Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vëllai ther me thikë vëllain, për dy rrënjë domate

    09/05/2010
    Hysen Likdisha

    Gazeta Shqip

    Dibër
    Konfliktet mes vëllezërve, të vjetra. Fëmijët e viktimës nuk pranojnë në mort ata të vrasësit

    Grindja për dy rrënjë domate ka qenë shkaku i vrasjes së 54- vjeçarit Ilmi Buci, nga dora e të vëllait. Viktima, ish-inspektor policie i fshatit Fushë-Çidhnë, në Dibër, i dalë në reformë para tre vitesh, u ther me thikë nga vëllai i tij mbrëmjen vonë të së premtes. Konfirmohet se konfliktet e pronësisë kanë qenë të hershme mes dy vëllezërve Buci, ndërkohë që vëllavrasësi është kapur mesnatën së premtes, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
    Krimi

    “Ilmiu, së bashku me bashkëshorten, kanë qenë duke punuar në një kopsht të sapohapur prej tyre”, tregon Xh.Buci, një i afërt i vëllezërve Buci. Më tej ai rrëfen se në mbrëmje, bashkëshortja e Ilmiut ka marrë lopën dhe është nisur drejt shtëpisë, kurse Ilmiu ka vazhduar të qëndrojë dhe për pak kohë. Ai i ka thënë bashkëshortes të shkonte, sepse ai do të kthehej në shtëpi pak më vonë. Në këtë moment, krejt papritur është shfaqur Fiqiriu, i cili ka nisur sherrin me të vëllanë, Ilmiun, për domatet që kishte mbjellë në kopshtin e sapohapur. Duke e njohur mirë temperamentin e vëllait, ai e ka ndjerë rrezikun dhe ka tentuar të largohet, por është goditur me një copë dru. Pasi i ka prerë rrugën, Fiqiriu 64-vjeçar ka nxjerrë thikën, duke i shkaktuar vëllait një plagë që i solli vdekjen. Ndonëse viktima është dërguar me urgjencë nga të afërmit në spitalin e Peshkopisë, çdo gjë ka qenë e kotë, pasi Ilmiu kishte ndërruar jetë. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të autorit të krimit, i cili është kapur nga blutë e Komisariatit të Peshkopisë rreth mesnatës në afërsi të fshatit. Ngjarja e pazakontë, ku vëllai vret vëllain për disa rrënjë domate, natyrshëm që i kishte tronditur banorët e Fushë-Çidhnës. “Nuk dimë çfarë të themi për këtë ngjarje, përgjigjet pothuajse çdonjëri nga banorët e pyetur për këtë ngjarje të rëndë.
    Familjarët

    Në shtëpinë e Ilmi Bucit ka pllakosur morti. Edhe ata pak njerëz që prisnin sipas zakonit për ngushëllim, nuk kanë pranuar të japin detaje për vëllavrasjen. Ndërkohë, dy familjet e vëllait të vrarë dhe vrasësit ndodhen fare pranë njëra-tjetrës. Sipas banorëve të këtij fshati, shteti duhej të ndërhynte me kohë për zgjidhjen e konflikteve mes vëllezërve Buci, aq më tepër kur njëri prej tyre ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.
    Konfliktet

    Bashkëfshatarët e vëllezërve Buci konfirmojnë për “Shqip”, se konfliktet për ndarjen e pronave mes dy vëllezërve, Ilmi dhe Fiqiri Buci, kanë nisur me fillimet e demokracisë, kur pas shpërbërjes të kooperativave bujqësore çdo familje mori tokën e saj. Kështu, sipas banorëve të fshatit, që prej 19 vitesh dy vëllezërit Buci nuk kanë folur me njëri-tjetrin për shkak të qejfmbetjeve të krijuara për ndarjen e pronës. Prej disa vitesh, vrasësi Fiqiri Buci, 64 vjeç, me arsim të lartë për agronomi, u zhvendos me familjen për të jetuar në Durrës, gjë kjo që mendohej të çonte edhe në “pushimin” e konflikteve mes dy vëllezërve Buci. Por, mbrëmjen e së premtes konflikti mes vëllezërve është rindezur dhe ka degjeneruar në krim, kur 64-vjeçari Fiqiri Buci ka therur me thikë vëllain e tij, Ilmiun.

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja shihni videon e ketij lajmi:

    http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/p..._id_video=3716

    Dibër, vret vëllanë për një rrënjë domate
    Dibër, vret vëllanë për një rrënjë domateDIBER- Një ditë pas ngjarjes në Fushë Alias në Dibër ku vëllai vrau vëllain, familjarët por madje edhe banorët e zonës ende nuk e kanë kaluar tronditjen. E ndërsa familja Buci ka hapur dyert e mortit për 54-vjecarin Ilmi Buci fqinjët e tij tregojnë rrjedhën e ngjarjes. Ata janë shokuar se si vëllai harron lidhjen e gjakut dhe u konfliktuan vetëm për një rrënjë domate.

    Sipas banorëve të zonës konfliktet e kanë fillesën shumë kohë më parë kur vëllai më i ri Fiqiri Buci i cili duket se nuk ka patur marrëdhënie të mira me të afërmit e tij i kishte lënë tokën për ta punuar vëllait më të madh.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, ndërsa policia arrestoi autorin Fiqiri Buci disa minuta pasi e kishin rrethuar në malet e Mustafës në Dibër.
    (e.d/j.u7NEWS24/BalkanWeb)

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Edvin, a ke ndonje lajm me te gezuar apo vetem kroniken e zeze do te na sjellesh?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca tmerri
    ca populli qe jem i
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Edvin, a ke ndonje lajm me te gezuar apo vetem kroniken e zeze do te na sjellesh?
    Hmm, nuk i bej une lajmet dhe as mund te ndryshoj kete popull barbar, fatkeqesisht...

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Edhe ti je pjese e ketij populli 'barbar', deshe apo nuk deshe. Apo jam gabim?

    Me pak vullnet mund te gjesh dhe te postosh edhe lajme te mira.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Vëllai ther me thikë vëllain, për dy rrënjë domate
    09/05/2010
    Hysen Likdisha

    Gazeta Shqip

    Dibër
    Konfliktet mes vëllezërve, të vjetra. Fëmijët e viktimës nuk pranojnë në mort ata të vrasësit

    Grindja për dy rrënjë domate ka qenë shkaku i vrasjes së 54- vjeçarit Ilmi Buci, nga dora e të vëllait. Viktima, ish-inspektor policie i fshatit Fushë-Çidhnë, në Dibër, i dalë në reformë para tre vitesh, u ther me thikë nga vëllai i tij mbrëmjen vonë të së premtes. Konfirmohet se konfliktet e pronësisë kanë qenë të hershme mes dy vëllezërve Buci, ndërkohë që vëllavrasësi është kapur mesnatën së premtes, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
    Krimi

    “Ilmiu, së bashku me bashkëshorten, kanë qenë duke punuar në një kopsht të sapohapur prej tyre”, tregon Xh.Buci, një i afërt i vëllezërve Buci. Më tej ai rrëfen se në mbrëmje, bashkëshortja e Ilmiut ka marrë lopën dhe është nisur drejt shtëpisë, kurse Ilmiu ka vazhduar të qëndrojë dhe për pak kohë. Ai i ka thënë bashkëshortes të shkonte, sepse ai do të kthehej në shtëpi pak më vonë. Në këtë moment, krejt papritur është shfaqur Fiqiriu, i cili ka nisur sherrin me të vëllanë, Ilmiun, për domatet që kishte mbjellë në kopshtin e sapohapur. Duke e njohur mirë temperamentin e vëllait, ai e ka ndjerë rrezikun dhe ka tentuar të largohet, por është goditur me një copë dru. Pasi i ka prerë rrugën, Fiqiriu 64-vjeçar ka nxjerrë thikën, duke i shkaktuar vëllait një plagë që i solli vdekjen. Ndonëse viktima është dërguar me urgjencë nga të afërmit në spitalin e Peshkopisë, çdo gjë ka qenë e kotë, pasi Ilmiu kishte ndërruar jetë. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të autorit të krimit, i cili është kapur nga blutë e Komisariatit të Peshkopisë rreth mesnatës në afërsi të fshatit. Ngjarja e pazakontë, ku vëllai vret vëllain për disa rrënjë domate, natyrshëm që i kishte tronditur banorët e Fushë-Çidhnës. “Nuk dimë çfarë të themi për këtë ngjarje, përgjigjet pothuajse çdonjëri nga banorët e pyetur për këtë ngjarje të rëndë.
    Familjarët

    Në shtëpinë e Ilmi Bucit ka pllakosur morti. Edhe ata pak njerëz që prisnin sipas zakonit për ngushëllim, nuk kanë pranuar të japin detaje për vëllavrasjen. Ndërkohë, dy familjet e vëllait të vrarë dhe vrasësit ndodhen fare pranë njëra-tjetrës. Sipas banorëve të këtij fshati, shteti duhej të ndërhynte me kohë për zgjidhjen e konflikteve mes vëllezërve Buci, aq më tepër kur njëri prej tyre ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit.
    Konfliktet

    Bashkëfshatarët e vëllezërve Buci konfirmojnë për “Shqip”, se konfliktet për ndarjen e pronave mes dy vëllezërve, Ilmi dhe Fiqiri Buci, kanë nisur me fillimet e demokracisë, kur pas shpërbërjes të kooperativave bujqësore çdo familje mori tokën e saj. Kështu, sipas banorëve të fshatit, që prej 19 vitesh dy vëllezërit Buci nuk kanë folur me njëri-tjetrin për shkak të qejfmbetjeve të krijuara për ndarjen e pronës. Prej disa vitesh, vrasësi Fiqiri Buci, 64 vjeç, me arsim të lartë për agronomi, u zhvendos me familjen për të jetuar në Durrës, gjë kjo që mendohej të çonte edhe në “pushimin” e konflikteve mes dy vëllezërve Buci. Por, mbrëmjen e së premtes konflikti mes vëllezërve është rindezur dhe ka degjeneruar në krim, kur 64-vjeçari Fiqiri Buci ka therur me thikë vëllain e tij, Ilmiun.
    Maloker,kafshe nga natyra,per nje domate...
    oh zot

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Ermali80 Lexo Postimin
    Maloker,kafshe nga natyra,per nje domate...
    oh zot
    Kam frik se keshtu siç e kane zene edhe Brari (K.L) do theri shkodran13.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Edhe ti je pjese e ketij populli 'barbar', deshe apo nuk deshe. Apo jam gabim?

    Me pak vullnet mund te gjesh dhe te postosh edhe lajme te mira.
    Nuk jemi me ne diktature kur duhej te fshiheshin lajmet e keqija, dhe te postoheshin vetem lajme arritjesh planesh prej 203 %. Sot keto ishin lajmet kryesore, kur te kete lajme te mira, i postojme edhe lajmin e mire. Sa per te qenit pjese e popullit barbar, nuk jam. Nuk mund te fusesh me nje thes "shpellare" me njerez human qe respektojne ligjin dhe logjiken njerezore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    E tmershme,si ka mundesi Vellai ther me thike Vellain per dy rrenje domate?
    Jo kurr smund te jete e vertete,ska mundesi
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •