Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Kriza e kishës katolike, si pasojë e skandalit moral



    Kriza e kishës katolike, si pasojë e skandalit moral

    Publikimi i skandalit mbi abuzimin e disa priftërinjve me fëmijët dhe të rinjtë në disa vende të ndryshme të botës, e ka përballur Vatikanin me një krizë të re. Skandalet morale të disa priftërinjve dhe kardinalëve në vende të tilla si Brazil, Irlandë, Gjermani dhe Austri, ka irrituar opinionin publik dhe sidomos ndjekësit e kishës katolike, të cilët kërkojnë përgjigje nga funksionarët e kësaj kishe dhe sidomos nga kreu i saj Papa.

    Nga ana tjetër publikimi i këtyre skandaleve ka forcuar edhe më shumë krahun reformator në mesin e klerikëve të kishës katolike. Disa prej tyre në Austri kanë kërkuar rishikimin e ligjit për ndalimin e martesës së priftërinjve. Papa dhe organet fetare të kishës katolike janë përballur me një realitet të hidhur por të pamohueshëm e cila është dëmtimi i ambientit fetar dhe të shenjtë të kishës si dhe ulja e kredibilitetit moral të kësaj feje. Pas publikimit të përdhunimit të disa fëmijëve nga priftërinjtë në Irlandë, papa personalisht e ndoqi këtë çështje me qëllim që të ruajë kredibilitetin dhe nderin e kishës katolike. Papa Benedikti i 16 pas dy ditë negociatash me kardinalët e kishës në Irlandë, përdhunimin e fëmijëve e ka quajtur një "Krim të neveritshëm". Ai duke ju drejtuar priftërinjve në këtë vend ka thënë: " Kardinalët dhe priftërinjtë në Irlandë duhet të përpiqen ti kthejnë kishën kredibilitetin e saj". Zhozef Dafi një prej priftërinjve në Irlandë gjatë takimit të tij me papën ka thënë se është e pamundur të pastrohet kjo njollë e zezë. Skandali i priftërinjve katolik, i ka përballur besimtarët e këtij sekti me një shok të madh, sepse ata persona të cilët duhet të ftojnë njerëzit drejt fesë dhe moralit, vetë janë faktorë të krimeve kaq të shëmtuara dhe të neveritshme.

    Hans Langdofor sekretari i konferencës së kardinalëve në Gjermani në një intervistë me të përjavshmen Shpigel thotë: " Këto publikime, paraqesin fytyrën e zezë të kishës, e cila ndikon shumë tek ne". Reagimi i Papës dhe Vatikanit kundrejt skandalit të përdhunimit të fëmijëve si dhe theksimi i tyre se mbi këtë çështje nuk janë neglizhentë, në të vërtetë nuk ka mund të ulë kritikat e shumta dhe kjo është vënë re edhe në vizitat e ndryshme të papës në vendet e tjera. Papa në vizitën e tij të fundit në Maltë, gjatë takimit me disa nga viktimat e dhunuar seksualisht nga priftërinjtë, me sy të përlotur ka shprehur keqardhje për këtë skandal. Ai në momentin e hyrjes në Maltë ka thënë: " Mëkatet e kanë dëmtuar pamjen e Kishës". Njëkohësisht me vizitën e Papës në Maltë dhe takimin e tij me viktimat e këtij krimi, Vatikani publikoi një deklaratë ku thuhej se papa është lutur për të gjithë viktimat e këtij skandali dhe u ka dhënë garanci atyre se kisha është angazhuar për të kryer të gjitha hetimet mbi këtë çështje. Gjithashtu thuhet se kisha do të dënojë të gjithë funksionarët përgjegjës për këtë skandal dhe do të japë atyre dënimin e merituar. Përkrahësit e fëmijëve viktima të këtij skandali, i kanë kërkuar Vatikanit të ndërmarrë veprime serioze në mbrojtje të fëmijëve dhe të largojë priftërinjtë dhe kardinalët përgjegjës. Ata shprehjen e solidaritetit të Papës e kanë cilësuar të pamjaftueshëm dhe kanë thënë se premtimet e papës janë të pamjaftueshme dhe ai duhet të veprojë në praktikë.

    Publikimi i skandalit moral të priftërinjve katolikë në Evropë dhe në Amerikë, ka goditur seriozisht kredibilitetin e Vatikanit dhe të liderit të katolikëve papa Benedikti i 16. 24% e të anketuarve të rrjetit televiziv CBS në Amerikë kanë deklaruar se nuk kanë pikëpamje të mirë për papën. Sipas kësaj ankete popullariteti i tij në mesin e katolikëve amerikanë është ulur në 27%. Kjo është në një kohë kur popullariteti i papës në mesin e katolikëve në Amerikë gjatë vitit 2006 ishte 4%. Shumica e viktimave të akteve imorale të priftërinjve katolike, janë fëmijët të cilët ishin nën kontrollin dhe administrimin e kishës. Zakonisht familjet të cilat janë të pakënaqura nga shkollat shtetërore dhe private, fëmijët e tyre i dërgojnë nëpër shkollat që kontrollohen dhe administrohen nga kisha, për të marrë edukatë morale. Publikimi i një skandali të tillë i ka përballur familjet besimtare më një shok tepër tronditës. Vatikani në këtë mes është përpjekur ta mbyllë këtë çështje me anë të kërkimit të faljes dhe pagimit të dëmshpërblimit të viktimave, por mesa duket kjo çështje nuk ka fund sepse në kohën kur mbyllet një dosje, menjëherë hapet një e re në një tjetër kishë katolike. Pikërisht kjo çështje ka shtuar akuzat ndaj papës se ai nuk përkushtohet dhe është indiferent kundrejt skandaleve morale të priftërinjve në kishën e tij. Hetimet e kryera në këtë çështje deri tani nuk kanë rezultat me dënimin e njërit prej priftërinjve përgjegjës dhe ç'është më e keqja, funksionarët e lartë të kishës i ikin shqyrtimit dhe përgjigjes së ankesave. Specialistët janë të mendimit se shkaku kryesor i këtij imoraliteti është ligji për ndalimin e martesës së priftërinjve. Sigurisht disa të tjerë theksojnë se megjithë këto kufizime, kisha duhet tu përgjigjet ankesave mbi përdhunimet e fëmijëve nga ana e priftërinjve.

    Aktualisht kredibiliteti dhe besueshmëria tek papa Benedikti i 16, është e lidhur drejtpërdrejtë me skandalet morale të priftërinjve. Kisha e Vatikanit e udhëhequr nga papa Benedikti i 16, duhet të ndërmarrë vendime serioze dhe të prera kundër skandaleve morale sepse në rast të kundërt do të përballet më një valë të re dhe të gjerë kritikash nga personat që kërkojnë reforma në kishën katolike. Kjo valë aktualisht ka filluar nga kisha katolike e Gjermanisë. Publikimi i skandalit të përdhunimit të qindra fëmijëve nga priftërinjtë në Gjermani ka irrituar dhe tronditur sëtepërmi shtetasit gjermanë. Revista gjermane Shtran duke cituar z. Frank Okhman thotë: " Pas shtimit të pakënaqësive në mesin e popullit gjerman kundrejt papës Benedikti i 16, shqetësimi më i madh për kishën në Gjermani është rreziku i largimit të besimtarëve nga radhët e kishës katolike. Përveç kësaj sipas sondazheve të fundit të kryera në Gjermani rezultatet tregojnë se vetëm 1/3 e popullit gjerman shprehet i kënaqur nga puna e papës, ndërsa 45% prej tyre veprimtarinë dhe qëndrimet e papës i kanë cilësuar negative". Kjo është në një kohë kur 3 vjet më parë vetëm 8% e gjermanëve veprimtarinë e papës e kanë cilësuar të dobët. Revista Shtran ka shqyrtuar gjendjen në Gjermani dhe mendimin e popullit gjerman vetëm pas skandaleve të fundit dhe përmasat e gjera të krizës që ka përfshirë kishën katolike janë bërë më të qarta në sondazhet e tjera të kryera në shumë vende të botës.

    Lideri i katolikëve të botës edhe brenda kishës katolike, ka kritikues të shumtë. Hans Kong është një prej ish bashkëpunëtorëve të papës gjatë periudhës së mësimdhënies në universitet. Ai është i mendimit se që nga koha e publikimit të skandaleve morale dhe të abuzimeve seksuale me fëmijët nga ana e priftërinjve, si dhe pas dobësimit të besimit në opinionin publik, kisha katolike është përballur me krizën më të madhe që prej krijimit të kishës protestante. Kong është një prej personaliteteve më me ndikim në këshillin e dytë të Vatikanit. Ai në një artikull dhënë për një gazetë gjermane thotë se kardinalët katolikë duhet të formojnë një këshill të ri për çështjen e reformave. Ai në krye të këtij artikulli thotë: " Nëse papa pengon këtë rrjedhë, kardinalët mund të ushtrojnë presione mbi Vatikanin për kryerjen e reformave dhe në këtë mes ata me sy mbyllur nuk duhet tu binden urdhrave dhe direktivave të Vatikanit". /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Kriza e kishës katolike, si pasojë e skandalit moral
    E mor gimche , gjumi i dites nuk po te zen per kishen katolike Meru ore me problemet e komunitetit musliman se nuk jan te pakta
    Revolution 1848

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    E mor gimche , gjumi i dites nuk po te zen per kishen katolike Meru ore me problemet e komunitetit musliman se nuk jan te pakta
    Komuniteti Musliman aktualisht nuk ka probleme, andaj tek skam se me çka të mirrem, po mirrem me komunitetin Katolik
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •