Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 104
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Greva, personalitete të artit letër Ramës: Mos pengoni integrimin

    Tiranë- Në kohën kur opozita është duke përmbyllur ditën e nëntë të grevës së urisë në mbështetje të kauzës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, personalitete të artit shqiptar i bëjnë thirrje kreut socialist të mos dëmtojë imazhin e vendit.

    Përmes një letre të hapur drejtuar zotit Edi Rama, emra të njohur të artit i kërkojnë linderit të opozitës të mos lejojë që vendi të shndërrohet në gazin e botës.

    “Tamam në ditën kur 12 Ministra të jashtëm të BE mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës. Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial , cdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim.“ theksohet në letër.

    Artistët nënvizojnë domosdoshmërinë e normalizimit të jetës politike në të mirë të përmbushjes së endrrës së shqiptarëve për tu bërë pjesë e Europës.

    “Kjo është arsyeja e cila na shtyn të bëjmë këtë thirrje publike që të rigjeni, kuvendin, politikën e dialogun. Ka shumë kohë që në botën e qytetëruar qëllimi nuk e justifikon mjetin. Nuk ka më gjasa që një politikan, grup a parti politike ti kundërvihet interesit dhe aspiratave të popullit të vet“ shkrujanë artistët ndërsa i bëjnë thirrje kryesocialistit të “lejojë shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi“.

    Letra është e firmosur nga:

    Mirush Kabashi Artist i Popullit (Durrës)

    Agim Krajka Mjeshtër i madh

    Irini Qiriako Këngëtare, Mjeshtre e Madhe

    Skender Kamberi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

    Fatos Kongoli Shkrimtar (nga Elbasani)

    Agron Aliaj Koreograf, Artist i Popullit

    Drita Pelingu Aktore, Mjeshtre e madhe

    Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)

    Tinka Kurti Artiste e Popullit

    Luiza Papa Artiste e merituar

    Edmond Tupja Përkthyes, Profesor (Tiranë)

    Dhimitraq Orgocka Regjisor, Artist i merituar (nga Korça)

    Margarita Xhepa Artiste e Popullit

    Guljem Radoja Artist

    Ali Oseku Piktor i popullit

    Armaldo Kllogjeri Tenor i njohur në skenat botërore

    Marjana Leka Soprano

    Etleva Golemi Soprano

    Gerti Vaso Solist i TOB

    Lili Cingu Mjeshtre e madhe

    Anila Zajmi Piktore

    Genc Shkodrani Piktor

    Buron Kaceli Piktor

    Rexhep Çeliku Mjeshtër i madh

    Orjon Shima Piktor

    Zerina Kuke Artiste (Tiranë)

    Zhani Ciko Mjeshtër i madh

    Elvira Diamanti Aktore (Tiranë)

    Xhelal Tafaj Artist, urdhëri “Naim Frashëri i Artë”

    Lajla Agolli Kompozitore

    Ylber Gjini Bariton

    Myfarete Laze Këngëtare

    Suela Konjari Aktore

    Perikë Gjezi Aktor (nga Korça)

    Helga Saraçi Valltare

    Genc Permeti Piktor

    Sabahet Vishnja Këngëtare

    Donika Çili Pianiste

    Manjola Konjari Mezo soprano

    Ardian Isufi Piktor

    Amik Kasaruho Shkrimtar, përkthyes

    http://botasot.info/def.php?category=6&id=60184
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Xim..

    po sjell lajme te mira kto dit te renda.

    te lumte..
    Letra e ketyre artisteve eshte nje diell per te ndricuar mendjet e shqiptareve.. qe te shohin qarte se ku po i con shtaza edvin..

    Ju lumte ktyre artisteve..
    Atdhetare e humaniste te medhenj..
    thankju..

  3. #3
    Rama i ofendon publikisht artistet duke i njejtesuar me "sazexhinj e cingije te haremit mediatik te Sali Berishes"!

    news24

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Rama s'ka me shpetim.
    Me kete budallallekun e greves mendoj se e mbylli me turp karrieren.

  5. #5
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    edvin rama duhet ti fuse nje plumb vetes se vetem kjo i ka ngele tani

  6. #6
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga shkodra13 Lexo Postimin
    Rama s'ka me shpetim.
    Me kete budallallekun e greves mendoj se e mbylli me turp karrieren.
    nuk eshte rama budalla por ata qe hyne ne greve

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    nuk eshte rama budalla por ata qe hyne ne greve
    ja nje fjale me mend..nga uria e disa varfanjakeve fiton edvini o njerez...do fitojne milionerat e partise...sa krahu do e hane 180 petritat ( jo deputetet ) qe me bisht nder shale do nisen drejt shtepise pas greves..e shumta do marrin ndonje kocke qe do jua hedhin keta peshqit e medhenj..me e keqja qe ne te tjeret do marrim perqeshjen europiane...ndryshe ne zhargonin popullor thuhet '' brrylin ''...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 08-05-2010 më 18:53
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    me ne fund rama po tregon shenja dobsie , ne deklaraten etij te fundit eshte shprehe se eshte i gatshem per bisedime...

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ja nje fjale me mend..nga uria e disa varfanjakeve fiton edvini i njerez...do fitojne milionerat e partise...sa krahu do e hane 180 petritat ( jo deputetet ) qe me bisht nder shale do nisen drejt shtepise pas greves..e shumta do marrin ndonje kocke qe do jua hedhin keta peshqit e medhenj..me e keqja qe ne te tjeret do marrim perqeshjen europiane...ndryshe ne zhargonin popullor thuhet '' brrylin ''...
    e mer daj jan bo hesapet perpara.

    osht zhyt ne borxhe cuni Kristaqit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zoti Rama hiqeni pritën!

    Lërini shqiptarët të mbërrijnë në SHTËPI!


    I nderuar zoti Rama,

    Na duhet për të satën herë t'jua përsërisim faqe të gjithëve se dëshpërimi është këshilltari më i keq. Ne të gjithë e dimë se përpjekjet për të fituar pushtetin me anën e kaosit dhe anarkisë janë rrugë pa krye, janë standarde të diktaturave dhe rebelimeve të dënueshme botërisht. Fatkeqësisht ne nuk arritëm ta bënim një rebelim të tillë në kohën e diktaturës së kuqe. Ne nuk arritëm të vetflijoheshim atëhere kur do të kishte kuptim. Ne të gjithë arritëm këtu duke ecur nëpër kalldrëmin e këtij tranzicioni kaq të gjatë. Ne kemi ecur dalëngadalë duke e tronditur herë pas here besimin e të gjithë atyre që na mbështetën. Por… më në fund… ne tani jemi në prag.

    Ju e dini mirë se kurrë më parë, vendi ynë i vogël e i shumëvuajtur nuk ka qenë më afër ëndrrës së tij. Për herë të parë njerëzit e këtij vendi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë hapur sytë gjithë shpresë prej dritës që na bën të besojmë se ëndrra mund të bëhet realitet. Se edhe ne mundemi.

    Vetëflijimet nuk janë kurrë të hirshme. Zoti ynë i përbashkët na e ka falë jetën që ta përdorim sipas hirit të tij. Ai nuk e ka eksperiencën e së keqes. Ndaj edhe i rri larg gjithë përvojave vetëflijuese. Besojeni se ne nuk mund të vazhdojmë të bëhemi gazi i botës për asnjë arsye. Dinjiteti ynë kombëtar nuk mund të përdhoset për asnjë shkak. Ne e meritojmë lirinë dhe të ardhmen qytetëruese.

    Na duhet t'ia rikujtojmë të gjithëve se tamam në ditën kur 12 ministra të Jashtëm të Bashkimit Europian mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës.

    Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial, çdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë, po humbet perspektivën, kthjelltësinë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim.

    Kjo është arsyeja, e cila na shtyn t'ju bëjmë këtë thirrje publike, që të rigjeni kuvendin, politikën, dialogun.

    Ka shumë kohë që në botën e qytetëruar qëllimi nuk e justifikon më mjetin. Nuk ka më gjasa që një politikan, grup apo parti politike t'i kundërvihet interesit dhe aspiratave të popullit të vet, pikëmbërritjes, syzimit dhe synimit të kombit.

    Që nga koha e Arbrit, fati i mbrapshtë historik i ka shkëputur shqiptarët nga familja e tyre evropiane, i ka larguar nga SHTËPIA e tyre, i ka përplasur ata deri në brigjet e Azisë së Largët, i ka izoluar nga bota. Për më shumë se gjashtë shekuj, shqiptarët kanë jetuar si nomadë.

    Zoti Rama,

    Në rrjedhën e historisë së tyre të përvuajtur, shqiptarët kanë patur shumë heronj, njerëz që, jo vetëm u kanë dhënë shpresë dhe frymëzim, por që u kanë mbajtur gjallë vetëdijen, u kanë mbajtur gjallë ëndrrat. Shqiptarët i ruajnë dhe do t'i ruajnë përjetësisht këta njerëz në zemrat e tyre. Por, në këtë rrjedhë historie, ky komb ka patur edhe antiheronj, njerëz që i kanë pirë gjakun e i kanë shuar lirinë, njerëz që i kanë cenuar dinjitetin e i kanë vrarë shpresën. Të gjithë këta kanë patur veç një karakteristikë të përbashkët, gjithnjë u kanë zënë pritë shqiptarëve në udhëkryqet e historisë, gjithnjë i kanë qëlluar shqiptarët pas shpine, i kanë plagosur, i kanë gjymtuar e i kanë vrarë, sa herë që shqiptarët merrnin rrugën drejt SHTËPISË së tyre. Këta njerëz kujtohen veç me urrejtje e përbuzje, sot e kësaj dite.

    Zoti Rama,

    Hiqeni pritën! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në SHTËPI! Mos u bëni antiheroi i radhës, i kohëve moderne! As ju nuk e vrisni dot destinin tonë!


    Artistët që kanë firmosur:


    Zhani Ciko, Lejla Agolli, Etleva Golemi, Ylber Gjini, Agim Krajka, Gerd Vaso, Donika Çili, Manjola Konjari, Armando Kllogjeri, Sabahet Vishnja, Rexhep Çeliku, Guliem Radoja, Helga Saraçi, Dhimitër Orgocka, Anila Zajmi, Genc Shkodrani, Xhelal Tafaj, Myfaret Laze, Diana Ziu, Perika Gjezi, Zerina Kuke, Drita Pelingu, Ilia Terpini, Fatos Kongoli, Skender Kamberi, Saimir Kumbaro, Nestor Jonuzi, Mirush Kabashi, Margarita Xhepa, Elvira Diamanti etj





    Drita Pelingu, Guliem Radoja e shumë personalitete të shquara apel kreut të PS të mos pengojë integrimin e vendit


    Elita e Kombit letër Ramës: Je model i rebelimeve diktatoriale


    Personalitete të shquara të skenës së teatrit kanë lëshuar dje përmes një letre një apel të fortë kundër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama duke i bërë thirrje të heqë dorë në mënyrë urgjente aksionet e tij rebele që po dëmtojnë rëndë Shqipërinë. Përmes kësaj letre të hapur ata shprehen kundër grevës së urisë dhe protestave të opozitës, duke i cilësuar ato si mjete të cilat po e kthejnë Shqipërinë në kohët e saj më të errëta. Sipas tyre, përpjekjet për të fituar pushtetin me dhunë duke krijuar kaos dhe anarki, janë standarde që praktikohen vetëm nga diktaturat dhe rebelimet komuniste dhe autoritariste të dënuara tashmë botërisht. Intelektualët shprehen se ky lloj rebeli nuk u krye as në kohët më të vështira të cilat Shqipëria ka përjetuar. Përfaqësuesit e elitës intelektuale, duke vënë në dukje momentin historik në të cilin ndodhet vendi, kundërshtojnë me forcë aksionet e Ramës pasi në këtë mënyrë po dëmtohet rëndë integrimi i vendit. Në kuadër të këtyre proceseve historike dhe arritjeve që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve, intelektualët shprehen se shqiptarët janë sot më afër se kurrë realizimit të ëndrrave të tyre. Sipas tyre, Rama po ofron para ndërkombëtarëve një imazh qesharak të Shqipërisë dhe shqiptarët nuk mund të lejojnë që një njeri i cili është i interesuar vetëm për interesat e tij personale, të dëmtojë gjithë kombin shqiptar. Intelektualët theksojnë se dinjiteti i Kombit shqiptar nuk mund të shkelmohet për shkaqe të tilla absurde, pasi shqiptarët tashmë meritojnë të jenë të lirë dhe të kenë një të ardhme evropiane. Në këtë drejtim, ata e cilësojnë si të turpshme protestën e opozitës, e cila nisi pikërisht në momentin kur 12 ministra të Jashtëm të BE-së, mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë. Sipas tyre, izolimi dhe ngujimi absurd në të cilin ka hyrë opozita është krejtësisht inekzistent dhe po drejton Shqipërinë drejt vështirësive të panevojshme duke e kthyer vendin në dëshpërim. Në këtë kontekst, ata deklarojnë se nuk është aspak normale që një politikan dhe forca që ai drejton t'i kundërvihen aspiratave dhe interesave të vendit të vet. Në këtë mënyrë, elita e intelektualëve i bën thirrje Ramës që t'i kthehet sa më shpejt dialogut politik, duke ndjekur rrugët institucionale, pasi Shqipëria tashmë është një vend me demokraci dhe me shtet ligjor të konsoliduar. Ata deklarojnë se shqiptarët janë një popull që kanë vuajtur shumë në mundimin e tyre shumëshekullor në përpjekjet për t'u afruar me idealet europiane. Në këtë kontekst, intelektualët shprehen se shqiptarët sot ndodhet shumë pranë këtyre idealeve dhe ëndrrave, ndaj dhe Shqipërisë nuk i duhen anti-heronj që luftojnë kundër vendit të tyre për qëllime personale.






    Skënder Kamberi: Talenti i Ramës si piktor? Çdo fis e ka një pis, ai është artizan


    Reagojnë artistët: Kreu i PS po minon integrimin evropian


    Ngujimi i deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për interesa personale të Edi Ramës, ka sjellë një reagim të ashpër nga bota e artit. Personalitete të artit janë shprehur dje kundër grevës së urisë që po zhvillohet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Piktori i Popullit, Skënder Kamberi u shpreh se, "të vësh interesin personal mbi interesin e popullit shqiptar nuk është mirë. Dhe për këtë kritikoj të gjithë njerëzit që pengojnë ecurinë e popullit shqiptar drejt integrimit evropian. Mua më duket e rëndë, unë e kritikoj këtë vendim të Ramës, se ai është edhe artist dhe në botën artistike që ka piktorë të jetë kaq i ngushtë në shpirt është e papranueshme. Unë nuk mund të pranoj që interesat personale, kjo grevë që po bëhet sot është kundër interesave të popullit shqiptar. Rama mund të jetë një artizan, por artist nuk është, se artisti jep shpirtin për popullin e vet. Por çdo fis e ka edhe një pis. Ai po e bën këtë grevë vetëm për interesat personale". Kritik ndaj grevës së urisë ishte edhe artisti i merituar Mirush Kabashi, i cili u shpreh se, "Europa na hap dritën jeshile dhe ne na jepet mundësia që më së fundmi ne të inkuadrohemi në familjen e madhe europiane. Mendoj se kjo është një situatë absurde. Mua më duket se kjo grevë po bëhet për interesa krejtësisht personale. Kjo grevë po i bën një dëm këtij vendi që e ka pritur me shekuj këtë ditë". Zgjidhja e situatës politike sipas ligjit, kjo ka qenë ideja e piktorit Nestor Jonuzi. Ai theksoi se duhet të respektohet ligji dhe Kushtetuta në zgjidhjen e këtij problemi. Me një gjuhë të ashpër kundër grevës është shprehur edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila theksoi se, "Shqipëria është në një moment deciziv kur të gjithë presin heqjen e vizave dhe askush nuk duhet ta dhunojë këtë proces për interesa personale. Me këtë grevë po prishet ëndrra e të gjithë shqiptarëve për një lëvizje të lirë drejt Evropës".


    Artistët dënojnë kërcënimet e PS ndaj deputetes Bulku


    Artistët kanë dënuar dhunën verbale të ushtruar ndaj aktores të mirënjohur Rajmonda Bulku. Suela Konjari, në emër të artistëve deklaroi se, "mjaft personalitete të shquara vokativë të artit dhe kulturës shqiptare përcjellin njëzëri një qëndrim unik solidarizues në mbështetje të integritetit të artistes së shquar të skenës dhe ekranit shqiptar, Rajmonda Bulku. Kërcënimet dhe shantazhet e hapura ndaj saj janë veprime të turpshme, vulgare dhe kriminale që nuk thyejnë dhe kërcënojnë vetëm aktoren e mirënjohur Rajmonda Bulku, por janë një shantazh për gjithë familjen e madhe të artistëve". Deputetja demokrate Rajmonda Bulku mori kërcënime me telefonata dhe mesazhe pas deklaratave të saj për grevën e grave socialiste.





    Për të parën herë në mbledhjen e deputetëve të PS merr pjesë edhe Aneta Rama me Koço Kokëdhimën


    Rama merr dhe mami Anetën në mbledhjen e grupit parlamentar


    Për të parën herë në historinë e PS, por dhe të politikës shqiptare, një Kryetar partie ka shkuar në mbledhjen e grupit parlamentar së bashku me të ëmën. Aneta Rama ka qenë prezente mbrëmë në mbledhjen e grupit të deputetëve ku priteshin të merreshin vendime të rëndësishme për të ardhmen e grevës së urisë së socialistëve.

    Mbledhja e grupit të deputetëve socialistë është thërritur nga Rama në orët e vona të ditës së djeshme dhe pas protestës së rradhës të zhvilluar në bulevard. Ajo ka qenë disi e veçantë jo vetëm për orën kur është thërritur, por edhe për praninë në atë mbledhje të së emës së Ramës si dhe një prej miqve më të ngushtë të tij, Koço Kokëdhimës. Deputetët e PS i kanë mirëpritur të ftuarit e Ramës duke ditur dhe rolin që ata kanë në jetën e kreut të PS.

    Mbledhja ka qenë me tone të forta. Rama u ka kërkuar llogari deputetëve për mungesën e njerëzve të tubimet e përditshme. Fjalori i tij ka qenë i ashpër dhe burime brenda mbledhjes thonë se ai ka qenë në prag të një vendimi mjaft të rëndësishëm, por që nuk është lejuar nga të ftuarit që t'a bëjë realitet. Kreu i PS u ka kërkuar deputetëve që të vazhdojnë të shpenzojnë shuma të konsiderueshme të hollash për të thërritur në mitingje njerëz. Për këtë ai u ka kërkuar deputetëve që t'i thërrasin në ndihmë edhe biznemenë të tjerë përveç atyre që janë në grupin parlamentar. Rama nuk ka dhënë asnjë rrugë për daljen nga qorrsokaku ku ka futur jo vetëm veten e tij, por edhe shumë prej deputetëve dhe militantëve që jetojnë në çadra prej më shumë se një jave. Deputetët kanë bërë të qartë presionin dhe pakënaqësinë që kanë nga baza në lidhje me protestat e përditshme, megjithëse aksush prej tyre nuk ka guxuar që t'i konsiderojë ato si të pasukseshme. Pas mbledhjes së grupit , Rama është parë të dalë i shoqëruar nga mami Aneta dhe Koço Kokëdhima.

    E.D





    Drejtues të administratës të Bashkisë janë urdhëruar të futen në grevë, familjet në panik


    Rama, miting me para të pista: "grevistët më duhen të vdekur"


    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar sot organizimin e një mitingu, organizimi i të cilit i tejkalon përmasat e një skandali, pasi të gjithë pjesëmarrësit në tubim janë të paguar. I gjendur përballë pakënaqësive të protestuesve dhe frikës se mos largohen, Rama dhe biznesmenët pranë tij janë kujdesur për ti likuiduar ata përmes kryetarit të Sindikatës së Minatorëve. Po sikur të mos mjaftonte ky skandal, Rama me urdhër të prerë u ka imponuar grevistëve mos bërjen e asnjë analize dhe kontrolli mjekësor, me qëllimin e vetëm agravimin e gjendjes së tyre shëndetësore deri edhe në vdekje. Nga ana tjetër, personeli i administratës së Bashkisë me dhunë dhe kërcënime është lekturuar për tu bërë pjesë e grevës dhe protestave. Turpi tjetër shënohet edhe me rekrutimin me pagesë të protestuesve. Konkretisht dje Xibri ka likujduar protestuesit e ardhur nga rrethet për mitingjet e Ramës. Pasi e ka kthyer Sindikatën e Minatorëve në shërbim të interesave të kryetarit të Partisë Socialiste, Edvin Rama, Xibri ka marrë së fundi detyrën për të likujduar protestuesit e rretheve sipas pazarit të bërë me drejtuesit socialistë. Kryesindikalisti i minatorëve, Xibri është kapur nga një kamera amatore duke likujduar pjesëmarrësit në mitingun e fundit të Partisë Socialiste. Një kamera amatore ka filmuar mënyrën se si paguhen njerëzit që sillen në protestë nga rrethet. Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije së Fiqiri Xibri nuk mban vetëm postin e likujduesit të protestuesve socialistë, por bën edhe pazare me njerëzit që vijnë nga rrethet për protestë, duke iu siguruar edhe transportin për në Tiranë. Fiqiri Xibri, i cili del shpesh para Kryeministrisë për të protestuar për pagat e minatorëve dhe varfërinë e tyre, është kthyer në një arkëtar ku në mënyrë të fshehtë ndan shpërblimet për protestuesit. Nëse pagatori për protestuesit do të ishte një biznesmen deputet i PS-së kjo do të ishte e justifikueshme, por që shpërndarësi i fondeve të protestës të jetë një kryesindikalist kjo është më e çuditshmja. Ndërsa kreu i Partisë Socialiste dhe drejtues të tjerë të opozitës deklarojnë përditë se protesta është e frymëzuar nga vetë qytetarët në të gjithë vendin, të cilët i kërkojnë transparencë kësaj qeverie që po i zhyt, sipas tyre, në varfëri dhe mjerim, realiteti në të vërtetë është shumë ndryshe. Protestuesit që vijnë përditë nga rrethet për mitingjet e Partisë Socialiste paguhen sistematikisht për praninë e tyre në protestë. Pak ditë më parë një socialist deklaroi në media se ishte mashtruar nga drejtuesit e tij partiakë, të cilët i kishin premtuar se do t'i jepnin 10 mijë lekë nga drejtuesit e Partisë Socialiste më 30 prill. Vetëm pak ditë pasi një protestues denoncoi në media drejtuesit e Partisë Socialiste se nuk e kishin paguar për pjesëmarrjen e tij në protestë, njerëzit pranë Ramës janë kujdesur për të likujduar protestuesit e lëvizës, të cilët kanë shfaqur pakënaqësi në lidhje me korrektësinë në pagesat e tyre. Në mëngjesin e djeshëm Xibri ka likujduar protestuesit shëtitës për të garantuar pjesëmarrjen e tyre në tubimin e sotëm.


    Rama zbraz Bashkinë, ngujon administratën në grevë


    Bashkia e Tiranës si pjesë e pandashme nga Partia Socialiste, me urdhër nga Edi Rama është zbrazur totalisht. Të premten e një jave më parë, ku Rama startoi protestën dhe grevën absurde, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë marrë një urdhër të prerë për t'u bërë jo vetëm pjesë aktive e protestave, por edhe e grevës gjithashtu. Një rast konkret është Drejtori i Parkingjeve në Drejtorinë e Tatim-Taksave pranë Bashkisë, i cili nga punonjës bashkie i është bashkuar, nën presionin e Ramës, grevës së deputetëve socialistë. Ky person, sigurisht që nuk është i vetmi punonjës i bashkisë që nën urdhrat e Ramës ka braktisur funksionet e tij ligjore dhe i shërben interesave personale të kryetarit. Bëhet e ditur se një pjesë e mirë e grevistëve, përveç deputetëve, janë njerëz të katapultuar nga Rama në Bashki, ndërsa një pjesë tjetër e militantëve që presupozohet të jetë nga rrethet, janë të mirëpaguar.






    Kreu i PS dhe Gramoz Ruçi nuk kanë lejuar shërbimin zyrtar shëndetësor për grevistët


    PD: Rama të bëjë transparencë mbi gjendjen shëndetësore të grevistëve


    Partia Demokratike i kërkoi dje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të lejojë mjekët që të vëzhgojnë gjendjen e grevistëve të urisë. Përmes një deklarate për shtyp të zëdhënëses së saj Erla Mëhilli, Partia Demokratike i kujton Ramës se me sjelljen e tij me grevistët po shkel rëndë jo vetëm ligjet e vendit dhe Kushtetutën, e cila u garanton shërbim shëndetësor gjithë qytetarëve në nevojë të këtij vendi, por po shkel njëkohësisht Konventat e Gjenevës dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbi çështjet e grevës së urisë dhe të burgosurve. "Partia Demokratike i kërkon zotit Rama të bëjë transparencë urgjente, të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve, të mos ketë frikë nga transparenca e gjendjes shëndetësore të tyre sikundër paralajmëron se për çdo cenim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij në radhë të parë, por dhe e atyre militantëve mjekë që nuk lejojnë as kamerat të filmojnë të sëmurët që ata deklarojnë se i kanë nën mjekim", deklaroi Mëhilli. Prej fillimit të grevës së urisë Edvin Kristaq Rama dhe Gramoz Ruçi nuk kanë lejuar shërbimin zyrtar shëndetësor për grevistët, duke u dëshmuar kështu shqiptarëve se çfarë janë të aftë të bëjnë në kurriz të shëndetit të njerëzve bllokmenët e rinj me në krye Edi Ramën.


    Urdhri i kreut të PS: Asnjë nga grevistët të mos bëjë analizat

    Grevistët e urisë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spital janë urdhëruar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama që të mos bëjnë analizën e urinës, e cila tregon qartë nëse pacienti ka konsumuar ushqim apo jo. Për të qenë i sigurtë në zbatimin e urdhrit të tij, Rama ka urdhëruar deputetët socialistë që të shoqërojnë çdo grevist që ka një gjendje të rënduar, për të mos lejuar mjekët që t'i marrin analizat e urinës. Pavarësisht se kjo analizë është e rëndësishme për të parë gradën që ndodhet grevisti, Rama me frikën e madhe nga analiza e urinës që përcakton nëse grevisti ka konsumuar ushqim ose jo, nuk i ka lejuar mjekët të bëjnë punën e tyre. Madje, mjekët që i kanë rekomanduar grevistëve me shëndet të rënduar që të bëjnë analizën e urinës, janë denigruar sistematikisht nga eksponentë të Partisë Socialiste gjatë prononcimeve për median. Në ditën e shtatë të grevës së urisë një nga grevistët u dërgua në spital për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Grevistët e urisë nuk kanë mundur të rezistojnë në protestën e tyre dhe janë transportuar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", të shoqëruar nga disa deputetë socialistë, të cilët u kanë dhënë urdhër mjekëve të mos i marrin pacientëve analizat e urinës. Mjekët u kanë kërkuar grevistëve që të bëjnë analizën e urinës për një diagnostikim më të saktë të gjendjes së tyre shëndetësore. Kjo është hedhur poshtë nga deputetët socialistë me pretendimin se mjeku përgjegjës zbaton urdhra politikë dhe do të informojë shefat e tij a ka ngrënë grevisti apo jo. Megjithëse në krye të detyrës, mjekët janë dhunuar psikologjikisht nga grupi i militantëve socialistë, të cilët i kanë kërkuar me forcë që grevisti të mos i nënshtrohet analizave, sidomos asaj të urinës. Frika se mos mjekët merrnin të sëmurët për analiza ka detyruar deputetët të bëjnë roje tek grevistët. Megjithëse mosbërja e analizave rrezikonte jetën e grevistëve, deputetët socialistë ishin të gatshëm të flijonin simpatizantët e tyre për të mos iu dalë në shesh të palarat. Analiza e urinës përveç diagnostikimit të gradës së gjendjes shëndetësore, tregon qartësisht se çfarë ushqimi ka konsumuar pacienti për një periudhë të gjatë.


    Mjekët: Grevistët duhet t'i nënshtrohen të gjitha analizave

    Grevistët mund t'i mbijetojnë grevës së urisë vetëm duke konsumuar ujë maksimumi deri në 30 ditë. Kështu ka deklaruar shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Feçor Agaçi, i cili e cilëson grevën e urisë së deputetëve socialistë dhe të 180 mbështetësve të saj, të rrezikshme për shëndetin e tyre. Ai shpjegon se nëse këta persona do të vazhdojnë grevën e urisë, mund t'i mbijetojnë asaj vetëm duke konsumuar ujë rreth 30 ditë, por gjatë kësaj kohe ata duhet të bëjnë analizat e përgjithshme për të parë ecurinë e tyre. Sipas endokrinologut, me kalimin e ditëve fillojnë të shkatërrohen organet dhe të shfaqen simptoma nga më të ndryshmet. "Pa marrë ushqim, njeriu mund të rrojë teorikisht 30 ditë, po dhe ato janë raste shumë të rralla. Dhe nga mosmarrja e ushqimit pas ditës së tretë fillojnë probleme. Në fund, pastaj, problemi mbetet i tillë që shkatërrohet dhe sistemi nervor", shpjegon Feçor Agaçi. Sipas tij, për personat që vuajnë nga diabeti, greva është dyfish më e rrezikshme, pasi ata mund të bien në koma të tipave të ndryshëm. "Përsa i përket atyre që kanë diabet, greva e urisë është dyfish më e rrezikshme. Do të rëndohen shumë dhe do të vijë një moment që do të bien në koma hipoglicemike nga ulja e madhe e sheqerit dhe gjendja do të jetë shumë e rëndë dhe shumë alarmante", vijon Agaçi. Por, me gjithë shpjegimet e mjekut, grevistët opozitarë janë të vendosur për të vijuar grevën e urisë, ndërkohë që disa prej tyre kanë filluar të shfaqin shenjat e para në shëndet duke përfunduar edhe në spital për të marrë shërbimin e duhur mjekësor.

    E.KUÇI





    Qeveria do të vazhdojë financimin e çdo projekti deri në modernizimin total të infrastrukturës


    Berisha nis inaugurimet e rrugëve të reja turistike


    Qeveria shqiptare vazhdon t'i përmbahet projektit të saj për ta shndërruar Shqipërinë në vendin me infrastrukturë më moderne në rajon e më tej. Në kuadër të këtyre investimeve, të cilat e kanë kthyer Shqipërinë në një kantier të madh ndërtimi, Kryeministri Berisha inauguroi dje rrugën e re turistike Tale-Lezhë, si dhe fillimin e punimeve për rrugën dytësore Lezhë, ish SMT-Rrillë. Në këtë kontekst, Berisha u shpreh se ky inaugurim tregon edhe njëherë se qeveria do të përmbushë premtimin e saj që brenda vitit 2010 nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar që zbret drejt detit, nga Ksamili në Velipojë. Në vijim të fjalës së tij para banorëve të komunës së Shënkollit në Lezhë, Kryeministri i siguroi ata se shumë shpejt në këtë zonë do të fillojnë të zbatohen projekte të tjera të rëndësishme edhe për zhvillimin turistik të zonës. Ai theksoi se qeveria do të vazhdojë financimin e çdo projekti që është në të mirë të qytetarëve, në mënyrë që të lehtësojë veprimtarinë e tyre dhe të modernizojë shërbimet për të cilat ata kanë nevojë. Sipas tij, në këtë mënyrë qytetarët e kësaj zone do të kenë mundësi shumë të mira për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt. Rruga turistike që lidh qytetin e Lezhës me zonën turistike të Talës e inauguruar nga Kryeministri, ka një gjatësi prej 9.5 km dhe për ndërtimin e saj janë investuar rreth 150 milionë lekë. Gjithashtu, Berisha inauguroi edhe fillimin e punimeve për rrugën dytësore Lezhë-ish SMT-Rrillë, me vlerë investuese rreth 900 mijë euro. Kreu i qeverisë gjatë takimit me banorët e kësaj zone, e cilësoi rrugën e re si një nga rrugët më të bukura turistike të vendit. "Banorë të komunës së Shënkollit. Iu përshëndes vëllazërisht dhe shpreh kënaqësinë time të madhe për të ndarë me ju gëzimin e përfundimit të punimeve të njërës prej rrugëve më të bukura turistike. Rrugën që lidh komunën truaj me bregdetin. Shënkolli është një prej komunave më të rëndësishme të vendit, është një komunë me potenciale shumë të mëdha, një komunë me një territor ndër më pjellorët në Shqipëri, një komunë me njerëz që kanë ndërtuar begatinë e tyre me mund dhe djersë. Komuna është një komunë me një bregdet të mrekullueshëm. Rruga që sapo inauguruam prej 9.5 km e përfunduar në një kohë rekord në dy lote, bën të mundur që qytetarët e Lezhës, të Mirditës, të Burrelit, të Peshkopisë, të Tropojës, por dhe të mbarë Kosovës, të shfrytëzojnë bukurinë e mahnitshme të plazhit tuaj, të njohin bujarinë e familjeve tuaja dhe të kalojnë këtu pushime mbresëlënëse për të gjithë jetën e tyre", u shpreh Kryeministri.






    Rd




    --



    3 vlonjat te njohur kan firmosur..

    Nestor jonuzi Skender Kamberi e Drita pelingu..

    kjo eshte lajm i mire..

    sepse te jesh vlonjat e te mos cfaqesh si caush i ed rames e eltar shishe benzin ded gjikes.. do trimeri..
    u lumte..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-05-2010 më 00:23

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •