdukė ato, duke i zėvendėsuar me ligje qė ai i dėshiron dhe i shpik sipas jush nga mendja e vet?! E kush mund tė jetė mė i poshtėr sesa ai qė vret tė dashurit e Allahut, palėn e Tij, pasuesit e pejgamberėve tė Tij, dhe kjo gjendje tė ishte ende kėshtu, e pashpresė?! A ėshtė e mundur qė Allahu ta ndihmonte nė vazhdimėsi kundėr tyre?!
A ėshtė e mundur qė gjėra tė tilla tė vazhdonin aq gjatė dhe Allahu pėrsėri ta miratonte e tė mos ia kėpuste arterien e zemrės kėtij shkatėrrimtari?! Aq mė tepėr qė ai dėshmonte dhe lexonte njė thėnie, pėr tė cilėn pretendonte se ishte fjalė e Zotit: Kush ėshtė keqbėrės mė i madh se ai qė trillon gėnjeshtra pėr Allahun ose qė thotė: Kjo mė ėshtė shpallur mua, ndėrkohė qė asgjė nuk i ėshtė shpallur atij? Ose qė thotė: Unė mund tė shpall diēka si ajo qė ka shpallur Allahu. Ah sikur ti shihje keqbėrėsit gjatė agonisė sė vdekjes, kur engjėjt zgjasin duart (duke thėnė): Dorėzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do tė ndėshkoheni me dėnim poshtėrues pėr shkak tė tė pavėrtetave qė keni thėnė pėr Allahun dhe qė keni shpėrfillur shpalljet e Tij. (Enam 93). Ose: Betohem pėr gjithēka qė ju shihni dhe pėr gjithēka qė nuk e shihni, se ky (Kuran) ėshtė vėrtet fjalė e (kumtuar prej) njė tė Dėrguari tė nderuar (Muhamedit a.s.) e nuk ėshtė fjalė poeti; sa pak qė besoni! Nuk ėshtė as fjalė e ndonjė falltari; sa pak qė po reflektoni! Ai ėshtė shpallje e zbritur nga Zoti i botėve!. Sikur ai (Muhamedi), nė mėnyrė tė rreme, tė Na kishte veshur ndonjė fjalė, Ne do ta kapnim atė pėr dorėn e djathtė dhe, me siguri, qė do tia prisnim damarin e qafės, e askush prej jush nuk do tė mund ta mbronte. Natyrisht, Kurani ėshtė pėrkujtesė pėr ata qė i frikėsohen Zotit! Ne e dimė mirė se ka prej jush qė e mohojnė atė. Ai ėshtė keqardhje pėr mohuesit. Ai ėshtė, pa dyshim, e vėrtetė e pamohueshme. Prandaj, lartėsoje emrin e Zotit tėnd tė Madhėrishėm! (Haka 38-52).
E pra, pas gjithė kėtyre qė thashė, ju nuk keni mundėsi tė tretė, por: ose tė thoni se kjo botė nuk ka krijues dhe as rregullator tė ēėshtjeve tė saj, pasi po tė kishte Krijues, Ai duhet tė jetė Rregulluesi i ēdo ēėshtjeje, i Plotpushtetshėm pėr gjithēka, i Urtė nė ēdo pėrcaktim, dhe, njė i tillė, domosdoshmėrisht do tė ndėshkonte ēdo kriminel sipas jush, tė tė tilla pėrmasave. Ky Krijues do ta bėnte atė mėsim pėr zullumqarėt e tė gjithė kohėrave, pasi sunduesit nuk mund tė tolerojnė tė tilla gjėra nė mbretėrinė e tyre. Atėherė si mund tė mendohet njė gjė e tillė pėr Mbretėruesin dhe Sunduesin e qiejve dhe tė Tokės, pėr Atė qė zotėron Urtėsinė absolute?!
Ose, mundėsia juaj e dytė ėshtė, qė ti mveshni Zotit tė gjithėsisė cilėsi dhe vepra, nga tė cilat Ai qėndron shumė lart. Tė pranosh tė tilla ndodhi (si ato tė pėrmendura mė sipėr), do tė thotė qė ta akuzosh Zotin pėr padrejtėsi, injorancė, krim, devijim tė krijesave pėrgjithmonė. Madje me keq se kaq: kjo do tė thotė qė tė pretendojmė se Ai ndihmon kriminelėt dhe mashtruesit, se u mundėson atyre pushtet tė plotė nė tokė, e u pėrgjigjet lutjeve tė tyre. Kjo do tė thotė qė Ai e lartėson pushtetin dhe famėn e tyre ndėr njerėz edhe pas vdekjes sė tyre, do tė thotė qė e lejon qė, shekull pas shekulli, ai tė pranohet si Pejgamber, dhe kjo tė dėshmohet haptazi dhe me zė tė lartė, kudo nė faqen e dheut. Po si mund tė pranohet kjo si vepėr e mė tė Urtit dhe mė tė Mėshirshmit me krijesat e Tij?! Vėrtet, me tė tilla pretendime, ju keni bėrė shpifjen mė tė madhe ndaj Zotit tė botėve, i keni bėrė akuzėn mė tė ulėt, madje e keni mohuar totalisht ekzistencėn e Tij.
Edhe ne e besojmė, dhe nuk e mohojmė, se gjatė historisė ka pasur mashtrues, tė cilėve u ėshtė dhėnė njė farė fuqie dhe pushteti. Por kurrė nuk ka ndodhur qė qėllimet e tyre tė plotėsohen dhe as qė koha e tyre tė zgjatet. Madje Allahu i Lartėsuar gjithmonė i ka ndihmuar pejgamberėt e Tij dhe pasuesit e tyre tė denjė qė t'i shfarosin dhe tė zhdukin ēdo gjurmė e ndikim tė armiqve tė Tij; dhe ata gjithmonė janė ērrėnjosur dhe shfarosur. Ky ėshtė rregulli i Tij, i vendosur pėr krijesat e Tij, pėr sa kohė ekziston kjo dynja.
Kur ai dėgjoi fjalėt e mia ai tha: Zoti na ruajtė! Ne nuk themi se ai (Pejgamberi a. s.) ėshtė i padrejtė dhe gėnjeshtar. Madje ēdo i krishterė qė gjykon me drejtėsi e pranon se, ēdo kush qė ndjek rrugėn e tij dhe pason gjurmėt e Tij, ai do tė jetė i shpėtuar dhe i lumtur nė jetėn tjetėr. Unė e pyeta: Po si mundet qė, ai qė ndjek rrugėn e mashtruesit dhe qė pason gjurmėt e tij tė jetė prej tė shpėtuarve dhe tė lumturve? Dhe kėshtu ai nuk kishte rrugė tjetėr, por veēse tė pranonte qė Muhamedi ishte profet i Zotit, por pretendoi se ai nuk ishte profet pėr tė krishterėt.
Unė i thashė: Pėrderisa pranon qė ai ėshtė Pejgamber dhe thotė tė vėrtetėn, atėherė je i detyruar ti besosh; medoemos duhet tė pranosh morinė e madhe tė argumenteve tė pakundėrshtueshme, qė tregojnė se ai ishte pejgamber i Allahut pėr tė gjithė njerėzimin. Atė Zoti e dėrgoi pėr ata qė Ai u kishte dhėnė libėr mė parė dhe pėr tė tjerėt. Muhamedi a.s. i ftoi ehlul kitab-ėt qė ta pasonin fenė e tij dhe luftoi kundėr tė gjithė atyre qė nuk pranuan ta adhuronin Allahun si Njė tė vetėm. Ehlul kitab-ėt qė nuk pranuan tė pasonin fenė e tij paguan xhizjen, tė nėnshtruar dhe tė pėrulur. Kur dėgjoi kėtė, ai brofi nė kėmbė dhe u largua prej aty.
Qėllimi kėtu ėshtė qė tė tregojmė se Pejgamberi a.s. vazhdimisht ka diskutuar me qafirė tė tė gjitha kategorive, derisa ndėrroi jetė. Po kėshtu vepruan edhe shokėt e tij. Allahu i Lartėsuar e urdhėroi atė qė tė debatonte me ehlul kitab-ėt me mėnyrėn mė tė mirė, si nė suret qė u shpallėn nė Mekė, ashtu edhe nė ato qė u shpallėn nė Medinė. Madje Ai e urdhėroi gjithashtu qė, pas argumentimit tė qartė tė tė vėrtetės dhe refuzimit tė tyre, ai t'i ftonte ata nė tė ashtuquajturėn "mubahele". Kėshtu u lartėsua kjo fe.
Ndėrsa pėrdorimi i shpatės ėshtė ligjėsuar vetėm nė funksion tė mbėshtetjes e mbrojtjes sė tė vėrtetės, argumentit dhe arsyes. Shpata mė e drejtė ėshtė shpata qė ndihmon e mbron tė vėrtetėn e Zotit dhe argumentet e Tij, dhe kjo ėshtė shpata e Pejgamberit dhe e umetit tė tij.
Mėsimi 5. Ēdokush qė madhėron njė krijesė mė shumė sesa i takon, duke e pėrjashtuar atė nga statusi i tė qenurit rob dhe adhurues i Zotit, ka bėrė shirk dhe ka adhuruar dikė tjetėr veē Allahut. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me ftesėn dhe mesazhin e tė gjithė pejgamberėve.
Mėsimi 6. Pėr sa i pėrket dėshmisė se Pejgamberi a.s. u shkroi banorėve tė Nexhranit njė mesazh, qė e fillonte: Me emrin e Zotit tė Ibrahimit, Ishakut dhe Jakubit!, nuk mendoj qė kjo ėshtė pėrcjellė nė mėnyrė tė saktė. Kur Pejgamberi a.s. i shkroi Heraklit, e filloi me: Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim! Kjo ka qenė tradita e Pejgamberit a.s. nė mėnyrėn si i fillonte letrat drejtuar mbretėrve, sikurse do tė pėrmendet mė pas, nė dashtė Allahu i Lartėsuar.
Gjithashtu nė kėtė transmetim thuhet se kjo ka ndodhur para se tė shpallej sureja Ta Sīn, Mīm. Kėto janė ajetet e Kuranit dhe Librit tė qartė., dmth, sureja Neml. Por ky ėshtė gabim tjetėr, sepse sureja Neml ka zbritur nė Mekė, dhe kjo pranohet unanimisht, ndėrsa mesazhi i tij drejtuar Nexhranit u shkrua pas kthimit tė Pejgamberit a.s. nga Tebuku.
Mėsimi 7. Lejohet nėnēmimi i korrierėve tė qafirėve dhe shpėrfillja e tyre, nėse prej tyre shfaqet ndonjė shenjė mendjemadhėsie e fodullėku nė sjellje, veshje apo fjalė. Pejgamberi a.s. nuk u foli dhe as nuk ua ktheu pėrshėndetjen korrierėve, derisa ata veshėn rrobat e tyre normale tė udhėtimit dhe hoqėn ēdo zbukurim e stoli qė kishin veshur.
Mėsimi 8. Ėshtė tradita e Pejgamberit a.s. qė, nėse pasuesit e tė kotės, pasi u ėshtė sqaruar e vėrteta mirė dhe kuptueshėm, nuk kthehen, por vazhdojnė nė humbjen e tyre me kokėfortėsi dhe inat, tė ftohen pėr tė bėrė mubaheletu. Vetė Allahu i Lartėsuar e urdhėroi Pejgamberin e Tij pėr diēka tė tillė, dhe nuk i tha atij qė kjo vlente vetėm pėr atė e qė umetit tė tij nuk i lejohej. Kėshtu ka vepruar edhe djali i xhaxhait tė Pejgamberit a.s, Abdullah Ibn Abasi. Ai ftoi nė mubahele dikė qė e kundėrshtonte nė disa ēėshtje e dispozita, dhe asnjė nga sahabėt e tjerė nuk e qortoi apo ndaloi atė. Po kėshtu edhe El Euzai e ka ftuar Sufjan el Theurin nė mubahele pėr ēėshtjen e ngritjes sė duarve, dhe askush nga dijetarėt nuk e qortoi atė pėr njė gjė tė tillė. Madje pėrkundrazi, kjo ėshtė, apo konsiderohet, si pėrforcim i argumentimit.
Mėsimi 8. Kreut tė shtetit i lejohet qė tė lidhė marrėveshje me ehlul kitab-ėt duke vėnė si kusht qė ata tė japin ēfarė tė dėshirojė: pasuri, veshje etj., dhe kėtė ta konsiderojė si xhizje, pa qenė e nevojshme tė caktojė sasinė qė duhet tė japė ēdo individ, nė mėnyrė tė veēantė. Mjafton qė ai t'u kėrkojė atyre njė pasuri tė caktuar, dhe ata janė tė lirė ta mbledhin atė si tė dėshirojnė.
Nga ana tjetėr, kur Pejgamberi a.s. dėrgoi Muadhin nė Jemen, e urdhėroi atė qė prej ēdo mashkulli qė kishte arritur moshėn e pjekurisė tė merrte nga njė dinar, ose vleftėn e tij nė rroba.
Ndryshimi mes dy rasteve ėshtė se nė Nexhran nuk kishte muslimanė, por ai ishte shtet qė kishte bėrė marrėveshje paqeje me Pejgamberin a.s., ndėrsa Jemeni ishte njė vend islam, nė tė cilin jetonin disa hebrenj. Pra dallimi dhe shkaku tij janė tė dukshėm. Juristėt e quajnė tė detyrueshme xhizjen ndaj jomuslimanėve qė jetojnė brenda shtetit islam, jo pėr ata qė janė shtet mė vete. Por edhe pasuria pėr tė cilėn udhėheqėsi bie dakord me ta qė t'ia japin njė herė nė vit, konsiderohet si xhizje, sepse nė tė dyja rastet ajo ėshtė pasuri qė u merret qafirėve, nė shenjė nėnshtrimi tė tyre ndaj shtetit islam, dhe ky ėshtė kuptimi i xhizjes.
Mėsimi 9. Nėse qafirėt e njė shteti jomusliman nuk arrijnė ta plotėsojnė detyrimin ndaj shtetit islam sipas marrėveshjes pėr njė lloj pasurie tė caktuar, atėherė u lejohet qė ta plotėsojnė kėtė me njė lloj pasurie tjetėr, sipas njė pėrllogaritjeje tė saktė.
Mėsimi 10. Udhėheqėsi ka tė drejtė t'u kushtėzojė qafirėve qė tė strehojnė dhe presin pėrfaqėsuesit e tij nė shtetin e tyre, pėr aq kohė sa ai e pėrcakton.
Mėsimi 11. Kreut tė shtetit i lejohet gjithashtu qė t'i detyrojė ata t'i japin nė pėrdorim armė dhe pajisje, pėr tė cilat muslimanėt mund tė kenė nevojė. Nėse kėto sende dalin jasht pėrdorimit, atėherė ėshtė detyrė qė tė kompensohen. Por kėtu lind njė pyetje: Kompensimi pėr pajimet e huzuara qė janė dėmtuar, ėshtė i detyrueshėm vetėm atėherė kur ėshtė i parashikuar nė marrėveshje, apo ligji e pėrcakton atė edhe nėse nuk ėshtė pėrmendur si kusht? Themi se tė dyja variantet janė tė mundura. Por kjo ēėshtje u trajtua mė parė, gjatė tregimit tė luftės sė Hunejnit.
Mėsimi 12. Kreu i shtetit islam nuk duhet t'i tolerojė ehlul kitab-ėt, qoftė edhe nė shtetin e tyre, qė tė ushtrojnė fajdetė, sepse ato janė tė ndaluara edhe nė fetė e tyre. Po kėshtu ai nuk duhet ti lejojė ata tė ushtrojnė kurvėrinė, homoseksualitetin, apo tė dehen. Nėse kėto akte kryhen, ai duhet tė zbatojė mbi ta ndėshkimin pėrkatės, edhe nėse janė nė shtetin e tyre.
Mėsimi 13. Nuk lejohet tė ndėshkohet dikush prej kafirave pėr shkak tė krimit qė ka bėrė njė tjetėr, ashtu siē nuk lejohet njė gjė e tillė edhe pėr muslimanėt, pasi kjo do tė ishte padrejtėsi.
Mėsimi 14. Aktmarrėveshja apo siguracioni qė u jepet jomuslimanėve ėshtė i kushtėzuar me mosthyerjen e rregullave nga ata. Nėse ata i shkelin kushtet e vendosura, marrėveshja konsiderohet e prishur dhe siguracioni i zhvleftėsuar. Nėse ata u bėjnė hile muslimanėve apo u shkaktojnė dėm fetar, ata nuk kanė pakt.
Kjo ėshtė fetvaja qė kemi dhėnė ne, por edhe tė tjerė, nė lidhje me djegien e madhe qė bėnė kristianėt nė Damask, njė djegie kjo qė arriti deri tek Xhamia e madhe. Ne gjykuam se ata e kanė thyer paktin dhe kushtet e siguracionit qė u ofruan atyre muslimanėt. Tė tillė u konsideruan si ata qė vunė zjarrin, ashtu edhe mbėshtetėsit e tyre nė kėtė lėvizje, madje edhe ata qė e dinin njė gjė tė tillė dhe nuk njoftuan instancat pėrkatėse.
Mėsimi 15. Kreut tė shtetit i lejohet qė tė dėrgojė pėrfaqėsues nė shtetet me tė cilat ėshtė vendosur paqja, pėr tė arritur dhe ruajtur tė mirat e Islamit dhe tė muslimanėve. Ky pėrfaqėsues duhet tė jetė besnik dhe tė mos synojė asgjė tjetėr veē kėnaqėsisė sė Allahut dhe ndihmėn e fesė, siē ishte Ebu Ubejde Ibn Xherahu.
Mėsimi 16. Debati me ehlul kitab-ėt, me qėllim pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn, ėshtė detyrė. Nėse dikush ka paqartėsi pėr ndonjė ēėshtje, le tė pyesė dijetarėt, sikurse Mugira pyeti Pejgamberin a.s.
Mėsimi 17. Fjalėt duhen kuptuar me kuptimin e tyre tė drejtpėrdrejtė, derisa tė paraqitet ndonjė argument qė tregon se ato bartin njė kuptim tjetėr, pasi, nė tė kundėrt, pse duhej qė Mugira tė kishte problem pėr emėrtimin: O motra e Harunit (pėr Merjemen) nė ajet. Pra, nėse ky emėrtim do tė lejohej tė kuptohej ndryshe nga ēfarė shėnonte ai nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, Mugira nuk do tė pyeste. Megjithatė, nė ajet nuk ka ndonjė tregues se flitet pėr Harun Ibni Imranin, nė mėnyrė qė tė shtrohej nga ana e tyre si njė paradoks. Pėrkundrazi, pala kundėrshtare ka bėrė njė shtesė duke pretenduar se ėshtė fjala pėr Harun Ibn Imranin, dhe pėr tė mos u mjaftuar me kaq, kanė shtuar edhe faktin se fjala ishte pėr vėllain e Pejgamberit tė njohur, Musa Ibni Imranit. Siē dihet, emri Harun nuk tregon pėr asgjė tė tillė, kėshtuqė pyetja e tyre ishte e pavlefshme. Tė krishterėt e sollėn kėtė pyetje ose nga keqkuptimi i tyre, ose nga qėllimi i keq, pėr tė nxjerrė qė Kurani, kinse, paska gabime. Por Pejgamberi a.s. e sqaroi Mugirėn se cili ishte kuptimi i saktė i atij emėrtimi.
Mėsimi 18. Pėr sa i pėrket rrėfimit tė Ibn Ishakut se: Pejgamberi a.s. e dėrgoi Ali Ibn Ebu Talibin te banorėt e Nexhranit, pėr tu mbledhur atyre sadakatė (zekatin) dhe xhizjen, kjo mund tė provokojė ndonjė keqkuptim, pasi nga i njėjti person nuk mund tė merret edhe zekati, edhe xhizja.
Mė problematike se kjo ėshtė rrėfimi tjetėr i tij, se: Pejgamberi a.s. dėrgoi Halid Ibn Uelidin gjatė muajit rabijul ahir ose xhemadal ula, tė vitit tė 10-tė, drejt fisit Benu Harith Ibn Kab nė Nexhran. Ai e urdhėroi Halidin qė ti ftonte ata nė Islam, para se ti luftonte. Nėse ata e pranonin Islamin, ai duhet tua miratonte, e nė tė kundėrt, ai duhet t'i luftonte.
E kėshtu, Halidi, sa shkoi atje, dėrgoi kalorės nga tė katėr anėt, tė cilėt ftonin nė Islam. Njerėzit atje pranuan Islamin dhe gjithēka qė u ofruan. Halidi qėndroi mes tyre pėr tu mėsuar fenė. Ai i shkroi njė letėr Pejgamberit a.s., ku i tregoi pėr islamizimin e tyre. Pejgamberi a.s. e urdhėroi tė kthehej dhe tė merrte me vete njė delegacion prej atij populli.
Por, sikurse thamė pak mė sipėr, kur banorėt e Nexhranit shkuan te Pejgamberi a.s., u ra dakord qė ata tė paguanin 2000 veshje nė vit. Madje ai u shkroi njė dokument, qė u siguronte atyre paqe dhe stabilitet, qė tė mos detyroheshin tė ndryshonin fenė e tyre dhe tė mos dėmtoheshin.
Pikėrisht nga kėtu lind keqkuptimi. Si mund tė merrte Pejgamberi a.s. prej tyre pasuri nė formė xhizjeje, ndėrkohė qė ata kishin pranuan Islamin?! Atėherė, themi se kjo kuptohet shumė mirė nėse sqarojmė njė detaj. Banorėt e Nexhranit pėrbėheshin nga dy kategori: disa ishin tė krishterė e disa ishin xhahilė, idhujtarė. Marrėveshjen e sipėrpėrmendur Pejgamberi a.s. e vendosi me tė krishterėt, ndėrsa tė paditurve, idhujtarėve, pra kategorisė tjetėr, ai u dėrgoi Halid Ibn Uelidin. Kėta pranuan Islamin dhe njė delegacion prej tyre shkoi te Pejgamberi a.s. Pikėrisht kėta pyeti Pejgamberi: Si arrinit ti mposhtnit armiqtė tuaj nė kohėn e xhahilijetit? Dhe ata u pėrgjigjėn: Ne gjithmonė rrinim si njė trup i vetėm dhe kurrė nuk pėrēaheshim. Nė krye tė kėtyre, qė ishin fisi i Benu Harith Ibn Kabit, Pejgamberi a.s. emėroi Kajs Ibn Husajnin.
Nėse bėhet kjo ndarje, atėherė kuptohet qartė urdhri qė Pejgamberi a.s. i bėri Aliut pėr tė mbledhur sadakatė dhe xhizjen e banorėve tė Nexhranit. Kėsisoj, Aliu duhej tė mblidhte zekatin prej muslimanėve dhe xhizjen prej tė krishterėve.
referenca
1)Ibn Hishāmi, Ibn Kethiri, Ibn Sadi.
2) Transmetuesit e kėtij hadithi janė tė besueshėm, por senedi ėshtė me shkėputje.
3) Emri i tij i plotė ėshtė Muhamed Ibn Abdurrahman, i cili ėshtė transmetues i dobėt, i pėrfolur nga Ibn Adiji dhe Ibn Hibani.
4) Ky transmetues konsiderohet i panjohur. I vetmi qė ka pėrcjellė hadithe prej tij ėshtė Ibn Ishaku
5)Senedi ėshtė i dobėt, sepse Seleme Ibn Jesu dhe tė gjithė transmetuesit e tjerė janė tė panjohur. Nuk kemi gjetur informacion rreth tyre. Hadithin e ka pėrmendur Ibn Kethiri nė El Sīratu dhe nė "Tefsir-in" e tij, duke thėnė se rreth tij ka dyshime.
Shih Hidajetul Hajara
-
-
Letra pėr Mukaukisin
Pejgamberi a.s. i shkroi edhe Mukaukisit – mbretit tė Egjiptit dhe Aleksandrisė. Nė letėr thuhej:
“Me emrin e Allahut, tė Mėshirshmit, Mėshiruesit!
Nga Muhamedi – adhuruesi dhe Pejgamberi i Allahut.
Pėr Mukaukisin – tė Madhin e egjiptasve!
Paqja qoftė me ata qė ndjekin udhėzimin e drejtė!
Unė ju ftoj nė fenė Islame! Pranojeni Islamin, tė jeni tė sigurt dhe nė paqe, dhe qė Allahu t’ju japė shpėrblimin dyfish. Nėse refuzoni, mbi ju do tė rėndojė mėkati juaj dhe mėkati i egjiptasve.
“Thuaj: “O ithtarėt e Librit, ejani tė biem nė njė fjalė tė pėrbashkėt mes nesh dhe jush: se do tė adhurojmė vetėm Allahun, se nuk do t’i shoqėrojmė Atij asgjė (nė adhurim) dhe se nuk do ta mbajmė pėr zot njėri-tjetrin, nė vend tė Allahut!” Nėse ata nuk pranojnė, atėherė thuaju: “Dėshmoni se ne i jemi nėnshtruar Allahut!” (Al Imran 64).”
Kjo letėr u dėrgua me Hatib Ibn Ebu Beltean. Kur doli para mbretit, Hatibi i tha: “Dikur, para jush ka qenė njė burrė, qė pretendonte se ishte “Zoti” mė i lartė (Faraoni). Allahu i dha atij dėnimin e dynjasė dhe tė ahiretit, duke e bėrė shembull pėr tė tjerėt. Merrni mėsim nga tė tjerėt, dhe mos u bėni mėsim pėr tė tjerėt!” Mbreti ia ktheu: “Ne e kemi njė fe, prandaj nuk kemi pėr ta lėnė atė, veē nėse na ofrohet njė fe tjetėr, qė ėshtė mė e mirė se kjo.”
Atėherė Hatibi i thotė: “Ne tė ftojmė ty nė fenė e ligjėruar prej Allahut. Kjo ėshtė feja Islame, e vetmja qė pranon Allahu. Ėshtė Pejgamberi qė i fton njerėzit nė kėtė fe madhėshtore. Mė tė ashprit qė i dolėn kundėr ishin fisi i tij kurejsh. Armiqėsinė mė tė madhe kundėr tij e treguan judejtė. Ndėrsa njerėzit mė tė afruar dhe tė butė me tė kanė qenė tė krishterėt.
Pėr Zotin! Sihariqi i Musait a.s. pėr shfaqjen e pejgamberit Isa a.s. ėshtė i njėjtė si sihariqi i Isait a.s. pėr shfaqjen e pejgamberit Muhamed a.s. Ftesa jonė pėr ju, pėr tė besuar dhe pasuar Kuranin, ėshtė e njėjtė si ftesa qė ju tė krishterėt u drejtuat ithtarėve tė Teuratit pėr tė pranuar Ungjillin.
Ēdo popull, nė ēdo epokė, ku shfaqet njė pejgamber, konsiderohet si populli i atij pejgamberi, dhe tė gjithė e kanė detyrė qė t’i binden dhe ta pasojnė udhėzimin e tij. Ju jeni ndėr ata njerėz, nė epokėn e tė cilit u shfaq ky Pejgamber. Duhet tė kuptoni qė ne po ju ndalojmė aspak ty nė pasimin e fesė sė vėrtetė tė Mesihut, por tė jeni tė sigurt se po ju porosisim qė tė ndiqni pikėrisht fenė e vėrtetė tė Mesihut.”
Mukaukisu i tha: “Unė kam menduar gjatė rreth kėtij Pejgamberi, dhe kam vėrejtur se ai nuk urdhėron pėr gjėra tė pavlefshme dhe nuk ndalon nga gjėrat e mira dhe tė pėlqyera. Ai nuk duket aspak si magjistar i humbur dhe as si fallxhor mashtrues. Ai duket qartė se ėshtė i pajisur me shenjėn e pejgamberisė. Ai flet pėr gjėra tė fshehta dhe tė panjohura nga njerėzit. Do tė mendohem mė shumė rreth tij dhe ftesės suaj.” Pastaj e mori letrėn e Pejgamberit a.s., e vendosi nė njė kuti fildishi, tė cilėn, pasi e vulosi, ia dha njė prej shėrbėtoreve. Pas kėsaj urdhėroi njė shkrues tė tij tė merrte njė letėr dhe ta shkruante nė arabisht, drejtuar Pejgamberit a.s. Nė kėtė letėr thuhej:
“Me emrin e Allahut, tė Mėshirshmit, Mėshiruesit!
Pėr Muhamedin, tė birin e Abdullahit.
Prej Mukaukisit – tė Madhit tė egjiptasve.
Paqja qoftė me ju!
E lexova mesazhin tuaj dhe e kuptova se pėr ēfarė na ftoni. E kam ditur qė mė parė se ka mbetur edhe njė pejgamber pa u shfaqur, por mendoja se ai do tė dilte nė Sham. Unė e nderova korrierin tuaj, dhe tani po ju dėrgoj nėpėrmjet tij dy skllave me pozitė tė lartė ndėr egjiptasit. Po ju dhuroj gjithashtu njė rrobė dhe njė mushkė. Paqja qoftė me ju!”
Ai nuk tha tjetėr gjė veē kėtyre fjalėve, as nuk pranoi Islamin. Dy skllavet qė ai i dėrgoi si dhuratė quheshin Marie dhe Sirina. Ndėrsa mushka quhej Duldul, dhe mbeti gjallė deri nė kohėn e Muavijes.”
-
-
Perandori Herakli dhe Profeti Muhamed (s)(628 e.s.)
Profetit Muhamed (s) i erdhen vargjet me poshte pas humbjes se romakeve nga persianet. Ajo profetizoi fitoren finale te romakeve. Keto jane nga sure Er-Rum (Romaket) ajetet (vargjet) 1-6 te Kur'anit:
Elif, Lam, Mim.
Romaket jane mundur ne token e afert, dhe pas kesaj humbje te tyre ata do te jene fitimtare brenda dhjete vjetesh. Urdheri i Allahut eshte si ne ngjarjen e meparshme po ashtu edhe ne ate qe do te vije. Dhe ate dite besimtaret do te gezohen per ndihmen e Allahut. Ai ndihmon ate qe Ai do dhe Ai eshte i gjithfuqishem, meshirues. Ky eshte nje premtim i Allahut. Allahu asnjehere nuk i thyen premtimet e Tij, por shumica e njerezve kete nuk e kuptojne.
Allahu (Nje dhe i Vetmi Zot) dergoi Muhamedin (s) si Profet te gjithe njerezimit. Per kete, Muhamedi (s) dergoi letra te kater mbreterit fqinje, duke i thirrur ata ne Islam. Dy nga keto vende ishin superfuqite e kohes, Bizanti (Perandoria Romake Lindore) dhe Persia. Letra e tij per Herakliun, perandorin bizantin, iu dha nga Dihjah ibn Halifah el Kalbi (r.a) Guverantorit te Bostras, dhe ai e kaloi ate per ne Jeruzalem. Kjo ngjarje ndodhi me 628 e.s kur Herakliu ishte duke u kthyer fitimtar pasi mundi Kosroes II te Persise. Ai ishte ne ate kohe ne Homs, nga i cili beri nje pelegrinazh ne rreze te Qytetit te Shenjte per te falenderuar Zotin per shpetimin e Kryqit dhe gjerave te tjera te shenjta qe kishin humbur.
Nje nate ne kete udhetim, Herakliu pa nje enderr e cila i mbeti ne mendje. Duke pare shprehjen e shqetesuar te fytyres, keshilltaret e pyeten se cfare kishte ndodhur. Ai tha se ai bllokohej nga mbreteria fitimtare e nje burri te bere synet ne nje enderr nje nate me pare. Pastaj ai i pyeti ata se cilet popuj praktikonin synetllekun. Gjeneralet dhe keshilltaret e tij qe ishin atje i thane se vetem cifutet ishin te bere synet, dhe u perpoqen qe t'i mbushnin mendjen qe te ndermerrte ndonje fushate kunder tyre. Ne kete kohe, nje i derguar nga governatori i Gasanit arriti, duke sjelle me vete nje arab. Herakliu urdheroi nje perkthyes qe ta pyeste ate, dhe ai u pergjigj: "Nje njeri eshte shfaqur ne mesin tone dhe ai pretendon se eshte profet. Disa e ndjekin dhe i besojne, por ka dhe te tjere qe i kane dale kundra." Herakliu atehere u tha keshilltareve te tij qe te konfirmonin nese ai njeri ishte i bere synet apo jo, dhe kur pergjigja ishte pozitive, ai tha: "Ky, per Zotin, eshte vizioni qe une pashe dhe jo ajo qe thonit juve."
Herakliusi ne nje nga posteret e kohes se tij
Pikerisht gjate ketij pelegrinazhi ne Homs, Herakliu mori letren e Profetit Muhamed (s). Perandori mbasi mori kete mesazh, thirri shefin e tij te policise dhe i tha atij qe te kontrollonte neper vendin e tij nese kishte ndonje njeri nga i njejti fis me Profetin. Ebu Sufjani, kryetari i 'Abdu Shemseve dhe udheheqesi i kurejshiteve, rastisi duke bere tregti ne Gaza me disa nga shoqeruesit e tij nga Meka. Skuadra e perandorise e kerkimit arriti qe t'i gjente ata atje dhe ata menjehere u moren per ne Jeruzalem.
Ngjarja e pershkruar me poshte u tregua nga Ebu Sufjani ne nje kohe kur ai ishte armik i betuar i Profetit Muhamed (s). Kjo permendet ne Sahih Bukhari dhe eshte permbledhur nga 'Abdullah ibn 'Abbas (r.a).
Ebu Sufjan bin Harbi tregon se Herakliu dergoi nje person tek ai gjate kohes qe ai shoqeronte nje karvan nga kurejshitet. Ata ishin tregtare dhe benin biznes ne Sham (Siri, Palestine, Liban, dhe Jordani), ne kohen kur Apostulli i Allahut (Muhamedi (s)) ishte ne armiqesi me Ebu Sufjanin dhe kurejshitet. Herakliu i thirri ata ne oborrin e tij mbreteror ku kishte rreth tij te gjithe njerezit me te vjeter dhe te shquar te Romes. Ai thirri perkthyesin e tij, i cili duke perkthyer pyetjen e Herakliut u tha atyre, "Cili nga ju eshte i afert me ate njeri qe pretendon se eshte Profet?" Ebu Sufjani u pergjigj, "Une jam kusheriri me i afert i tij (ne kete grup)."
Herakliu tha, "Silleni ate (Ebu Sufjanin) afer meje dhe shoqeruesit e tij le te qendrojne pas tij." Ebu Sufjani shtoi, "Herakliu i tha perkthyesit te tij tu thoshte shoqeruesve te mi se ai donte te me bente disa pyetje persa i perkiste atij burri (Profetit) dhe se ne qofte se une do te thoja ndonje genjeshter ata (shoqeruesit) duhej qe te me nderprisnin dhe thonin te verteten." Ebu Sufjani shtoi, "Per Allah! Ne qofte se une nuk do te kisha frike se shoqeruesit e mij do me damkosnin per genjeshtar, une nuk do te thoja te verteten per Profetin.
Pyetja e pare e Herakliut per mua ishte: "Cfare statusi ka familja e tij ne mesin tuaj?" Une u pergjigja, "Ai i perket nje familjeje te mire (fisnike) ne mesin tone."
Herakliu vazhdoi me tej, "A ka pretenduar ndonje midis jush me pare te njejten gje (qenien Profet)?" Une u pergjigja, "Jo." Ai tha, "A ka qene ndonje nga parardhesit e tij mbret?" Une u pergjigja, "Jo."
Herakliu pyeti, "A e ndjekin ate te pasurit apo te varferit?" Une u pergjigja, "Jane te varferit ata qe e ndjekin me shume ate." Ai tha "Po numri i ndjekesve te tij a vjen duke u rritur apo duke u zvogeluar (dite per dite)?" Une u pergjigja, "Numri i tyre gjithmone rritet." Atehere ai pyeti, "A ben vaki qe ndonje nga ata qe futen ne beimin e tij merziten me te dhe e hedhin poshte me mbrapa?" Une u pergjigja, "Jo."
Herakliu tha, "Po ju a e kini akuzuar ndonjehere si genjeshtar para pretendimit te tij (te qenurit Profet)?" Une u pergjigja, "Jo." Herakliu tha, "A i thyen ndonjehere premtimet qe jep?" Une u pergjigja "Jo." Ne jemi ne armiqesi me te por nuk e dime cfare do te beje ai me te." Une nuk pata mundesi qe te thoja ndonje gje tjeter kunder tij pervec kesaj.
Herakliu tha, "A kini patur ndonjehere lufte mes jush?" Une u pergjigja, "Po." Atehere ai tha, "E si kane qene rezultatet e ketyre luftrave?" Une u pergjigja, "disa here ka fituar ai e disa here ne." Herakliu tha, "Cfare ju kerkon ai juve qe te beni?" Une thashe, "Ai na thote qe te adhurojme Allahun dhe vetem Allahun dhe asgje tjeter pervec Tij, dhe te hedhim poshte te gjitha ato qe na kane thene te paret tane. Ai na thote qe te falemi, te jemi te ndershem dhe te kemi marredhenie te mira me njerezit e afert dhe fqinjet."
Herakliu u mendua nje here mire qe t'i mblidhte te gjitha dhe i tha perkthyesit te tij qe te me thoshte mua keto me poshte:
"Une te pyeta ty per familjen e tij dhe pergjigja jote ishte se ai vinte nga nje familje e mire dhe fisnike. Ne fakt te gjithe profetet kane ardhur nga familje te tilla te respektuara. Une te pyeta nese ndonje nga ju ka pretenduar te njejten gje, dhe pergjigja kote ishte negative. Ne qofte se pergjigja jote do te ishte pozitive, une do te kisha menduar se ky njeri ishte duke perseritur pretendimin e atij te meparshmit. Pastaj une te pyeta nese ndonje nga te paret e tij ishte mbret. Pergjigja jote ishte negative, ne qofte se do te kishte qene pozitive, atehere une do te kisha menduar se ky njeri deshiron qe te marre mbrapsht mbreterine e te pareve te tij. Po ashtu une te pyeta nese ai ka qene akuzuar ndonjehere per shpifje para se te thoshte ato qe ka thene, dhe pergjigja jote ishte perseri negative. Keshtu qe une jam i cuditur se si nje person qe nuk genjen per te tjeret do te guzonte te thoshte genjeshtra per Allahun. Me tutje une te pyeta se a e ndjekin te pasurit apo te varferit. Pergjigja jote ishte se ate e ndiqnin te varferit. Dhe me te vertete, te gjithe profetet kane qene ndjekur nga kjo klase njerezish. Me mbrapa une te pyeta nese numri i ndjekesve te tij vinte duke u rritur apo duke u pakesuar. Ti u pergjigje qe ai sa vinte e rritej, dhe ne fakt kjo eshte rruga e besimit te vertete, derisa te jete i plote ne te gjitha aspektet. Po ashtu une te pyeta nese kishte ndonje, i cili, pasi pranon besimin e tij, merzitet dhe e hedh poshte besimin. Pergjigja jote ishte negative, dhe ne fakt kjo eshte (shenja e) besimit te vertete, kur drita e tij futet neper zemrat dhe behet njesh me to. Po ashtu te pyeta nese ai pati tradhtuar ndonjehere. Pergjigja jote ishte negative dhe e njejta gje vlen per gjithe profetet, ata asnjehere nuk kane tradhetuar. Me mbrapa te pyeta se cfare ju urdheronte ai qe te benit. Ti u pergjigje qe ai ju urdheron te adhuroni Allahun dhe vetem Allahun dhe asgje tjeter njesoj si Ai dhe po ashtu ju ndalon juve adhurimin e idhujve dhe ju urdheron qe te faleni, flisni te verteten dhe te jeni te paster.
Ne qofte se ato qe thua ti jane te verteta, shume shpejt ai do te pushtoje kete vend qe ndodhet nen kembet e mia dhe une e dija (nga librat e shenjte) se ai do te shfaqej por une nuk e dija qe do te ishte nga gjiri juaj, dhe nese une mund ta ndiqja ate pergjithmone, une do te shkoja menjehere qe ta takoja dhe nese do te isha me te, me siguri qe do i kisha lare kembet."
Herakliu kerkoi letren derguar atij nga Profeti i Allahut (Muhamedi (s)) e cila iu soll nga Dihja per Governatorin e Bostres te cilet ia derguan ate Herakliut per ta lexuar. Permbajtja e letres ishte si me poshte:
"Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit. Kjo leter eshte nga Muhamedi Robi i Allahut dhe i Derguari i Tij per Herakliun, sunduesin e Bizantit. Paqja qofte mbi ate qe ndjek rrugen e drejte. Me tej, une te ftoj ty ne Islam dhe ne qofte se behesh nje musliman ti do te shpetosh, dhe Allahu do te te dyfishoje shperblimet, dhe ne se ti refuzon kete ftese ne Islam ti je duke bere nje mekat duke i cuar ne rruge te gabuar arisijinet (fshataret). Dhe une te recitoj ty fjalen e Allahut:
"O Njerez te Librave te Shenjte! Ejani ne nje fjale te perbashket per ju dhe per ne, qe ne nuk do te adhurojme asgje tjeter vec Allahut dhe se nuk i bashkengjitim asgje tjeter Atij ne adhurim, dhe asnje nga ne nuk duhet te njohe mbreter te tjere pervec Allahut. Atehere nese ata te kthejne shpinen, thuaju: deshmoni se ne jemi muslimane (ata qe i jane dorezuar Allahut)." (sure: 3, ajeti: 64)
Ebu Sufjani shtoi me mbrapa:
"Kur Herakliu pati perfunduar fjalimin e tij dhe pati lexuar letren, ne oborrin mbreteror u be shume zhurme dhe rremuje. Keshtu qe ne dolem jashte oborrit. Une u thashe shoqeruesve te mi se ceshtja e Muhamedit eshte bere aq me rendesi saqe edhe Mbreti i Bizantit ka frike nga ai. Atehere une fillova te sigurohesha ne vetvete se ai (Profeti (s)) do te ishte fitimtari ne te ardhmen e afert derisa une u futa ne Islam (Allahu me udhezoi per kete)."
Herakliu mbajti shenim te gjitha ato qe pati mesuar, perfshire ketu edhe nje histori per vizionin e tij, dhe ia dergoi ate nje njeriu ne Konstandinopoje tek njohuria dhe gjykimi i te cilit ai kishte shume besim. Ai u pergjigj:
"Ai eshte Profeti te cilin ne presim. Nuk ka asnje lloj dyshimi per te, pra ndiq ate dhe beso tek ai."
Herakliut i erdhi kjo pergjigje ne Homs. Ai ftoi te gjithe udheheqesit e Bizantit te cilet ishin ne ate qytet, qe te mblidheshin ne nje dhome ne pallatin e tij, dhe ai dha urdher qe te gjitha dyert te kyceshin. Atehere ai vete u foli atyre nga nje dhome e larte:
"Romake, nese suksesi dhe udhezimi i drejte jane qellimi juaj, dhe nese ju deshironi qe sovraniteti juaj te mbetet, atehere beni aleance me kete Profet (Muhamedin)."
Ata i kuptuan fjalet e tij sepse kishin dijeni per letren e Profetit (s). Pasi degjuan kete, ata u cuan dhe vrapuan drejt dyerve te cilat me kot u perpoqen qe t'i hapnin. Duke pare kundershtimin e tyre te madh, Herakliu vendosi qe mos t'i detyronte ata te besonin ate qe besonte ai. Pastaj ai i thirri ata dhe i siguroi: "Une i thashe keto qe te provoja fuqine e besimit tuaj, te cilin une tani e pashe." Ata u perkulen para tij dhe ishin te kenaqur me fjalet e Perandorit. Ai ne te njejten kohe kishte bindjen e plote se Siria pa dyshim qe do te merrej nga ndjekesit e Profetit (s).
Detyra e Herakliut per mbrojtjen e Sirise u influencua nga vizioni i tij i "mbreterise fitimtare te nje njeriu te bere synet" dhe besimi i tij se ky burre ishte me te vertete i Derguari i Zotit. Ai nuk beri me perpjekje qe te fitonte mbi njerezit e tij per pranimin e besimit te tij. Shume pak kohe para se te kthehej ne Konstandinopoje, ai u propozoi gjeneraleve te tij se nje marreveshje duhej te behej me Profetin (s), duke i dhene atij provincen e Sirise me konditen se do te ndalohej avancimi i tij ne drejtim te veriut. Gjeneralet e tij u cuditen me kete ide dhe e kundershtuan ne menyre te plote. Herakliu mbeti i bindur per vizionin e tij dhe profecine e Muhamedit (s). Thuhet se ne kthimin e tij per ne Konstandinopoje, kur ai arriti kalimin e njohur me emrin Dyert Siliciane ai hodhi syte mbrapa dhe tha: "O toka e Sirise, per here te fundit, une te le lamtumiren.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt