Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Dyfishohet numri i muslimanëve britanikë në parlament



    Dyfishohet numri i muslimanëve britanikë në parlament

    Numri i anëtarëve muslimanë britanikë në parlament u dyfishua nga katër anëtarë në tetë, mes të cilëve tre gra që fituan në listën e Partisë Laburiste dhe një britanik me origjinë irakiane.


    Britanikja Bushnara Ali, 35 vjeçe, fitoi për Partine Laburiste në rajonin e Londrës Lindore dhe është muslimania e parë me origjine bengaleze që arrin të futet në parlamentin britanik. Ajo deklaroi se fitorja e saj kishte shumë rëndësi për miliona bengalezë në botë, duke treguar për rrënjët e saj muslimane. Ajo është lindur në qytetin Silhet, në veri të Bangladeshit, për t'u shpërngulur bashkë me familjen e saj në Londer, kur ishte vetëm shtatë vjeç.

    Për Partine Laburiste fituan edhe Shebana Mahmud dhe Jasemin Kureshi, të parat gra muslimane që arrijnë të futen në Dhomën e Përfaqësuesve./fri.org.mk/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763
    Mir e ke ne ti.
    Te tjeret jane ne greve...ti e ke menjen te dyfishimi i myslymonve britanik.

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mir e ke ne ti.
    Te tjeret jane ne greve...ti e ke menjen te dyfishimi i myslymonve britanik.
    Më vjen keq për grevën sinqerisht, mirpo unë jetoj në Kosovë, para ca ditësh e patëm edhe ne një protestë dhe nuk e mohoj realitetin se të dyja vendet edhe Kosova edhe Shqipëria janë të zhytura në probleme socio-politike, mirpo mendoj se kjo që solla duhet të trajtohet si lajm ndërkombëtarë dhe shembulli i tolerancës fetare atje që ketu tek ne nuk gjindet, ndërsa sa i përket qeverive shqiptare, aspak nuk është faji i tyre dhe nuk meriton të hapim tema pa nevojë kur ne vet jemi ata të cilët i votojmë dhe i qesim aty të na udhëheqin, gjithëmonë sa herë vie koha e zgjedhjeve, gjithëmonë ne shqiptarët votojmë me emocione e asnjëherë duke shikuar realitetin, personalisht i përkrahi shumë punë që ka bërë PD-ja në Shqipëri, mirpo njëkohësisht jam kundër asaj që nuk hapen kutitë, në Kosovë e perkrahi punën që ka bërë qeveria e PDK-së në pothuajse të gjitha fushat, mirpo qendroj kundër disa rregullave nëpër shkollat e Kosovës, të hartuara në ministrinë e arsimit shkences dhe teknologjisë të cilat rregulla janë në kundërshtim me konventat evropiane.
    E dimë të gjithë se njeri të përkryer nuk ka mirpo prandaj është popullata dhe nëse populli (masa e gjërë) nuk mbledh mend ne të tjerët e kemi kot!
    Nëse s'të pengon do ta citoj një verset Kur'anor i cili e definon mjaft mirë këtë gjë: "Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata të mos e ndryshojnë veten e tyre" Pra gjërat duhet të korigjohen nga secili në vete, e kjo gjë tek ne kam përshtypje se nuk ndodh.

    Përshëndetje!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •