Protestat nuk krahasohen me demin qe i ka sjelle turizmit nje video 5 minuteshe e Reuters. Ajo shumezon me 0 njeqind reklama te ministrise se Kultures dhe qeverise te cilet ne vend qe te bejne reklama te shkojne e perveshin menget e te pastrojne mbeturinat.
Shiheni videon me poshte, eshte shume interesante dhe ka bere buje ne bote.
Reuters: Plazhet shqiptare, tejet të ndotura
Reuters: Plazhet shqiptare, tejet të ndoturaTIRANE- Shqipëria, një vend me disa nga plazhet më të bukura në rajon, mbetet e penguar si pasojë e ndotjes së madhe përgjatë bregdetit dhe segmenteve ujore.
Kështu nis një artikull i agjencisë së lajmeve Reuters, kushtuar Shqipërisë. Zona e quajtur "Kepi i Rodonit", që cilësohet si një nga perlat e Shqipërisë, në ditët e sotme, pothuajse është e mbuluar nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend, duke bërë që edhe uji edhe toka të jenë të ndotur nga lëndë toksike dhe që përbëjnë kërcënim për qeniet njerëzore dhe për kafshët- shkruan me tej reporteri i Reuters-it. Reuters shton se kjo ndotje vjen kryesisht nga kryeqyteti shqiptar, nga Tirana dhe qytetet përreth, që përdorin lumenjtë për të derdhur mbeturinat e për të shkarkuar ujërat e zeza, e më pas uji i lumit shkon në det.
(GSH/Balkanweb)
http://www.youtube.com/watch?v=ZkHB5G6Z5wg
Krijoni Kontakt