
Postuar më parë nga
toni77_toni
Në letra eparë të shën Palit drejtuar Kishes së Korintit - e korintesave, kur thotë “Kokë të zbuluar” është dhe ka domethënjen – njeriu pa flokë!
Dua të bëjë një sqarim fillimisht lidhur me mbajtjen e shamisë apo mos mbajtjen e shamiave nga gratë tona apo femrat në pergjithsi.
Disaher e kam thënë dhe e perseris se kurr nuk mendoj se është e drejtë të pengohet femra të mbaj shaminë, e, në veqanti, nese ne shqiptarët pengojmë vajzat tona është shumë e gabuar. Nuk mendoj se ka te drejt askush të pengoj vajzen shqiptare ne vendin dhe shtepinë e vet të ndihen të lirë dhe të pengohen apo te perjashtohet nga shkolla per arsye te mbajtjes së shamisë dhe te simboleve te veta fetare, kjo është shumë e gabuar dhe jo e drejt. Askush nuk ka te drejt ta pengoj. Kjo po ndodhë në vndet tona por është e pa drejt dhe diskriminuese.
Të nenqmoj unë bratjen e shamisë, apo ta nenqmoj unë një femer shqiptare pse ajo e mbanë shaminë, per mu është shumë e poshter derisa nëna ime e ka mbajtur tërë jeten shaminë dhe te gjitha gjeneratat para meje, prandaj, nëse nenqmoj bartjen e shamisë, unë po nenqmoj te kalueren time tradicionale dhe ne veqanti e shaj dhe e neqmoj nënen time e cila më ka lindë dhe rritur me shumë mund! Por një gjë duhet ditur, nuk është mbajtur shamia per arsye fetare por per arsye te tradites tonë.
Tash dua të shkruaj lidhur me bartjen shamisë në krishterim, nëse është ligj i Zotit per te krishterët apo zakon - traditë e ndoni kulture apo edhe diçka tjeter!
Po sjelli një shkrim qe flet per gruan "kokë të zbuluar" dhe natyrisht se keta rreshta dhe pikrisht letra e drejtuar Kishes s ë korintit, shumher mirret si shkas dhe "argument" se kinse femra duhet mbjatur shaminë si "urdher i Zotit". Mirpor, nëse lexojmë dhe mësojmë mbi historinë shoqerore te asaj kohe në korint, kuptohet se letra e pare drejtuar Korintasve ka nje aplikim kulturor, eshte nje shpjegim brenda koncepteve shoqerore te asaj kohe dhe nese shihet momenti historik kur ishte shkruar kjo leter do te kuptohet arsyen pse grate duhet te mbuloheshin në Korint, pra historia tregon se ajo qe thuhet ne letren e parë te korintesave, nuk e ka kuptimim si urdher ashtu si muslimanët e shtjellojnë por krejt një arsye dhe kuptin tjeter, në shkrim thuhet se;
"Gjykoni ju vetë: a ka hije që gruaja të lutet para Hyjit me kokë të zbuluar? Po a nuk ju mëson edhe vetë natyra, se nuk i ka hije mashkullit t’i lërë flokët e gjatë, kurse për femrën flokët e gjatë janë nder, sepse [asaj] i qenë dhënë si mbulesë. Por, në qoftë se ndokush mendon se ka të drejtë të kundërshtojë, le ta dijë se ky zakon nuk është ndër ne as në kishat e Hyjit." (1 e Kor; 11; 13-16)
“Kokë të zbuluar” është dhe ka domethënjen – njeriu pa flokë. Në at kohë, në Korint, kishte gra qe I qethshin – rruajshin koken per arsye qe të dalloheshin nga grate tjera. Pra, grate qe ishin "te perdala" ne ate kohe qetheshin, rruajshin koken per t'u dalluar nga shoqeria, mirepo nderkohë ndodhi qe edhe ato te pendoheshin dhe të kerkonin kthimin kah Zoti. Kur ato merrnin hirin e Zotit dhe larjen e tij ne jetet e tyre, ato shkonin ne Kishe, turpi i qethjes se tyre nuk duhej te shfaqej me sepse Perendia i kishte falur, prandaj shën Pali thote qe ato duhet te mbulohen dhe nuk kerkohet qe ato të jenë të dalluara nga grate e tjera pasiqe janë penduar dhe kan ndryshuar jeten. Pra apostulli Pali ne at shkrim kerkon qe ato te mbulohen pasiqe nuk kan flokë sepse jeta e tyre nuk eshte me si ajo qe ato kishin bere me perpara, por eshte jete e re e mbuluar nga hiri, falja, miresia e Perendise.
Sa per mbulesen, ka nje dallim te madh tek shembujt qe muslimanët paraqesin para opinionit;
“..kurse për femrën flokët e gjatë janë nder, sepse [asaj] i qenë dhënë si mbulesë.”
Fjala është per flokë dhe jo ashtu sikurse pretendohet.
Tjetra qe shumëher keqkuptohet apo keqinterpretohet është sepse në Shkrim të Shenjt behet fjale per mbulese gjate kohes se Sherbeses, lexojeni me vemendje, e nuk thuhet se duhet mbulu gruja se floket e saje tundokan mashkullin, dmth e bejne te ndihet keq, e sa te vuje ai, le te mulohet ajo. As nuk thote bibla se kudo qe te jeni ne publik duheni mbulu. Jo ky nuk është një urdhët I Zotit qe paraqitet në Bibel se duhet mbulu gruja se floket e saje tundokan mashkullin.
Tjetra qe nuk kuptohet apo keqinterpretohet është se në pasazhin e Korintasve qe gjithnjë mirret si shmebull dhe servilet lexuesve qe nuk kan njohuri mbi kete realitet është se; letra e pare drejtuar Korintasve ka nje aplikim kulturor, eshte nje shpjegim brenda koncepteve shoqerore te asaj kohe dhe nese shihet momenti historik kur ishte shkruar kjo leter do te kuptohet arsyen pse grate duhet te mbuloheshin në Korint.
Sikurse edhe e thash më pare pra; grate qe ishin "te perdala" ne ate kohe qetheshin per t'u dalluar nga shoqeria, mirepo nderkohë – me shpalljen e fjales së Zotit – Ungjillit, ndodhi qe edhe ato shfaqen deshiren – vullnetin qe të kthehen kah Zoti dhe, kur ato merrnin hirin e Zotit dhe pendoheshin duke kerkuar edhe pagëzimin, ndryshonin ne jetet e tyre, ato shkonin ne kishe, prandaj sigurisht se turpi i qethjes se tyre nuk duhej te shfaqej me sepse ZOTI i kishte falur. Kjo ishte edhe arsyeja se shën Pali - apostulli thote qe ato duhet te mbulohen koken, sepse jeta e tyre nuk eshte me si ajo qe ato kishin bere me perpara, por eshte jete e re e mbuluar nga hiri I ZOTIT, falja në emer të Jezusit, miresia e Hyjit Atit tone qiellor qe është per secilin njeri qe pendohet.
Shamia mbetet dhe është vetem një simbol dhe nuk është një urdhët I Zotit qe paraqitet në Bibel se duhet mbulu gruja se floket e saje tundokan mashkullin apo pse e shpeton shpirtin e njeriut. Shpirtin e njeriut e shpeton Hiri I Zotit dhe jo dukja e jashtme.
KIsha e Krishtit ka Sakramentet, ka Urdhërimet e Zotit dhe dashurinë shtyllë besimi e jo shamiat apo diçka tjeter. Shamia është traditë e atyre popujve, në at vend apo rrethinë te krishter – dhe jo fe, jo urdher, jo BESIM, jo BES-LIDHJE me ZOTIN. Shamia nuk është shelbimi – shptimi I jonë por Jezusi është Ai dhe besimi në Jezusin.
Te krishterët janë liruar njëher e pergjithmonë nga ato robëri e traditave dhe dokjeve, sepse parësore - Alfa dhe Omega është Jezus Krishti Biri I Hyjit te gjallë.
Në krishterim, e kam thënë unë dhe shumë te krishterë të tjerë se nuk varemi nga sendet dhe gjërat por shpetimi I jonë është Krishti, qe do te thotëse ”Shfajësimi i plotë me anë të fesë” në Jezusin ZOT.
Shfajësimi i plotë me anë të fesë:
Tani veç, pavarësisht nga Ligji, u dëftua vepra shëlbimtare e Hyjit, e dëshmuar prej Ligjit e prej Profetëve, vepra shëlbimtare e Hyjit me anë të fesë në Jezu Krishtin për të gjithë ata që besojnë pa farë dallimi, sepse të gjithë mëkatuan dhe u përjashtuan nga lumturia e Hyjit e me hirin e tij, të gjithë e fituan falas drejtësinë, në saje të shpërblimit që bëri Jezu Krishti. Atë Hyji e caktoi të jetë, në saje të fesë, fli pajtuese me anë të gjakut të vet. Deshi kështu të tregojë drejtësinë e vet, sepse i la pa ndëshkuar mëkatet e mëparshme në kohën e durimit të vet e në kohën e tashme e dëfton drejtësinë e vet për të qenë i drejtë e për të shfajësuar atë që është në fenë e Jezusit.
A ka, pra, arsye për t’u krenuar?
Kurrsesi!
Në saje të cilit Ligj? Në saje të veprave?
Jo, por vetëm në saje të fesë! Sepse ne mendojmë se njeriu shfajësohet me anë të fesë, pa veprat e Ligjit.
(Rom 3; 21-30)
Krijoni Kontakt